Thursday 11 April 2013

Kush dashuron?



Thonë se sytë dashurojnë!,
Zemrat njerëzve ua coptojnë.
Jo!
Nuk janë sytë që dashurojnë,
Por është shpirti që e ndien,
Çfarë sytë i tregojnë,
Shpirtrat e njëri-tjetrit,
ata më afër i afrojnë.
Po se ndjeve, se mendove,
Po se prek, se shijove,
Vallë, si e dashuron!?
Zemra gojë s’ka, kush e tregon!?
Është shpirti ai që flet,
Është shpirti, që ëndërron,
Është shirti, që ia di shijen  dashurisë,
Natë e ditë për të mendon.
Sytë shprehin dashurinë,
Sytë japin mirësinë,
Janë ata që reflektojnë,
Dashurinë e shpirtit tregojnë.
Ata
Më në fund e kuptuan,
Eropën e dëgjuan,
Njëri-tjetrit dorën i dhanë.
Dashuria
Imagjinatë fjalë me kuptim,
Shpreh dashurinë në ç’do drejtim,
Ajo  mrrrë kuptim të ngushtë,
Kur adoleshencën i riu përmbush.
Pa fillon e imagjinonë,
Princeshën e jetës e kërkon,
E imagjinon atë në gjumë,
I del para syve kur shkon në punë.
Zemra e të riut që dashuron,
Asnjë herë s’është e qetë por imagjinonë…

No comments: