Thursday 18 September 2008

Në emër të 666-tës



Fatmir Terziu

Një bandë satanikësh kryen krimin më makabër në histori. Një krim që u krye nga duar njërëzish dhe mbi njerëz të pafajshëm. Thjesht nën siglën e numrit 666. Nën siglën e këtij numri që i përket shejtanit nga Bibla, ata goditën 666 herë me thika për vdekje, trupat e tre vajzave dhe të një djali të moshës 16 dhe 17 vjecare. Ky krim u krye në Rusi. U krye këto ditë dhe mediat vluan rreth tij.
Ngjarja e ndodhur në periferi të qytetit të Jaroslavit, krijoi një tmerr, por edhe një arsye më shumë për të kuptuar këtë satanizëm mizor. Ata pas ii goditën trupat e tyre 666 herë më pas hëngrën mishin e tyre duke e pjekur. Kjo krijoi zgjimin e policisë më pas që arestoi liderin dhe aktivistët e tij kriminelë.
Sipas mediave britanike, në momentin e pyetjes së liderit Satanist ai është shprehur: “Vrava në emër të shejtanit. Kisha kohë që kërkoja ndihmë nga Zoti, por asgjë në jetën time. Tani pasi iu përkushtova satanait gjërat ndryshuan…”. Mësohet se para se ti vrisnin të pafajshmit iu kishin afruar alkohol me shumicë për të pirë. Dhe mendohet se në gjendje të dehur ata kanë kryer krimin.
Zgjimi i këtij krimi satanik ka sjellë edhe një mesazh për të gjithë, që të kenë kujdes për prezencën satanike në shoqëri.

No comments: