Sunday 31 August 2008

HALIL LAZE NË KUJTIMET E MIA

RIZA LAHI


Në krye të gazetës nga më të dashurat për mua, “Drita”, lexova emrin e kryeredaktorit të ri – Halil Laze.

E kisha lexuar këtë emër më parë në krye të një gazette sindikalistësh të djathtë, por, e kujtoja mirë edhe shumë vite më parë. Ai emër kishte botuar një tregim shumë – shumë të bukur, aq sa e mbaja mënd edhe tani, me titull, mos gaboj, “Vajza e ishullit”. Ishte një tregim plot frski, elegancë, me shumë shpirt dhe , me siguri, I shkruajtur në prezencën e valëve dhe erës së magjishme të detit.

“Drita”, si e vetmja gazetë letrare , sulmohej nga të gjithë. Kishin nisur edhe “kafetë” për të botuar atje por unë, për shumë motive, edhe sot e kësaj dite, e kam pas konsideruar fyerje të personalitetit tim t’I jepja kafe dikujt për interes. I lumi ai që më bën një të mirë kur unë kam aq ngut për të mirën e tij. Unë e kam në vesh derisa t’ia laj, gjithjë, sipas mënyrës sime, këtë të mirë ; t’ia laj disa fish.

Kisha shkruar një poemë që fliste për rezistencën e armatosur të shqiptarëve të Maqedonisë.

Me “floppin” në cantë bëra përpjetë shkallëve të “Dritës”.

Vjollca Kola, daktilografistja dhe kompiuteristja e redaksisë, si mori dikë me telefon duke I shqiptuar emrin tim, më bëri me shënjë se, po, kryeredaktori, ishte atje, te zyra e tij.

Pas një “Hyr”, cela derën dhe pashë në zyrën e “shefit” katër – pesë veta.

Me një vështrim të shpejtë kalova sytë e të gjithëve.

Kryeredaktorin e gjeta vetë. Kishte një palë sy të jashtëzakonshëm, të shëndritshëm shumë dhe që kishin një mall që të këpuste shpirtin; një mall të fshehur që unë e dallova menjëherë.

Halil Laze kishte një dashuri të pakufishme ende për ushtrinë, megjithëse, qënga radhët e saj, e kishin burgosur. Si cdo lab, ai ishte gati të bënte “hara-kiri” për pilotët e vëndit të tij.

Më duket se më njohu, mbase më kish parë në televizor ndokund, apo, mbase më kishte lexuar atëherë kur e ndalonin të botonte.

Ia lashë CD.

E ndjeva veten njeriun më të privilegjuar në atë ambient ku shkruhej se ishte zyra e kryeredaktorit.

Më erdhi shumë rëndë.

Të dielen, në vënd të poemës, pashë të botohej një pjesë tjetër, nga ata që kishte “floppi” im. Poema, e kuptoj edhe tani, kishte gjëra që mund të krijonin probleme shtetërore.

Të dielen tjetër, pashë , sërish, dicka të botuar nga unë. Sigurisht nga “floppi”.

Po fluturoja nga gëzimi. Ishte hera nga më të rrallat ,që dikush kishte kushtuar kaq shumë nga vëmëndja e tij për krijimtarinë time.

Kur pashë se edhe të dielen tjetër, “Drita” kishte botuar prap nga “floppi”, vendosa të shkoja ta takoja Halil Lazen.

E ndesha te shlkallët.

Rëndakop, I qeshur dhe me sytë jashtëzakonisht të zgjuar, më dha dorën dhe unë I thashe se kisha ardhur për dy gjëra. E para, që, mbase do të ishte mira që të ndëriste botimet e mia numur për numur , pasi kushedi se sa njerëz mund të bëheshin xhelozë apo të mërziteshin se nuk po kishte vënd për ata, dhe, e dyta, a do të ishte e mundur të pinim nëj kafe së bashku.

Të parën kafe…

“U bototonj te “Drita” kush ka talent; kush nuk kaaa talent, u nuk I botonj”, ma ktheu përgjigjen labce, me zë të lartë , aq sa të dëgjohej gjer te dera e “Lidhjes”.

Kisha dëgjuar se e kishte qejf atë të shkretë raki, dhe, sapo u ulëm në kafenenë e klubit, e ftova që të pinte sa të donte. Unë atë kohë kisha para nëpër duar, se merrja dy rroga, një në ushtri, e një tjetër në OSBE, ku punoja pasi mbaroja punë në repart.

Mirëpo ishte hera e parë që ai pinte dicka me mua. Dhe, ishte e pamundur të porosiste raki dhe, po ashtu, e pamundur, që unë të paguaja paratë e kafesë.

Isha borxh deri në fyt për këto mirësi që sikur po m’I sillte qielli. Nuk kujtoja të kisha takuar dëndur një njeri kaq fisnik.

Më lëvrinte poshte këmishës së shtatit ndjenja e mirënjohjes.

E kisha të pamundur ta mbaja gjatë.

M’u dha rasti që të botoja një nga librat e mi më të dashur. “Nën hënën e Ulqinit”. Këtë libër ia kam kushtuar nënës sime dhe, për nder të plakave ulqinake, në syprinën e parë të atij libri , unë vura fytyrën gjith mirësi të nënës sime, Shemsijes.

I thashë Halilit se doja të kishim nëj kujtim së bashku. Të ishte ai redaktor I këtij libri. Më tha se, ishte I zënë deri në fyt për ta lexuar, se lexonte me dhjetra e qindra shkrime që sulmonin për ditë “Dritën “ ( e shkreta “Drita”, që arriti edhe këtë ditë që të mos dalë më!), por, ani, ta shkruaja se iashte reaktor ai, zëre se e kishte lexuar.

Ashtu bëra.

Kur isha gati ta dërgoja në shtypshkronjë librin tim, I telefonova gjith hare Halilit në shtëpi dhe më doli një zë më rinor se zëri I atij. Më tha se ishte djali I Halilit.

I tregova për shariqin.

Nga ana tjetër më erdhi kjo përgjgije:”Halil Laze ka vdekur”

Menjëherë shkova në shtypshkronje që ta rrethoja emrin e tij me shiritat e një paralelpipedi dhe,që andej, ia gjeta shtëpinë në katin e pestë.

Shumë të burgosur politikë kanë marrë prona, kanë bërë proekopi, e kanë provuar veten e tyre në goxha përgjegjësira shtetërore, apo edhe ambasada.

Shtëpia e Halil Lazes, ishte thuajse trokë.

Një dhomë e guzhinë e kohës së Enverit.

Halil Laze vdiq thuajse në mjerim ekonomik.

RIZA LAHI

shkrimtar

No comments: