Wednesday 12 November 2008

KËTO VITE JETË QË MË KANË MBETUR DO T’IA KU¬SHTOJ FAMILJES DHE FABULËS...



me shkrimtarin dhe fabulistin e mirënjohur PËLLUMB VELO.

Gëzim Llojdia


Jetëshkrimi
Pëllumb Velo u lind me 2 shkurt 5945 ne Bishan te Vlorës.
Ka botuar këto libra:
Zëri i nenës me thërret 2002.
“Kallëzuesi i penduar,drame; 2002.
“Zgjimi” komedi e vjershëruar, 2002.
Jetë në ethe; roman, 2003.
"Mall për vendlindjen;poezi, 2003.
“Mos e vrisni dashurinë”Poezi ,2004.
""Rrethi i kuq; roman, 2005.
"Mallkuar dita që linda,poezi, 2005.
“Dhelpra dhe gjahtari; fabula,2006.
"Kunadhja zyrtare”fabula,2007.
“ Skilja e lagunës”, fabula,2008.
“Fabulisti dhe gjallesat”fabula te zgjedhura. 2008.



Në jetëshkrimin e librave të tua thuhet se ke¬ni patur' pasion te hershem si pikturën ashtu dhe 1etërsinë. Çfarë kujtimesh ruan fabulisti Pëllumb Velo nga fëmijëria?
P.Velo:Vitet e fëmijërisë dhe te adoleshencës,qe janë “visaret e jetës sime”,i kalova ne fshatin tim te lindjes,Bishan,i cili shtrihet buze Vjosës,shu¬më pranë Adriatikut.
Bishani ka mbi katër mijë ba¬nore dhe shquhet për ndjenjat atdhetare. Prej vitit 1962
jetoj në qytetin e Vlorës.
Qysh në klasën e peste fillova te lexoj Naimin, Çajupin,Mjedën, Ali As¬llanin etj.
Po ne këtë moshë më bie në dorë, "Deka¬meron"-i i Bokaçios,me të cilin hapa siparin e li¬brave të autoreve të huaj. Megjithëse vija shkëlqyeshëm në të gjitha lëndët mësimore, piktura dhe letërsia ishin pasioni im i pandarë(peisazhet dhe portretet i beja lehtësisht).Ne vitin I959,pas përfundimit të klasës se shtate,mora pjese ne konkur¬sin e pikturës te zhvilluar ne shkalle rrethi,ku u shpalla fitues,por,për shkak te biografisë, dëshira ime s'u be kurrë realitet.

Çfarë ke shkruar për herë të parë dhe kush ka qenë shtysa e frymëzimit?

P.Velo. Frymëzimin ma dha nëna ime. Se bashku me qumështin e gjirit ajo me mëkoi edhe muzën. Edhe pse pa shkolle, ajo krijonte shume vjersha te bukura,te cilat unë` i recitoja me pasion .Kam adhu¬ruar si prozën dhe poezinë,por ne veçanti poezinë satirike. Krijimi i parë i parë është i vitit 1962,fa¬bula "Dhia dhe keci'", shkas u be shpyllëzimi ne ato vite. Në vitin 1964 shkrova(gjithmonë me varg e te kursyera)fabulën "Shkurta dhe qukapiku",ku kritiko¬het hipokrizia.Në vitin 1965 shkrova "Kërriçi dhe gici",ku i padituri thotë vetëm gafa etj.
Muze kjo që s'm'u nda kurrë.

Disa prej fabulave tuaja më të bukura i përkasin regjimit të kaluar .Si mundën ato të vijnë në ditët tona pa i rënë në sy njeriut?

P.Velo:
Falë kujtesës sime.Pasi i shkruaja,fabulat, qe unë i quaja vjersha satirike, i mësoja përmendësh dhe letrat i hidhja ne zjarr .Babai im,qe tek romani "Rrethi i kuq" përfaqësohet nga personazhi kryesor, nga i cili trashëgoj satirën,me kontrollonte çdo shkrim dhe,duke më puthur,me inkurajonte për te va¬zhduar ne rrugën e nisur,por gjithmonë nën kujdesin e tij. Njëra nga fabulat te binte ne duart e Siguri¬mit te Shtetit dhe pasojat diheshin. Im atë,që kish¬te kulture perëndimore( ai fliste e shkruante italisht i njihte mjaft mire bëmat.

Cilët kanë qenë idhujt tuaj në letërsi në letërsi dhe në muzikë,brenda dhe jashtë Shqipërisë?

P.Velo:
Kam lexuar e lexo j shumë. Puna me turne ne sektorin e naftës, ku punova për dyzet vjet,me ka ndihmuar mjaft për këtë. Nga shkrimtaret e huaj kam
më për zemër Ezopin,La Fontenin ,Omar Khajamin, Sadiun, Shekspirin, Balzakun ,Molierin,Gëten,Floberin,Mo¬pasanin, Drajzerin,Kafkën etj.Kurse nga shkrimtaret shqiptare do te veçoja:Naimin,Çajupin,Fishtën,No¬lin,Mjedën,Ali Asllanin,Petro Markon,Dritëro Ago¬11in,Kadarene,Fatos Arapin,Gjikë Kurtiqin,Ferit La¬majn, Çobo Skenderin et j .Në muzike kam idhuj:Vaçe Zelen,Sherif Merdanin, Irini Qiriakon,Edit Mihalin,Ardit Gjebrea,Inva Mu¬la,Adriano Çelentano,Xhani Morandi,Rafaela Kara, Majkell Xhekson,Xhorxh Majkell et j .

E megjithëse vone, ju arritët të` në të gjitha gjinitë letrare,ne gjashte`vjet 12 libra. Sa e lehte ka qenë për ju kjo financiarisht dhe çfarë rruge keni ndjekur qe libri juaj te shkojë tek lexuesi?

P.Velo: Rruga për botimin e këtyre librave ka qe¬ne tepër e vështirë. Unë kam botuar me tirazh të vogël,deri në 400 kopje,fal ndihmës së pakursyer të fëmijëve të mi,Entonit dhe Dorines. Entoni,emigrant ne Amerike,me ka ndihmuar financiarisht,kurse Dori¬na,mësuese,me ka ndihmuar shpirtërisht .Gjithashtu kanë ndihmuar me sponsorizimet e tyre dhe miqtë e mi t e dashur,si deputeti Ardi Kollozi , Genci Koka, Te¬lush Telushi, Maliq Haxhiraj. Për librin e fundit ` kontribuan djali,Lorenci,emigrant ne (Greqi,dhe nipërit Përparim e Pelivan Bani. Për botimin e librit me fabula "Dhelpra dhe gjahtari" mora kredi tek “Reiffesien Benk”.Ndërsa për te shitur librat, s qe behet fjale. Unë vetëm kam falur libra
. Që të dalësh e te shesësh rrugëve,sikur nuk shkon për një shkrimtar. Ky problem madhor për ne shkrimtarit do të vazhdojë gjatë pa n zgjidhur. ;J I
Çfarë të ka mbetur peng nga jeta?
P.Velo:Shkolla e larte për mua mbeti një" ëndërr e parealizuar për arsye qe tanimë dihen,biografia. Arrita te" mbaroj, vetëm “Shkollën e Mesme Teknolo¬gjike Vlore"(pa shkëputje nga Puna).

A është marrë Pëllumbi me politikë?

P.Velo: Duke i pëkitur nje familje që e pësoi keq nga regjimi,me xhaxha te"'pushkatuar ne moshe"n 23 vjeçare dhe babain te" burgosur politik unë e mbështeta dhe u anëtarësova ne Partine Demok¬ratike qysh ne orët e para te" themelimit te" saj.A¬zem Hajdari ka qene"/miku im i pare nder themelue¬sit e pare""te"Partisë" Demokratike te Shqipërise.Por kam arritur ne" konkluzionin se të marruarit me politike për shkrimtarin është kohe e humbur. Këto vite jetë që më kanë mbetur(sot jam 63 vjeç)do ti a ku¬shtoj vete"m familjes dhe fabulës...

Cilët Janë miqtë tuaj ne Partine Demokratike?

P.Velo:Aty kam shumë miq,por mes tyre do te''ve¬çoja Fatos Beja dhe Ardi Kollozi,të më janë ndodhur pranë ne te mire dhe ne" të keq.

Tjetër dëshirë e mbetur pezull?
P.Velo: Do te lumturohesha po te njihesha me një përkthyes,që fabulat e mia,tashme" te" vlerësuara nga pena te njohura dhe aktore të shquar të skenës
kinematografisë shqiptare,nga akademike më me zë te vendit,te cilët më kanë dhënë krahë ne krijimtarinë time me vlerësimet e tyre,t'i kalojnë kufijtë e Shqipërisë:
Nga vlerësuesit do te përmendja: Reshat Arbana, Skënder Sallaku,Albert Vërria, Shaban Demiraj,Teodor Laço,Gjike Kurtiqi,Bardhosh Gace,Petrit Velaj,Kosta Raka, Enver Qama,Mato Kol1ozi, Agim Pepa, Arben Duka, Mexhit Haxhiu,Leka Kruta,Qiriako Sava,Afrim Agalliu, Agron Hamo e Muhamet Zika.
S'kam për ta harruar ditën kur me erdhi zarfi me vlerësimin për fabulat e librit "Dhelpra dhe gjah¬tari" nga Artisti i Popullit Reshat Arbana.E lexova atë mes miqsh duke derdhur lot gëzimi:..

No comments: