Friday 25 April 2008

DHIMITER POJANAKU PERBALLE POEZISE LIRIKO-FILOZOFIKE TE PEIZAZHIT DHE DASHURISE



Bujar Ganija - Plloshtani*

Poeti Dhimitër Pojanaku është fitues i shumë çmimeve në shkallë vendi, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë: Disa nga çmimet që ka fituar janë:
Çmime ndërkombëtare poetike, në Itali, vitet 1996, 2002.
Çmim ndërkombëtar në Francë l997, 2002
Çmimi "Penda e Argjendtë", Shqipëri 2003,


Poezia, si art i fjales qarteson modelin per nje shpirt qe moderohet ne relacion pas te bukures. Si te thuash eshte e tejdukshme ne formen e nje vakumi lakonik me permasat e nje vallezimi hyjnor, ku gjenealogjine e poetit e kthjellon drejt nje patosi me arsye racionale dhe nje intonacioni shpirteror. Sigurisht, poezia nuk ka fund dhe eshte e pashtershme, sepse ajo eshte e krijuar nergut per te bukuren, ngaqe e bukura nuk ka nevoje per prova. Dhimiter Pojanaku, njeriu qe ngadhenjen mbi njeriun, pozicioni i shpirtit te tij qe vidhet nga valet e detit te pafund preferon te gelltis shpirtin e tij prej poeti ne poezi liriko filozofike te peizazhit, dashurise, pezmatimit. Copeza shpirti me formen e nje aventure, pastaj me ngushellimet e vjeshtes meshiron muzgun e perendimit te qiejve. Ah, deti eshte formula e kapercimit te vetvetes ne vetmine e realitetit te tij. Ai eshte poet bodlerian, skalit vargun me konkurrencen e mendimeve te thella, gjithnje duke futur nje kohe poetike vetem per te ndertuar nje poezi. Ai ka shpresa dhe vizion te madh per lojen e te shkruarit, e cila rrotullon gjithe virtytin e tij shpirteror si kulle ashensori. Krijon pa ekzistencen e pezmatimit, dhe e kthen ne nje ekzistence ngushellimi, qe shpeshhere mund te ndryshoje deshirat per te mire, por koha mbetet e habitur nga sjellja, sepse ai behet i nxituar ne lumturine shpirterore. Poezite e tij aludojne per nje poet qe endet mes llumit dhe virgjerise... Disa veshtrime fikse per poezine e Dhimiter Pojanakut:

Fund deliresh

Sa here me molepsin zerat e qiellit,

Shkoj te deti.

Sekush me mbathi ne kthim,

Kepuce plumbi.

Dhe ngeshem numeroj kokrrizat e reres.

(nga libri me poezi: Guret Zbardhin Naten)

Nje vakum lakonik i mbine ne shpirt. Zerat e qiejve nisin pozicionin e tyre duke e

stimuluar poetin te kendoje dhe te udhehiqet drejt nje relacioni pas te mires supreme. Ne syrin e poezise, ai shfaq melankoline per nje perpjekje kunder perpjekjes se qiellit. Nje sy qe fsheh pasqyren per vullnet drejt realitetit, dhe nje shmangie me bojen e fosforte te valeve kerkon moralin per qenien qe ka humbur dhe qe rrefen heshtazi per ndonje humbje te ardhshme. Vetmia dhe deti jane forca e shpirtit te tij per t'i mbuluar veset e nje qielli. Ai troket me thembrat e tij te zbathura ne kokrrat e renditura me rere, duke i rrefyer qiellit me gjuhen e poetit se, tani eshte nje moment tjeter per stabilitet shpirteror dhe nje mundesi me shume per poezine kur nata hedh henen kulace ne skene, qe poeti ta grishe me vargje... Ai ne vargjet e mesiperme kerkon nga qielli hyjnor qe t'i rikthehet paqja dhe stabiliteti i vetvetes, dhe se intuita e nje poeti lirik nuk duron te skllaverohet nga zerat misterioze te qiejve. Poezia e tij me formen e nje lirie kapitaliste sundon krizen e zerave mister qe ngercojne nje qenie komplet intuitive. Frymezimi i poezise se tij del nga nje tendence e shkujdesur e Zotit, nga nje rol i jetes se tij, i lindur per nje triumf ne luajtjen e roleve.



Oda perballe times

Pernate mban driten ndezur.

Muret e saj asnjehere s'kane puthur erresiren,

Erresira asnjehere s'ka mbeshtetur faqet mureve.

Neteve,

Vuaj te di,

N'at' drite e mban ndezur dhimbja apo,

Dashuria.

(nga libri me poezi: Guret Zbardhin Naten)

Nje llambe prej poeti me driten e henes e mban aktiv pozicionin e shpirtit te tij. Brenda dhomezes kubike ku jane orientuar rrezet e llambes kah tryeza e punes, ku imagjinata grafullon pernate nga nje poezi ne leter- zbardh guret e nates. Pena, ne kontrast me ngjyren e murit nxjerr shllimin e poetit per nje vizion drejt mendimit per arsye filozofike duke premtuar gjithe kercellin prej te njejtit motiv: Shpirt permbi shpirtrat. Pozicioni i penes se poetit eshte ideal i lire thelbesisht i njejte me vetveten e tij, i teri mes llumit dhe i formuar si nje artikull i vjeter fasade per besim te thelle ndaj kapercimeve te shthurura...
Llamben e perdor si nje mjet per t'ia mbajtur aktiv muzen, brenda tij te krijohet nje emocion qe ia perkujton shllimet per nje art origjinal te te menduarit. Edhe poezia kerkon pershtatje me natyren e shpirtit, kerkon nje perjetim te gjalle te disa ndjenjave te huaja ne ndjenja poetike. Sigurisht, dhe netet e tij me muzen jane nje shmangie e lumturise absurde, ne nje vizion per arsye. Ai di te vuaje, vetem sepse muza dhe shpirti i tij i arrire poetikisht, me nje vlere intuitive, e kapercen vleren e nje urtesie njerezore. Poetet qe kane vizion per idealizem dhe trajtim filozofik, ne radhe te pare zene pozicionet e nje gjeniu.

Mbasdite vere

Shtrire,

I pozon qetesise.

Nje xham shejtan,

I vetmi mekatar,

Gezon hiret e saj.

Te linjtat,

Guaskat bosh,

Koloviten dyshemese.

(nga libri me poezi: Guret Zbardhin Naten)

Pas perendimit te pezmatimit, lind boja e erosit. Brenda lekures se protagonistes ka gjetur vetmine e saj qe bredh, pastaj pak me vone vetem poezia e tij e sheh ngado ate model femerushkeje. Syri i tij qe endet dhe qe rremben, arrin dhe kete here te mbeshtjelle pamjen e nje shpirti femeror ne formen lakuriqe. Reren qe dikur poeti ka shkelur me pezm, sot trupi i saj lakuriqe e puth me vellimin e nje dashurie te mprehte entuziaste. Ku zhurma e reres ia peshperit veshin lekures se saj per nje bote dehese perballe nje jete te shthurur prej bohemi. Femra si nje akt skllaverie shtrihet per t'i promovuar mashkullit gjithe nuancat e saja erotike. Dashuria eshte patosi mbi te verteten e jetes shpirterore te poetit, dhe ndjenjat e permiresojne nga pushtimi i pezmatimit borembuluar. Nese ajo femer e brishte kaplohet nga ndjenja misterioze, atehere kete mister mund ta zbertheje nje poet qe jeton mes llumit dhe virgjerise. E, ai poet eshte Dhimiter Pojanaku.

Dimer ne lokalet e plazhit

Vetmia dehet me kujtimet e veres.

Dy kotele,

Per inat te detit te ftohte,

Lepihen me gjuhe.

Nje plak beqar dhe nje trendafil vjeshte,

Kembejne,

Dashurira te hershme.

(nga libri me poezi: Xhindet kercejne polka)


Poeti qarteson simpatine sekrete per nje qytet te tij te preferuar nga preferenca, kur momentet per dashurine e triumfuar, siperfaqja e tokes shtrohet me savan debore brenda me pjeset e paqes dhe dliresise. Ky eshte vetem nje vend per nje hene apo nje satelit tjeter te shkeputur nga pezmatimi, ketu mbijeton deshira e vetme, dashuria, dhe si rrjedhim ai mund te argetoje vetveten gati se cdohere, ne mbremjen e vetmuar. Poeti qe shpeton te bukuren me delikatesen e tij here prej nje demoni, e here prej nje engjelli, madje dhe kur disku i henes nis te ngrij nga i ftohti i njeanshem, ai mbetet heroi i triumfuar i se mires ne dashuri. Po c'eshte dashuria per nje poet si Dhimiter Pojanaku? Dashuria per te nuk eshte model per te zene vakumin per vuajtje, por nje qetesi me norme individuale drejt pushtetit per vullnet dhe pushtetit per jete. Po dashurite e hershme te nje poeti, a nuk jane nje termet i vazhdueshem qe zgjojne ndjenjat e dlira te vetvetes dhe momente kujtimesh qe paralizojne vobektesine e momentit jetesor. Dhimiter Pojanaku, perballe poezise se tij eshte frymezim drejt shpirtrave te lire qe dijne te enden mes llumit dhe virgjerise, dhe konceptit jetesor.



(*) Publicist, Maqedoni

No comments: