Wednesday 9 April 2008

SIMAKU NË PREMIERËN BOTËRORE TË VENECIAS




Nga Fatmir Terziu

Një krijimtari e re e muzikantit shqiptar me përmasa botërore, Dr Thoma Simaku do të prezantohet më 3 Maj 2008 në Premierën Botërore të Venecias. Krijimtaria e re e Simakut e titulluar a2 për viola dhe cell është një përzgjedhje të cilën e bën Universiteti me emër në fushën e muzikës në Britaninë e Madhe, Universiteti i Jorkut, ku mjeshtri shqiptar ushtron aktivitetin e tij. Është shkruar nga kompozitori gjatë qëndrimit të tij në DAAD Residency në Berlin të Gjermanisë më 2007-ën dhe do të interpretohet nga muzikantë të afirmuar ndërkombëtarë, përfshirë edhe ish anëtarët e kuartetit ‘Arditi Quartet’, Garth knox dhe Rohan de Saram, tek të cilët është dedikuar. Në shënimet e shkruara për premierën botërore, Simaku e përshkruan si një format teksti kompleks për një pjesë virtuoze dhe është një lidhje me Berlinin siç përshkruhet më poshtë:
“Nëse unë e përshkruaj muzikën në një fjali, unë mund të them se ajo është bazuar në idenë e ‘dy gjërave që sheh/të dëgjuara si një’. a2 (a due) është një term i mirënjohur dhe është i mirëpërdorur në ekzekutimet orkestrale që indikojnë pasazhe që duhet të luhen nga dy instrumentë të së njëjtës familje. Gjithashtu viola dhe cell janë të mirëpritura si ‘kushërinj të parë’ të familjes string, dhe implementimi literal i termit a2 si një strategji kompozimi ndoshta është më shumë për një pjesë muzike që konsiston me prezencën e jo më shumë se dy interpretuesve. Por nuk është surprizë që kjo nuk ndodh në këtë pjesë, në fakt, e kundërta është e vërtetë: mbështetur në atë që shihet në paraqitjen e saj në letër muzika për secilin instrument është bazuar konstante tek dy protagonistët. Për ta thënë atë ndryshe, muzika që në kontekstin orchestral është normalisht e shkruar në dy pjesë të ndara dhe e interpretuar nga dy grupet e instrumentistëve, këtu ajo është e interpretuar vetëm nga një interpretues.
Ky lloj interpretimi muzikor i titullit i jep një indikacion për të kuptuar se si një format tekst e një pjese operon. Por kjo ishte pa asnjë nënkuptim një ide dhe mendim që preokupoi mendjen e artistit shqiptar kur kompozoi pjesën e famshme e të shumëpritur nga kritika botërore e muzikës, si një prurje e veçantë dhe e vlerësuar që në origjinë nga autorë dhe kritikë të ndryshëm. Autori shpjegon se Berlini ka bërë një impression të pallogaritshëm tek ai, më shumë se të gjitha vendet që ai ka vizituar. Rrënojat e murit të Berlinit në Bernauer Straße dhe dy gurët linjë që përfaqësojnë murin përqark ku ai dikur ngrihej, është një memorje e qartë e asaj që jo shumë larg e ndante botën në dy pjesë, ashtu siç ndante vetë qytetin e famshëm në dy pjesë duke provokuar një revoltë dramatike që krijoi efektin tek autori. Linjat, bordurat, pamjet dhe zhgaravinat vrasëse, vrasjet, arratisjet për t’i shpëtuar vdekjes dhe për të gjetur lirinë, kanë një rezonancë evokuese në krijimtarinë në fjalë të Simakut, që ashtu siç thotë vetë ai lidhen me faktin kur ai jetoi në Jug të Shqipërisë në kufi me Greqinë.
Krijimi i Simakut, thënë para së gjithash, premton shumë, aq më shumë që ai pritet të duartrokitet në Venecie.

SHTYPI BOTËROR PËR KRIJIMTARINË E THOMA SIMAKUT

NËNTË ZËRA NË NJË PËR KOMPOZITORIN SHQIPTAR, PROFESOR NË UNIVERSITETIN E YORKUT NË BRITANINË E MADHE


KOMPOZITORI SHQIPTAR THOMA SIMAKU

Revista “FLUTE MAGAZINE” E Londrës shkruan:”Kompozitori shqiptar Thoma Simaku ka kompozuar një listë impresionuese veprash dhe ka një numër të konsiderueshëm çmimesh dhe ekzekutimesh ndërkombëtrae.”Kurora e Flautave” është një kontribut origjinal dhe I mirëpritur në repertorin e muzikës për flaut.Simaku përdor muzikën e vendit të tij të lindjes në një mënyrë të re me këtë vepër prej 15 minutash ku ka kompozuar që të mbetet në mendje.”

Revista franceze “LA TRAVERSIERE” për pjesën “Përtej Detit”:”Kjo vepër e kompozitorit Thoma Simaku është bazuar në një këngë shqiptare, që e ka orrigjinën në Kalabri, ku prej disa shekujsh jeton një komunitet shqiptar.Ngrohtësia e linjave melodike shpreh mallin për atdheun e largët, që siç thotë legjenda, duket nga maja e maleve të Kalabrisë.Këtej rrjedh dhe titulli I veprës “Përtej Detit”.

Kritiku londinez, Peter Graham Wolf, në shkrimin për festivalin “Ditët e Muzikës Botërore në Luksemburg shkruan:”Një ngjarje që mbeti në kujtesë ishte vepra për violinë e kompozitorit shqiptar Thoma Simaku, eveniment ky për të cilin u fol më gjatë këto ditë.”Soliloquy” është një vepër dinjitoze që shpalos qartë gjeniun e natyrshëm emocionues të instrumentit të violinës, që u realizua plotësisht në interpretimin magjepsës të violinistes së re nga Luksemburgu, Vania Lecuit.”

Kritiku spanjoll Enrique Sacau në “Mundoclasico.com” shkruan:”Vepra që krijoi një surprizë të vërtetë për publikun dhe që nxiti komente të shumta ishte “Soliloquy” e Thoma Simakut.Kompozitori shqiptar, profesr në Universitetin e Yorkut në Britaninë e Madhe, demonstroi një njohje mahnitëse të instrumentit të violinës.”

Gazeta angleze “Yorkshire Evening Press”, për veprën “Shqiponja e Kryqëzuar” për orkestër sinfonike thekson:”Zotërimi teknik, hapësira dramatike dhe orkestracioni I gjallë demostruan një esse seriozisht impresionuese me një sens të qartë dhimbjeje.”

Gazeta amerikane “Sun-Sentinel” e Floridës, në artikullin për fetivalin Ndërkombëtar të Muzikës së Re në Miami:”Koncerti u hap me premierën amerikane të pjesës për violë të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku.Kjo vepër eksploron një gamë të gjërë nghyrash dhe efektesh që nga shpërthimet befasuese të tingujve të furishëm , deri tek momentet e qetësisë harmonike, që u transmetuan me një muzikalitet të admirueshëm të instrumentalistes kanadeze Laura Wilcox.”

Gazeta angleze “Birmingham Post”:”Asnjëherë nuk pati dyshim për cilësinë elegante dhe tingullin e ngrohtë të “Tri këngëve shqiptare” të Thoma Simakut.

Revista “Music Teacher Magazine” e Londrës, për pjesën “Imazhet e detit” e bazuar në muzikën e filmit “Duaje emrin tënd” shkruan:”…një pjesë plotësisht e pëlqyeshme…”

Gazeta zviceriane “St Gallen Tagblatt”:”Tagleëood Trio tregon qartë cilësitë mahnitëse të këtij muzikanti të Tiranës.”


THOMA SIMAKU NJE KRENARI KOMBETARE
(Pjesa e dytë)

Kompozitori shqiptar Thoma Simaku ka fituar një çmim nderi nga Accademia Costantiniana di Lettere, Arti e Science në Romë në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës 2002 me veprën "Radius" për Kuartet Harqesh.

Violinisti anglez me famë botërore Peter Sheppaard Skaerved, pasi ekzekutoi veprën "Soliloquy I" në disa koncerte Londër, Athinë, Tiranë, York etj., gjatë prillit të këtij viti e inçizoi në një CD , që doli në treg nga kompania Metier e Londrës.

Më 5 Prill të këtij viti , Ansambli austriak I Muzikës Moderne Ticom, ekzekutoi veprën e Simakut "Reflexions dela Croix" në festivalin Zagreb-Bienale, që është gjthashtu nga festivalet kryesore në Europë.

Pianisti londinez Ian Pace, nga më të shquarit në botë për muzikën moderne, ka interpretuar veprën e Simakut "Fluturimi I Shqiponjës" në Festivalin e Prishtinës."Kjo është një vepër virtuoze për piano, - tregon kompozitori,- dhe idea për kompozimin e saj nisi nga një proverbë e lashtë shqiptare "Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë."Nga kjo rrjedh edhe titulli I veprës".

Në konkursin ndërkombëtar 2002 në Luksemburg, Simaku u paraqit me veprën "Luxonorite".Në këtë konkurs, ku morrën pjesë 137 kompozitorë nga 33 vende të botës, Juria Ndërkombëtrae zgjodhi 6 vepra për koncertin final, ndër to dhe muzika e kompozitorit shqiptar e cila u rradhit krahas veprave të 5 kompozitorëve nga Franca, Anglia,Spanja dhe Japonia.

"Tri këngë Shqiptare" u u interpretuan nga Trio Vokale Norvegjeze, në gjuhën shqipe, në Birmingham, Belfast, York etj.

VEPRAT E SIMAKUT

Simaku ka kompozuar më se 40 vepra të cilat botohen në Angli nga University of York Music Press, me të cilët ka një kontratë ekskluzive, si dhe nga Emerson Edition.Një pjesë e tyre u kompozuan gjatë periudhës kur ai fitoi çmimin e madh "Lonel Robbins Memorial Scholarship" më 1993.Në konkursin për këtë çmim, ku morrën pjesë shumë kandidatë nga e gjthë Britania e Madhe, - ai ishte I vetmi që e fitoi atë vit.Ky çmim I dha gjithashtu mundësinë për të kompozuar dhe për të vazhduar Doktoraturën në Kompozicion të cilën e përfundoi më 1996 në Universitetin e Yorkut.Tani ai jep mësim në këtë universitet dhe gjatë tre viteve të fundit, në saj të një çmimi prestigjioz të akorduar nga Dega e Arteve Të British Academy(AHRB) I ka shkruar rreth 12 vepra.Simaku ishte një nga tre kompozitorët në të gjithë Britaninë e Madhe që fituan këtë çmim në vitin 2000.


GJEOGRAFIA E EKZEKUTIMIT TË VEPRAVE TË SIMAKUT

Veprat e tjera janë ekzekutuar pothujse NË TË GJITHA VENDET E Europës, në SHBA, Australi dhe Japoni dhe janë transmetuar nga Radio-Franca, BBC-Ëorld Service, ABC Australi, dhe stacione të tjera radiofonike të vendeve të ndryshme të Europës.

Edhe pse për më shumë se 10 vjetësh jeton në Angli, kontaktet me Shqipërinë dhe muzikantët shqiptarë nuk I ka humbur, përkundrazi, ndoshta ato janë edhe më të forta tani.Midis të tjereve , veprat e tij janë luajtur kohët e fundit nga Ansambli Asmus" dhe "Spectrum" të Tiranës si dhe nga orkestra e re shqiptare "Neë Sound".Ato janë ekzekutuar gjithashtu dhe nga instrumentistë të mirënjohur shqiptarë si Astrit Seliat në Tiranë dhe Florian Vlashi në Spanjë.


SOLILOQUY III, VEPRA MË E PËRZGJEDHUR E SIMAKUT

Thoma Simaku thotë se e kanë njoftuar që vepra e tij "Soliloquy III" është zgjedhur nga Juria Ndërkombëtare për t’u ekzekutuar në festivalin Ditët e Muzikës Botërore 2003, që zhvillohet në Ljubjanë.I themeluar në vitin 1922 në Salzburg të Austrisë, ky festival është forumi më prestigjioz I muzikës së re në shkallë ndërkombëtrae, dhe zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës.Kompozitorët më të shquar të shekullit XX si Stravinski, Bartok, Debussy etj. Kanë paraqitur veprat e tyre në këtë festival.

Premiera botërore e "Soliloquy III" u dha në Manchester në shkurt të vitit 2002 dhe dy muaj më vonë u zgjodh në festivalin ndërkombëtar të Miamit në SHBA, ku u interpretua nga instrumentistja kanadeze Laura Wilcox.Për këtë vepër idenë autori e ka marrë nga intonacionet e mizikës së Jugut të Shqipërisë, sidomos ato të Polifonisë dy-zërëshe.


JETA SI FRYMËZIM NË VEPRAT E SIMAKUT

Mbas mbarimit të studimeve në Konservatorin e Tiranës më 1982, Simaku punoi si shef muzike në Përmet për 3 vjet deri sa shkoi në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë ku punoi në sektorin e Muzikës deri më 1991 kur erdhi në Angli.Ai shprehet kështu për eksperiencën e tij në Përmet:"Gjithmonë më ka pëlqyer muzika popullore, të cilën e dëgjoj shpesh edhe tani, por asnjëherë nuk kam "guxuar" të citoj prej saj në veprat e mia.Ajo është aq e përkryer në vetvete, aq sa do ta "dëmtoja" duke e "transplantuar" atë në veprat e mia.Sidomos në Përmet dëgjova shumë këngë dhe kaba dhe mund të them se kjo mori intonacionesh dalngadalë gjeti rrugën e saj të natyrshme në ndërgjegjen time muzikore.Tani e ndjej dukshëm që rezonancat e këtyre intonimeve, përsëri në një mënyrë krejt të natyrshme, po integrohen në idiomat bashkëkohore të muzikës sime."

Londër,26.06.2003


VEPRAT E SIMAKUT PËRFAQËSOJNË SHQIPËRINË
(Pjesa e tretë)

Kjo është hera e pestë që veprat e Thoma Simakut janë zgjedhur nga Juria Ndërkombëtrae dhe kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë forum që është quajtur shpesh si Olimpiada Botërore e Muzikës”.Gjatë viteve të dikataturës komuniste , kompozitorët shqiptarë nuk ishin të lejuar të dërgonin veprat e tyre në aktivitetet ndërkombëtare, dhe ishte një koiçidencë simbolike, që vepra e tij “Epitaph” për Orkestër Harqesh, e zgjedhur në vitin 1995 në Gjermani (për herë të parë një vepër shqiptare zgjidhej në këtë festival) I është dedikuar viktimave të pafajshme që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e fjalës dhe të ndërgjegjes në Shqipëri. Mbas saj, vepra të tjera pasuan:”Canticello” u zgjodh në festivalin e vitit 1999 (Rumani), “Soliloquy” më 2000 (Luksemburg) dhe “Plenilunio” më 2001 (Japoni).

SHQIPONJA E KRYQEZUAR

Një vepër tjetër që gjithashtu e merr temën nga vitet e rregjimit komunist, është “Shqiponja e Kryqëzuar” (The Eagle on the Cross) për orkestër sinfonike, për të cilën autori thotë:
“Ideja për këtë vepër më lindi në lexim e sipër të librit të Kadaresë “Pesha e Kryqit , botimi I të cilit më 1991 në Paris koinçidoi me ardhjen time në Angli.Idetë polidimesionale të Kadaresë, këtij gjigandi të letrave moderne, në imagjinatën time I kapërcyen menjëherë kufijtë e faqeve të librit që kisha në dorë.Eksperienca e leximit të këtij libri u shoqërua me emocione të forta, mbase të pashmangshme, ndoshta dhe nga fakti që ky ishte libri I parë në shqip që e lexoja në një vend të panjohur, ku sapo kisha ardhur; dhe më kryesorja është që ky libër nuk kishte kaluar nëpër çensurën komuniste…”

VEPRA E SIMAKUT NE KONKURSIN KOMBETAR TE ANGLISE

“Shqiponja e Kryqëzuar” është shkruar për një orkestër prej gati 100 vetësh dhe kompozimi I saj zgjati një vit e gjysëm.
Premiera Botërore e kësaj vepre është dhënë nga Orkestra e Filarmonisë Angleze më 1999 e cila drejtohej nga dirigjenti I shquar britanik Elgar Hoëarth.
Menjëherë mbas ekzekutimit të parë, kjo vepër u fut në konkursin kombëtar të ANGLISË për dirigjentët e rrinj, BASHKË ME VEPRAT E KOMPOZITORËVE TË SHEKULLIT XX, si Stravinski, Schoenberg, Rachmaninov.


VEPRA E SIMAKUT KËNDOHET SHQIP NË YORK
(Pjesa e katërt)

Thoma SimakuKompozitori I talentuar shqiptar, tashmë me famë botërore vazhdon të duartrokitet në të gjitha nivelet dhe fushat e muzikës moderne.Atë e mirëpresin e duartrokasin dhe po aq e vlerësojnë përditë e më shumë.
Më 17 Maj 2003, në Festivalin e Muzikës Moderne në Augsburg të Gjermanisë-vendlindja e Bertold Brecht, u dha premiera botërore e Kuartetit të Harqeve "Radius", që u interpretua nga Kreutzer Quartet-një nga kuatertet më në zë të Londrës me një aktivitet mjaft të pasur si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë. Vepra u prit mjaft mirë dhe pati ovacione. Sqarojmë për lexuesit tanë se kjo është vepra që mori çmim nga “Accademia” në Romë.

Gjithashtu Trioja Vokale "Thre" ka kënduar në shqip "Tri Këngë Shqiptare" në kishën në qendër të Yorkut më datën 21 Qershor.Mësohet se kjo është jo vetëm një respekt e vlerësim për autorin Simaku, por edhe një pikëtakim ndryshe me muzikën në shqip në zemër të Yorkshires britanike.Paraqitja shqip e veprës së Simakut duket tashmë si një ogur I mirë edhe për mjaft talente të reja ku kanë c’të marrin e të mësojnë nga profesori shqiptar.
Zoti Simaku I pyetur nga ne për këto vlerësime shprehet:”Unë vetëm sa kam bërë detyrën në një profesion të cilit ia kam përkushtuar jetën dhe tërësinë time…”.


No comments: