Friday 27 December 2013

Vrapuesja e Prizrenit në Londër



Nga Fatmir Terziu

Më fal të zgjova, ta them me bindje,
të erdha të të uroj për Krishtlindje...
por edhe t’u tregoj fëmijëve,
se edhe Ti ke një vendlindje...

Qindra vite endesh, turresh, pas xhamave kristal
qindra vite me fundin tënd palë-palë,
mijëra e mijëra njerëz të vijnë vërdallë,
a s’kanë të ngopur me ty vallë?

Mijëra vite pa folur shqip,
kokën pas, pas mban dhe sytë,
Menadë e Prizrenit para teje jam i hutuar,
vajzë-atlete mbete duke vrapuar.

Në cilën gjuhë më fole pas xhamit,
statuetë e hedhur në bronx, e malluar
rrethuar me neonë e me sy turistësh,
mos ki dert, të lutem ma thuaj,
apo edhe unë të ngjaj i huaj?

Në ditët e tua të gjithë ne vraponim,
një palë këmbë të lehta të gjithë kishim atje,
se donim të lirë gjithnjë të jetonim,
ndaj këmbët i kishim rrufe.

Më thuaj a të kujtohet Cynisca nga Sparta,
gruaja e parë që u turr me të katra,
me të u habitën vetë njerëzit në gara,
ajo gjithnjë doli dhe dilte e para.

Fati yt qenka jo si gjithë statujat
Ca bronx. Plot dritë. Dhe një mjedis fin.
Pas teje hutohen edhe më burrat,
jo më kot të bleu tregtari Serafim.

Vrapuese e Prizrenit ti erdhe e para,
ashtu siç dilje edhe atje në gara,
ti kërkosh hapur Britanisë,
fitoren e merituar të Pavarësisë.

E ekspozuar në Muzeun Britanik të Londrës
viti që të solli ishte 1876-të,
e që atëherë vazhdon t’i tregosh botës,
Kosova është një vend i artë.

Ajo ditë kur zbarkove ishte ditë me fat
dhe tani nusëron midis garueseve të hershme
më lejo të të puth shqiptarçe në ballë,
dhe buzët e bronxta që digjen në heshtje.

Të takoj ty dhe më duket dita e bardhë,
edhe pse je pas xhamave në atë sallë,
dhe më duket sikur Kosova brohoret, e shkulet vendit
Vrapuesja e Prizrenit, Vrapuesja e Prizrenit!

http://www.fjalaelire.com/poezi/20622.html

Saturday 28 September 2013

Kojrillat nuk gjejnë qetësi



Prof.dr. Eshref Ymeri



Hyrje
Çdo vepër me të vërtetë artistike, pavarësisht se ç’gjinie i përket, është e çmuar për faktin se ajo i përcjell lexuesit energji frymëzuese, ia ndez shpirtin me ide të reja. Dhe lexuesi, pasi është njohur me përmbajtjen e saj, e ndien se diçka ka shpërthyer brenda qenies së tij, se diku, thellë në vetëdijen e tij, është vënë në lëvizje një reaktor i çuditshëm.
Pikërisht ndjesi të tilla përjetova kur mbarova së lexuari romanin “Kojrillat” të shkrimtarit Fatmir Terziu, i cili, në botën shqiptare, tashmë është i mirënjohur si një personalitet i shquar në fushën e letrave dhe të kulturës kombëtare.
Fabula e romanit
Fabula e romanit është me të vërtetë origjinale, çka dëshmon se ajo ka ardhur duke u pjekur gjatë viteve të tëra kërkimesh dhe përsiatjesh të shkrimtarit. Fabula në këtë roman të kujton atë punën e rrufesë: për ditë të tëra vjen e grumbullohet elektricitet mbi sipërfaqen e tokës dhe kur atmosfera është ngopur me të deri atje sa s’mban dot më, atëherë retë e bardha, me dendësi vorbullore, vijnë e shndërrohen në re të zeza dhe elektriciteti i grumbulluar mes tyre, jep shkëndijën e parë, rrufenë, fill pas së cilës shpërthen një rrebesh i vërtetë.
Kjo fabul interesante, ashtu si puna e rrufesë, është selitur me vite të tëra ne vetëdijen e shkrimtarit, të pushtuar nga mendime të thella, nga ndjenja të ngrohëta dhe nga shënime të pasura që janë prehur gjatë në kujtesën e tij.
Romani “Kojrillat” doli në dritë në një periudhë të tillë që lidhet me 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Prandaj edhe frymëzimi i autorit për krijimin e tij është me të vërtetë mbresëlënës. Duket qartë që frymëzimi ka hyrë në qenien e tij si një mëngjes pranveror plot shkëlqim që sapo ka flakur tutje mjegullën e natës së qetë, të spërkatur nga vesa. Dhe afshin e këtij frymëzimi lexuesi e ndien në fytyrën e vet kur ai i frymon me freskinë e vetë shërimtare.
Turgenjevi thoshte se frymëzimi është afrim pranë Zotit, është përndritje e njeriut me mendim dhe me ndjenjë. Ai fliste me ankth për një torturë të padëgjuar që përjeton shkrimtari kur ai fillon ta hedhë në letër këtë përndritje me anë të fjalës.
Me frymëzimin e vet, shkrimtari Fatmir Terziu ka pasur si pikësynim të përqendrojë të gjitha fuqitë dhe aftësitë e veta mendore në një pikë: në zbulimin me nëntekst artistik të arsyeve që çuan në vrasjen e heroinës së romanit. Kjo ka kërkuar një punë hulumtuese disavjeçare. Ai nuk ndalet në kurrfarë arsyesh konkrete, por, si mjeshtër i fjalës artistike, ia lë lexuesit të përsiatë dhe të nxjerrë përfundimet e duhura. Kjo mënyrë rrëfimi, thotë poeti dhe dramaturgu austriak Franc Griplarcer (Franz Grillparzer - 1791 - 1872), ka më shumë për qëllim të pasqyrojë një ngjarje të veçantë, që mandej lexuesi të ketë se për çfarë të përsiatë, të nxjerrë përfundime dhe të bëjë përgjithësime.
Nënfabulat befasuese
Fabula e romanit është pasuruar me një sërë nënfabulash befasuese, të cilat i shpalosen lexuesit si në një ekran të gjerë kinemaje, ku operatori, me sqimën e vet karakteristike, shfaq mjeshtërisht para spektatorit pikërisht të tilla copëza jete me përmbajtje fort domethënëse që atij ia ngrenë zemrën peshë. Mjeshtëria e autorit, edhe në lëmin e artit  kinematografik, i ka lënë gjurmët e veta edhe në këtë roman.
Regjistri i ngjarjeve që shtjellohen me aq art në roman, ka një shtrirje të gjerë kohore dhe hapësirore, brenda një kontinenti dhe përtejkontinenti. Ndërlidhja e tyre është mahnitëse. Nga kryeqytetet evropiane, ato vijnë e zhvendosen në një qytet apo në një fshat shqiptar, ku autori, herë pas here, si në një mbitrazë heshturake, përshkruan që nga lart mjerimin ekonomik, në të cilin është katandisur njeriu i shkretë atje poshtë, në “odën shkëlqimtare”, nën pushtetin e “hyjnive” komuniste.
            Heroinën e romanit, të vrarë me helm, e cila mbante me vete dokumentet e shpalljes së pavarësisë, autori na e ka skalitur me daltën e një skulptori tërë merak. Figura e saj del në roman herë e trupëzuar, herë mitike, herë e pranishme, herë ireale. Zhdukja e saj është enigmatike dhe zbulimi i së vërtetës mbetet përtej caqeve të së mundshmes. Kjo heroinë e zhdukur përfaqëson një simbol me një kuptim mjaft të thellë: shqiptarëve duhej t’u zhdukej e vërteta për shpalljen e pavarësisë, se shqiptarët “nuk e meritonin” pavarësinë, se shqiptarët “nuk janë komb”, se shqiptarët “janë ca fise pa histori”, se shqiptarët “nuk kanë pasur” gjuhë, se shqiptarët “nuk janë rrënjës” në Ballkan, se shqiptarët janë popull “pa tradita”, se shqiptarët janë popull “pa kulturë”, se shqiptarët janë popull “barbar”. Pseudoshkenca evropiane, me mbështetjen e fuqishme të politikës, kështu i ka pas trajtuar shqiptarët tradicionalisht. Prandaj figura e heroinës së zhdukur të romanit përbën një përgjithësim mjaft të goditur artistik.
Një mënyrë origjinale.
Kërkimin artistik në këtë roman shkrimtari Fatmir Terziu e ka mishëruar në një mënyrë origjinale. Me fantazinë e vet krijuese, ai është endur gjatë nëpër labirintet e së kaluarës së largët, me qëllim që lexuesit t’i dhurojë një vepër artistike me një tingëllim mjaft aktual. Kjo është një gjetje mjaft e qëlluar. Krahas kërkimit të kësaj natyre të formës së mishërimit artistik, ai, tek endet gjatë në të kaluarën e kahershme, për të dalë te realiteti i ditëve tona, bën një ndërkëmbim të ngjarjeve në një mënyrë befasuese. Pikërisht kjo mënyrë rrëfimtarie më sjell në kujtesë poemën e Gëtes (Johann Wolfgang von Goethe - 1749-1832) me titull Hermann und Dorothea (Hermani dhe Dorotea). Gëteja, shumë kohë, para se t’i hynte punës për krijimin e poemës në fjalë, qe interesuar për një anekdotë se si qenkej rrëfyer ajo në zanafillë për dëbimin e protestantëve nga Salcburgu (Salzburg). Por kuptimin më të thellë kjo anekdotë e përftoi kur ngjarjet e luftës së koalicionit kundër Napoleonit në vitin 1813, sollën si pasojë situata të ngjashme dhe Gëteja, nën ndikimin e tyre, gojëdhënën e kahershme e solli drejt aktualitetit.
Gjatë përshkrimit të ngjarjeve, autori ka shtegtuar në një mënyrë mjeshtërore në të gjitha regjistrat e gjuhës, nga stili bisedor, thjeshtligjërimor e deri në stilin libror, nga e folmja dialektore e një fshati diku në Shqipërinë e Mesme, në gjuhën profesionale të dr. Smithit të sferës së jurisprudencës, me të cilën shtjellohet rrëfimtaria ose ndërtohet dialogu për zbulimin e krimit kur është fjala për vrasjen me helmim të heroinës së romanit. Se domosdo, çdo vepër artistike që një krijues e thur në fantazinë e vet, ka edhe një formë të caktuar shprehjeje.
Dy forma interesante
Dy forma shprehjeje interesante që përdor autori në këtë roman, janë rrëfimi në vetën e parë dhe dialogu. Le të kujtojmë për një çast se si e nis rrëfimtarinë në vetën e parë heroi kryesor i romanit, Granit Jetoni. Ai merr përsipër rolin e rrëfimtarit të çdo personazhi me të cilin ka të bëjë. Në këtë lloj rrëfimtarie vihen re pluset e veta. Rrëfimtari Granit Jetoni e ndien veten lirshëm, nuk përjeton kurrfarë druajtjeje, rrëfimi i tij merr notat e stilit epistolar. Veç kësaj, mënyra e të kallëzuarit të tij në vetën e parë vjen e perceptohet si dëshmi e një njeriu që është i pranishëm në zhvillimin e një ngjarjeje të caktuar. Rrëfimi artistik në vetën e parë nuk është i lehtë, por autori ia ka dalë me shumë sukses gjatë përdorimit të tij në roman. Kjo është dëshmi e pjekurisë së tij artistike.
Edhe dialogun autori e përdor me shumë sukses, si mjet stilistikor, me qëllim që rrëfimtarisë t’i japë sa më shumë gjallëri. Në këtë roman, shkrimtari Fatmir Terziu i lë dialogut kryerjen e disa funksioneve:
Së pari, autori i jep larmi ligjërimit, duke e ndërkëmbyer monologun e autorit me dialogun.
Së dyti, ai riprodhon gjuhën e gjallë që është aq karakteristike për të folmen e personazheve. Le të kujtojmë për një çast ngjyrimin karakteristik të kuvendimit të njërit nga heronjtë kryesor të romanit, Lutfi Çelës, në një mjedis fshatarak.
Së treti, ai e shpreh me butësi, me një gjuhë të mëndafshtë mendimin kryesor, “moralin” e rrëfimtarisë, i cili, në parashtrimin e autorit, mund të tingëllonte ca si tepër moralizues.
Dialogu dhe njeriu
Duke e pasur si pjesë të pandarë të tablosë së jetës që është pasqyruar në këtë roman, dialogun artistik, si njërën nga format e komunikimit dytësor, autori e përdor si mjet të rëndësishëm të realizimit të funksionit estetik, specifika e të cilit kushtëzohet nga individualiteti i tij, si krijues.
Duhet theksuar domosdoshmërisht se në këtë roman njeriu përbën objektin kryesor të kërkimeve estetike të autorit. Në rrëfimet e tij vjen shpërfaqet larmia e karaktereve të njerëzve në situata nga më të ndryshme të jetës së përditshme. Dialogun në rrëfimtarinë artistike ai e përdor në një mënyrë shteruese dhe e realizon nën prizmin e individualitetit gjuhësor. Personazhi, në romanin “Kojrillat”, si një individualitet gjuhësor, është mbartës i vlerave komunikative, me tipare të theksuara të formimit estetik.
Në mbyllje të këtyre shënimeve
Në mbyllje të këtyre shënimeve, dëshiroj të ndalem edhe në ca heroina të tjera të romanit në fjalë. Këto heroina të heshtura janë kojrillat. Ato pëbëjnë në këtë roman një simbolikë të shkëlqyer. Ato enden nëpër qiejtë e Evropës, sa në njërin shtet në tjetrin dhe seç kanë një brengë që nga brenda i mundon, që shpirtin fort ua trazon, që asgjë nuk i qetëson, që asnjë melhem zemrën nuk ua shëron. Ato e dinë se diku në Evropë është vrarë një zonjë në fshehtësi, se ca dokumente janë fshehur me djallëzi, se ca troje janë copëtuar me paudhësi, se një kombi ia kanë punuar me pabesi, dhe ato nuk gjejnë dot kurrë qetësi, prandaj vazhdojnë e sillen nëpër ajri, në pritje që të rivendoset një drejtësi, që haka të shkojë tek i zoti përsëri, përndryshe ato nuk do të pajtohen kurrsesi.
Kushdo që e lexon këtë roman, me siguri që ndien një forcë tërheqëse, një forcë që, siç thotë Platoni (428-348 p.e.r), të kujton forcën e magnetit që përcillet nga hekuri te hekuri, ashtu si puna e frymëzimit të muzave, i cili, përmes poetit, i përcillet lexuesit dhe dëgjuesit.
Santa Barbara, Kaliforni
27 shtator 2013

Saturday 14 September 2013

ATDHETARET SHATKU



Qatip Mara – Saimir Shatku
       
     III    Jeta, veprimtaria atdhetare e  Faik  Shatkut
Ministri arsimit kombetar  KUR U SOLLËN ESHTRAT E NAIM FRASHËRIT NË SHQIPËRI ne vitin 1937
                 

1.       Fëminia
          Në Dibër, ku riti ka një fuqi sugjestive gati manjetike, lindja e një fëmije është çasti më solemn dhe ngazëlyes, jo vetëm për prindërit dhe familjarët e tjerë, por për të gjithë ata që iu gjenden pranë në gëzime e hidhërime. Në Dibrën e Madhe, në avllinë e shtëpisë së Murat Ibrahim Shatkut, më 12 qershor 1889, disa burra, duke thithur të menduar cigaret e duhanit, kishin dëgjuar  të qarat e fëmijës, që vinin  nga brenda shtëpisë. Gjyshe Havaja kishte dalë  nxitimthi tek dera dhe me forcë kishte thirur: - “ Djalë, është djalë!”  Burrat kishin përqafuar njeri-tjetrin duke uruar : “ Të rrojë dhe të bëhët i hajrit !”  Gëzimi i lindjes të trashgimtarit të dytë të Murat Ibrahim Shatku ishte shoqëruar me organizimin e cermonisë së vendosjes së emrit Faik Shatku. Duart e zgjatura të burrave e të grave dibrane  shtërngoheshin me ngrohtësinë e urimit  për jetëgjatësinë e Faik Murat Shatkut.
           Belbëzimet e para të Faik  Shatkut ishin  burim gëzimi jo vetëm për prindërit dhe gjyshërit e tij, por mrekullonin vëllanë e tij 12 vjecar, Izet Murat Shatku, i cili sa vinte nga shkolla e përkëdhelte me shumë dashuri. Faik Shatku u edukua në këtë familje atdhetare patriotike, duke u mësuar që në hapat e para të jetës me normat e larta morale të familjes Murat Ibrahim Shatku. Fytyra e tij ndriste nga gëzimi kur shikonte që të gjithë pjestarët e familjes i jepnin shumë dashuri, e përkëdhelnin dhe  kujdeseshin për mirërritjen e tij.
         Për Faik Shatkun, vitet e fëminisë rridhnin si lumi i Drinit, duke lënë pas jehonat e kohës feëminore. Ai hodhi shtat shpejt, duke u rrethuar nga njerëzit e dashur të familjes. Kur filloi të fliste fjalët e para,  buzëqeshte me ndjenjat më të dlira, tregonte dashurinë më të thellë fëminore për prindërit, gjyshërit dhe vëllan Izet Shatku. Portreti fëminor i Faik Shatkut çdo ditë zbukurohej  në mënyrë të mrekullueshme, duke u harmonizuar me bukurin e rrallë të Dibrës së Madhe. Vështrimet e tij  ndiqnin vijën e horizontit të harkut  të qiellit që mbështillte vargun kodrinor, që ndjek drejtimin nga veriu në jug. Ai, me kureshtjen fëminore, shikonte prerjen rrethore ndërmjet këtij vargu dhe lumit, duke përceptuar fushën me valëzime të lehta të quajtur Sheherishte. E mrekullohej me pamjen e Dibrës së Madhe, që ngrihet nga fusha në drejtim të malit të zbukuruara me shtëpitë e xhamitë e bukura.
         Në oborrin e shtëpisë Faik Shatku kishte filluar  të luante duke  vrapuar në rrugicën e lagjes e freskohej me ajrin e pastër të Dibrës së Madhe. Në moshën pesëvjecare shkonte te luante tek blloku i dyqaneve, rreth e qark xhamisë së Haxhi Ibrahimit. Shijonte ujin e ftohtë në shatërvanin përpara xhamisë, duke ecuar në rrugën e Pazarit të Gjatë dhe vëzhgonte dyqanet nga sokaku i Tëlynit. Perceptonte tregëtarët që furnizonin popullin e Dibrës së Madhe në çdo stinë me gjalpë të tretur e me gjalpë të freskët, të ruajtur në fuçi të mëdha. Duke ecur në rrugicat e lagjes, nuhaste, ndiente e kënaqej me erën e gjalpit të shkrirë në gjellët e gatuara të familjeve dibrane. Kalonte përpara Xhamisë së Re, duke vrojtuar gurët e gdhendur  e dëgjonte zërin e ëmbël të Imam e Hatib i xhamisë. Humbiste në botën e tij të brendshme, duke ndjerë kënaqësi në thellësinë e shpirtit. Mrekullohej nga pamja e bukur e Xhamisë, si brenda ashtu edhe jashtë, e rrethuar me një oborr të madh e me bahçe me lule. I kënaqur me këto shëtitije, kthehej në shtëpi e priste me padurim ardhjen e vëllait, Izet Shatku, nga shkolla.
       Në moshën pesëvjeçare, Fuat Shatku kishte mësuar këngë dhe vjersha, të cilat ia lexonte vëllai, Izet Shatku. Recitonte vargjet trimërore të luftëtarëve shqiptarë kundër ushtrisë osmane:
                                -Po ku asht Dervishi vetë ?
                                 Due n’Dervishin me u pjekë ,
                                 T’ia qes zemrën në lëndinë,
                                 Korbat gjakun le t’ia pinë    
                          
      Oda dibrane u bë shkolla e parë e djalit të vogël. Ai vend ishenjtë ku u poq vetëdija e tij për të mirën dhe të keqen dhe mori udhë krenaria e tij solide, shpirti i lirisë dhe i qëndresës në emër të vlerave të vërteta njerëzore e kombëtare, u bë një model jete për Faik Shatkun. Oda e burrave të Shatkëve mbushej përherë dëng me miq e dashamirë, të njohur e të panjohur, që vinin nga larg, duke sjellë me vete mjegullën e kohës dhe të punëve të ngatërruara të shoqërisë shqiptare, dhe tirrnin në kuvend punët e Dibrës e të shqiptarisë.
       Vazhdimisht dëgjonte bisedat që zhvilloheshin për betejat heroike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Në këtë familje patriotike dhe atdhetare, u edukua qysh në moshën fëminore me dashurinë ndaj atdheut. Të gjitha bisedat që dëgjonte nga burrat  në odën dibrane, kishin lënë gjurmë të thella tek Faik Shatku, i cili fëmininë e kaloi në periudhën kur lakmitë midis monarkive ballkanike për pushtimin e  visve shqiptare kishin arritur kulmin. Lëvizja kombëtre në këtë kohë zhvillohej në rrethana të ndërlikuara ndërkombëtare, kur si pasojë e ashpërsimit të “çështjes maqedonase” ishin shtuar lakmitë pushtuese të shteteve fqinje ballkanike dhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha në Ballkan. Në rrethana të tilla, të gjithë burrat e fisit Shatku kishin treguar gadishmërinë e tyre luftarake  për të mbrojtur interesat kombëtare të popullit shqiptar Mbresat që përjetoi që  fëmijë ngulitën në zemrën e Faik Shtkut  dashurinë e madhe për vendlindjen e tij, Dibrën e Madhe dhe atdheun,,,     
2.  Arsimimi
       Faiku, që  i vogël dallohej për një zgjarsi natyrale e vullnet për të mësuar, qysh në shkollën qytetëse.Dita e parë e shkollës për të ishte një ngjarje mbresëlënëse. Gëzimi i tij ishte i dyfishte, së pari që do të fillonte mësimin e gjuhës shqipe, por së dyti tani do të kishte afër edhe vëllain Izet Shatku, i cili sapo kishte mbaruar shkollën e mesme në qytetin e Manastirit.
      Në klasën e parë ai dëgjonte me shumë etje për dituri  Hoxhë Najdenin, mësuesin ikonë që kishte mbi supe një mal me dije dhe me dashuri atdhetari. Ai, me vendosmëri kishte rihapur  për herë të dytë shkollën shqipe në Dibërën e Madhe  Shumë dibranë kishin dhënë një ndihmesë të veçantë me libra, gazeta dhe revista në gjuhën shqipe për shkollën e Dibrës, duke zhvilluar edhe një aktivitet të gjerë politik, me të cilin mbante kontakte Said Hoxha. Me rihapjen e kësaj shkolle, interesimi për mësim në gjuhën shqipe vinte gjithnjë duke u shtuar, Shkolla shqipe në Dibër dhe në disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi nxitën armiqtë që shkollat t'i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të ndiqet nga pushteti. Kështu që shkolla e Dibrës sërish pas një vit pune për herë të dytë u mbyll . Mbyllja e shkollës shqipe dhe ndjekja e persekutimet ndaj atdhetarëve dibranë kishte krijuar në zemrën e Faik Shatkut ndjenjën e urrejtjes ndaj robërisë osmane
       Ndalesa  e mësimit të gjuhës shqipe edhe tek Faik Shatku e fëmijët e tjerë dibranë shkaktoi zemërim e dëshpërim.  Çantat e librave të gjuhës shqipe ata i futën thellë nëpër skuta e sëndyqe, sepse gjetja e abetares konsiderohej krim kundër shtetit turk. Shqiptari detyrohej ta quante veten turk, po jo shqiptar. Populli i Dibrës së Madhe donte gjuhën e tij, shkronjat e  gjuhës shqipe, për të cilat patriotët dibranë kishin luftuar me pushkë e me penë, kishin shkrirë gjithçka për lirinë e gjihën shqipe. Dhe populli i Dibrës së Madhe e ruajtjën gjuhën dhe zakonet me një vendosmëri të jashtëzakonshme. Sokakët e kalldrëmët e qytetit Dibër e Madhe  u mbushën përsëri me turma fëmijësh, të cilët ndiqnin me etje mësimin e gjuhës shqipe.
      Kur vijonte klasën e katërt fillore, Faik Shatku kishte parë nga afër përgatitjet dhe zhvillimin e Kuvendit të Dibrës , i cili u organizua si një kuvend i ngjashëm me atë të Lidhjes Shqiptare të Pejës të janarit 1899, të kryesuar nga Haxhi Zeka. Ky Kuvend punimet e tij i filloi me një miting të madh dhe të hapur, më 27 shkurt 1899. ku morën pjesë shumë atdhetarë dibranë. Në te, përveç kadive e myftinjve, kishte edhe qytetarë, zanatlinj, tregtarë, fshatarë dhe persona, të cilët deri atëherë kishin qenë të mbyllur nga gjakmarrja.
      Kuvendi i Dibrës i kishte kaluar edhe caqet lokale të këtij sanxhaku dhe ishte kthyer në një mbledhje të përgjithshme shqiptare, në të cilën kishin marrë pjesë delegatë edhe nga vise tjera të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Kuvendit iu dërguan gjithashtu letra nga Gjakova, Gucia, Prizreni, Shkodra dhe nga qytete tjera, në të cilat shprehej solidariteti i popullsisë së këtyre viseve me shqiptarët e Dibrës dhe Kuvendin e organizuar prej tyre. Në organizimin e këtij kuvendi një ndihmesë të madhe kishte dhënë edhe Said Hoxha, i cili menjëherë nisi  angazhimin atdhetar. Duke pasur mbështetjen e Xhemal Pashës, Sali bej Dohoshishtit dhe të Abdurahman Salihut, ai hapi në vitin 1900, për herë të tretë një shkollë të vogël për mësimin e gjuhës amtare.
      Faik Shatku e priti me shume gëzim  rihapjen e shkollës shqipe  dhe me shumë interesim ndoqi me dëshirë  mësimet e Hoxhë Saidit.  Kjo shkollë pati një rëndësi të veçantë për zonën e Dibrës. Nxënësit vijuan të mësonin mësimet dhe këshillat e Hoxhë Saidt. Por kjo shkollë sërish shumë shpejt u detyrua të mbyllet nga autoritetet turke. Sidoqoftë, ajo për një kohë shumë të shkurtë, sa funksionoi, arriti që t'i jap frytet e veta.
       Midis fëmijve dibranë Faik Shatku  mësonte rregullisht, ishte i vemendshëm, dëgjonte me pasion mësuesin plot zjarr atdhedashurie, që iu mësonte shkronjat e gjuhës së bukur shqipe, duke shfryrë dëshirat e ndrydhura. Mësimet që merrte në shkollë e kishin kthjelluar e mprehur më shumë  tek Faik Shatku; kishte fituar  tiparet më të mira, për t’u sjellur më mirë, për të bërë më shumë për atdheun.  Në hartimet që bëntë në klasën e pestë, Faik Shatku shkruante: “Toka jonë e Dibrës së Madhe e bukur e pjellore, në shekuj ka rritur breza të tërë dibranësh trima e punëtorë, ajo prodhon drithë, pemë, bar e lule dhe nuk e duron pushtuesin e huaj. Vatrat dibrane do të kthehen në varreza të reja për çdo pushtues...”
         Në shkollën qytetëse Faik Shatku u shqua për prirjen e tij letërsinë e gjuhën shqipe, për poezinë e prozën, por qysh në këtë moshë ai dallohej edhe për formim shkencor, gjë që dukej në aftësinë e tij interpretuese të koncepteve shkencore. Në shkollë kishte shumë interesa për të zgjeruar njohuritë, në çdo orë mësimi ishte i vëmendshëm, duke u aktivizuar në diskutimin e çështjeve thelbësore të temave mësimore. Ishte shumë i saktë në përcaktimin e shkaqeve apo pasojave në procesin e zhvillimit natyror e shoqëror, kishte qartësine e mendimit në argumentimin e konkluzioneve shkencore.
      Në moshën 14 vjecarëe, Faik Shatku përjetoi me hidhrim vdekjen e befasishme të Hoxhë Said Najedni, idealistit dhe atdhetarit të palodhur për të mirën e përparimin e kombit shqiptar, cili në moshën 39 vjecare,  më 21 nëntor 1903,  ndërroi jetë në Dibrën e Madhe duke lënë këtë porosi : “ Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m'i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur".
     Vite më vonë, Faik Shatku do të kujtojë me respekt dhe do të shkruaj për Said Hoxhën artikullin  “Atdhetari me zemër e me mend Said Hoxha.”, në të cilin vlerëson  përpjekjet e tij për çështjen kombëtare dhe e cilëson një shqiptar të vërtetë, një atdhetar i palodhur i rrallë i Shqipërisë.                
        Pasi përfundoi shkollën qytetëse në Dibrën e Madhe, Faik Shatku nisi mësimet në shkollën e mesme tregtare franceze, në Seleanik Që në ditët e para të shkollës, Faik Shatku u dallua dhe u vlerësua nga profesorët . Shokët e tij tregojnë se: “Ai ishte i kujdesshëm në zbatimin e rregullores së shkollës. Ishte një lexues i madh jo vetëm i teksteve shkollore, por lexonte literaturë franceze dhe botërore, lexonte dhjetëra libra shkencorë dhe artistikë, duke i diskutuar frazat që i pëlqenin më tepër. Shkëlqente në mësimin e gjuhës frënge,ishte ndër më të mirët e klasës. Në hartim, në komentin  e teksteve ishte  shumë  i talentuar, që të  emociononte me timbrin  e zërit melodik.         Në orët e letërsisë franceze,Faik Shatkui  komentonte dhe trajtonte tema kompozicionesh nga te gjithë klasikët e mëdhenj
       Në vitin e parëë , Faik Shatku ishte miqësuar me të gjithë prefosorët francezë , të cilët e vlerësonin si nxënës të shkëlqyer dhe që qëndronte  gjithmonë në tabelën e nderit . Në vitin e fundit, ai studjoi me pasion klasikët francezë  Russo, La  Fontene, Moliere, Ronsard, Hygo, Volter dhe diskutonte me gjithë shokët e klasës vlerat filozofike. Në hartimet gjithmonë vlerësohej shkëlqyeshëm, për talentin e shkrimit eseistik, qartësinë e mendimit, për figurat  artistike. ë gjithë shokët e klasës e dëgjonim me vëmëndje Faik Shatkun, ndjenim shumë respekt për të dhe e  nderonin për qëndrimin dhe sjelljen korrekte në orët e mësimit. Ai ishte I gjendshëm dhe ndihmues, kishte një dashamirësi të madhe ndaj shokëve më pak të përgatitutr, të cilët I ndihmone me mirëdashje dhe passion.. Shpesh herë  ndihmonte duke shpjeguar me mjaft kompetencë për letërsinë franceze, për veprat letrare që nuk i kishim lexuar. Ai ishte shume modest, i thjeshtë në komunikim dhe me një etikë të përsosur.
           Vitin e parë të Liceut e mbaroi me rezultate te shkëlqyera, drejtoria e shkollës së mesme i  kishte bërë vlerësimin maksimal, duke i dhënë dëftesë lavdërimi. I gëzuar, Faik Shatku u kthye për pushime në Dibrën e Madhe, në vëndlindjen e tij të dashur, e kishte marrë malli për prindërit dhe shokët e fëmijrisë. Në vitin e dytë Faik Shatku vazhdoi përsëri të lexonte me pasion letërsinë franceze, autorët : Emil Fagetin, Lansonin dhe Balzakun  dhe i analizonte bukur personazhet, me gjuhën e tij të pasur në fjalor, me argumentet e veçanta, që ishin pika  e tij më e fortë. Ishin të shumta librat  franceze  që Faik Shatku  kishte lexuar , të cilat i kishin zgjeruar horizontin e kulturën mbi jetën dhe mendimet e popullit francez, por  lexonte jo vetëm libra të autorëve francezë, por edhe rusë, si “ Ana  Karenina”, “Ringjallja” të Tolsoit edhe  libra të Dostojevskit , si  “Krim dhe ndëshkim”, “Shtëpia e të vdekurve” etj. Në literaturë angleze lexonte në frëngjisht Bajronin, Defonë, Kitsin, Shekspirin, Dikensin etj.  Lexonte dhe diskutonte për literaturën gjermane, spanjolle, italiane, pra kishte njohuri të gjëra të lëvizjes letrare në vendet kryesore te Evropës.
       Gjatë pushimeve verore, Faik Shatku  vizitonte  me shumë mall  luginën e  Drinit të zi dhe mrekullohej me pamjet magjepëse, kur dielli ndriçonte mëngjeseve shpatet e malit të Kërcinit e kodrat e fushat pjellore  te fshatërave të Dibrës së Madhe... Pas këtyre shëtijeve  e vëzhgimeve, ai ushqehej  shpirtërisht me dashurinë për vendlindjen, duke u frymëzuar nga  natyra e  bukur e Dibrës së Madhe . Kur dielli largohej nga horizonti duke u zëvendësuar nga hëna, së bashku me të rinjtë dibranë, Faik Shatku kthehej në shtëpi, pasi kishte mbledhur  lule si kukreka, lulethane, shelgje etj., të cilat i vendoste  mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë.
     Në provimet e fund-vitit, që ishin një eveniment shumë i rëndësishëm në shkollën e mesme franceze të Selanikut, Faik Shatku kishte shumë prekupacion,  intesifikonte përpjekjet e tij, duke mësuar intensivisht. Në klasën e filozofisë, logjikës, psikologjisë e moralit, Faik Shatku shkëlqente në mësime. Kur analizonte doktrinat filozofike, ai jepte qartë argumente bindëse, duke treguar përmbajtjen e koncepteve filozofike dhe shpesh herë, në mënyrë të qartë iu përgjigjej pyetjeve të profesorit të filozofisë. Ai shtronte shumë pyetje në orën e filozofisë, logjikës e moralit, për ngjarje, fenomene, ndodhi e problem, që  prodhonte pareshtur  jeta.
        Faik Shatku ishte i pasur me  ndjenja të sinqerta, ishte i ëmbël, i këndëshëm, me bukuri dhe hijeshi në veshjen e tij, por mbi të gjitha në shpirtin e tij.Bukuria e tij fizike harmonizohej me veshjen e bukurisë së brendshme shpirtërore, ai ishte i thjeshtë e me një forcë të veçantë morale, krijonte në shoqëri një atmosferë mirëkuptimi e harmonie të plotë. 
        Faik Shatku ishte angazhuar tërësisht  në proçesin e studimit,  tregonte qartë natyrën e hulumtuesit, kërkuesit për dituri, në përpjekje  për të arritur përsosmërinë e gjithanshme në jetë. Kishte gjykime të drejta për jetën politike ekonomike e shoqëore , duke shtruar problemet  e saj.  Qëndrimet e tij ishin    arsyetuara në bindje filozofike e morale dhe vlerësimet e Faik Shatkut ishin përgjithësisht objektive e të drejta 
         Pasi mbaroi shkollën e mesme Faik Shatku u kthye në vendlindje , tashmë kishte nje performancë të admirueshme me njohuri e kulturë të gjërë shkencore.Ai u kthye në vendlindje në rrethanat e reja që ishin krijuar për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vitin 1908 pas fitores së revolucionit xhonturk. Duke bashkëpunuar me Izet Shatkun , ai  mori pjesë aktive në veprimtarinë atdhetare për vendosjen e lirisë së vërtetë duke fshikulluar absolutizmin e xhonturqve, të cilët e shpërdoruan lirinë e shpallur nga revolucioni, e përdorën atë si maskë, si vegël për të forcuar pushtetin e tyre, diktaturën ushtarake mbi popujt  Faik Shatku shpërndan në radhët e të rinjëve thirrjen : “ O ju shqiptarë të rinj ! O bij të atdheut të dashur ! Të zgjoheni nga veprimet despotike që po kryhen në këtë periudhë të lirisë nga xhontruqit.O ju të rinj shqiptarë të zgjuar ! Marshoni pa u ndalur e me guxim në rrugën e gjerë që i keni caktuar vetes me vullnetin tuaj të lirë ! Të gjithë përpara ! E ardhmja e atyre që përpiqen e luftojnë pa përfillur fare jetën është fitorja e lirisë . Përpara ! Ata që i kushtohen tërësisht së vërtetës më në fund do të fitojnë. Përpara! Njeriu me vullnet kapëcen majat e maleve më të larta. Përpara ! Të begatohemi nga dielli i diturisë”   Kjo thirrje e  luftëtareve të  Epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare rriti tek Faik Shatku , më shumë dashurinë për atdheun.
       Gjatë vitit 1909 Faik Shatku vazhdoi gjithashtu propangandimin e ideve kombëtare. Ai mori pjesë në mitingun që u organizua në qytetitn e Dibrës së Madhe, ku u theksua nevoja e përdorimit të alfabetit latin, të vendosur në Kongresin e Manastirit. Vitet 1910-1912  të kryengritjeve shqiptare rritën  tek Faik Shatku  krenarine kombëtare dhe përgjegjësinë për të kontribuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila kurorëzohet me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Këtë ngjarje të madhe historike Faik Shatku e priti me shumë gëzim duke propanganduar rëndësinë e saj dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Me tronditje të thellë ai priti vendimin e padrejtë nga Fuqitë e Mëdha të copëtimit të trojeve shqiptare sidomos me hidhërim përjetoi aneksimin e Dibrës së Madhe.Ai mori pjesë aktive në protestat që organizoi paria e populli i Dibrës së Madhe kundër vendimeve të copëtimit të tokave shqiptare.               
             Në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit  të Stambollit.
        Pranë këtij Fakulteti u diplomua dhe mbrojti doktoratën. Tregojnë bashkëkohësit e tij Ramiz Dibra, Dine Hoxha, Jashar Erebara se  Faik Shatku kishte shumë vullnet për të studjuar.    Ka qënë i paisur çdo ditë me bazën materiale mësimore sipas kërkesave të çdo lënde   Ka mbajtur qëndrim të drejtë e të kulturuar në marëdhënje me studentët e pedadodët. Është përgatittur sistematikisht në çdo seminar diskutonte  me një oratori të rrallë duke bërë argumentime të sakta e bindëse. ë procesin e studmit  i  jep rëndësi përmirsimit të dijes  përpara çdo gjëje, dhe që vetja e tij të zbatonte  edukatën korrekte. Ai ishte shembull për të tjerët në moralin dhe sjelljen e tij.. Ai ishte  e  etur për dobi, për shoqërimin me njerëzit e dijes, vlerave dhe devotshmërisë.
      Gjithnjë ishte i  etur për shtimin e diturisë, ruajtjen e kohës, gjithnjë e shikon duke përfituar, braktisës të asaj që nuk i intereson, të nxënë me atë që i intereson, nëse flet jep dobi, nëse shkruan jep dobi me shkresat e tij j dhe kush shoqërohet me të nuk mbetet pa përfituar nga ai   Faik Shatku duke e vlerësuar  diturinë,  kishte ë zhvilluar mendimin krijues , imagjinaten  dhe fantazinë shkencore duke përvetsuar konceptet  shkencore , duke  analizuar  shkaqet e argumentuar pasojat në  proceset e zhvillimit të sistemeve të shoqërisë njerëzore. Ka qene njeri me prirje te theksuara disiplinore dhe respektive te vlerave edukative dhe akademike. Me një edukatë dhe kualifikim shkencor dhe jurisprudencial të pashoq Faik Shatku  përfundoi me  rezultate të shkelqyera fakultetin e drejtësisë të universitetit të Stambollit  dhe nisi të ushtroj profesionin e avokatit publik në Stamboll;
          Avokat  Publik ne Stamboll  1919-   1924
           Në vitet 1919  - 1924  Faik Shatku u bë shumë i njohur në Stamboll duke punuar në studion e avokatit public. Tregojnë në kujtimet e tyre  bashkëpunëtorët  se Faik Shatku ishte shumë u vlerësuar nga publiku gjërë  për aftësitë e talentuara si specialist i rrallë i përgatitur në fushën e drejtësisë  Ai ndeshej me rregullat e lojës së një shoqërie të mbyllur të sunduar nga despotizmi teokratik dhe ushtronte të drejtën e mbrojtjes me anë të institucionit të avokatisë.
           Faik Shatku e vlerësonte institucionin e avokatisë si institucion të mbrojtjes duke respektuar njeriun si qënie humane që meriton të ketë një mbrotje ligjore të garantuar ligjore dhe institucionale, në të gjitha aspektete rrethanat e mundëshme. Ai ndeshej me shumë kasta juristësh për ta cliruar avokatinë si fushë e ushtrimit të së drejtës dhe avokatin si mbrojtësin ligjor  nga të gjitha presionet jashtëjuridike. Puna e tij fisnike  me shumë përgjegjësi  e kishte rritur autoritetin e Avokat Faik Shatku duke e shndërruar në një zë të fuqishëm në mbrotje tësë drejtës, një zë i pavarur nga askush përvec nga institucioni is ë drejtës, nga ligji.
               Avokati Faik Shatku ishte përfaqësuesi i guximshëm i ligjit, ai ishte i kudogjendur ndaj qytetarëve që nga aplikimi i procedurave më të thjeshta civile me aktet e trashëgimisë, testamenteve, zgjidhjes së cështjeve pasurore e deri tek ceshtjet penale. Faik Shatku përfaqësonte me dinjitet me statusin e avokatit të gjitha shtresat e shoqërisë, jo vetëm shtresat e pasura por edhe shtresat më pak të privilegjuara të shoqërisë në kryeqytetin e perandorisë osmane duke mbrojtur vlerat e institucionit të shenjtë të avokatisë ,duke punuar me përkushtim human ndaj së drejtës. Faik Shatku shërbente me ndershmëri  duke qënë një faktor i fuqishëm i mbrojtjes së individit, i lirisë së tij ekonomike, sociale dhe humane. Figura e tij që mbronte interesat e njerzëve në nevojë tregonte qartë performancën  brilante të këtij avokati drejt përsosjes morale, e cila sic shkruan  në kujtimet e tij : “ është streha e sigurtë e drejtësisë universale”
                        Në Tiranë    janar  - maj 1924
         Faik Shatku i brumosur me idetë e rilindasve tanë,  u kthye në atdhe me dëshirën për të kontribuar për përparimin shoqëror e demokratik të vendit. Duke ardhur në atdhe personaliteti i Faik Shatkut merr vlera të mëdha atdhetare duke vazhduar veprimtarine e tij juridike . Ai ishte gjurmues i mirë i visareve të kombit shqiptar, njihte e studionte të kaluarën e kombit tonë,  zotëronte gjuhë të huaja, kishte njohuri shumë të mira për historinë dhe letërsinë botërore. Ai shpejt u bë një figurë e njohur në mjedisin intelektual të  Tiranës. Portreti i tij i gjatë, me musake, i pashëm dhe  i pasur me fajlorin e tij lingiustik , me një gjuhë të vecantë kombëtare në diskutimet e tij kishte fituar admirimin e një rrethi të gjërë shoqëror të kryeqytetit shqiptar.
            14.05.1924 u emërua anëtar i gjykatës së shkallës së parë në qytetin e Elbasanit  Në të gjitha proceset gjyqësore Faik Shatku  vepronte me kulturë juridike, duke zbatuar me korrektësi ligjet e shtetit. Shumë bashkëkohës së tij tregojnë se  në qytetin Elbasanit, ai  vlerësohej  jo vetëm për aftësitë intelektuale por edhe për sjelljen e tij dashmirëse ndaj qytetarëve
       Nga qyteti Elbasanit ku punoi pak kohë, Faik Shatku u emërua gjyqtarë në qytetin e Korcës. Opinioni i gjërë shoqëror  në Korcë  e vlerësonte Faik Shatkun për  moralin e pastër të tij, për ndershmërinë, drejtësinë, shpirtëmadhësinë në gjykime, qëndrime e vendime. Tek Faik Shatku mbisundonin cilësitë pozitive si respekti, përpikmëria, guximi , thjeshtësia, vendosmëria për të zbatuar ligjshmërinë. Faik Shatku gëzonte autoritet sepse nuk e ndante fjalën nga veprat. Natyrisht luante rol të rëndësishëm në këtë drejtim edhe ciliësia e lartë intelektuale . Me kuroja Faik Shatku kapërxente cdo vështirësi , ishte i durueshëm, i vendosur  për të luftuar fenomenet e trafikimit, kundër krimit ndaj personit dhe shtetit. Shpesh ne proceset gjyqësore Faik Shatku me shumë maturi analizonte stimuluesit kryesorë të përhapjes së krimit, duke përcaktuat nivelin e ulët kulturor, papaunësinë si dhe punën e pamjaftueshme të institucioneve të shtetit që nuk kishin arritur të ngrinin në nivelin e bllokimit e parandalimit të fenomeneve negative të krimit.
          I frymëzuar nga virtyte të larta e drejtësi Faik Shatku  zbatonte vetë me korrektësi ligjshmërinë  duke u bërë shembull i fisnikërisë së vërtetë dhe i pastërtisë së mëndjes së tij  të ndritur. Me një këndvështrim bashkëkohor Faik Shatku kuptonte  qartë natyrën e krimit, njohjen e qëllimeve  dhe synimeve praktike të keqbërësve  duke  bërë gjykime të bazuara në drejtësinë ligjore.Ai ishte me vizion të qartë dhe vepronte me shumë kulturë juridike në marrjen e vendimeve gjyqësore, duke interpretuar e argumentuar domosdoshmërinë e zbatimit të ligjshmërisë. Midis zemrës dhe mendjes të  Faik Shatkut kishte një ekuilibër racional duke analizuar realisht individin dhe shoqërinë, mes të drejtës personale dhe interesit shoqëror. Në të gjitha proceset gjyqësore  shkëlqente personaliteti i Faik Shatkut sepse udhëhiqej nga një ndërgjegje e pastër, të një qytetari të denjë për një shoqëri që ecën në rrugën e progresit drejt civilizimit të saj.
         Duke vlerësuar me  përgjegjshmëri të lartrë zbatimin e ligjshmërisë, Faik Shatku kishte fituar dashamirësinë e një rrethi të gjerë  shoqëror, të cilët admironin  sjelljen, karakterin  dhe integritetin moral në të gjithë veprimtarinë e tij. Ai ishte i bindur se nuk kishte drejtësi nga institucionet  pa zbatuar ligjet kushtetuese në paralament dhe qeveri. Figura dhe personaliteti i gjyqtarit Faik Shatkut  ishte rritur shumë sepse ai asnjëherë nuk kishte pranuar  ryfshetin e kompromisin  në dëm të së drejtës civile apo penale.
                           Prokuror në Tiranë
           Më 11.02.1925   Faik Shatku u emërua prokuror i gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.  Të njohurit e tij të vendosur në kryeqytet e pritën të gëzuar duke i  thënë “punë të mbarë ! “, për fillimin e punës si prokuror në Tiranë. Më të moshuarit  nuk kishn munguar t’i jepnin edhe ndonjë këshillë, duke i kujtuar se rridhte nga një familje me ndjenja të thella patriotike nga Dibra e Madhe, e cila padrejtësisht ishte shkëputur nga trungu atdheut .Faik Shatku , tashmë më i formuar, urimet dhe këshillat i priste me dashamirësi duke i falënderuar shokët e miqtë, u pohonte me buzqëqeshje të sinqert se rrugën e të parëve, dashurinë për atdheun, për popullin, për tokën e gjithë Shqipërisë, përherë do ta kishte thellë në zemër.
    Gjatë atyre ditëve të shkurtit 1925 të  ndryshimeve të shpejta kushtetuese, të shpalljes së Repubkliës Shqiptare dhe ndryshimeve të administratës zyrëtare, Faik Shatku punoi si prokuror duke mbajtur një qëndrim të matur në marrëdhëniet me eprorët dhe vartësit e tij. Bora ato ditë kishte mbuluar gjithë malin e Dajtit, shkurti vitit 1925 kishte hyrë me cingërimë. Edhe situata politike  brenda vendit  ishte mjaftë e tensionuar. Staturi i republikës kishte trajtuar në një kapitull të vecantë të drejtat e qytetarit, ku premtohej sigurimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të cilat  ishin diskutuar në një rreth juristësh, ju edhe Faik Shatku kishte shënë opsionet e tij.
         Në detyrën e prokurorit Faik Shatku u tregua tepër i matur duke ju shmangur me qetësi presioneve të pasioneve politike për të dënuar kundërshtarët politik. Në këto kushte shumë të vështira ku njësi të armatosura qeveritare ndiqnin vazhdimisht cetat e armatosura antizogiste, të cilat mezi u bënin ballë kushteve jashtëzakonisht të vështrira të dimrit, Faik Shatku  veproi me pjekuri duke shmangur ekstremizmin hakmarrës Ai kishte përkrahur  aministinë për të arratisurit politikë dujke kërkuar që të mos ishte një kurth politik i kurdisur për të eleminuar kundërshtarët politik. Mendimet e qarta  juridike të Faik Shatkut ishin vlerësuar nga administrata e shtetit dhe ishte propozuar per tu emëruar në Ministrine e drejtësisë
                     Sekretar i përgjithshëm, dhe këshilltar  i ministrit të drejtësisë.
              Me 23.03.1925 u emërua këshilltar i ministrit të drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1929 Gjatë kësaj kohe ai ndërmori një sërë reformash për shndrimin e ministrisë së Drejtësisë nga një institucion i veprimit burokratik në një institucion vendimarrës, inspektues, organizues të sistemit gjyqësor dhe kontrollues.
   Në Gazetën “Demokratia” organ i shtypit të qytetit të Gjirokastrës, më 24 korrik 1926 në artikullin:   “ Një intervistë me sekretarin   e këshilltarin e ministrit të Drejtësisë”
theksohej mendimi përparimtar i Faik Shatkut për organizimin e ri gjyqësor, në hapjen e gjykatave në zonat më të thella malore si dhe organizimin e ri të sistemit gjyqësor, në bazë të trupit gjykues me zhuri. Në pyetjen e bërë nga drejtori i gazetës “ Demokratia “, se pse nuk shihet i arsyeshëm krijimi i zhurisë ?
       Faik Shatku përgjigjet se “Sa për çështjen e zhurisë që pyesni, kjo pyetje kaq e vogël ka një rëndësi vitale në degën e drejtësisë. Zhuria barazohet me zhvillimin psikologjik të një populli. Ndër viset e qytetëruara, si për shembull në Francë, në këto kohët e fundit, ka një antikurant kunder këtij sistemi. Atje kur të gjithë mjetet e qytetëruara kanë gjetur gradën ma të lartë të përparimit, ky sistem duke qënë se po luftonte; nëpër viset tona ku jemi në fillimin e organizimit e të përmisimit të ligjeve dhe duke marrë parasysh psikologjinë e vendit, adoptimi i një sistemi të tillë, si mbas mendimit tim, thekson Faik Shatku, sot për sot nuk shihet i arsyeshëm.”
           Duke qënë se mendimi juridik dhe qëndrimi i mbajtur nga Faik Shatku përsa i përket drejtësisë me juri ishte tepër përparimtar për kohën, gazetari avancoi qëndrimin e tij në lidhje me një tjetër pyetje, e cila i referohej reformimit të gjykatave të Sheriatit, ai theksoi se: Në rastin e përmirësimit të dispozitave të kodit civil mund të merren parasysh dispozita të veçanta, për këtë qëllim mbasi të studiohet kthjelltësisht zakoni dhe psikologjia e popullit.” Shihet me së qarti se idetë e reformimit të pushtetit gjyqsor që kishte Faiku per sistemin e gjykatave të sheriatit, ishin ato që ky sistem përderisa pasqyronte interesat e popullsisë shqiptare dhe dëshirat e tyre duhet të egzistonin sepse ky sistem pasqyron ndërgjegjen dhe psikologjinë originalis të popullit. Gjithashu është më i përshtatshëm për të zgjidhur kontraditat dhe interesat e qytetarëve”
    Gjatë vitit 1928 Faik Shatku punoi intesivisht në hartimin e legjislacionit  të shpalljes së mbretërisë shqiptare . Autoritetet qeveritare dëgjonin me vemendje dhe miratonin mendimet racionale të Faik Shatkut duke vlerësuar  vizionet e qarta evropiane dhe idetë përparimtare të tij. Në prill të viti 1929 mbreti Ahmet Zogu e ngarkoi  Faik Shatkun    një komisjon, nën kryesinë e ministrit të drejtësisë Hiqmet Delvina, për të hartuar projektligjin e reformës agrare. Faik Shatku duke studjuar kushtet dhe mundësitë e zbatimit të një reforme agrare Brenda kuadrit të mardhënieve ekonomike të pronarërve të tokës. Me relacionin e hollësishëm studimor që i paraqiti komisjonit, Faik Shatku  u bëri të qartë gjëndjen e bujqësisë shqiptare dhe se si mund të depërtohej më mirë në këtë sferë delikatë të shoqërisë rurale shqiptare. Me diskumimet e tij Faik Shatku  ishte interesuar për zbatimin e një reforme agrare demokratike, ai ishte kundër një reforme të cunguar demagogjike e cila do të rriste pakënaqësinë e popullit. Në shumë diskutime Faik Shatku kishte debatuar me profesorin Italian Xh. Lorenconi, i cili nuk kishte interesa për zbatimin e reformës agrare që  të mund të rrezikonte edhe pozitat italiane mbi pronën cifligare në Shqipëri.
                         Në Kongresin Musliman
            Myftiu i Përgjithshëm njofton Ministrinë e Drejtësisë se me 15 qershor 1925 ora 9 para dite hapet Kongresi Musliman në sallën e Xhamisë së Vjetër në Tiranë, me pjesëmarrës delegatët e çdo prefekture, të zgjedhur nga populli musliman. Kërkohet të jetë i pranishëm një përfaqësues i qeverisë. Po atë ditë njoftohet edhe Ministria e P. të Bredshme[1]". Ka një telegram qarkore urgjent ku njoftohet se Kongresi hapet me 15.VI.1925, në Tiranë në xhaminë e Vjetër, delegatët duhet të jenë një ditë më parë[2].
             Kryesia e Republikës Shqiptare njofton Komunitetin se, si përfaqësues të posaçëm të qeverisë pranë Kongresit Musliman, do të dërgohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë  së Drejtësisë, z. Faik Dibra.'[3] Në organet drejtuese të Kongresit zgjidhen: Kryetar i Kongresit, Vehbi Dibra, nënkryetar Behxhet Shapati, sekretar Muamer Abedini dhe F. Vokopola (nuk pranon se është në Parlament).
Salih Vuçiterni propozon të ngrihen 3 komisione, të cilët u zgjodhën nga Kryesia e Kongresit: Njëri do të merret me Statutin e buxhetin; tjetri me Rregulloret e brendshme të
        Në mbledhjen e datës 20 korrik 1925, z. Faik Dibra, përfaqësues i qeverisë, duke marrë leje nga Kongresi, tha: "Me Kongresi Musliman është i mbledhur prej shumë kohësh dhe vazhdimi i tij, me që na dëmton arkat, lutem të bisedohen çështjet më të rëndësishme e t'i jepet fund mbledhjes"[4] .
      Kongres zuri një vend të rëndësishëm diskutimi për botimet. Në buxhet për këtë qëllim ishin caktuar 5.000 fr. ari. Mirëpo delegatëve kjo shumë iu duk e pamjaftueshme, jo vetëm për sasinë e librave që mendohej të përktheheshin, por edhe për cilësinë që duhet të kishin përkthimet, si dhe për përmbajtjen, e cila duhej të ishte shkruar në gjuhën zyrtare që në atë kohë ishte dialekti i Elbasanit, nga njerëz që të kishin cilësitë e duhura, si dhe për cilësinë teknike të shtypit. Në diskutimet e veta delegatët për të gjitha problemet qenë dakord. Por ku mund të gjendeshin fonde për këtë qëllim? U tha se ndoshta mund të gjenden fonde kur të rriten të ardhurat nga çifliqet e Kozares, pra, atëherë mund të shtohet edhe buxheti për këtë çështje.
      Delegatët shfaqën dëshirën që të caktohen nga Kongresi personat që do merren me këtë punë. Për këtë u tha se "Njerëzit që do caktohen duhet të jenë të zot se kthimi i librave do të dalë në ankand dhe, natyrisht, do të marrin pjesë të ditur e të paditur, por Këshilla do të shikojë zotësinë dhe do t'ua japë me kontratë që librat, që do të përkthehen, do të jenë nën kontrollin e Këshillit të Naltë, ndërsa zgjedhja e literatures mund t'u barroset myderrizave
Anëtar i Këshillit të Shtetit dhe më pas zëvëndëskryetar i Këshillit të Shtetit
Këshilli i Shtetit duke qënë një institucion i përshtatur nga vëndet perëndimore kishte kompetenca të larta në drejtimin e kontrollit juridik, ekonomik, financar dhe shoqëror të vëndit. Qëndrimi që mbajti Faik Shatku në krye të këtij institucioni ishte i tipit, juris consultum. Pra qëndrim kontrollues dhe konsultues të vendimeve dhe të projekt-amendamenteve ligjore dhe të akteve nënligjore.
          Në Arkivin e Shtetit Shqiptar, fondi 803 në dosjen e nëpunësve të lartë civilë jepet saktësisht jetëshkrimi dhe biografia e Faik Shatkut. Ku ndër të tjera parashtrohen elementet e gjëndjes civile dhe gjyqsore si: nëpunesia, vendi i emërimit, rroga mujore, shënimet mbi sjelljet morale të nëpunësit. Në librin me autor gjermanin Michal Schmid-Neke, i cili titullohet “ Lindja dhe Perëndimi i diktaturës Mbretërore në Shqipëri 1912-1939 ” botuar në Oldenborg në vitin 1987 ndër të tjera shkruhet biografia e shkurtër e Faik Shatku. Ky autor jep të dhëna duke na treguar se Faiku Shatku ka qënë anëtarë i kabinetit të z. Kotta, në dy qeveritë e fundit para pushtimit të Shipërisë nga Italia fashiste. Një herë si Ministër i Arsimit Kombëtar dhe më pas si Ministër i Drejtësisë.. Gjithashtu, Faik Shatku ka drejtuar dhe shoqatën e Kryqit të Kuq Shqiptar si kryetar i saj, nga viti 1930 deri në vitin 1932.
                             
           Po ashtu ishte Kryeprokuror i Përgjithshëm i Shtetit dhe Kryeprokuror i Përgjithshëm i Gjyqit Ushtarak të Naltë deri në vitin 1936 kur u emërua si Minister i Arsimit Kombëtar.
Në zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare, të Legjislaturës së III-të, e cila përbëhej nga një dhomë, më 10.02.1937 u zgjodh deputet i prefekturës së Elbasanit, së bashku me intelektualë të tjerë dibranë si, Abdurahman Dibra, Fiqiri Rusi, Hafiz Xhemali, Jashar Erebara këta në prefekturën e Dibres, si dhe Izet Shatku (Dibra), në prefekturën e Durrës-Tiranë. Kjo gjë pasqyrohet dhe në periodikun e kohës së Mbretërisë ashtu dhe në botimin e Kuvendit të Shqipërisë, të vitit 2005 me titull:
“ Ligjvënësit Shqipëtarë 1920-2005 ” ku ndër të tjera jepen lista emërore e deputetëve të ndarë në rang prefekture ku Faik Shatku, përfaqsonte prefekturën e Elbasanit.
 

Në librin “   QEVERIA NË REPUBLIKË E M0NARK1” të autores    Prof. Aurela Anastasi  midis të tjerave shkruhet : “
       Pa vonesë, në 9 nëntor 1936, u prezantua kabineti i ri. Duke përfshirë edhe anëtarin e ri të kabinetit z. Faik Shatku, kjo mbledhje e trishtueshme përbënte një kthim në politikën e përzgjedhjes së ministrave nga një bazë politikanësh "të provuar", qëllimi i të cilëve ishte të qëndronin sa me gjatë në pushtet dhe me këtë rast, të shtonin pasurinë personale. Faik Shatku ishte i afërm i ish -kryetarit të Gjykatës së jashtëzakonshme dhe komandantit të Pergjithshem te xhandarmerisë Kol. Shefki Shatku, që kishte dhënë prova si nëpunës, veçanërisht si prokuror i përgjithshëm.
Kjo ishte edhe përpjekja e fundit për një qeveri reformatore të re. Të gjitha qeveritë e mëvonshme u ballafaquan me një opozicion më të fortë dhe me ndërhyrje më depërtuese të Italisë në punët e tyre”
                 Ministër i Arsimit Kombëtar ( Edukacionit )
 Faik Shatku më 01.11.1936 u emërua Ministër i Arsimit Kombëtar ( Edukacionit ), post të cilin e mbajti dëri në vitin 1938, vit në të cilin formohet kabineti i fundit qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Koço Kotta. Gjatë kësaj periudhe Faik Shatku dha ndihmesë të shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar. Ai për të realizuar ecurinë e punëve në institucionin që drejtonte angazhoi nëpunësa të arsimuar në vëndet perëndimore, si dhe reformoi sistemin pedagogjik duke e kasifikuar ate në shkolla foshnjore, fillore, dhe të mesme. Ai i dha rëndësi zhdukjes të analfabetizmit në përgjithësi, si dhe emancipimit të vajzave në shoqëri.
              Gjatë kësaj periudhe Faik Shatku dha kontribut të shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar. Ai rekrutoi nënpunesa të arsimuar në vëndet më perëndimore, si dhe reformoi sistemin pedagogjik duke e klasifikuar atë në shkolla foshnjore, fillore, dhe të mesme.
Ai i dha rëndesi eleminimit të analfabetizmit në përgjithësi, si dhe emancipimit të vajzave në shoqeri.
Faik Shatku  hodhi bazat më të rëndësishme të arsimit kombëtar, përgjatë periudhës së mbretërisë Shqiptare. Gjatë kësaj kohe kur ai mbante postin e ministrit të arsimit kombëtar, kishte si pikësynim kryesor rininë. Ai e konsideronte atë “si shpresa e së ardhmes, dhe shtylla e atdheut. Po! Po Thoshte ai, për të qënë kjo rini shpresa e së ardhmes, shtylla e atdheut, duhet të formohet, të përgatitet, të paiset me një kulturë të shëndoshë, të frymëzohet me idealet e larta kombëtare, ato ide që ndezin gjakrat e shtyjnë për punë të mëdha.  Dhe pikërisht ky mision i rëndesishëm i është ngarkuar arsimtarëve. Detyra e arsimtarit, është e rëndësishme dhe funksioni i tij, është funksion i shenjt”. Fatmirsisht fjalimet, diskutimet parlamentare e debatet për arsimin kombëtar të z. Faik Shatkut janë publikuar gjersisht në shtypin e kohës. Në to gjejmë të pasqyruar realitetin e arsimit kombëtar dhe vështirsit për të luftuar analfabetizmin e cila ishte kthyer prolog i jetës së shqiptarëve si pasojë e skamjes.
          Por për të mënjanuar këto vështirsi të jetës, Faik Shatku e shihte zgjidhjen e vetme në arsimimin e të rinjëve, hapjen e shkollave të reja fillore e të mesme si dhe institutet teknike dhe ato profesionale. Me iniciativen e tij u realizuan një sërë investimesh në ngritjen e shollave fillore nëpër fshatra dhe në qytete, si dhe paisjen e tyre me mjete arsimore e edukative. Kujtojmë këtu krijimin e institutit-femëror “Nana Mbretnesh”, ku me rastin e inagurimit të saj dhe të diplomimit të maturanëtve të parë të kësaj shkolle femërore, Faik Shatku mbajti një fjalim të rëndësishëm historik.
        Në këtë fjalim ministri i arsimit z. F.Shatku theksoi se
mbas kompletimit të këtij instituti me klasat, sot ai po nxjerr 13 maturantë, 9 të degës normale dhe 4 të gjimnazit, të cilat tash patën nderin të marrin dëftesat e pjekurisë. Por të jemi të sigurtë se numri i nxënësve vitin e ardhshëm do të rritet më tej. Mbas shumë përpjekjeve dhe një pune të gjatë në mësim, sot u kurorzua studimi i juaj duke marrë dëftesat e pjekurisë. Sot ju po leni bankat e shkollës. Disa prej jush mund të marrin karjerën e mësuesisë (pedagogjisë) e disa të tjera mund të kthehen duke qënë të kulturuar (shkolluar) në gjirin e familjeve të veta ose mund të ndjekin mësimet më të larta. Por sidoqoftë këndej e tutje, si juve, ashtu edhe vajzat e tjera që janë në vazhdim e sipër të mësimeve, ju pret një detyrë tjetër me rëndësi patriotike. Sot ju po kapërceni pragun e këtij instituti dhe po inkuadroheni në një shoqëri të re. Në shoqërinë e moralit, të arsimimit dhe të kulturës shqiptare. Në fund të këtij fjalimi shkëlqesia e tij z.Faik Shatku tha: Të dashtuna Maturantë ! Këto janë këshillat e mija që mund t’ju jap në këtë kohë kur po kaloni pragun e kësaj shkolle.
Suksese në sfidat e tjera të jetës." 

           Gjatë mandatit të tij si ministër i një qeverie mbretërore, Faik Shatku organizoi punën për krijimin e një federate sportive. Kështu me iniciativen e tij dhe të një grupi sportdashësish, ai hodhi bazat për krijimin e një djelmnije sportive. Ministria e arsimit gjatë asaj kohe, përveç detyrave në zhvillimin e arsimit kombëtar, në luftën kundër paragjykimeve dhe skepticizmit të kohës, dhe të analfabetizmit, hodhi themelet për krijimin e një federate sportive, për të rinjtë shqiptar, për ti nxitur në zemrat e tyre kulturën dhe edukatën sportive.
         Gjatë viteve 1936-1938 aparati arsimor i kryesuar nga z.Faik Shatku, i shpërndau bursa nxënësve nga rrethet e ndyshme të vëndit, jetimëve, të varfërve dhe nxënësve të shkëlqyer me qëllim paisjen e tyre me kulturë perëndimore. Përveç aktiviteteve të jetës arsimore të vëndit, me propozimin e Faik Shatkut i cili ishte njëkohësisht dhe Kryetar i Federates Sportive Shqiptare, janë realizuar dhe mjaft kampionate sportive ndërmjet klubeve sportive Shqiptare me ato Italiane si: (Ankona, Bari dhe Torino) dhe me ato të Serbisë.Ishtë karakteristikë e Faik Shatkut ndjenja e oratorisë dhe e patriotizmit.
        Në një fjalim të mbajtur në 2 qershor 1936 të publikuar në gazetën “Vatra “ ai theksonte këto fjalë të cilat i dilnin nga zemra e shpirtit: ” I tanë kujdesi em i kushtohet djelmnis, e cila, e pajisun me virtyte të nalta të racës sonë,si besë, nder e burrni, e bindun dhe e disiplinume, fizikisht e forcnueme, mendësisht e naltësueme, me mendim të prerë. Atdheu mbi të gjitha gatitet në shkolla shtetnore për realizimin e idealit kombëtar.”
          Ngjarje e rëndësishme për kombin Shqiptar ishte dhe kthimi në atdhe i eshtrave të poetit të madh shqiptar Naim Frashërit në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë dhe të 37 vjetorit të vdekjes së këtij bilbili të gjuhës shqipe.. Ky veprim u propozua nga ministri i Arsimit Faik Shatku, i cili kryesonte komisionin e kthimit të eshtrave të poetit tonë kombëtarë së bashku me Komandantin e Përgjithshëm të Xhandarmërisë kolonel Shefki Shatku.
        Ishte pikërisht 3 qershori i vitit 1937 ku një komision i përbërë nga z. Faik Shatku Ministër i Arsimit, z.Musa Juka, Ministër i Brendshëm dhe Kolonel Shefki Shatku Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, të cilët u nisën drejtë Stambollit për të marr eshtrat e poetit tonë kombëtar. 
        Gazeta “Shtypi”, një organ shoqëror dhe kombëtar i asaj kohe e përshkruan në këtë mënyrë emocionet dhe fjalët e ministrit të arsimit z. Faik Shatku, gjatë ardhjes së kortezhit me trupin e poetit kombëtar: “ I mallëngjyer z. Faik Shatku flet: Vllazër Shqiptarë ! Sot arritën në tokën e atdheut tonë eshtrat e Naim Frashërit ! Një mallëngjim i papërshkrueshëm në kët çast pushton shpirtin tonë, ndjejmë gëzim por në anën tjetër zemra mbushet njëkohësisht edhe me melankoli të patregueme kur mendojmë të kaluemen e vjershëtorit atdhetar, të Naimit, me plot mundime, përpjekjen e tij me plot sakrifica dhe kështu pa dasht lotët na ngjiten në sy ! Emni i tij tingellon vesh në vesh, fluturon buzë në buzë te të gjithë shqiptarët, i madh ose i vogël qoftë dhe ky fenomen është fare i natyrshëm. Gjuha amtare e palëvrueme gjeti në të, frymëzuesin e gjallë, artistin me plot elokuencë, gjeti nevojën e tij bilbilin e pa lodhur i cili, tue këndue, tue vajtue, anë e mbanë elektrizonte nervat e tanë popullit Shqiptar për me e zgju nga gjumi i randë dhe fatal. “

                 KUR U SOLLËN ESHTRAT E NAIM FRASHËRIT NË SHQIPËRI

Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së tij, nga viti 1925 e deri në 1939-ën, Mbreti Zog i kushtoi një vëmendje të veçantë përkujtimit, vlerësimit e nderimit të shumë figurave e personaliteteve të ndryshme historike, të cilat në të kaluarën kishin dhënë kontributin e tyre në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar me pushkë apo me penë. Në këtë kuadër, çdo 28 nëntor, kur festohej Dita e Flamurit, pas propozimeve të komisioneve qeveritare të ngritura që më përpara për këtë problem, Mbreti Zog dekoronte me medalje dhe urdhra të ndryshëm mjaft patriotë shqiptarë nga të gjitha rrethet e krahinat e vendit. Madje, një pjese të atyre patriotëve që nuk jetonin më, Zogu u akordonte pensione patriotike për familjet, pensione të cilat mjaft familje të dëgjuara për kontributin që të parët e tyre kishin dhënë për çështjen shqiptare, vazhduan t‘i merrnin deri në nëntorin e vitit 1944. Përveç kësaj, disa personaliteteve dhe figurave më të spikatura të patriotizmës shqiptare, me dekret të veçantë, Mbreti Zog u ngriti statuja, monumente apo përmendore në qytetet e tyre, ku në raste festash zhvilloheshin homazhe. Në këtë kontekst u ngritën dhe monumentet e Themistokli Gërmenjit në Korçë, Çerçiz Topullit në Gjirokastër, kolonelit Tomson në Durrës, major Llesh Topollajt në Tiranë, apo heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në disa qytete të Shqipërisë. Në kuadrin e vlerësimit dhe nderimit të këtyre figurave patriotike, në vitin 1937, me iniciativën e Mbretit Zog u bë e mundur sjellja në Shqipëri e eshtrave të Naim Frashërit, poetit tonë kombëtar, i cili që nga viti 1900 prehej në varrezën Merdinveqoi në Stamboll. Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në Teqen e Bektashinjve në periferi të Tiranës u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit. Për të pasur një ide më të qartë rreth kësaj ngjarjeje, po publikojmë disa nga shkrimet e gazetave të asaj kohe, ku shihet më së miri vlerësimi që i kushtoi qeveria e Mbretit Zog apostullit të shqiptarizmës, Naim bej Frashërit

                Ceremonitë madhështore në Tiranë

Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim Frashërin.
Me një apothezë madhështore u kurorëzua dëshira fisnike dhe patriotike
Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pasdreke grumbullohej tej legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet "Bagëti e Bujqësi" ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre që qysh në djep kanë dëgjuar emrin "Naim". Dhe cili shqiptar, sidomos i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemt e rij, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Çquanin atje autoritetet e vendit. Kryeadjutanti i Mbretit, Gjeneral Serregji, Kryetari i Parlamentit, Ministri i P. të Brendëshme, Ministri i P. të Jashtme, Kryetari i Bashkis, Prefekti, Gjeneral Mirdashi, Gjeneral Araniti, të tërë deputetët, Kleri, oficera, gazetarë, nënpunës, popull. Populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e rrugës s‘Elbasanit, ndërsa bataljoni "Deja" paraqiti armë se automobili me arkivolin e "yllit të idhës Shqiptare" po vinte aty nga ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje kupti-mplotë të turmës së madhe e cila me dhimbjen mbante vështrimin nga automobili që binte mbeturinat e një "shenjtori të Shqiptar", nuk u ndie fare se zemra e të gjithëve rrinte pa papritur se Naimi erdhi. Erdh Naim Frashëri! Erdh ai që tha: "Kur më shihni se jam tretur, Mos kujtoni se kam vdekur!..

                        Dorzimi i eshtrave

Dhe në atë çast, kur në mendjen e cilitdo vërtiteshin këto vargje të pavdekura del z. Shatku, i çuditur nga pritja madhështore, nga një pritje e papritur, që as programi, as rregulli s‘e kishte parashikuar, përshëndet prej z. Musa Juka dhe z. Faik Shatku, dorzon "eshtrat" të mbyllura në një arkivol me vija kuq e zi dhe me një zë të mallëngjyer tha: "Ora e madhe me të cilën erdh që idealet t‘ona të dalin në dritën e begatëshme që vendi, Drejtësia dhe Liria mund të japin, erdh...Naim! Shiko si të pret Shqipnia e tanë kryenaltë. Naim të njoftoj ty dhe tanë botës shqiptare se kjo vepër i kushtohet atij që çdo sakrificë të bamun për Atdhe. Le të qetohet pra shpirti yt i ndritur që erdhi për t‘u qetue në tokën e Atdheut..." Zoti Abedin Nepravishta, porsa mori në dorzim arkivolin, të cilin bashkë me Xhaxhan, prefektin dhe të tjerë, e vendosën përmbi një karro-topi të veshur me të zi, u kthye nga Zoti Shatku dhe foli: "Zoti N-kolonel! Për mua asht një detyrë aq e shenjt sa edhe e kënaqëshme të marr tash në dorzim, në emën të Kryeqytetit, kët arkivol, që me inisiativën e N. M. Tij, sjell prej mërgimit eshtnat e shenjta të Patriotit të Math, të Poetit t‘onë Kombëtar, Naim Frashëri..." Pastaj duke u kthyer nga ana tjetër vazhdon: "Tash kemi para eshtrat e atij Idealisti të pavdekshëm Shqiptar që gjatë gjithë jetës së vet me gjuhën e tij të zjarrtë, vajtoi me mallëngjim fatin e atdheut të robënuem, me penën e tij homerike përshkoi madhështinat e kombit t‘onë, trimëritë dhe heroizmat e strëgjyshërve t‘anë dhe më së fundi me "Historinë e Skënderbeut", bashkë me heron t‘onë Kombëtar, përjetësoi epopenë kombëtare. Naimi me zemrën e vet të madhe, me ndjenjën e tij të naltë, me gjuhën e tij të zjarrtë, dashuroi, imagjinoi dhe këndoi një atdhe të lirë, një Shqipëri të madhe. Por fatkeqsisht nuk mundi ta shikonte me syt e tij. Dhe tash që eshtrat e tij të bekueme me urdhrin e naltë Mbretnur sillen për me u qetësue në tokën e lirë t‘Atdheut, në Kryeqytetin e Mbretit Zog, Shpirti i Shenjtë i Naimit ndjen një gëzim të madh të përzjiem me një hidhërim të thellë. Ai gëzohet passi mbas sodit, eshtrat e tij kanë me u qetësua në tokën arbënore, nën hijen e Flamurit të liris, por njëkohësisht, dëshprohet pse s‘mujti me jetue për me e pa me syt e vet sot atë flamur me famë të Kastriotëve që valon me krenari mbi pallatin e Mbretit të Madh të Shqiptarëve. Por gëzimi i Shqipërisë së lirë dhe sigurimi i fatit të saj prej drejtimit gjenial të Mbretit t‘onë të madh e qetëson për jetë shpirtin e ndritshëm të Poetit të pavdekshëm.

                Përulje nderimi

Naim Frashëri midis nesh? -Po aty afër, po "në mes t‘onë ka qëndruar dhe është duk‘ u përvëluar!". Zoti Musa Juka vërren i mallëngjyer, lëviz andej këndej, diçka kërkon: të fluturoj nga gëzimi për këtë pritje të jashtëzakonëshme. Kokat përulen si shenjë nderimi dhe adhurimi ndaj promotorit të idhës (idesë, Shënimi ynë) çlirimtare. Popull në të katër anët. Po ku janë nxënësit? Ku janë arsimtarët dhe intelektualët? Përse të mos shpërngulen dhe bangot e shkollave për të takuar Naim Frashërin, bilbilin e Liris s‘sonë? 37 vjet dergjej në baltën e huaj. Dhe tani. Ah, tani dheu shqiptar krenar ka për të rënë mbi "pluhurin" e ndritur të "mburrjes s‘onë" ligjëronjëse.

                 Fjalimet e personaliteteve

Zoti Delvina me fjalimin e tij plot afsh zjarrtar patriotik, i frymëzuar nga i madhi Naim që kishte pranë, shumë pranë, mallëngjen dëgjonjësit aq, sa aty këtu nëpër sytë e disa të rinjve çquheshin sytë e përlotura. Po pse? -Doemos nga mallëngjimi...Pa pritur del në mes z. Eshref Frashëri, afër të cillit ishte familja dhe zonja Neime Xhelal Rusi, e vetmja trashëgimtare e Naimit. Ky me pak fjalë të qarta kallzon jetën e Naimit. Thotë përpjekjet e mëdha dhe mbledhjet e fshehta që bënte Naimi. Falenderon L. M e Tij për zhestin fisnik dhe patriotik që bëri duke sjellur eshtrat e pionierit lëgjëronjës të liris s‘onë. "Naimi me kohë e kish paralajëm,ruar që do të vinte dita që perëndia do të dërgonte një shpëtimtar.
Dhe me të vërtetë: Dita e bardhë që Naimi ëndërronte, erdhi. Shpëtimtari ynë sot pasi realizoj përjetsin e Shqipnis, kthen sytë nga historia...Qetohu pra o Naim në kët atdhe që ti ëndërroje t‘a shihje të lirë dikur...Dhe ja si e gjen të lirë e të lumtur". 

                Funeralet e Naim Frashërit

Për në Teqe.
"Në mes t‘onë ke qëndruar!" Gjashtë kuaj t‘artilerisë së rëndë heqin karron e baterisë fushore mbi të cilën qëndron "kafka" e lehtë e Naim Beut! Batlajoni me bandën në krye marshon me ngadalë, ndërsa mijra e mijra njerëzish të heshtur pasojnë arkivolin kuq‘ e zi. -Ku janë fëmijët të hedhin lule? Lule,lule mbi Naimin që përçan rrugët e Tiranës, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë së Lirë. Ah sikur të fliste Naimi, çdo të thoshte? Kushedi se çkishte për të ligjëruar..! Dhe në rrugën e ngushtë plot ferra e gjelbërime që shpie për në Tqen e Bektashive, familjet kanë dalë dhe duar lidhur pyesin njëri tjetrin: -Kush ka vdekur? -Jo bre, u ngjall Naimi, tha një vajzë shkolle.-Cili Naim?- Naimi ynë...

       Dorzimi

Në "bregoren bukuroshe" ku ngrihet Teqja, një grumbull i madh njerëzish prite. Nja njëzet e ca dervishllar‘ e baballarë, midis të cilëve çquhet dhe zoti Kostaq Kotta dhe Vissarioni. Dhe ndërsa Baba Ali Tomorri duke patur pranë arkivolin e shenjtë, ligjëronte: "O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë...", atje poshtë dielli me ambëlsi gati humbiste në majat e bregoreve të largme. Baba Aliu me fjalë të thella e t‘arta përmëndi rëndësinë dhe vlerën e Poetit të Madh dhe sjelljen eshtrave n‘ Atdhe. Para arkivolit quheshin kunora e L. M së Tij, e Qeveris, e Parlamentit, e Ushtrisë Kombëtare, e klerit Bektashian, e mbesës së tij Naimes, etj... Dhe përpara se të perëndonte fare dielli i skuqur, Jashar Erebara dolli mu në mes dhe u lut që ta dëgjonin dhe t‘a falnin për pak fjalë që do të thoshte: "Në mes tuaj kam qëndruar / Dhe jam duke u përvëluar / Që t‘u jap pakëz dritë / Natën t‘ua bëjë dritë..." Mirë po u emocionua aq shumë sa mezi tha: "Kur më shihni se jam tretur / Mos pandehni se kam vdekur.." Tregoi me pak fjalë kujtimet e ëmbla dhe të mëdha të Naim Beut, fytyrën e shkëlqyer të këngëtorit t‘onë duke thënë se ky është për neve babai i gjuhës, i poezis, i urtësis dhe adhetaris. Ishte kuptimplote kjo paraqitje e thellë e Jasharit i cili u mallëngjye për së tepërmi. Dielli kish perënduar kurse Xhaxhai, i heshtur me Hiqmetin, me Pogën që gati qante, me Vissarionin që kush e di se ç‘desh të thoshte, me Shtakon, me Avramin, me Fuad Asllanin e me shumë të tjerë muarnë arkivolin dhe e dorzuan bektashive, të cilët e vendosën në mes të një salle, ku cicërimi i zogjve ka për t‘i ligjëruar mëngjez për mëngjez këngët e tij duke i përsëritur me ambëlsi: "Flë i qet o Naim, se këtu jashtë ndihet kënga Shqiptare!...Dhe ikën të përkulur me radhë që të gjithë para atij arkivoli të shenjtë, nga duhet të kalojë dhe të përkulet e gjithë Shqipëria. (Gazeta "Shtypi", dt. 3 qershor 1937)


Fjala e Faik Shatkut, që shkoi në Turqi për të marrë eshtrat

        "Djalari shqiptare, përkuluni para këtij arkivoli"


     Në mes shumë personaliteteve të larta të Monarkisë së Zogut që morën fjalën në ceremonitë madhështore që u organizuan me rastin e ardhjes së eshtrave të Naim Frashërit në Shqipëri, ishte dhe nënkolonel, Faik Shatku, të cilin mbreti Zog e dërgoi në Turqi, ku që nga viti 1900, preheshin eshtrat e poetit të madh të Kombit shqiptar. Lidhur me këtë, gazeta "Shtypi" e asaj dite, (4. Qershor 1937) ka shkruar: "Z. Faik Shatku, i mallëngjyer flet: "Vllazën Shqiptar, Sot arrijtën në tokën e Atdheut eshtrat e Naim Frashërit! Një mallëngjim i papërshkrueshëm në këtë çast pushton shpirtin t‘onë, ndjejmë një gëzim, por më anë tjetër zemra mbushet njëkohësisht edhe me melankoli të patregueme kur mendojmë të kaluesen e vjershëtorit atdhetar, të Naimit me plot mundime, përpjekjet e tij plot sakrifica dhe kështu pa dasht lotët na ngjiten në sy! Në këtë moment eshtrat e Naimit ndodhen këtu midis nesh. Kush është Naimi pra? Emni i tij tingëllon vesh më vesh, fluturon buzë më buzë të gjithë Shqiptarëvet, i madh apo i vogël qoftë, dhe ky fenomen ësht fare i natyrshëm pse, rilindja shqiptare do t‘ishte gja e pakuptueshme në qoftë se kujtimi dhe veprimtaria atdhetare e veteranëvet të Shqipërisë nuk do t‘jetojshin në zemrën t‘onë dhe emni i tyne nuk do të ishte objekt respekti. Naimi asht ndërmjet të parëvet, që ndjen flagën e atdhetarizmës, i cili tuj punue, tue u mundue aqe tepër sa u tret, për një të vetmin ideal, për atë të triumfit të çështjes kombëtare dhe ndoshta për hirën e këtyre virtyteve të shenjta e bani një vjershëtor impresionues, një edukator për me fillue në lëvizje idetë kombëtare shqiptare edhe basqicën e udhëzimit t‘Arsimit Kombëtar. Gjuha amtare e pa-levrueme gjeti në të, frymëzuesin e gjallë, artistin me plot elekuencë, gjeti nevojën e tij, bilbilin e palodhun i cilli, tue këndue, tuj vajtue anë e mbanë elektrizonte nervat e tan popullit shqiptar për me e zgjua nga gjumi i rand dhe fatal që ishte turr si konsekuenca e kularit të tmershëm të skllavëris shekullore të perandorisë së kalueme. Naimi ndërroi jetë më 1900. d.m.th. plot 37 vjet më parë dhe mbeti i mbuluem në Merdinveqoi të Kryeqytetit të Turqisë, lark tokës së bëkueme ku lumturisht triumfuen frymëzimet e tij. Por sot Naim, asht koha e Zogut, periudha e konsolidimit të shtetit, të Bashkimit Kombëtar, të celebrimit të patriotizmës, të forcimit të shpirtit të shqiptarizmit, dhe koha e nalëtsimit të ndjenjave të nacionalizmit.
Mbreti ynë i madh, shpirti i shpirtnave zemra e zemrave. Skënderbeu i rij, që fitoi rekordin e shqiptarizmës nuk duronte ma me të lanë ty të mbyllyn në Merdivenqoi por i shjtytun nga zëmërdhembsia e Tij, muer iniciativën e shkëlqyeshme dhe sjell eshtrat e Naimit, dhe kështu personifikoi një dëshirë, të popullit, me kryemjen e kësaj vepre të naltë patriotike. Tash kalo pra, një jetë të qetë, të përjetëshme në Atdheun t‘andërruem prej teje dhe lumturisht të realizuem prej...Shpëtimtarit të Kombit, përpjekjet vigane dhe vëzhgimi vazhdues i syve të pafjetura të Skënderit të ri, që realizoi gjithë aspiratat e patriotëve, janë sigurime të plota për naltësimin dhe jetën e ndërtesës së Shoqnisë Kombëtare Shqiptare. Prehe pra shpirtin tand të ndritshëm. Naim ti që këndove fatin e Shqipërisë, ti që na mësove ta duam atdheun, ti që na mësove të shkruajmë shqipen, ti që bëre kaq e kaq sakrifica për të ngjallur idenë e çlirimit nga robëria, prehu sot n‘atë vend që ti kërkove me mall dhe dashuri. Populli Shqiptar me Mbretin në krye respekton, kujton me adhurim çdo atdhetar, por përmbi të gjith tyj o Naim, tyj o bilbili i Kombit, apostull i idesë nacionale...(Pastaj me një ton drithëronjës që trondit gjithë ata që e dëgjonin, kthehet nga Rinia) Djalëri. Ku je o djalëri? Ja, shikoni, përuluni para këtij arkivoli, para këtij profeti të shqiptarizmës..."

Shkrimi i patriotit e poetit Milto Sotir Gurra në gazetën "Shtypi"

        "Eshtrat e shenjta të Naim Frashërit"

       Në mes shumë shkrimtarëve, poetëve dhe publicistëve që morën penën e hodhën në letër mbresat apo impresionet e tyre me rastin e ardhjes në Shqipëri të eshtave të poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit, ishte dhe Milto Sotir Gurra, i cili në artikullin e tij të botuar në gazetën "Shtypi" të datës 4 qershor, 1937, midis të tjerash shkruante: "Bota e madhe filloi të mësoj se në Ballkan lindi doktrina e një feje të re, fesë së shqiptarizmës. Kjo fe e re e shqiptarizmës kishte nevojë për apostuj që ta predikojnë. Po, mjerisht, megjith se në shkallët e lartëra, në të gjith dikasteret e ish imperatorisë Turke, kishte shqiptarë, as kush jo që nuk u interesua për çlirimin e Shqipërisë, e pranimin e fesë së Shqiptarizmës, po sillnin dhe shumë pengime dhe ndjekje të repta. Të pakët qenë ata që muarrë parasysh interesat personale . Një prej këtyre ishte dhe Naim Frashëri. Ky nuk morri pushkën, nuk dolli maleve, nuk organizoj kryengritje, po pregatiti zemrat e shqiptarëvet që ishn gati për t‘i bërë gjith sa duhet një populli për të fituar lirinë e plotë; ky e formuloj dhe e plotësoj doktrinën e fesë së shqiptarizmës. Naim beu e këndoi lirinë dhe çdo shqiptari me ndjenja i shartoi dashurinë për atdhe dhe për liri dhe nxehu gjer n‘atë pikë sa dhe pa pritur rastin e derdhi jashtë gjithë urrejtjen që kish kundër sundonjësvet. Po...Naimi këndoi paqësisht dhe paqesisht e predikoi çlirimin. Kur nuk tha drejt: "Rrëmbeni pushkët o trima", po na dha Istorinë e Skënderbeut me ato vargjet e zjarrta që rrjedhin si krua e na dha të kuptojmë se kemi qenë njëherë të lirë se kemi patur një trim të math që u mat 25 vjet me rradhë me Titanin e Mollës së Kuqe dhe e dërmoj nga hera. Me vjershat e tij të thjeshta na tha se shqipja ësht aq e lartër dhe e pasur sa mund të shkruhen edhe kryevepra vetëm mjafton që të dimë ta mësojmë. Na tha se kemi toka të frytshme dhe bagëti të majme e të ritëshme për të cillat na kanë zili gjith fqinjët. Dhe Historija e Skënderbeut e shkruar prej Naimit (e them me bindje se është fakt) për fenë e shqiptarizmës ka bërë ato që ka bërë ungjilli për krishterët dhe kurani për myslymanët. Dhe mund ta them: "Po të mos ishte Historija e Skënderbeut nuk e dimë se gjer në ç‘pikë do të qe përgatitur ndjenja e fesë së shqiptarizmës. Naimi veproj jo si ç‘i thoshte interesi material për të kapur pozita e për t‘u pasuruar, po si ç‘i thoshte qumështi i nënës bashkë me nani-nanin e këngëve të djepit. U dha i tërë pas shkrimit për të nxjerrë në shesh thesarët e gjuhës, dhe për të predikuar që nga goja e ujkut, pa reshtur gjer në minutën e fundit kur e dha shpirtin. Po shpirti i tij që në atë minutë fluturoj në Shqipëri; aty ishin veprat e tij dhe vazhdoj punën duke predikuar dashuri për atdhe dhe forcim për fenë e shqiptarizmës. Se n‘atë kohë kur Naimi, e dha shpirtin, Cajupi, i ndyjeri Anton Zakoja, vjershtori i Baba Tomorrit, që nga brigjet e Nilit e vajtoi kështu:..(vjersha e njohur për Naimin, Shënimi ynë). E qau... dhe sot eshtrat e tij po shtypen prej tokës së Misirit dhe po vuajnë prej mallit për t‘u prehur në Atdheun e lirë ku mbretëron Zogu i Parë dhe ku vajton lirisht Flamuri kuq e zi me zhgabën dykrenore. Nisja u bë. N. M. e Tij, Zogu i Parë dhe urdhrin dhe hoq shpenzimet dhe eshtrat e vjershëtorit të Math, e predikatoret më të math dhe e formullatorit shumë të math të doktrinës së fesë së shqiptarizmës, u prunë dhe po prehen në Atdheun e lirë. Pas këtij do të vazhdoj zinxhiri i sjelljes së eshtrave e të gjithë atyre që kanë shërbyer për çlirimin e këtij vendi dhe për përhapjen e fesë së shqiptarizmës. Dhe kështu do të vijë dita që, t‘jatri, në distanca toksore, po në të gjith ata që ishin larg në distanca toksore, po shumë afër në mejtime e në predikime, do të bashkohen në tempullin e Fesë së Shqyptarizmës, e cila triumfoi në më 1912 dhe u plotësua më 1925 me zhenialitetin e Zogut të Parë. Ay di të çmojë sakrificat, di të çpërblejë mundet dhe di të verë se cilin në piedestalin që meriton. E nesër, te ky tempull i mbaruar dhe i plotësuar me eshtrat e veteranëve dhe i ngrehur me arkhitekturë Pellazgo-Maqedhoan-Iliro-Molloso-Shqiptare, do të vijë gjithë djelmurija shqiptare, do të gjunjëzojë, do të falet, do të forcohet e do ta vazhdojë punën e madhe të Fesë së Shqiptarizmës e cila do t‘i thyejë dhe pengesat e fundit të të ndarjes. Se kur ta kemi që të gjithë mbi krye myron e Fesë së Shqiptarizmës, nuk do të mbetet më shtek e nuk do të gjejë më tokë për mbjellje as nonjë intrigë që ta përçajë Kombin Shqiptar; se ky sot drejtohet prej Birit të math të Kombit t‘onë dhe po lartësohet në shkallët më të larta të përparimit, të forcër së pasurisë e të lumturisë kombëtare". 
              Ministri arsimit  Faik Shatku tregon kujdesin për  paisijen e institucioneve arsimore më bazën materale
Slikëlqim Bumçi, i ka dërguar këtë shkresë falnderimi ministrit Faik Shatku “
"Z. FAIK SHATKU   Ministër i Arsimit   Tiranë
Lutemi me i transmetue Institutit Teknik kënaqsin dhe falënderimet T'ona ma nxehta për mobiljet e dërgueme me anën e Z.Suej punueme me aqë mjeshtri dhe estetikë.
Kënaqsija e Jonë asht aqë ma e madhe se Na u dha rasti me konstatue nëpër mjet të kësaj dërgese punën e hollë dhe zhvillimin e hovshëm t'artizanatit qi asht tue u kryem ndër Institutet t'ona Kombëtare.
Në këtë rast i urojmë me gjithë zemër Institutit në fjalë realizime gjithmonë ma të bukura në të kryemit të misonit të tij
GERALDINE ZOG I."
Tani nëpër kopshtet e kafevet, nëpër sallonet e shtëpivet, po shohim poltrone dhe sallone të plotë të punuar nga dora e punëtorit shqiptarë. Në qarkun e Shkodrës natyra ka falur shelgje që janë lënda e pare e nevojishme për punimin e këtyne karrigeve.
Në Farmën e Institutit Teknik në Laprakë, nxënësit kanë mbjellur shelgun që jep një prodhim mjaft kursimtar dhe të përsosur.
Për orendit të shtrenjta prej Zungthit blejmë nga jashtë vetëm kallamin e Indisë, por këtë lëndë e blejnë edhe të gjithë shtetet e tjerë të Europës.
Nxënës të dalë nga Instituti Teknik, janë duke hapur në Tiranë, në Shkodër dhe në Berat puntori Zdruktarije dhe farkëtarije. Dhe në këtë zeje Instituti mundohet të nxjerrij për çdo vjet puntorë sa më të aftë që të mundij
.Hekuri i rrahur punohet tani nga puntori shqiptarë në nji mënyrë fort të përsosur; këtu në Tiranë ka dyer prej hekuri dhe punime të tjera të dala nga dora e nxënësit të Institutit Teknik në Tiranë, ka nëpër shkolla dhe installime banjash që i ka bërë nxënësi i Institutit Teknik.
Orenditë e punuara nga punëtorija e Zdrukthtarisë të Institutit Teknik kanë tërhequr habitjen e të gjithëve dhe po të zemë në gojë vetëm ekspozitën e vjetit të kaluar, Instituti Teknik fitoi medaljen ari "çmim i parë, Hors Concours" në Ekspozitën e Selanikut.
Nxënës që kanë mbaruar Institutin Teknik bashkëpunojnë sot me Inxhinierat tanë dhe i ndihmojnë këto në ndërtimin e rrugave botore dhe komunale sidhe për ndërtimin e ndërtesve.
Zotërinj të ndershëm, gjykimi i inxhinieravet për nxënësit t'onë është shpërblimi më i madh që i jepet punës që bën nxënësi këtu.
Dy tri ditë më parë njeri prej këtyre zotërinjve që është dhe kryetar Zyre, me gjithë zemër më çfaqte kënaqsin e tijë për nëxënsit që kanë mbaruar këtë Institut.
Ai më tha se ish një kënaqësi sot puna për inxhinierin. "Pesë vjet më parë, - shpjegoi zotëri e 'tij - inxhenjeri duhej të bënte dhe punën e gjeometrit dhe të kantonierit mbasi për këto vënde nuk kishte punëtorë të aftë, kurse tashti Instituti t'uaj na ka nxjerrë teknikë që matin me metro, punojnë me Iivel ahe theodholit, bëjnë krokira dhe plane, dhe i bëjnë mirë". Prova më e madhe që këto fjalë janë thënë me gjithë zemër është, zotërinj, se ay inxhenjer e vendosi djalin e 'tij në Internat për të ndjekur mësimet në këtë Institut.
Nxënës t'Institutit Teknik janë marrë me shpërblime të mira, sapo kanë mbaruar shkollën, si punëtorë specialistë, nëpër shtypshkronja. Nxënës të dipllomuar nga kjo shkollë drejtojnë sot centrale Elektriku.
Nxënës të diplomuar nga Instituti Teknik do të bashkëpunojnë në shkollat e punës bujqësore dhe zejtare për edukimin e nxënësvet. Nxënës të dipllomuar nga Instituti Teknik bashkëpunojnë me organet administrative për edukimin e bujkut shqiptarë. Ky ka qenë misjoni i shkollës Teknike prej krijimit saj dhe ky do të vazhdojë të jetë misjoni i Institutit Teknik. Gjatë tetëmbëdhjetë vjetve që Instituti Teknik është duke punuar, janë dipllomuar 386 nxënës, dhe konkretisht:
36 në degën Civile, 69 në degën Elektroteknike, 86 në degën Mekanike, 128 në degën e Bujqësis, 15 në degën e Zdrukthtaris, 9 në degën e Zungthëtaris, 6 në degën Dekorative, 2 në degën Shtypshkronjë, 2 në degën Mathematikë e Shkencë, 33 në Mësuesi.
Ka prej nxënësve të Institutit Teknik që kanë plotësuar studimet e tyre dhe jashtë shtetit dhe ndodhen sot në jetë shoqërore në pozitë të mira.
Në një darkë të përzemërt që bëmë në Qershorin e kaluar me zz.Profesorët dhe nxënësit që mbaruan këtë Institut thashë se shokët e mij dhe unë jemi kurdoherë gati të përpiqemi me sa të na mundet për nxënësit t'onë dhe në jetën e tyre praktike; por ata mos të presin prej nesh përkrahje për ndonjë lutje që godit të bëjnë për ndonjë nëpunësi që s'i përket zejës së tyre.
Në jetën praktike gjeometri i dalë nga Instituti Teknik, duhet të mbetet gjeometër, bujku duhet të mbetet bujk, po bujk i mësuar, mekaniku duhet të mbetet mekanik, zejatri duhet të mbetet zejtar.
Nxënësi i Institutit Teknik që kërkon një nëpunësi që s'i pëket degës së 'tij nuk i rri besnik Institutit ku ka studjuar vjetë me radhë. Kupëtohet vetiu se në një gjë të tillë jo vetëm që nuk do të gjejë përkrahjen t'onë, porse do të takojë në kundërshtimin e profesorëvet dhe të shokëve të tij. Është e dijtur se si në çdo gjë, fillimi është i vështirë, por dekurajimi nuk i pajtohet karakterit të burrit shqiptar.
Zotërinjë të ndershëm, thashë më parë se ligji mbi reformën e shkollave të mesme shqiptare reformon dhe Institutin Teknik.
Instituti Teknik që e ka për nder edhe është me fat të madh se është i mprojtur nga Lart Madhërija e Sajë Mbretëresha është pikërisht një nga Institutet shtetrore që kanë për ideal zbatimin e përpiktë të urdhërit të Sovranit t'onë August.
Për mbajtjen dhe mbarëvajtjen e këtij Instituti, shteti shpenzon çdo vjet prej buxhetit të tijë një shumë të tillë që për Shqipërinë t'onë të vogël është shumë e madhe. Afër dyqind djem shqipëtarë prej familjesh të vobegta rriten me bursë shtetnore dhe mësohen në këtë Institut. Në këtë Institut rriten dhe mësohen më se 50 intematistë me pagesë dhe shpenzime që bën prindi për fëmijën në këto kohëra të vështira që kalon sot familja e mesme shqipëtare është therori e madhe. Afër dyqind nxënës të jashtëm që kanë shtëpitë e tyre në Tiranë mësohen në këtë Institut.
Më se 30 Profesorë çdo ditë derdhin gjithë mundimin e 'tyre me këshilla dhe me shpjegime që shpeshë herë i kushtojnë dhe shëndetin: nuk ka asnjë mjeshtëri të lirë, asnjë nëpunësi shtetënore, në të cilën njeriu të preket prej sëmundjesh të rezikshme aqë sa preket arësimtari, dhe shkaku kuptohet lehtë.
Prindi i'a ka besuar djalin këtij Instituti ka të drejtë të dijë se ç'janë këto reforma. Shumica e prindërve kur kanë regjistruar fëmijtë e tyre kanë qenë vendosur që më përpara për t'a regjistruar djalin në shkollën e punës me drejtim zejtar; janë paraqitur në sekretari ase nga ndonjë herë qoftë edhe tek unë vetë, kanë plotësuar formalitetet dhe kanë ikur. Të pakët kanë qenë prindërit që më kanë kërkuar shpjegime mbi shkollën që do të ndiqte djali i tyre. Instituti Teknik i sotshëm përbëhet, zotërinjë, prej katër pjesësh:
Shkolla e Punës; 2) Instituti Teknik i shkallës së naltë; 3) Fusha praktike bujqësore në Laprakë; 4) Puntorit e ndryshme t'Institutit ndër të cilat nxënësit mësojnë zejen e tyre. Në të dy të parat nxënësit marrin njoftimet theorike të nevojshme kurse në të dy të tjerat ata plotësojnë atë theori me praktikën e duhur.

          SHKOLLA E PUNËS:
 - Siç dihet kjo shkollë u hap këtë vit brenda në Qytet dhe shkaku kuptohet lehtë sa do që në pikëpamje administrative dhe didaktike na sjellë pengime të mëdha.
Ministrija e Arësimit e çmonte se për djalin 11 vjeçar Instituti ndodhesh shumë larg.
Vetëm dy herë në javë nxënësat e kësaj shkolle vinë n'Institut ase venë në Fermën e Laprakës për praktikë. Kjo shkollë ndahet në dy drejtime të mëdha: Në drejtimin Zejtar dhe në drejtimin bujqësorë:
E para ka për qëllim të formojë punëtorë të specializuar në Zdrukthëtari, ebanisteri, punime xungthash, Mekanik, Farkëtar dhe Shtypshkronjë.
E dyta ka për qëllim të formojë bujq të mësuar. Mësimi i nxënësve merr fund me kaq? Mund të themi njikohësisht po dhe jo. Po, për nxënësin që gjatë katër vjetëve kuptohet se nuk ka aftësi të ndjeki edhe më studimet dhe jo për nxënësit inteligjent.
I pari si mbaron shkollën e punës fillon ushtrimin e lire të zejës dhe tjetri mbas nji provimi plotësues që mund të themi që tani ka për të qenë mjaft i vështirë mund të ndjeki Institutin Teknik të shkallës së naltë.
Nxënësit që hyjnë në këtë Institut mbasi kanë mbaruar shkollën e punës me drejtim bujqësor do të ndjekin kursin e naltë Bujqësor dhe ata pregatiten për ushtrimin e disa profesjoneve dhe funksjoneve teknikë dhe administrativë në lëmën e bujqësisë.
Nxënësit që hyjnë n'Institutin e lartë mbasi kanë mbaruar shkollën e Punës me drejtim zejatr do ndjekin kursin e naltë t'Industris ose për gjeometra ose pregatiten për ushtrimin e disa profesjoneve dhe funksjoneve teknike dhe administrative në lëmën e Industrisë.
Ky është zotërinj veprimi i sotshëm i Institutit Teknik.
Përpara se të përfundoj më lejoni t'ju ve në dije dhe disa njoftime të ligjit e të rregullave shkollore, mbi dishiplinën dhe mungesat e nxënësve, por është më parë, rritja e rinis në bindje dhe dishiplinë. Nga ndonjë here sa do që në të rallë jemi të detyruar për t'i arrijtur këtij qëllimi të marrim dhe masa ndëshkimore dhe ligji i ri si mbas rëndësis së fajit parashef nxënësve që u mungojnë detyrave shkollore ase që mbajnë, edhe jashtë shkollës një sjellje të papajtueshme me instruksjonet e dhëna prej Ministris s'Arsimit rreth dishiplinës dhe mirë vajtjes së shkollës, këto masa ndëshkimore:
1) Qortim me gojë ase me shkrim; 2) Përjashtimi nga klasa për jo më tepër se pesë ditë; 3) Pezullimi prej mësimeve deri me një muaj; 4) Pezullimi deri në fund të vjetit shkolluer; 5) Dëbimi prej Institutit; 6) Dëbimi prej gjithë Instituteve të Mbretris për tre vjet
               Raportet Juridike të Mehdi Frashërit me Faik Shatkun.

    Marrdhëniet midis Mehdiut dhe Faikut ishin tepër të ngushta dhe intesive, jo vetëm në kuptimin shoqëror e politik, por sidomos në lëmin jurisprudencial. Ato u zgjeruan dhe më tej kur Faik Shatku, i propozoi Mehdi Frashërit, që të ishte dhe ai anëtar i komisionit kodifikues që do të merrej me përgatitjen e kodeve të reja ligjore me frymë perëndiomre. Kurse me krijimin e Këshillit të Shtetit, Mehdi Frashëri ishte kryetar i saj, dhe Faik Shatku ishte nënkryetar i këtij Këshilli Konsultativ Kolegjal, që luajti një rol tepër me rëndësi për kohën.     
         Ja se cshkruan Mehdi Frashëri në lidhje me krijimin e këtij komisioni: “Në vitin 1926 në Ministrinë e Drejtësisë ishte formuar një komision për të hartuar një Kod Penal të ri, për shtetin Shqiptar. Atëherë ministër i Drejtësisë ishte Petro Poga, dhe këshilltar i Ministrit te Drejtësisë ishte Faik Shatku. Një ditë kur fjalosesha me Faik Shatkun, i thashë se është e mira që të hartoheshin jo vetëm Kodi Penal, por të pesë Kodet, d.m.th. edhe kodi civil, kodi tregtar, procedura civile dhe procedura penale.
           Më i zorshëm dhe më i madh ishte kodi civil. Faiku më tha se po të pranoja dhe une të merrja pjesë në komision, do të bënte hapat e duhura me anën e Ministrisë së Drejtësisë për formimin e komisionit kodifikues ( ligjpërgatititës ). Faiku më pyeti nëse dija ndonjë shok tjetër të aftë, për të marrë pjesë në komisionin e lartëpërmëndur. Unë, meqënëse kisha njohur Thoma Orolloganë në Paris, shënova emrin e tij. Ministria e Drejtësisë zgjodhi edhe Agjah Libohovën, atëherë avokat ne Vlorë. Më 1927 u formua komisioni ligjpërgatitës me dekret mbretëror, i përbërë prej katër personash. Thoma Orollogaj, Agjah Libohova, Faik Shatku dhe Mehdi bej Frashëri.” **
         Këto katër personalitete, konsideroheshin si juristët më të mirë të vëndit, por dhe që njihnin më së miri doktrinën e së drejës së krahasuar, si dhe njëkohësishtë dhe kodet Europiane në zbatim. Më 3 Qershor të 1927, u miratua Kodi Penal Shqiptar, si dhe ligji mbi aplikimin e Kodit Penal, të cilët ishin votuar më parë nga parlamenti dhe senati. Të dy aktet e mësipërme hynë në fuqi më 1 Janar 1928. Kodi Penal Shqiptar zëvëndësoj Kodin Penal turk të vitit 1878 ( 1274 sipas kalendarit të vjetër turk ). Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kodit Penal, shteti shqiptar ka ligjin e vet penal si burim kryesor të së drejtës penale në këtë periudhë historike. Ky kod i kodifikuar dhe i sistemuar nga juristët më të mirë të kohës në Shqipëri, u bazua në modelin e Kodeve Penale të shteteve Europiane, e më konkretisht duke pasur si model kryesor Kodin Penal të Italisë të vitit 1889, si dhe legjislacionin juridiko-penal të shteteve të tjera të Europës, rreth disa Instituteve penale të cilat nuk i përmbante Kodi Penal i Italisë.
         Në librin “ Kujtime ” në faqen 218-të, Mehdiu kujton: “Vitin 1928, shkoi me përgatitjen e kodit civil. Ky punim vazhdoi edhe në muajt e parë të vitit 1929, derisa u formua Këshilli i Shtetit me kompetencën që të plotësonte kodet dhe të shqyrtonte ligjet e rregulloret që do të hartonte shteti. Në muajt e parë të 1929 komisioni ligjpërgatitës hartoi dhe shtojcën e procedurës civile. Në muajin prill të këtij viti u emërova kryetar i Këshillit të Shtetit, duke pasur për shokë Martin Ivanajin, Kristo Flloqi, Faik Shatkun nënkryetar, Demir Villën, Ajet bej Libohovën, Shefqet Frashërin, Kosta Cekrezin e Sali Toron. Simbas statutit të Këshillit të Shtetit, meqënëse ky institut kishte iniciativën e kodeve, filluam punën për hartimin e një e Kodit Tregtar Shqiptar.
            Meqënëse unë kisha eksperiencën e gjatë të karrierës, hartimi i projektit mu ngarkua mua prej shokëve, prandaj propozova projektin e komisionit italian të posacëm që ishte formuar nën kryesinë e Profesor Vivantit. Kodi Tregtar Italian ka pasur një famë në të gjithë botën e juristëve dhe projekti i ri i Vivantit, filluan kundërshtimet, simbas zakonit, në të katër anët me pretekste se ky kod i ri nuk do të kishte komente dhe zbatim në vend. Ndër cështjet më të rëndësishme që janë diskutuar nga anëtarët e Këshillit të Shtetit, kanë qënë, ajo e reformës agrare në vënd si dhe projektligji i dërguar nga qeveria rreth mësimit fetar në shkollat publike”. 
                        Ministër i Drejtësisë
         Me 01.06.1938 me ndryshimet që u bënë në qeverinë e kryeministrit Koço Kotta, Faik Shatku u mandatua si Ministër i Drejtësisë, post të cilin e mbajti deri në 07.04.1939. Gjatë kësaj periudhe ai nisi reformën për depenalizimin e disa veprave penale, të cilat rrethanat e kohës nuk i shihnin si sjellje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfuqizoi disa ligje të vjetëruara si dhe riformatoi legjislacionin procedurial penal dhe civil. Rol të rëndësishëm Faik Shatku i dha dhe hapjes së Institutit Juridik, e cila ishte një shkollë 2-vjeçare në të cilën përgatiteshin me kulturë juridike kuadrot dhe specialistët në administratën gjyqsore dhe shtetërore të vendit.
         Në gazetën periodike “Java” të dt. 02.06.1938 në artikullin “ Plotësimi i kabinetit Koço Kotta “ ministrant e rinj….shkruhej ndër të tjera se Z. Faik Shatku, Që kur erdhi në fuqi kabineti i sotshëm drejtoi me një zotësi të çquar dikasterin e arsimit. z. Shatku si ministër i Arsimit Kombëtar, ka treguar një veprimtari të lavdërueshme dhe një drejtësi të pashoqë. Shumë pa-drejtësira që rrethanat e kohës i kishin shkaktuar, zoti Shatku i vuri në vënd. Eshtë një nga juristat t’onë të shquar dhe na jep çdo shpresë se dhe në dikasterin e drejtësisë do të tregojë një veprimtari dobiprurëse për vëndin tonë. Si Ministër i Drejtësisë, Faik Shatku u morr gjerësisht me përthithjen e legjislacionit modern europian dhe përafrimin e sistemit gjyqsor shqiptar me ato të tipit Francez, Italian dhe Gjerman. Një rol tepër të rëndësishëm në atë kohë luajti dhe diplomacia shqiptare, përmes ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë. Rol të rëndësishëm në zhvillimin e drejtësisë penale shqiptare kanë luajtur dhe lidhja e një sërë marrveshjesh dhe konventash, kundër kriminalitetit, ekstradimit, dhe përmisimit të sistemit penitenciar në Shqipëri. Me interes ishte dhe ratifikimi nga parlamenti monarkist shqiptarë i të parës Konventë midis “Mbretërisë Shqiptare dhe Republikës Cekosllovake mbi Ekstradimin dhe ndihmën Gjyqsore.” Kjo konventë mbante firmën e Ministrit propozues të Drejtësisë z. Faik Shatku ( d.v ). Qëllimi i kësaj konvente ishte i përbashkët : Për ekstradimin e keqbërësve, për ekstradimin në transit ( kalim ), dhe për ndihmën gjyqsore reciproke në çëshjet penale. Kjo marrvëshje ndahej në dy krerë: Ku kreu i pari fliste për ekstradimin e keqbërësve, eksradimin dhe ndjekjen e nënshtetasve si dhe pjesa për fajet në të cilën nuk i shtrinë efektet ekstradimi. Kurse pjesa e dytë, shtjellonte ndihmën gjyqsore në çështjet penale. Duke qënë dhe deputet në legjislaturën e III-të të Asamblesë Parlamentare merr pjesë në një sërë diskutimesh në lidhje me projekt-ligjet, paketat fiskale, amendamentet për reformimin e institucioneve dhe të ligjit për sistemin gjyqsor të vendit. Ndërsa përsa i përket parandalimit të kriminalitetit në shoqërinë e kohës, i përmbahej formulës cura + corrigenda (d.m.th, shërim dhe parandalim + drejtësi restauruese ). Jep konsulta sesi duhen zbatuar me korrektësi qarkoret dhe udhëzimet ministrore. Ishte për një sistem gjyqsor të decentralizuar në shkallë prefekturash dhe nënprefekturash.. Kjo gjë pasqyrohet dhe në shtypin e kohës. Në gazetën “ Drita ” të 12 marsit 1939 nën titullin “ Bisedimet e Parlamentit “ thuhet se: Z. Faik Shatku, Ministër i Drejtësisë propozoj që neni 1 i projekt-ligjit në bisedim të ndryshoj. Sipas tij, Gjykatat paqtuese të Shijakut dhe të Malsisë së Madhe të suprimueme në ligjin datë 25.03.1935, duhet të rikrijohen me juridiksionin e prefekturave omonime ashtu siç kanë qënë me ligjin mbi organizimin e drejtësisë. Pra siç shihet ai ishte për një juridiksion i cili vetëorganizohej në shkallë prefekture pa ndikimin e drejtëpërdrejtë të politikës. Nën titullin “ Fjalimi i Shk. Tij Ministrit të Drejtësisë z.Faik Shatku, mbajtur me gojë në darkën e 30 gushtit, të shtruar prej Qeverisë Mbretërore në hotel Internasional“ do ta niste kryeartikullin e saj Gazeta “Drita”, e 1 shtatorit të vitit 1938. Ishte një ngjarje e pazakontë, për arsye se dinastia Zogolli dhe Shqipëria festonin 10-vjetorin e themelimit të Mbretërisë Shqiptare. Për nder të kësaj ngjarje historike, u shtrua një darkë e cila u prijë nga fjalimi i z. Faik Shatku. Në ligjeratën e tij ai theksoi “sesi populli shqiptar kalojë nga një fazë e mbretërimit të artë të Skënderbeut, në një tjetër periudhë të mbretërimit të shëndritshëm të Mbretit Zog. Përparime të çuditshme janë bërë në gjirin e shoqërisë sonë kombëtare, si në konsolidimin e shtetit, në lartësimin e ndërgjegjes kombëtare, në sigurimin e një qetësie shembullore që ka fituar rekord të përbotshëm.
       Në artikullin e shkruar nga z. Fabian Morava, në një nga numrat e vitit 2003 të revistës “Klan”, me titull “ Kur ndërtohej Tirana “ ndër të tjera citon se “ Abedin Nepravishta u përket atyre personaliteteve të pakta të periudhës së Pavarsisë së vitit 1912-1939, si: Hil Mosi, Mirash Ivanaj, Faik Shatku të cilët qëndruan asnjanës në çështjet e ideologjisë politike”. Ndërsa një tjetër bashkëkombas dhe bashkëpatriot i Faik Shatkut, z. Xheladin Krifca, do të shkruaj në gazetën “ Ndryshe”, në një nga numrat e vitit 2007, në artikullin me titull ”Horizonte të reja në arsimin kombëtar” të cilën ia kushton veprës dhe kontributit të Faik Shatkut, si Ministër i Arsimit Kombëtar, se: “… Faik Shatku, i paisur me një kulturë juridike të shëndoshë, ai ka derdhur gjithë energjitë e tija mendore, në të mirë të atdheut. Faiku nuk ka bërë asnjëherë kompromis me rregjimet apo sunduesit që kanë shkelur vëndin tonë”. 
       Dhe është e drejtë që të përmëndim se në ndryshim nga kolëgët dhe politikanët bashkëkombas të tij të cilët ditën që t’i serviloseshin armikut dhe të jënë përsëri të parët në postet ministrore dhe në ofiqe, Faiku deshiroi që të qëndronte neutral dhe të mos merrte pjesë në jetën politike gjatë pushtimit të Shqipërisë nga trupat nazi-fashiste. Me pushtimin e Shqipërisë, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste, largohet së bashku me mbretin Zog I dhe më grupin shoqërues për në Turqi.  Në muajin mars të 1940 kthehet në atdhe, por fashistët e internojnë në Itali, pa asnjë motivacion. Në fillim e mbajnë në burgun e Barit, e pastaj në atë të Bergamos.
      Në maj të vitit 1941 lirohet nga burgu dhe kthehet në atdhe. Pas kthimit në atdhe, ai emërohet Kryetar i Komisionit të Kontrollit pranë Ministrisë së Financave. Ndërroi jetë në 15.04.1946 në Tiranë, në moshën 57-vjeçare, një nga ideuesit, krijuesit, dhe konsoliduesit, e institucioneve të Drejtësisë dhe të Jurisprudences Shqipëtare, në shtetin e porsa krijuar Shqiptar.
       Autori: Xheladin Krifca , në librin “ Dibra dhe Dibra e Madhe në Luftë                                                                                                          botuar   Tirane 2005, shkruan për Faik Shatkun: “Faik Shatku ka lindur në qytetin e Dibrës së Madhe. Kreu studimet e larta për drejtësi në Turqi, ka ardhur në Shqipëri, i thirrur, nga fundi i viteve 1923. Nga viti 1930 dhe deri më 7 prill të vitit 1939 ka qenë ministër në kabinetet e qeverisë shqiptare, ministër Drejtësie, ministër Arsimi. U largua nga Shqipëria më 1939 dhe u kthye më 1940.
        E shoqja, Razia, ka qenë bija e Lito Haxhi Isufagës nga Krifca  e Dibrës, mbesë e Ismail Pashë Dibrës.
        Në 1940, kuestura italiane e internoi në Romë të Italisë, nga vera e  vitit 1941 e liroi nga internimi dhe Faiku u kthye në Shqipëri.
      Kulmi i gëzimit të Faikut ka qenë nëntori i 1941, kur nga SHBA, Anglia dhe B.S. u kërkua indipendenca e Shqipërisë. Kjo u njoh pas luftës. Kjo erdhi - thoshte ai - si rezultat i rezistencës që ka filluar levizja Shqipetare.
      Lleshi tregon për mençurinë e largpamësinë e tij: “Faiku ishte ftuar në një mbledhje po bënte paria e Dibrës në Maqellarë në pranverë të 1943 -shit. Ai u ngrit dhe këshilloi parinë e Dibrës: “Ju, - tha ai, - duhet të luftoni krah për krah me partizanët, mbasi fitorja e Luftës së Dytë Botërore është me ta. Kjo u përcaktue qysh kur u fut në luftë Amerika në koalicionin me anglo - amerikanët dhe se Gjermania do të humbasë”.
    U ngrit Miftar Kaloshi dhe i tha: “Fiqiri Dinja e Ali Maliqi thonë se do të fitojë Gjermania".
    Faiku iu përgjigj: "Si ti ashtu edhe ata nuk dinë gjë, por po ecin qorrazi".
    Kapitullimin e Italisë fashiste e priti me entuziazëm të madh.
    Kur paria e Dibrës, në shtator 1943, po iu kërkonte armë partizanëve, pas kapitullimit të Italisë, Faiku iu drejte Cen Elezit: "Ku ishit ju deri tani, përse nuk luftuat si partizanët, luftoni, që t'iu japin".
     Pas Çlirimit, kreu detyrën e kryetarit të Këshillit Financiar të Shtetit Shqiptar. Në vitin 1946 vdiq në krye të detyrës. Ai u përcoll me nderime”.
   Vazhdon
Qatip Mara – Saimir Shatku