Thursday 17 January 2008

SIMOTRAT E ‘BUNKERIZMIT’


Nga Fatmir Terziu

Pamja e kësaj fotoje s’ka të bëjë fare me bunkerat e ndërtuar në Shqipëri në kohën e Komunizmit, edhe pse duket si një kopje e tyre. Ajo është pamje e marë aty nga vitet 1935-36 nga Ethel Mannin, autorja e South To Samarkand, të publikuar nga Jarrolds, dhe që jo rrastësisht kishte kaluar në anët e Kazakistanit, pikërisht në Krasnovodsk. Më saktë fotografia paraqet ndoshta frymëzimin ‘ushtarak’ nga ku lindi ai budallallëk komunist i bunkerizmit. Bunkerizmi shqiptar natyrshëm e ka këtu burimin e frymëzimit dhe po aq natyrshëm kuptohet pse ky frymëzim ‘bunker’ zbriti nga kazakistani në Shqipëri. Komunizmi, Stalinizmi, Enverizmi dhe Bunkerizmi u katërpultuan mbi mendjet e trazuara njërëzore pas atij gjaku që derdhi njërëzimi nga makabriteti vrasës I luftës së Dytë Botërore. Duke përfituar nga pasoja e kësaj lufte dhe duke triumfuar me moton e “Lugës së Floririt” komunizmi i dha shkas pjelllës ‘bunker’ të ulej nga mendja fyll në tokën shqiptare, sot të pushtuar nga pasojat e bunkerizmit të mallkuar. ( Ne foton perballe: Kujtesa Bunker; (Bunkerat e Hoxhes jane kudo dhe jane ngado)Ndërsa autorja e South To Samarkand thotë që në hyrje të librit ‘për fatin e të njohurit, dhe atë cfarë s’duhet njohur’ le të themi më mire për të mos harruar, për të seleksionuar, përshtatur e kujtuar.

NE SITEN E HUMORIT BRITANIK

Numëratori telefonik shqiptar është humori i rradhës për gazetarët e The Guardian. Në artikullin e datës 19 Prill 2006, me titull Englishman Abroad, përdoret humori tipik duke theksuar se ‘ndoshta mund të kishte luajtur numëratorin telefonik të Shqipërisë (could have played the Albanian telephone directory), që lë të nënkuptohet se tashmë edhe dicka e vogël mund të lidhet e krahasohet ‘me bëmat shqiptare’ të c’do fushe, qofshin edhe ato të telefonisë, që kuptohet se funksionon aq mirë sa që është fokusuar nga gazetarët Britanikë dhe ka hyrë në sitën e humorit. Vallë c’mëkat do të ketë direktoria telefonike shqiptare?

No comments: