Sunday 14 December 2008

BESA 24 ORESHE


( tregim nga Roland Gjoza )

Gjaksi leshoi denamen dhe iku.Pylli e fshehu.Atje ne fshatin e tij ishin mbyllur dyert e kullave me kohe.Njerezit e viktimes,vellazeria me se shumti dhe simahoret,shoket e tyre me te afert ia behen menjehere dhe bene pushke ne fshat.Kishin lidhur koken me sharpe te zinj me bishta te gjate qe u binin gjer perdhe.Qelluan portat,kanatat e dyfishta te dritareve me rrjete hekuri,muret prej guri,catite e pjerreta prej druri,nxorren dufin dhe u kthyen mbrapsht.Plaku i shtepise,nje meit i pakallur,i mjeroi me fjale.Nuk kishin bere mire qe e kishin shprazur ashtu dhimbjen per vellaun e vdekur.
Kufoma u la me sapun qe kundermoi,u vesh e u mbath si per nje udhetim dasme.Grate shkulnin floket pa ze.
Ne shtepine e gjaksit,plaku shpatullan me mustaqe te kthyera perpjete dhe me mjeker gjer ne brez e perzuri duargjaksin me pezm e kercenim per debim nga shtepia,se sipas tij ai ia kishte mbathur si nje frikacak.Atje,atje duhet shkuar ne varrim te atij humbesi.Keshtu kishin bere te paret.Ishte per nder e respekt te maleve te Pikellimes e te Bjeshkeve te Namuna
Mori kalin vrasesi,lidhi te dy syte me shami te kuqe dhe kaperceu me nje fryme nje mal e nje pyll e fill te meiti ne arkemort.U qetesua gjindja ne kulle, sa e pa ashtu sylidhur.S'pipetinte kush, vec fluturat e medha te varreve.Ato kishin bujtur bujshem me frushullime te dhoma e fresket e te fjeturit te qiellit.Ai ishte kaq i qete e fare pa vramendje ne ato derrasa te fresketa lisi te latuara,perplot nyjeza dhe damare jete,sa te vinte te mendoje se pikerisht kete dite prehjeje kishte pritur zimaziu.Dy zonjeza me lot ne sy i bene nderet vrasesit.Jashte kali i tij hingellinte per pelen e kullte e aq te bukur te njeriut te ngrire ne arkemort.Tuhafi,mendoi per kalin,do me beje me turp.Ashtu ndodhi.Kur dolen per te percjelle arkemortin per ne varreze,ata te dy,kali i vrasesit dhe pela e kullte tejet lozanjare e viktimes,e bene ate turp te dashurise epshore,me nje skeneze aq te pacipe dhe trullosese,sa i beri shume koka kureshtare te ktheheshin pas me mahi.Riti i zi aq i respektuar,po shkonte per djall.Kush i duronte hingellimat e tyre te cmendura,ate epsh te shprehur krejt hapur,ate dalldi kafshesh,qe s'donin t'ia dinin per te zotet e tyre te kapluar gjemshem nga halli me i madh ne jete;njeri po shkonte drejt nates se pare te varrit,( Pasha naten e vetme! )tjetri per kah nata e vet e fshehjes dhe strukjes se perjetshme.
Mberriten ne varreze.Gropa ishte mbushur me pare.Mbi pare e shtrine meitin,per ta patur me te lehte rrugetimin e larget.Dhe ai hodhi pare.Ato tingelline thate.E mbuluan gropen dhe ai s'ishte me,sikur te mos kishte ekzistuar kurre.
Pastaj gjindja iku me ngut dhe ai mbeti vetem ne varreze.Krejt vetem,i braktisur pergjithmone.Pa varrin per here te fundit,ndjeu humbshem nje fergellime te lehte te ato dhera te fresket,keqyeri rrezima e shkarrezima te vogla,madje i beri pershtypje dhe nje vrime qe u zmadhua befas,kthehu koken me nje fill llahtarie, pa nje krah fluture,vetem nje krah perplot larzime ngjyrash te hareshme,qe u shfaq aty tronditshem dhe perpelitej me mundim dhe ia mbathi sakaq.E ndiqnin ngulmueshem disa njerez me guna dhe mjekrra gjer ne brez.Ne balle kishin lidhur nga nje sharp te zi me bishta te gjate gjer perdhe.Mori kalin dhe kaleroi me rrembim, pas e ndiqte pela e kullte.Pak me tej dukeshin mbi kuaj njerezit me sharpa te zinj.Mberriti ne kufirin e fundit te fshatit.Qendroi nje grime.Deri ketu ishte i shpetuar.Qe nga ky cast e prisnin pritat e pafundme,ngujimi,vdekja per se gjalli.Ngriti doren ne shenje pershendetjeje,leshoi nje majekrahi si falenderim,goditi kalin ne brinje dhe humbi ne pyll.Nje krisme e thate e ndoqi per nje kohe,ajo ishte shenja e paralajmerimit se ketej e tutje ai gjaks do te shnderrohej ne viktime dhe andej nga humbesi qe po shihte naten e vetme te varrit, nje gjaks tjeter ishte shfaqur,ai do ta ndiqte kemba kembes per gjithe jeten.
Ne kulle e priten me pishtare,e perqafuan per punen e paqme dhe e levduan per pelen e kullte qe kishte sjelle.Por plaku tha qe pela duhej te kthehej mbrapsht, se keshtu hynin dy here ne gjak.Fjeti top ate nate.
Andej ne ate ane ku mbahej zi,ne agsholin ende ne nate, ferrmoi flutura e madhe mbi varr dhe qente e katundit pikasen hijen e te vdekurit qe po shkonte drejt kulles se vet.Qente ia nisen hungullimave e lehjeve ne kor,se qente i shikojne kufomat kur shnderrohen ne flutura,pasi braktisin varret dhe vijne te qenderojne ne dhomat e kulles e te pergjojne kujen e zise per dyzete dite. Kaloi nje stine e qershiglave ne grope dhe erdhi ajo e djegagurit.
Vrasesi pergatitej per dasme. U nis plaku te kerkonte bese 24 oreshe.Me dhurata,pare e lutje.Ishte nje dhome e madhe ku i futen ne mengjes dhe i lane pa uje e pa buke gjer ne muzgun e pare.Ishin rreth sofres,po sofer s'kishte.Vec nje kryq i kthyer permbys.Krishti vuante ende ne ate permbysje ne sofren e bukes.Do te hapej dera,do te hynte dikush per te kthyer kryqin mbare?
Perendoi dielli.Ata u bene gati per te ikur,ndoshta i vdekuri nuk ishte i nje mendjeje qe vrasesi te martohej.Mos vuante shume e nuk i kishte ecur ne ato yrte te pafundme andej nga prapatoka?
Po dera u hap,hyri prifti qe ktheu mbare kryqin,pleqte shternguan duart,grate shtruan sofren.Ishte dhene besa 24 oreshe.
Gjaksi i ri mori gjelin e zi me vete,ate me gjaksorin dhe u nis per ne dasme.Ai i pa te gjitha skenezat galduese te nje dasme mali,dikush i solli te hante,nje sahan plot mish e pilaf,nje broke te madhe me vere.Ky gjaks i ri ishte nje shpatullan i fuqishem,krejt i heshtur,qe hante e pinte pa mase.Ate e merrnin me te mire, sidomos grate dhe ai hunguronte mbytur duke perhapur panik. Dasma kishte 1000 te ftuar, bashke me gjaksin beheshin 1001.Ai nuk afrohej,rrinte larg.Grate kur e kur e lutnin qe ai te merrte pjese ne valle,madje njera,me e bukura e asaj darke, guxoi dhe e mori per dore,po ai u kujtua qe kishte ardhur per te vrare dhe nuk pranoi.Piu sa u be thumb,degjonte kengen e gjelit,qe e kishte marre per sahat,shenonte me mend oret e nates dhe te dites kur gjeli i zi ia kepuste me qejf te vet dhe varg e vister shoqerohej paqesisht nga gjelat e viktimes, ndersa ai ia kepuste gjumit,pastaj cohej e prap binte, hapte e mbyllte syte, me koken e renduar nga pija,e me plendesin e fryre si kacek,nderkohe qe po i vinte fundi kesaj bese 24 oreshe. I kishte numeruar kenget,plot 13 kenge te paqta,13 kikiriki te gjelit te zi,po jo me shume.
Ja, prap pela e tij e kullte u duk aty.Pela e viktimes,e re e bukur ne veskun perplot mysk te dashurise.Nuk i pelqenin keto pune delikate gjaksit.Cukermonte ajo thundrat ne bokerrime,ngrinte turirin e holle e ndezur per kalin e dhendrit,qe e priste i ngarkuar me prike.Ai hamshor hingellinte hareshem dhe kjo epshnaje e te dyve perzihej me gjemimin e tupanit,cyrles,llahutes.Edhe ajo kafshe e bukur donte te martohej.E, si e kishte bere i madhi zot,me kaq fort gaz e hare kete punen e dasmes,mire thonin te urtet se njeriu dy here qan kur lind dhe kur vdes dhe vetem njehere qesh kur martohet.
Gjeli i zi ishte leshuar hyrrja-byrrja dhe po bente kerdine mbi gjelat e pulat e atyre te beses 24 oreshe,qe po behej fir per pak.Ai djall kacafytej,cukiste per vdekje,shtypte e kendonte mbi gardh me nje ze si pickame,permbi kenget e dasmes ,aq sa ia humbi fillin gjaksit.Per te keqen etij nje luzme fluturash te medha feshferine mbi dasmen.Sikur u hap e u mbyll nje erashke.Nje flutur u ul mbi tyten e pushkes se tij.Perpeliste krahet dhe levizte brirethit me nje lloj ankthi.Vella,degjoi,apo iu be,vellau em!Ai qe me vrau mue ban darsem,gezon me nusen e vet te re.Nusja eme qan!Ti ke hanger e ke pi prej bukes e venes se tyne.Te ka shijue,vellau em!Mue me kane gelue krimbat.Krimbat po me hane,krimbat e babezitun,vella prej nji gjaku,vellau em,armiku em!C'po thue,i dashtun vella,iu drejtua flutures gjaksi,po sakaq ajo fluturoi dhe hyri ne oden e fjetjes te dhendrit dhe nuses.Pse hyri atje?O zot,ate e mbuluan djerse te ftohta.
Ishte koha kur dhendri do te binte me nuse ne shtratin prej dru lisi me nje qiri e ikone te dritarja.Po kohe s'kishte.Jo 13,po 19 kenge kishte kenduar ai sahat i Noes.Nuk iu drodh dora aspak kur qelloi ne shpatulla dhendrin qe po perkulej per te hyre ne oden e virgjerise.Ne mes te zallamahise,kengeve te grave perplot mahi,lodres qe binte fort,pickames ngashnjyese te gjelit te zi,atij gjaksori e dashnori te prape,qe t'i prishte mendte,ai vrau dhendrin dhe leshoi denamen lart ne cuke kur po merrte turravrap per ne fshat.Flutura e madhe e ndiqte,pela e kullte,gjeli i zi.
Plaku si meit i pakallur kishte gjelin e vet qe ende nuk kishte kenduar 13 here dhe kur i biri i kumtoi vrasjen,ai i hodhi uje zjarrit ne vater.400 vjet qe ky zjarr nuk shuhet,c'bane bir,kishim dhane bese.Je ngut,bre, burre i dheut.Na turpnove per jete te jeteve!
Vrasesi u vra katunderisht.Kulles iu hoq guri i qoshes,familja e fisi u debuan.
Ajo kulle e pjerret eshte dhe sot,nen hijen e Bjeshkeve te Namuna,krejt e shkrete,e mbuluar nga ferrat dhe gjembacet.Ajo quhet kulla besepreme.

No comments: