Wednesday 16 January 2008

POEZI NGA VELLIMI POETIK "MOS HESHT"*

Nga Fatmir Terziu

1-HESHTJES
Heshtjes
Nxirjani sytë!
se duke heshtur
nxirrni të dy nga pak...
...e përditë!

Heshtje, mosheshtje, trokitje
deri në zgjim
Për vite të tëra mbeten trishtim

Tani s'duhet heshtur
S'duhet më kthim!

 2- XHELOZ
Aty ndodhem të rrëkëllej konjakun
me gotën qelibar
ku mpiksen gishtat e tua
vec për të të parë.
Të shoh!
Të shoh në kurrizin e lakuar
të gotës plot
Të shoh në thellësi të saj
s'të shijoj dot.
Mijëra sy përzihen më pas
...dhe unë bëhem tapë.
Aty ndodhem të humbas një cast
me gotën bosh
dhe kur kam pak para
dhe kur s'kam asnjë grosh.
Aty padashje fiksoj në letër
sy, buzë e trup elegant.
Më pas ndoshta harroj, patjetër
se duhet të ngrihem, të eci prapë.
E aty ndodhem prapë,
prapë e prapë



 3- PIRATI I SYVE

Sytë vërvis me shpejtësi
padashur të jem mat
pirat i vjetër në rini
c'e do kot pa fat.

E vogla ime, që mbaj për dore
tradhëton:" babi dua akullore!"

 4- Qenushi

Nxiton pa e ditur,
të kafshojë makinën
qenushi i tejngopur
instikt i botës që e rrethon.

Dhe fap sa e kthen shpinën
në cep të rrugës lëngon.

 5- Binjakët

Katër sycka
më shikojnë njëherësh
zëri im kur s’është psherëtimë,
katër veshë e katër duar
shkrihen njësh me trupin tim.

 6- Motiv popullor për hënën

Buzët e tua mbetën në krua
motiv legjendar i njohur për mua.

Jep e merr "puthje" mes ujit të kulluar,
nuk e di vallë, në i ke harruar?

Pishat halëgjata, nga bora rrënduar
kokat ulin poshtë, ty për të kërkuar.

Nëpër gurgullima, zëri t,u dëgjua:
Rini të qetë, me ju jam dashuruar".

...Të erdhën qafuar, lulet në livalle
Këngët e poetit , me ty hidhnin valle



 7- Hëna

Hëna e plotë
shfaq e lumturuar
mbretërinë.

Harraqja.
kujton, se fitoi pavdekësinë.

 8-Mesnatat dimërore

Heshtje.Të lodhura mbrëmjeve
mesnatat dimërore përgjumen.

Nga që era i shpërfill
ato i grishin cdo gjëje
pamjen.

 9-Dimri në prag lamtumire

Dielli i pafuqishëm në lartësi
herë ndizet, herë fiket si qiri
dëbora e kristaltë në horizont
përpëlitet të zgjasë jetën më kot...

 10-Për malet Shqiptare

...dhe thanë për malet shqiptare
se qenkan nuse të bukura,
vec të rrudhura,
Meqë gardhe dhe tela
kanë pas...

Por, harruan t'i shohin
në zemër,
në thellësinë e tyre...
se padyshim do të njihnin
shpirtin e tyre të madh!

 11-Bukuria femërore

Bukurinë përrallore
Zoti,
Femrave ua dha.
C,hyjneshë a peri duhej kopjuar për ta?

Bukuri e tyre
nga shekuj ka ardhë
E BARDHË.

 12-Si një dëshmitar

Viti vë në rrjesht muajt,
muajt numërojnë ditët,
ditët përcjellin njëra-tjetrën.

Dhe unë
si një dëshmitar
për jetën.

 13-Njeriu anonim

Dy tehet e një thike
mprehur me mjeshtëri
maskuar pa kobure
Ja:
NJERIU ANONIM!

 14-Agimi

Del me një sy
sikur je qorr
majat e maleve
i puth me zor.

 15-Humanizëm

U mërzit nata
vetë me errësirën.

E pa të mërzitur hëna
i ndezi dritën.

 16-Ti, JU dhe NE

Ti,
dy GERMA
Ju,
dy EMRA
Ne,
dy zemra,
që pulsojnë njëlloj,
pa fre.
tek TI
tek Ju,
TEk Ne

 17-Shpirti ma di, pse

Vendosa të mos hesht
më në fund.
U mpaka
nga kjo heshtje pa fund.

Vendosa të mos hesht
sot,
ditare, shënime
t'i mbush
përplot.

Vendosa të mos hesht
shpirti ma di pse.
Dhe ju që heshtni:
Mos heshtni si dje!

 18-Dhe pse flas si me veten

Unë flas me vetveten
kaq i qetë
belbëzoj pa dashje
plot kuptim e thjeshtë.
Nëpër ditënetë
sytë, duart, këmbët rendin
dhe me forcën e tyre s'heshtin
asnjëherë....

Ndoshta ditënetët nxitojnë tek unë
dhe s'i kuptoj ata
e heshtjen e tyre
s'mund ta dua
si ata, mua.
Shëtis ditënetëve të mia
të qetat kujtime
si pjesë jete
buzëmbrëmja i merr me vete.

Ndoshta provokojnë durimin
me duart e zeza në errësirrë,
ndoshta ngaqë imja mosheshtje
i pret me lamtumirë.

 19-Kënga ime

Nëse nuk di ku e merr jetën kënga,
Mos hesht!
Nëse hesht se ta ka ënda,
mallkuar heshtja jote!

Kape fjalën që të ikën.
Belbëzim.
Aty e nis jetën kënga
plot kuptim.

Nëse s'dëgjon kur të rreh zemra
Prapë s,di si ushqehet kënga...
Me dritën e portës mjaltuar
në amshin e saj dashuruar,

me ngjyrën e moshës,
duke vizatuar ëndrrat, praruar
hyn në të gjtha zemrat e botës
-fluturon, fluturon pa pushuar.

20-A jam fajtor?


tha
një fjalë:
TË DUA!

pyeti
prapë:
MË DO?
Heshti
një cast
përsëriti:
TË paktën MË PËRQAFO!

 21-Një stinë që ndryshon

Zjarri-për t'i thënë dimrit s'më tremb
Dielli- për t'i thënë resë s'më fsheh
Hëna-për t'u thënë yjeve, kujdes
Shiu ziliqar vërshon mbi ta me rrëke...

Dhe si për cudi
Ylberi i merr nën cadrën e vet.

 22-Në vend të vargut të poetit

...Në shpirtin tënd
heshtje e fjetur,
zhavrim kalamajsh
fytyrëvashë e qeshur.

Në fjalën tënde
plot dashuri e tolerancë
Zbret gjysëmshekulli nga muzgu
e prapë i qetë...prapë!

23-Mos hesht...!

Sonetit të Uran Kostrecit
"Lundërtari dhe deti"

E prek, e prek, e prek
as hesht, as qan, as qesh
Këtu e hap, në shpirt e ngjesh
"...një lundërtar,...një det."

E di qe s'heshte e di...
as dje, as sot, as i ri
u trete, kete e di
se ishe durimtar , o njeri!

Ja prape e prek, e prek
ti shpirtperloturi i poetit
si lutje per Zotin,qiellin, detin
qe pene e lire t'mos hesht!

 24-Kam besim
Kam frike,
penes qe shkruan
mos i lodhet dora,
gojes qe flet
mos i mbyllen
fjaleendrrat e veta.

Kam besim, dashuria do t'me zgjoje papritur
dhe do t'gjendem
prane penes prape
duke u harruar
pas asaj per nje cast.

Sot, neser e perdite
mos mbetem i harruar
shkretuar, braktisur ne hapesire.
Kam besim!

 25-Trill

Do ta le penen
le te zemerohen duart, syte
buzet per nje cast, per nje dite.
Nga goja ime le te pushoje fjala!
S'do te kujtoj me dashurine,
fjale burri po ju them
s'ka gje se eshte trill.

Dhe heshta
ate cast, ate dite.
S'jetoja me rinine.

 26-Trishtimi

Ai ka vec nje emer:
i zi, i pervuajtshem
S,ka as fis, as mbiemer
rrodhe per nje pjese te jetes.

Dhe thone s'e eshte semundje e keqe
kur te ze te brengos,
ne rruge po e ndeshe
largohu qe te shpetosh!

Eshte si shtellunge tymi
dhomen qe mbulon
E mposht dhe me trimin
drejt varrit e con.

Krahet t'i merr
hunden ta ngrin
dhe pse s'eshte furtune
shpirtin t'a perpin.

 27-Llafazanit
(Fabul)

U betua nje dite
njeshi mburravec:
"Dysh kurr te behem
asnje numer S'ma merr".

Dhe shumezoi veten
shpejt e shpejt ai
duke harruar te verteten
nje here nje s'bejne dy.

I nxehur pastaj njeshi
fshiu llogarine
nga te dy njeshat
S'mbeti as vetja e tij.

 28-Vajzes syulli

Aty ku rruga te ndan prej gjimnazit
ku era melodine s'pushon
skaj rrugices me plloca, maj parvazit
shikoj si u shfaqe, shikoj.

Kjo era qe godet perden pa fre
pushoi per nje cast,
pushoi per bese,
kushedi valle,
kushedi pse?

Me siguri te kujtoi per sirene
me siguri te pandehu hyri
kushedi,
kushedi.

Por ti zane s'je , as peri
ti asgje mbinjerezore s'ke
ti ke vec dy syulli.

 29-Dialog dashurie

...Nga na erdhi kjo drite,
refleks argjendi?
Toka u be Hene,
c'feksi keshtu vendi?

Ti,
Une,
E di!
Fytyra jate flori...
Po moj flokekurrore,
hesht perseri.
Kryqezimhijet kane rene
tutje mbi boren qe shkrime

 30- Ai gjysemshekull

Sa shume u merzit ai gjysemshekull
vetveten e brejti sa u....u mpak.
e mbyti dimri i eger me akuj
Sa s'donte te dinte per te aspak.

Ate akull te papare ne bote
E treti me zjarr ne gjirin e vet
Dhe pse shkriftine u be me te vertete
Hijen imazh e mundon edhe sot.

Te "puth" hija e tij e qeshur, e moderuar
Fal teje e shpirtit tend qe fal
Tok got' rakie per te thene pas vdekje "Gezuar"

Ti hesht tolerant dhe hesht prape
E pluhur i saj i zi, te rri prane
Harron se eshte pjelle dimri...
...dimri plak!

 31-Dialog me diktatorin

Une flas me veten gjate
Ti hesht - gur i thate.

Une trupvrare, i qete
Ti i plotfuqishem gjer te rete.

Une jam ne jete prape
Ti hije e zeze, varr.

 32- Kenga eshte kenge

Kenga ben pjese ne jeten e perditshme
e gjen ne autobusin e linjes urban, interurban
ne klubin e zhurmshem,
ne klubin matane,
ne dasma,
gezime e kudo ku ka shfaqje.

Me ritmin e vet.Cmimin ia njohin
te gjithe te merziturit.Nje kasete e vogel
ngre ne kembe te semuret.Kur e shohin
nga ekranet televizive s'e heqin koken.

Zakonisht ushqehet me frymemarje
dhe me tik-take zemre gjithashtu.Nje dite
feste apo fejese hyn shume ne pune.

Sepse fllad pranvere te lehte,
te pashtershem
hedh mbi piano
kitare a violine
dhe mbi gurren popullore
mbahet rrende.

 33-Ecje

Ec e ec
s'ka as fillim, as fund.

Te rri ne rruge
djersa s'me lejon.

Te kthehem pas
Zoti me denon.

Hapin e zgjas
shpirtin e perterij
Ec e ec
shoket po arrij.

Eshte rruge e gjate
ku jeta gumezhin
pa vape.

Deshiroj te ec
duke fluturuar
ne shpirtin tim...

 34-Zogjte e korbave

Korba, korba, korba...

Plot korba erdhen ate nate
dhe nxiu dheu
u be cdo gje germalle.

Korba, korba, korba...
majtas, djathtas e ngado iken me pas
dhe lane zogjte e tyre.

Dheu s'mori pamje tjeter
as dimrave, as pranverave
cdo gje si ne kohen e vjeter
edhe pse ishin zogjte e korbave.
35-Rastesi...?

Ne korridorin e ngushte te vendndejtjes
nje lahute me tela te keputur,
nje djep pa foshnje mbi te,
nje thes gjysemzbrazur me miell...

Jo larg ne kuzhinen cader,
gatuhet e kendohet mocem.

 36- Ajo, Hena dhe mermeri

U bera aq i trishte saqe m'u pre zeri
hija jote plot melankoli e vrer
mbi tavolinen e shtruar m'i vuri
dhe zemra trishtueshem lot derdh.

Po Hena valle a do t'a harroje',
betimin tend te madh e te forte?
Po zeri le te shuhet po te doje
Kur te ngelet zemra pa aorte.

Zeri im i lehte, here i rrende
Sikur murmurit parreshtur neper dhembe:
Une? Jo! S'jam i dashuruar mbreme!

S'do vonoje shume ajo dite, ajo nate
Kur heshtja do kafshoje terrin
Me lule ne dore do t'me pastrosh, mermerin...

 37-Loti i emigrantit

Lerme eren,
lotin te me thaj
Lerme shiun,
syte te m'i laj
Lerme yjet,
deshmitare.
Lerme o zot, driten e henes
qe te shoh puthjet e nenes...

...Po lotin tim s'e lan
as det, as oqean!

 38-Shiu

Shiu ne romancen e poetit
le pas nje bubullime,
nje te lagur,
nje pellg
nje...poezi.

 39-Adem Jasharit

Sos ketu e sos atje
ne leter nenshkrimi ka mbetur
ne veper pak rrjeshta te nenevizuara
ne kenge refreni i bitisur
ne jete drama te trazuara.
S'ke sosur!
Thengjill ne prushin ende te nxehte
magjia jote e gjalle
te thane hero i vertete
Adem Jashari, balade!
Fjalen e zeze qe s'ta nxirrte shpirti
t'a dhane peshqesh katilet
aty, ku sic enderroje liria ndriti
jane vene ne gare kenget.

 40-Kosoves

Belbezimi i femijes qe lindi ne Kosove
u degjua ne Morine,
u degjua ne Delvine.

Rrenkimi i nenes para tytave mizore
s'u degjua askund.

Mallkimi i tokes se lashte
u degjua gjithkund.

 41-Burreror

Emri te ngeli mbi gure,
ne shekuj per te mos vdekur kurre.

Shpirtin ia dhe kenges
amanet, per lotet e nenes.

Zemren e fale buqete
deshmitare per kete jete.

Buzeqeshjen s'e bere fli
Burreror, per te mbetur njeri.

 42- KUJTESA
Me teper se ne enderr
kthimi yne ndodhi ne jete
E nese kjo nuk eshte lufta,
me cfare do te shenonim notat e Lirise?

Edhe pertej dyshimit
askush nuk guxon
te thote, se ajo s'ka ardhur.

E tera dhe e gjitha eshte ketu'
per aq sa ne do te ndjehemi te lire,
ne kthimin e madh
ne token tone,
perhere te bekuar-Kosove.
Eshte mire
tash e tutje Kosoves,
plaget asnjehere te mos ia kujtojme.
Kosova nuk permend plage!

Si mos me keq iken kokeulur
rruges se vjeter
serbet plackites
leckamane e te pergjakur.
Po punuam te gjithe bashke
me zemer
edhe pse na deh shije gjaku e viktime
ata kurre s'do te kthehen!

Nuk i leme,
e them per kujtese pra...
...e jo vetem per kaq...!


 43- SONET SHPRESE

Qesh me te madhe e prap qesh,
me veten flas e s'mbahem lehte'
mes shokesh rri e me ta hesht
Ajo qe me plagosi, te mbaj vesh!

Gjithmone prane saj dhe prape i shkrete
jetoj i mpire e s'jam i qete
E do t'a ngrys keshtu kete jete
Deri sa te me kuptoje ne te vertete.

Ajo... sido qe eshte e urte e me rri larg
Do vijw drejt meje me siguri, me vrap
Per te mos u bere e zeza e, e bardhe...

Unazen simbol, do kerkoj e gezuar
Kengen e lene ne mes per ta vazhduar;
"Kjo jete eshte kenge".
E kenges do t'ia marre .

*BOTOI "SEJKO" 2000

No comments: