Monday 9 February 2009

Promovimi i botimeve të reja nga revista “ Kuvendi”



Ditën e dielë, më 08 shkurt 2009, në një nga mjediset e Hotel Hilton, ne 18 Mile Crooks, në Michigan, nga ora 5:00 deri ne oren 8:00 u bë promovimi i tre librave të botuar muajt e fundit:
“ Brenda meje rrjedh një lumë”, me autor poetin Nexhip Ejupi
“ Kohë dhelpërish”, me autorë fabulistin e njohur Bardhyl Mezini
“ Mungesë e hirtë” me autor Pjetër Jaku.
Në këtë takim merrnin pjesë krijues të këti komuniteti. Përveç autorëve ishin edhe: poeti: Alfons Grishaj, Elinda Marku, Roland Musta, Lulash Palushaj, Mensur Spahiu, Zef Përgega, Gjovalin Lumaj, gazetari dhe krijuesi Zef Lleshi, gazetari Rush Dragu, studiuesi Fejzulla Abdullai, artistët Paulin Plaushi (grafist), Binak Goçi ( këngëtar ), Pjetër Frroku ( piktor dhe gurgdhendës) etj... Këtë promovim e nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe Dom Frederik Kalaj, një nga miqtë e përhershëm të “ Kuvendit”, Gjergj Ivezaj, kryetar i Shoqatës së njohur, “ Malësia e Madhe”, aktivistet e njohur Julian Çefa, Gjok Martini, Franz Grishaj, Prek Gjokaj, Kanto Dushaj, Luigj Gjokaj, Rrok Junçaj, Pashko Gjokaj, anëtarë të këshillit botues dhe lexuaes të këti lloj arti, etj
Të pranishmit patin mundësinë të njihen me disa nga vlerat e këtyre botimeve, nëpërmjet disa kumtesave, përgaditur enkas për këtë rast. Për librin më fabula “ Kohë dhelpërish”, folësi kryesor ishte Roland Musta dhe më pas krijuesit Gjovalin Lumaj dhe Zef Përgega. Për librin poetik “ Brenda meje rrjedh një lumë”, do të flisnin Elinda Marku dhe Zef Lleshi. Për librin “ Mungesë e hirtë”, dikutimin kryesor do e mbante liriku i njohur, Nexhi Ejupi dhe më pas, poeti Zef Lleshi do lexonte dy poezi nga ky libër.
Mbas këtyre diskutimeve për botimet e reja dhe, përgjithësisht për librin, do flisnin edhe Dom Frederik Kalaj, Mr. Fejzulla Abdullai, veterani Reiz Thanasi dhe zonja Lakuriqi. Në promovim u lexuan përshendetjet e poetve: Adnan Mehmeti, President i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, Dalan Luzaj, kryetar i kësaj lidhjeje, përfaqësueses se “ Vatrës “ së njohur në Washington , Merita Bajraktari McCormack, njëkohësisht dhe krijuese, poetit Fation Pajo etj..
Nga të pranishmit që e morën fjalën, u theksua nevoja e organizimeve të tilla, si dhe u falnderua revista “ Kuvendi “ si organizatore e disa aktiviteteve kulturore.
Të pranishmit paten mundësinë të kenë edhe këto botime për biblio tekat e tyre.

Koresp. i “ Kuvendit”

No comments: