Tuesday 12 August 2008

KRITIKA LETRARE? KONCEPT I VJETERUAR


Vahid Hyzoti


kujtohet nje karikature miqësore e Bujar Kapexhiut, botuar këtu dhe 25 vite më parë gazetën e atëhershme “Drita”. Titulli ishte kuptimplotë:

”O burra, ta ngulim sa thellë…”. Rreth pemës-laps letërsisë kultivuar mbështilleshin kritikët kohës dhe nga detajet , mjetet e tyre jepej dhe fizionimia e çdo kritiku.Kështu , bie fjala ,me sëpatë madhe shfaqej Koço Bihiku , me peshqir, i qullosur nga mundimi ishte Razi Brahimi , me nje kreher në xhep-Dalan Shapllo , me një gomë dhe çantë shkolle vraponte Bashkim Kuçuku ,me nje brisk rroje hollë Xhezair Abazi…

Thuajse çdo kritik kishte veçantinë e tij, të cilën lexuesi e haste në shkrimet, vlerësimet për veprat e botuara.

Tanimë ka kaluar mëse një çerekshekulli nga botimi i asaj karikature,tashmë kur po bëhen thuajse 20 vite talenti letrar i popullit tonë ka shpërthyer fuqishëm, një kohë që veprat e botuara janë dhe shumta se buka dyqane,kur po provohet e shijohet aq thelle demokracia e shprehurit, kur shpejti do nisin revoltat për akademinë suedeze Nobëlit ,e cila duhet përqëndrojë vëmendjen nga Shqipërid he për çdo muaj(si fillim) të shpallë nga një nobelist…pra këtë kohë madhe kur atdheun tonë shtrenjtë po provohet se frytet e demokracisë nuk maten me prodhimin e patateve apo parafabrikateve, të fabrikave dhe kombinateve, pra vetëm nga numri i veprave letrare; tani gjithesekush del (sigurisht ndonje soc-komunist në thelb), sekush shkruan: KU ESHTE KRITIKA LETRARE?

tilla kërkesa janë krejt anormale, të vjetëruara dhe jashtë kohës. Pa thoni:pse u dashka vlerësuar apo gjykuar vepra e krijuar nga kritikë profesionistë ? Kush na garanton se nje kritik i vetëquajtur i tillë nuk është xheloz , dashakeq i autorit? A duhet mbase procedura kritiku ,para se ulet shkruajë për një vepër, të betohet se do mbajë qëndrim ndershë.Betimi mund bëhet para presidentit republicës, para kryeministrit ,para kryetares parlamentit, para 10 kryetarëve shoqatave shkrimtarëve( të apo jo vetëshpallura nga klasa punëtore apo intelegjencia) .Betimi duhet bërë dhe para autorëve veprave, romanciereve , poetëve,dramaturgëve ,por kurrë para njerëzve jo seruiozë ,ku futen humoristet ,comedianët ,humoristët popullorë e tjerë këtij takëmi.Pas këtij kalvari betimesh(me shpenzimet përkatëse të ngarkohet kritiku dhe shkrimtari) kritiku duhet detyruar me pahir ta lexojë veprën,jo siç ka ndodhur shumti ,kur jepen gjykime pa u lexuar fare krijimtaria.

Ka dhe një arësye dhe fortë shpie konkluzionin e kotësisë kritikës letrare.Kështu, në kohërat moderne letrare kalojmë ne shqiptarët gazeta e revista mirëfillta letrare nuk ka.Ndonjë supplement, sado I realizuar është fare pak përballojë këtë begati krijuese.Por për novatorizmin e krijuesve tanë kjo nuk përbën aspak ndonjë shqetësim.Ashtu, me një kthesë embël(e ashtuquajtura diplomacy letrare) ka ditur depërtojë dhe ne gazeta e revista serioze politike.Shkrimtarë t e famshëm nëpërmjet intervistave shumta ,pa shpenzime mëdha dhe padyshim me competence te plote,përshfaqin saktazi vlerat e larta krijimtarisë tyre.Vetëm para pak ditësh lexova një përditshme serioze intervistën e një nobelisti pashpallur për dy vitet e fundit ka botuar 11500 faqe prozë, 3873 faqe poezi dhe 34563 publicistikë. Po citoj ligjëratë drejtë një fragment:”Me krijimtarinë time kontemporane është e sigurtë qëndroj mes Tokës dhe qiellit, pa përfillin ligjin e vjetëruar Njutonit…”Thomëni, a ka kritikë, a ka Bielinski apo Finkelshtajn arrijë këtë silogjizëm letraro-filozofik? Paçka ngjan paksa si meshë ,por kjo shpreh ndihmën japin shkrimtarët e mëdhenj , aq shumtë mëmëdheun tonë,që s’duan lodhet populli dielave meshave, por ashtu shtrirë në divanet e rehatshme , lexojë autorët e mëdhej faqe për faqe…

Me sa thame dhe plot arsye tjera mund shtoj demokratikisht secili, a nuk vijme konkluzionin kritika letrare është një koncept i vjetëruar? Kritikë letrare mirëfilltë? Harrojeni!

No comments: