Sunday, 10 December 2017

MAKTHI I NJË BURRI

MAKTHI I NJË BURRI
-Tregim-
 Nga Shefqet Meko
            Leko Xoka ishte një ndër pedagogët që shpesh i mbante librat nëpër xhepa.Çanta I dukje e rëndë. Ai ishte i vemti  i radhës së vet që  jo rrallë harrohej në bibliotekë dhe mezi kapte autobuzin e fundit për në Tiranë. Të gjithë thoshin se ai “marroset pas leximit”. Por ajo që bënte Leko Xoka nuk ishte thjesht leximi, ai futej thellë në një botë të kodifikur të librave të vet. Bëhej pjesë e një engimë qe shtonte engimat, dhe ai si një mendje që thithje çdo engimë,  përpiqej të hidhte sa më shumë enigma midis studentëve kur shjegonte lëndën e vet.  Kur vinte radha të shpjegonte leksionet, ai   bluante lloj- lloj skenarësh në mendje, por lënda që jepte nuk ishte e lehtë të bëhej tërheqëse. Biokimia i Lekos ishte  e mërzitshme për shumë studentë: Formula, rregulla strikte, emra të çuditshëm, që shpesh edhe duhe t’i memorizoje. Ai e dinte se se shumica e studentëve urrenin lëndën e tij, por  ishte i ndërgjegjshëm, bikokimia e Leko Xokës, ishte shjegim i jetës. “këta njerëz do më kuptonë kur të kem vdekur”- thoshte shpesh herë Leko Xoka, kur futej në sallën e leksioneve dhe studentët lëviznin si të përgjumur.
            -Ju nuk më kuptoni. Kjo është lënda e jetës sepse  zbulon ca ligje qe ju nuk e dini se sa të rëndësishme janë. Janë ligje që qarkullojnë në trupin tuaj. Janë ligje jete! Mos e nënvlerësoni këtë lëndë!- u thoshte studentëve që e vështronin të lodhur dhe të përhumbur në ato që kishin dëgjuar.
            Sërish lënda e tij mbetej midis tmerrevë të shumicës së studentëve. Kjo e bëntë që  emri i tij shpesh të lakohej në  raporte dhe analiza të ndryshme pedagogjike. Por  kjo nuk e shqetësonte. Ai ishte i bindur se ai paguhej  që t’u mësonte studentëve shkecën dhe të vërteta shkencore, e nëse këto ishin të vështira për t’u përtypur e kuptuar, kjo shpesh nuk ishte shqetësimi i tij. Ai kishte mbetur një pedagog legjendar, sepse kurrë nuk e kishte kompromentuar veten. Nuk pinte kurrë kafe nga studentët dhe me ta shihej vetem në sallat e leksionit ose në laborator ku flitej për  Biokiminë. Atë nuk e shqetësonte fakti që kolegë të tij punin kafe dhe shpesh hanin dreka qyl nga sutentët, ai udhëhiqej nga një filozofi tjetër: jeta ka ligje të brendshme bio-kibernetike që i ëndërronte t’i zbulonte dhe t’i shjegonte një ditë. Por kjo ditë nuk po vinte. Ai i kishte falur aq kohë, studim, përkushtim, lëndës që jepte. Lexonte të gjithë autorët: rusë, amerikanë,  evropianë. I merrte  idetë e tyre dhe  qëmtonte mbi të vërtetat e mundshme. Shpesh mendonte se ai ishte më i zoti se ta, por edhe më i pafati se çdo kush tjetër. “Pse mëndon kështu  Leko? Ti je i madh”- i thoshte një zë. “Jo dhe aq sa mund të thuhet” pëgjigjej ai.
            Ai njihej si pedagogu më autoritar dhe  më hokatar në gjithë ata pedagogë që përpiqeshin të krijonin personalitetin e vet në atë shkollë të lartë, ku driketivat ideologjike dhe të vërtetat shkencore shpesh   luanin shpatë më shpatë. “Ideologjitë nuk janë për mua. Bikoimia  dhe formulat e saj janë të miat” thoshte me vete pedagogu që ishte bërë edhe i famshëm  me humorin e thjeshtë dhe thumbues. Ai e dinte se shpesh në auditorë kishte përballë  një turmë që vetëm dëgjonte e hakmetisur shpejgimet e tij dhe as që merrte mundimin të studionte qoftë edhe 1/100 e asaj që  kishte bërë ai për të arritur deri këtu. “Unë kam harruar edhe familjen time për ju, orë trutharë” ishte gati t’u bërtiste studentëve që shpesh e revoltonin më plogështinë dhe motivet e zbehta që kishin në jetë.
            Ai nuk kishte shokë. U besonte vetëm librave  dhe autorëve suprizë që zbulonte nëpër revista. Pastaj ai bënte porositë speciale dhe i vinin libra  dhe revista nga jashtë që i  bluante gati me dhëmbë. Për të përsoanlietit i një njeriu ndërtohej përmes librave. “Librat jnë oqeani ku dua të vdes i mbytur nga idetë që nuk i kupton askush, vetëm unë” thoshte shpesh shpesh me vehte.
            Kishte  lindur i tillë: I veçantë. Një vëlla e kishte shkrimtar dhe shpesh bëntë humor me librat e tij. Midis tij vinin gjithmonë vërdallë formulat biokimike dhe humoret që krijonte aty për aty. Kur ishe më i ri ishte me i rreptë, por dukej se mosha po e thyente. Të gjithë e kishin në piedistalin e dijes, për  të tjerë e kishite një “kleçkë”. “Pedagog shumë i mirë, por jo aq si prind” thoshin  ata që nuk e arrinin dot. Ai i dëgjonte të tillët,  i dëgjonte dhe mbushej me revoltë për t’i rrëzuar përtokë të gjithë që e shanin në këtë mënyrë, por zgjidhte heshtjen. Ai e njihte veten më mirë se kushdo. Librat që kish botuar kohët e fundit ishin zhdukur shpejt  nga libraritë se të gjithë i kishin blerë si  duke lexuar  tezat e famshë të Lekos “Dimë të hamë a dimë të ushqehemi”.   Zino Liqeni, një student që drejtonte gazetën lokale të  Universitetit, e kishte për zemër pedagogun fjalëpakë. Shpesh me të fliste lirshëm. Një ditë ai i kishte kërkuar një intervistë për gazetën. Leko  Xoka e kishte parë në sy dhe i kishte thënë:
            -Merri interviste rekotrit, dekanit, sekratarit, ata janë të madhenj. Unë thjesht një pedagog.
            Zino Liqeni e kundërshtoi. Ai tha se me siguri se pedagogu  Leko  Xeka  do jepte një intervistë të paparë më parë.
            -Ore Zino pe verteti/ lerja falën një të treti- i ishte përgjigjur me shaka pedagogu.
            Kishin qeshur së bashku. Zino i tregoi se sa shumë lakohej emri i Leko Xekës për qyfyret  me studentët dhe shakatë pa fund në kohë provimesh.
            -Janë të gjithë të dala ngë goja jote, profesor ?- e kishte pyetur  Zino Liqeni.
            -Ca nga unë, ca nga ata, qesh me lot kjo dynja!- ia kishte pritur  duke qeshur së bashku.
            Shpesh Leko Xeka futej në mendime. Me sy gjysëm të mbyllur, bluante ca mendime në mendje e befas kujtohej se mbase revista e re kishte arritur në biblioketë dhe shkonte atje. “Ajo bibliotke e xhamtë sikur më bën të flyturoj nëpër qiell” i kishte thënë ai Zino Liqenit.
             Një ditë Zino e ftoi për kafe. Leko Xeka nuk ja prishi. Mbasi mbaroi u hodhi një sy ca eksperimenteve që në laborat i tha se po vine shpejt. Ishte fill mbas botimit të një interviste që sapo ishte botuar në gazetë që kishte patur një jehonë të madhe. Zino Liqeni  ndihej shumë mirënjohës që ia kishte besuar atë intervsitë atij dhe  i dukje sikur kishte “vjedhur “ pak nga lavdia e pedagogut që lexonte në gjuhë të huaja. Edhe intervista dukej sikur ishte bërë për “të huaj” sepse Leko Xeka nuk e kishte  përmendur askund Partinë dhe “Xhaxhin” siç kishin filluar ta quanin  udhëheqsin në ato vite.   Por Zino Liqeni që e njihte mirë politikën botuese i kishte sugjeruar pedagogut që të fuste ca fraza me “Partinë dhe shokun Enver”.  Leko Xeka nuk shtoi asnjë radhë, por i pat dhënë lejë që “frazat politike t’i rregullonte vetë Zino Liqeni”.
            -I dashur presor, faleminderit që më dhe lejë të fusja njëçikë “Parti dhe shoku Enver” tek intervista.Se pjesa tjetër ishte brilante.- i pat thënë ai  ndërsa prisnin klafetë të bëheshin gati.
            Leko Xeka nuk kishte qejf   bisedat politikë. Për të shkenca dhe shakaja ishin si “sheqer dhe kripë” që shkrihen njësoj në ujë.
            -Unë kam besim tek ty Zino, që gjithmonë ndjek vijën e  drejtë.- i pat thënë  me thumb  pedagogu.
            -S’ka shaka aty, presor, Ti e di më mirë se unë- i ktheu  Zino.
            -Unë nuk di gjë fare. Ato gjëra i dini ju dhe ata.- vijoi shakanë  Leko Xeka.
            Atij iu bë qejfi që më së fundi ajo intervistë kishte gjallëruar bisedat e studentëve, por pedagogu mbetej skeptik dhe thumbues. Zino i përcolli disa komente dhe përshrkime entuziaste rreth intervistës dhe pastaj dilluar te flisnin për më të fundit e shkencës së biokimisë.
            -Pse është kaq e vështirë dhe disi e pakuptueshme lënda jote, pedagog?- e pyeti  Zino.
            -Sepse kjo lëndë, që thua ti Zino,  është mbi të vërteta, por jo mbi të vërteta të thjeshta, por mbi fenomene misterioze që mbajnë jetën më këmbë.
            Befas Zino Liqenit i erdhi në mëndje t’i bënte pedagogut një pyetje që kurrë nuk mund t’a bënte në gazetë. Iu duk një një moment interesant për të zhbiruar jetën dhe eksperiencën e më të moshuarve dhe sidomos të një pedagogu të kalibrit të Leko Xekës.
            -A mund të të bëj një pyetje që nuk ta kam bërë kurrë presor?- i tha  Zino Liqeni.
            -Po unë sapo ta dhashë intervistën Zino!- i tha pedagogu duke rufitur kafenë.
            -Është pyetje nga ato që nuk botohen, por unë kam qejf të ta bëj thjesht pyetje.- i tha bashkëbiseduesi.
            -Mirë, ti pyet unë përgjigjem, besoj nuk është nga “teza e provimit”- qeshi pedagogu.
            Zino ndjeu si ai ishte momenti më i bukur për të zhbiruar diçka në botëne heshtur e shpesh të trishtë të pedagogut që kurrë nuk u ankua kund, por çdo gjë e bluante midis mustaqeve të verdha dhe fletëve të librave qe mbane nëpër xhepa. Ai kishte dëgjuar shumë histori për pedagogun që ai vetë e shihte si një shkëlqim të dijes dhe  përpjekjes së pashoqe që ai mplakej duke lexuar më shumë. Zino ishte shumë kurioz të dinte se si  së fundi pedagogu i tij aq i preferuar do të ishte përballë një pyetje befasuese nga ish-studneti që i pat rrëmbyer 10-ën nga duart. Ishte momenti  të shprehej.
            -Po ja presor, le ta zemë se do të jetoje jetën nga e para,  si do ta jetoje të lutem. Ne të rinjtë shpesh jemi në mëdyshje. Po Leko Xeka nëse i rikthehej rinisë s’i do ta jetonte jetën?
            Ai sikur ngriu në fytyrë. Ca si re të zea sikur u vërdallosën dhe u përplasen me avujt që ende dilnin nga filxhani i kafesë. Sikur gjithë ajo gumëzhitje në kafene ra në një qetësi për të pritur përgjigjen e tij, ndërkohë ai ai ishte kthyer si një statujë e bronxtë.  Leko Xeka solli më mëndje gjithshka ç’kish bërë drejt e çfarë nuk kish bërë si duhet, çfarë kish harruar dhe çfarë nuk do deshte ta kishte anashkaular kurrë. Kujtoi nga fillimi deir në fund dhe  sikur të zgjohej nga gjumi e pa drejt në sy Zino Liqenin dhe i tha duke lëshuar me zor një të qeshur të lehtë:
            -E do të vertetën, apo e do për gazetën?
            -Të vërtetën dhe vetëm të vërtetën presor. Të lutem. Ti  je një shkollë  e veçantë për mua!-i tha Zino.
            Ai e pa sërish në sy studentin që i kishte dhënë mësim. Solli në mendje gjithë atë përkushitm të tij që të thithte gjithshka nga pedagogu dhe se si vërtet ia mori notën që meritonte. Mënyra se si Zino student i djeshëm demonstroi dijen  për të marrë notën e merituar, e bëri pedagogun që prej asaj dite dhe në vijim të ndëronin një lloj miqësi reciproke ku përplaseshin lehtësisht moshat e tyre. Leko Xeka në moshë  ishte me moshën e baballarëve të studentëv që mësonte. Ishte gati gati mosha e babait të Zino Liqenit, por tronditej kur shihte se si ndërsa mësontë fëmijët e të tjerëve, fliste aq hapur me fëmijët e të tjerëve, u mësonte shkencë, alternativa, teori dhe hipoteza, por për  të vetët e tij? “Koha për të folur”  i tha vetes Leko dhe  e pa në sy bashkëbiseduesin.
            -Po ta them, o Zino Liqeni por do  të të mbetet në mendje tërë jetën,- i tha  duke e parë në sy.
            -Natyrisht, ndaj edhe po të pyes që ta mbaj mend tërë jetën,- iu ktheu tërë qejf Zino.
            -Por do të të ngelë mendja aty, dhe do thuash pse këshu o presor!
            -Të lutem. Ma thuaj! – iu përgjërua Zino.
            - Me kusht që ta arrosh sapo të dëgjosh,-ia ktheu  Leko.
            -Të premtoj!
            -Po ta them pra, por  qetë-qetë. Unë po të them se nëse do ta filloja jetën sërish, do të isha martuar me një grua shterpë që të mos lindtë fëmijë kurrë…
            Zino Liqeni u shokua. U drodh i tëri. I nguli sytë pedagogut të tij të dashur dhe iu duk se sikur qielli kishte rënë mbi të. Të dy panë njëri-tjetrin në sy si dy njërëz të një kohëmoshe të ndryshme, por njësoj shokuar, tronditur dhe befasuar. Ashtu në atë shikim  njerëzor sikur kërkonin një varkë për të shpëtuar nga ajo përmbytje që sapo kishte  ndodhur midis të dyve. Zino Liqeni nuk dinte se ç’të thoshte,  nuk dinte si ta kapërdinte atë që kishte  dëgjuar ballë për ballë  docentit të tij të preferuar. Ajo që ja kishte thënë ballazi ishte një tërmet që  ende i trondiste të dy.
            -U habite?- i tha docenti!
            -Pse ma the  miku im? Pse?!  -  pëshëpriti gati i përlotur Zino.
            -Të thashë që do të ngelet mendja, dhe as vetë nuk e di pse ta thashë. Këtë stilemë  e kisha rujatur vite e vite brenda meje, dhe ja, e nxorra nga brenda,e ndava me ty dhe se si ndihem… Bëra mirë apo keq?
            -Ju jeni njeriu më i mirë që unë kam njohur deri më sot. Gjithkush  nderon dhe respekton personalitetin tënd. Ti shpesh na dukesh si një gjeni, nuk di ç’të them… iu përgjigj Zino Liqeni që vetja i dukej mes dallgësh së një dhimbje të madhe e thënë në një fjali të thjeshtë, që askush nuk do të mund të formulonte.
            Docent Leko Xeka ndihej i lënduar. Sytë  e vegjël  në një ngjyrë bojëqielli të  lehtë,sikur kërkonin diçka tek mosha e njomë e  ish-studentit të tij. Momentalisht iu duk si djali i tij, si pjella që ëndërroi aq shumë ta shihte të sukseshëm, të mënçur dhe me ambicje për jetën si shumë ish-studentë, lindur nga prindër që ai kurrë nuk i njohu,  që kishin dëgjuar leksionet  e tij, dhe  tashmë ishin në një rrugëz jete diku që e kishin zgjedhur vetë, por e gjitha kjo fantazi sikur e lëndonte edhe më shumë. Ai e ëndërroi këtë, por nuk e jetoi dot. Dy djemtë që kishte sjellë në jetë, kishin  qënë sa e sa larg babës prej të cilit kishin gjeneruar gjenetikisht. Jo vetmë kaq, por i kishin dhënë sa e sa dhimbje, shqetësim, dalldisje  deri edhe  në dhimbje tragjike. Por ai nuk preferonte të ndante më shumë detaje me dikë që e konsideronte mik dhe djalë të mençur.  Dhimbja ishte e tija, që e kishte kapërdirë sa e sa herë, dhe si ilaç të vetëm ndaj saj kishte pasur vetëm leximin, fantazinë shkencore, gjetjet e reja, debatet e pafundme    e futnin brenda universit të molekulave,  qëlizava, atomeve… Për të jeta aq e pakufij e parë si një gjallëri në  hapësirën  midis qeillit dhe tokës, ishte po aq e paskajshme edhe në thellësinë  e çdo molekule… Ndaj ai e shihte jetën midis këtyre dy kontrasteve të pafund që askush nuk mund t’i përfytyronte më mirë se ai. Leko Xeka si askush tjetër jetonte midis dy universeve të tejskajshme: pafundësisë qiellore dhe befasisë qelizore e molekulare. Ishte vërtet i madh dhe i pashok në interpretimet filozofike të shkencës, por aq i pafat dhe “i pazoti” sipas tij, si baba… Kishte mbetur baba vetëm i vajzës së vetme, dy djemtë prej të cilëve priste aq shumë, ëndërronte aq shumë, shpresonte rilindjen e vet, ishin  kthyer befasisht në një  extrem i tejskashëm i tij: në vagabondë rrugësh, që vidhnin, mashtronin, përfundonin në   gjyqe lagjesh e burgje dhe  një ditë të dy në vetrasje njëra pas tjetrës. Ai pedagog aq i talentuar dhe filozof i shkencave molekulare, kurrë nuk kish mundur ta kuptonte pse-në e dramës së vet prindërore. Të gjithë dhimbjet i kishte gëlltitur heshturazi, bashkë me gruan e vet që e deshte aq shumë dhe kurrë nuk e fajësoi. Shpesh në atë moshë që u afrohej, jetonin me fantazmat  e dhimbjes dhe fatkeqsisë  që ai e shpjegonte me “mutacionet” psikologjike e shoqërore!
            -Dua një kafe të dytë, Zino! – theu heshtjen  docent Xeka.  Djali ri që qëndronte para shkoi shpjet e shpjet në banak dhe solli kafen e nxehtë.
            -Faleminderit, presor!Të dua dhe të çmoj, por,mos,  mos të lutem fajëso kaq shumë veten. Në të gjithë t’i dimë vlerat dhe peshën e mendimit!-i tha Zino.
            Ai po rufiste kafenë nxehtë. Kuptoi se ajo që i kishte thënë Zinos, ishte si një  meteor i rënë nga qielli duke krijuar një shembje të madhe në botën plot ëndrra të  ish-studentit të tij që tanimë dejtonte gazetën dhe shkruantë shpesh në   shtypin qëndror të kohës.
            -Më fal për tronditjen Zino, por pedagogu jot për herë të parë shprehu diçka që e mbante nga breda për dekada. Se je ende aq i ri, nuk dua ta ngarkoj trurin tënd  me  dramat e fatet e moshës sonë, por janë ca fate që të lenë gjithmonë pa gjumë!
            -Kuptoj, i dashur  mik. Shpesh  këto janë fate që të bjenë në pjesë dhe nuk ke ç’bën, por vetëm t’i jetosh siç i ke  jetuar aq denjësiosht edhe ti..Pastaj, kur vjen puna  edhe kryeministri nuk pati aq shumë fat me fëmijët e vet!- i tha Zino Liqeni duke vështruar thellë në bebe të syrit docentin. Kishte dëshirë të zhytej përtej atyre bebeve të vockëla dhe të futej në trurin e vet, të lexonte idetë, mendimet, vuajtjet dhe ëndrrat  bashkë me makthet e këtij burri që ai e shihte si një gjeni që nuk e çmonte gjithkush. Por ai e çmonte tmerrësisht pozivisht, sepse nuk kishte asnjë pedagog të dytë të kishtë ndërtuar një kurikulum shkencor dhe pedagogjik si Leko. Ai ishte me emër, profesionist,  pasioniant ndaj librave dhe ideve shkencore, filozof dhe interpetues i dukurive shkencore, hulumtues  i dukurive në universin molekular biologjik… Për  Zino Liqenin ai ishte një “Da Vinç” i biokimisë. Desh ta thoshte këtë me zë të lartë dhe ta dinin të gjithë por docenti e ndërpreu duke rufitur kafenë  që po ftohej:
            -A e di se  ç’është jeta dhe fati Zino Liqeni?
            -Fati është fat presor!- ia preu ai.
            -Jo Zino, jo. Jeta është një shans dhe fati është një rastësi. Po të më pyesje mua, po të më dëgjonin mua, po të isha unë në krye të punëve të vendit, do t’i lija njerëzit të luanin me jetën dhe fatin e vet në mënyrë të lirshme dhe të çmendeshin me lrinië dhe fatin e vet. Dhe atëhere ne do të shihnim se kjo liri e fatit do sillte ca domosdoshmëri kokëforta që do ta bënin jetën më të mirë. Tama si në ligjësitë biokomike. Ka ca ligje të rrepta darviniane, ende të pazbuluara por të aplikuara në  jetën tonë për përditshme…Ti nuk e di Zino, as ata nuk e dinë, as unë nuk jam i qartë, por është një e vërtetë universle që…
            -Filozofia jote medituese  docent Xeka!-  ia priti  Zino duke qeshur  dhe iu mbushi gotnë me ujë.
            -Nuk është filozofi: është realitet. Jeta është si një fishekzjarr që shpërthen nga seksi në krevatin epshor deri tek vdekja. I ke parë grykat e  nga derdhen fishekzjarret gjigande? Befas një  “bole kimikatesh” shpërthen në qindra dhe dhjetra xixa dhe drita si për të mashtruar ataqë vështrojnë të habitur dhe shuhen shpejt larg njëri tjetrin dhe në vetminë e vet të ftohtë. Kështu dhe jeta, fillon me prushin  përvëlues të seksit dhe përfundon në varrin e ftohtë, kur vijnë krimbat  dhe mikoroganizma të tjerë fantazmë, qetë-qetë ndihmojnë  dekompozimin tënd… Tamam si ato mijra dritëza të bukura në qiell që  të dala nga një grykë e vetme, shpërndahen dhe harbohen në hapësirë për të shuar vetmas dhe larg njëra tjetrës…Kështu ndodh dhe me ne të mjerit njerëz. Bashkohemi  dyshe në një shtrat të çmendur eposh dhe dashuror, hedhim “fishekzjarret” thellë e më thellë  dhe nuk e dimë sa shuhen dhe sa “ndizen gjetkë”.. Aty fillon fati. Fati është jashtë durave të tua. Fati bëhet një rëstësi që ose të lumturon ose të vreros siç ndodhi me mua… Por, por mos harro, miku im i mirë, në të gjithë tjemi ca fishkezjarre të hedhur rastësisht në hapësirë që  pasi bëjmë trjaktoren mes shkëlqimit the dritës, shuhemi diku të vetëm  dhe larg njëri tjetrit…të harruar dhe braktisur, të vetëm dhe të heshutr, me shpresë por pa fuqi… Ka qënë kështu dhe  për shekuj do jetë kështu…
            Docenti po  filozofonte. Hipur mbi një”kalë të bardhë” ëndrrash ai filozofonte. Zino shihte në këtë filozofim një  brengë që platitej qetësisht brenda syve të tij. Ai nuk ishte fjator për fatin e vet dhe sërish fajësonte veten.
            -  Presor, kot fajëson veten. Siç thotë ajo shprehja “Fate-fate kjo dynja, fati-fatit nuk u ngja…”- i tha  Zino duke u munduar të memorizonte  ato kumtime interesante të docentit, i cili sikur të kish harruar gjithshka çfarë kishte thënë  fshiu  ca lotë të thatë në sy:
            -Sikur të vinte prap ajo kohë, dhe t’i kisha to bebe në duart e mija… Kurrë nuk do harbohesha sërish pas punëve dhe leksioneve, pa qënë i sigurt  se ato do ta ndienin praninë time… Ah sikur të kthehej koha mbrapsh!- belbëzoi Leko Xeka!
            -Ti nuk je fajtor për fatin që të ra, presor - tha Zino.
            -Fajtor nuk jam, por  prap kam faj…- the docent Leko Xeka.
            Befas jashtë xhamave filloi një shi i rrebyeshëm dhe  plot bubullima. Sikur  të ishte një përpjeke  e natyrës për të larë gjynahet dhe makthet  e Leko Xekës.
            -E shikon, po qan me ne edhe koha për gjynahet e mia!- tha ai duke buzëqeshur lehtë.
            Kishte ardhur vjeshta…


Minneapolis,  9 dhjetor 2017