Monday 11 August 2008

E keqja" e pashmangshme




-Tregim-
Pjesa e katërt dhe e fundit


Raimonda Moisiu


Erveheja më e lumtur se kurrë po përjetonte ditët e saj më të bukura të jetës.Ceremonia e fejesës ishte e
thjeshtë mes njerëzve e të afërmëve të të dyja familjeve.
Në një nga muajt e ardhëshëm do të bënin dasmën .
E ulur në kanapenë pranë dritares - e mbuluar me perde ngjyrë të blertë -i hodhi një vështrim të fejuarit që ishtë gjysëm i shtrirë në krahun tjetër të saj.
Jashtë dëgjohej gurgullima e ujit të përroit që rridhte ,poshtë dritares të shtëpisë së pushimit.
Nuk dëshironte asgjë më shumë atë cast.Vetëm vëmëndjen ,kujdesin ,ngrohtësinë dhe dashurinë e Vangjos.Të mos mendonte për asgjë .Për pak caste të ishte vetvetja.Të qetësonte shpirtin e saj nga pasioni dhe padurimi.
Ndërsa ,Vangjo me vështrimin te ajo i shijonte të dyja.Shpërthimin që e tundonte ,shpotinë e tyre që e ngacmonin me premtimin e kënaqësisë shpirtërore e trupore.
Këmbëngulëse jashtë natyrës së saj.
Buzët e tij prekën të sajat pa asnjë mëdyshje .Plot zjarrmi .Pas zjarrmisë -epsh.Asgjë më shumë se një puthje .Morri atë c'ka ajo i ofroi – ca buzë prej mëndafshi të vala.
Nuk lëvizi.
Në pritje cfarë ajo do të bënte më pas -sa serioze ishte-se sa ajo e dëshironte atë.
Në përfytyrimet e saj ,ajo e kishte menduar ndryshe.Një dashuri e papërmbajtur ,një arësye që e bëri atë të përkulej ,t'ja ngacmonte buzën e poshtëme me majën e gjuhës së saj.
Pa ndrojtje përshkoi gjuhën në gjuhën e tij .Buzët e tij u gjallëruan.E tundoi.
Dëshironte më shumë.
Gjithshka!
Vangjo lëvizi paksa krahun e majtë prapa kanapesë dhe mengadalë ja kaloi mbi shpatullat duke e afruar më shumë pas vetes.E shtrëngoi fort.Me gishtat e dorës tjetër, rrëmbeu kokën e saj e ja vendosi ngadalë në prehërin e tij.Përkuli kokën dhe po e puthte.
Puthjet!
E cdo gjë tjetër që ajo priste me padurim,të merrte prej tij.Dëshironte aq shumë që gjuha e tij të lodronte, të përkëdhelte të sajën.Dëshironte të shijonte përsëri ,nxehtësinë e një dëshirë të papërmbajtur që ai i pat dhuruar më parë .
Buzët e tij takuan përsëri të sajat,duke kërkuar ngado si gjuha e një maceje të uritur që lëpin ngado trupin e saj-lehtësisht,të rebeluara -por në vetpërmbajtje.
Ndjehu përsëri ledhatimin e gjuhës së tij.Ato llastoheshin e lëpinin njëra tjetrën.
Rrëmbeu kokën e tij ,fort midis dy duarve të saj.E puthte kudo,plot pasion,babëzi ,zjarr duke mërmëritur ca fjalë që nuk shijoheshin nga përmbajtja -por nga afshi i gulcimit të tyrë.

E tërhoqi Vangjon sërish për t'i parë sytë e kaltër.

E vetdijëshme ,më pas ,për një moment të vetëm -ajo i hodhi një vështrim në fytyrën e tij.Donte të zbulonte cfarë fshihej prapa saj..Nuk dalloi asgjë.Pa asnjë mëdyshje!

Por...dicka të fuqishme ..përvëluese!

Sytë dhe dhëmbët e mbërthyer që ishin ndezur nga një dëshirë e egër ,rebele ,e papërmbajtur plot epsh,gjithë nxehtësi ,një joshje e shfrenuar plot energji që po i shkundëte të dy .,botën e tyre shpirtërore e fizike.Të dy të tunduar!

Të dy të dehur me eliksirin e pasionit ,kuriozitetit ,pjekurisë ,dashurisë.Të dy tashmë po shkriheshin në tallazitjet e botës së atij mëkati që e kishin dëshiruar prej kaq vitesh në vetminë e tyre.Atë "mëkat"që aq shumë dëshironin ta mëkatonin.

Nuk mund të rezistonin më!

Ajo nuk rezistoi më shumë.U ul në gjunjë .Duart e saj shtrënguan shpatullat e tij.Drejtpeshoi trupin dhe e rehatoi të dashurin në qoshe të divanit.Anët e përthyera të tij e kufizonin atë.Ajo u ngjit .U bë njësh me trupin e tij.

Joshëse më shume se kurrë!

Duart e saj po endeshin në trupin e tij .Poshtë xhaketës nëpër gjoks.Ja hapi këmishën.I futi në brëndësi të trupit të tij.Ndrydhte muskujt.Luante me flokun kacurrel të gjoksit.Me gjuhën e saj filloi të luante ethshëm në cdo shqisë të tij.Trupi i tij ishte tashmë midis kofshëve të saj.- i rrethuar si një unazë.

Ishte provokuese,epshndjellëse!

Ai ishte aty!

Nën pushtetin e rebelimit të saj.Vangjo morri frymë thellë.Bashkoi dëshirën me pasionin.

E shtyhu paksa mbrapa atë.Ndjehu muskujt e tij të tendosur.

Reagoi!

Cliroi shpatullat nga qoshja e divanit , duke e mbajtur Ervehen në krahët e tij.Këmbët e saj të gjata e të drejta,rrethuan të dyja anët e belit të tij. Me sytë e ngulur në fytyrën e saj,u ul poshtë me kujdes në dysheme.Këmbët e saj shëndrrisnin ,nga mëndafshi i getave që kishte veshur,Ajo e kuptoi cfarë ai dëshironte .I hoqi ato duke mos ia ndarë sytë mashkullit të saj dhe, si i bëri shuk, i flaku poshtë këmbëve.

Kjo e cmëndi Vangjon.

U sul si i babëzitur .Ja puthte kofshët e saja tashmë të zbuluara .Puthte herë njërën herë tjetrën. Herë të dyja të bashkuara.-duke vënë butësisht buzët e gjuhën.

E ndjehu!

Po humbiste kontrollin krejtësisht!

E përkuli Ervehenë mbi trupin e tij ,duke mbajtur drejtpeshim me krahët e tij të fuqishëm.

Nxehtësia e intimitetit të saj përshkoi pantallonat në brëndësi të tij.Truri,shqisat,ndjenjat,cdo gjë po i vinin rrotull.Përpiqeshe të vetpërmbahej ,të përqëndrohej në cdo aspekt ,në cdo prekje.Buzët e saj kurrë nuk u shkëputën nga të tijat .

Ishin puthitur !

Pa ndrojtje e kapi fort atë.E brishtë ,e kolme si një pulëbardhë qëndronte sipër tij.....I

Ishte vërtet aq e pafajshëme sa e kishte menduar?!Shpërthimi i saj ,nuk e la ta mbaronte mendimin.

Ajo ja hoqi jelekun .Duart e saj larguan anash këmishën dhe rrëshqitën poshtë trupit të tij.

Prekja e saj-ndjeshmeria e duarve të ngrohta ,femërore me intensitet ,ledhatonin plot dëshirë e lakmi,lëkurën e tij të nxehur .-nga një emocion i fortë.

Ia kapi kokën ,me pëllëmbën e dorës te qafa dhe si një grabitqar i uritur i puthte kurrizin e bardhë.Por kjo nuk zgjati shumë.E kontrolloi veten për një moment si një mashkull kërkues,i thjeshtë ,zotërues i ndjenjave e me eksperiencë.

Ai kishte humbur i tëri.

Po ashtu edhe ajo.

Nuk ishin në gjëndje të përmbanin dëshirën dhe forcën për tu shkëputur nga njëri tjetri,për të qënë të dy të lirë.

Të dy - krejt jashtë kontrollit.Të parrezistueshëm nga vala e pasionit që shpërtheu e i kishte bërë për vete.Të zhytur në një det dëshire dhe zjarrmie ,ndjenjash e dashurie ,në një planet ku për të dy ,asgjë nuk ekzistonte.

Vetëm ata të dy!

Pulsi i saj rrihte cmëndurisht në venat e trupit të saj,për të shijuar atë dëshirë të brishtë e përvëluese që e mbante të mbërthyer pas tij.I dehur nga kënaqësia ,buzët e tij endeshin lart e poshtë në gjoksin e saj të fryrë duke ja shtrënguar me gishtat e dorës deri në përvëlim,në përskuqje.Ai thithi gjoksin .

Një "ah" i lehtë doli nga goja e saj.Ajo u mblodh e tëra në krahët e tij.

Ja "mjekoi"duke ja lëpirë vëndet e përskuqura.

Ajo u drodh.

I rebeluar ,i ndezur nga zjarrmia mashkullore në brëndësi të trupit të tij,nuk mund të zmbrapsej nga ajo ndjenjë e domosdoshme ,e tërbuar ,provokuese ,-por e shtynte atë -për t'i treguar asaj ,se cfarë mund ta bënte atë ,të ndjente -për t'ju dhënë e tëra ,atij.Pjekuria dhe përputhja seksuale të bashkuara me pasionin dhe dashurinë ,ishin përtej gjithshkaje që ai pat ndjerë më parë -një emocion më i fortë,më i fuqishëm -por shumë i vërtëtë. Me të cilën -ai ishte në të vërtetë -në atë cfarë ai ishte e kërkonte.

Dashuri dhe vetpërmbajtje!

Ai e dëshironte atë!

Ai donte ta kishte atë ,tani këtë cast!

Ajo ishte kalëruar mbi trupin e tij,me gjunjët të zhytur në jastëkët ,poshtë trupit të tij.Fare thjeshtë ai mund t'ja ngrinte fundin ,clironte pantallonat e tij e të penetronte në butësinë e feminitetit të saj.-por zjarrmia që e kishte kaptuar kërkonte më shumë.

Të argëtohej më shumë!

Kërkonte më shumë nga ajo,prej saj!Asgjë më shumë!

T'i jepej e tëra!

Asgjë më shumë se brishtësia ,sensualiteti , ndjenjat provokuese të saj!

Ndërsa,ajo..dëshironte të ndjente ,prekte shihte ,cdo gjë të tij.Dëshironte të dinte më shumë!

Cdo gjë!

Tashmë cdo gjë ishte përvëluese ,provokuese,e nxehtë në vështrimin e tij,ndërsa përkulej e prekte gjoksin e saj.Si mund të ishte e dhënë pas dickaje që ajo akoma nuk e pat provuar??!!

Si ndodhi??!!

Ishte akoma një mister për të??!!

Por efekti ishte real!

Ajo thjesht e dëshironte!

Ajo e dashuronte Vangjon!

Ajo ishte në dashuri me të!

Ishte dashuria e parë dhe e fundit!

Dhe duheshe të bënte gjithshka që ai dhe ajo dëshironin aq shumë për njëri tjetrin.

Buzët e saj u lakuan.

Ngriti sytë !

Vështroi sytë e tij.

Ajo vuri re një vezullim të kaltër poshte qerpikëve të gjatë dhe me delikatesë ,rrëshqiti dorën e saj nëpër gjoksin e tij.U përkul.Buzët e saj takuan përsëri buzët e tij.E puthte ethshëm,cmëndurisht me buzë e gjuhë.

Dora e tij përkëdhelte kurrizin e saj..E kapi përsëri për qafe ,palëvizur ,me një ndjenjë të jashtëzakonëshme ,po e puthte si i marrë.

Pa ndrojtje!

Epshëm,ai morri gjithshka ajo i ofroi.Gjithshka ai dëshironte.

Një rrënqethje e shkundi Ervehen.Ai mund të bënte tashmë cfarëdo që ai dëshironte prej saj që ajo nuk do t'i rezistonte -nuk mund t'i rezistonte.

Nuk dëshironte t'i rezistonte!

Këtu tani ,kjo ishte ajo cfarë -ajo-dëshironte .Atë që ajo kërkonte ta kishte.

Vangjon!

E sigurtë ,e brishtë ,sensuale ,plot zjarr e pasion ,me gjithë shpirt ajo i përgjigjej pasionit të tij,me të sajin-pa turp-e nxehtë e bindur përtej llogjikës që cfarëdo që ajo mund të merrte prej tij ,-ishte c'ka ajo dëshironte me gjithë shpirt,ndjenjë e dashuri.

Cfarë ishte e domosdoshme!

Dashuri,vetpërmbajte dhe pasion!

Tani ajo po ndjente në cdo qelizë të qënies së saj,mashkullin pasionant që fshihej pas fasadës së tij të ftohtë.

Gishtat e tij përshkuan shpatullat e saj .Me delikatesë mori qershizat e gjoksit të fryrë ,midis tyre e luante me to.Ajo ofshante lehtë!

Ai, që nga gishtrinjtë, i fuste qershizat në gojë duke thithur lëngun e tyre.

Ai vazhdonte ta puthte gjithë zjarr.

Ajo vazhdonte ta puthte atë!Vangjo coi dorën poshtë fundit të saj.E përfshiu me to nga poshtë duke e shtrënguar fort .E ledhatonte!Ajo e dinte tashmë se ai po priste momentin e vrullit mashkullor ,që ishte akoma një emocion më i fortë e i zjarrtë.

Por nën kontroll!

Duart butësisht e shtrëngonin e mbanin atë ,ndërsa ai u shkëput nga puthja.Vështroi sytë e saj,ndërsa ajo lëvizi qerpikët e bukur e të dëndur. Mërmëriti në frymëmarrjen e tij ,në buzët e saj:

-Zhvishu shpirt!Dua të sodit cdo gjë tënden.Hiqe fundin !

Ajo nuk ngurroi

Me një vrull marramëndës ,ajo u cua.Hoqi fundin e bëri shuk sipër kokës dhe e la të binte në dysheme ,poshtë këmbëve të tij.

Vështroi përsëri Vangjon.Ai nuk po e vështronte.Sytë e tij ishin ngulur në trupin e saj ,,në kulmin e kofshëve të saj të bukura ,që dalloheshin nga fusta transparente si një vello.Dëshironte shumë që ta hiqte atë.Ai ja kapi mendimin.I tha:

:-Mos i hiq të gjitha !Lerë edhe për mua!

Fjalët e pakta që tha ,dolën si një ofshamë kënaqësie nga goja e tij.Duart e tij rrëshqitën nëpër kofshët e saj,duke tërhequr poshtë vellon që i mbulonte ato.Me delikatesë i futi duart deri në brëndësi të kofshëve të saj,dhe me thonjtë e tij ngacmonte pjesën delikate të lëkurës,në to.Ajo ngriti sytë.Ato ndeshën sytë e tij plot epsh e zjarr.Cfarë ai dalloi në sytë e saj ,shprehjen e tyre -nuk mund shprehet -.Ai ngriti njërin qerpik,e me një ton serioz i tha:

-Puthmë Ervehe,puthmë!

Ajo e puthi atë me ngulmimin e përqëndruar në sytë e tij,-jo ftohtësisë -por zjarrit,rebelimit ,vrullit mashkullor.Ndjehu që ai u drodh.E ndjehu atë dridhje-atë emocion.

Buzët dhe gjuha e tij e bëri të bëheshin një trup ,si në castet e para . Vetëm,të kënaqte kërkesat e tij.Trupi, poshtë trupit të saj-dukeshe ndryshe-më i fortë,më i fuqishëm.

Ajo e ndjeu,ndërsa ai e puthtë ,ajo ja kthente me të njëjtën kënaqësi e pasion-puthjet.Prekjet e tij midis kofshëve u bënë më intime ,më të ndjeshme -sa dëshironte të klithte.Ajo ishte në kërkim të dickaje më shumë--ajo u bë zjarr-nga një nevojë e uritur.Me kujdes ,duke e shtrënguar fort pas vetes së tij ai e morri nën vete.

Ngadale kontakti intim i tij penetroi në brëndësi të sajit.Shtynte trupin në brëndësi.

Zemra e saj ndaloi për një cast.Mushkëritë nuk i ndjente.Me njërën dorë i rrëmbeu kokën dhe preku buzët e saj,dhe vazhdonte të shtynte në brëndësi.Trupi i saj nuk ishte më i saji-por i tij.Ai e komandonte atë ,bënte c'të donte -duke ndjerë kënaqësi,ashtu si ai dëshironte.Ajo nuk kuptonte më shumë se ajo që po ndodhte ;dëshirën dhe pasionin e tij.Përbrenda po dridhej.Ajo e kuptoi që momenti i të vërtëtës ,kishte erdhur,Ishte në një dalldisje momentale që nuk po i kujtohej ku ishte e cfarë po bënte.

Psherëtiu!Koka e saj ishte mbështetur në shpatullën e tij ,dhe fryma e lehtë që doli nga psherëtima preku lehtë faqen e Vangjos.

I nguli një vështrim!

Kjo ishte cfarë ai dëshironte prej saj

Që ai e donte e dëshironte atë!

Jo për një ditë,për një javë a për një muaj.

Përgjithmonë!

Trupi i saj lëshonte zjarr në duart e tij.Trupi i tij reagonte menjëherë.Muzikaliteti i ndjeshëm i ofshamave mbushte dhomën.

Ai e vështroi përësri.

-Ervehe,shpirt,ti e nise ,shkoji deri në fund!Është e bukur ,zemër !Është misteri i magjishëm vetë!-i pëshpëriste ,me një ton të ngrohtë e intim.

Ajo dëshironte të dinte.Dëshironte të provonte atë të mistershmen,marramëndësen:Të magjishmen- që e kishte ndjekur pas në ëndërrimet e saj.Dëshironte dhe i pëlqente intimiteti fizik me Vangjon-me atë që do të ishte përgjithmonë -burri i saj-dashuria e saj e përjetëshme.Sytë e tij ishin ngulur në brishtësinë e lakuriqësisë të trupit të saj.

Një moment magjik,marramëndës!Ngadalë!

Ajo ndjehu dicka të fortë që godiste himenin e saj.Ndjehu dhimbje sikur dikush e cau me thikë.Filloi të dridhej nga dhimbja!Ai u shkri i tëri në brëndësi të saj.Dhimbja filloi të venitej.

Të dy në qiellin e shtatë!

Një ndjenjë tjetër sa vinte e bëhëj më e fortë!

Vështroi Vangjon.Edhe ai po e vështronte plot dashuri e ngrohtësi.Ajo lëshoi një britmë dhe përsëritëte emrin e tij

:-Vangjo,Vangjo,shpirt!Je i imi!Të dua!

Ai thoshte emrin e saj:-Ervehe,drita ime ,zemra ime ,te dua ,te dua ..Nje klithme doli nga brëndësia.e shpirtit.Ajo lëshoi një britmë gjithashtu me emrin e tij!.Me sytë të verbuar ,nga pasioni,zjarri ai vazhdonte ...vazhdonte .....

Ajo ishte e lumtur.Ai gjithashtu.

Ajo i kishte falur shumë dashuri e gjithshka njeriut që dashuronte cmendurisht -njeriut të parë në jetën e saj-Atij që kishte qënë komshiu i saj tërë jetën .

Sa pranë kishte qënë misteri,e magjishmja!

Sa pranë kishte qënë DASHURIA!-mendoi Erveheja ,me një buzëqeshje në buzë,e lumtur e bukur si një perri,e shtrirë aty në dyshemenë e dhomës.Krevati- që lidhi dy jetë bashkë .

Përgjithmonë!



*******



Dasma e Vangjos dhe e Ervehes u bë në një nga lokalet më të bukur e të shtrenjtë të qytetit .Një dasmë mondane e tradicionale .Në të ishin ftuar mbi 150 vetë ,ku binte në sy paria aristokrate e qytetit.Ishin ftuar familjet më në zë të qytetit nga të dyja anët e lumit .Të myslimanë e të krishterë.Erveheja i shprehte falenderimet e saj Zonjës Verore Merkoli-nga dera e tregëtarve më të pasur -Merkolëve-e cila tregoi një kujdes të vecantë për grimin dhe tualetin e saj,krehjen e flokëve, kombinimin e tyre me bizhuteritë e shumta dhe me fustanin e nusërisë.

Erveheja ishte bërë një nuse shumë e bukur!Bukuria ,eleganca ,inteligjenca dhe portreti i saj si një princeshë e dalë nga dera e Musa Bej Panaritit - si një nuse nga më të bukurat e qytetit -do të diskutohej gjatë në rrethet e vajzave te reja.

-Kam shumë emocione,një ankth në brëndësi- i foli ajo nën zë Vangjos ,ndërsa qëndronin të tërhequr në një qoshe të sallës së madhe.Në krah të saj ai i hodhi një vështrim lakmitar shpatullave të zbuluara të saj.

-Dukesh shumë e bukur e tërheqëse me fustanin e nusërisë,shpirt-i pëshpëriti ai në vesh.Erveheja buzëqeshi nën hundë.

Ajo i pëshpëriti:-Të dua shumë!

-Edhe unë të dua shumë!- i tha ai

Drejt tyre po vinte Klarita .Një shoqe e fëminisë e Ervehes.Ishte me burrin e saj.Ajo i buzëqeshi,ciftit .I dha dorën Vangjos duke i thënë :

-Të trashëgohesh! Më në fund e bëre zgjedhjen tënde dhe vendose të martohesh!

-Njëherë në jetë lind,martohet e vdes njeriu - i tha Vangjo-por -dhe i mëshoi zërit fort -një fjalë e urtë thotë se -"Martesa" është një "E keqe " që duhet bërë -dashur padashur do t'i kalosh asaj rruge.E pashmangëshme!-përfundoi Vangjo me atë zërin prej baritoni .Qeshte me të madhe.

Të dy ciftet po qeshnin .U përfshinë në batutat për martesën.

Me Vangjon në krah ,i veshur me kostum të zi e këmishë të bardhë ,-cifti të jepte përshtypjen e një cifti që rrezatonte ,miresi ,ngrohtësi,përkushtim,dlirësi , dashuri për të vazhduar jetën së bashku në të ardhmen.

Thjesht ata ishin shkëlqimi i asaj mbrëmjejë të bukur dasmore.

Mezi priste momentin të vallëzonte ,atë vallëzimin e parë që të hapnin ceremoninë e dasmës.Vallëzim që i dha ndjesinë e kuptimit të dy jetëve të bashkuara në një -për ta jetuar atë.

Me një buzëqeshje të dlirë në fytyrë ajo takonte duart me të ftuarit e shumtë ,u përulej me kortezi kur ata i jepnin urimet për ciftin .

-Jam shumë e lumtur që ju të dy bëtë zgjedhjen tuaj - dëshirën -për të qënë përjetësisht bashkë - i tha Zonja Zina Fjodorova -mësuesja e rusishtes - gruaja e Av .Dr Petraq Boboshtica .Në buzëqeshjen e saj kishte mirësi e dashuri.Vangjo dhe Erveheja ,i buzëqeshën dhe takuan duart përzëmërsisht me të.Ajo nuk ngurroi në sy të Ervehes -e këshilloi Vangjon që tani e tutje t'i mbante sytë te nusja e tij.

Vangjo e siguroi atë se tërë vëmëndja e tij ishte : Erveheja!

Zonja Boboshtica ju bashkua burrit të saj dhe humbën në brëndësi të sallës.Ardhja e të ftuarve ja lehtësoi ankthin që e kishte kaptuar në fillim.Muzikantët filluan t'ju binin instrumentave të tyrë dhe salla buciti nga preludi muzikor.Ishte një vals i bukur e i ndjeshëm-Valët e Danubit!Vangjo e Erveheja e pëlqenin shumë.E kishin zgjedhur enkas vetë -për të bërë vallëzimin e parë.
Ai u kthye nga nusja e tij.I morri dorën.U përkul para saj Ecnin ngadalë nëpër sallë.Nuk u ndje aspak nervoz apo të ngurronte -ajo cfarë ai ndjehu atë cast -ishte padurimi mashkullor që dasma të mbaronte -të sfidonte cdo gjë -ta kishte Ervehen të vetën përgjithmonë dhe ajo Vangjon -aty në vilën e bukur të Kristollarëve.
Ishte ajo që hezitoi në fillim -ai-i cili- me dorën e saj në të tijën -preku sytë e saj me të tijat-morri premtimin e përkushtimin . Filluan të vallëzojnë -valsin e jetës -të lumturisë.!
Ajo u lëshua në krahët e tij e lehtë si era ,si një flutur e magjishme shumëngjyrëshe.E tërhoqi pas vetes.Të gjithë po i vështronin si ata vallëzonin nëpër sallë.
Ai i mërmëriti:Ti më ke magjepsur ,me ke pushtuar të tërin -e di apo jo?Zemra ime ,shpirti e trupi im janë të tuat- përgjithmonë !Sytë esmeraldë të Ervehes ,si gur xhevahiri shkëlqenin e i buzëqeshnin atij.-Ti je burri i vetëm në jetën time Nuk cfarë është e cfarë të them -por kështu është!
Nuk thanë asgjë më shumë nga cfarë kishin për të thënë .Vallëzuan për një farë kohe vetëm nëpër sallë .U ngritën edhe cifte të tjera për t'i shoqëruar.Të tjerët duartrokisnin ,qeshnin argëtoheshin.Kur muzika mbaroi ata vazhdonin akoma të kërcenin.U desh pak kohë të mblidhnin mëndjen nga bota e tyre e t'i ktheheshin ahengut të dasmës .Ndodhi se kështu duheshe të ndodhte -vetëm një shikim i ngrohtë e domethënës -se sa ata e donin njëri tjetrin se ata ishin bërë për nnjëri tjetrin -të ngjashën në cdo gjë me njëri tjetrin.Erveheja ishte e sigurtë se dasma do të mbaronte shpejt ,dhe ajo do të ishte në krahët e tij - një trup i vetëm me Vangjon.

******
Nata e parë e martesës!Në dhomën e tyre,në katin e dytë të vilës.Të lumtur ,të dashuruar ,të lodhur nga dasma ,qëndronin në krahët e njëri tjetrit nën dritën e zbehtë të shandanit.Një moment romantik ,një gëzim që dëshironin mos kishte fund.Ai ja uli zinxhirin e fustanit të nusërisë.Ajo shëndrriste,si një skulpturë mjelme në mes të dhomës.Si hoqi rrobet e tij ai u shtri në krevatin bashkëshortor ,në carcafët e bardhë që ndrisnin si një qilim patinazhi.E ftoi Ervehen.Ajo u shtri në krah të tij.Ja hodhi krahun sipër trupit. Mbështeti kokën në supin e Vangjos.Ai e puthi në flokët.Ajo u shtrëngua më shumë pas tij .Kryqëzoi këmbët me të tijat.Ajo e dëgjonte ,,ndërsa ai i premtonte i sinqertë ,i përqëndruar në atë c'ka thoshte .se kurrë nuk do ja kufizonte pavarësinë asaj -apo të luante me ndjenjat e zgjuarësinë e saj ,-se kurrë nuk do t'ja lëndonte ato-as për dicka sado e vogël të ishte.
Ai do ta lejonte atë -të ishte -vetvetja!Ajo vazhdonte ta dëgjonte .I hidhte vështrime lart-poshtë,herë më buzëqeshje -herë serioze.Asnjë fjalë! Asnjë kundërshtim nga ana e saj.E përqëndrruar në c'ka ai shprehte.
-Ti je jeta ime! Tani e përgjithmonë jeta ime nuk ka kuptim pa ty,pa praninë tënde ,pa dashurinë tënde!
Ajo e vështronte.Heshtëte.Priste.Ai ndjehu heshtjen e saj.Ndaloi për një cast duke e vështruar.
"Cfarë?"- e pyeti
Ajo nuk mund t'i tregonte atij se cfarë ajo pat ndjerë e kuptuar atë cast se si ai e bënte atë ta donte akoma më shumë .
-A të kujtohet ,kur unë të thashë sa shumë të dua ,aty në qoshen e sallës?Se ti je dashuria ime e vetme?
-Po shpirt - i tha ai .E puthi.Ajo u shkëput paksa nga trupi i tij.Me brylin mbështetur në jastëk ,ajo vazhdoi:
-Ajo c'ka unë dëshiroj nga ty ,Vangjo,-është -mirëkuptimi -të jemi të barabartë -secili me të mirat e dobësitë e veta -guximin e kurajon e gjithsecilit -me vullnet të fortë -për nevojat dhe dëshirat tona.
Nguli vështrimin në sytë e tij.Anoi kokën për ta parë drejt në sy.Ne kemi përputhje dhe jemi të ngjashëm në shumë gjëra .Ti më kupton se më ndjen.Unë gjithashtu të ndjej.Ne e pranuam njëri tjetrin -ata që jemi-për të krijuar familjen ,fëmijët, të ardhmen.Ne do t'i gjindemi njëri tjetrit në ditë të mira e të vështira -për t'i përballuar ato .
E pikërisht sonte në këtë moment ne do të ngjizim frytin tonë të dashurisë ,të së ardhmes ,-fëmijën tonë të parë.
-Pikërisht tani!-brohoriti triumfalisht Vangjo.-
Pikërisht ,kjo natë do të lihet pas ,së kaluarës -sepse ne kemi shumë për të bërë ,nesër,pasnesër ,në vazhdim....
Ajo u lëshua në krahët e tij.
Kishte të drejtë.Ata ishin këtu,të sigurtë ,të sinqertë ,të lumtur e të lirë.E ardhmja!
Të bashkuar,të barabartë -të shënjtë!
Ndërsa ajo fliste ,ai e pushtonte ,puthte prekte kudo.Për një moment ,ajo ja morri duart .I vendosi në faqet e saj.I puthte.Krahët e saj rrethuan trupin e tij Buzët në gjoksin e tij.Me sytë e mbyllur ,të përqafuar ,trupat bërë njësh ,ai i mërmëriti:-Do të bëjmë tre fëmijë drita ime!
Ajo buzëqeshi.Trupat e tyre filluan të rrukulliseshin në krevat.Vonë i zuri gjumi.
Buzëqeshnin e flinin...

*****

Pasthënie
Sot Erveheja e Vangjo jetojnë moshën e tretë në qytetin jugorlindor..Ata kanë tre femijë,të cilët janë martuar e bërë më fëmijë. Cifti Panariti -Kristollari është cifti i parë në qytet që ndërtoi urën e miqësisë e tolerancës që lidhi përjetësisht dy pjesët e qytetit të ndarë nga një lumë.Në myslimanë e të krishterë.Cifte të tjera,do të martoheshin më pas,të të dyja besimeve, ku do ta shëndrronin qytetin në një "mbretëri" të tolerancës e mirekuptimit fetar.Sot,në vënd të lumit , -gjarpëron një shëtitore me vila të bukura që i japin madhështi e bukuri qytetit.Për të respektuar intimitetin e ciftit, ,-emrat e tyre nuk janë realë këtu në këtë tregim.

FUND

Raimonda Moisiu

Hartford CT USA

Gusht 2008


No comments: