Sunday 3 May 2009

Shkrimtari Terziu vlerësohet nga kritika angleze


Shkrimtari Terziu vlerësohet nga kritika angleze


Botoi "Bota Sot" date 4 Maj 2009
(Linku i shkrimit)

Autori Fatmir Terziu ka publikuar dy librat e rinj “Media, teknologjia dhe jeta e përditshme: Parametrat narrativë dhe riprezantimi i jetës personale për publikun në filma” , që është botuar edhe në gjuhen angleze dhe vëllimi me tregime “Misteriozja”.

Studimi i Terziut në gjuhën angleze është një mundësi lidhjeje mes dy kulturave dhe gjuhëve në fushën profesionale të filmit shqiptar dhe atij britanik.

Autori ka realizuar këtë nëpërmjet njohjes në detaje të parametrave filmikë, që janë bazë e studimeve të tij në këtë fushë në Britaninë e Madhe.

Studiuesi anglez Richard Dacre, e ka cilësuar një studim fantastik, ndërsa prof. Michael Channan, ka theksuar se është një arritje e munguar, sidomos në njohjen e babait të realitetit televiziv, kineastit anglez Paul Watson, të cilin studiuesi Terziu e ka realizuar me nota të larta. Për librin me tregime shkrimtari Lazër Stani vlerësoi se është i shkruar rrjedhshëm, i kompozuar mjeshtërisht dhe rrëmbyes deri në rreshtin e fundit.

Studimi në gjuhën angleze është i ndarë në tre kapituj, që prekin një tematikë të veçantë. Indeksi e ndihmon lexuesin të njihet më mirë me materialin dhe autorët e cituar. Materiali i përzgjedhur është kompleks dhe shumë ndihmës për studiuesit dhe studentët e të dy vendeve në fushën e medias dhe filmit.

Autori që ka ndërmarr një studim të tij në fushën e medias, ka menduar të zgjerojë konceptin njohës të medias dhe filmit shqiptar në vite në Angli.

Librat e autorit ndodhen në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe në Bibliotekën “British Library” të Londrës. Së shpejti dalin nga botimi pjesa e dytë me kritika e autorit, një roman dhe një vëllim me poezi.