Tuesday 26 August 2008

Fati "i provuar" i Kara DioGuradi




BEQIR SINA, New York

Kara DioGuardi i bija e ish kongresmenit me origjinë shqiptare Xhozef DioGuardi, zgjidhet në panlein e gjyqëtareve të American Ideol

NEW YORK CITY : Scoot, nuk është më, thotë Simon Cowell. "American Idol" kësaj rradhe do të ketë katër"gjyqëtarë" të cilët do të përbëjnë panelin vlersues , dy femra dhe dy burra. "E nominuara për fitimin e çmimit Grammy, këngëtarja, kompozitorija dhe autore e teksteve të këngëve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjinë shqiptare Jospeh J. DioGuardi , do të jetë krha panelit të "gjyqëtarve, të tjerë si Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, në edicionin e tetët të spektaklit më të famëshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës "American Idol" , premiera e të cilit pritet të fillojë në Janar 2009 dhe do të ketë eskluzivitetin e kanalit më të madh televizivë amerikanë Fox News," tha sot udhëheqësi dhe moderatori i këtij spektakli Simon Cowell.

Presidenti i këtij spektakli" American Ideol" tha se për shtatë edicionet e kaluara Paula Abdul qëndroj me eksperiencën e saj si e vetmja femër në panelin e gjykimit në të gjitha edicionet e American Idol". Me Kara-n në krah të saj Paula i ka "shpatullat e ngrohta" të bëjë edhe më shumë në këtë spektakël" thotë Daniel në konferncën e shtypit kur konfirmojë se Kara DioGuardi do të jetë në panelin e gjyqëtarve në sesionin e tetë të American Ideol.
Kara DioGuardi si autore këngësh është dalluar edhe me këngëtare të tilla si super yjet e muzikës : Kelly Clarkson, Christina Aguilera, Gwen Stefani, Celine Dion, Faith Hill, Carrie Underwood and Pink, e të tjera. "Ne pro provojmë t'a bëjmë edhe më të suksesëshëm spektaklin American Idoel, thotë njeri prej emrave më të njohur të këtij spektakli Simon Fuller kreatori dhe producenti i këtij spektakli nga më tëshikuarit në Amerikë e botë. "Këtë sesion me mireseardhjen e Karës si gjyqëtare ky spektakël do të jetë edhe më tërheqës" tha ai. " Ajo është e zgjuar , grua e shdërvjelltë, dhe një amerikane e sukeseshme në muzikë - > Ne e dimë se ajo do të sjell në spektaklin Amerikan Ideol një nivel të ri, energji të reja dhe një profermancë të kënaqëshme.
Kara DioGuardi :
Kara ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop”. E nderuar me titullin "Honores", bija e kongresmenit me origjinë shqiptare, Kara, kur ishte 12 vjeçe, një çerek shekulli më parë, u ngjit në skenën e sallës luksoze të Grand Ballroom të Hotel “Waldorf Astoria” në Manhattan NY, dhe këndoi në Ditën e Festës së Kolombit.
Më 13 nëntor DioGuradi "vë fatin në provë" me diskun e ri ”Taking chances”. Me muzikë të saj, këngët të kënduara nga Celine Dion pritet të jenë një sukses, pas suksesit të Karas me Faith Hill dhe Christina Agiliera, Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stefani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj.
Është nga më të kërkuarat në skenën e muzikës “Pop” në SHBA dhe botë. Me 100 milionë kopje të shitura, albumet e saj u kanë dhënë famë shumë këngëtarëve që sot ndiqen nga miliona adhurues në të gjithë botën. Kara DioGuardi, e bija e kongresmenit me origjinë shqiptare Joseph J. DioGuardi, ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop” mbrëmjen e së shtunës në të 63-tën "Ditë të Kolombit".
Në darkën solemne “Columbus Day” (Dita e Kolombit), mikpritësi i "Qytetarët-Kolombus", ka ndarë edhe çmimin special për Kara DioGuardit, këngëtare, autore e teksteve të këngëve dhe producentes, vajzës së ish-kongresmenit njujorkez Joseph J. DioGuardi; presidentit të Ligës Qytetare.
Fati "i provuar" i Kara DioGuradi

E bija e kongresmenit me origjinë shqiptare, Kara, ishte 12 vjeçe kur një çerek shekulli më parë u ngjit në skenën e sallës luksoze të Grand Ballroom të hotel “Waldorf Astoria” në Manhattan NY dhe këndoi në Ditën e Festës së Kolombit (Colombus Day). Këtë herë ajo mori çmimin "Honoree” (Nderi), që u jepet nga fondacioni qytetarëve të Kolombit. Duke shkruar për mbrëmjen e së shtunës, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese të 1983-it, kur Kara e vogël, por guximtare, këndoi gjithë zjarr dhe bëri që aktorja e madhe me famë botërore, Sofia Loren që ndodhej në sallë, të ngrihej në këmbë dhe të duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava,BRAVA! Kara, e cila ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop” është nga më të kërkuarat në skenën e muzikës Pop në SHBA dhe botë.
Me 100 milionë kopje të shitura albumet e saj, muzika e kësaj artisteje i ka dhënë famë shumë këngëtarëve që sot ndiqen nga miliona adhurues në të gjithë botën. ”Taking chances”(Të vësh fatin në provë) është disku i ri me muzikë të Kara DioGuardit e të kënduar nga Celine Dion që del në shitje më 13 nëntor. Suksesi është i garantuar pas sukseseve që DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Agiliera. Kara, ka bashkëpunar suksesshëm edhe me emra të tjerë, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmën e saj të njohur "Art House Entertainment", ajo është ngjitur në 10 albumet më të shitur në SHBA.

No comments: