Thursday 18 September 2008

Përkthimi sjedh debat për Kadarenë




Saul AUSTERLITZ
San Francisco Chronicle

Natyra dyfish e ndërruar e përkthimit, me versionin anglisht të përkthyer nga përkthimi në frëngjisht i origjinalit në shqip, krijon diskutime për prozën e Kadaresë, të hollë në rastin më të mirë, por të zhveshur, ngadalë botës pak të shkëlqyer që "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" cilësohet i krahasueshëm me Kafkën dhe Borgesin".

Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Subjekti i romanit të parë të Ismail Kadaresë, që për herë të parë është botuar në vitin 1963, i cili ishte fituesi përurues i çmimit Man Booker International Prize, është zhgënjyeshëm i thjeshtë. Gjenerali dhe prifti, asnjëherë të emërtuar, nga një vend në mënyrë të ngjashme i p a i d e n t i f i k u a r (megjithëse kuptohet qartë që është Italia), rrugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat dhe dhëmbët por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e ngjashme të fragmentarizuara të historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një mesi ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: "Gjeneralët tjerë kanë udhëhequr ato kolona të pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t'i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur". Zemërgur, kryelartë në një mënyrë që vetëm paturpësia ushtarake mund të jetë, dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur apo e kundërta. Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në "disa tonë fosfor dhe kalcium", grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste të shkalafitura një kohë në trupat e shqiptarëve, dhe secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton, sikurse të ishte pasqyrë, fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. E kaluara ka humbur pak nga fuqia e vet; një punëtor lokal, ndoshta i gërvishtur nga një kopsë e ndryshkur apo i gërvishtur rastësisht nga kocka, fiton një infeksion të shpejt dhe vdes. Gjenerali, gjithashtu, është i infektuar, nga një sëmundje e gjatë jovdekjeprurëse: ajo e mirëkuptimit. Kadare ndanë vetëm copërat e përvojës së kohës së luftës, mbetjet e lëna mbrapa: ditari i një dezertori, një monument i atyre që janë vrarë nga gjakatarët italianë të batalionit Blu, një histori e shkurtër e treguar nga një plake në një dasmë. Efekti i atyre copëzave është kthimi i gjeneralit mendjemadh të deritanishëm në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri fantazmash. "Sapo të shoh dikë – kushdo qoftë ai - automatikisht
filloj të nxjerrë flokët e tij, pastaj faqet e tij, pastaj sytë e tij, sikur të ishin diçka të panevojshme, diçka që thjesht po më parandalon nga depërtimi në thelbin e tij", shënon gjenerali. "A kupton? Ndihem sikur kam kaluar në një mbretëri eshtrash, të kaliumit të pastër". Ai nuk dëshiron më të kompletojë punën e tij, dhe për një kohë të gjatë ua mbyll derën të gjitha historive të pjesshme, të pakompletuara që i ka dëgjuar si pjesë të misionit të tij. Në vend të kësaj, ai personalisht duhet të mbajë në kurriz barrën e tmerreve të luftës: "Pastaj ai veshi pallton e tij, mori edhe njëherë thesin, e ngriti ngadalë deri të shpatullat e tij, dhe iku nga aty, i kërrusur poshtë barrës së tij, i poshtëruar, sikur të ishte duke e mbartur tërë turpin dhe barrën e tokës në shpinën e tij". Natyra dyfish e ndërruar e përkthimit, me versionin anglisht të përkthyer nga përkthimi në frëngjisht i origjinalit në shqip, krijon diskutime për prozën e Kadaresë, të hollë në rastin më të mirë, por të zhveshur, ngadalë botës pak të shkëlqyer që "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" cilësohet i krahasueshëm me Kafkën dhe Borgesin. Kadare ka qenë simbolikisht një minimalist i frikësuar, dhe veprat e më vona si "Pallati i ëndrrave" dhe "Prilli i thyer" do të shqyrtonin totalitarizmin dhe grindjet tradicionale të gjakmarrjes në një prozë të ngjashme shpirtërore kalimtare. Emrat, vendet, ndjenjat janë hedhur të gjitha pamëshirshëm, duke lënë përqendrimin të nxjerrë perfekt të tmerreve të luftës. "Mbetjet që gërmojmë përbëjnë krejt thelbin e luftës, mund të thuash", një burrë që hap varre i bënë vërejtje gjeneralit. "Çka mbetet kur të përfundojë e tëra; fundërrina pas reaksionit kimik". Libri i hollë i Kadaresë gjithashtu e ka reduktuar luftën në kuintesencën e saj – të vdekurit dhe ata të lënë mbrapa me kujtimet e tyre.

Autori është
shkrimtar nga
New York City

No comments: