Friday 12 September 2008

Vlera etnogjuhësore shqiptare

Nga Fatmir Terziu

- Kohët e fundit më ra në dorë një libër me vlera të mëdha në fushën etnogjuhësore. Ai vjen nga një autor shqiptar dhe nga një penë që më shumë i është kushtuar heshtjes dhe prodhimtarisë kaq të rrëndësishme shqiptare në heshtje e sipër. Autori është një mësues i shquar i zonës së Hasit, por edhe një autor që me kohë ka bërë historinë e tij. Studiuesi dhe gazetari shqiptar, Ruzhdi Jata, në kujtimet e tij shton se ai e ka njohur nga afër atë. “Ishte një mbledhje e provokuar e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve të rrethit, dhe pikërisht një këmbëngulje e madhe e Sejdi Didës, që solli këtë ‘provokim’. Provokimi vinte për një karakter në një nga krijimet e Zija Celës, i cili edhe pse ishte fiktiv, kishte prekur ndjenjën patriotike të Didës, që këmbëngulte se karakteri ishte një njollë për zonën ku ai jetonte. Kështu duke qenë krijues dhe vlerësues i traditës shqiptare ai pati rastin të fitojë në këtë cështje, të cilën edhe vetë Cela e pranoi t’a korigjonte më pas”. Kështu kujton Jata në njërin rast për të, ndërsa shton se ai ishte një model në fushën e etnogjuhësisë. Libri i botuar nga shtëpia botuese “Pjetër Bogdani” ka një argument të qartë të mjaft fakteve të tjera.

Gjurmime etnogjuhësore

- Në materialet e sistemuara në librin e Sejdi Didës me titull “Gjurmime etnogjuhësore në krahinën e Hasit”. Gjejmë materiale me interes në fushën e etnografisë dhe të gjuhësisë. Materialet janë të sistemuara në kapituj si vijon: Demonologjia në krahinën e Hasit. Besime në yjarrin, Traditat familjare, therja dhe terja e mishit, shprehje frayeologjike, fjalë te urta, Fjalorth fjalësh të rralla si dhe ndodhi e anektoda, ndersa në fund edhe nje shkrim shterues, me veshtrim historiko-letrar te figurës së patriotit dhe luftëtarit hasjan Bajram Szl Kurpalit.

- Në materialet e sistemuara në kapitullin “Demonologjia në krahinën e Hasit”, autori Sejdiu ofron të dhena në lidhje me besimin dhe interpretimin e ëndërrave në krahinën e Hasit, të dhëna të cilat i kompleton edhe me interpertime, që plotësohen natyrisht edhe me rrefimet dhe të dhenat nga terreni. Janë gojëdhënat në lidhje me ekzistimin e dikurshëm të demonëve si: dreqnëve, kallokangjave, lugatërve, kulshedrave, zanave të malit, dragonjve, shtrigave, meleqeve sipas rrëfimeve të dëshmitarëve.
- Në kapitullin që bën fjalë në besimin për yjarrin mësojmë shumë gjëra që kanë të bëjnë me yjarrin, funksionin e yjarrit e madje edhe deri te legjendat për yjarrin, që është për të besuar në një dëshmi që na shpie në besimin pogan në dukurinë e yjarrit.

- Në kapitullin që bën fjalë për traditat familjare duke analiyuar organizmin e familjes në fshatin e Golajve Sejdiu arrin të na japë elementet e organiyimit të familjes hasjane në tërësi. Janë me interes hulumtimet dhe shpalosjet që Sejdiu i bën rreth gjendjes arsimore dhe kulturore të banorëve të fshatit Golaj, përkatësisht të Hasit, pastaj ritet e lindjes së fëmijës, djalit, vajyës, fejesave, martesave, dasmave, ritet e vdekjes. Jep të dhëna unikate rreth shenjave apo edhe parashenjave të lindjeve, te percaktimit të gjinisë, shenjave dhe parashenjave të vdekjes së njeriut, të sëmundjeve, ritet e vdekjes, varrimit.

- Në kapitullin Therja dhe terja e mishit përmenden “ritet” e ruajtjes së mishit dhe te suxhukut.

- Në kapitullin e Shprehjeve frazeologjike të krahinës së Hasit le që te kuptojë se sa e pasur është krahina e Hasit edhe në fushen e frazeologjisë që i ka grupuar në: frazelogjizma dhe insektet, pastaj ato që lidhen dhe që kanë të bejnë me demonologjinë, me klerikët, fenë dhe instuticionet fetare, me mjedisin blegtoral, me trupin e njeriut, karakterin e cilesinë morale, me shtëpinë dhe familjen.

- Në kapitullin fjalë të urta tregon mbledhjen e leksikut të rrallë që është prezent në Has dhe në popullaten e kesaj krahine.

- Interes japin edhe ndodhitë dhe anektodat e paraqituara në kapitullin e parafundit të librit dheqë janë materiale të dorës së parë.

- Paraqitet me mjaft interes dhe rendesi shkrimi historiko-letrar i Sejdi Didës për trimin dhe legjendën hasjane të 18 plagëve, Bajram Szlë Kurpalit, me të cilin shkrim bindemi se Sejdi Dida ishte njohës i thellë edhe i historisë shqiptare dhe asaj hasjane në veçanti.


Libri “Gjurmime etnogjuhësore në krahinën e Hasit”i Sejdi Didës pasuron fondin e etnokulturës sonë.


Një biografi e shkurter për jeten e Sejdi Didës

Me 16 korrik 1942 në Krumë të rrethit të Hasit lindi Sejdi Dida. Në vitin 1949, Sejdiu filloi mësimet në shkollën fillore të Krumës. zgjuarsia, shkathësia dhe etja për dije spikatën që në fillim tek ai.
Gjatë viteve 1953-1956 mbaroi shkollën 7-vjecare. Në vitet 1956-1957 filloi studimet në shkollën 2-vjecare Shkodër. Në vitin 1958 u emërua mësues në Shipshan-Tropojë. Në janar të vitit 1961, u transferuanga Tropoja me pershtypje shumë të mira. Tashmë i pjekur, i përgatitur për të justifikuar vlërsimin që rrethi i besoi duke e caktuar drejtor në shkollën 7-vjecare Krumë. Sejdiut 19-vjecar iu ngarkua barra e rëndë e problemeve te arsimit në Has. Shkollimin e djemve dhe vajzava hasjane, përgatitjen pedagogjike shkencore të mësuesve.
Në vitin 1963, filloi punën në seksionin e arsimit të rrethit të Kukësit me detyrën e inspektorit. Këtu u njoh me jetën e kulturën e zonave të rrethit.
Në vitin 1965 mbaroi studimet në Institutin e Lartë 2-vjecar pedagogjik të Shkodrës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Më 1965 – 1967, punoi si drejtor në shkollën e Shalqinit.
Shërbimin ushtarak e kreu ne Korçë 1969 dhe për 7 vjet drejtoi shkollën 8-vjecare në Golaj të Hasit.
Në shtator 1976 u emërua mësues i gjuhës dhe i letërsis shqipe në shkollën e mesme Krumë. Krahas punës së përditshme, dorë-dorë të Sejdiut po përvijoheshin tiparet e një gjurmuesi dhe studiuesi të pasionuar të traditave popullore të Hasit. Qindra faqe të ditarit i kushtoheshin viteve, zakoneve, traditave e historisë hasiane. Artikujt e botuar në gazetën lokale apo në ato shkencore, debatimet në sesione të ndryshme shkencore flasin më së miri për këtë. Niveli shkencor i punimeve të tij i dhanë mundësi botimi në revistën “Gjuha Jonë” dhe “ETJA”. Këtë punë e vazhdoi edhe gjatë viteve 1984-1992, kur punoi si mësues në shkollën 8-vjecare Krumë.
Në shtator të vitit 1992 u emërua drejtor i muzeut të Hasit.
Sejdiu vdiq me 19 gusht 1993, në moshën 51 vjecare, në kulmin e veprimtarisë së tij pedagogjike e shkencore, duke lënë në mes të udhës të gjitha planet e tij për studimin e traditave popullore dhe historike te zonës së Hasit.

No comments: