Monday 18 August 2008

A DUHET MËSUAR NË SHQIPËRI NGA KY PËSIM NË IRLANDË?!


Humbasin mijëra vende pune në Kolegjet irlandeze




Fatmir Terziu


Gazetarja Katherine Donnelly dhe i mirënjohuri John Walshe raportuan të hënën e 18 Gushtit 2008, lajmin e hidhur për profesorët irlandezë dhe akoma më problematik për kolegjet e vendit. Sipas statistikave të tyre, mijëra vende pune të majme, janë duke shkuar në hell. E gjitha shkon në shkurtimin e punës së profesorëve të mirëpaguar sepse kolegjet nuk mundën të siguronin numrin e duhur të studentëve nëpër kurse, që janë cilësuar si celësi për ekonominë vendase në të ardhmen. Ndërsa dëgjon këtë lajm tronditës për Irlandën, mendja të vete në Shqipëri, ku tashmë Universitetet dhe shkollat e mesme po mbijnë si këpurdha pas shiut. Është e pamenduar ndoshta kur thuhet se s’ka qytet kryesor pa universitet në Shqipëri, por është fakt që në cdo qytet të tillë ka një dyzinë që firmosin në bordero përpos lidhjeve me universitetet e vendit. Kështu vetëm në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në njërën nga degët e hapura këto vitet e fundit, ata që japin leksione dhe praktikë janë më së shumti të ardhur ose që vijnë nga qytete të tjera. Këtu natyrshëm fjala shkon tek studentë. Dhe a ka një numër që nuk përbën problem, ose më saktë që justifikon pagën e tyre? Për këtë ne s’kemi ndonjë shifër zyrtare, por duke parë problemin irlandez, mendojmë se ky shqetësim i ishullit që bën pjesë në Komunitetin Evropian, duhet parë sa më parë nga këshilltarët e arsimit shqiptar dhe qeveritarët, më parë se të bëhet gangrenë. Sot duket se universitetet janë plot me studentë. Dhe shqiptarët janë të lumtur se më në fund diplomohen. Por prapa kësaj cfarë vjen? Rasti irlandez duket mësimdhënës. Le ta ndjekim më poshtë.


Vendet bosh

Gazetarët irlandezë raportuan se mjaft kurse kolegjesh, afrojnë rotacion tek të shumëpaguarit e teknologjisë, por tani ata luftojnë të mbushin vendet vakante, duke parë se një numër rekord kanë thënë ‘lamtumirë’ këtyre kurseve. Por në këtë mes është edhe një faj tjetër. Ky faj lidhet me paraqitjen e dobët në shkencë, inxhinieri dhe teknologji, të tre këto kualifikime që janë vlerësuar si nyje për të ardhmen.
Edhe pse ekonomia ka një rënie, këtu janë mbi 10 mijë vende bosh në kompjuteri dhe sektorin e ngjashëm, madje 5 mijë vende janë në pritje të inxhinierëve. Një shembull grafik i krizës ka zbuluar para ca ditësh se numri i atyre që dëshirojnë për tu diplomuar në kompjuter nga Universiteti i Qytetit të Dublinit (DCU) ka rënë nga 224 në vitin 2005 në vetëm 70 të regjistruar këtë vit.
Gazetarët irlandëzë të këtij shkrimi, duke iu referuar profesorit të kompjuterisë, Michael Ryan, theksojnë se mitingje të ndryshme janë zhvilluar nga kolegjet, dhe thuhet se aty janë dyfish të punësuar përpos numrit të atyre që duan të diplomohen. Zoti Ryan, këtë fakt e lidh edhe me punësimin e të radhurve nga jashtë Irlandës në fushën e informatikës, duke lënë pak shanse për të diplomuarit dhe kështu interesi ka rënë natyrshëm. Ai gjithashtu shton se pyetja më serioze duhet bërë për matematikën dhe mësimin e saj në shkollë. Sot 46 577 aplikantë kanë marë ofertën duke reflektuar në numrin e 68 112 aplikimeve.
Duke marë këtë argument në konsideratë shifra prej 52 631 i përket numrit që marin ofertë reale për edukimin e vazhdueshëm, dhe shifra 15 500 ndjeshëm do të pezmatojë një numër aplikantësh pa ofertë. Në këtë shifër hyjnë ata që kanë humbur provimet në matematikë, duke i privuar nga tre të katërtat e kurseve.

Negativiteti

Për studentët me bagraund të varfër kërkohen për kurset e kompjuterit vetem marja e nivelit A. Por të tillët janë pak dhe shumë janë ata që digjen. Kështu digjen edhe profësorët që presin studentë nëpër banga. Kështu pagat që fillojnë nga 31 mijë euro nuk parashihet të tërheqë intuitën studentore. Fakte të tjera që lidhen me këtë negativitet sipas gazetarëve në fjalë, janë ato që lidhen me ligjin, të cilin ata mendojnë se duhet ta rishqyrtojnë, pasi ai e ka humbur betejën me realitetin. Problem tjetër është rënia e pikëve nga kurset e arkitekturës dhe konstruksionit, madje edhe me mjekësinë ka probleme që nuk kapen nga aplikantët. Kuset si përkujdesja, fizioterapia dhe infermeria janë rëzuar shumë.
Mësimdhënia parashihet me probleme.


Dobët

Rezultatet e ulëta në matematikë, dhe në disa pjesë të shkencës, ka harmonizuar një realitet të dobët në këto subjekte nëpër shkolla, sidomos tek ata në nivel të lartë. Ky fakt quhet zhgënjyes dhe në shumë universitete mbetet akoma më shqetësues.
Statistikat në përgjithësi indikojnë një nivel kualifikimi, të kënaqshëm për të lejuar ndjekjen e kurseve. Proporcionalisht shumë kurseve u janë afruar nivelet përfshirë edhe ata që kanë probleme me këtë anë.

No comments: