Monday 18 February 2008

'TUNG TUNG' NJE XHAZ... NJE BLUZ

Anëtarët e xhaz-bendit “Tung Tung” njihen 'mes vete' qysh nga mosha e re, më saktë që kur filluan te bëjnë hapat e parë në jete e ne muzikë. Fillimisht i përkushtohen muzikës popullore shqiptare, duke e kultivuar me pasion të thellë e më vonë edhe zhanreve te tjera të muzikës botërore, e sidomos xhazit dhe bluzit. Gjatë rrugëtimit të tyre në botën e muzikës, nuk mungon shoqërimi i tyre me njëri-tjetrin, duke realizuar herë pas here edhe ndonjë bashkëpunim të ndërsjellë, që megjithatë mund ta quajmë të karakterit incidental, qe njihet ne tempin perendimor, ose ne gjuhen qe ky zhaner perzgjedh per te. Është dashur të kalojnë vite të tëra përkushtim ndaj muzikës, akumulim i një përvoje dhe pjekurie të konsiderueshme muzikore, për t’u kryqëzuar më në fund rrugët muzikore të këtyre artistëve dhe si rezultat të lind xhaz-bendi “Tung Tung”. Dëshira për të frymuar së bashku si bend, ka qenë e pranishme qysh moti tek secili prej anëtarëve të grupit, por megjithatë duhej të piqen ca kushte e rrethana dhe të pritet të vijë momenti i qëlluar që të ndërmerret një hap i tillë. Ndërkaq se ky ka qenë hap tejet i qëlluar, u dëshmua menjëherë me incizimin e albumit të parë në vitin 2003, gjë që merret si promovim zyrtar i bendit para auditoriumit më të gjerë. Bagazhi i pasur i akumuluar gjatë karrierës shumëvjeçare, anëtarëve të grupit u ka lejuar të bëjnë njëlloj eksperimenti në pikëpamje muzikore, duke gërshetuar muzikën popullore shqiptare me atë xhaz dhe bluz. Si rezultat i njohjes shumë të mirë të këtyre zhanreve muzikore si dhe interpretimit me përkushtim dhe pasion, lindi një muzikë tejet interesante, e qetë dhe e këndshme, e cila u mirëprit nga publiku.

Bendi është i përbërë nga anëtarët: Adnan Ajdini, Afrim Aziri, Arben Ajdini dhe Bashkim Aziri, që të gjithë nga Shkupi.
Emri i grupit “Tung Tung” jo rrallë herë ngjallë kureshtjen e njerëzve rreth domethënies së tij, kështu që anëtarëve të grupit shpeshherë u parashtrohen pyetje në këtë drejtim. Për shqipfolësit besojmë se nuk duhet ndonjë sqarim, por për të tjerët, të cilëve ky emër u duket i pazakontë, jemi të mendimit se nevojitet një sqarim i shkurtër. Atëherë, emri “Tung Tung” është shkurtesë e fjalës së vjetër përshëndetëse shqipe “Tungjatjeta”, që i thuhet dikujt në formë urimi me kuptimin t’i zgjatet jeta

No comments: