Monday 8 September 2008

Vellezerit .... !

Petraq J. Pali

Ka ndodhur e ndodh qe dy vellezer grinden,dhe ftohen me njer tjatrin sa kalojne ne faza te tmereshme te miqesise dhe dashmiresise,midis tyre fillojne fjalet,intrigat,zenkat,rri zgjuar zilia dhe cmira,dhe ky fenomen ndodh gjithmone, e ne cdo kohe, kryesisht ne kohen e sotme shfaqet me shpesh e me dendur,dhe po te vesh re ky fenomen i peshtyre ndodh mbas marteses se tyre,se edhe populli per kete ndodhi ka thene..."ishim vellezer kur ishim te vegjel" Une,kete fenomen e kam ndeshkuar dhe urryer si nje nga shkaterimet e ekulibrit dhe dashmiresise njerezore,shperberje e genit,por edhe une nuk kam shpetuar nga ky fenomen pak a shume kjo s'ka rendesi, ama jam lenduar sadopak, kjo mole kap dhe ka mberthyer shoqerine ne perqindje te madhe ne cdo popull, e pak me shume nder ne, ku kapricua dhe temperamenti i Shqiptarit qendron me lart se kudo . Ndersa ne kohen e sotme nga levizjet e sforcuara te popullates,largesite gjeografike, e bejne vellezerine edhe me te komplikuar ne maredhenie. Ndoshta, edhe Ju te dashur lexues,kush me pak e kush me shume besoj se keni kaluar ne hendeqe te tilla,te nje ftohje pa arsye dhe te veshtire ,dhe ne qofte se nuk u ka ndodhur, ahere, keni pare e degjuar. Por ne do shikojme c'ka ndodhur nje here. ! Se populli perseri ka thene antipoden tjater: ...."Dy vellezer zihen dhe nje i mare i beson"!

Vellezerit .... !

(mbi bazen e nje nje gojedhene...)


_Sokrati,s'kishte as dy muaj i martuar me Sofine,vajzen e kacakut te Dedezhupajve,te cilen e kishte rrembyer me dashuri,nderkohe qe i ati Polua,nuk ndodhej per disa muaj rrotull treves se tij,ai,arrinte deri ne Janine,duke gjurmuar karvanet,dhe sulmuar doganjeret e tyre,ishte ajo kohe ku veziri Ali Pasha,kontrollonte nje shtet te tere,dhe egersia e rregjimit te tij kishte ndikuar fort ne popull,i cili vetem vuante,si nga varferia por edhe taxat e renda qe kishte vene vete "Perandori dhe fuqiploti" i vete shpallur i Tepelenes". Polua,me nje tufe kapedanesh"kacake"malesh,sulmonte rrufeshem dhe befasishem keto karvane duke prere e plackitur,dhe me pas zhdukej maleve dhe harcave si njerez te eger,dhe kjo bande ishte bere problem per "tigrin"i cili po t'i kapte do t'i varte nga gjuha qe te dymbedhjete.Po,ku kapej Kapedan Polua,ai ikte dhe fluturonte si era mbas cdo aksioni,me kot ishin munduar njerezit dhe besniket e Aliut,kjo bande kacakesh beri kerdine per disa vjet rradhazi,duke rrembyer gjithcka,dhe per cudi,nuk dinin as populli e as vete veziri,se nga ishin keta te paudhe,qe i dilnin pa frike fare duke bere keto veprime,popullit i kishte hyre frika si lepurit ne bark,por edhe njerezit e vete vezirit te cilet me kot mundoheshin me gjurmimet e tyre,Polua ishte i pa kapshem,sot plackiste ne Delvine,e neser vriste ne Janine,simbas situatave, rinte me dite e me muaj ne heshtje, e me pas shfaqej si skifteri ku te mundte duke u sulur mbi prene e ti,... nuk i thonin jo me kot, Polo Skifteri Ndersa njerezit e vezirit per sa kohe sundoi ai, vazhdonin avazin per ta shkateruar ate bande...por me kot,ai ishte i pakapshem! Sokrati,nuk zgjati as dy muaj mbas martese,kur filloi te shfaqte qefmbetje dhe pakenaqesira me te vellane Kriston,i cili ishte me i madhi i martuar me femije,por njekohesisht edhe e kishte ne vend te babait,i cili u pat vdekur, dhe e la Sokratin gati 4 vjec,Kristua,punoi vreshtat,ullinjte,portokallet,mbajti bageti dhe u perpoq gjat ketyre viteve te vinte mall,respektonte nenen e tij, Thodhoren, gruan trime,e cila mbeti e ve me keta dy djem,ajo, mbas vdekjes se te shoqit lidhi shamine ne balle ashtu "kapsomuce" si thone atyre aneve, kur vdekja eshte e rrende, dhe me Sokratin ende as kater vjec u mbyll brenda ne shtepi,Kristua dhe e shoqja e tij Lefkotheja e cila kishte tre djem,u be nderi i kesaj shtepie,ajo respektonte te shoqin, Sokratin e vogel dhe te vejhren,dhe thua se me kalimin e kohes,korja e plages se vdekjes se parakoheshme te atit, po sherohej Por Jo ! .Per Kriston kishte respekt nje fshat,mirepo martesa e nxituar e Sokratit,hapi te tjera avaze,Kristua,s'mori vesh gje,se Sokrati,u dashurua me Sofine,pa degjuar e shikuar nga bota,Kristua dhe e ema e pane ate dhe moren vesh kur e solli nusen ne shtepi,ata u cuditen dhe me teper u frikuan nga "kapedan" Polua,i cili mund t'i shkateronte te tere,e aqe me keq,qe femijet Kristua i kishte ende te vegjel,budallalleku apo te nxituarit e Sokratit,hapi plage te medha. Sokrati ishte tek te shatembedhjetat e Sofia e bukur ishte vetem katermbedhjet vjece.Ai, e solli brenda vajzen e rrembyer me nje autoritet dhe nje kryenecesi te pa pare, e doni Ju a s'e doni aqe me ben u tha,ka mbaruar kjo pune,une nuk do pyes juve cdo bej me jeten time,aqe me ben se u merzitet,nuk dua as nje fjale e moret vesh ? Aman, a ...te keqen i thonte dhe i lutej e ema,na bere hatane,mo... s'je bere akoma per nuse te marsha te ligat,nuk shikon tet vella qe u rropat per ne...?Aqe me ben thoshte me ashpersi Sokrati..ai,punon per femijet e tij,mua c'me ka bere....turp te kesh ju sul e ema me keto fjale te poshtra qe thua,ai,yt vella e mban shtepine,ke pare keq "zemera"ime nga ia,... he fole...,po ke kaqe vjet qe te ka ikur yt ate,kush te ka ushqyer,turp,turp....u be grindje e madhe ate nate,nderyhri butesisht dhe dashmiresisht Kristua t'a qetesonte gjendjen,por ishte e pa mundur,Sokratit i kishte hypur vetja ne qejf,per vete faktin se kishte formuar nje trup te mrekullueshem,mjaft i forte fizikisht me muskuj dhe linja te llahtaresheme,ishte dhe mjaft i bukur,shtat larte,per moshen qe kish,ishte dhe dukej me i burreruar,mustaqet sa i kishin djersitur,syte i kishte blu,fytyra si prej bronxi, se ai,gjithe kohen e kalonte ne ane te detit si ne dimer e ne behar,ishte qejflli peshku,dhe deti..zhytej e notonte mire,nderkohe qe Kristua rropatej se bashku me gruan e tij mbas atij te pakti kapital per te mbi jetuar te gjithe,mbas puneve te bujqesise e blegtorise me nje fjale gjithe diten ne pune dhe i tejlodhur. Sokrati,s'degjonte dhe as donte te dinte c'thoshte e ema i vellai,apo edhe fshati,i cili s'kish pushuar nga fjalet qysh kur kishte rrembyer vajzen e "Kapedan"Polos,dhe te gjithe prisnin me shume kureshtje se c'do te ndodhte kur t'a merte vesh i ati,vellai i vogel i Sofise,Nashua,djali i Polos ishte moshatar dhe mik i tij,por Sokrati i kishte ngrene ne bese,me rrembimin e te motres.Dy vellezerit e Nashos,Sofua,dhe Mitrua ishin ne banden e te atit,kishin muaj pa zbrite ne fshat te takonin memen e tyre,Nashon e Sofine,ata mernin vesh per gjallesen e Polos dhe vellezerve, kur degjonin ndonje beme,vrasje a plackitje ne zonen apo treven ku kjo bande operonte,zone kjo qe kalonte kufite e nje shteti. Polua, mbane tjater qe bere me i tmershem,thone qe kishte shtrire veprimtarine e tij edhe matane detit,pertej ishujve te Korfuzit dhe atje ai, kishte rekrutuar edhe pirate te tjere greke,kjo bande po merte permasa,gjigande,se nga c'kishin degjuar ne fshat,ata ishin bere ne tre grupe te medha,ku cdo grup kishte njezet a me shume njeres "trima" vrases dhe hajduta te sprovuar,kishin nje organizim te persosur kur ende i shpetonin thonjeve te qeverise.!Polua, si gjithmone ishte mbi ta,dhe organizatori,kush bente ter terr me te ai i vinte dhogat e varit ne cas,i hiqte koken. Sokrati,as donte t'ja dinte per shtazerine apo egersine e te atit te Sofise,qe simbas fjaleve qe peshperisin ne popull,po ta kapte Polua ose te vellezerit Sokratin,do ta tredhnin nga koqet e me pas t'a thernin nga zverku per vepren qe beri, si nje kec,kjo ishte e vetmja e sigurte,por kete faj i cili ndeshkohej ne ato vite, mund t'a pesonte edhe bija e motra e tyre, Sofia, e cila qysh diten qe u rrembyen,nuk fliste as nje fjale po ikte si manare mbas "muskulmadhit" Sokrat,bashkeshortit te saj. Me sa shihej Sokrati e donte shume Sofine,dhe ishte i ndergjegjshem per c'kishte gatuar,kishte nje kryenecesi e krenari,sa nuk pyeste per asnje,dilte ne qafe te burrave tek rrapi me nje tangerllek te pa pare,vishej dhe perpiqej te mbahej mire si dhender i ri,shkonte te djelave ne kishe sikur kishte bere hyner,se ne ato kohe s'te falte njeri per ndodhira te tilla,millin me thiken nuk e hiqte nga brezi,doreza e blirte e saj gjithmone vezellinte,atij,Sokratit,i kishte hypur vetja ne qejf,fshati nuk ja pelqente tangerllekun,burrat qe te dielave loznin me trec,duke levizur guret mbi plocat e gurta dhe duke rrekellyer nga nje gote rraki, e shikonin me perbuzje,bile disa thonin a...me mendje e jo me ze se plekseshin me te..aaa ne do zoti te zbresi Polua ose djemte sot, pa ky do dhitet ne breke,bile,kishte disa qe ashtu anash e anash i thonin,more djale je nxituar do te dali per keq kjo pune,po ku pyeste Sokrati,me egoizmin e tij...kush te dete le t'a provoje...thoshte gjithmone,mua me thone Sokrat i Ndrelekajve. Fshataret qeshnin me ironi me budallalleqet e tij se ato shprenin force dhe nje egoizem te pa shoqe,po thoshnin...avash se do ta pesoje ndonje here ne zbricin ata nga ku jane...!. Nuk vonoi,dhe Sokrati,mbasi fyeu te emen dhe u zu keqas me vellane,deri sa ariti ta godiste me grusht ne sy te shoqes Lefkothese e cila vuri ulerimen se po vriteshin vellezerit e duke ju lutur Sokratit,i cili e shtyu tutje si harbut,Kriston e shkrete i cili ishte babaxhan njeri dhe ndryshe nga i vellai, ate e donte i gjithe fshati si nikoqir dhe nje familjar i mrekullueshem,kishte miq e shoke te mire,por ja qe gjithe kete ekuiliber e prishi ai,i vellai"muskulmadhi"Sokrat. Nena,e mallekoi, e shau,dhe ju lutPerndise qe te mare hake,e beri lanet se i ra me qafe te vellait,asajdhe te shoqes se vellait pa pune,ai Kristua e rriti,e ushqeu,dhe s'kish pse te perfundonte keshtu vellazeria,pse Sokrati ishte mos mirenjohes,pse e beri si Juda? Kjo e mundonte te emen e cila ishte grua e helmuar.U zhduk Sokrati me gjithe Sofine mbas grindjes se madhe,shkoi ne nje bodrum te shtepise se renuar te Selevestre te banonte,i vellai Ju lut te mos ikte te mos ndaheshin me gjithe zagarlleqe dhe fjalet qe kishte nxjere nga goja si harbut e njeri i keq,i tha dhe ju lut qe te jemi bashke,se bashkimi ben fuqine,e aqe me teper qe ti je plekse ne nje mesele qe do ta thyejne tangerllekun,po ku degjonte Sokrati.Ndersa Kristua vetem lutej tekthehej...!U rregullua si u rregullua,me shtresa e me disa te pakta sende dhe filloi te banonte e te perballonte jeten,here duke vjedhurnga ndonje dhi,e here duke vjedhur bacat e botes,a duke gjuajtur peshk,vaji i ullirit nuk mungonte ne ato kohe,ndryshe nga Kristua qe rronte me nder...ai,Sokrati,u be tip i urryer per te gjithe,Sofia rinte si e pa fajeshme dhe e urte,ndosha edhe e frikeshme ! Kristua i shkrete,me gjithe harbuterine,egersine,mosmirenjohjen e vellait,here pas here niste njerez te cilet e lajmeronin qe te ndryshonte rruge,te kthehej tek e mbara te vinte tek ema dhe te rinin serish se bashku,po sic duket perendia e kishte mallekuar si njeri te pandreqshem...ndodhte qe ne qafe tek rrapi te shikonte me bisht te syrit te vellane i cili e shikonte me keqardhje dhe dashmiresi,Sokrati bente gjeste te papelqyera,njehere peshtynte ne toke e nje here kruante koqet per ta fyer,Kristua i shkrete ulte syte perdhe dhe nuk donte qe te tjeret te mernin vesh e te talleshin me ta duke u bere gazi i botes,ama fshati dinte gjithcka,ai, si me i madh qe ishte donte paqe e harmoni,ai sa ishin bashke,e kshillonte per te mire te tij por cdo gje vajti kot,e aqe me teper u kthye ne urrejte e gjithe miresia e tij.Sokrati vazhdonte te ishte i pa ndreqshem,dhe jo dashmires me vellane.U egersua pa as me te vogken arsye,as mall, agje nuk kishin te
ndanin,se varferia ishte rrende. Shpesh e ema e tyre,ne pezmatim e siper ngushullohej me veten kur thoshte se kjo pune ndodh me cdo dere,dhe i zinte me rradhe sipas sokakeve gjithe vellezerit...nuk gjeti nje shtepi ne fshat qe harmonia te ishte e perkryer,por kjo e te bijve ishte pak me e rrende dhe me ndryshe,ata, u qelluan e u vrane me shoishoq,i madhi nuk ktheu dore por i vogli ju hakerye pa pune,sa e mori vesh i gjithe fshati.

vazhdon....

No comments: