Wednesday 17 April 2013

Arna loti




Loti, arnë në një shteg në hapësirën e të hutuarve. (W. H. Auden)

Nga Fatmir Terziu

Mos mu lut të të tregojë forcën e lotit
Derisa aty gatuhet fati ynë.
Ky Glob është një top që e fryu
Zemërimin e vet, e ai u bë i yni,
Ti në ikjen e trishtë, unë me dhëmbë të arnuar
përtyp këtë përrua, duke i tretur shkumbën
Përgjatë vijës që ndan kufirin me jetën.
Mos më bëj të shtroj qiellin, lëri retë të ikin
Kjo fjetinë e mardhka tërë Botën.

Po e marr nga ti këtë pasqyrë loti
të kreh ditët e mia
një nga një
mëngjeseve të qelqta, udhëkryqet
në xhunglën e asfaltit
ku hija e lotit përthyhet.

E në rrëntë duke u thyer, shkatërruar,
unë, netët do ti lë peng,
do të thërrasë me urti yjet,
për të vazhduar puthjet e ndërprera.
E sa herë që rufetë të shfaqen
Do t’ua lag shkrepësen
derisa ikja e lotit të thajë
lumenjtë që jetën e tretën.

Zbret përgjatë pjerrtësisë
së zverdhur të kallkanit
përgjatë brendisë së mugët
dhe dhimbëse ashtu si plaga,
e qelqta,
e mjegullt, fikse,
shenjë e një përmbytjeje
që vazhdon të rrëmbejë
si në kohë të Mesjetës
tërë rimat e qeta vargore
prej poezisë së arnuar të jetës.

No comments: