Saturday 14 March 2009

Bashkëkohësia në aspektin kritiko - estetik



(Rreth librit më të ri të Dr Ledri Kurtit)


Fatmir Terziu


Një libër i ri i autores Ledri Kurti, ka parë dritën e botimit pak kohë më parë. Studimi i autores, Kurti, pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, është redaktuar nga Prof. Dr. Alfred Capaliku dhe recensuar nga Prof. Assoc. Dr. Aurel Plasari. Ky studim që mban titullin “Dimensione të mendimit kritiko-estetik në kohë dhe tipologji” është një monografi kushtuar Konicës, Fishtës, Koliqit, Harapit dhe K. Ashtas. Autorja në mënyrë jot ë bujshme, thjesht dhe heshtur realizon një mangësi në këtë fushë e duket se synon rishtrirjen e vëzhgimit monografik të mendimit kritik dhe astetik të analizës duke sheshuar tejkalimin e hendekut mes anës akademike dhe lexuesve. Braun thekson se “mendimi kritik i ka dhënë ushqim-mësim studentëve në vite të ndryshme, por besoj se aftësitë e të menduarit kritik ende mungojnë” (Braun 2004).

Aspekti si qëllim

Disa nga pengesat midis lexuesve dhe anës akademike në lidhje me aprioritë e mendimit kritik lindin nga mungesa e lidhjeve dypalëshe, lidhur me kuptimin e mendimit kritik. Megjithatë, gati të gjithë kërkuesit pajtohen se aftësitë e të menduarit kritik të janë në një fazë të dëshirueshme. Ky është qëllimi dhe aspekti teorik që del nga leximi i librit të Kurtit, ku del parësor edhe qëllimi i njohjes mëpërmjet rrugëve bashkëkohore (Hemming, 2000). Sipas Cheung (2002), të menduarit kritik mbulon katër dimensione: (1) njohës, (2) motivues, (3) ideologjik, dhe (4) atë të sjelljes. Të katër këto dimensione janë pjesë e monografisë së Kurtit ku del hapur edhe ajo që disa studiues të tjerë mendojnë se të menduarit kritik kap dimensione të reja në shumë aspekte që lidhen me dukuri metafizike (Universiteti i Phoenix 2007). Në aspektin e studimit të Kurtit tek ky libër 250 faqesh që në fillim shpjegohet pushteti i fjalës si kontekst dhe fjala si funksion. Nëpërmjet këti diversiteti filozofik që vjen nga “interioriteti i kohës shqiptare në letërsi”, kuptohet edhe nocioni se aftësitë e të menduarit kritik për autoren ashtu edhe për analistët janë kritike për shkak të rritjes së sasisë së informacionit të shpërndarë për individët duke analizuar kredibilitetin e të dhënave. Sipas Lunney (2003), individët e kanë të vështirë të analizojnë të dhënat, sepse aftësitë e të menduarit kritik ndryshojnë nga ato të pjesëmarrjes, që variojnë në aspektin e shkallës së ulët e të lartë, por, Lunney (2003) beson se aftësitë e të menduarit kritik mund të mësohen nëpërmjet arsimimit. Në vijim të mëtejshëm të menduarit kritik sipas autores Kurti vjen edhe si një element nën pushtetin e fjalës. Në këtë pikë ajo merr shkas nga “kndjella” të gjej juktapozicionin lidhës në art. Është kjo lidhje që e shtrin informacionin e autores tek fenomeni “Fishtë” dhe më pas gjen një analizë dhe një vlerë më të gjerë rreth mendimit të tij teoriko estetik. Kurti e gjen tërë konsensus teorik në mjaft teori, ku më e spikatura në studimin e saj, ndër tre autorët, është ajo e Nietzches (Nitce) me moralin e vërtetë. Në kompleksin dhe kompleksitetin e tij ajo shtrin lidhjen me terrenin historic të ngjarjeve dhe fenomeneve që e udhëhoqin studimin e saj parë në lidhje me këto teori dhe në lidhje me letërsinë si një ‘mision ndërtues në këtë formacion të ri shtet-identitet formues’ (Kurti 2009:18).

Bashkëkohësia dhe moderniteti shqiptar

Duke parë pikërisht emergjencën e Kurtit lidhur me formacionin e ri shtet – identitet formim, gjejmë faktorin e Kongresit të Manastirit dhe ‘origjinalitetin e kombit si art’ po aq edhe atë që Kurti e quan ‘klasikja botërore si model’ (fq 19). Më tej është debutimi kritiko-estetik me Fishtën-Konicën-Koliqin e një rradhë të tërë penash, që nën penën dhe studimin e autores janë ata që hyjnë në konceptin e ri, pra më saktë atë që ‘ky fillimshekull projektoi [si] një etapë të re, në koncept bashkëkohësinë, pse jo dhe modernitetin shqiptar….


Vazhdon….

No comments: