Saturday 31 January 2009

Poezia e Xhevos mbetet

Faruk Myrtaj

1.
Diku nga viti 1984-85.
Libri me poezi ishte ne proces. Nga tematika e kerkuar, mua me shpetonte miniera! I dhashe disa nga keto poezi shefit te poezise te Drita, emeruar aty direkt prej fakultetit.Ne nje vjershe me titull: "Sille djalin ne miniere", keshtu i kerkoja drejtorit, djali i te cilit kishte mbetur edhe ne vjeshte:Nuk eshte fjala veç te puna e djalit ne shqetesohemi mos i thua ne mbremje:
"-Ne miniere ti?! ka kush e nxjerre mineralin!"
Duke na pasur ne dhe femijet tane ne mendje.
"Kjo vjershe ne asnje menyre nuk do te botohet!", me tha ai. "Se, ti e di, ne miniere punojne ose ata qe jane pa shkolle, ose ata me biografi te keqe!"
I mora letrat e mia dhe zbrita shkallet. Mbase isha bere lulekuq ne
fytyre, qe Xhevo, duke ngjitur shkallet, me pyeti: Ke ndonje problem, ndonje hall, Faruk?
Ia rrefeva. "Do ta bej problem te organizates baze...", tha Xhevo.


2.
Para vitit 1983.
Arrita te Lidhja e Shkrimtareve prej Selenice, njeheresh me Kudret Hekuran Isain. Xhevon kerkuam. "Ti, Kudret ulu aty me tej dhe do presesh pak, sa ate mbaroj pune me Farukun une. Se ka ardhur nga miniera ky!"
E kisha lexuar "Zgjimin e thellesive" ne Fier. Ma dha Maku Pone, si trakt, shkova ate shtepia e halles sime, e lexova dhe ia ktheva Pones.

2.

Fundvere 1988. Kisha diplomen e inxhinierit, por dhembi vente te GJUHA, te
Fjala. Per emerimin me pyeti Xhevo. Ne memaliaj, i thashe, atje kane ikur dokumentat!
Hajde me mua!, me thote vetetima e Skraparit.
Atij nuk i thuhet dot JO. I eca perbri.
Do vemi te Arshini, tha. Te fillosh te Zeri i Popullit...
Arshin Xhezo ishte kryeredaktori i ZP-se. Une i gjori, jo se nuk doja, por me hante lekura e kokes nen kapele!
"Mos nuk e bej dot ate pune, o Xhevo!", i thashe.
"Si s'e ben dot gazetarin ti?! Ti qe ben poezine (kishte deshire shume xhevua), ti qe ben tregimin, mos te besh gazetarine! Atje po hane buke ca njerez qe nuk dine te shkruajne shqip, jo ti!
Shkuam, hyri xhevua, doli, shko atje dhe mos u tremb...!, me tha.
Dhe iku...

3.

Ne Tetove, takim poezie. Recitonin me radhe. Nje vjershen time e recitoi Xhevati, mjeshtri aktor qe e keni aty rrotull! Xhevua, u ngrit te recitonte nje poezi te dyte! Kesaj radhe ishte me "dhembjen e tij qe behej Gjuhe", me nje titull pak a shume "Erdhi koha te vriten poetet". Aludimi ishte i drejteperdrejte. Lidhej me venien dore mbi trupin e tij. Auditori e duartrokiti.
Ma sill mua mikrofonin, Xhevo, i thashe une. Ashtu beri.
"Poezia e Xhevos mbetet.
E vertete eshte ajo qe tregoi Xhevahir Spahiu...
Por vrasja e poeteve kishte filluar kohe me pare...", thashe une.
Duartrokitjet nuk ishin me te pakta.
U ula. Midis meje dhe Xhevos, ishte Visar Zhiti. Xhevua u perkule pak qe te me shihte dhe ta shihja dhe tha: Ke te drejte. Kishte filluar prej kohesh eshte me mire!
"Ti e bere shume bukur...", me tha Visar Zhiti, me ze te ulet.
"Une s'kam qene ne burg, por kur nuk e ben ti kete, me duhet ta bej
une...!"

4.

Me duket se pati nje rokade ministrash socialiste te kultures, dhe vjen nje grua bjonde se fundi, me minifund, ne fronin aty! Nga vendimet e para te marra prej saj ishte "lirimi nga detyra e keshilltarit e ...Xhevahir Spahiut!"
Mallkimi nuk i ndahej, se ai grindej me modernet e pulitikes qe i nxirrnin gjuhen Naim Frasherit.Te Albania une shkrova: Duhet te ndodhte e kunderta: Ministrja AD duhet te therriste keshilltarin e deriatehershem Xh Spahiu dhe t'i lutej: A pranon te punosh edhe me mua ti Xhevahir?"
Ia nisa urimet Xhevahir Spahiut per berjen akademik dhe Kristaq Jorgo me shskruanate se "i hapi te dy krahet Xhevahir Spahiu, do ta perfshije oqeanin e madh per te perqafuar farukun atje ku eshte!"

Keshtu e kemi njohur Xhevo Spahiun.
Me pas jemi ulur e kemi pire ndonje gote me te!

Faruk Myrtaj


Shkëputur nga përmbledhja "Pezull"


1.Pas ndeshjes

Ndeshen dy male,
pas ndeshjes një V e hapur.

Fitimtari?
Zogjtë e kaltër...


2.Dheu im

Mos më zezo,
mos u kthe në shushamë.
Të kam mbajtur,
mbamë!



3.Urat

Nga barku i rrebeshit
lindi paqja

Paqja
lidhi brigjet e largëta

Rimbërriti rrebeshi
rrënoi ëndrrat e gurta

Të parat që hodhi në erë
ishin urat…


4.
***

Lumi që buron nga sytë
më përmbyt

Mua
arën buzë dashurisë



5.Anës gjakut qan Ajkuna

(elegji e thinjur)

Pranë Ajkunës mjeron gjaku,
anës gjakut qan Ajkuna.
Qaj, moj qyqe, bar mos mbijë,
vdekjes vetë t’i dridhet buza.
Qaji të tërë me radhë
të rënet përmbys a në brinjë,
me kokat e prera, syshuar,
kthyer nga qielli i hirtë.
Qaj ata që s’kishin nëna
qaj ata që kishin motra;
qaj ata që s’i sheh hëna,
s’u flet deti, s’i njeh kodra
Skajeve të vajit tënd
zunë korbat e krrokasin;
klithmat e tua, moj loke
lisat e malit luhatin.
Kur të vdesësh ti, moj korbë
pak nga pak siç vdes një lumë
kush do të të qajë mbi kokë?
Veten vetë qaje, Ajkunë
Ç’flas kështu? Mos më piu nata
Mjaft zezove, moj e mjerë.
Prije kujën. Mblidh fishekët,
shko në shtrat lind djem të tjerë.

1981



6.
Takim më 31 dhjetor

Në kufirin mes viteve,
për ato që ikën,
për ato që vijnë
mendimi pezull rri.

Ty që m'u shfaqe në dhjetorin e bardhë,
nuk di ku të të fus, nuk di!

Ish pasditja e fundit e një viti në ikje.
Ora e Vlorës përudhte
shkëmbime vështrimesh të dridhshme.

Sido që të jenë ngashnjimet e ardhshme,
këto do të mbeten
të papërsëritshme.

E unë
në kufirin mes viteve,
prerë nga një pyetje si ky qiell me vetëtimë:
Ku të të fus,
në ato që ikën,
a në ato që vijnë?



7.
Shkembi

Mbi buzet e plasura te gureve
perkulet butesisht nje fik i eger.
Ndonje zog qe me te rralle ulet,
sajon nje cerdhe ne pjesen e pavdekur.

Qumeshti i kokrrave ben drite
mbi trupin e ngrire ne heshtje.
T'i vije goja pa le te jape shpirt,
me ta thene te verteten e tmerrshme.

1991


8.
nga Shkurtimat

Ata ndertonin keshtjellen me te verdhen e vezes
njerezit s`kishin buke, por koha kishte njerez .


9.Zezonë

Ç’mënxyrë ia ul kokën
asaj pishe që s’tundet?

Çdo ditë mbi të një sorrë shkon e ulet.
__________________


10.
Borxhet e mia

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lume
a ne dhomat e gazit,
i kam borxhe nenes
qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit
qe s'ja hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise
qe i vodha te dielen,
i kam borxhe krimit
qe si vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
i kam borxhe fjales
qe s'e pashe ne enderr,
i kam borxhe korbit
qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13
qe s'ia mbylla plaget,
i kam borxhe ardhmerise
qe e lashe te pragune
terrin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxhe te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve,
gurin e varrit do ta shes,
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni per borxhet qe me keni ju.

11.
Dashuri e ndaluar

Leshoje drerin Artemide.
Harkoje harkun,shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,qelloje.
Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur
ve kujensi te jete ne zi.
Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.
Mbi koken tende rri mberthyernje cerdha gjysmehene,
nen driten e sajne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.
Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.
Sorkadhja veshur me te zeza,
kah mot pas blirit pret.



12.

Eja te vdesim e dashur

Eja te vdesim, e dashur,
shpenzimet e varrimit i merr persiper shteti,
a s'e degjove ne TV si kryelajm?
Eja te vdesim, e dashur,
s'ka rendesi ne rron si rob a zot,
arkivoli eshte gati,
dy metra vend gjithashtu,
makine e funeralit,
kurora me lule artificiale: te kuqe, te bardha, blu.
Eja te vdesim, e dashur,
c'na duhet kjo jete,
e rendesishme eshte te vdesesh si zotni;
mbylle TV-ne,
te vdesim qysh tani.

13.

Humbje

Kisha menduar te shkruaja
nje kenge triumfi per ty..
Po ti e paske humbur, miku im.
Si ai qe goditet papritur me grusht
dhe syte i erren,
si ai qe bie ne lume befasisht
dhe fryma i merret.
Ku shkoi veshtrimi i kthjellet,
c'korba e hane
dhe c'heshte e helmatisur t'u ngul
ne ballin e endrres pa ane?
Cila fjale,
cila kohe,
cili zot
te beri te flasesh me vete?
Humbamenoja im,
i pagoje si sendet.
T'u fashit sic fashitet nje zjarr
hakerrimi
e ti luan i pajete ne xhungel;
era pergjon
sa te kthehesh ne fluger.
A thua je i teri i humbur?
Shikome ne sy!
Kisha menduar te shkruaja dikur
nje kenge triumfi per ty...

14,

Qen i rrahur

Ketu jam i huaj
ndonese dikur kam qene si i shtepise.
Midis dy stinesh, si midis gureve ka hyre tinezisht
nje shtrese akulli
qe mbyll si izolant cdo mirkuptim.
Ketu jam i huaj,
permasen qe s'e pata e djeshmja s'ma pranon;
ne rruge ka te tjera peme,
ne dhome qarkullojne te tjere zera,
permbi cati pellumbat jane te tjere,
nje re mbi krye me thote: je i huaj...
Te ulerish?
Eshte pak.
Atehere vjen platitja,
mbi balle ngulet hija si gur varri.
Me mire ik si qen i rrahur,
i rrahur nga vetvetja e dikurshme
qe nuk te njeh kush je.
Packa se dje ke qene si i shtepise,
i huaj, sot po iken nga ky dhe.


15.

Parlamenti

Atje brenda,
pas mureve te trasha,
pas mureve te renda,
atje brenda,
thone naten e varrosnin,
thone diten e persosnin,
sa shpresa,
sa enderra,
atje brenda.
Atje brenda?
Nje mengjes u gdhine te tmerruar,
pane se vetveten e kishin harruar
dhe nisen vetveten
nga gjumi
ta zgjonin,
ta miklonin,
te kerkonin:
kush vila,kush plazhe, kush paga te larta,
kush blloqe te reja, avione, parajsa,
duart dhe kembet
si ne ethe i shtrinin.
Perjashta te uriturit ulerinin.

16.
Pezull

Ka muaj qe duart s`me punojne
dhe koka me ben dimer tej e tej;
s`e di se nga me vijne dhe ku shkojne
ca akuj kallur tinez neper dej.

Cdo dite gishterinjte i flasin nikotines
ca fjale uloke...dhe...sot ashtu...si...dje;
aq sa je gati me grusht ti biesh pasqytes,
fytyren tende ta rrezosh perdhe.

Mungesa e vetmise me ka munduar
tani i vetem ndigem si ne morg;
ne se pershesh me kocka me kane shtruar
as korbit vete une nuk i ndolla kob.

Ngre kurthe dite-nata;dimer-vera
shtrigon,mpreh thikat;c`beselidhje e zeze!
Pas cdo rrenoje iluzionesh, era
fryn,o njeri , mbi ty si mbi varreze...

No comments: