Saturday 26 April 2008

M I S H K A



Nga Aleko Likaj



Mishka Svjetllovi,ate prag pranvere,ishte emigranti i pare qe kishte kerkuar azil politik,ne qytetin e vogel buze Sharontes. Tridhjete vjeçari nga Rusia,ishte shfaqur qe nga fillimi i viteve 90 te per te paren here ne Paris, e punonjesit e "Franc Tere Azil" aty,e kishin nisur me nje pusulle ne dore per ne Angueleme. Me nje trup,qe nuk e kalonte mesataren,dhe fytyre te skuqur,ku mezi dalloheshin dy sy gri te futur brenda nje guacke e qerpikeve te zbardhur poshte flokeve te verdha,qe i mbulojne ballin e sheshte, moskoviti u duk per banoret e pakte te atij qyteti,si nje alien i vertete,qe e meriton nje vemendje jo te paperfillshme. Ndonese indiferente,anguelemasit treguan interes,per te sapoardhurin. Leruan nje dhome prane Bashkise se qytetit fillimisht,dhe shume shpejt i gjeten nje hyrje me kater dhoma,plot ajer e drite,ne nje lagje prane periferise. Tre shoqata bamirese ja mobiluan brenda dites,me te gjitha orendite krejt te reja,duke i marre nga magazinat tregtare te qytetit.I dorezuan dhe çelesat, ne diten e trete te mbritjes ne Angueleme,duke i thene " Rri me shendet ne shtepine tende . E meriton,sepse ke braktisur sheshin e nje lufte te padrejte,ku te kishte derguar vete shteti yt "
Historia e Mishkes,shetiti shume shpejt ne familjet e qytetit,qe te kujton nga arkitektura,Beratin tone te njembienje dritareve. Moskoviti kishte mbaruar shkelqyeshem shkollen e pilotazhit,ne Akademine Ushtarake te kryeqytetit rus,dhe madje,kishte punuar per disa kohe si pilot ne avionet qeveritare,kjo per shkak te aftesive,por edhe te nje garancie politike,pasi vete Mishka Svjetllovi,ishte i biri i gjeneralit Svjetllov ne pension,dikur perfaqesues i larte ne Traktatin e Varshaves. Por nje dite Marsi,e kishin thirrur ne Ministrine e Mbrojtjes,dhe i kishin thene: " Kemi nevoje per ty. Do te pilotosh avionin bombardues me te rende luftarak,per disa seanca,ne Ceçeni. Ti duhet te kuptosh,qe ne keto momente luhet emri i Rusise, nenes sone te dashur,nga nje çete bastardesh,qe nuk e di,se ç'kerkon ne te vertete.Kane masakruar,e vazhdojne mbi njerezit tane te pafajshem,qe jetojne prej dhjetra vjetesh atje. Na duhet patriotizmi yt. Sot eshte ora e Rusise..."
Mishka ne fakt nuk tha Po,por as dhe Jo,duke mos i a prishur shefave. Te nesermen e çuan ne nje aerodrom ushtarak,ne periferi te Moskes,dhe i dhane ne dorezim makinen fluturuese te rende,luftarake. Aty e priste edhe ndihmesi i tij, nje djalosh me i ri ne moshe,qe kishte ardhur ne kryeqytetin rus,nga tajgat e Siberise.Nje qytet i vogel perballe ngushtices se Beringut,qe nga tiparet zor se e dalloje,nga vete eskimezet e veriut. Ajo dite i u duk moskivitit krejt ndryshe nga te tjerat. Kuptoi se per te,po niste keshtu nje periudhe tjeter,ne jeten e tij.
Kafenete ku kalonte mbremjet ne shumicen e rasteve,nuk i a merrnin parate qe i a jepte " Assedik -u" cdo muaj,dhe qe rrotulloheshin aty tek tremije frangat.Kjo shume, per nje beqar siç ishte Mishka,delte e tepronte per nje jete normale,pasi edhe ata te ndihmes,i siguronin disa para te thata te tjera,qe moskoviti,te mos e ndjente veten ngushte,ne ate qytet te vogel buze Sharontes, ujeshume. Piloti rus,ishte kryetema e bisedave te pakten per nje vit,deri sa aty,u shfaq nje kerkues tjeter azili,nga Angola e Afrikes.Kishte punuar ashtu siç thoshte, ne administraten e larte te atij shteti. Sidoqofte, Mishka u kishte hyre ne zemer anguelemasve,dhe Veronika,bija e vetme e Ana Marise,se vese se ish kryetarit te Bashkise se qytetit,shume e shume vite me pare,i fali dashurine e virgjerine e nje 27 vjeçarje.Ajo me sa duket nuk,kishte ngjallur ndonjehere vemendjen e meshkujve, jo vetem te kesaj qendre,qe nuk i kalonte te 50 mije banoret.Mbase, edhe per shkak te portretit te saj aspak terheqes,me nje fytyre gati te varur e te fryre,dhe te ngjallur tej mase,ku dy sy te zinj si te dale,e nje goje e zmadhuar,ne nje pozicion pak te shtrember,e kishin bere,qe te ishte larg kesaj bote mashkullore, me plot mistere.Por Mishka,qe nuk kishte deklaruar ndonjehere se kishte qene i martuar,dhe se kishte ndonje te fejuar ne qytetin e tij,qe vajzave franceze,pak pune u prish ky problem,e pranoi Veroniken,si nje zgjidhje teper interesante jo vetem per momentin.Kuptoi qe vajzat franceze,mjaftojne te ta shtine syun,e pastaj mori fund gjitheçka. Veronika ishte nje nga keto.Jo se kishte mbetur beqare,dhe se,nuk i a kishte fershellyer asnje,por Mishka i hyri ne sy qe diten e pare,tek e pa te mbeshtetur pas nje peme ne trotuar,ne sheshin " Stalingrad ".Zakon ky i keq i djemeve qe vinin nga lindja,se ketu nuk sheh djale apo vajze,qe te vrase kohen kot poshte ndonje peme,apo masivi te gjelbert.
Ngjarja ishte vertete befasuese,e dasmen i a bene çiftit te ri,vete ata te qendres se ndihmes sociale per azilantet politik,ne nje nga lokalet e ketij qyteti.Dhenderit te ri i u gjet edhe puna prane bashkise,ne mirembajtjen e lulishteve e gjelberimin qe ze hapsira te pamata ne kete zone,sepse Anguelema, nuk ka fare industri. E vetmja krenari e ketij qyteti, eshte fakti,se Duka i Anguelemes,i ka dhene per grua vajzen e tij mbretit te Frances,ne mes te mijevjeçarit te kaluar,te ciles i kane ngritur edhe nje bust para bashkise. Ne ate periudhe,ajo ka derguar here pas here edhe ushtare e harketare,por edhe dhurata ne Kruje tek kryetrimi yne,i caktuar prej Papes,si Atlet i Krishtit. Kete fakt e pohon edhe Barleti yne,ne librin e tij per historine e luftrave me osmanllinjte.Ne veri kishte edhe nje keshtjelle tipike per ate kohe,ku thone se i fameshmi Zhan Mare, ka luajtur sekuenca te gjata,ne filmin "Kapiteni"
U duk se ne jeten e emigrantit lindi pranvera, por s'ishte e thene qe ajo te vazhdonte gjate. Ne fillim Veronika,qe ne te vertete ishte sqimtare e vajze e ndershme me karakter,edhe pse nuk kishte hiret e bukurise se nje femre,qe te tundoje nje mashkull, kuptoi se pas periudhes se "mjaltit" ne jeten bashkshortore, Mishka ngrihej pas mesnate,e ndersa qante pa kuptim ne heshtje per me shume se nje ore, hapte deren e zbriste nga pallati,per t'u futur ne nje park te gjere qe niste para hyrjes,ku banonte vete ai. Policet e sherbimit e moren per nje vjedhes shtepish,ndersa e shihnin qe te ecte ngadale e i fshehur nen hijen e pemeve e shkureve,qe kufizonin rruget e panumerta ne ate park, por e kuptuan se kishin te benin me nje somnambul. Doemos qe u erdhi keq. Aq me shum,kur behej fjale ketu per Mishken,qe ja dinin mire historine. Po kjo ishte si te thuash,nje fatkeqesi per vete moskovitin,dhe nje semundje qe duhej ta perballonte vete ai.
Ngjarja mori dhene,dhe ata qe e mesuan u erdhi ne te vertete keq,per pilotin rus.
- Nje hall do ta kete djali,se kjo semundje,ka vetem baze nervore - tha Zherardi, nje plak 72 vjeçar, komshiu perballe familjes se re. - Nuk i a kam vene re me pare kete fatkeqsi Mishkes sone.
- S'i ka hyre ne zemer,ajo dreq vajze,qe ka ne shtrat i gjori. Nuk ta tek fare Veronika. Zere se nuk eshte grua. - u thoshte shoqeve madam Kizel, shitesja e bizhuterive ne sheshin " Sant Nikola ".Ajo i kishte lene te 50 pranverat dhe e mbetur e ve tre vite te shkuara, dukej se donte qe ta shfaqesonte pilotin rus,te cilit i kishte falur nje gjerdan te arte 24 karatesh,6 muaj me pare.Kishte qene vertete nje kopliment nga ato qe grate dine tu a bejne veçse njerezve qe u plagosin zemrat ne distance.Natyrisht, ne kuadrin e "ndihmes",per azilantin Rus.Te fshehten per te kaluar nje nate ne shtrat me moskovitin,dukej se e kishte kyçur thelle brenda zemres,qe madama mendonte se rrihte vetem per Mishken. Edhe pse simpatia e pare,kishte qene deri ne çastin qe Svjetllovi beri dasmen,e lidhi kurrore me te bijen e Ana Marise ne kishen e "San Andreas" , madames zor se i fshihej endera e vjeter,per te patur fundja nje çast intim tani,qe i mungonte Danieli i saj i dashur.
Fransua, nje punonjes i vjeter hekurudhash ne ate qytet,i cili banonte ne nje vile prane pallatit te emigrantit nga Moska,i kishte thene konduktorit te trenit te fundit,qe mbrin ne Angueleme pak çaste para mesnates,se pilotin e kishin lajthitur ledhet e perkujdesja e bashkeqytetareve te tij. Sidoqofte, Mishka Svjedllovi vazhdonte si zakonisht inkursionin neper gjume,e kjo histori me sa dukej, nuk do te harohej shpejt.Nje mengjez komshinjte pane Veroniken me shenja ne fytyre.Qante me ngasherim,ulur ne shkalle,prane apartamentit te saj. Asnje nuk guxoi ta lendoje. Dy ore me vone,Ana Maria nxitoi per ne strehen e çiftit te ri,e doli qe andej,nje ore para mesnates,kur ra sipari i erret i mbremjes. Nuk e pa njeri. Pak dite me vone,komshinjte degjuan zhurme ne banesen e familjes Svjetllov,por asnjeri nuk guxoi serrish,te hyje ne jeten e dramen e tyre,ashtu siç ndodh jo rendome kesaj Europe. Te nesermen Mishka nuk doli ne pune. Pasdite e pane qe u ngul tek klubi i nje marokeni,dhe qe andej doli vetem afer mengjezit,duke fershellyer fillimisht motivin e njohur te "Rabinkes",e pastaj me nje ze baritoni,duke i a perseritur vetem refrenin " Ah! Rabinka, Rabinka..." por njeri nuk u be i gjalle. Ato pak ore qe i kishin mbetur nga shfaqia e mengjezit,i kaloi tek shkallet e pallatit, ku gjumi pastaj i a kishte rrenduar qepallat,duke i a varrur koken ne gjoks.Ata qe kaluan te paret ne shkalle,e gjeten te shtrire e me pantallona te lagura. Poshte deri ne katin e shtate,nje vije e gjate urine gjarperonte ne te 16 parmaqet e veshura,me granil te kuq. Zhan Luk Bertome,rrites e njohes i vjeter i kuajve,te cilet konkuronin ne te vetmin hipodrom te qytetit,e qe banonte nje kat me poshte se familja Svjetllov,ne te shtatin,perpara se ti drejtohej ashensorit,syu i kishte rrokur trupin e nje njeriu te shtrire ne mes te shkallines. Nuk u besoi syve ne fillim.U trondit kur i ktheu fytyren dhenderit te ri.Pamja ishte vertete e pazakonte.Ne dy a tre vende ishte e gerryer me sa dukej nga thonjte.I erdhi keq dhe pas nje hezitimi ku syte ishin te fiksuar mbi portretin e moskovitit,e terhoqi me dashamiresi per ta futur brenda ne shtepi,tek Veronika qe e priste nje nate te tere pa vene gjume ne sy,edhe pse Mishka i saj kishte qene nate,fare prane. Ja atje tek shkallet. Te nesermen azilanti nuk doli perseri ne pune,por edhe tek klubi i marrokenit nuk u duk me. Termeti nisi serrish ne çerdhen familjare. Dy dite me vone ne mesnate,ne vend te Mishkes qe nuk e harronte zakonin e vjeter, doli kete here Veronika. Dukej e tjetersuar. Perpara deres se ashensorit, piloti nxitoi qe ti grise fustanin,dhe pasi i a terhoqi floket,sikur donte te ngrinte keshtu avionin sa here qe nisej nga pista apo i a karkonte situata e krijuar nga mitralimet e çeçeneve,qe ishin instaluar ne gryka malesh si dikur,e peshtyu ne fytyre.Pastaj e perplasi brenda ne kutine e çelikte qe levizte nga kati i pare ne te dhjetin.
- Bushter e ndyre. Mos ti pafsha syte.
Mbasdite mberriti Ana Maria,qe ndryshe nga pjella e vet,ishte nga ato femra qe mbesin perjetesisht te reja,dhe me tipare e hire te bukura si ne rinine e hershme. Ajo bisedoi koke me koke me burin e se bijes,plot kater ore,por me sa dukej,nuk mundi te realizonte ndonje mareveshje xhentelmenesh. Veronika qe prej asaj dite,nuk u pa me ne ate dere, por kete here ne lokalet e qytetit te vogel. Ne fillim paradite,se mbasditeve mbyllej ne shtepine e se emes,dhe qante deri ne mesnate. Banakieret,klienten e re e gostitnin me ndonje xhin apo skoç,te cilet Veronika i rrekellente,sa te hapesh e te mbyllesh syte. Pasi koleksiononte 5 dopio, kthehej ne banak nga tavolinat,dhe ne ate çast,syte e skuqur e te fryre, rrotullonin kokerdhoket e dale,si per te kerkuar diçka qe i mungonte prej kohesh.Kosta,nje emigrant i vjeter ekonomik,nga nje vend jugor i Ballkanit,e pronar i nje prej lokaleve ne sheshin "Stalingrad",u kishte thene nja dy klienteve pleq,qe nusja e pilotit rus,kishte filluar te shkonte me udhetare te zakonshem,dhe kalimtare ne ate qytet,qe gjendeshin aty sa per te pire nje kafe. Nje profesori,i ardhur ditet e fundit nga nje vend fqinj me grekun,ne jug te Ballkanit si azilant politik, Veronika qe i a kishte vene syun,i perseriste vazhdimisht ," Ty te kam ne zemer" ,dhe pese gishtat i hapte si nje yll ne krahun e majte te kraharorit. Mishka,nga ana tjeter kontrollonte supermarketet me rradhe,dhe koleksiononte pije te ndryshme,te cilat i shijonte i vetem ne shtepi,deri ne mengjez. Pasi dremiste dy a po tri ore,perseriste pike per pike,ate qe kishte bere nje dite me pare.Ne pune jo se jo.Ata te bashkise, pasi i derguan disa njoftime ne kutine postare,e lane ashtu ne harrese,ne mjerimin e tij. Nje muaj me vone,Mishka doli ne "San Mishel",atje kur ne te 5 ditet e javes shiten regullisht rrangullina e orendi shtepiake,te dale boje e te perdorura. Ne fillim moskoviti,gjeti nje klient per televizorin e tij te markes "Sony";Ky ishte nje banor i ri ne Angueleme,nga Sri Lanka, azilkerkues politik i ardhur pak dite me pare,nga rrethinat e Lionit. Te nesermen,kolltuqet prej meshini e nje kanape bezhe me dru arre i iken pothuejse falas.Vetem per 1000 franga,sa per te siguruar nja tre shishe "Xhini Uoker",dhe dy"Rum" nga Haiti. Pastaj i erdhi rradha nje magnetofoni e nje radioje,me te cilen ne ditet e para degjonte me nostalgji,fshehurazi "Radio Mosken",si dhe nje celulari "Nokia",se bashku me karikuesin e tij.Ketij te fundit,nuk i kishte futur qe prej kater muajsh,asnje karte nga ato te firmes " Bouygtel", vetem per 500 franga. Pas shitjes se trete, Mishka nuk u duk per nje jave ne "San Mishel". U shfaq nje mengjez,vetem sa per te takuar nje bleres,i cili nuk i a dinte shtepine,dhe qe me furgon,i a perlau dhomen e gjumit te çmontuar disa ore me pare, dyshekun e jorganin me dy jasteke zbukurimi. Bleresi erdhi serrish pas dy ditesh,dhe mblodhi ato qe kishin mbetur,ne shtepine e pilotit rus.
Mishka Svjetllovi,qe dukej se kishte vene tashme ca para ne duar, hoqi dore nga supermarketet,dhe vizitoi ne fillim lokalin e marrokenit,e pastaj te tjeret me rradhe ne sheshin" Stalingrad".Ky emer i kujtonte vendlindjen dhe kishte lidhje me te.Sa here qe vinte ketu i shfaqej si ne nje celuloid,xhaxhai i tij me i madh Sasha,ashtu i heshtur e babaxhan.Ai ne rinine e hershme,kishte punuar ne kabinetin e "shokut Stalin",duke i dhene keshtu emer familjes Svjetllov
- Ketu ka diçka prej rusie, - tha nje mengjez sapo hyri tek Kosta, nje bure pak i trashe qe kishte shkelur te gjashtedhjetat- Kjo me ben mùa dy here te lumtur. Te lumtur....Lumturia ime iku e u tret si kripa ne uje.Ka qene babushka, ajo dite kur me thane qe te pilotoja ate mekine,per te cilen thuhej,se ishte fjala e fundit e shkences ruse dhe krenaria e saj.Mjet vrastar,qe hedh bomba pa mbarimisht ne fragmentin e sekondes,duke mitraluar me predha dhe me raketa...Ah!, babushka, babushka...
Kosta qe kishte zene vend perpara ekspresit te kafese,u kaloi doren mustaqeve qe i mbaronin pertej cepave te buzeve,dhe me nje ze ku ndjehej me teper dashuria, tha
- Si qenke bere keshtu o biri im...
- A kupton babushka-
Mishka qendroi para banaku,dhe hodhi veshtrimin ne tavolina,te cilat i u duken bosh ne ato momente.
- Kam vrare njerez.
U duk,sikur do te nxirrte diçka nga goja,por volli.
- Une Mishka Svjetllovi me graden major,kam qelluar mbi njerez te pafajshem,ne Grozni. Kam shkaterruar ndertesa. Edhe Komitetin Qendror e rrafshova.Po ç'me kishin bere mua ata?Asgje.Ishte urdher.A kupton se çdo te thote urdher? Ju greket e drodhet shpejt. U bete me perendimin e na late ne balte. Pune Junte...
Kosta,doli nga banaku,dhe i mori doren pilotit rus. Ndersa e mbertheu me pellembe,kuptoi se tjetri ne ato momente dridhej i teri,edhe pse i u duk esull fare, pa asnje grahme alkoli ne buze. E uli ne nje tavoline,ne krahun e djathte,dhe i solli nje oranxhe.
- Ceshte kjo? - pyeti moskoviti,dhe u gogesi ne ate çast.
- Pije.Te ben mire - tha i zoti i lokalit.
- Qe kur jam bere per tu meshiruar une?.-Mishka hodhi syte serrish nga tavolinat.Kete here i u duken plot kliente - A e kupton babushka? Une kam vrare njerez te pafajshem. Jam vrases femijesh, pleqsh. Kam qelluar mbi njerez,sikur te mos ishin te tille. Shteti kishte urdheruar. Doemos qe ai eshte vrases,edhe pse thone,qe u beme se fundi shtet demokratik,e pluralist. E di se çdo te thote qe te jete shteti vrases?...
Kosta uli syte ne dysheme. Mishka tentoi te ngrihej nga karrikja.
- Edhe kolonelet tuaj kane vrare ne emer te demokracise, gjoja komunistet,por shteti im i ka kursyer ata. Armikun e gjeti tek Ceçenet. Aq sa ka prodhuar per 30 vjet predha rusia,i hengri per tre muaj ceçenia. Rrafsh fare.Hajde kohe moderne,qe çon ne lufte,Mishka Svjetllovin. Pse?Ta them une. Kishin marre urdher nga bota. Do te pranohesh ti Rusi ne vendet demokratike?Asgjeso arsenalin luftarak.Dhe shteti im babushka,e beri realitet,ne njerez te pafajshem. Nuk kishte rast me te mire per te nxjerr nje kuj te vjeter. Frances i heq kapelen. Por nuk ç'behet nje pilot vrases,qe vendosi te mos jete i tille gjithe jeten,dhe qe i a mbathi,se nuk donte me te zhytej ne krim e gjak. Braktisa avionin por nuk me braktisi ai. Me ndjek edhe ketu ku jemi te dy bashke. Ne tavoline.
Kosta,tentoi ta ule serrish emigrantin,duke e vene perballe. I vuri duart ne supe qe vazhdonin te dridheshin,dhe i mori shuplakat,per ti vendosur ne tavoline.
- Leri ato. Jane me gjak te pafajshem. Mekanizma te ndyra,te nje urdheri shteteror,vrases.-Mishka u duk se do te villte perseri,por pasi u percoll duke e ngulur veshtrimin tek dera,nenqeshi duke shfryre e nxjerre nje tingull,qe mbeti midis dhembeve te bardhe.Banakieri u ngrit nje çast dhe i mori koken Mishkes ne gjoksine tij.
- Qetesohu o bir, qetesohu.
- Faleminderit. Faleminderit. Me ju greket na lidhin ende dy gjera ne kete bote. Qenia ortodokse fanatike,dhe alfabeti yne cirilik. Qe te dyja i kemi te perbashketa,qe pas kryqezimit te Krishtit
Kur u duk se Mishka Svjetllovi u qetesua,ne tavolinen e qoshes se djathte, tek dera u shfaq portreti i Veronikes. Ata pese kliente,qe kishin qendruar te heshtur ne tavolina, dy afrikane vendas,dhe nje spanjoll,qe kishte mbritur ne Angueleme per pune tregetie ate mengjez,si dhe dy punonjes hekurudhe,te cilet kishin vendosur te pinin nga nje kafe perpara se te merrnin turnin e dyte, nxituan te grumbullonin ato pak gjera personale te lena ne syprinat e tavolinave.Me sa dukej,per te mos u bere deshmitare ndoshta te ndonje katrahure,qe mund te ndodhte sipas tyre,ne ate çast. Perveç spanjollit,i cili nuk kishte asnje dijeni per merrite e ngjarjet e fundit ne familjen Svjetllov, te tjeret pothuajse njihninte gjithe hollesite me te fundme midis Mishkes e Veronikes. Vajza e Ana Marise,kohet e fundit merrte rregullisht doza te larta heroine e kokaine,te cilet i siguronte nga disa djem arabe,ne qender te qytetit. Cilen te gjente me pare,sipas rastit, pas pirrjes se hashashit,qe diten e ndarjes me pilotin rus.
Qendroi per nje çast te vetem para banakut,dhe ashtu medyshas,i kthehu menjehere krahet atij,me te cilin kishte shkuar ne krevatin bashkshortor e virgjer,siç e kishte lindur Ana Maria.U ul ne nje prej stolave.Vendosi pastaj,te dy duart mbi banak,dhe kerkoi me sy Kosten.Pronari i lokalit u ngrit nga tavolina, duke e lene Mishken ne nje gjendje qetesie e te pergjumur,dhe i u drejtua klientes qe posa hyri,ne klubin e tij
- Do te benit mire moj bije,qe te mos vinit ne keto çaste. Djali eshte ne nje gjendje.... si te them une.... Ka nevoje qe te qetesohet.
Tjetra beri sikur nuk e degjoi per nje moment. Ngriti supet qe kishin filluar te rrezoheshin,dhe u kthye nga greku;
- Vertete,qe une shkoj me burrin me te pare qe me del perpara, por vetem burrit tim i kam thene te dua. Kaq mjafton dhe pike.
Hodhi syte tek kliente qe ishin ngritur tashme nga tavolinat.Nje prej dy afrikaneve,ende kerkonte çanten e vene poshte karrikes.I u drejtua me gishtin e majte tregues.
- Apo nuk eshte e vertete Kvama?.Te pakten,ti duhet ta pranosh burrerisht.
Njeriu me çante,nxitoi pas shokut te tij.Salutoi ne heshtje pronarin e lokalit,dhe u zhduk indiferent,pas deres se xhamte qe u mbyll ne çast, sikur te mos kishte ndodhur asgje aty.Lokali ishte tashme i boshatisur,dhe gjithçka,ra ne nje heshtje te plote. Pas dopios se trete, Veronika u be serrish e gjalle.
-Degjo ketu - tha pa percaktuar se kujt i drejtohej ne ato momente. - Femer jam ta haje dreqi. Kam nevoje ashtu si gjithe femrat.Keshtu eshte gatuar kjo bote. U bene plot tre muaj...
Mezi priti qe Kosta te mbushte dopion e katert,per te cilen i kishte thene nje çast perpara,se do te ishte e fundit per sot.E rrokelleu si e zhuritur.
- Pijne arrinjte, pijne edhe minjte - u degjua nga krahu i djathte i lokalit zeri i Mishkes,qe vazhdonte ta mbante te mbeshtetur koken pas syprines se tavolines. Kosta beri me gisht ne buze nga Veronika,e cila me sa duket,e gelltiti me veshtiresi kete fyerje nga ish buri i saj,per te cilin betohej se e mbante vazhdimisht ne zemer. Nje krisme qelqi erdhi nga tavolina e Svjetllovit,dhe Kosta doli nga banaku,per te kontrolluar klientin e qoshes se djathte te atij lokali.Pamja e atij çasti e tmeroi. Mishka Svjetllovi po priste damaret e dores se djathte,me nje cope qelqi,nga gota e thyer.
- C'ben ashtu? - nxitoi greku
- Te jetosh nuk eshte ndonje gje e re, por edhe te vdesesh,nuk eshte aspak e re.
Fraza qe i kujtoi vete poetin rus,Eseninin, lirikun e stepave,por edhe te izbave plot dashuri, ne te fundit çast te jetes se tij,e tmerroi Kosten.Kuptoi,qe tjetri kishte marre tashme nje mendim fatal,vrastaresh. Gjeja me e mire qe mund qe te bente ne keto momente ishte,te nxitonte e ta nderpriste ate lloj krimi,qe ta merr jeten si ne nje loje te vertete.Nxitoi qe te dale nga banaku,dhe ndjeu veshtiresi ne frymarje nga shendeti i tepert.Nje rrekeze loti i rreshqiti ne faqene e majte,ndersa hidhte ato shtate hapa deri tek tavolina e pilotit rus,i cili vazhdonte pa kurrfare merraku a brerje ndergjegje,ta çonte deri ne fund nismen e marre. E bija e Ana Marise mbylli deren e xhamte,dhe zbriti ne trotuarin perballe,per te kaluar keshtu ne rrugen " Daguin". Pronari i lokalit i a rrembeu Svjetllovit ate cope te xhamte,dhe me nje shami qe e nxorri shpejt nga xhepi i majte,i a lidhi doren e prere ne nje menyre te atille,qe te ndalonte rrjedhen e gjakut qe ishte shfaqur si nje njolle,duke zene me teper se gjysmen e tavolines.
- Eshte gjak vrasesi. Le te rrjedhe, babushka. Keshtu ne fund te fundit me lehtesohet ndergjegja. U kam shkaktuar shume gjak te tjereve. Hi-i-i-i. Hi-i-i-i
Edhe kete ngjarje qyteti e mesoi shume shpejt,si shume histori qe kishin te benin me moskovitin, emigrantin qe kishte kerkuar i pari azil politik ne kete qytet krejt te qete,dhe me nje jete,gati monotone.
- Thashe une qe djali e kishte nje hall- tha perseri 72 vjeçari Zherard Shevre
- I gjori Mishka. Ruset perpara se te benin nje genocid te pashembullt, kane vrare pjellen e vet, hija e te cilit erdhi ketu ne France,midis nesh - i tregonte Fransua,konduktorit Mishel,i cili do te nisej ne ate çast me linjen e trenit rregjional, qe shkon ne Bordo nepermjet Kutras e Liburnit,ne rrjedhen midis dy lumenjve Sharonte e Garonte
- Eshte e tmershme pendesa - thoshte gati gjithe diten me vete,mjeshtri i vjeter i kuajve Zhan Luc Bertome,ndersa sterviste qe nga mengjezi nje hamshor ne nje stalle ne periferi te qytetit,duke e patur mendjen tek piloti rus e komshiu nje kat me siper.
Shitesja e bizhuterive ne "Place San Nikolla" madam Kizel,nuk kishte qetesi. I pershkruante ato 26 metrat katrore te dyqanit te lene nga i shoqi,me nje brenge ne zemer.
- Ajo femer qe i u fut ne shtrat,nuk mundi ta shpetoj ate mashkull,nga nje turbullire e nje kohe te shkuar. Keto jane kusure,kur meshkujt nuk gjejne dot nje femer per te qene.Nje femer,qe ti kenaqe ata qofte sensualisht,por edhe t'u gjenden e te behen ashtu si thone " vetja e tyre e dyte "
Madam Odi,nje plake e krrusur,ku dukej se bukuria ,ende nuk e kishte haruar, ndonese i kishte kapercyer te shtatedhjetat,tundi koken e pezmatuar.Nuk dihet se e beri kete, per rusin apo per shitesen qe jetonte tjeter bote.Ajo kishte ardhur per te blere nje gjerdan floriri per mbesen studente,me rastin e perfundimit te provimeve,gje qe ajo i a kishte premtuar me pare.Qendroi nje çast para pronares,qe i u duk se fliste perçart,dhe pasi thartoi buzet,u kthye pas,pa mundur qe te bleje dhuraten e premtuar. Kizel doli tek dera,por plaka ishte zhdukur,si era.
Pas faktit,qe Mishka Svjetllovi u largua ne nje qytet tjeter,diku ne jug te Frances, ndersa kirurget e qytetit i qepen venat e prera,nga nje qelq i gotes se thyer, asgje nuk u muar vesh me,per te. Si per çudi,ne Angueleme mungoi edhe Veronika,e bija e Ana Marise,se vese se kryetarit te bashkise se qytetit,te njezet e ca viteve te shkuara.. Per zhdukjen e saj misterioze njeherazi, nga lokalet e qendres,dhe asaj te "San Nikolles" , pronari grek i lokalit,Kosta,i tregonte nje dite profesorit emigrant,qe kishte qene njekohesisht klient i rregullt i nuses se re,se "... ajo ishte nisur te kerkonte dashurine e humbur,dhe pas Mishkes se gjore te cilin e donte si e marre... shpresonte. Kjo eshte nje e drejte e saj.
Asgje nuk u degjua me ne Angueleme,dhe keshtu historite e pilotit rus, me vajzen vendase, gati u haruan. Njerezit qe ishin mesuar me to,u zhuriten si toka qe pret shiun.Ne kishen "San Andre"qe ishte fare prane shtepise se emigrantit rus, prane parkut "Andre Zhide",ate te djele te 16 Shtatorit, te vitit te kaluar,ne meshen e drekes te se djeles se trete te muajit,u kujtuan qe te gjithe te vraret,e pastaj viktimat e kesaj bote.Njeriu me raso te zeze e kapuçon te varur poshte supeve, kerkoi ne ate proçension pershpirtje,paqe dhe qetesi per shpirterat e tyre,por edhe per ata qe kryen masakrat,per te zbatuar nje urdher vrastar shteterore.
- Fali o zot,se nuk dine,se ç'bejne - tha prifti Gijom
-Shpetoi dhe Mishka yne - tha serrish Zherardi Leval
- Nuk eshte kollaj,te dalesh nga ai dete gjaku,qe u ke shkaktuar te tjereve - kujtoi punonjesi i vjeter i hekurudhes,Fransua.
- Nje mashkull sensual siç ishte i miri Mishke, e meriton nje larje mekatesh,nga krimet e atyre qe e urdheruan
Pas kesaj, gjitheçka u harua ne Angueleme,dhe per Mishka Svjetllovin, nuk u fol me.

Friday 25 April 2008

DHIMITER POJANAKU PERBALLE POEZISE LIRIKO-FILOZOFIKE TE PEIZAZHIT DHE DASHURISE



Bujar Ganija - Plloshtani*

Poeti Dhimitër Pojanaku është fitues i shumë çmimeve në shkallë vendi, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë: Disa nga çmimet që ka fituar janë:
Çmime ndërkombëtare poetike, në Itali, vitet 1996, 2002.
Çmim ndërkombëtar në Francë l997, 2002
Çmimi "Penda e Argjendtë", Shqipëri 2003,


Poezia, si art i fjales qarteson modelin per nje shpirt qe moderohet ne relacion pas te bukures. Si te thuash eshte e tejdukshme ne formen e nje vakumi lakonik me permasat e nje vallezimi hyjnor, ku gjenealogjine e poetit e kthjellon drejt nje patosi me arsye racionale dhe nje intonacioni shpirteror. Sigurisht, poezia nuk ka fund dhe eshte e pashtershme, sepse ajo eshte e krijuar nergut per te bukuren, ngaqe e bukura nuk ka nevoje per prova. Dhimiter Pojanaku, njeriu qe ngadhenjen mbi njeriun, pozicioni i shpirtit te tij qe vidhet nga valet e detit te pafund preferon te gelltis shpirtin e tij prej poeti ne poezi liriko filozofike te peizazhit, dashurise, pezmatimit. Copeza shpirti me formen e nje aventure, pastaj me ngushellimet e vjeshtes meshiron muzgun e perendimit te qiejve. Ah, deti eshte formula e kapercimit te vetvetes ne vetmine e realitetit te tij. Ai eshte poet bodlerian, skalit vargun me konkurrencen e mendimeve te thella, gjithnje duke futur nje kohe poetike vetem per te ndertuar nje poezi. Ai ka shpresa dhe vizion te madh per lojen e te shkruarit, e cila rrotullon gjithe virtytin e tij shpirteror si kulle ashensori. Krijon pa ekzistencen e pezmatimit, dhe e kthen ne nje ekzistence ngushellimi, qe shpeshhere mund te ndryshoje deshirat per te mire, por koha mbetet e habitur nga sjellja, sepse ai behet i nxituar ne lumturine shpirterore. Poezite e tij aludojne per nje poet qe endet mes llumit dhe virgjerise... Disa veshtrime fikse per poezine e Dhimiter Pojanakut:

Fund deliresh

Sa here me molepsin zerat e qiellit,

Shkoj te deti.

Sekush me mbathi ne kthim,

Kepuce plumbi.

Dhe ngeshem numeroj kokrrizat e reres.

(nga libri me poezi: Guret Zbardhin Naten)

Nje vakum lakonik i mbine ne shpirt. Zerat e qiejve nisin pozicionin e tyre duke e

stimuluar poetin te kendoje dhe te udhehiqet drejt nje relacioni pas te mires supreme. Ne syrin e poezise, ai shfaq melankoline per nje perpjekje kunder perpjekjes se qiellit. Nje sy qe fsheh pasqyren per vullnet drejt realitetit, dhe nje shmangie me bojen e fosforte te valeve kerkon moralin per qenien qe ka humbur dhe qe rrefen heshtazi per ndonje humbje te ardhshme. Vetmia dhe deti jane forca e shpirtit te tij per t'i mbuluar veset e nje qielli. Ai troket me thembrat e tij te zbathura ne kokrrat e renditura me rere, duke i rrefyer qiellit me gjuhen e poetit se, tani eshte nje moment tjeter per stabilitet shpirteror dhe nje mundesi me shume per poezine kur nata hedh henen kulace ne skene, qe poeti ta grishe me vargje... Ai ne vargjet e mesiperme kerkon nga qielli hyjnor qe t'i rikthehet paqja dhe stabiliteti i vetvetes, dhe se intuita e nje poeti lirik nuk duron te skllaverohet nga zerat misterioze te qiejve. Poezia e tij me formen e nje lirie kapitaliste sundon krizen e zerave mister qe ngercojne nje qenie komplet intuitive. Frymezimi i poezise se tij del nga nje tendence e shkujdesur e Zotit, nga nje rol i jetes se tij, i lindur per nje triumf ne luajtjen e roleve.



Oda perballe times

Pernate mban driten ndezur.

Muret e saj asnjehere s'kane puthur erresiren,

Erresira asnjehere s'ka mbeshtetur faqet mureve.

Neteve,

Vuaj te di,

N'at' drite e mban ndezur dhimbja apo,

Dashuria.

(nga libri me poezi: Guret Zbardhin Naten)

Nje llambe prej poeti me driten e henes e mban aktiv pozicionin e shpirtit te tij. Brenda dhomezes kubike ku jane orientuar rrezet e llambes kah tryeza e punes, ku imagjinata grafullon pernate nga nje poezi ne leter- zbardh guret e nates. Pena, ne kontrast me ngjyren e murit nxjerr shllimin e poetit per nje vizion drejt mendimit per arsye filozofike duke premtuar gjithe kercellin prej te njejtit motiv: Shpirt permbi shpirtrat. Pozicioni i penes se poetit eshte ideal i lire thelbesisht i njejte me vetveten e tij, i teri mes llumit dhe i formuar si nje artikull i vjeter fasade per besim te thelle ndaj kapercimeve te shthurura...
Llamben e perdor si nje mjet per t'ia mbajtur aktiv muzen, brenda tij te krijohet nje emocion qe ia perkujton shllimet per nje art origjinal te te menduarit. Edhe poezia kerkon pershtatje me natyren e shpirtit, kerkon nje perjetim te gjalle te disa ndjenjave te huaja ne ndjenja poetike. Sigurisht, dhe netet e tij me muzen jane nje shmangie e lumturise absurde, ne nje vizion per arsye. Ai di te vuaje, vetem sepse muza dhe shpirti i tij i arrire poetikisht, me nje vlere intuitive, e kapercen vleren e nje urtesie njerezore. Poetet qe kane vizion per idealizem dhe trajtim filozofik, ne radhe te pare zene pozicionet e nje gjeniu.

Mbasdite vere

Shtrire,

I pozon qetesise.

Nje xham shejtan,

I vetmi mekatar,

Gezon hiret e saj.

Te linjtat,

Guaskat bosh,

Koloviten dyshemese.

(nga libri me poezi: Guret Zbardhin Naten)

Pas perendimit te pezmatimit, lind boja e erosit. Brenda lekures se protagonistes ka gjetur vetmine e saj qe bredh, pastaj pak me vone vetem poezia e tij e sheh ngado ate model femerushkeje. Syri i tij qe endet dhe qe rremben, arrin dhe kete here te mbeshtjelle pamjen e nje shpirti femeror ne formen lakuriqe. Reren qe dikur poeti ka shkelur me pezm, sot trupi i saj lakuriqe e puth me vellimin e nje dashurie te mprehte entuziaste. Ku zhurma e reres ia peshperit veshin lekures se saj per nje bote dehese perballe nje jete te shthurur prej bohemi. Femra si nje akt skllaverie shtrihet per t'i promovuar mashkullit gjithe nuancat e saja erotike. Dashuria eshte patosi mbi te verteten e jetes shpirterore te poetit, dhe ndjenjat e permiresojne nga pushtimi i pezmatimit borembuluar. Nese ajo femer e brishte kaplohet nga ndjenja misterioze, atehere kete mister mund ta zbertheje nje poet qe jeton mes llumit dhe virgjerise. E, ai poet eshte Dhimiter Pojanaku.

Dimer ne lokalet e plazhit

Vetmia dehet me kujtimet e veres.

Dy kotele,

Per inat te detit te ftohte,

Lepihen me gjuhe.

Nje plak beqar dhe nje trendafil vjeshte,

Kembejne,

Dashurira te hershme.

(nga libri me poezi: Xhindet kercejne polka)


Poeti qarteson simpatine sekrete per nje qytet te tij te preferuar nga preferenca, kur momentet per dashurine e triumfuar, siperfaqja e tokes shtrohet me savan debore brenda me pjeset e paqes dhe dliresise. Ky eshte vetem nje vend per nje hene apo nje satelit tjeter te shkeputur nga pezmatimi, ketu mbijeton deshira e vetme, dashuria, dhe si rrjedhim ai mund te argetoje vetveten gati se cdohere, ne mbremjen e vetmuar. Poeti qe shpeton te bukuren me delikatesen e tij here prej nje demoni, e here prej nje engjelli, madje dhe kur disku i henes nis te ngrij nga i ftohti i njeanshem, ai mbetet heroi i triumfuar i se mires ne dashuri. Po c'eshte dashuria per nje poet si Dhimiter Pojanaku? Dashuria per te nuk eshte model per te zene vakumin per vuajtje, por nje qetesi me norme individuale drejt pushtetit per vullnet dhe pushtetit per jete. Po dashurite e hershme te nje poeti, a nuk jane nje termet i vazhdueshem qe zgjojne ndjenjat e dlira te vetvetes dhe momente kujtimesh qe paralizojne vobektesine e momentit jetesor. Dhimiter Pojanaku, perballe poezise se tij eshte frymezim drejt shpirtrave te lire qe dijne te enden mes llumit dhe virgjerise, dhe konceptit jetesor.



(*) Publicist, Maqedoni

Veprimtari letrare i klubit "Drita" dhe revistës "Pelegrin" në Athinë


(Veprimtari të tillë s’kemi parë as në Tiranë)
Në një nga sallat “INTERAMERIKAN” , në Athinë u zhvillua mbrëmja letrare “Itaka e fjalës”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve të Kudondodhur jashtë Shqipërisë “Drita” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatën e Botuesve të Shqipërisë. Mjedisi ishte i gjithi festiv dhe familjar, ku të zinte syri portretin e zmadhuar të Antologjisë “Itaka e Fjalës”, “Çmimi “Ali Asllani”, “Pelegrin” në Anfiteatrin Antik, ... dhe deri tek e veçanta që kishte sjellë nga Ankona poetja dhe piktorja, ku në një beze kishte pikturuar në kompozim gjithë veprimtarinë sipas frymëzimit të saj, ku nuk mungonin edhe urimet për Pelegrinin, Fituesit “Kadmus” dhe Klubin Drita... Në tavolinën ballore të sallës syri të zinte: Antologjinë “Itaka e fjalës”, Revistat “Pelegrin 10 dhe 11, Librin Fitues i Çmimit “Ali Asllani”, shporta ku ishin vendosur Diplomat dhe Plaketat e Fituesve “Kadmus” dhe tre shporta me guaska-deti e qirinj... Këto pamje, çdokush e shihte dhe e mendonte sipas emocioneve që i krijoheshin... Veprimtarinë e nderuan: Shkrimtarë, artistë dhe intelektualë shqiptarë me banim në Greqi. E ardhur nga Nju Jorku (SHBA), poetja Iliriana Sulkuqi... dhe nga Ankona-Itali znj. Mimoza Hametaj, poete-piktore dhe Presidente e shoqatës qytetare, përfaqësuese e emigrantëve në Këshillin Teritorial të Ankonës. Miqtë tanë, shkrimtarë, poetë e personalitete të kulturës greke. Ambasadori i Shqipërisë në Athinë z. Vili Minarolli, së bashku me zonjën e tij dhe personeli i Ambasadës. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe drejtor i Institutit të Librit dhe promocionit "Toena", z. Fatmir Toçi. Si dhe miqtë tanë dashamirë të letërsisë e kulturës shqiptare. Dy fëmijë shqiptarë, të veshur me kostume kombëtarë, me “shportën e Kësulëkuqes” në dorë (të mbushura me karamele e çokollata,) qerasnin për mirëseardhje, ata që hynin në sallë... Znj. Flutura Tafillaku, që e drejtoi veprimtarinë me kompetencë dhe kulturë, pasi falënderoi pjesëmarrësit, ftoi Kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve “Drita”, z. Nase Jani për ta vazhduar së bashku prezantimin e Fituesve. Duke nderuar, dy nga 140 pjesëmarrësit e Antologjisë, poetët Milla Bala dhe Zaho Balili, që kanë ikur nga jeta, aktorja Eglantina Kume dhe Odise Goro recituan nga poezitë e tyre. Pastaj poeti Nase Jani prezantoi gjithë autorët pjesëmarrës dhe falënderoi për ndihmesën e dhënë që nga redaktori z. Robert Goro, dhe deri tek z. Besim Mero dhe botuesi z. Fatmir Toçi, që mundësuan botimin e Antologjisë.
“Emërimi i Veprimtarisë “Itaka e fjalës”, nuk ishte rastësi. Për poetët e ndodhur jashtë Shqipërisë dhe të bashkuar në një Antologji Poetike, ky Emër merr vlera të veçanta: Vlerat e bashkimit, vlerat e kujtesës kombëtare-tha ndër të tjera z. Nase Jani. z. Besim Mero, pasi foli për veprimtaritë cilësore të Klubit “Drita” dhe Revistës “Pelegrin”, shprehu vazhdimësinë e ndihmesës financiare për botime të kësaj reviste.
Ndarja e Çmimeve “Kadmus” nisi me recitimin e një poezie të poetit Kolec Traboini, fitues i Penës së Artë. Drejtuesja e veprimtarisë ftoi Presidentin e Shtëpisë Botuese “Toena” z. Fatmir Toçi, për të marrë “Plaketën Gold” dhe diplomën në mungesë të Fituesit Kolec Traboini. Çmimin e Mirënjohjes të Gazetës ILIRIA dhënë nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita” dhe Revista “Pelegrin” iu dorëzua gazetarit të mirënjohur z. Robert Goro, i cili foli për kolegun e tij të nderuar, gazetarin Dalip Greca dhe uroi punën e tij. Ndarja e Çmimeve vazhdoi me Diplomat e Çmimeve të para: shkrimtarit Faruk Myrtaj (proze), Odise Goro (poezi), Vasil Qesari (ese), Katerina Dhima-Aliaj (përkthim), Rudina Xhunga (Reportazh-Intervistë), Dionis Qirzidhi (Studim) si dhe Çmimet e tjerë “Kadmus” që u nderuan Eglantina Kume, Albana Mëlyshi, Bujar Muça, Aida Bode, Ëngjëll Telegrafi, Merita Bajraktari, Albana Temali, Aida Dismondy, Raimonda Moisiu, Thanas Boçi e deri tek “Pranvera letrare” Ali Gjika, Erinda Llakaj e Argentina Tanushi. Pasi u lexuan dhjetëra vlerësime nga poetë e studiues të letërsisë për poezinë e Iliriana Sulkuqit dhe veças për librin e saj të fundit: “Poezi”, Ambasadori i Shqipërisë Dr. Vili Minarolli i dha Çmimin “Ali Asllani” Poeti më i mirë i vitit”, poetes Iliriana Sulkuqi. Poetja Sulkuqi përshëndeti me poezinë e vet “Pelegrin”. Gjithashtu z. Minarolli vlerësoi punën e Klubit “Drita”, që tashmë ka arritur të ketë shtrirje në gjithë botën letrare, ku vete revista moderne “Pelegrin”, me bashkëpunëtorë nga njëri kontinent tek tjetri, ku shkruajnë e botojnë shkrimtarët shqiptarë... Violinisti i shquar Zeqir Sulkuqi, nuk ishte i vetmi që u gjend në urimin e motrës-poete. Bashkë me të ishin, mjeshtri i muzikës Sandër Çefa, poetët Stefan Martiko, Myslim Maska, Luan Xhuli e Algert Siqeca, aktorët Lefter Simoni e Merita Dabulla, kompozitori i ëmbël Spartak Tili, shkrimtari Murat Aliaj e Angjelina Xharo, biznesmenët Pavllo Apostoli, Ari Stefa, Kozeta Vrusho, etj. Kryetari i shoqatës së ushtarakëve Stavri Llusho, përshëndeti dhe i dhuroi një buqetë-lulesh “Poetes ushtarake”... dhe shumë miq të poezisë... E veçanta: Poetja Mimoza Hametaj, i dhuroi poetes Iliriana Sulkuqi “Gjerdanin Stafetë”, që do kaloi tek Fituesit nëpër vite... Përshëndetjet e bashkëpunëtorëve dhe miqve të revistës “Pelegrin” vinin nga të gjitha anët: Vasil Qesari dhe Aleko Likaj (Bordo-Francë). Albana Temali (Bolonjë-Itali), Ajshe Ramadani (Shqipja) dhe Radije Hoxha nga Prishtina, Dritëro Agolli, Faslli Haliti, Rudina Xhunga, Ardita Repishti, Fatime Kulli (Tiranë), Perikli Jorgoni (Durrës), Bardhosh Gaçe, Myrteza Mara (Vlorë), Robert Martiko (Korfuz), Farruk Myrtaj (Toronto-Kanada), Arben Kondi (Melburn-Austyrali), Fatmir Terziu, Amy Elizabet (Londër-Angli), Julia Gjika (Naçi) Lika Pesha (Naçi) (Boston-SHBA), Primo Shllaku (Beograd-Serbi), Nehat Sopaj, Puntorie Ziba (Shkup), Ardita Jatru (Selanik), Vera Hanxhaku, Luçie Neçaj, Liliana Saliaj, Luan Pecani (Kretë), Miradie Maliqi (Zyrih-Zvicër)... etj. Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë z. Fatmir Toçi lexoi Diplomën e Mirënjohjes që Shoqata e Botuesve të Shqipërisë ka nderuar z. Nase Jani, President i Klubit të Shkrimtarëve “Drita” në Athinë: “Për arritje të ndjeshme në krijimtarinë letrare si shkrimtar e poet, veprimtar i dalluar dhe organizator i palodhur në drejtimin e Klubit të Shkrimtarëve “Drita”, me qendër në Athinë dhe shtrirje në gjithë botën. Për kontribut të shquar në ruajtjen pasurimin dhe mbajtjen gjallë të traditave, vlerave, zakoneve dhe frymës patriotike në rrethet e ndryshëm të shqiptarëve në emigracion”. Dhe ftoi Ambasadorin Vili Minarolli për të dorëzuar paketën dhe diplomën. Pastaj z. Fatmir Toçi në emër të bashkëpunimit të Institutit të Librit dhe Promocionit "Toena", Klubin e Shkrimtarëve "Drita" dhe Revista letrare "Pelegrin" shpalli Konkursin e vitit 2008, ku krijuesit do të paraqiten me vepra letrare në gjininë e prozës (Roman, Tregime-Novela), vëllim me poezi dhe letërsisë për Fëmijë. Librat fitues, sipas gjinive, do të botohen nga Shtëpia Botuese "TOENA" dhe pjesëmarrësit e tjerë do të nderohen me diploma, sipas vlerave të krijimtarisë së tyre. E veçantë e këtij viti ishte se "TOENA" shënon 15 vjet veprimtari botuese, ku vetëm me Klubin e Shkrimtarëve "Drita" dhe krijuesit emigrantë ka pasur bashkëpunim botimi të tre Antologjive dhe dy Konkurseve letrarë. Grupi lab “Lotët e kurbetit” u duartrokit për këngët përshëndetëse... Në hollin, jashtë sallës, u shtrua një banket i pasur, nga z. Fatmir Toçi. Pjanua sa ndjeu mjeshtërit Aleksandër Çefa, Spartak Tili, Andrea Ndreçka, i bashkoi krijuesit te kënga qytetare shqiptare, në vallëzime, recitime poezish, urime me trokitje gotash... “Veprimtari të tilla nuk i kemi parë as në Tiranë”- u shpreh Fatmir Toçi. “Vitin tjetër i ftoj Çmimet-Pelegrin, në Ankona” tha Mimoza Hametaj... Dhe kështu do organizohen veprimtaritë e Çmimeve “Kadmus”, nga Athina, në Prishtinë, Tiranë, Itali, etj. ... aty ku shkon Pelegrin-i dhe ku janë ata që i japin jetë letrare “Pelegrini-”it.
Korrespodenti “Pelegrin” Athinë, pranverë, 2008

Wednesday 23 April 2008

ELINDA MARKU, TROPET, METAFORA DHE METONIMIA



Nga Fatmir Terziu


Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës greke tropos lëvizje, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimii vet i parë, i zakonshëm dhe lidhet me nje kuptim tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në vargjet e Elinda Markut:

“Eshtë trashur kalorësi
dhe kali trishtohet nën shalë
e midis shalëve të tij…”

është e qartë që disa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpo fraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtë lidhje fjalësh. përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmë fjalën “kalorwsi” dhe togun “wshtw trashur”, ështe e qartë që fjala “kalorwsi” është përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala “Kali” ka ruajtur vetëm disa elementë të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen, hapësirën etj. të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu figurat e fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse.
Kwto vlera njohwse shpeshherw janw intriguese, madje sjedhin dekodime tw ndryshme. Hapwsira metafizike dhe kuantenca logjike inicohen tw prodhojnw njw dukuri tw ngjashme me pretencwn, ku emocioni vjen nw mendjen e lexuesit nw dy mwnyra. E para me sintakswn e njohur nw mendjen e tij rreth lojws sw fjalws, dhe e dyta me situatwn qw prodhohet nga fjala. Nw vazhdimin e poezisw sw Markut kjo ndjehet qartw:

“Në mbrëmje kali është princ i bardhë
e kalorësi dicka më pak se kalë plak i murmë

C’më paska marrë malli për lendinen e kuajve
atje..ne fshatin pa kuaj e shalues kuajsh

Diten me te pare qe te shihem me nje mik
do ta lavderoj duke i thene "kali im".

Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, qw pwrdoren mrekullisht nw ndwrtimin e poezisw sw Markut, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë sw saj, por edhe nw mjaft poezi tw poetwve tw tjerw. Duhet thwnw hapur qw Marku e situaton mw shumw pwrdorimin e tyre nw mjaft poezi tw saj, duke argumentuar qartw edhe faktin se përdormi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për shkak të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm dhe përdoren në mungesë të fjalës.
Metafora qysh në antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figuarat e tjera. Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet nq një nivel të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të madh kuptimor. Shembull mund tw merret poezia e Markut “Kafshimi i errësirës”. Vargjet e mwposhtme plotwsojnw qartw njw kuptim tw tillw:

“Rrethuar me vdekje
edhe atehere,
kur ime me 'tha:
E...linda!
A linda thua?
Ende nuk e di!
Une jetoj vdekjen!
Une sfidoj vdekjen!
Kam 1000 vdekje.”

Nw grupfjalwshin “Rrethuar me vdekje” gjejmw nw fakt domethwnien e temws qw trajtojmw. Në këtë fjali fjala” vdekje” mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala vdekje, është figurë, nje fjalw e papritur pwr kontekstin. Nese do ta shpjegonim figuren fjalia mund të ishte: Rrethua nga e zeza (sepse vdekja wshtw mw e zezw) ose “rrethuar nga errwsira (se arrwsira wshtw mbyllja pwrgjithmonw e syve pwr njeriun qw nuk sheh mw dritw). Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehnin cilësinë themelore të jetws, vdekja mbi tw gjitha vjen e lidhur me njeriun, pra fjalia po te hiqej figura e metaforës mund të shkruhej: Rrethuar me mungeswn e dritws natyrale, (pra ai ose ajo vdiq, ndwrroi jetw). Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo ato mjaftojnw pwr tw dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për letërsinë është i pranueshëm, ashtu sic wshtw i tillw pwr modulin e poezisw me varg tw lirw tw Elinda Markut.
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mëndjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të vwrteta: me rrodhi ne deje, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për tu dhënë kuptim gjërave të natyrës e ojekteve: vdekja e dhjetw, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Apo edhe kur pwrdoret “njwqindfish vdekje” kemi njw lloj tw vecantw metafore. Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të emrit:



“…Vdekja e dhjete...
qe vdekje e dhjete
Kam zore ta them.
Dasma e tim eti
njeqindifish vdekje
...me rodhi ne deje…”

Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend të fjalës që mungon, sic ndodh tek poezia e markut “Kodi moral”. Pwrdorimi i fjalws shihet qartw nw vargjet:

“Parandjenje e erret,
shqetesim i thelle,
sinqeritet i terbuar,
perse qenkeni
dhe qenkemi bere?!...
jam zemeruar...
me inatin,
plus dhmbjen
minus engjejt keq'beres
shumezuar gjykimin,
perkryer perditshmerine,
pjesetuar fatin,
kerkuar rastin,
thjeshtuar eren,
dashur faljen,
falur lutjen,
vrare ngritjen e piedestalit
te ndeshkimit,
shto shtojcat ...
pa perfundimin.”




Në këto raste, ajo duket sikur ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur: si p.sh. parandjenji e erret, i thellw, i twrbuar)shqetwsimit, sinqeritetit, ku freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
Poezi tw tilla flasin qartw pwr njw situatw tw re nw sintezwn poetike dhe modelin e saj tw stilit vargwthyer. Nw kwtw model parashihen poezi tw tilla si: “Kale”, “Mund”, “Kafshimi i errësirës”, “Gezim i helmuar”, “E megjithate une shkruaj poezi”, “Kostandinojade”, “Pa cak dashurine”, “Thirrja e fundit” etj.

Metonimia

Për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj kryhet me kalimin e fjalës ngakuptimi i parë në kuptimin tjetër, kur ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës.
metonimitë më të njohura janë kur:
fjala me kuptim absrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas:

VAZHDON...

Monday 21 April 2008

Vdekja e Melankolisë si vrima e ozonit




nga ERIC G. WILSON

Këto janë kohë ogurzeza. Jemi në zgrip të gërryerjes së shtresës së ozonit. Brenda disa dekadave mund të përballemi me përmbytje oqeanike. Jemi afër zhdukjes së qindra specieve te rralla. Së afërmi pyjet do të jenë po aq qetësuese sa dhe asfalti. Për më shumë, e gjejmë veten në prag të një tjetër lufte të ftohtë.
Por ka edhe një kërcënim tjetër, ndoshta po kaq të rrezikshëm: ne po zhdukim një forcë madhore kulturore, muzën e cila na jep shumë prej artit, poezisë dhe muzikës. Ne po asgjësojmë melankolinë.
Një sondazh i kryer nga “Pew Research Center” thotë se pothuajse 85 për qind e amerikanëve besojnë se janë ‘shumë të lumtur’ ose, të paktën, ‘goxha të lumtur’. Bota e psikologjisë gumëzhin nga një fushë e re, psikologjia pozitive, përkushtuar gjetjes së mënyrave për rritjen e lumturisë përmes kënaqësisë, aktiviteteteve dhe domethënieve. Psikologët që praktikojën këtë lloj terapie janë udhëheqës të një shkence të re, shkencës së lumturisë. Botuesit e rrymës po mësojnë nga industria e vetëkurimit duke publikuar mijëra libra mbi teorinë e të qenit të lumtur. Mjekët ofrojnë një gamë të gjerë ilacesh që mund ta zhdukin dëshpërimin përjetë. Me të vërtëtë, kjo e jona i ngjan një kohe të kënaqësisë pothuajse totale, një botë e re guximtare të një fati vazhdimisht të mirë, gëzimi pa telashe, lumturie pa ndëshkim.
Pse shumë amerikanë janë kaq të gatshëm që një pjesë të zemrës ta ndajnë dhe ta hedhin si dhe shumë mbetje të tjera? Si t’ia vëmë emnrin këtij ankthi amerikan me lumturinë një mani që mund të cojë në zhdukje të papritur të impulsit krijues pasojat e të cilit mund të jetë një asgjësim po kaq i tmerrshëm sa dhe ato të kumtuara nga ngrohja globale, krizat e mjedisit dhe rreziku berthamor?
Me siguri që gjithë kjo lumturi nuk mund të jetë e vërtetë. Si mundet që kaq shumë njerëz të jenë të lumtur mes gjitha problemeve që rrethojnë globin-jo vetëm sëmundjet kolektive e apoliktike, por, gjithashtu, ato irritimet e vecanta që e ndërlikojnë përditshmërinë tonë, problemet e parasë dhe zënkat luftarake, ato vokacionet e fundosura dhe mëngjeset vetmitare? A duhet të besojmë që katër nga pesë amerikanë mund të jenë te kënaqur në mes të mjerimit të përgjithshëm? A gënjejnë njerëzit apo, thjesht, tuten të jenë të ndershëm në këtë kulturë e cila e ka kthyer në status quo harenë maniake? A nuk jemi dyshues për këto statistika? A nuk jemi të shqetësuar edhe më nga mbitheksimi prej kulturës sonë i lumturisë? A nuk druhemi se ky përqendrim i shfrenuar në teprinë prodhon gjysmë-jetë, ekzistenca të shpëlara dhe djerrina sjelljesh mekanike?
Unë për vete kam frikë se mbitheksimi i lumturisë prej kulturës amerikane në kurriz të trishtimit mund të jetë i rrezikshëm; një harresë tekanjoze e një pjese thelbësore të një jete të njëmendtë. Më tej shqetësohem se dëshirimi vetëm i lumturisë në një botë padyshim tragjike të bën të gënjeshtërt, të bën të pranosh abstraksione jorealiste që nuk marrin parasysh situatat konkrete. Unë jam përfundimisht i frikësuar nga përpjekjet e shoqërisë sonë për tu ‘tharë’ nga melankolia. Pa shqetësimet e shpirtit a do të përmbyseshin të gjitha majat madhështore të përmallimit? A do të pushonin simfonitë zemërthyera?
Frika ime bazohet në dyshimin se forma mbisunduese e lumturisë amerikane pjell shpëlarje. Ky lloj gëzimi duket se nuk e merr parasysh vlerën e mërzisë. Ky lloj gëzimi i supozuar, për më shumë, ngjan se ushqen paditurinë rreth polaritetit të përjetshëm e vital të jetës, ndeshjen e agonisë me ekstazën, brengosjes dhe entuziazmit. Të përpiqesh të harrosh mërzinë dhe vendin e saj integral brenda ritmit të madh të kozmosit, ky lloj gëzimi lë të kuptohet se dëshpërimi është një gjendje jonormale që duhet mallkuar si dobësi e vullnetit ose hequr qafe me ndihmën e një kokrre të vogël rozë.
Nuk po përflas lumturinë në përgjithësi. Për shembull nuk po sfidoj atë harbim të papërmbajtshëm që lind befas pas një vuajtje të gjatë. Nuk më shqetëson ajo qetësia e fituar me mund dhe që vjen prej meditimit të gjatë mbi brengat e botës. Nuk po kritikoj atë zjarr të ngadaltë hareje që vjen nga një jetë e kaluar në ndihmë të atyre që mëkatojnë. Dhe nuk po romanticizoj depresionin klinik. E di se ka shumë shpirtra të humbur që kanë nevojë për barna për të mos e vrarë veten apo lënduar miqtë dhe familjet e tyre. Nuk po diskutoj terapitë farmaceutike për të depresionuarit mendorë apo barnat që ua bëjnë më të lehtë ekzistencën atyre me crregullime biokimike.
Sidoqoftë, unë pyes se pse kaq shumë njerëz në faza melankolie marrin barna thjesht për ta lehtësuar dhimbjen. Sigurisht që ka një kufi delikat mes asaj që po quaj melankoli dhe asaj qe shoqëria konsideron depression. Sipas meje ajo që i ndan këto të dyja është shkalla e aktivitetit. Të dyja format janë, ku më shumë e ku më pak, mërzi kronike që shpie në shqetësim të vazhdueshëm rreth gjendjes së gjërave-ndjesi ngulmuese se bota nuk është sic duhet; një vend vuajtjesh e budallallëku pushtuar nga djalli. Depresioni (të paktën ashtu sic e shoh unë) shkakton apati pavarësisht këtij ankthi, letargji deri në paralizë totale, një paaftësi për të ndjerë. Ndërsa melankolia prodhon një ndjenjë të thellë rreth po të njëjtit ankth, një trazim të zemrës që prodhon dyshime aktive ndaj status quo-së, një dëshirim të përhershëm për të krijuar mënyra të reja të të qenit dhe të të parit.
Kultura jonë duket se i ngatërron këto të dyja dhe, rrjedhimisht, e trajton melankolinë si një gjendje jonormale, një kërcënim të keq të nocionit tonë sundues mbi lumturinë-lumturi si kënaqësi e menjëhershme, lumturi si rehati sipërfaqësore, lumturi si kënaqësi të pandryshueshme. Sigurisht, menjëherë lind pyetja: kush nuk do ta vinte në dyshim këtë formë qartësisht shtinjake të lumturisë amerikane? Të gjithë ne, natën vonë, kur tregohemi të ndershëm me veten, a nuk jemi kundër lumturisë shtinjake? Sipas të gjitha gjasave, po, por a nuk është e mundur që shumë prej nesh bien në këtë sipërfaqshmëri pa e ditur? A nuk janë disa prej nesh të goditur nga ëndrra amerikane sa jemi trushpëlarë deri në atë se besojmë qe qëllimi i vetëm mbi këtë tokë është të qenit i lumtur? Kjo dashuri e paqëllimtë për lumturinë, përkundër trishtimit, a nuk do cojë drejt një jete njekahëshe, hare të pashqetësim, mesdita rrezëllitëse pa netë?
Më duket sikur shumë prej nesh janë mashtruar nga mania amerikane për lumturinë. Ne mund të medojmë se po bëjmë një jetë me të vërtetë të ndershme kur ne realisht po sillemi po aq parashikueshëm dhe artificialisht sa dhe robotët duke rënë lehtësisht në sjellje shume të vjetëruara “lumturie” në konvencialitetin e kënaqësisë. Të mashtruar na shpëton ndërloja e madhe e kozmosit, trishtimi i saj i ndritshëm, bukuria e saj e tmerrshme.
Ëndrra amerikane e lumturisë mund të jetë një makth. Ajo që ngjan si hare mund të jetë fare mirë distopi ngërdheshjesh të dobëta. Pasioni ynë për lumturinë është shenjë e një urrejtjeje kërcënuese për gjithcka që rritet, harliset dhe më pas vdes. Do më vinte plasja sikur një mëngjes të zgjoheshim dhe të pendoheshim për atë c’kemi bërë në emër të gëzimit të pashqetësim. Do ta urreja ditën kur të ngriheshim nga shtrati dhe para nesh të shfaqet një vend i zhveshur nga rrugët vetmitare e të mrekullueshme dhe madhështia e hoteleve boshe, të gjenive gjysmë të cmendur dhe poezive të tyre të furishme. Nuk dua që kur të ndërgjegjësohemi të jetë shumë vonë për të jetuar.
Më 30 nëntor të vitit 1820, teksa e portokallta e vjeshtës kalbej në lerën e tokës dimërore, John Keats-i i cili vuante nga tuberkulozi që kishte vrarë nënën dhe vëllanë e tij Tom-in, u ul për t’i shkruar një letër shokut të tij të ngushtë Charles Brown. Ky qe letërkëmbimi i tij i fundit. Ndërmjet fragmenteve të tmerrshme të kollitjes-kollë që ia bënte gjak gjuhën-Keats-i shkroi këto vargje goditëse: “Kam një ndjenjë të përhershme se jeta ime ka mbaruar dhe se unë jam pjesë e një ekzistence postmortem.” Në moshën 25 vjecare, kur ai duhej të kishte qenë duke shijuar mundësitë e dashurisë dhe të ardhmes, zbavitjet verore dhe vajzat e bukura, Keats-i ndjehej si kufomë. Atij i dukej sikur ishte në varr dhe prej andej kujtonte ditët e tij ashtu si dikush shihte një personazh të një tregimi të lexuar dikur. Ai ishte aty, duke krijuar dhe duke e parë botën me sytë e nje njeriu të vdekur.
Kur ai ishte vetëm 9 vjec, babai i tij ra nga kali dhe vdiq të nesërmen. Pak vite më vonë nëna e tij u sëmur me tuberkuloz. Megjithëse Keats-i i ndenji pranë pandërprerë gjatë gjithë orëve të natës, duke i gatuar e lexuar, ajo vdiq në vitin 1810 kur ai ishte 15 vjec. Keats-it iu caktua një kujdestar dhe, pak më vonë, u hoq nga shkolla me konvikt dhe iu kërkua të bëhej shegert në një farmaci. Kjo atij i dukej e mërzitshme pasi gjatë këtyre viteve, në fund të adoleshencës, ai u njoh me madhështinë e poezisë, vecanërisht vargjeve të Shekspirit dhe Spenserit. Për të kompletuar trajnimin Keats-it iu desh të mësonte edhe kirurgji. Ditë pas dite ai u rraskapit në një spital kundërmues dhe të përgjakshëm ku pa asgjë përvec vuajtjes. Teksa po linte kirurgjinë për poezinë poema e tij e parë e rëndësishme “Endymion” u botua në vitin 1818. Dy revistat kryesore letrare të kohës e sulmuan poezinë si të pakuptimtë.
Në të njëjtën kohë, i vdiq Tom-I, i vëllai, pas një sëmundjeje të gjatë e të dhimbshme. Ndërsa kujdesej për të Keats-i takoi dashurinë e jetes, Fanny Brawne me të cilën u fejua. Sidoqoftë, ai kuptoi shpejt se nuk do mund të martohej me të sepse edhe vetë ishte mallkuar të binte pre e së njëjtës sëmundje që vrau njerëzit e tij. Ai e dinte se do të vdiste pa e përmbushur dashurinë e tij të zjarrtë.
Të shkon mendja se kjo jetë do ta ushqente Keats-in me zemërim, por ai mbeti bujar pavarësisht vështirësive. Ai nuk u tërhoq tek kthinat e zakonshme të shekullit të 19-të; krishtërimi apo opiumi, të pirit apo ëndërrimi. Megjithëse, afërmendsh, iu nënshtrua brejtjeve serioze të melankolisë ai kurrë nuk e mëshiroi dhe as nuk i erdhi keq për veten. Në fakt, ai vazhdimisht e shndërroi mërzinë e tij, e cila buronte kryesisht nga përvojat e tij me vdekjen, në një burim të fortë bukurie. Gjërat janë të mrekullueshme, thoshte ai shpesh, sepse ato vdesin. Trëndafili prej porcelani nuk është aq i bukur sa ai që kalbet. Melankolia për kohën që shkon është pozicioni i duhur nga shihet e bukura.
Keats-i kuptonte se vuajtja dhe vdekja nuk janë anormalitete për tu mallkuar por pjesë të nevojshme të ekzistencës së madhe, histori personale të harmonizuara me polaritetin e paanë të kozmosit. Të mohosh vdekjen dhe fatkeqësinë do të thotë të jetosh një jetë të pjesshme së cilës i mungon kreativiteti dhe e bukura. Keats-i e mirëpriti vdekjen e tij në mënyrë që të jetonte.
Duke marre këte pozite të dyfishtë-të vuash vdekjen ndërsa e tejkalon atë-Keats-i ishte brenda dhimbjes së tij dhe njëkohësisht përmbi të. Ai e paraqiti këtë ndërlojë mes mvarësisë dhe varësisë në një prej letrave të tij më të famshme, shkruar në vitin 1819. “A nuk e sheh sa e nevojshme një botë Dhimbjesh dhe telashesh është për shkollimin e Inteligjencës dhe shndërrimin e saj në Shpirt?” pyeste ai. Ai do të thotë se një mendje abstrakte mund të shndërrohet në një individ zemërplotë vetëm nëpërmjet periudhash të gjata trishtimi dhe dhembjeje.
Në një tjetër letër të famshme, kjo e vitit 1818, Keats-i krahason jetën e njëriut me një “vilë të madhe me shumë Apartamente.” Ai thotë se e vetmja mënyrë për tu tërhequr nga misteret e mëdha të jetës është të vuash “Mjerim dhe Zemërthyerje, Dhimbje, Sëmundje dhe Shtypje.” Kalimi i këtyre shqetësimeve të con nga “Dhoma e Vashës së Mendimit”, (dhoma e pafajësisë) në shtigjet e errëta te zonave te përvojës së thellë. Këtu njeriu gjen frymëzimin për poezi, e cila eksploron kufijtë misteriozë të jetës. Në këtë rast, gjithashtu, Keats-i tregon se është krejtësisht i përgatitur për botën e dhimbshme, por, gjithashtu, i gatshëm për ta përqafuar këtë dhimbje. Duket sikur ai, në njëfarë mënyre, të ishte në këtë botë, por jo i saj, në gjendje për të vuajtur hidhërimet por, gjithashtu, i aftë për të parë përtej tyre.
Në “Ode për melankolinë” ai na nxit të mos e lehtësojmë dëshpërimin tonë me kimikate trulluese, të kërkojmë shpëtim përmes vetvrasjes, apo “ta mbysim angushtinë e pagjumë të shpirtit.” Duke qenë të ndërgjegjshëm për mërzitë e errëta ne mund të biem në një “krizë melankolie” një eksperiencë e thellë e përkohshmërisë së jetës, por gjithashtu e bukurisë së saj. Kjo krizë melankolie është një cështje e përzier. Bie nga qielli ‘si një re lotuese,/që ushqen gjithë lulet kokëvarura.” Por gjithashtu sjell shi dhe ushqim. Në të vërtetë kjo re “fsheh kodrën e gjelbër në një vel prilli.”

Përfundime

Genet-para dhe përtej kohës-shkumëzojnë dhe spërkasin. Cka bie në brigjet e përkohshme i përket shansit, një produkt i trilleve të dallgëve. Në njëfarë pike ky rezervuar i tejmbushur ADN-je shkumëzon përpara një gen të vrenjtur, një helikë dyshe destinuar për prodhimin e prirjes melankolike. Prej këtij momenti fillon ajo që ne njohim si histori njerëzore: përpjekjet, në dukje pafund, drejt një perfeksioni të pakapshëm, atë metim tragjik për të kapur cka është përtej mbërritjes, për të deshtuar magjikshëm. Ky gen melankolie ka rezultuar si kodi i risive. Gjatë shekujve ka prodhuar kullat e shkëlqyeshme me kokë drejt qiellit. Ka krijuar epet tona të mëdha që duan të barabiten me Zotin. Ka shpikur simfonitë e paharrueshme, po aq të potershme sa dhe oqeani i parë. Pa këtë genom të pikëlluar këto sipërani do të mbeteshin në nënbotën e joekzistencës. Në të vërtetë pa këtë informacion gjenetik, ambicioz dhe të zymtë, ajo që shohim si kulturë, atë mbretëri hyjnore idesh tendosëse nuk do të ishte lindur kurrë vec nga lufta për mbijetesë, vec nga të vrarët dhe të ngrënët.
Mund t’ia veshim këtë skenë botës primitive. Ndërsa të fuqishmit e fisit dilnin për të gjuajtur kafshë ose njerëz të tjerë, shpirtrat melankolikë zhyteshin në mendime në shpellë ose nën ndonjë pemë. Aty ata përfytyronin struktura të reja, ovale dhe të qelibarta, ose ritme të reja gojore, thirrje të shenjta, apo këngë më sipërane edhe se të vetë zogjve. Duke përfytyruar këto gjëra, e më shumë, ky i sëmurë nga melankolia u bë po aq i dobishëm për kulturën e tij sa dhe gjuetarët dhe ushqimsjellësit për te tyret. Ai e shtyu përpara botën e tij. Ai e lëvizi atë. Ai gjithnjë qe banor i mbretërisë së pasigurtë të avant-garde-s.
Ky vizionar primitiv ishte i pari ndër shumë melankolikë përparimtarë. Sigurisht, jo të gjithë shpikësit janë melankolike dhe jo gjithë shpirtrat melankolikë janë novatorë. Sidoqoftë, marrdhënia e provuar shkencërisht mes gjeniut dhe depresionit, mes merzisë dhe madhështisë sugjeron se shumica e novatorëve të kulturës qprej ëndërrimtarit antik në pyll e deri tek dadaisti i qytetit modern e kanë tokëzuar origjinalitetin e tyre në gjendje melankolie. Ne mundemi tani të kuptojmë se pse.
Melankolia shkon kundër së lehtës “ose/ose” të status quo-së. Gjallëron në zona të paeksploruara ndërmjet të kundërtave në territorin e “të dyja/dhe”. Ushqen depërtime të reja ndërmjet të kundërtave, vecanërisht të atij polaritetit të madh te jetës dhe vdekjes. Inkurajon rrugë të reja të gjetjes dhe emërtimit të lidhjeve misterioze ndërmjet antinomeve. Na kthen në pafajësi, ironi, tek ajo aftësi e përkohshme për të luajtur me të mundshmen pa qenë të sforcuar me aktualen. Këto pushime nga e zakonshmja e rifreskojnë marrdhënien tonë me botën, na dhurojnë perspektiva të bukura na i mbushin me energji mendjet dhe zemrat.
Në të vërtetë, bota është e mërzitshme të shumtën e kohës, kontrolluar nga zakone të përmbajtura. Dhe ja ku mbërrin ajo që Keats-i e quan “shtërzim melankolie dhe papritur planeti edhe njëherë bëhet interesant. Tisi i familjaritetit bie. Para nesh ndricojnë mundësi jetdhënëse. Kërkohet nga ne që të farkëtojmë lidhje të panjohura me rrethanat tona. Na bëhet thirrje për të qenë kreativë.
Duke njohur këto virtyte të melankolisë, pse mijra psikiatristë e psikologë përpiqen ta “kurojnë” depresionin si të ishte një sëmundje e tmerrshme? Padyshim ata që vuajnë depresione të thella, vetvrasëse dhe në prag të psikozave kërkojnë mjekime serioze. Po ata miliona njerëz me depresion të lehtë apo të moderuar? A duhet tu kërkohet këtyre vizionarëve të mundshëm të heqin dorë nga melankolia e tyre me ndihmën e një kokrre? A duhet që këta novatorë të mundshëm të braktisin atë që fare mirë mund të jetë muza e tyre më e madhe, demonët që lindin engjëj?
Sot për sot, nëse statistikat janë korrekte, rreth 15 përqind e amerikanëve nuk janë të lumtur. Së shpejti, ndoshta, me ndihmën e psikofarmaceutikës, ne nuk do kemi më njerëz të palumtur. Melankolikët do të zhduken. .
Kjo do të jetë një tragjedi e pashoqe e njejtë në shtrirje me zhdukjen e balenës kashalot apo shqiponjës së artë. Pa melankolikët ne do jetonim në një botë në të cilën gjithkush pranon status quo-në, në të cilën gjithkush do të kënaqej me atë që kishte. Kjo do të formonte distopi ngërdheshjesh të patrazuara e të kudogjendura, një makth të një rrafshulte që nuk ofron asgjë të re nën këtë diell. Pse jemi duke u shtyrë drejt nje ferri të tillë?
Përgjigja është e thjeshtë: frika. Shumë fshihen pas buzëqeshjes sepse tuten të përballen me kompleksitetin e botës, turbullirën e saj, bukuritë e saj të tmerrshme. Nëse rrinë të strehuar sigurtë pas ngërdheshjeve të llustruara nuk u duhet të përballen me pasiguritë që banojnë brenda mundësive, ato momente akthëruese kur ti nuk dallon këtë prej asaj, kur ti papritur mund të bëhesh hicmosgjë. Megjithëse ky ankthërim, zakonisht rreth vdekjes, në fund bëhet dehës, një thirrje për të qenë kreativ, në fillim është tmerruese si ndjesia e luhatjes mbi një hon të paparashikueshëm. Menjëherë ata ikin prej kësaj situate. Përpiqen ta humbin veten në mes masave të qeshura duke shopresuar se ankthi nuk do t’i vizitojë më kurrë. E veshin falsitetin si maskë që i mbron nga honi.
Ta edukosh shoqërinë me lumturi totale është të sajosh kulturën e frikës. A duam me të vërtetë të heqim dorë nga kurajoja vetëm për hir të gazmendit? A jemi gati të dorëzojmë ndjesitë tona më të qenësishme për një natë gjumi të qetë, një stinë kënaqësie? Ne duhet t’i injorojmë joshjet e kulturës sonë të rrëmbyer nga lumturia dhe, disi, të mos e lëshojmë trishtimin. Ne duhet të gjejmë një mënyrë, megjithëse është e vështirë, për të qenë vetvetja, zymtësi e të gjitha.
Duke vuajtur mërzinë, e pashmangshme si frymëmarrja, ne duhet ta pranojmë këtë fakt të urryer prej botës: ne jemi përjetësisht të paplotë, fragmente të një të gjithë të pakapshme. Natyrat tona të papërfunduara-ne kurrë nuk jemi aktualitete të pastra, por gjithmonë mundshmëri të turbullta-e bëjnë jetën një betëjë të përhershme, një garë force me të panjohurën e përhershme. Por kjo zgjatje drejt honit është gjithshtu shpëtimi ynë. Të jesh një fragment do të thotë që gjithmonë je në kërkim të dickaje përtej vetes, dicka transhendente-një mundësi e paeksploruar, një rrugë e verbër. Kjo përpjekje është gjithmonë një akt lirie, i të zgjedhurit të një rruge në vend të një tjetre. Megjithëse kjo punë është rraskapitëse-kërkon vëmendje të përhershmë ndaj brendësisë sonë misterioze dhe të ndërrueshme-është gjithashtu dalldisëse, një tingëllim pothuajse i pakufi i gjëagjezave të mprehta të Qenies.
Të jesh kundër lumturisë, të shmangësh kënaqësinë, është të jesh afër me gëzimin, të përqafosh ekstazën. Paplotshmëria është thirrja për të jetuar. Fragmentarizimi është liri. Gëzimi i mosnjohjes së asgjëje plotësisht është se mund t’i përfytyrosh vazhdimisht madhështitë përtej cdo arsyeje. Në anë të së plotës gjendet kufiri i zhdërvjellët i ekzistencës. Ky është ngazëllimi i perimetrit. Kjo është magjepsja, që digjet ngadalë, e përfundimit të një libri që nuk mund të përfundojë kurrë, një tekst me të meta dhe konfliktual, i shqetësuar si muzgu.

Nxjerrë prej “Against Happiness” nga Eric G. Wilson.

Të krijosh dhe botosh në emigrim

Intervise me botuesin e "Kuvendit" Pjeter Jaku-

nga R.Moisiu..
Image
Bisedë me poetin Pjetër Jaku, botues i së përmuajshmes " Kuvendi" në Detroit
Botoi Tirana Observer 12 Janar 2008
Nga R.Moisiu
Në bisedat jo të pakta që kam pasur, më ka pëlqyer të jem e drejtëpërdrejtë : mund të na thuash diçka për origjinën tuaj dhe fëmijërinë?
Të lindësh njeri dhe të mbetesh njeri, është origjina e të gjitha origjinave. Nuk ka rëndësi ku ke lindur, nga ç'prindër, nga ç'rracë. Rëndësia e vetme është, se je lindur për të marrë mbi vete një detyrim njerëzor, për t'i shërbyer bindshëm, duke menduar se, vërtetë ka qënë një lindje që duhej lindur, pasi ka lindje, që nuk e meritojnë asnjë shtërngim barku. Ku kam lindur? Herë herë më ngjan se jam lindur gjithëku ka njerëz. Kur shkoj në vendlindje, mendoj se kam lindur nga shkëmbi, në të majtë të kullës, matanë Përroit të Bardhë. Kur kam lindur? E di se ka qënë kohë e ftohtë, shekull i ftohtë, me luftra që kishin përfunduar, pa mbaruar. Ju doni të jemë i drejtëpërdrejtë ? Ok! Jam lindur në një nga fshatrat më të thella të Mirditës, në Mollë Kuqe, krejt në rrëzë të Munellës. Shpesh dragojtë dhe dreqnit, siç më thoshte gjyshja në netët e gjatë të dimrit, vinin Përroit të Bardhë, në ditët dhe netët me furtunë, sidomos pranverave, kur uji bëhëj i kaftë nga gërryerjet dhe trungjet, që sillte me vete. Jam lindur dhe rritur në atë fshat, për të pasë pasurinë më të madhe të nënave bujare, të një jete shumë të vështirë. Për fatin e mirë, gjyshi im, emrin dhe mbiemrin e të cilit mbaj, kishte blerë shumë tokë, për t'u lënë katër djemëve, para se të ikte në botën e pakthyeshme, edhe pse nuk i kishte mbushur ende të 38-tat. Babai im, me tre vëllezrit, kishin tokë, fiks një të tretën e fshatit dhe pemë të panumërta. Kishin një kullë dykatëshe, nje shtëpi njëkatëshe, me furrën e bukës brenda dhe, një objekt me çati, që përdorej për të ruajtur ushqimet. Mbaj mend , që sipër tavanit të kullës, do të gjëje 12 muajt e viti arra, ndërsa në arën e sipërme ( dmth sipër kullës) do të ruheshin lakrat dhe patatet, në frigoriferin natyral të asaj kohe. Edhe pse i gëzonim jo pak prona, prap se prap jeta ishte tepër e vështirë. Babai punonte afro 3 orë larg nga shtëpia dhe flinte në shtëpitë e punëtorëve ( baraka u thonin ) e, kthehej vetëm 2 -3 herë në javë. Shpesh punonin edhe të dielave. Për në fshat i kishim kushtet jo të këqia. Ma do mendja ishim të parët, që kishim një gramafon dhe degjonim Marie Krajen, Bik Nojën, Fitnete Rexhen e shume e shume këngëtarë të tjerë. Në raste festash, ishte kënaqësia më e madhe për ne, pasi kulla jonë do mbushej me miq e, ne ndjeheshim mire.

Në biseda me krijues më pëlqen t'i ngacmoj që të përshkruajne paksa edhe vendin ku janë rritur, shokët e fëmijërisë, prirjet e tyre të para. Mund të na thuash diçka rreth këtyre kërkesave?
Gjysmën e rritjes e mora aty ku u linda. Gjysmën tjetër e mbyti terri peradnorak ruso-kinezo- shqiptar. Rritur? Rritur nuk jam. Kam mbetur ai shkëmbori i imët, që kërkonte të arrinte qiellin, por një re e zezë, sterr e zezë më rrinte mbi krye dhe më shtypte. Duhet t'i përulesh tiranit dhe tiranëve , - më thonte, por unë isha dhe mbeta lisi, që nuk i përulet as rrufesë. Konkrertisht, -thoni ju? Fshati im vinte diku në juglindje të krahinës së Fanit. Historikisht, të parët e mi kishin ardhur në atë fshat nga Domgjoni,( një fshat më në qendër të Fanit ), për të veruar. Mirëpo, pak nga pak filluan të punojnë djerrinat, të ngrenë shtëpitë e para dhe të ikin nga Domgjoni. Deri afër viteve 40-të, fshati im nuk ka pasur varreza ( varri i gjyshit tim dhe i gjyshes se babait, janë në Domgjon, (më shumë se dy orë në këmbë nga Molla e Kuqe)! Eshte nje fshat, që e ndajnë dy përrenj të vegjël dhe, në mes ka një kodër, që fillon te shtëpia e lal Vorfit dhe ngjitet deri në Drushtë të Munellës. Mbi shtëpinë e Çun Frrokut kodrina ka një shesh të vogël , ku mblidheshin burrat e fshatit në kuvende të ndryshme, ndaj edhe sot e kësaj dite thirret " Kodra e Kuvendit". Përrenjtë, nga të dy anat, janë të veshur me arra, më shumë se njëqind vjeçe. Në fundet e arave, që zakonisht mbillen me misër, fasule, lakra e patate, ka hardhi, që ngjiten në ca krikëza prej dëllinje, një lloj druri shumë i fortë, si dhe nëpër drurë të tjerë, ka qershia si dhe në çdo oborr shtëpie ka mana të kuq , të zi dhe të bardhë. Krejt fshati nuk kishte më shumë se dhjetë hektarë tokë të punueshme, por me qindra hektarë pyje, ku secila familje kishte pyjet e saj, nga ku kish të drejtë të siguronte drutë e dimrit, lëndët e shtëpive, gjethin e thatë për dimërimin e bagëtive. Punët bëhëshin kolektivisht, edhe pa qënë në koopertivë si: prashitjet, ushqimi i bagëtive, ndërtimi i shtëpive të reja, korrjet dhe grumbullimi i tyre, pa bërë fjalë për fatkeqësitë. Nejse. Dolëm nga tema. I gjithë fshati nuk kishte më shumë se 50 hektarë qiell dhe, diellin nuk e preknim ma shume se 4-5 orë në ditë. Pranvera, vera dhe vjeshta ishin të mrekullueshme, ndonëse pranvera dhe vjeshta ishin vetëm dy muajshe, pasi nga një muaj ua merrte dimri secilës. Dimri , deri vonë ishte jetë "parazitare" , por shumë emocionuese. Lojnat e ndryshme të të rriturve, më kanë mbetur në mendje. Burrat e fshatit mblidheshin me radhë te shtëpitë e njëri tjetrit, për të luajtur kapuçash dhe lojna të tjera, të cilat mbylleshin me këngë të improvizuara nga pala fituese. Dimrat ishin, pothuajse pesë muaj. Pesë muaj që nuk të linin të bëje asnje punë. Rrugët e këmbësorëve hapeshin nga burra të fortë. Herë herë, bora i mbulonte dritaret e kateve të para. Gjuetarët, në të shumtën e rasteve përgaditnin ca rrathë prej thuprash, për t'i vënë në këmbë, që të ecnin mbi dëborë, ( pasi bora do t'i mbulonte), për të gjuajtur dhi e derra të egër, kaproj e kafshë të tjera. Çdo shtëpi kishte një ose dy pushkë gjermane, të cilat ishin më të mirat për gjueti. Jetonim si në balada. Ushqeheshim pa dietë dhe, askush nuk ruhej nga dhjamosja. Ishin njerëz legjendar, të gjithë të fortë. U mungonin veç krahët për të fluturuar, se majat i kapërcenin me një hap. Ti do të pyetësh me të drejtë: Po sot? Ata burra janë përgjysmuar. Legjendat u vodhën nga modernizmi anadollaku-primitiv . Shtëpitë?! Asnjë oxhak nuk nxerr tym, asnjë shtëpi nuk banohet. Hardhitë, arrat, qershitë, manat, thanat dhe kumbullat janë egërsuar e bërë bisha. Ato i tradhëtoj njeriu dhe kullat i kanë mbuluar ferrat. Pemët i shijojnë arinjtë, korbat, sorrat... Gjithëçka ndodhi aty po harrohet!

Megjithëse vite fëmijërie pasi, mesa di unë, rininë e ke jetuar në Lezhë, cili ka qënë momenti që të është fiksuar?
Festat! Krishtlindjet dhe Pashkët por, sidomos Krishtlindjet! Krishtlindjet i prisnim me padurim, deri kur regjimi ndalues i ndaloi. Ato ishin një festë e veçantë që, edhe ne femijët të dukeshim të rritur, të rrinim deri në mesnatë zgjuar, për të pritur Lindjen e Krishtit. Të dilnim me të mëdhenjët dhe të bënim me dorzat e kashtës një rreth si sofër, me një kryq në mes, në arën më afër shtëpisë dhe, mbi atë kryq të shtronim darkën: raki, djath, lakror me arra etj. Natën, mes dëborës, ku gjithë fshati bëhëj dritë nga të shtënat e armëve, që lajmëronin lindjen e Jezusit. Pashkët ishin një festë më e gjatë dhe, që na bëntë me rroba të reja, por përsëri atë festë nuk e perjetoj si Krishtlindjet. Imazhet e atyre viteve më përcjellin dhe do udhëtojnë me mua gjithë jetën.

Meqë jemi akoma te femijëria: kujton ndonjë rast të frikshëm dhe nga se kishe frikë më shumë?
Nata më trembte, edhe pse ishte e bukur. Në dimër ndriçohej nga dëbora dhe hëna. Në verë nuk errej, ose errej me bulkthit këngëtar. Në vendin tim lejoheshin edhe fëmijët të merrnin pjesë në ceremonitë mortore. Ata dhe unë nuk e kuptonim vdekjen, ose e kuptonim Jul Qezarçe " Më mirë të vdesësh njëherë, se sa të rritesh gjithë jetën me frikën e vdekjes". Megjithëse vdekja nuk është ndjenjë e mirë. Vetëm ditët, që njeriu shkon në vdekje të të tjerëve, kujtohet se duhet të jetë i mirë, biles i përkryer. Sa herë kaloja pranë varrezave, më dukej se krejt pleqtë e fshatit, ( ata që kisha njohur ), ishin ngritur dhe qëndronin mbi varre, këmbëkyq, duke biseduar dhe pirë duhan. Ju kërkoni një rast konkret të frikës? Kam pasë një rast. Se si isha ngjitur në mes një shkëmbi, as atëherë, as sot nuk e di, por nuk mund të zbrisja më. Shihja andej këndej dhe nuk gjëja asnjë shteg, ndërsa sipër meje rrokulliseshin ca gurë, që më rrezikonin jetën. Kur kam rrëshqitur, pa fluturuar mbi gurë, kam qënë njeriu më i lumtur.Megjithë se isha fëmijë, mendoja:"Pse duhej të vdisja aq kot?"

Ç'të ka bërë përshtypje më shumë nga ritet e asaj ane?
Huh, sa shumë janë, por në mua kanë mbetur vetëm dy: dasmat dhe vdekjet. Dasmat ishin të bukura. Nusja vinte e mbuluar me duvak, një shami e kuqe e ndezur dhe mbi kalë. Krushqit, mesa mbaj mend kanë qënë përherë 12 ose 13 veta, në përgjithësi burra, veç krushkës, që ishte nëna e nuses dhe ndonjë shoqëruese tjetër. Kur krushqit i ishin afruar shtëpisë, vinte me vrap mëshllukgjija, që lajmëronte se krushqit po vijnë. Me të ardhur lajmi, gratë dilnin në oborr dhe viheshin në rresht e këndonin. Krushqit, ndërkohë lajmëronin më një të shtënë arme, pasi kishin llogaritur kohën, që lajmëtari e kishte kryer detyrën. Pasi mbrrinte nusja, e zbrisnin nga kali, e merrnin përdore dhe qendronte në vendin më të dukshëm, që të shihej nga të gjithë, shoqëruar me të shtëna armësh. I ngrinin duvakun, për t'i zbuluar fytyrën dhe të dy duart i mbante në dy cepat e një bluze të qëndisur( antari quhej ), ku i vareshin dy shamia të kuqe, në dy duart. Këndohej dhe kërcehej për afro gjysem ore, kurse krushqëve u prinin brenda, për të pirë kafet e mirëseardhjes, duke i pyetur se si e kishin kaluar te miku dhe gjatë udhëtimit. Mbaj mend, që shpeshë herë nuses i rrëshqisnin lotët deri te mjekra, kur gratë i këndonin këngë, që i kujtonin të afërmit e saj dhe shtëpinë, që e kishte lënë. Te vdekjet më ka mbetur në mendje, vendosja e të vdekurit ne karrige, britmat dhe çjerrjet, kur vdekjet ishin të moshave të reja, si dhe vajtimet poetike.

Diçka për shkollën?
Shkolla për mua është vetëm libër. Një zanat dhe aq. Nuk mendoj se kam mësuar ndonjë gjë të madhe, në vitet e diplomimit. Kam hyrë në klasën e parë 6 vjeç dhe mesova shumë shpejt të shkruaj e lexoj. Në fshatin tonë bëhësh mësimi në klasë kolektive ( nga klasa e parë deri te e katërta bashkë).Nota më e mirë ishte 5-sa dhe, une nuk kam njohur notë tjetër veç maksimales. Mësuesi im i klasës së tretë, Pjetër Kola, i cili tani jeton në Lezhë, më jepte shpesh herë të kopjoja pjesë nga ditari dhe tekste të një klase më sipër. Në klasën e katërt mbaj mend të më ketë rëne në dorë dy vëllime të keqpërdorura të Tolstoit " Lufta dhe Paqa", më vonë romani " Tradhëtia" me një kopertinë të zezë në kaf dhe romani "Qyteti i fundit" i Petro Markos, që unë vonë e mësova se i kujt autor ishte, pasi i mungonin shumë faqe. Kur më pyesnin fshatarët se çdo dëshiroja të bëhësha kur të rritesha, u thoja doktor. Mësuesi që unë kam adhuruar në 8 vjeçare, ka qënë Mark Paci nga Domgjoni. Mësues Marku ishte piktor edhe pse, mesa mora vesh vinte në arsim nga ushtria. E shihja shpesh, se si punonte në restaurimin e fotografive të vjetra dhe më jepte detyra t'i përgadisja të bardhën e vezës, për luster të letrës së ashpër. Ishte shumë i kujdes'shëm dhe i ditur. Më pëlqente dhe mënyra se si vishej, si fliste, sa rëndësi i kushtonte përgaditjes për mësim. Për mua ishte njeriu më i ditur në atë zonë. Unë mësova prej tij se Fishta i madh ishte i të njëjtit fis me Markun, gjë që e kanë spjeguar të afërtit e poetit, që sot jetojnë në Lezhë. Me shkollat e mesme nuk më është realizuar deshira. Pas dështimit, të mos paraqitjes në shkollën e mesme mjekësore në Vlorë, mbasi unë isha fëmija i parë në familje dhe babai punonte larg shtëpisë, u desh që të mos shkoja aq larg, sa e konsideronin Vlorën gjyshja dhe nëna. Që këtu, gjërat u rrokullisen mbrapsht dhe unë mbarova shkollë të mesme profesionale, veç për t'u bërë ndihmë në një familje si e jona.

Keni kryer studimet e jeni diplomuar në letërsi. Çfare u nxiti për të studiuar në këtë degë?
Ka qënë një odise e gjatë deri tek e drejta e studimit, që nuk ia vlen të thuhet. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Lezhës së atyre viteve, Dodë Gjika, një nga të vetmit kuadro të atij niveli, që nuk ndjehej keq, kur rrinte me krijuesit. Shumë të tjerë vetëm i përshendesnin, se nuk mund të rrinin më shumë se pak minuta me Ndoc Gjetjen, Rudolf Markun, Agim Isakun, Remzi Lanin, Agustin Shytin etj.. pasi nuk kishin lexuar asgjë më shumë, se raportet partiake. Të kishin lexuar Balzakun, as që bëhëj fjalë. Falë ndihmës së Dodës, e kam filluar dhe mbaruar në kohë rekord Universitetin " Luigj Gurakuqi" të Shkodrës. Ka diçka shumë interesante për këtë. Ishte rastësi takimi me kryetarin, një mëngjes gushti, tek po dilte nga resoranti i Hotel " Lissit". Më pyeti për shkollën. – E mbarove universitetin? - më tha. - As që e kam filluar, - iu përgjigja. – Hajde me mua,-vazhdoi ai. Pasi u ngjitem në katin e dytë, ku kishte zyrën, thirri shefin e arsimit, mori dosjen time dhe më dha një letër dore, për të shkuar në Ministrinë e Arsimit. - Do takosh,zv/ministrin , Nazim Skuqi dhe do më kthesh përgjigje,- më tha. Nga shkallët e komitetit, jam nisë me biçikletë për Tiranë, në orën 8 e 30 dhe, kam qënë në ministri, në orën 11 e 30. A nuk është ky një udhëtim epik, që as Gjergj Elez Alia nuk do ta bënte? Pasi unë e kisha humbur shkollën e mjekësisë, letërsia ishte pasioni im dhe mundësia për ta mbaruar më lehtë, pasi gjithë veprat e rekomanduara të letërsisë i kisha lexuar pa imponim, që pa shkuar në universitet, ndërsa gjuha ishte tepër e veshtirë.

Pa hyrë gjatë në vitet e mëpasme, për të cilat dimë sadopak, punën që keni bërë në arsim dhe në Degën e Librit Lezhë, a mund të na thoni diçka lidhur me ndikimet në formimin tuaj?
Njeriu formohet deri në ditën që harron të marrë frymë, por formimi im ka qënë në moshën e rinisë, deri në adoloshencë. Nga ajo moshë e mbas, nuk kam ndryshuar asgjë formuese. Njeriu nuk është një qenie prej balte, që mund t'i japësh disa forma. Ai pranon vetëm një formim, ose një çthurje formuese, që nuk formohet kurrë. Por, ndikimet janë të pranueshme. Tek unë, më shumë se askush ka qënë ndikimi i nënës. Nëna ime është modeli i durimit dhe i këmbënguljes. Këto cilësi, besoj se i kam edhe unë. Babai ka qënë shumë punëtor, nevrik dhe tepër bujar. Besoj se edhe keto cilësi i kam marrë. Edhe pse nuk dukem nevrik, vetëm unë e di si i përmbaj nervat, mesa zor i bëj zap. E kam adhuruar xhaxhan, Preng Jaku, i cili ka jetuar e punuar në Durrës, për njohurit që zotëronte, edhe pse ishte mekanik. Nga babai të gjithë janë shumë punëtorë, shumë të saktë dhe shumë bujarë. Nuk i përulen, veç të Plofuqishmit! Nga nëna dalloheshin ndjeshmëria dhe vëzhgimet psikologjike, përcaktimet precize të përsonalitetit. Nëna më thotë, se kam një kombimin mids gjyshit të dajës ( babait të nënës) dhe babait tim, të cilit edhe i ngjaj shumë. Shpesh'herë e kujtoj një thënie japoneze: "Më jep një nënë të mirë, të të jap Atdheun e mirë." Mësuesit dhe shkolla luajn një rol të rëndësishëm në formimin e njeriut. Bindem, se karakteri i njeriut formohet, para moshës 25 vjeçare.

Cila është gjëja më e rëndësishme, që ju keni mësuar, qëkur keni filluar të kuptoni se çfarë është jeta?
Sa vjen e shkojnë vitet, po kuptoj se nuk kam mësuar asgjë por, nëse ka të bëjë me formimin, mund të përgjigjem, pa u menduar fare " korrektësia". Për mua je njeri, aq sa je korrekt!

Prinderit?
Mendoj se për këtë pyetje, jo pak folëm në përgjigjen e formimit. Babai vinte nga një baba mjeshtër, i cili ishte djalë i vetëm dhe, nga një nënë prej një familje shumë të njohur, siç janë Kocajt. Gjyshi im kishte dy byrazer në Lurë, të njohurin Dodë Vladi dhe Dedë Kolë Mariseni, të cilët ishin edhe ata djemë të vetëm. Ngaqë ishin secili nga një, vendosen të bëhëshin tre vëllezer. Akoma edhe sot, për afro 80 vjetë, në kullën moderne të Nikollë Vladit e kanë ruajtur një pjesë të tavanit, që e kishte gdhendur gjyshi im. Kam qënë në Lurë 20 vjetë më parë. Kam shkuar për dy ditë e, Lura më ka mbajtur një javë. Nëna vinte nga shtëpia e njohur e Frrok Preng Mushtës, një nga familjet më në zë në Mirditë, më më shumë se 60 anëtarë, për të cilën s'është shkruar fare. Gjyshja kishte 6 motra, njëra prej tyre, Dila, vuajti disa vite internimi me dy djemtë, Pjetrin dhe Gjonin, sepse burri i saj, i njohuri Ndue Bib Perndocaj ishte arratisur në Amerikë me dy djemtë, Biben dhe Zefin. E kujtoj kur vinte dhe ikte natën nga shtëpia jonë! Prej babës kam një devizë, të cilën e mësova, pa ma thënë ai kurrë : " Thuja vetëm të vërtetën, dhe nëse të rrezikohet jeta". Ai bëri 10 muaj hetuesi, vetëm për të mos dalë deshmitar në rrenë. E dini çdo të thotë dhjetë muaj hetuesi, në kohën pa asnjë lloj mbrojtjeje?! Shumë vite pas burgut, ma ka treguar të vërtetën. Ish shefi i hetuesisë, i rrezikshmi Gjolek Lajthia, " Brezhnjevi", siç i thonin në Lezhë, e kishte "ftuar për një kafe" te Hoteli i Gjuetisë, në Ishull Lezhë dhe i kishte thënë: " Më nënshkruaj, se përgjegjësi të ka urdhëruar të shtosh fiktivisht rezultatet e misrit të grumbulluar në magazinë, dhe nuk do të bësh asnjë ditë burg." Babai, atë nuk e tha kurrë, sepse nuk mund ta thonte një gjë, që nuk ia kishin thënë! Nuk besoj se në një intervistë si kjo, mund të thuhen të gjitha, sepse janë aq shumë, sa nuk mjafton një libër.

Veç librave poetik " Harrimi i vetes" dhe "Ankthe", të vlerësuar nga kritika, jeni edhe autor i studimit " Vlerat letrare ne Lahuten e Malcis", si ju lindi ideja dhe çfarë u nxiti per ta shkruar këtë vepër ?
Sa për librat poetik, mund të thëm bindshëm, se ata mund të ishin botuar, të paktën 10 vjetë më parë se u botuan, po të mos punonin në shtëpinë botuese " Naim Frashëri", redaktorë të tipit, Stavri Daja, edhe pse mund të ishte njeri i mirë, ai nuk zotëronte gjuhën shqipe e para dhe, e dyta se njihte fare krijimtarinë, aq sa në një përgjigje të viteve 80-të më shkruante afërsisht kështu: " Tani për tani libri juaj nuk mund të botohet, pasi për fatin tuaj të keq, libri analizohet fill pas plenumit të 8-të, ndërsa ju keni disa poezi kundër burokratëve, që mund të nënkuptohen edhe për drejtuesit e partisë..." Unë nuk kisha dërguar në shtëpinë botuese libër politik, që të vlerësohej me këtë frymë. Pokështu, në redaksitë letrare si te gazeta "Drita", revista " Nëntori" dhe "Zëri i Rinisë", përveç viteve të fundit, që punuan Preç Zogaj e Rudolf Marku, ka pasë redaktor, që nuk spikasnin si krijues, edhe pse botonin nga një libër në vit. Sa i takon, sprovës me libërthin " Vlerat letrare në Lahutën e Malcis", ajo nuk është vepër dhe nuk është pretenduar si e tillë. Ajo është vetëm një sprovë, që cek një temë shumë të përfolur. Pikërisht për këtë, mora një temë të tillë, që besoj në të arthmen e shpejtë do ta plotësoj, sidomos me fjalorin fishtian, për të cilin kam marrë edhe sugjerime me shumë vlerë nga ish pedagogu im, Dr. Tomorr Osmani.

Botimi i revistës së përmuajshme " Kuvendi", si u realizua, kur dhe pse?
Ishte një deshirë e mundësuar nga parat, që m'i kishin dërguar vëllezrit nga Gjermania, të cilët ishin pjestarë të ikjeve biblike të marsit 91. Fillimisht " Kuvendi" u botua në Lezhë, në vitin 1993. Kishte drejtim tjetër nga çka sot dhe ishte në formatin e revistave të zakonshme, në A-4. Atje nuk pati fatin të jetonte. E shtypnim në shtypshkronjë n e dhomës së tregtisë në Tiranë dhe e ruanim bashkë me "Spektrin" te ministria e kulturës, por me mbylljen e "Spektrit", ne na humbën afro 1500 kopje, që nuk mundem t'i gjëjmë asnjëherë. Nuk kishim shtypshkronjë në Lezhë dhe e ndërpremë. Kur erdha në Detroit, ka qënë miku im Zef Brozi dhe poetja Elinda Marku që, për afro një vit e gjysëm më nxiten vazhdimisht, aq sa në Maj të vitit 2001 mundi të dalë numri i parë, me shumë vështirësi. Kur po përgaditej numri i parë, mbaj mend që miku im, Dr. Dedë Kolndreu, i cili më ndihmon vazhdimisht në punët e programet kompjuterike, me sinqeritet më tha: " Vetëm ne të dy e besojmë, se keto ditë do dalë revista." "Kuvendin" e kanë ndihmuar dhe ndihmojnë, aq shumë krijues dhe lexues, sa do duhej një bisedë vetëm për këtë temë. Eshtë një revistë informative dhe kulturore, në formatin e një libri, me afro 200 faqe në muaj, pa ndërprerë. Në të kanë dhënë mendimet e tyre shumë përsonalitete, të politikës, kulturës dhe historisë. Janë botuar qindra e qindra faqe krijimtari. Janë fiksuar evenimentet më të rëndësishme të komunitetit shqiptar këtu, etj etj… Për " Kuvendin" kemi kohë të flasim.

Nga " Kuvendi", mesa di unë, doli libri juaj " Shqiptarët në Detroit", një vepër që e plotëson shumë komunitetin shqiptar të Detroitit, si një nga komunitetet më të vjetra në Amerikë. Ju e keni lënë hapur vazhdimin e tij. Ç'mund të na thoni për këtë?
Komuniteti shqiptar i Detroitit, është një komunitet shumë i njohur, që ka pasur dhe ka përsonalitete me emër dhe, që kanë ndihmuar çeshtjen shqiptare. Që unë do ta vazhdoj këtë libër, kjo është afër mendësh dhe, besoj që pas një ose dy vitesh, ndoshta edhe në 2008-tën. Ka pasë vrejtje me vend, që unë kam përfshi në atë përmbledhje intervistash, si dhe kemi bërë intervista, që teprojnë, ose që duheshin lënë jashtë këti libri. Por, e shkruara ka një të mirë, mund të korigjohet, megjithëse unë nuk jam penduar kurrë për çfarë kam bërë. Në një komunitet prej afro 150 mijë shqiptarësh, ka vend dhe mundësi për më shumë, nëse të pamundurit për të shkruar, kanë mundësi të ndihmojnë. Në mos jo të ndihmojnë, të mos pretendojnë të jenë në vepra patriotike, kur nuk kanë bërë asgjë për Atëdheun e tyre, qoftë edhe të mendojnë një moment për të. Të paktën t'u mbetet emri si përkrahës të këtyre veprave se, edhe ashtu do të bëjnë diçka patriotike. Libri i dytë do të konceptohet ndryshe, jo duke u përqendruar në biseda. Ai do të përshkruaj në etapa, ecurinë dhe zhvillimet në komunitet, lidhur përherë me trojet shqiptare, prej nga vijmë.

Cila është gjinia e preferuar dhe, nga i merr frymëzimet në krijimtarinë tuaj?
Më josh poezia, megjithëse është krijimtaria më munduese, që kërkon të thuash në pak vargje një mendim, një kuptim, të transmetosh mesazhe, të krijosh emocione, përjetime etj et… që edhe ju i dini dhe i keni provuar.Shpesh sjellë ndërmend, dy vargje të Eseninit: " Që të jeshë poet, kjo do të thotë/ të plagosësh veten kurdoherë.." Të botosh një libër me poezi, do të thotë t'i keshë situr nja tre libra dhe, të keshë lënë me një anë dhjetra poezi, që ndonjëherë edhe të dhimbin. Jo çdo gjë e shkruar,është e botueshme. Për këtë duhet të binden vetë autorët. Poetët e viteve të fundit ( disa ), zor të kenë në arshivën e tyre një poezi të pabotuar, duke u kthyer vërtetë në Zhurdenin e Molierit. Kështu nuk ka ndodhur as me nobelistët, as me Neruden, as me Lorkën, as me Bërnsin..etj…etj. . Kam provuar të shkruaj edhe në prozë, por më duhet edhe ca kohë të kemë një krijim që t'i rezistojë kohës. Frymëzimet në poezi janë të rralla. Duhet të jenë emocione shumë të forta, që diçka të të nxit për të shkruar. Tani, me zhvillimin e njohjes, shumë ndodhi kalojnë pa emocione, nuk kanë aq forcë fenomenet, sa të të mbajnë lidhur, pas mendimit, të të ngarkojnë me impresione, që kërkojnë shkarkime të rrufeshme në letër. Poezia është krijimtari e moshës, që duhet të shmangë proliksitetin. Atë e shkruan mosha, vuajtjet, përjetimet e forta, dhimbja e fenomene të tjera rënduese, që duhet t'i heqësh nga pesha jote. Por, në radhë të parë , poezinë e shkruan mendja. Kur e shkruan poezinë dhe e mendon të realizuar, ndjehësh krejt i lehtësuar. Poeti nuk duhet të bëjë tregti me fjalën, të shkruaj vetëm për ta shitur. Nëse je vërtetë poet, poezia do të shitet.

Ka 3-4 vjet që jeni marrë edhe me kritikën, duke guxuar t'u bini të mëdhenjëve ( e kam fjalën për kundërshtimin e reçensës së Qosjes për librin e Rudina Xhungës, etj…
Më kujtohet që analizën e parë e kam bërë për librin poetik të Flora Brovinës. Kam shkruar herë mbas here për libra të lexuar. Pothuajse për të gjithë librat që lexoja kam mbajtur shënime. Më vonë shkrova një analizë për vëllimin poetik " Koha" të Kadaresë, ku poeti Rudolf Marku, do më shkruante një letër të gjatë, ku më thonte ndër të tjera: " Atë që nuk e bënë kritika letrare, e bëni ju. Është një guxim dhe një punë për t'u admiruar..etj. " ndërsa me shkrimin e Rexhep Qosjes për romanin e parë të Rudina Xhungës vërtetë jam befasuar, aq sa nuk mund ta besoja se mendime te tilla i ka dhënë nje kritik si ai. Herë mbas here kam marrë në analizë libra poetik, por asnjëherë me tendencë. Në fund të fundit, kritika është mjeti më i mire, që e ndihmon krijimtarinë. Kurse, miku im Ndoc Gjetja, do të ishte kritku im i parë. I kisha dërguar në vitinn 1974 dy fletore 64 fletshe me poezi dhe, mbasi i lexoi më shkruante : " Ka ndonjë poezi të realizuar, dhe sidomos vargje të realizuara, por assesi, nuk je gati për të dalë me libër". Pra, në ato fletore mund të ishin më shumë se 100 poezi dhe më shume se 5 vjetë krijimtari. Fillimisht u ndjeva keq, por ajo ishte ndihma e parë dhe më e mire, që më dha miku im, i cili donte që unë të paraqitesha para lexuesit, ndoshta më mirë nga ç'unë mendoja.

Cilën ëndërr nuk keni realizuar ?
As që bëhët fjalë për ëndrra. Ato do të mbetën të tilla, megjithëse nuk kam qënë tip ëndrrimtar. Asnjëherë nuk kam parë përtej mundësive. Në të shumtën e rasteve, për mua, ëndrrat janë mite. As Herkuli nuk e vrau Hidren me 9 koka. Atë e krijoj njeriu, për t'u bërë i fortë, për t'i besuar vetes në forcën që ka, në atë që mund të bëjë!

Mendoni se " jeton" poezia me politikën dhe , ç mendim keni për pastërtinë e figurës së politikanit?
Poezia është ndjenjë, politika është qëllim. Që të arrish diku, duhet të shkelësh mbi ndjenjën, mbi lodhjen, mbi mundësite, në dëm të dikujt, të diçkaje. Pra, janë dy kahje te kundërta. Poezia mund të përshkruaj momente, që vijnë për rrjedhojë të politikës, por jo të jenë bashkudhëtare. Politika, sado njerëzore të jetë, nuk është poezi. Poezia është gjithëmonë opozita e politikës. Nuk kam ëndërruar dhe nuk ëndërroj të jemë politikan. Nuk është keq, pasi ashtu jetohet më mirë. Të paktën kështu më thonë. Kujtoj një ish ministër, që më thonte para një viti: " Po deshe të lodhësh dhe të mos fitosh sa këtu, rri në Amerikë." E dija se kishte të drejtë, por nuk mund të isha në atë mëndje. Sa për dosjet, le ta ndërmarrë parlamenti një inisiativë të tillë, se është vërtetë i vonuar. Tani edhe hapja e tyre nuk vlen shumë, pasi 17 vjetë kanë penetruar, deri në majat e pushtetit, spiunë me dobësi karakteri të dukshme, e jo se i shërbyen shtetit për aftësi. Spiunat ordinerë,sidomos krijuesit, që i shërbyen me devotshmëri, që bënë padi, pa iu dridhur dora, kur nuk u rrezikohej jeta, nuk duhen toleruar fare. Eshtë mëkat që ata për 17 vjetë, kanë përfituar aq shumë, disa prej tyre duke thënë me paturpësi: " ata që nuk i shërbyen Atdheut ( spiunuan ), ishin merhuma." Dhe, i mjeri popull i duron mbi krye. Ketë, jo vetëm që duhen demaskuar, por duhen ndaluar me ligj, të kenë një detyrë, sado të vogël në jetën publike. Aq më tepër, ata që i kanë shërbyer në moshën e pjekurisë së plotë.

Keni preferenca në këtë fushë?
Nuk kam preferencë në politikë, sepse si Zhozef Fushe, si Maksimilian Robespier më kanë lënë shije të keqe, pasi i kam lexuar. Shije të mirë më ka lënë " Utopia" e Thomas More, ku sipas tij, vyrtyt është të ndihmosh të tjerët. Ju do të habiteni,kur une te zbresë nga Robespieri te Vorf Nikolli ( Lalë Vorfi ) , një murator, pa asnjë klasë shkollë, që shumë shpesh e dëgjoja tek fliste për inglizin, gjermanin dhe moskovin etj…, ishte politikani i parë, që kam njohur në jeten time. Ishin disa moshatarë të tij, që mblidheshin në kodrinën e rrumbullaktë mbi shpinë e Lalë Vorfit dhe ai fliste për luftën. Unë nuk e di as sot pse u gjindësha aty, ose afër tyre. Në politikën e sotme nuk mund të përmend asnjë, përveç fiksimit që më ka mbetur nga Helmut Kol dhe, deri diku Henry Ksinger. Ndërsa tek shqiptarët, edhe pse nuk qe një plolitikan karriere, Pjetër Arbnori më ka lënë mbresa të paharrueshme. E kam njohur në një datë që mbahet mend, me 5 janar 1991, tek po shpërndante numrin e parë të gazetës " Rlindja Demokratike" , para ndërmarrjes artistike " Migjeni, në Shkodër. Isha me mikun tim, Kolë Prela, i cili ia mori gazetat, për ta ndihmuar, pasi rreth tij u bë një grumbull shumë i madh njerëzish. Kam pasë rastin ta takoj më vonë, edhe kur ishte në detyrë, edhe kur nuk ishte. Pjetri, përherë mbeti i njëjti. Për " Kuvendin" kam pasë një intervistë me të, pak më shumë se një vit para se të ndrronte jetë. Po sot?-do thuash ti. Në Shqipëri nuk ka politikanë të paindoktrinuar të moshës mbi 40 vjeç.

Si i shikoni përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare ,kosovare dhe shqiptare ,për çeshtjen e Pavarësisë së Kosovës?
Politika shqiptare ( Kosovë – Shqipëri ) ka qënë përherë e mbështetur tek Perëndimi, ndaj dhe ne na është dukur e lëkundur. Në fakt, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. U kritikua një nga miqtë e mi, Besnik Mustafaj, sapo mori detyrën e ministrit të jashtëm, në qeverinë demokratike, por të gjithë po e shohim, se nuk mund të kërkohej më shumë, kur nuk donin të na jepnin asgjë. Kompleksiteti i fenomeneve të tilla, e përbën shumë të vështirë problemin kosovar, megjithëse është një rast i paprecedent në historinë botërore, një popull me 90 përqind të një gjuhe, të një rrace, në trojet e tyre autoktone, të mund të mbahet me dhunë nën zgjedhën e një kombi, që nuk e lidh asgjë me të. Ndaj, ka ardhur koha që, edhe historia botërore duhet rishikuar. Mbi kurrizin e shumë popujve, janë bërë shumë padrejtësi. Pse të mos riparohen?

Mund të kalojmë në një plan më intim: a urren Pjetri?
Nuk më pëlqen fjala urrejtje. Të urresh, do të thotë të mbash brenda vetes, një zemrim shumë të gjatë, i cili kthehët në urrejtje të përhershme. Nuk urrej, as nuk u kthehëm gjërave të prishura. Secili ka jetën e vetë, ashtu siç e koncepton ai. Mund të jetë i mire, kur nuk është, mund të jetë i matur, por nuk mendon gjatë dhe, nuk e ka të kalitur durimin. Ka vetëm një test për njeriun e kulturuar. Sa ai është i kujdes'shëm dhe i përmbajtur në një grindje. Kam pasë një rast, që ajo pak simpati, që kisha për një të njohur intelektual, u kthye në urrejtje. Gjatë një grindje, që isha i pranishëm, nuk dinte gjë tjetër, veç të shante. A mund të jenë kështu përjetësisht. Jo. Njerëzit mund të ndryshojnë. Megjithë forcën time urrej thashethëmexhinjtë burra dhe mosmirënjohësit! "Gjarprit, edhe qumësht t'i japësh, nxjerrë helm".- thotë populli.

Dashuria me e madhe e Juaja?
Nuk kam asnjë dashuri më të madhe, se atë për fëmijët.

A keni armiq?
"Njeriu nuk mund të jetë shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e armiqëve të tij"- thotë shkrimtari i njohur Oskar Wilde. Per fatin tim të" keq " armiqtë e mi të hapur janë më pak se mediokër, që nuk kanë asnjë lidhje me letërsinë, në veçanti. Ata filluan të kenë vetëm inate, kur mësuan se, në letërsi u beka njëfarë emri e, jo me mashtrimet dhe genjeshtrat e tyre… ndërsa armiqtë e fshehur janë ata, që nuk thonë asnjë fjalë për punën që bëjmë, për krijimtarinë e tjetrit, në disa raste duke na lavdëruar e, mbas shpine, të jenë përsonazhe të Shekspirit.. Nuk mendoj se është hakmarrje, t'u thuash të vërtetën edhe miqëve më të mirë, edhe pse e din, se ata do të bëhën armiqtë e tu. A nuk u hakmuar princi Hamlet, vetëm ngaqë fantazma e të atit i tha, se është vrarë nga Klaudius? Po sikur princi ta kishte parë?

A fal Pjetri?
Pjetri toleron. Krijon hapsirë për vete dhe të tjerët. Kur vijmë tek falja,kjo është dhe e meta më e madhe, që ia njoh vetes. Nuk kërkoj falje, as për veprime që do t'ia vlente, jo vetëm të kërkoja falje, por edhe të më falnin. Kur nuk di e nuk mundem të fal Pjetrin, a falka Pjetri?!

Cilët janë miqtë tuaj ,më të mirë?
Librat. Librat dhe vetëm librat. Me ata këshillohem shpesh. Kur dua te gjëjë modelin e politkanit të pafytyrë, të krijuesit qarraman, që nuk u mjaftonin as lakrimarët e madonave franceze, të sharalatanëve të pacipë, të burrave kurva, të heronjëve të vërtetë dhe nobelistëve, përsëri thërras në ndihmë librat. Në rastin konkret, konsultohem shpeshë me disa shokë, që nuk arrinë as gishtat e njerës dorë. T'i permend? Besoj nuk është nevoja. Për gjëra kryesore konsultohem edhe me miken, kolegen, gruan, që është gjithëmonë e dashura ime, Elinda Marku ( ndaj dhe ka zgjedhur të mos e marrë mbiemrin tim, për të mbetur, gjithësesi e dashura ime, dhe unë i dashuri i saj), me fëmijët, të cilët nuk i konsideroj vetëm fëmijë, por çdo ditë e më tepër, ata janë edhe miqtë e mi më të sinqertë.

Kush janë shkrimtarët tuaj të preferuar ,brenda dhe jashtë atdheut?
Martin Idenin e kosideroj libër jasteku. Që do të thotë, se njëri prej tyre është Xhekë Londoni. Në ditët e sotme ka aq shumë shkrimtar, sa vështirë të përcaktosh por, për mua, Gabriel Markesi mbetet shumë i madh. Paolo Coelho, pas viteve 90-të, po shkruan prozën më të pëlqyeshme. Mua " Alkimisti" më ka rënë në kokë. E pra, është një prozë, pa shumë ngarkesa filozofike e metaforike, është një prozë e drejtëpërdrejtë , që të rrëmben, pa të lodhur, nëpër sallone e përshkrime të panevojshme. Më ka mbetë në mendje ngashmëria e të mëdhenjëve. A nuk ngjanë " Anabel Li" e Adgar Allen Po me " Gruaja e qymyrtarit" të Robert Berns?

Jeni dhe punoni në vendin me një demokraci të mirëfilltë; çfarë do të deshironit të kishte Shqipëria jonë nga ky vend?
Demokracinë, ligjet dhe zbatimin e tyre.

A ka pasur momente që jeni ndjerë i dyzuar për të marrë një vendim ?
Ka pasur raste, që jam matur, por jo lëkundur. Natyra e një krijuesi nuk përshtatet me vendimet. Krijuesit nuk kanë natyrë ekzekutive. Ata ekzekutojnë me harresen, përçmimin dhe nuk e përdorin fjalën për të dënuar.

Ke bërë ndonjë gabim, që ia sheh gjurmët edhe sot?
Materialistët thonë, se dashuria është gabim. Nëse është ky gabim, une kam "gabuar". Shumë herë gabimet nuk varen nga ne. Gabimet që mund të kemë bërë, duheshin bërë, edhe pse dhimbin. Ato janë gabime, për të cilat nuk pendohem.

Çfarë u lidh me Mirditën?
Me Mirditën më lidh vendlindja, varret e të parëve të mi, gjithëçka…

Nëse do të kishit mundësi të ktheheshit edhe njëherë pas në kohe, çfarë do të ndryshonit?
Do studjoja për mjekësi.

A do te kthehet Pjetri ne atdhe?
Atëdheu është përherë me njeriun. Edhe nëse ai ( njeriu) mundohet ta largojë, e ka të ngjitur pas vetes dhe, thjesht nuk e sheh, se ai nuk i shqitet. Nuk e kam mohuar Atëdheun, pse kam marrë nënshtetësi amerikane. Në Atëdhe jemi çdo ditë, nga mëngjesi deri kur flemë. Zgjohemi në mëngjes, pa pirë kafen hapim internetin, para se të flemë poashtu. A nuk jemi në Atëdhe?! Edhe pse jemi aq larg tij, duke qënë me njëri tjetrin, ndjehemi si në vendin tonë. Atëdheu nuk është vetëm vendi, Atëdhe është gjuha, tradita, njeriu që i mbart këto. Duke i ruajtur veçoritë e tij, jemi një pjesë e Shqipërisë, që lamë atje tokën dhe ëndrrat.
Ju Faleminderit !

Intervistoi:
Raimonda Moisiu,SHBA __._,_.___