Friday 22 February 2008

KULLA DHE PREZANTIMI I REALITETIT


1. PREZANTIMI I REALITETIT DHE TREGIMI I SHKURTËR

Prezantimi i realitetit na kujton neve atë anë teorike, ose atë që një teori reale mund të tregojë se si një tregim i shkurtër ekspozon delikatesën e subjektivizmit dhe pamundësinë ose dështimin tonë për të rrokur të gjithë pikturën e realitetit. Ky prezantim duket në dy pika; në atë që quhet ‘realitet i humbur’ dhe në kurbën ose parabolën e fantazisë, që prodhohet nga autori. Tregimi i shkurtër i Pellumb Kulles, i analizuar, e tregon thuajse bashkë edhe përllogaritjen e humbur të realitetit, edhe kurbën e fantazisë, të cilën ne e deshifrojmë në mendjen tonë. Pëllumb Kulla është tregimtari që sjedh një model në këtë rrugë të pasqyrimit të reales, në tone gëzimi apo trishtimi me një ndërthurje potenciale të figurës letrare dhe fantazisë së pasur të tij. Shkrimtari dhe skenaristi shqiptar, Teodor Laço, është i pari që e vëzhgon këtë në kompleksin Kulla. Ai thekson se kjo burron në atë që ai e quan “nur i buzëgazit”. Sipas Laços tregimi i shkurtër i Pëllumb Kullës ‘i jep nurin e buzëgazit kolamës së tregimit në tregimin e shkurtër”. Një teori e tillë është përfaqësuar që herët në analizën kritike botërore nga analisti i famshëm, i njohur si një Lakanian i kohës moderne. Në analizën e tij të prezantimit të reales ai shprehet se është e domosdoshme që tregimi i shkurtër të zgjidh problemin në të mirë të autoritetit të subjektit duke parakaluar në modestinë e ordinares dhe duke sjellur në sy të lexuesit një pamje ndryshe nga ajo që detyron fuqia e aspektit. Pra prezantimi i realitetit është një emergjencë që lidhet me zërin e autorit dhe përcjellje e këtij zëri të padëgjueshëm në derivate të ndryshme e në nivele të ndryshme lexuesish, si një pikë tepër e rrëndësishme për të gjetur zgjidhje gjërash për shumë kontribues të kësaj fushe. Kulla jep një mesazh të dukshëm në këtë pikë. Ai përzgjedh argumentin në një përpunim fantastik të fantazisë së tij dhe e përcjell atë në një sitë të nivelit tepër komunikues që të përtypet nga të gjithë.

Vazhdon… FJALA E LIRE

No comments: