Saturday 30 August 2008

KENGA E FUNDIT E MJELMES, APO..






( Shenime per vellimin me poezi "Diellftohti" te Faslli Halitit )


Roland Gjoza


Poetin e mban parandjenja. Sido qe te ndodhe,ai s'heq dore nga nje magjistrice e Shekspirit brenda ne shpirtin e tij.Magjistricat, gjithsesi te parathone te vertetat,qe mjerisht jane eksperienca te hidhura,po ato s'prodhojne kumte vec i percjellin.Kjo magjistrica e F.Halitit na paska qelluar trillane.Disa here e ka pralajmeruar per kengen e fundit te mjelmes,poeti ka pritur me zemer te ngrire,mjelma ka ardhur dhe ka ikur ne boretime pa e mxjerre vigmen e saj.
Ishte viti 1973.Une punoja ne gazeten Drita,redaktor i poezise.Djalosh i ri 22 vjecar.Ishim shume redaktore,qe pak rremuje ate dite;ai shfaqet te dera,i trembur,tejet i ndrojtur dhe ngeci atje,sikur te mos i benin kembet.Une nuk e njihja.Ishte veshur varferisht,kepucet me balte,pa fare kujdes per veten,dukej si ai njeriu qe e ka humbur pusullen.Talent i ri,thashe me vete,vjen nga rrethinat,duhet ndihmuar.Ai vertet kerkonte ndihme.Nuk e di pse ndieja keqardhje per ate njeri te panjohur te dera.Iu afrova,i thashe te hynte brenda,po ai nuk levizte.Mund te le ca poezi,peshperiti, jam Faslli Haliti.O,ishte ai qe ishte denuar para pak kohe per poemen "Dielli dhe rrekerat"C'poeme e mrekullueshme. E kisha lexuar me nje fryme te "Zeri i Rinise"Ishte ai qe kishte shkruar poezine me te bukur per aksionet "Duhej te kendoja i pari,e di"Ishte ai qe kishte shkruar poezine e famshme,e cila pat bere aq buje ne rrethet artistike,per ate njeriun qe priste eren t'i ngrinte cepin e xhaketes e t'i zbulonte koburen.E terhoqa me zor deri te tryeza e punes.M'i jep poezite,i thashe.Ai ngurronte.Megjithat e une i solla,peshperiti. Shume mire bere,i thashe me entuziazem,Faslli Haliti,te kisha lexuar,po s'te njihja.Faleminderit ,jam i gezuar qe te shoh.Ai dukej si i semure,s'i benin pershtypje fjalet e mia.Une po i le,tha,faleminderit qe po i mbani.Dhe iku.Iku me te shpejte sikur e ndiqnin.I shkova nga pas dhe e ndalova.Faslli, c'ke,pse dukesh kaq i tronditur? Jo,jo,nuk kam asgje.Jam pak i lodhur.Dhe iku me te shpejte.Kur u ktheva,nje nga redaktoret me tha se kisha bere gabim qe ia kisha pranuar poezite,atij i ishte hequr e drejta e botimit,per ate poemen e mallkuar"Dielli dhe rrekerat"Tani hap kanale.Kthehet ne shtepi kur bie erresira, qe te mos e shohin njerezit.Atje do ta ngryse,qyqi, ne kanale.
Nuk e harroj vitin 1973.Pastaj 10 vjet Faslliu kishte pune me magjistricen, qe i sillte kumte te hidhur.U harrua nje nga poetet me te mire.Mbeti vetem nje kritike e shkelqyer e Ismail Kadarese per librin e tij te pare "Sot"Me kishin mbetur ne mendje vargjet qe citonte Kadareja "Karpuzet krisin si vetetima" Myzeqeja e Faslliut vinte nepermjet akuareleve finoshe e te fresket.Ai ishte mjeshter i peisazhit dhe i portretit fshatar.Natyrshmeri a e tij te habiste.Naiviteti i tij ishte shpikje e madhe moderne.Poezia e tij se kishte fanfaren e kohes,ajo ishte thjesht myzeqare dhe thjesht Halitiane.Ai kishte nje filozofi artistike qe vinte permjet nje luleje,apo shavarit a zhukes se kenetes, sic kishte nje foilozofi Van Gogu qe vinte permjet lules se diellit,apo ares me grure dhe me korba.Jo rralle poezia e Faslli Halitit u keqkuptua.Pse ndodhte kjo?Per shkak te origjinalitetit te madh.Nuk kuptohej,sepse dilte nga kallepet e kohes.I kam lexuar poezi te Hosteni,reviste humoristike, te rubrika Xhevahire Shtypi,poezi tejet origjinale,te guximshme,ngaqe fshihnin dy kahje,te cilat viheshin ne loje pa te drejte.Sa here botonte Faslliu,fillonte stina e tornadove.Ai bente shume pershtypje.Spikame tronditese.Ngrinte vale gjer lart,diku ngecnin keto vale dhe binin ne fashe e qetesi.Po vinte nje poet i vertete.Udha iu hap dhe iu mbyll.10 vjet me shate dhe me lopate,neper ugaret e Myzeqese.Thame se humbi,po ai ishte kokeforte,i paepur,i panenshtruar, s'hoqi dore nga mekati i poezise,sepse poezia e tij ishte mekat.
Pas 10 vjetesh ai u shfaq serish me nje liber poetik,duke i kerkuar ndihme Myzeqese se tij te dashur.A mund te cenzurohej Myzeqeja?Me 1984 del "Mesazhe fushe",pas vitit 90 deri sot ka botuar mbi 20 libra me poezi dhe perkthime.
Prap magjistrica trillane sjell kumte shqetesuese. Ai behet me mbesa e nipa,mosha merr perpjete,i kalon te 70,po s'heq dore nga mekati me mekatar i botes,i shpikur para Eves e Adamit,poezia, kjo lende efemere perplot drite hyjnore,art permbi artet,poezia. Ai Faslli,qe ka vjetet e nje te moshuari,duket si djalosh dendi,sepse ka nje Venus per dashnore,nje bukuri e magjijuar qe s'i ndahet.Kujdes, kur poezia te shoqeron gjer ne fund.S'je si te tjeret.Ke dicka prej shpendi e prej ajri.Kete te ben poezia.Me 2003-2004 Faslliu boton dy libra duke iu bindur zerit te magjistrices" Edhi", "Iku " Asgje nuk ndodhi.Ai mendoi se ishte mbyllur rrethi,po kjo qe vetem nje pandehme prej kokekrisuri. Per te s'ka jete dhe poezi,per te ka vetem poezi.Sa merret me jeten, s'ben emer,sa prek ate te shkrete fustan te Venusit,shkelqen bujshem.Kur e pa se magjistrica e tij bente gabim pas gabimi, si per ta shkundur, i shpalli lufte.Kumtet e saj i shperfillte. Kam kohe,thote i lumtur,kam ende kohe,kjo vetedije e kohes per nje poet eshte si qypi me flori per nje te varfer.
Me 2005 ben nje permbledhje me poezine e tij me te mire,nje liber voluminoz,me peshe puple ne te lexuar.Nje kryeveper ne llojin e vet.Lexohet me nje fryme.Aty shfaqet i plote poeti.Na kishte genjyer qe s'ia vinte me veshin magjistrices. I vuri titullin e nxituar "Kaq"
C'ben, poet.Mos u dorezo.Pse, me kaq e mbylle?Ai kumt trillan se le te qete,e shtyn per te hyre ne dialog infernal,ne nje dialog njerezor perplot finese brenge.Me nenen dhe babane qe kane ikur me kohe.I ndjen poeti,perserit gjestet e tyre te fundit dhe i ndjen ne mish.Kete marredhenie delikate me te vdekurit e gjejme te libri i fundit ne radhe,po jo i fundit ne krijimtari," Diellftohti" . Me kot poeti ndjek moshen,i bindet njeriut,e thame me lart se ai ka dicka prej shpendi dhe ajri,qe s'matet me moshen,po me shpirtin.Eshte shpirti,poet, shpirti yt i nostalgjise, qe duhet pergjuar.Aty ngujohet atomi i tornadove,prandaj s'te dalin profecite e titujve.
Megjithate ka nje trishtim e lodhje ne poezite e fundit,nje zhgenjim te hidhur.Nje tis te perhimte,qe nuk ndjell kurrsesi deshperim.Faslli Haliti eshte poet i detajit konkret,i asaj guaskes se jetes,ngecur ne hapin e njeriut te thjeshte,qe kur e hap zbulon perlen perplot drite.Ai nuk qendron te suprina e nje gjetjeje,po deperton ne te me arsyetim poetik,ndaj poezia e tij shpesh ka aromen e mencur te aforizmes.Kjo ndjesi e fjales se urte ,perplot qartesi dhe vlere aktuale i jep vargut nje dinamizem te brendshem,nje larushi e ekspresivitet sugjestionues. Me lejoni te sjell nje poezi shkurtime qe verteton kete vecanti.
Populli i pikelluar
Me lot ne sy,
Rugova i qeshur ne fotografi.
( Buzeqeshja e Rugoves )
Vargu elegant,pa fare gjera te teperta,ai ritem krejt i vecante ,ajo asonance e aliteracion i mezidukur,e gati si i humbur,ajo performance e lire,e paimitueshme, ben maje me pjekuri e persosmeri bravure ne kete vellim nostalgjie.Metafora qendiset me dore,larg fabrikimeve, asaj i vjen era barishte lumi,buke te pjekur ne furre fshati,vigme peligorge,ketij zogu te Myzeqese,ere e kripur deti dhe vidhishteje te mbushur me cerdhe shtergesh ne muzg.Aty asgje s'eshte e tepert,faltorja e fjales eshte brenda dhe ne nje fotografi bardh e zi te nenes,ose ne nje skice me laps te babait,bere vite me pare nga Faslliu.Faltoren e fjales ai e mer me vete,si islandezet ,qe terheqin ne shtegtimet e tyre kishat e lidhura me litare neper boretime.
Kjo kohe ka dicka te ngjashme,thote poeti,me kaosin e revolucionit, kur Eseninit i dukej vetja i huaj ne atdheun e tij.Ne vellim jane dy poezi te mrekullueshme "Braktisja" dhe "Dua" S'ka mbetur gje nga ajo kohe.Njerezit dhe natyra jane shfytyruar.Ka shume pikellim per humbjen,po pikellimi s'te mbyt.Kjo eshte nje nga vlerat e rralla,qe do ta quaja drite e pikellimit.Sa njerezore jane poezite "Askush s'me bindet","Kerkesa e nenes","Si ti,baba","Te gjithe me mesojne","Ftese per muzg",poema "Ketu ne New York City".
Ato te mbeten ne mend per humanitetin e natyrshem, i paarsyetuar, po i ndjere thelle,sic mund te ndjeje nje burim daljen e ujit vetiu pa e ditur perse.
Me poezine e Faslli Halitit jane marre shume poete me emer,sepse ajo eshte e cuditshme ne normalitet dhe e veshtire ne qartesi.Nje gje eshte e perbashket te arsyetimet e Kadarese,Agollit, Reshpjes, Zeqos per te percaktuar te vecanten e kesaj poezie,ajo eshte shume frymezuese,po e paimitueshme. Nuk eshte pak per nje poet.
Magjistrica trillane nuk degjohet me,ajo paska qene nje shpikje e dobesise njerezore.Kumtet e saj kalojne peranash,pa e cekur poetin,qe s'ia ve veshin.Ai shkruan si ne rini,me po ate ritem prej tornadoje qe s'fle,sapo me njoftoi se po shkruan tregime,poezi, po perkthen poete te medhenj me nje pasion prej dashnori,qe rend pas fustaneve te Nerudes,Lorkes, Majakovskit, Himinesit, Macados,pergjon dashurickat e sivellezerve qe e ngazellejne se tepermi.E,c' vete!Po ajo, dashuria.Edhe ai e ka Venusin e tij,fustanken e saj kapricioze,qe ka filluar t'i beje lodra,
Rruga nga ti
Tek une
Drite qumeshti henor.
Rruga
Nga une tek ti
Erresire,bitum i zi.
Ty s'te bejne kembet te vish tek une
Mua s'me pritet gjersa te vij tek ti..

( Padurimi )
Faslli Haliti pret mjelmen e vet.Ajo vjen dhe shkon.Atij i behet se degjon vigmen e saj,kengen e fundit ne ditet me debore.Ai ka kaq here qe jep sinjale te gabuara,per kengen e fundit te mjelmes,e cila nuk nxjerr ze.Kjo eshte nje kohe e cuditshme per poetin kur ligeshtimi fizik here here i krijon ndjesine prej puple te mjelmes.Ajo vjen dhe shkon dhe ne dite me diell.Kjo eshte nje mrekulli e fatit,qe ben te kunderten.Ai ka kohe qe gjen ne rruge pupla mjelme.Po ato ia shkund poezia e vet.Megjithate ai nuk heq dore nga tituj,qe s'u del profecia.Edhe kur te duket, se do te degjohet kenga e fundit e mjelmes ne nje dite perendie, ne do te themi, se po kendon bilbili i Myzeqese.

No comments: