Saturday 14 September 2013

ATDHETARET SHATKU



Qatip Mara – Saimir Shatku
                   
Jeta, veprimtaria atdhetare e   Izet Shatkut

                               
1.    FËMIJËRIA
          Mëngjezi i 19 majit 1877  kishte ardhur te Murat Ibrahim Shatku  me gëzimin pranveror të  luleve të majit, por ajo që i dukej se i jepte më shumë ngjyra dhe më shumë ngazëllim pranverës së hareshme dhe vetë shpirtit të këtij burri të ri, ishte një gëzim i madh i familjes. Valles së buurave të Shatkëve, në konakun e të cilëve pihej kafeja e atdhetarisë dhe merrnin udhë punët e Dibrës së Madhe dhe të Kombit, iu shtua një djalë. Murat Shatkut i kishte lindur djali i pare dhe një gazmend i thellë frynte në zemrën e tij, bashkë me erën e lehtë të stinës së luleve. Flladi i ledhatues i bjeshkëve të malit përhapte zërin më të ri në shtëpinë  e Ibrahim Shatkut. Odës dibrane iu bashkua një anëtar i ri, të cilit i vendosën  emrin Izet Shatku. Para shtëpisë Shatku kalonin njerëz duke e uruar me jetëgjatësi vogëlushin e porsalinduri, që vite më vonë do të mbajë dy mbiemra, mbiemrin Shatku dhe  në veprimtarinë drejtuese administrative, mbiemrin Dibra. Me të parin ruante vijimësinë e genit dhe të derës fisnike ku kishte lindur, me të dytin shprehte  krenarinë e mallin për vendlindjen, përkushtimin për këtë trevë historike mbresëlënëse, të cilën e mbarti deri në çastet e fundit të jetës, si një peng malli e dashurie të pa anë.
      Ibrahim Shatku, kryetar komune në Dibër të Madhe dhe në disa krahina të vendit, në kohën e perandorisë osmane kishte pritur me gëzim urimet e para për lindjen e nipit të pare, Izet Shatku. Edhe e shoqja e tij, Havaja    kishte qenë e pranishme në  lindjen e fëmijës, ishte e lumtur se ishte bërë gjyshe. Ata kishin biseduar  me gëzim  me djalin e madh Bexhet Ibrahim Shatku, tregëtar dhe sipërmarrës në fushën e menaxhimit të llixheve në Dibër të Madhe që të mos shkonte në punë se do ta festonin  ardhjen në jetë të nipit Izet Murat Shatku dhe kishin shprehur urimin për sa më shumë nipër në fisin Shatku. 
       Lindja e Izet Shatkut përkon me fillimin e Krizës Lindore, e cila e gjeti Shqipërinë të robëruar, me marrëdhënie të acaruara me Perandorinë Osmane. Atdhetarët dibranë, së bashku me përfaqësues të krahinave të tjera të vendit, kishin drejtuar kërkesa për njohjen e të drejtave shqiptare. Murat Shatku, në zyrën e financës së administratës së Dibrës  diskutonte me atdhetarët e tjerë  për të lehtësuar  peshën e rëndë të taksave dhe me guxim shprehu kundërshtimin për të dërguar shqiptarët  në vijat e frontit kundër kryengritësve hercegovinas dhe boshnjakë. Bashkëkohës të Murat Shatkut vlerësojnë idetë atdhetare të tij, i cili në një debat me pak feudalë derebej, u kish thënë:
        “ Ne duhet të mobilozojmë forcat tona, për të shpërthyer një kryengritje çlirimtare antiosmane, t’i grumbullojmë rrëketë krahinore në lumin e kryengritjes çlirimtare për krijimin e një vilajeti autonom shqiptar”
           Së bashku me atdhetarët e tjerë dibranë, Murat Shatku mbarttëte shqetësimin që vinte nga Traktati i Shën Stefanit, i cili jo vetëm nuk i zinte në gojë shqiptarët  me identitetin e tyre kombëtar, por trojet e tyre copëtoheshin shumë rëndë. Vendimi i këtij Traktati famëkeq, për t’i dhënë Bullgarisë krahinën e Dibrës, së bashku me krahina të tjera përeth,  shkaktoi zemërim të thellë tek gjithë banorët e Dibrës. Sapo mori vesh përmbajtjen e Traktatit të Shën-Stefanit, popullsia dibrane protestoi energjikisht pranë Fuqive të Mëdha. Këto protesta, në telegramet dërguar ambasadave të Austro-Hungarisë dhe Britanisë së Madhe në Stamboll: “Teritori i Dibrës nuk ka të bëjë fare me shtetin Bullgar dhe se më tepër se 125 mijë  banorë dibranë, jemi të gjithë shqiptarë, jemi të gatshëm të shuhemi  në beteja, përpara se të biem nën sundimin e Bullgarisë”  (Carl Sax, Ethnographische Karte der Europeischen Turkei Wien 1878)
            Murat Shatku  mori pjesë aktive në organizimin e komitetit vendor krahinor dhe ndërkrahinor, duke shprehur vendosmërinë për të kundërshtuar me të gjitha mjetet zbatimin e këtij traktati ogurzi. Në të gjitha tubimet që u organizuan, ai u shpreh për fatin e ardhshëm politik të trojeve shqiptare. Të ndodhur përballë rrezikut të zhdukjes si komb dhe të copëtimit tërësor të Shqipërisë, atdhetari, Murat Shatku, së bashku me atdhetarët dibranë, nuk priti zbatimin e këtij copëtimi, por u angazhua në detyrën e ngutshme të organizimit të luftës dhe për përpunimin e një platform, me prespektivë të qartë politike. Tek Murat Shatku ishte krijuar bindja, se duhej formuar një lidhje e përgjithshme kombëtare, për të organizuar qëndresën politike e ushtarake, që të mund t’i bëhej ballë rrezikut të copëtimit.
          përvjetorin e parë të lindjes së Izet Shatkut, Murati thirri shumë miq në odën e tij, shijonte  gëzimin që kishte sjellë djali, me belbëzimet e para foshnjore. Por edhe në atë ceremoni familjare ngazëllyese, lexohej shqerësimi kombëtar dhe  jepej alarmi luftarak, i cili  lexohej në sytë e pranishmëve dhe të të gjithë  atdhetarëve, të cilët kishin netë    gjumin e bënin të alarmuar për fatet kombëtare.
Ishin caktuar delegatët që do të merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar në Prizren. Murat Shatku  priti me gëzim  vendimin e  e themelimit të Lidhjesn Shqiptare të Prizrenit, e cila mori në duart e veta fatin e kombit duke deklaruar në arenën ndërkombtare se kurkush nuk kishte të drejtë të vinte dorë  mbi tokat e banuara prej shqiptarëve e t’i bënte ato monedhë këmbimi dhe se zot i vetëm i tyre ishte populli shqiptar.
      Izet Shatku, kur  kishte filluar të ecte në këmbë, duke luajtur në oborrin e shtëpisë, përceptone bukuritë  e malit të Kërcinit, dilte tek Pazari, vraponte  tek ura e Selamit e deri në fund të rrugës së Gërcalanës, dëgjontë nga minareja e Xhamisë së Re zërin e ëmbël të imamit të xhamisë e në thellësinë e shpirtit ndjente kënaqësinë e Zotit, zërat e ngrohtë të jetës, që shpalosej me të gjithë spektrin e ngjyrave para tij. Vrojtonte gurët e qëndisur në muret e Xhamisë së Re dhe humbiste me  meditimet foshnjore,  duke soditur bukuritë e oborrit të madh të saj, me bahcen me lule, ku dallonte midis tyre një shandërvan. Mrekullohej kur  shikonte të shtruara sexhadet e mëdha e të bukura të sjellura nga Persija. Lartësia e xhamisë 24 metra  e pengonte  të përceptonte tërësinë e  e sipërfaqes  të saj. Në muajt e Ramazanit, Izet Shatku shkonte shpesh dhe shihte turistët dijetarë e haxhilerë nga Stambolli e Arabia.
           Xhamia e Re nuk ishte vetëm qendra e veprimtarive fetare, por ajo do të shndërrohej dhe në qendrën e lëvizjes politike, historike e kombëtare të Dibrës  Izeti i vogël,  shpesh, dëgjonte bisedat e atdhetarëve dibranë për Gjakovën heroike,  për mbrotjen e Plavës dhe Gucisë nga Mali i Zi, i cili  bënte përpjekeje për t’i marrë me luftë  tokat e premtuara nga Kongresi i Berlinit. Në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë, Murat Shatku me atdhetarët dibranë grumbulluan ndihma ushtarake –financiare, duke i dërguar në  frontin e  luftimeve    përgjakshme në Nokshiq, të cilat i shkaktuan përsëri disfatë të plotë forcave malazeze. Trimëritë që treguan shqiptarët   edhe në mbrotjen e Hotit dhe Grudës  rritën krenarinë kombëtare  në të gjithë krahinën e Dibrës. Ato frymëzuan  Murat Shatkun  t’i përkushtohet Lidhjes Shiptare të Prizrenit, kur  ajo kaloi nga Prizreni në Dibër ku u mbajt një mbledhje e gjërë, në të cilën muarën 5000 shqiptarë. Murat Shatku ndihmoi në organizimin e Kuvendit    Dibrës të  20 tetorit të vitit 1880  Takimi në ilegalitet me Abdyl Frashërin e angazhoi atë të përkrahte  rrethet patriotike dibrane për të përballuar trazirat e shumta që përfshinë edhe territorin e Dibrës., ku lindi konflikti i armatosur midis njësive ta armatosura të Lidhjes dhe garnizonit turk. Me këmbënguljen e forcave  patriotike  edhe në Dibër u vendos pushteti i qeverisë së përkohshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Murat Shatku me guxim debaton me  feudalin Sadik Pasha, feudal i dëgjuar i kësaj ane dhe njeriu besnik i Portës së Lartë, duke i njoftuar  vendimin e dëbimit të tij nga Dibra. Izet Shatku  kishte mbushur katër vjec ,ishte duke ecur në vitin e pestë të jetes dhe në një nga këto ditë të ngjeshura me veprimtari atdhetare u përkëdhel nga duart e Abdyl Frashërit., i cili i drejtoi pyetjet :
  - Si quheni ? Sa vjec jeni ?   A ke dëshirë të shkosh në shkollë ?  Atdheu ynë, Shqipëria ka nevoj për njerëz  me shkollë, se me dituri  drejtohet më mirë jeta.”
        Izet Shatku  nuk e harroi këtë bisedë të Abdyl Frashërit, ndonëse nuk i kuptonte fjalët politike autonomi, kombësi, por kishte dalluar në sytë dhe zërin e Abdyl Frashërit dashurinë për atdheun, për gjuhën shqipe, për indentitetin kombëtar shqiptar. Duke dëgjuar në mënyrë të vazhdueshme bisedat patriotike të Murat Shatkut, ai u edukua që në fëmini me ndjenjën e  dashurisë për atdheun. Idea e Shqiptarizmës u rrënjos thellë në zemrën e Izet Shatkut, i kultivoi krenarinë kombëtare, ndjente kënaqësinë e përkatësisë kombëtare, kur  dëgjonte  Murat Shatkun që i lexonte vargjet e  Naim Frashërit :
                        Ti Shqipëri më ep nderë, më ep emrin shqiptar,
                        Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr  !
   Në moshën 5 vjecare  Izet Shatku  dëgjonte  me vëmendje  përshkrimet që i tregonte Murat Shatku mbi heroizmin e trimave shqiptar që dhanë jetën në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Këngët e trimërisë që i dëgjonte në cermonitë e gëzimit të fisit Shatku  i  nxisnin  të bënte shumë pyetje për trimat e kryengritjeve popullore . Këngën kushtuar qëndresës heroike të luftëtarëve të lirisë :
         “ Sef Kosharja trim i fisit,
           Hije t’paska  maja e lisit,
           Hije m’ka , o djemt e mi,
           kam dhanë jetën  për Shqipni”
Izet Shatku e ndjente në dejet e gjakut të tij dhe kërkonte  shpjegime për  burrat e varur në lisa nga operacionet ndëshkimore,  në mars - prill 1881 të drejtuara nga Dervish Pasha. Heroizmi i Mic Sokolit në Slivovë dhe në Shtimje ishte  burim frymëzimi për atdhetarët dibranë, të cilët  nga buzët e tyre nxirrnin tinguj të zjarrtë  si flaka e barotit të topit armik që bllokoi gjoksi trim i Mic Sokolit. Anëtarët e komitetit të Lidhjes Shqiptare së Prizrenit u sulmuan prapa krahëve dhe u arrestuan në befasi. Edhe pse një pjesë të tyre u shëtitën në rrugë, të lidhur me hekura dhe  i varën majë lisave, ata  nuk u gjunjëzuan para armikut. Murat Shatku ndijente një ngashërim të brëndshëm për shtypjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe shprehte nën zë duke lëshuar thirrmën :
                         Mos durofsh, i madhi Zot,
                         Të jetë në zgjedhë edhe sot ! –
thirrmë që ishte për zgjidhjen e cështjes shqiptare, zgjidhje  e cila do të realizohej vetëm me rrëmbimin e armëve, me luftë popullore, me atmosferën e ndezur revolucionare.  Dhe aty, me plëng zemre, aq dhe me besim tek gjeniu i popullit  shqiptar, Murat Shatku duke përkëdhelur  djalin Izet Shatku i dukej si agim i afërt dita e Lirisë , e Pavarësisë. Edhe pse ishte i ngashëryer e sedërtronditës pas thyerjes ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Murat Shatku me krenari largoi ndjenjën e dëshpërimit  duke i thënë  djalit të dashur Izet Shatkut :
     “ Shqiptarëve u duhen akoma përpjekje e sakrifica të mëdha për të arritur lirinë. Tokën e babës s’mujm me e lëshue, rob askujt nuk mujm me u ba”
       Trimëria legjendare shqiptare i ngriti edhe më lart armët e dibranëve për mbrotjen e interesave kombëtare dhe territoriale të Shqipërisë. Ky realitet historik ndikoi tek Izet Shatku, në rritjen cilësore të forcës morale, të ndjenjës për sakrificën më të lartë, formuar brez pas brezi për dashurinë e atdheut, mbrojtjen e trojeve të të parëve tanë nga jugu në veri. Në vitet e mëvonshme tek  Izet Shatku  do të rritet vetëdija kombëtare. Kërkesat për lirinë dhe truallin e parëve, ai, do ti mbroj me guxim së bashku me dhjetëra luftëtarë dibranë të shquar, herë në njësite të vogla, ose edhe në mënyrë individuale. Me guxim dibrani kishte  kundërshtuar cdo formë nënshtrimi, kundër ushtrive të panumërta të dyzet e ca pashallarëve, vojvodëve e funksionarëve të lartë. Izet Shatku u edukua në familjen atdhetare të Murat Shatkut, në mjedisin heroik të Dibrës së Madhe, ku  që në moshën e fëmijrisë mësoi këngët  e trimërisë dhe në zemrën e tij të vogël u kultivuan vlerat, virtytet dhe vetitë patriotike shqiptare, shpirti i qëndresës dhe i lirisë…
  2.         ARSIMIM      
           Në shkollën fillore në vendlindje, Dibër e Madhe       
          Izet Shatku mësimet e para i mori në vendlindje, Dibër e Madhe. Atë mëngjes të vitit 1883,  kur shkeli për herë të parë në oboorin e shkollës, i emocionuar dhe plot befasime shpirtërore, për rrugën që i projektohej në horizontin e së ardhmes, djali  i vogël çapkën dhe i etur për dritare të reja dije e kulture, ishte shumë i gëzuar. I shoqëruar nga babai, Murat Shatku, kaluan Pazarin e Argjendarëve, ecën midis Kodrës së Begelerëve, zbritën poshtë drejt Kullës së Zajmit, kaluan Përroin e Vakufit, duke vrojtuar bllokun e muhaxhirëve, të ikur nga Nishi e Vranja, pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877.  Në kryqëzimin që lidh Urën e Selamit me Përroin e Vakufit, ata ecën drej fushës, ku ishte godina e shkollës fillore, e cila në vitin 1910 u bë gjimnaz. Fytyra e bukur e Izet Shatkut ishte  ndriçuar nga e gëzimi, kur  sapo kishte hyrë në oborrin e shkollës. I kishte  premtuar babait, Murat Shatku, që e kishte shumë të arsimuar, një nga finacierët e zotë, se do mësonte me shumë dëshirë, që të bëhej i ditur si ai. Kot nuk e thonë  shprehjen, se dardha bie nën dardhë. Që në orët e para të mësimit, nxënësi Izet Shatku kishte treguar interes, ishte  shembull mirësjelljeje e  kulture. Dëgjonte me shumë vëmendje dhe etje çdo fjalë të mësuesit. Lexonte shumë, dinte të fliste bukur dhe të heshtëte me mençuri kur duhej. Maste shtatë herë e priste një herë, siç thotë i urti popull. 
      Klasën e parë e mbaroi me nota shumë të mira, eci mrekullisht mirë me mësimet në klasën e dytë dhe të tretë.  Nisi  të lexonte libra në gjuhën turqisht, por kënaqsinë më të madhe e ndiente kur shqiptonte gjuhën shqipe.  Shkonte shpesh tek shtëpia e Said  Efendi  Najednit, në Sokakun e Tëlyenit, mësuesi  i parë i gjuhës shqipe në Dibër, që  prezantohej edhe  me pseudonimin Hoxhë Voka, i cili i jepte Izet Shatkut për të lexuar libra dhe gazeta shqip, që  i diskutonte me shokët e klasës.
     Në vitin 1888, kur sapo kishte kaluar një vit pasi qe hapur shkolla e parë shqipe në Korçë, Said  Efendi Najedni, me përpjekje të mëdha dhe guxim të pashoq, i vetëdijshëm për rrezikun që mund t’i kanosej, arriti që në shtëpinë e vet ta hap shkollën e parë shqipe, e cila punonte në fshehtësi. Izet Shatku me disa nxënës të fëmijëve patriotë dibranë  filluan të merrnin mësimet e gjuhës shqipe. Izet Shatku ndiqte me shumë kureshtje mësimet e njerut të madh të Dibrës, Said  Najedni, i cili me fjalën  e tij iu ngrohte zemrat dhe iu ndriçonte mendjet, duke ngjallur tek ta dashurinë për atdheun, për gjuhën dhe shkollën shqipe.
     Në atë  kohë shtypi shkruante për Dibrën: "Si në vende të tjera, edhe këtu në Dibër zuri me hy dashuria e mëmëdheut bashkë me të gjuhës! Sot në Dibër kemi shumë zotëri pleq të ndershëm që përpiqen për pavarësinë e gjuhës shqipe...i madh e i vogël thërrasin: me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkollë mirësohet kombi !"
        Izet Shatku në këtë shkollë, të cilin e udhëhiqte Said Najdeni, përveç elementeve të para të shkrim-leximit me alfabetin e Stambollit, kishte mësuar diçka edhe nga matematika, nga shkencat natyrore, mësime fetare. Njëkohësisht bisedohej për tema nga historia e kultura kombëtare, bisedohej për veprimtarinë e shoqërisë patrotike të  Stambollit, për ngjarjet më aktuale…
        Izet Shatku  kishte përjetuar me dhimbje e me ndjenjë zemërimi ndalimin nga autoritetet osmane  të shkollës,    mësimit të gjuhës shqipe. Kjo shkollë punoi vetëm një vit, sepse atë e mbyllën autoritetet pushtuese. Megjithatë, edhe pse i mbajti hapur dyert vetëm një vit, shkolla, gjatë jetës së saj, sado të shkurtër, ndikoi shumë në edukimin  atdhetar të Izet Shatkut, i cili nuk e harroi kurrë Said Najednin, njerun e urtë dhe të dashur, punëtor i palodhur dhe trim, i frymëzuar për idealin kombëtar, që iu përvesh me zell çështjes kombëtare dhe ndikoi mjaft në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në formimin atdhetar e kulturor të djaloshit Shatku.
         Veprimtaria e  Said Najedni  bëri një jehonë të madhe në opinionin e gjërë. Dibranët Said Najdenin e quanin Hoxhë Voka, ndonjëherë Hoxhë Vogël, me çka sikur donin të tregonin se fjala e tij e  ngrohte  hynte me embëlësi në zemrat e nxënësve Dibranë  duke iu ndricuar me shkëlqimin e Atdhedashurisë vetëdijen kombëtare, duke u forcuar dashurinë për atdheun, për gjuhën  amëtare dhe shkollën shqipe.
         Ndërkaq  Izet Shatku  ishte revoltuar  nga veprimi armiqësor autoriteteve turke, të cilat Hoxhë Vokën e kishin filluar  ta akuzonin , si njeri që dëshiron ta helmojë rininë dhe ta largojë atë nga rruga e fesë, duke e njollosur se "hoxha është prishur nga feja", "është kaur" etj., andaj e kishin shpallur  si të pa fe, dhe shkuan aq larg sa që nuk e lejonin të falej në xhami. Hoxhë Voka i mençur, i vendosur, plot energji, me guxim, ishte zotuar se çfarë do që i del përpara nuk do të mundet ta shmangi nga rruga e interesit kombëtar, dhe për akuza të tilla nuk i tremdej syri, sepse ai kishte si udhërrëfyese për besimtarët fjalët: "Myslimanët e vërtet duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashur atdheun", dhe "Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë".
        Me mbylljen e kësaj shkolle, masat represive ishin shtuar dhe ashpërsuar  më tepër ndaj librave shqipe dhe kulturës shqiptare. Autoritetet osmane Hoxhë Najdenit i ofruan punë në administratën turke, por ai e zgjodhi dhe eci në rrugë tjetër, siç kishte thënë edhe vetë: "Nuk vuaj për para e për grada, por për komb e atdhe. Unë dua të fitoj liri me i mësua këtij populli gjuhën shqipe, që ta njoh veten e tij e të përpiqet për vetvete".
           Rrugën që e kishte filluar hoxhë Najdeni, edhe pse ishte e rrezikshme,  ai ,e vazhdoi gjithnjë e më shumë për të ngjallur dashurinë ndaj Atdheut  dhe për të forcuar  ndërgjegjen kombëtare shqiptare.. Veprimtarin dhe aktivitetin ai nuk e pushoi, dhe pa marrë parasysh për pasojat që mund ti kishte. Saidi përsëri e rihapi shkollën në vitin 1893, duke i pajisur nxënësit me tekste shkollore libra dhe fletore të cilat i sillnin tregtarët dibranë dhe patriotët siç ishin Selim Rusi dhe Kadri Fishta. Ndërsa një ndihmesë të veçantë me libra, gazeta dhe revista në gjuhën shqipe për shkollën e Dibrës kishte dhënë edhe Josif Bageri, një patriot shqiptar nga Reka e Dibrës, i cili kishte emigruar herët nga vendi i tij dhe kishte gjetur strehim në Bullgari, prej nga zhvillonte një aktivitet të gjerë politik, me të cilin mbante kontakte Said Hoxha. Me rihapjen e kësaj shkolle, interesimi për mësim në gjuhën shqipe vinte gjithnjë duke u shtuar, kështu që numri i nxënësve prej 9 tashti kishte arritur në 26. Për mbajtjen në këmbë të kësaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe vështirësi të mëdha, por ato nuk arritën ta zmbrapsin Said Najdenin nga rruga që e kishte nisur.            
            Shkolla shqipe në Dibër dhe në disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi nxitën armiqtë që shkollat t'i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të ndiqej nga pushteti. Kështu që shkolla e Dibrës sërish pas një vit pune për herë të dytë u mbyllë. Shkollat u mbyllën por më shumë u ngjall  ideja kombëtare në zemrën e Izet Shatkut, i cili do ti zbatonte këshillat, dhe frymëzimin e Said Najedni që ndikonte edhe më shumë  në rrethanat politike.
         Izet Shatku tregonte shumë kujdes në respektimin e regjimit ditor. Zbatonte me korrektësi orarin e studimit, duke mësuar sitematikisht.  Në kohën e lirë, ai luante me shokët e klasës. Kalonin përroin që buronte nga mali i Kërcinit, midis Kodrës së Beglerëve e Varoshit, duke vëzhguar derdhjen e tij në Tabakhane, soditnin me kënaqësi bukuritë e lagjeve të Dibrës Madhe, që ishin të sistemuara me shumë rregullësi e pastërti shembëllore, të cilat ishin  me sistem kanalizimesh me puse të rregullt e me cezma të shumta.
          Shpesh me shokët e klasës bënin krahasimin midis lagjeve dibrane, të cilat në përgjithësi ishin shtëpi me dy kate, me avlli  të rrethuar nga mure të larta, ato  ishin gjithë dritë dhe  brenda shtëpive ndritnin si ylberi qylyma dhe shilte, të cilat krijonin një mjedis  çlodhës, qetësues, me bukuri estetike. Këto shtëpi dibrane prisnin me dashmirësi  miq e mysafirë të largët, të cilët vlerësonin  kushtet e mira të jetesës së banorëve të Dibrës së Madhe.
          Nëpër sokakët e këtyre lagjeve, Izet Shatku ndjente kënaqësinë e të jetuarit në vendlindjen e vet të bukur, me bjeshkët me kurorë  dëbore e mjedisin  kodrinor e fushor të Dibrës së Madhe. Frymarrja e tij lehtësohej nga ajri i paster i  maleve dhe fushave, që shkriheshin në një, në vijën e përflakur, ngjyrë jaragavani të horiznit. Ai Dibrën e Madhe  e kishte rrënjosur në thellësite e zemrës së tij, aq sa edhe mbiemrin e tij, më vonë kur doli në veprimtarinë e jetës, do ta mbante me krenari, duke nënshkruar në dokumenta zyrtare me emrin Izet Dibra. Shpirti i tij ishte i pazgjidhshëm nga  Dibra e Madhe, vend i bekuar nga Perëndia, që dallohej për ndërtime në gjithë Ballkanin,.    
      Izet Shatku, kur vazhdonte klasën e katërt fillore, shkonte me klasën në  eskursione gjeografike, në periferi të qytetit Dibra e Madhe.  Për të mësuar kufijtë e qytetit  Dibra e Madhe, kthenin fytyrat nga uji i Banjës së Madhe  në Veri, duke e pasur si pikë referimi, për të mësuar anët e horizontit. Orientoheshin dhe perceptonin në largësi, në lindje, malin e Kërcinit, në jug lumin e Radikës dhe në perëndim, Drinin e Zi. Pasi fiksonte në memorien afatgjatë këto pika të horizontit, si kufinj në largësi, Izet Shatku dëgjonte me vëmendje shpjegimet e mësuesit, i cili u tregonte toponimet  që shërbenin si kufiri më i ngushtë i qytetit Dibra e Madhe.
       Sytë e Izet Shatkut  drejtoheshin me shumë dashuri në veri tek Këllëcbaba, në lindje Guri i Hamza Begutm, në jug Cezma e Copës, e Vorrezit, në perëndim Lama e Stafës, Xhelis-Tepja (Kodra e Kuvendit të Dheut) dhe Paraspuri. Në këto orë  mësimi eskursoni, Izet Shatku ishte shumë kureshtar dhe i drejtonte pyetje mësuesit për legjenden e skicës së qyteti Dibër e Madhe. Mësuesi i kishte orientuar  të bënin një shëtitje imagjinare. Pasi ishin vendosur tek Teqeja e Shaban Dedës, e cila ishte në jug të qytetit Dibra e Madhe, Izet Shatku ishte kthyer me fytyrë nga veriu dhe perceptonte gjithë qytetin, në të cilin lartësoheshin  hijshëm   shtatë minaret të holla e të bardha. Izeti e kishte filluar udhëtimin imangjinar nga minarja e Xhamisë së Haxhi Ibrahim Hatibit, duke vazhduar  tek minarja e Xhamisë së Re, të  cilën e kishte vizituar shumë shpesh.nga afër. Vazhdonte udhëtimin imangjinar tek minarja e Xhamisë së Hinqarit, tek minarja e Xhamisë së Teqesë, tek minarja e Xhamisë së Budulecit, tek minarja e Xhamisë së Bajram Begut deri tek minarja e Xhamisë së Dollmahallës.
    Me shokët e klasës Izet Shatku diskutonte  për vlerat arkitekturore të xhamive të Dibrës së Madhe dhe kur kishin krahasuar minaretë e shtatë xhamive, mësuesi iu kishte dhënë detyrë të vazhdonin udhëtimin imagjinar nëpër lagjet e qytetit Dibra e Madhe. E kishin filluar shëtitjen imagjinare nga Lagjja e Hinqarit, vazhduan tek Lagja e Bajram Begut, tek Lagjja e Dervish Mustafës ose siç flitej nga populli Dollmahalla. Mësuesi iu kishte dhënë për detyrë shtëpie të përshkruanin secili nga nxënësit kufijtë e lagjeve të qytetit, të cilën, Izet Shatku, e kishte përgatitur, duke bërë edhe skicën e qytetit Dibra e Madhe.
       Në moshën 12 vjecare, Izet Shatku kishte pritur me gëzim lindjen e vëllait, Fuat Shatku. Izet Shatku, sapo kthehej e nga shkolla, kryente me zell të madh përgatitjen e temave mësimore dhe i kushtonte kohë për të përkëdhelur edhe vëllain e vogël, zëri i të cilit gjallëronte jetën familjare të atdhetarit Murat Shatku. Me ndjenjën e dashurisë për vëllan e vogel, Izet Shatku  ishte i papërtuar për të dhënë ndihmesën e tij në mirërritjen  e vëllait, për ta mbajtur në krahë dhe për ta shëtitur në oborrin e shtëpisë.      Shpesh i këndonte këngë e i recitonte vjersha, që i kishte mësuar në shkollë.
       Nëna e tij  e falnderonte Izetin që tregonte kujdesin maksimal ndaj vëllait dhe e lehtësonte atë në punët e shtëpisë. Kur vëllai sapo kishte mbushur përvjetorin e dyte të ditëlindjes, Izet Shatku mbaroi me rezultate të larta shkollën në vendlindje dhe kishte dëshirë të madhe të ndiqte studimet në gjimnaz. Nën drejtimin e babait, Murat Shatku, ai u rregjistrua për të vazhduar studimet e gjimnazit në Manastir. Ndarja me vëllanë, Fuat Shatku, shkaktoi tronditje në zemrën e tij, e ndjente shumë largimin nga prindërit e tij të dashur dhe nga vëllai i vogël, që kishte filluar t’i fliste me fjalët foshnjore, teksa i shkëlqenin sytë nga gëzimi, duke mbështetur trupin e tij të vogël në kraharorin e Izet Shatkut.  Sipas dëshmive dhe kujtimeve të disa prej pinjollëve të familjes Shatku, Izet Shatku ka qenë i gjatë, shtatëderdhur si lis dhe mjaft i pashëm.   Zhvillimi i tij fizik i ishte i harmonizuar me botën e tij shpirtërore;  buzagaz, njeri me virtyte mirësjelljeje dhe kulture, ai ishte një model për vërsnikët e tij. Edhe pse ende në moshën e hershme të adoleshentës, qe pjekuri në gjykime, fliste qartë e me arsytetimin e tij depërtonte në thellësi të fenomeneve, duke vepruar me gjakftohtësi në zgjidhjen e çdo situate që i paraqitej.
               gjimnazin e qytetit të  Manastirit
   Vazhdimin e shkollës në qytetin e Manastirit, Izet Shatku e kishte pritur me shumë interesim. Qyteti Manastirit ishte qendra e Vilajetit të Manastirit, në të cilin përveç sanxhakut të Manastirit, ku shqiptarët bashkëjetonin me popullsinë  sllavo-maqedonase, bënin pjesë, gjithashtu, sanxhaqet shqiptare të Korçës, Dibrës dhe Elbasanit. Ishte një gjimnaz historik, ku kishte studiuar e do të vijonte të studionte dhe në ardhmen elita kombëtare, ikonat e atdhetrizmit.
       Në gjimnazin e Manastirit, Izet Shatku ishte dalluar që në orët e para të mësimit, për nivelin e lartë të përgatitjes ditore, tregonte interesim në përvetsimin  e koncepteve shkencore, duke i zgjeruar njohuritë e tij në çdo disiplinë të lëndëve mësimore. Ai kishte fituar shprehi e shkathtësi në veprimtarinë mendore, analizonte dhe sintetizonte me logjikë induktive e dedukutive dhe arsyetonte saktësisht.
          Izet Shatku tashmë si gjimnazist kishte rritur frymën e bashkpunimit në grup, ku nxiste të nxënit në procesin e mësimdhënies. Në klasë, në orët e mësimit, ai shfaqte qetësinë dhe maturinë në respektin ndaj njeri tjerit, duke ndërtuar marrëdhëniet e mira midis mësuesve dhe nxënësve gjatë situatave mësimore, si dhe midis stafit të shkollës dhe nxënësve jashtë mësimit.
           Me padurim, Izet Shatku priste pushimet e verës, kishte shumë mall për vendlindjen, Dibrën e Madhe, të cilën e kishte deklaruar në bisedat me shumë të njohur,  duke e vlerësuar si vendin parajsë për të jetuar. Tregojnë në kujtimet e tyre  bashkëkohës të Izet Shattkut, se sa here  ai zinte në biseda  emrin Dibra e Madhe, i shkëlqente  fytyra si rrezatimi diellor në mëngjesin e një dite të bukur maji. Kraharori i Izet Shatkut  zgjerohej nga një frymëmarrje e gëzuar, kur shqiptonte emrin e këtij qyteti aq të dashur për të. Tashmë ai ishte një gjimnazist i formuar me kulturë të gjërë shkencore, kishte vizione të qarta për jetën.
   Ndikim të madh  kishte pasur tek Izet Shatku, oda e burrave. Ai shkonte shpesh  me babain, Murat Ibrahim Shatku, me xhaxhallarët e tij, Bexhet Ibrahim Shatku dhe Ismail Ibrahim Shatku, në odat dibrane, ku piqesahin frutet e një filozoifie të hollë dhe plot mesazhe për jetën njerëzore.  Për Dibrën e Madhe oda e burrave zinte një  vend të rëndësishëm, ajo vlerësohej si një institucion  me rëndësi shoqërore, etnokulturore dhe educative. Shumë dituri Izet Shatku i kishte marrë në odat dibrane, të njohura e të përmendura me breza, të cilat ishin shkolla të vërteta për të rinjtë. Kjo siguronte që nga krahina e Dibrës së Madhe të dilnin brez pas brezi burra të shquar. Në odën dibrane, Izet Shatku mësoi për  Iljaz Pashë Dibrën, udhëheqës i forcave kryengritëse në luftë kundër ushtrive osmane të Hajredin Pashës, njohu nga afër Said Najdenin, i mbiquajturi Hoxhë Voka, një nga rilindasit e shquar dibranë. Ai  dëgjonte me vëmendje  bisedat atdhetare të Haxhi Vehbi Dibrës, i njohur edhe me emrin Vehbi Agolli, figurë e madhe atdhetare , me dije të gjera, i cili punoi pa u lodhur për njësinë shpirtërore dhe kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje e ideje.  Aty, midis diskutimesh  të shtruara me gjakftohtësi e mencuri dibrane, ai njohu Selim Rusin, veprimtar i shquar i periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Oda dibrane në vazhdimësi nxorri figura atdhetare që iu përkushtuan çështjes kombëtare shqiptare. Izet Shatku vlerësonte bashkëkohësin e tij Tefik Jegenin,  pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, në Kuvendin e Dibrës, Eqerem Camin, një nga nismëtarët e themelimit të klubit “Bashkimi”, Hafëz Sherif Langun, përhapës i abetares shqipe dhe figurë e dalluar e lëvizjes kombëtare shqiptare etj.
            Në pushimet e verës e prisnin gjimnazistin simpatik Izet Shatku me shumë dashuri shokët e fëminisë dhe diskutonin situatën politike të Shqipërisë, në periudhën e fundit të Rilindjes, kur shekulli XIX po mbylljej, ndërsa  pritej fillimi i shekullit XX. Këto ishin vite vendimtare në luftën për çlirimin kombëtar, kur lëvizja shqiptare kishte shpërthyer me një forcë të re . Ishin vitet 1896 - 1899, kur Izet Shatku i kishte përfunduar studimet në gjimnazin e Manastirit dhe ishte angazhuar në procesin e propangandës të ideve të Rilindhjes Kombëtare Shqiptare.
  Në diskutimet e zjarrta të tij , ai përshkruante me shprehje të sakta, me një qartësi e njohje të vecantë gjëndjen e rëndë të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Ai  përshkruante me shprehjet më të fuqishme .me ndjenja të thella të atdhedashurisë, me shqetësimin e ligjshëm fatin e atdheut dhe të popullit shqiptar, duke analizuar gjëndjen e brendshme  dhe ndërkombëtare të Shqipërisë. Ai evidentonte në diskutimet e tij një nga plagët  e rënda të popullit shqiptar atë të shërbimir ushtarak, i cili zgjaste disa vjet, kryhej larg atdheut  dhe bëhej shkak  që familjet të mbeteshin pa krah pune , të vuanin nga uria..                      
        Gjendja e rëndë në të cilin ndodhej Shqipëria , për shkak të dhunës eknomike  dhe politike osmane, kishte shkaktuar tek Izet Shatku  një pakënaqësi  zemërimi ku, ai, kishte shpërthyer  me fjalët e guximshme se  qeveria e Stambollit  përbëhej nga hajdutë e kusarë  që grabisnin  popullin shqiptarë  me qëllim për t’a mbajtur  nën thundër .   Duke jetuar këto ditë stuhije të lëvizjes kombëtare shqiptare , Izet Shatku kishte  njohur nga afër  vuajtjet e popullit të Biobrës së Madhe  dhe aspiratat e tij, u formua  edhe vetë si atdhetar, prandaj  iu kushtua propangandës  së ideve të climit kombëtar. Ishte i ndërgjegjshëm për rrugën e vështirë që kishte zgjedhur, për vendosmërinë dhe për guximin që kërkonte lufta për clirimin e atdheut.
       Në vitin 1897, Izet Shatku propongandon thirrjen e Lëvizjes Kombëtare: “Shpresë zgjimi”,  e shkruar në organet e shtypit patriotik të kolonisë shqiptare në Bukuresht. Në këtë document, Izet Shatku kishte interpretuar  dhe demaskuar  me shprehjet më të ashpëra  regjimin tiranik të Sulltan Hamitit II , që terrorozonte popullin shqiptar dhe gjithë popujt e tjerë. Ai kishte dënuar politikën kapitulluese, që Sulltani ndiqte  ndaj Fuqive të Mëdha dhe mbretërive ballkanike, lëshimet që u bënte shteteve të Ballkanit, në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Ai kishte ndjerë shqetësimin e sanxhakut të Dibrës, i cili ishte objekt i lakmisë së serbëve, malazezëve e bullgarëve.
           Propangandues  i të drejtave kombëtare shqiptare
       Kur po kapërcente moshën njëzetvjeçare, në kulmin e rinisë dhe të gjallërisë së një stine të bukur e fluidie, Izet Shatku ishte një djalosh simpatik, me tipare të hequra, por fisnike, me një temparment sa të shtruar e të qetë, aq të zjarrtë e shpërthyes, plot impulse dhe hove shpirtu, një shpirt i etur për liri dhe drejtësi.
         moshën njëzetedyvjecare, Izet Shatku me vendosmëri propangandoi idetë kombëtare të Kuvendit Shqiptar , që zhvilloi punimet  në Pejë në janar 1899 , i cili formoi organizatën e re  kombëtare shqiptare “Lidhja Shqiptare e Pejës” ose “Besa-Besë”. Izet Shatku përkrahu me gëzim bashkimin e të gjithë popullit shqiptar dhe të bashkimit të viseve shqiptare të të katër vilajeteve, të qeverisur nga vetë shqiptarët...Në takimet që  kishte bërë me shokët e tij , ai ishte shprehur: “  Unë nuk kam lakmi dëfrimet e jetën luksoze, por gjithë dijet e aftësitë e mija  dua ti vë në shërbim të luftës për clirimin e atdheut, për ta parë Shqipërinë të lirë e të pavarur”.  Ai theksonte  se nuk kishte hyrë  në rrugën e madhe patriotike për të përfituar të mira materiale por ishte shprehur: “Për mua më e lartë nga të gjitha është  liria e Shqipërisë”.
        Në mars të viti 1899 Izet Shatku propangandoi veprën, që sapo ishte botuar , “Shqipëria c’ka qenë, c’është  e cdo të bëhet “ të ideologut të shquar të Rlindjes Shqiptare  Sami Frashërit.. Ai e kishte vlerësuar këtë vepër  si traktat të plotë politik të Lëvizjes  Kombëtare Shqiptare, në të cilën  Sami Frashëri dha një kontribut  të vecantë  në përpunimin e cështjeve që kishte shtruar për zgjidhje  Lidhja Shqiptare e Pejës. Vepra e Sami Frashërit iu përgjigj flakë për flakë detyrës themelore  që qëndronte para atdhetarëve shqiptarë, “shndërrimit  të Lidhjes në një organizatë mbarëshqiptare”.     
       Krahas  veprës së Sami Frashërit, Izet Shatku në prill të viti 1899 kishte shpërndarë në rrethet  atdhetare, broshurën “Të zgjohemi”, e cila ishte  një thirrje që iu drejtohej  bashkëatdhetarëve shqiptarë. Ai kishte shkuar disa herë në  Durrës, për të marrë botimet e shtypit patriotik të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, të cilat futeshin fshehurazi në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit dhe shpërndaheshin në qytete të ndryshme. Një numër i madh thirrjesh “Të zgjohemi” u shpërndan nga Izet Shatku, jo vetën në qytetin e Dibrës së Madhe, por edhe në Kërcovë, Ohër, në Strugë, ku ai kishte lidhjet shoqërore me ish gjimnazistët e qytetit të Manastirit.
            Një ngjarje e shënuar në jeten e Izet Shatkut ishte takimi me atdhetarin Dervish Hima në gusht 1908, ishin momentet kur kishin shpërthyer manifestimet nën parrullat e përhapura në atë kohë “liri, barazi, vëllazëri dhe drejtësi”, ku populli shqiptar shprehu solidaritetin me  xhonturqit. Ndërkohë Izet Shatku me rrethet patriotike  shpalljen e kushtetutës, apo Hyrjetit (lirisë) e kishin pritur me gëzim të madh  dhe  e kishin besuar si shpallje të lirisë dhe vetqeverisjes së Shqipërisë. Me guxim Izet Shatku  veproi    krijimin e komisioneve që do të kryenin funksionet e organeve të vetqeverisjes  duke mbajtur rregullin dhe qetësinë. Shumë shpejt Izet Shatku e kuptoi se revolucioni Xhonturk i 1908 ishte i përciptë, ishte vetëm një goditje e e absolutizmit të sulltanëve turq, por nuk i kishte prerë rrënjët e vjetra  e të kalbura . Izet Shatku kritikoi Hyrjetin  e shpallur me aq zhurmë  e bujë , ai e krahasonte lirinë e shpallur  nga xhonturqit  me kufomën e despotizmit, me kufomën që ecën, që është ende “e gjallë”…
        Me përkushtim Izet Shatku kishte ndimuar  klubin shqiptar “Bashkimi”  në organizimin  e thirrjes së Kongresit për vendosjen e një alfabeti të gjuhës shqipe.  Mirëpriti vendimet e kongresit të Manastirit  duke propanganduar përhapjen e shkollave dhe të mësimit të gjuhës shqipe. Xhonturqit kishin tentuar  ta përdornin Izet Shatkun si  përkrahës të  programit të tyre  në Kongresin e Dibrës 23 korrik 1909, ditën e prvjetorit të shpalljes së kushtetuës. Izet Shatku  kishte kuptuar dredhitë  e tyre që ti bindnin shqiptarët të hiqnin dorë  nga lufta për clirimin kombëtar. Me kongresin e Dibrës  xhonturqit  kishin shpresuar të forconin  lidhjet me shqiptarët  dhe të krijonin  para botës  së jashtme  përshtypjen  se midis turqve  të rinj dhe shqiptarëve  kishte interesa  të përbashkëta dhe qe vendosur bashkëpunimi.. Pas kongresit të Dibrës Izet  Shatku  u aktivizua në lëvizjet e reja  patriotike që përfshinë  rrethet Ferizaj, Pejë,  Prizren, Lumë dhe Dibër, që drejtohej kundër politikës antishqiptare të xhonturqve. Ai kishte  shprehur së bashku me atdhetarët Dibranë kërkesën  për  mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha shkollat, kryerjen e shërbimit ushtarak vetëm në Shqipëri dhe ndryshimin e sistemit të taksave sipas nevojave të vendit.
         Izet Shatku  pas kongresit të Dytë të Manastirut ( 2-3 prill 1910) , kur ishte krijuar një gjendje  tepër e e acaruar me xhonturqit  për shkak të alfabetit të gjuhës shqipe , kishte përkrahur lëvizjen e gjerë popullore  kundër përpjekjeve të xhonturqve  për t’u  imponuar shqiptarëve alfabetin arab. Ai ishte entusiazmuar nga shpërthimi i kryengritjes antiosmane të  Kosovës të vitit 1910,  dhe kryengritjes së Malësisë së Madhe  në pranverën e viti 1911. Izet Shatku  kishte mbrojtur programin e kryengritësve , duke i quajtur kërkesat e tyre të ligjëshme, kombëtare të ngulitura thellë  në shpirtin e gjithë shqiptarëve.
          Kishte filluar organizimi i kryengritjes së përgjithshme . Komitetet shqiptare në Dibër, Korcë, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Elbasan  kishin dhënë besën  dhe prisnin vetëm një shkëndijë  që zjarri i kryengritjes të përfshinte gjithë Shqipërinë. Komiteti atdhetar i parësisë së Dibrës i kish drejtuar telegram  më 22 nëndor 1912  komisjonit iniciator të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, me anën e të cilit  e njofton  se delegatët  janë zgjedhur  dhe po nisen për në Vlorë :            
               “Delegatët e caktuar nesër nisen së këtejmi për atje.”
Izet Shatku e priti me gëzim të madh Shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e Qeverisë të Përkohëshme të Vlorës, të kryesuar nga patrioti Ismail Qemali. Si të gjithë atdhetarët e tjerë dibranë  ishte aktivizuar në shërbim të rretheve patriotike në Dibër , në mbrotje të shtetit të pavarur shqiptar, që në ato momente kalonte ditë shumë të vështira. Popullsia e Dibrës  kishte pritur me protesta padrejtësinë konferencës së Londrës  të aneksimit të Dibrës së Mashe nën sundmin e Sërbisë. Izet Shatku kishte marrë pjesë në tubimin që ishte organizuar në Dibrën e Madhe , ku u hartua thirrja e popullit të Dibrës drejtuar Fuqive të Mëdha , me anën e së cilës  kërkojnë që të bashkohen me Shqipërinë për të shpëtuar nga robëria e pushtonjësit sërb.
         Sipas një njoftimi të botuar në gazetën”Përlindja e Shqipnisë”, organ zyrtar i Qeverisë së Përkohëshmë të Vlorës ,  më 12 gusht 1913, Elez Isufi-udhëheqës i shquar i Dibrës, Ramadan Zaskoci nga Luma e Rexhep Bajraktari nga Hasi me shpurat e tyre, shkuan në Vlorë dhe u takuan e biseduan me kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin,”...mbi gjendjen në malësi që përfaqësonin dhe mbi masat që duheshin marrë për të sunduar ato vise...sipas interesit të Shqipërisë. Tani të nderuar bajraktarë, thuhej në atë njoftim, -presin të ikurit e ushtrisë serbe prej atyre viseve që të mund të venë në vendin e tyre e të zgjerojnë kësisojë fushën e qeverisë...”Ismail Qemaili në emër të Qeverisë, në këtë takim, edhepse nuk kishte fuqi ushtarake e mjete financiare, u premtoi krerëve të , Dibrës e Hasit e Lumës ndihmë për t´u çliruar nga pushtimi serb, por edhe i udhëzoi që, me t´u kthyer në krahinat e tyre, të organizonin kryengritjen kundër pushtuesve serb.
     Izet Shatku kishte përkrahur  lëvizjen  e armatosur Dibrane. Malësorët dibranë , pasi kishin dëbuar xhandarët e ushtarët serbë nga fshatarat e tyre iu drejtuan qytetit të Dibrës. Pas luftimesh të ashpëra ku kishte marrë pjesë edhe popullsia e qytetit, Dibra ishte cliruara.. Kryengritësit Dibranë , numuri i të cilëve arrinte në disa mijëra vetë  kishin marshuar drejt Kërcovës  dhe një pjesë kishte qëndruar në malet e Petrinës dhe të Istokut. Trimat Dibranë  luftuan me heroizëm për clirimin e  e trojeve të shënjta të atdheut .
       Këtë trimëri dibrane  e tregon qartë edhe  Deklarata e nëpunësit të zyrës se lajmeve të Strugës, drejtuar kryesisë së komunës  së Qukësit, që njofton mbi veprimet e kryengritësve të Dibrës dhe mbi zbrazjen, e Ohrit dhe Strugës prej serbëve, në të cilën më 27 shtator 1913 shkruhej : “     Serbët kanë lënë vetëm në Dibër nja 400 të vrare. Hë për hë Resnja nuk është liruar. Sot u dërgua fuqi që t'i dëbojë serbët nga Resnja. Marrim vesh se Resnja ësht rrethuar dhe kemi shpresë se sot a nesër do dorëzohet. Së bashku me çetën e përbërë prej 50-60 vetëve që erdhi nga Dibra; edhe nga qyteti dhe fshatrat e këtushëm, u nisën 120 vetë pa dallim race e feje. Këta u nisën nga Ohri për në Resnjë. Nuk është zënë ndonjë top në Ohër e në Strugë. Topat që kishin në Trebisht i hoqën, bile thonë se ndodhen në majën e Gjevatës. Struga dhe Ohri u zbrazën nga armiku pa u bërë  ndonjë luftë. Sa për Dibrën aty nuk ka nëpunës akoma. Mënyrën se si rodhi ngjarja Kryetari i Qeverisë e di më me siguri, nënprefkti i Ohrit do t'ju japë më shumë hollësira. Me Ohrin mund  të korespondoni. Në Istok ndodhën përpjekje kundër serbëve, po lavdi Zotit, situata jona qenkësh e mirë. Ishalla, edhe këtej i dëbojmë .  Të shohim  përfundimin që do të marrë puna, të cilin do t’Ju parashtrojmë  Zotërisë Suaj   Zotëri”
      Fitoret e kryengritësve dibranë tregohen edhe në  telegramin e kryetarit të komunës së Qukësit, drejtuar prefektit të Elbasanit, i cili  njofton se sërbët janë thyer keq nga forcat kryengritëse dibrane., më  28 shtator 1913 shkruhet “   Një tregetar. i cili kaloi nga Manastiri për Elbasan, nëpërmjet Qukësit, si dhe ndërlidhësi ynë që vajti në Strugë, na tregojnë se me vullnet të Zotit, serbët ikën aq keq të shkatërruar, sa që ikjen nga Ohri s'mundi ta merrte vesh Struga dhe ikjen nga Struga nuk e mori vesh Qafa e Thanës. Nga kjo kuptohet se edhe në Manastir nuk do të mbahen dhe do të marrin frymë vetëm në Belgrad. Shkaku i ikjes në këtë mënyrë ndodhi nga që nuk u erdhi fuqia, të cilën kishin dhjetë ditë që e kishin kërkuar nga Belgradi. Këta shtojnë se pasi ikën në këtë mënyrë në Zavojë u bënë disa përpjekje, përfundimi i të cilave nuk u muar vesh dhe se serbët përveç shtatë topave në Strugë, lanë edhe shumë materiale. Tregëtari i përmendur më sipër thotë se ka në dorë një letër posaçërisht drejtuar Shkëlqesisë Suaj nga Struga. “
         E trembur nga përpjestimet e kryengritjes Dibrane, qeveria serbe  kishte  shpallur  mobilizimin  e ushtrisë së saj,  krijoi tre divizione të reja ushtarake dhe në  fillim të tetorit  ushtria sebe kishte ndërmarë mësymjen e saj  kundër kryengritjes  së Dibrës.. Izet Shatku  kishte përkrahur luftimet e përgjakshme që  ishin zhvilluar dy ditë  rresht në malet e grykat e Petrinës dhe të Istokut. Kryengritësit ishin detyruar të tërhiqeshin  dhe qytete e cliruara  kishin mbetur në duart e ushtrisë serbe, e cila filloi masakrat ndaj popullsisë dibrane. Në një letër të një ushtaraku serb më 22 tetor 1913  thuhej : “ . . nuk kam kohë të shkruaj gjatë , por mund të të them se këtu po bëhenn gjëra të tmerrshme . Jam i tmerruar  dhe pyes gjithnjë  se si njerzëit  mund të jenë kaq barbarë për të kryer të tilla mizori ...Nuk ka vecse kufoma , pluhur e hi “
   Masakrat sebre  ishin  përbindëshe  sic e tregon edhe thënja e Haki Stërmillit : "Në Dibër , tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish,u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri.”
        Izet Shatku ishte  trishtuar dhe i dëshpëruar u shpërngul nga Dibra , duke u larguar me dhimbje e helëm në zemër për vendlinjden e tij të dashur, e cila u përballë me një genocid  të egër dhe dëbim me dhunë e popullsisë dibrane .Këto  ngjarje ishin vërtetë të dhimbshme e tragjike Me gjithë pësimet, në ndërgjegjen e Izet Shatkut  ishte rrënjosur  dashuria për Dibrën e Madhe, e cila me kryengritjen  e vitit 1913  tregoi të vërtëtën historike  se  të gjitha ato qytete e fshatra të përfshira në flakën e luftës , ishin tokë e shënjtë  etnike shqiptare. Deshën apo nuk deshën pushtuesit serbë, çështja shqiptare pas kryengritjes së vitit 1913 u bë edhe më tepër çështje ndërkombëtare. Izet Shatku  ndjehej krenar  për  kryengritësit dibranë, ai e vlerësonte guximin e tyre si  një akt patriotik, duke shprehur një atdhedashuri të madhe për territoret e tyre të grabitura nga Serbia e Mali i Zi.   
       Izet Shatku e kishte vlerësuar  Kryengritjjen Dibrane të vitit 1913 , si përpjekjen  më të  organizuar e burrërore të dibranëve  kundër Serbisë, e kundër  vendimeve absurde të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e cila rezultoi me krijimin e kufijve kolonialë për shqiptarët. Izet Shatku  largohet nga Dibra e madhe me bindjen se kurrë nuk do të ketë qetësi derisa të mos bashkohen gjymtyrët e shkëputura nga trupi i Shqipërisë. Ai e dinte mirë  se bashkimi i territoreve shqiptare në një shtet kombëtar ishte një e drejtë e patjetërsueshme, të cilën e gëzonin të gjithë popujt e Ballkanit dhe të Evropës. Ai më vonë kishte shkruar :
        “ Cështja jonë e pazgjidhur kombëtare, ka në themel Shqipërinë etnike,  çlirimin e territoreve shqiptare nga të gjithë pushtuesit. Synimi i shenjtë i të gjithë brezave shqiptarë ka qenë, është dhe do të jetë bashkimi i të gjitha territoreve shqiptare në një shtet kombëtar, meqë jemi i vetmi shtet në rruzullin tokësor, që është kufizuar në tërë gjatësinë tokësore të kufijve me vetveten, me popullin e vet të një gjaku, një gjuhe, një historie.”
              Universitetin e Stambollit 
   Me mbresat e fëmijrisë e sidomos me dashurinë e madhe për vendlindjen  Dibrën e Madhe  dhe atdheun e tij Shqipërinë  Izet Shatku me dhimbje e i pezmatuar ishte nisur  për në kryeqytetin e perandorisë osmane Stamboll. Në fund të dhjetorit 1913  ai  u sitemua në një nga lagjet e Stambollit. Duke parë madhështinë e Stambollit, Izet Shatku  kujtonte ma mall Dibrën e Madhe , të cilën që nga ky moment do ta përdor emrin e dashur Dibra si  mbiemrin e tij të preferuar duke u quajtur Izet Dibra.
   Megjithëse Stambolli  i vendosur në brigjet evropiane dhe aziatike  të Bosforit ishte në  atë kohë akoma një nga qytetet më të mëdha  dhe të bukura të Evropës me  1 milionë banorë , Izet  Dibra (Shatku) nuk e ndjente vehten të qetë, enderronte sa më shpejtë të kthjehej në vendlindjen e tij të dashur    Ai ndodhej fizikisht në Stamboll , por mendjen e shpirtin e kishte tek Dibra e Madhe  dhe kishte vendosur që të qëndronte përkohësisht në Stamboll. Në fillimet e para të jetës në Stamboll Izet Dibra (Shatku)  kishte vizituar  shpesh territorin ku banonin shqiptarët  e mërguar , që në atë kohë ishin rreth 45- 50 mijë shqiptarë , ishte kolonia më e madhe shqiptare e mërgimit, e cila ishte  një vatër e rëndësishme  e Rilindjes Kombëtare  Shqiptare. Në këtë vend kishin zhvilluar veprimtarinë e tyre patriotike atdhetarët dhe mendimtarët më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare si : Pashko Vasa , Kostandin Kristoforidhi, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, Abdyl, Sami e Naim Frashëri, Jani Vreto  etj. Në gjimnazin e Manasitirit Izet Shatku kishte marrë njohuri  mbi veprimtarinë e  këtyre rilindasve të mëdhenjë që gjithcka e shkrinë pasuinë për mëmëdhenë e tyre të dashur.
    Në Stamboll Izet Dibra(Shatku)  filloi studimet për drejtësi në Univesitetin e Stambollit. Studenti Izet Dibra (Shatku)  inteligjent dhe i pashëm iu përkushtua studimit të disiplinave juridike duke përvetësuar  bazat e të drejtës.  Bashkëkohës së studentit Izet Dibra (Shatku)  tregojnë se : “Izeti   kishte vijuar rregullisht studimet  me passion për të përvetsësur njohuri në fushën e drejtësisë. Ai kishte shfaqur  mendimin kritik  në seminaret duke  amalizuar e argumentuar cështje të së drejtës.   Në procesin e studimeve në këtë fakultet  kishte shfytëzuar bibliotekat e pasura me botime në fushën e së drejtës  civile , penale e atë ndërkombëtare..Kishte treguar  kujdes  në zbatimin e  rregullave përkatëse, për të realizuar programin studimor  të Fakultetit  Kishte qenë i sukseshëm si pjesmarrës aktiv në shoqata të ndryshme që kishin funksionuar Brenda universitetit të Stambollit.  Ishte  ndër studentët e dalluar  ku  ishte vlerësuar si përfaqësues në këshillat e fakultetit të drejtësisë.    
        Kishte  ndjekur me shumë interes  leksionet, seminaret  dhe të gjitha veprimtaritë e tjera studimore  të organizuara  në fakultet dhe me përgjegjësi  kishte shlyer të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin e studimeve  të fakultetit të drejtësisë. Studenti Izet Dibra (Shatku) ishte në fakultetin e drejtësisë shëmbulli  i disiplinës korrekte, me një paraqitje të jashtme  në përputhje me karakterin akademik të Universitetit.
Ai  ruante  e respekton  etikën e sjelljes me stafin akademik,me stafin e shërbimit, me studentët e tjerë, në mjediset e Universitetit, në orët e studimit, në praktikat profesionale dhe në çdo aktivitet tjetër të organizuar nga Universiteti. Stambollit..”
        Në vitin 1917 Izet Dibra (Shatku)  u diplomua si jurist me rezultate të larta dhe kishte fituar simpatinë e respektin e stafit drejtues të universitetit të Stambollit, i cili  duke vlerësuar arritjet e tij, e kishte rekomanduar në organet administrative, të cilësuar me aftësi drejtuese në administratën e perandorisë osmane.
       Ishin  rezultatet e larta të përfundimit të studimeve të drejtësisë, ata që rritën më tepër performancën e Izet Dibrës (Shatkut)  dhe ndikuan në emrërimin e tij  si n/prefekt  e prefekt në disa krahina të Perandorise turke si në: Soroviç, Korana, Allasonjë, Kjallar, Kërçove dhe Çall.
       Në vitet 1917 – 1920  Izet Dibra (Shatku) punoi në drejtimin e prefekturës së krahinave  të perandorisë në shkatërrim dhe mendjen e kishte të kthehej sa më parë në atdheun e dashur. Me përfundimin e :uftës së Parë Botërore, Turqia ishte në gjykim nga Konferenca e  Versajës, e cila e ndëshkoi duke firmosur shpërbërjen e perandosrisë  osmane.  Në fillim të vitit 1920 Izet Dibra (Shatku) u kthye në atdhe.
KTHIMI E VEPIMTARIA NË  ATDHE

   
         Izet Dibra,  nënprefekt i kryeqytetit Tiranë (1921-1922)
        Me ndjenjën e mallit për atdheun , me kulturën juridike që kishte fituar nga arsimimi në universitetin e Stambollit , me përvojën e drejtimit administrativ si dhe me dëshirën e tij të  madhe, për të kontribuar në jetën politike e sociale të atdheut, Izet Dibra (Shatku) u vendos në Tiranë në fillim të vitit 1920. Ai ende ndjente në shpirt dhimbjen e thellë që nuk ishte korrigjuar padrejtësia që kishte bërë Konferenca e Londrës, duke aneksuar vendlindjen e tij të dashur Dibrën e Madhe, e cila në këtë kohë,  sipas  sistemit të Versajës, ishte aneksuar nën sundimin e mbretërisë serbo-kroate-sllovene, që në vitin 1928  emërtohet Jugosllavi si emblemë e pansllavizmit. 
        Izet Dibra (Shatku) kishte endërruar që të kthehej në Dibrën e Madhe, për të shërbyer në vendlindjen e tij të dashur, por regjimi terrorist i Beogradit vazhdonte në këtë periudhë sundimin e egër, duke mohuar të drejtat kombëtare të trevave shqiptare jashtë kufirit administrativ shtetëror të Shqipërisë Londineze të 29 korrikut 1913.
       Izet Dibra u vendos në Tiranë, në ditët e para të shkurtit 1920 dhe ishte i pranmishëm në pritjen me entusiazëm që iu bë mbërritjes së qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës, me kryeministër Sulejman Delvina, e cila  më 11 shkurt 1920 pagëzoi Tiranën kryeqytetin e Shqipërisë. Gjatë muajve shkurt-mars 1920 Izet Dibra përkrahu qeverinë e Tiranës në veprimtarinë e saj të pavarur, me në krye Këshillin e lartë të zgjedhur nga Kongresi Lushnjës, duke kundërshtuar e mos pranuar kontrollin e përfaqësuesve italianë në administratën e saj dhe kishte kërkuar largimin e tyre.
        Izet Dibra ishte ndër të parët që iu bashkua zërit atdhetar shqiptar, rretheve patriotike brenda vendit për përgatitjen e  luftës së armatosur kundër pushtuesve italianë, si armiqtë kryesorë midis pretendetëve të tjerë për rindarjen e Shqipërisë. Ai mbështeti qeverinë e Tiranës, që kishte marrë masat e duhura për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë dhe për basjkimin rreth qeverisë së Tiranës edhe të atyre krahinave të shtetit shqiptar, që nuk ishin lidhur ende me të administrativisht.
       Izet Dibra inkurajonte aktivistët e komiteteve të “Mbrotjtes Kombëtare”, ku duke organizuar takime të shpeshta sqaruese thoshte : “Vlora është e Shqipërisë .Le të kundërshtojmë me anë armësh lakmonjësin pushtues itaian, kemi përkrahjen e të gjitthë rretheve përparimtare të vendeve të huaja, që mbështesin kërkesat kombëtare të popllit shqiptar” .
        Kryengritja e armatosur që nisi popullsia patriote e krahinës së Vlorës kundër pushtuesve italianë, u shndërrua shpejt në një kryengritje të të gjithë popullit shqiptar. Izet Dibra, në përgjigje të thirrjes të komitetit të Mbrojtjes Kombëtare u aktivizua në mbledhjen e ndihmave në të holla, në veshmbathje, në drithë e bagëti, duke i ndihmuar kryengritëset edhe me armë e sidomos me municione. Në mbështetje të luftës së armatosur, Izet Dibra u bë pjesë aktivie e organizimit të manifestimeve popullore në Tiranë, duke shprehur jo vetëm entusiazmin patriotic, por edhe vendosmërinë për çlirimin e Vlorës nga pushtuesi italianë.
    Bashkëkohësit e tij tregojnë  se Izet Dibra (Shatku)  kishte portretin e bukur, ishte me trup të gjatë, si një lis vigan, fytyra e tij e pashme lëshonte rreze drite, me atë  buzëqeshjen e tij të   embël shprehte botën e tij të pasur shpirtërore. Kultura jurdike, që kishte fituar me vite të gjata pune e zelli pasionant për studime të thella, e kishte bërë komunikues me njerzit, të vemendshëm në bisedat që zhvillonte, të thjeshtë dhe modest në shoqëri. 
         Në librin me titull “Kujtime” të Mehdi Frashërit, në të cilin përfshihen ngjarjet, nga viti 1918-1933, me mbresat, raportet, korespondencat me zyrtarë të kohës, si dhe angazhimet politike dhe diplomatike të një politikani dhe diplomati karriere, në dobi të kauzës Shqiptare në arenën ndërkombëtare, jepen ndikimet si dhe lidhjet që Mehdi Frashëri kishte me politikën e brendshme në Shqipëri. Ja se c’shkruan Mehdiu në lidhje me Izet Dibrën. “Izet Dibra ishte nënprefekt i kryeqytetit. Në Tiranë u shpall shtetrrethimi dhe u krijua menjëherë gjykatorja ushtarake, për të hetuar dhe gjykuar fajtorët e lëvizjes. Midis këtyre ndodhej edhe Abdi bej Toptani, i cili disa ditë më parë se të ngjante lëvizja e Elez Jusufit, Xhafer bej Ypit, i kishte çuar një kartëvizitë ku i thoshte se kishte marrë vesh se po bëheshin përgatitje për një kryengritje, pa dhënë shpjegime të tjera. Kurse informatat e qeverisë, mbasi plasi pushka, ishin ndryshe, d.m.th. se Abdi beu, si dhe Aqif Pasha në Elbasan, kishin haber për këtë kryengritje. Izet Dibra bënte hetimet e Abdi beut. Unë vajta e u poqa me Izet Dibrën, dhe e pyeta rreth kësaj cështjeje, i cili më tha se, simbas dëshmisë së një djaloshi katundar, Abdi beu ishte kompromentuar me kryengritësit. Por, megjithatë, kartëvizita që mbante Xhafer Ypi, na vinte në dyshim dhe kështu unë ndërhyra pranë Ahmet beut për të mos e dënuar Abdi beun, por ta linte të lirë të shkonte jashtë Shqipërisë. Mbas shumë bisedimesh ndërmjet meje dhe Abdi beut, u vendos që Qemal bej Delvina të merrte Abdi beun dhe ta conte në Durrës, dhe mbasandej të shkonte në Vjenë. Ndërsa, Mustafa Ndroqi u kap dhe u soll në Tiranë për t’ia dorëzuar Gjyqit Penal Ushtarak”.                  
       Në fillim të vitit 1921 Izet Dibra (Shatku) ndihmoi lëvizjen për demokratizimit të organeve shtetërore, ai bashkëpunoi me rrethet demokratike në Tiranë, duke marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar, që ishin zgjedhjet e para pluraliste  në Shqipëri dhe më 21 prill 1921 nisi jetën  parlamenti i parë  pluralist shqiptar. Si një jurist inteligjent kishte bashkëpunuar me rrethet politike, duke respektuar pikpamjet e programeve të partive politike  Profili i tij ka qenë prej një politikani dhe politikbërësi në interes të qytetarëve dhe të komunitetit ku  kishte vepruar. 
        Në fillim të vitit 1921, Izet Dibra (Shatku) u emërua  nënprefekt i kryeqytetit Tiranë, detyrë të cilën e nisi duke punuar me të gjitha energjitë e tij mendore e fizike. Malli për atdheun, largësia prej disa vitesh larg Shqipërisë i kishin shtuar më shumë motivimin për të forcuar e konsoliduar organet  administrative të shtetit të brisht shqiptar. Ai priti me gëzim ditën e 17 dhjetorit 1920, pranimin dhe anëtarësimin e Shipërisë në Lidhjen e Kombeve. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, qe rezultat i punës dhe përpjekjeve të vazhdueshme të patriotëve, intelektualëve e miqve të Shqipërisë kudo në botë. Një vend të veçantë në këto përpjekje për t’iu bashkuar qytetërimit botëror luajtën dhe shoqëritë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, sidomos shoqëria e shqiptarëve të Amerikës “Vatra”, dhe shtypi i kohës, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar në lidhje me çështjen shqiptare. 
         Izet Dibra e kishte të qartë se  rëndësia e veçantë e kësaj faqe të historisë politike të Shqipërisë do të kuptohej kur të mendohej se fillimi i marrëdhënieve tona me Lidhjen e Kombeve përputhej me kohëra të rrezikshme për fatet e Shqipërisë, sepse ishte koha kur Konferenca e Ambasadorëve në Paris kishte marrë sërisht në shqyrtim vendimet ndërkombëtare që kishin të bënin me krijimin e shtetit shqiptar.
   Izet Dibra e filloi detyrën e nëprefektit të Tiranës  në një kohë të vështirë, kur lëvizja për demokratizimin e organeve shtetërore u pengua me konfliktet shoqërore që kishin dalë në plan të parë pas mënjanimit të rrezikut kryesor të jashtëm. Kishin filluar të acaroheshin mosmarrëveshjet midis rretheve demokratike dhe rretheve konsevatore për të të forcuar pozitat e tyre në pushtetin politik me anën e zgjedhjeve parlamentare/
    Fillimi i vitit 1921 e gjeti Izet Dibrën në detyrën e nënprefektit të Tiranës, detyrë të cilën e kreu me shumë përgjegjësi profesionale si jurist  i aftë, por edhe me përgjegjësi morale atdhetare, sepse e vlerësonte rëndësinë e forcimit të admistartës në njësitë vendore të shtetit shqiptar. Në forcimin e punës së administratës së  këshillit  të nënprefekturës së kryeqytetit , ai, tregoi aftësitë e tij organizuese institucionale  duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha hallkat e zinxhirit administrativë të prefekturës së Tiranës. Gjatë vjeshtës së vitit 1921 u riformuan grupimet e mëparshme politike dhe kishte filluar forcimi i grupit popullor në qeveri edhe në ushtri.. Krizat qeveritare ishin të shpeshta.. Kriza qeveritare e dhjetorit 1921 acaroi grupimet rivale  në etjen e tyre për pushtet dhe në fillim të janarit 1922 ishin ndaluar mitingjet e konferencat që nuk ishin të miratuara nga Ministri   i Punëve të Brendshme A.Zogu  Aparati i xhandarmërisë dhe ai i policisë ishin venë në veprim për të mënjanuar kundërshtarët politike në konfrontimet e tyre.. Kishte filluar carmatimi i popullsisë i shoqëuar me masa të ashpëra. Politika fiskale e qeverisë së kryeministrit Xh. Ypit kishte zbatuar vendimin për të mbledhur me forcë detyrimet e prapambetura  mbi fshatarësinë, e cila e keqësoi  gjendjen  ekonomike të fshatarësisë duke shtuar mjerimin esaj. Si pasojë kishte filluar lëvizja kundër qeverisë, në të cilën ishin bashkuar elementë që përfaqësonin rryma të ndryshme politike, të cilat nuk kishin interesa e qëllime të njëjta.
         Izet Dibra u përballë me durim e urtësi  me ata përfaqësues që kërkonin të përmbysnin  pushtetin  duke tensionuar krahinat e vendit. Në lëvizjen për përmbysjen e qevrisë së Xh.Ypit ishin përfshirë edhe elememtë karrieristë, kundërshtarë politik të A.Zogut. Ky bashkim forcash heterogjene ishte i dëmshëm për demokratizimin e shtetit shqiptar dhe Izet Dibra kishte ndjerë keqardhje për këtë armiqësi midis shqiptarëve ambiziozë për sundim pushteti. Ai kishte ndjenja të larta atdhetare dhe i donte të gjithë shqiptarët të bashkuar për forcimin e konsolidimin e shtetit shqiptar, për zhvillimin ekonomik  të Shqipërisë  që kishte  në trupin e saj plagën e rëndë të copëtimit  të trojeve shqiptare.
       Në këto momente të vështira, Izet Dibra përjetoi  dhimbshëm shpërthimin e kryengritjes në ditët e para të marsit 1922, e cila kishte plan të sulmonte njëkohësisht Shkodrën, Tiranën dhe Elbasanin. Iniciatoret e kryngritjes ishin kryesisht persona që kishin forca dhe ndikim në tri prefektura: në atë të Kosovës (që përfshinte rrethet e sotme të Kukësit e Tropojës),  të Dibrës  dhe të Durrësit. Forcat kryngritëse  të Dibrës   të udhëhequra nga Elez Isufi pasi kishin korrur suksese në luftime  iu afruan Tiranës dhe më 8 mars ato hynë në kryeqytet duke marrë një pjesë  të Tiranës kishin filluar të zhvillonin luftime kundër garnizonit  të Tiranës që komandohej nga A. Zogu. Luftimet ishin të ashpëra dhe me humbje nga të dy palët. Në castin më kritik  për trupat qeveritare kishte ndërhyr ministi anglez në Shqipëri H. Aiers, i cili e kishte bindur Elez Isufin të tërhiqej. Pas kësaj ngjarje tronditëse  qeveria zbatoi masa ndëshkimore duke organizuar gjyqin ushtarak.. Izet Dibra u emërua anëtar i gjykatës ushtarake., detyrë të cilën e kryeu me korrektësi duke zbatuar ligjet e shtetit shqiptar.
        Izet Dibra,  nënprefekt  i  Elbasanit  (mars –qershor 1922)
       Pas lëvizjes së marsit 1922, Izet Dibra emërohet  nënprefekt në Elbasan, nga  marsi 1922 deri në qershor 1922. Në pak muaj që qëndroi në ktë detyrë,  ai drejtoi me rigorozitet në administratën e prefekturës së Elbasanit.  Izet Dibra si nënprefekt ekzekutonte urdhërat që i përkisnin administratës së prefekturës dhe ndikoi në mbajtjen  e qetësisë dhe stabilitetin qytetar, duke marrë masat e duhura për të mos lejuar zhvillimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme..
      Izet Dibra kishte treguar që në fillim të punës si nënprefekt  motivimin e detyrës që i ishte bessuar. për t’i shërbyer komunitetit të  Elbasanit me përkushtim, duke zbatuar disiplinën e ndërgjegjshme të postit shtetëror dhe duke  ofruar bashkëpunimin e tij të ndershëm e të sinqertë me të gjitha strukturat e qeverisjes së kësaj treve. Gjithashtu ai dha ndihmesën e tij në të gjithë veprimtarinë  ditore për mbarëvajtjen sa më mirë të prefekturës së Elbasanit. Në mënyrë reciproke, ai kishte ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me komandën e xhandarmërisë dhe ato të policies, duke siguruar në prefekturën e Elbasanit rregullin e qetësinë publike.
        Në dokumentat e asaj kohe, emri i Izet Dibrës në prefekturën e Elbasanit  vlerësohet pëe mirëadministrimin e të ardhurave financiare, të pagesave si dhe shpenzimet finaciare, duke  vëzhguar me kujdes e me përgjegjësi  drejtorinë e finanacave të prefekturës së Elbasanit.. Njëkohësisht, në detyrën e nëprefektit, Izet Dibra respektonte institucionet e tjera të prefectures, duke zbatuar me përgjegjësi detyrën e tij dhe nuk ndërhynte në kompetencat e nëpunësve të tjerë.
          Megjithëse sipas detyrës, kishte të drejtë të vëzhgonte të gjitha punët e prefekturës, ai, asnjëherë nuk u përzie në proceset gjyqësore, duke mos  përdorur  ndikimin e tij për përfitime personale apo klanore. Izet Dibra kishte treguar kujdes në dhënien e pasaportave, në dhënjen e lejeve për gjah dhe përdorim arme. Ai drejtoi  me aftësi organizative këshillin administrativ të prefectures, duke ndihmuar drejtorinë e financave, sekretarinë dhe të zgjedhurit e këshillave të krahinavet të prefekturës së Elbasanit në mbarëecurinë e punëve të ngjeshura dhe me përgjegjësi  që iu dilnin përpara.  
       Bashkëkohësit e Izet Dibrës, tregojnë se nën drejtimin e tij, këshilli adminstrativ i prefekturës zhvillonte me rreptësi çdo ankand  dhe administronte  ligjërisht, me anën e nëpunësve procedurat e ankandit, duke siguruar rregullin e ankantit të pyjevet të shtetit; të ndërtesavet të shtetit. Izet Dibra shqyrtonte me kujdes të ardhunat dhe shpenzimet  e  këshillave të krahinavet dhe kontrollonte me disiplinë të lartë vendimet  e administratës së  nëprefekturës.

            Izet Dibra, Deputetë  i prefekturës së Dibrës (1923 – 1925)
       Figura e Izet Dibrës rritej dita ditës dhe profili i tij, dalëngadalë, po ravijëzohej si ai i një buri të vërtetë shteti.  Autoriteti i tij ishte rritur në mënyrë  reale  në opinionin e gjërë  shoqëror demokratik , për shkak të aftësitë drejtuese, organizuese, figurës së pastër morale  dhe kulturës juridike. Për këto cilësi, por mbi të gjitha për virtytet që mbrunin larakterin e tij, do ta propozonin kandidat për deputet i prefekturës së Dibrës. Kishte filluar lëvizja për thirrjen e Asamblesë Kushtetuese, si organ që do të caktonte formën e regjimit politik dhe statutin themeltar të shtetit shqiptar
Në një atmosferë acaruese midis grupimeve politike  u zhvilluan zgjedhjet e dhjetorit 1923 , në të cilat Izet Dibra u zgjodh deputet i prefekturës së Dibrës nga viti 1923-1925.
          Në veprimtarinë e parlamentit shqiptar të viteve 1923 -1925 fjala e Izet Dibrës kishte shumë peshë, me argumentat e tij jepte mendime racionale në dobi të zhvillimit të jetës ekonomike e politike të vendit. Kishte ndërtuar marrëdhënie dashamirësie me të gjithë zgjedhësit e prefekturës së Dibrës, dinte se si të fliste dhe të përgatiste projekte dhe veprimitari në dobi të qytetarëve dhe komunitetit. Ai ishte serioz në zgjidhjen e halleve dhe problemenve të zgjedhësve të tij. E donin dhe respektonin për ndershmërinë e tij në mbajtjen e fjalës së dhënë, ishte kërkues ndaj vetes dhe tregonte kurdoherë përkushtim e vendosmëri për zbatimin e ligjeve shtetërore.
.         Zenel Prodani, mik dhe koleg i Izet Dibrës, tregon në kujtimet e tij punën e përkushtuar të Izet Dibrës  si një deputet  që përfaqësonte me dinjitet interesat e popullsisë së prefekturës së Dibrës. Në kushtet e acarimit të luftës për pushtet midis  qeverisë dhe opozitës, Izet Shatku nuk bëhej pjesë e intrigave politike, por ruante të pastër karakterin e tij të qëndrueshëm, frymën atdhetare dhe gadishmërinë për t’i shërbyer komunitetit që e kishte zgjedhur . Shumë herë Izet Shatku ishte pranë zgjedhësve të prefekturës së Dibrës, dëgjonte me vemendje  ankesat dhe kërkesat e tyre. Ishte i vetëdijshëm se shumë gjëra nuk vareshin  prej tij. Kriza ekonomike dhe atentati që iu bë kryeministrit Ahmet Zogu, në shkurt 1924, thelloi përçarjen politike, nxiti konjukturat e prapaskenat dhe paralizoi jetën parlamentare. Kjo situatë e avraguar rëndshëm e kishte shqetësuar Izet Dibrën , por ai ruajti ekuilibrin, duke ju shmangur grupazheve e veprimeve revolucionare. Ai ruajti gjakftohësinë në castin kur forca të armatosura rrethuan parlamentin  shqiptar, pas momentit të parë të atentatit të A. Zogut.
      Izet Dibra, pas acarimit të situatës politike, në pranverë të vitit 1924 vizitoi fshatrat në prefekturën e Dibrës dhe vëzhgoi nga afër gjendjen e mjeruar të  fshatërësisë, me një ekonomi në amulli, në kushte të vështira natyrore. Ai ishte pezmatuar, kur kishte gjetur fshatarë pa bukë dhe të mbytur në borxhe. Ishte revoltuar se shumë familjeve iu mungonte fara e mbjelljes dhe kafshët tërheqëse dhe, si rrjedhojë. një pjesë e tokës së punueshme  mbetej pa mbjellë.
        Ali Erebara,  mik dhe bashkëpuntor i ngushtë i Izet Dibrës tregon se  : “ Deputeti Izet Dibra ishte i interesuar edhe për problemet që kishin zonat malore te prefekturës së Dibrës .Ai raportonte në parlament shqetësimet e fshatarësisë së zonave malore dhe shpesh guxonte ta tregonte realitetin të saktë ashtu sic ishte. Izet Dibra fliste flisste me keqardhje për gjendjen e vështirë të fshatarësisë së zonave malore, të cilat ishin shumë te varfëra, ushqeheshin me barishte, me pemë  dhe me çka mund të sajonin, duke jetuar me mundime të tejskajshme, të kërcënuar nga uria. Fshatarët e zonave malore ishin të rrënuar ekonomikisht dhe kishin detyrime edhe për të paguar taksat. Izet Dibra bisedonte haptas me zgjedhësit e vet, ai komunikonte edhe me shtresat e ndryshme qytetare, me nëpunësit e vegjël, civilë edhe ushtarakë. Organizonte takime  me arsimatrët e xhandarët dhe ndërhynte për zvarritjet që bëheshin për rrogat e tyre, të cilay jo rrallë, shtyheshim me muaj të tërë pa u paguar.
          parlament, Izet Dibra kritikonte qeverinë e kryesuar nga Shefqet Vërlaci, që ajo të mënjanonte masat gjysmake të karakterit ekonomik e politik. Diskutonte parimisht duke treguar realitetin  e rritjes së pakënaqësisë  popullore.Me guxim iu drejtohej qeveritarëve të plotësonin kërkesat e e fshatarësisë për uljen e taksave. Tensionet politike  u shtuan me vrasjen e Avni Rustemit. Izet Dibra kontribuoi për qetësimin e situatës së rënduar në jetën parlamentare dhe ishte shprehur kundër dhunës revolucionare. Vrasja e Avni Rustemit e nxiti më tej dhunën revolucionare dhe shpejtoi shpërthimin e kryengritjes së armatosur.
         Izet Dibra e  kritikonte armiqësinë midis shqiptarëve për etje për pushtet, me dhimbje ai e cilësonte tragjedi këtë përcarje kombëtare. Ishin momente trishtimi, kur Izet Dibra  shkonte në prefekturën e Dibrës dhe shikonte me përmallim horizontin e Dibrës së Madhe, ku  ishte i ndaluar të shkonte, por zemra e tij ndodhej atje, nëpër sokakët e qytetit të vendlindjes . E prtiti me maturi  ndryshimin e qeverisjes së qershorit 1924.  Ishte përsëri në parlamentin shqiptar, por tani pak i rezervuar në diskutime, fjalëpak për të komentuar qeverinë e Fan Nolit. Në dejet e gjakut të tij ishte rrënjosur atdhedashuria dhe parimi i shqiptarizmës ishte mbi ideologjitë e programeve të partive. Nuk e pranonte konformizmin, nënshtrimin, as servilizmin politik, por reagonte me pjekuri, duke kërkuar midis grupimeve politike tolerancë dhe kompromis në të mirë të atdheut. “                
      Karakteri i fortë që e karakterizonte Izet Dibrën, fjala e matur, qendrimi i drejtë  e parimor, sinqerittei, bujaria dhe ndershmëria e tij, i siguruan emër të mirë dhe shumë miqësi të tjera. Edhe në ditë me vështirësi komplekse të grindjeve të shuma politike midis grupimeve rivale për pushtet, ai gjente një mundësi ekuilibri, në drejpeshimin e fakteve, në bazë të interesave kombëtare. Ai ishte kundër klaneve fisnore të sëmura nga egoizmi, që gëlonin në luftën e egër për pushtet dhe nuk përzihej në çorbën politike të kohës që kutërbonte erë të ndotur. I gjykonte cështjet me objektivizëm e nuk i vlerësonte përceptimet e gabuara subjektive dhe arsyetonte pa pasionin e rrëmbyer të politikanëve gjaknxehtë  e grindavecë.
      Në ngjarjet më kritike të qershorit dhe të dhjetorit 1924, kur ishin pikat më të nxehta të veprimeve të armatosura midis forcave rivale për pushtet, Izet Dibra përjetoi trishtim dhe dhimbj për gjakun e derdhur nga armiqësia midis shqiptarëve.Me heshtjen tronditëse në zemër nderoi të rënët në kryengritjen e armatosur në qershor dhe dhjetor 1914. Ai mendonte se kjo ishte një dramë kombëtare e një populli të shumëvuajtur nga një robëri e gjatë osmane, nga një genocid i egër serb e grek që kishte djegur, vrarë njerëz të papajshëm, me qëllim që të zvogëlohej populli shqiptar, për ta zhdukur Shqipërinë nga harta e Ballkanit. Këtij dimensioni të trishtë, gati fatal, i shtohej dhe armiqësia midis vetë shqiptarëve, të zënë në një luftë për jetë a vdekje midis tyre, për karriget e pushtteit.
      Në brendësi shpirti i tij ishte i brengosur për Dibrën e Madhe, me dëshpërim kujtonte masakrën e ushtrisë serbe, në shtator-tetor 1913 , ku ajo u shndërrua në një thertore nga shovinizmi sllavo- serb. Ishte treguar shumë i matur, kur shikonte urrejtjen midis klaneve për pushtet , me fjalën e tij ndikonte të krijoheshin urat e mirëkuptimit midis forcave politike shqiptare , të cilat kishin krijuar  përçarje kombëtare, duke shkaktuar në trupin e Nënës Shqipëri, të përgjysmuar në 1913,    plagë të tjera, të shkaktuara nga vetë shqiptarët                 
Izet Dibra, Prefekt i Elbasanit (1925-1926)
         Në vitin 1925- 1926, Izet Shatku shërbeu si prefekt në prefekturën e Elbasanit. Elbasanasit e pritën me shumë ngrohtësi prefektin Izet Dibra, e kishin njohur nga  afër në muajt prill- qershor 1922, kur kishte kryer detyrën e nënprefektiti të Elbasanit. Ishin të freskëta gjurmët e veprimtarisë së dobishme, gjatë së cilës ai kishte drejtuar me sukses këshillin administrative të nënprefekturës së Elbasanit. Komunikimi tepër njerëzor i prefektit Izet Dibra,  me nëpunësit dhe popullsinë e prefekturës së Elbasanit, në vitete 1925- 1926, kujtohet edhe sot nga ish kolegët e tij, të cilët me respekt tregojnë aftësitë drejtuese të tij, fakte që dëshmojnë se ai nuk krijonte autoritetin e rremë me dhunë psikologjike shtetërore, por kishte dhuntinë e kuptimit të detyrës, si shërbëtor i zellshëm i shoqërisë shqiptare. Me virtytet e larta morale, ai kishte ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me të gjithë vartësit e tij , duke punuar në grup me përgjegjësi personale dhe kolektive. Pushtetin që kishte si prefekt nuk e impononte me forcën e zyrës së shtetit, por me aftësitë organizuese mobilizonte forcat mendore dhe fizike të të gjithë administratës së prefekturës së Elbasanit.
       Me përkushtim në detyrën e prefektit të Elbasanit, Izet Dibra zbatonte në mënyrë ligjore mbrotjen e lirisë dhe pronës personale, duke garantuar qetësinë publike. Duke firmosur urdhëra të prefekturës me siglën Izet Dibra, ndaloi të gjitha guximet e paligjshme dhe gjithë veprat që cenonin lirinë dhe qetësinë. Ishin momente të vështira të zbatimit të programit të Republikës Shqiptare,  kur në ditët e para jë jetës së saj, kishte filluar të nxitej në mënyrë sistematike riorganizimi dhe forcimi i pushtetit republikan shqiptar. Izet Dibra ushtronte pushtetin ekzekutiv. Ishte përfaqësues i qeverisë së prefekturës e nënpefekturës së Elbasanit. Ai zbatoi urdhëresat që dërgoheshin nga ana e ministrisë  së brendshme, duke rioganizuar forcat e xhandarmërisë së prefekturës së Elbasanit, që drejtoheshin nga komanda e përgjithshme, në krye të së cilës qëndronte komandanti  që ishte shqiptar dhe inspektori i përgjithshëm që ishte anglez.
        Një kujdes të veçantë, Izet Dibra, në prefekturën e Elbasanit kishte treguar me zbatimin e ligjit “mbi instalimin  e emigrantëve”, sipas të cilit të mërguarëve në Shqipëri u jepej tokë nga prona e shtetit, duke nënshkruar kontrata ligjore.Në administratën e prefekturës së Elbasanit, Izet Dibra luftoi  kundër abuzimeve dhe korrupsionit  të autoriteve të sektorëve financiarë të taksave shtetërore. Ai ishte model i mos shpërdorimit të pozitës së tij zyrtare, për t’u pasuruar me mënyra të paligjshme e arbitrare. Ndëshkonte rreptë këdo që kishte guxuar të përvetësonte pjesë të taksave shtetërore.
         Gjatë kohës që shërbeu në detyrën e prefektit të Elbasanit, Izet Dibra punoi me merak e përkushtim në zhvillimin e ekonomisë, për ndërtimet botore, për zhvillimin e arsimit, kulturës e shërbimin mjekësor  së zonës së Elbasanit. Në dhjetor të viti 1925, Izet Dibra drejtoi me suksese masat organizative për zgjedhjet e këshilit bashkiak të qyteteve të prefekturës së Elbasanit. Pas zgjedhjeve të këshillave bashkiake, ai ndihmoi veprimtarinë e këshillave bashkiake të qyteteve për mirëadministrimin e jetës publike dhe komunale të tyre. Forcimin e këshillave bashkiake të qyteteve, ai e vlerësonte si detyrë të rëndësishme, sepse ishin organe që përfaqësonin vullnetin e qytetarëve.
           Në dhjetor 1926 Izet Dibra u dha goditje ndërhyrjeve brutale të  grupeve të armatosura të të arratisurëve politikë, që kishin filluar të lëviznin edhe nëpër fshatrat e Elbasanit, për të prishur jetën  publike e qetësinë e sigurinë në prefekturës në këtë qytet dhe rrethinat e tij. Ai  kishte organizuar me efkikasitet nëpunësit e këshillit administrativ të prefekturës në zbatimin e komptencave ligjore, duke dhënë vetë shembullin pozitiv të përkushtimit në detyrën shtetërore. Intesiteti i lartë i punës së tij nuk njihte orar zyrtar të planifikuar për punë zyre, por në çdo kohë ishte në gadishmëri pune, duke zgjidhur në kohën e duhur problemet e qeverisjes së prefekturës së Elbasanit. Është kjo punë e palodhëshme e tij, që bashkëkohësit e ruajnë në kujtesë Izet Dibrën për rregullsinë e tij në detyrën e prefektit, për aftësitë drejtuese, organizative, për efikasitet në drejtimin dhe mbarëvajtjen e punëve në adminitratën e ptrefekturës së Elbasanit.
                      Izet Dibra,   Prefekt   i   Tiranës       (1927-1928)
                                   
                            
        Në vitin 1927, ,në moshën  pesëdhjetëvjeçare, Izet Dibra filloi detyrën e prefektit të prefekturës së Tiranës., njëkohësisht,  detyra e prefektit  kishte si funksion edhe detyrën e kryetarit të bashkisë të Tiranës. Në vitet 1912 - 1926, Tirana ishte nënprefekturë, përfshihej në juridiksionin e prefekturës së Durrësit. Në kuadër të organizimit të pushtetit vendor, pas dhjetorit 1924, edhe nënprefektura e Tiranës kishte bërë  ndryshimin. Pas një studimi të hollësishëm, Dhoma e Deputetëve dhe Senati, më 24 qershor 1926, miratuan organizimin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilin për herë të parë Qarku i Tiranës u bë prefekturë, duke u përfshirë në Departamentin e Qendrës
           Qamil Pepa kishte qenë prefekti i parë i Tiranës. Në këte kohë, Prefektura e Tiranës kishte këtë përbërje në drejtimin ej saj:
      Qamil        Pepa - prefekt i Tiranës
       Ismet        Toto - sekretar i parë
      Xhaferr Doko - nëpunës i shtetit civil
      Perikli        Frashëri - nëpunës i shtetit civil
        Izet Dibra e kishte vlerësuar detyrën e prefektit të kryeqytetit dhe, duke qenë pranë organeve qendrore të pushtetit dhe shtetit shqiptar, ai ishte angazhuar për ta drejtuar prefekturën e kryeqytetit të  Republikës Shqiptare me një përgjegjësi të madhe. Me përkushtimin atdhetar  kishte nisur administrimin ekzekutiv të prefekturës së Tiranës, duke përdorur pa kursim energjitë e tij mendore dhe fizike, në dobi të atdheut.
       Rexhep Jella, Fiqiri Rusi, ish kolegë, bashkëpuntorë me Izet Dibrën , tregojnë  se prefektura e Tiranës, në vitet 1927 – 1928, nën drejtimin e tij kishte rritur rolin e ekzekutiv në zbatimin e ligjeve, akteve e regulloreve, në çdo qelizë të prefekturës së Tiranës.
       Në vitet 1927- 1928 detyrat shtetërore kërkonin mobilizim në përballimin e krizës ekonomike, të zisë së bukës dhe dhunës që ushtronin grupime antizogiste  që mbështeteshin nga kolonitë shqiptare të mërgimit.
         Me ligjin  organik të ministrisë punëve të brendshme  të datës 23 maj 1928 u rritën kompetencat e pefeketit për administrimin e qarqeve, që e ndanin Shqipërinë 10 prefektura, 29 nëprefektura me dy klasa dhe 63 krahina me tri klasa. Krahinat ndaheshin 2361 katunde. Në këtë ligj përcaktoheshin edhe detyrat e prefektit, si përfaqësues i pushtetit përmbarues në qarqe. Prefekti Izet dibra ishte kryetar i administratës civile në prefekturë. Ai shpallte e zbatonte ligjet dhe rregulloret e shtetit, siguronte qetësinë dhe të drejtat private të popullit, kontrollonte bashkitë, nënprefekturat, komisionet e shoqëritë që ndodheshin brenda qarkut të tij, kujdesej për emigrantët, merrte masa kundër kontrabandës, kryente inspektim çdo tre muaj në territorin e prefekturës, ndihmonte gjykatësit në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe ishte drejtuesi i shërbimit sekret në prefekturë, që ishte në fakt detyra më e panjohur e tij.
           Prefekti Tiranës Izet Dibra forcoi punën në këshillin administrativ  duke ndëshkuar cdo shkelje në detyrë të të gjithë nëpunësve  që ishin shefa zyrash,në administratën e prefekturës dhe bashkisë së Tiranës,. Me përjashtim të fushës së drejtësisë, Izet Dibra  urdhëronte masa disiplinore për të gjithë nëpunësit, si edhe ndaj shkeljeve që kryeheshin  nga  xhandarmëria dhe policia. Ndonëse prefekti nuk kishte në varësi vetëm ushtrinë, në çdo rast  Izet Shatku interesohej për forcimiën e disiplinës ushtarake.
   njësinë vendore të prefekturës së Tiranës Izet Dibra kishte mirëogranizuar veprimtarinë e  këshillit administrative.. Në prefektura ato përbëheshin nga prefekti ose zëvendësi i tij, kryesekretari i prefekturës, drejtori i financave, nëpunësi më i lartë i botores, bujqësisë e arsimit dhe nga 4 anëtarëve të zgjedhur prej popullit, të cilët zgjidheshin për dy vjet. Izet Dibra ushtronte funksionin e tij duke zbatuar me korrektësi ligjet e shtetit shqiptar, të gjitha vendimet i merrte vendimet me shumicë votash. Ai organizonte ankandet, përgatiste kontrata që lidheshin me pronat e shtetit, gjurmonte këtë pasuri, dhe nuk abuzonte me detyrën e tij, të cilën e vlerësonte dhe e kryente me përgjegjshmëri të lartë atdhetare.
           Izet Dibra  është firmëtari i shumë projekteve në ndërtimin e urave, kanlizimve, dhe të bllokut të ministrive dhe të bashkisë së Tiranës (ish-Komiteti Ekzektiv ) e cila u prish duke ja lënë vendin Muzeut Historik Kombëtar. Me vizionet e qarta urbanistike moderne , Izet Dibëra ishte aktiv në mobilizimin e gjithë institucioneve të kryeqytetit për të bërë ndërtime komode që e zbukuronin pamjen e Tiranës. Ai me këmbëngulje në organet qëndrorë të shtetit kërkonte fonde dhe i administronte me  rreptësi  e disiplinë financiare pa lejuar asnjë shpërdorim fondi duke organizuar sistematikisht kontrollet e inspektimit.
      Në qershor –gusht 1928 , prefekti Tiranës Izet Dibra  drejtoi fushtaën e zgjedhje në prefekturën e Tiranës dhe më 17 gusht u zhvilluan votimet për Asamblenë Kushtetuese. Ai organizoi mitingje popullore ,  me kërkesa të  institucioneve të tjera të kryeqytetit Tiranë, ku me inisiativën e tyre, nëpunës të këshillit administrative të prefekturës së Tiranës kishin kërkuar  shpalljen e monarkisë me mbret Ahmet Zogun. Në Durrës, Kavajë dhe Korcë ishin organizuar protesta me akuza të maipulimit të zgjedhjeve, të votimit në prani të forcave të xhandarmërisë, të cilat kishin ushtruar presion policor mbi zgjedhësit. Shumë ngatërresa kishin lindur  me zgjedhësit e dytë , që në shumicën e rasteve këta ishin detyruar të dërgonin si zgjedhës së dytë personat që kishin pëlqimin e Ministrisë së Brendshme  Izet Dibra  në krye të prefekturës së Tiranës drejtoi me aftësi organizative fushatën e zgjedhjeve në Tiranë, e cila kishte përfunduar me sukses e me qetësi nga të gjithë zgjedhësit e Tiranës.
     shtator 1928 Prefekti Izet Dibra bashkëpunon në mënyrë institucionale me kryeministrin e parë të mbretërisë shqiptare Koco Kota  për të përballuar shënjat e para të krizës ekonomike ,  të rrënimit të ekonomive të vogëla, të rritjes të të papunëve dhe të rritjes së borxheve. Izet Dibra kishte ngritur shqetësimin  e gjëndjes së borxhllinjve  e cila ishte e vajtueshme , kurse ajo e huadhënësve  ishte jashtëzakonisht e priviligjuar, sepse kërkesate mëdha për borxhe kishin  ngritur përqindjen e kamatës. Prefekti Izet Dibra  kishte përkrahur miratimin e kodit penal  që kishte hyrë në fuqi qysh në janar 1928, po kështu ai kishte vlerësuar arritje positive  në prill 1918  kodin civili. Të cilat e bëin shtetin shqiptar me standarte të larta lidhore evropiane, kishte filluar epoka e reformave përparimtare ose “oksidentale”
   Në 30 korrik 1928  në Tiranë botohet shkrimi që i bënë vlersime prefektit Izet Dibra në të cilin shkruhet : “
            Urime dhe Rekomandime per Prefektin e Kryeqytetit
  Tirana duhet të jetë e kënaqur nashti, me dy ngjarjet e mëdha që shënuan në kronikat e saj:
Me përfundimet e zgjedhjeve, nga të cilat doli Asambleja Mu­nicipal dhe Këshilli Permanent, dhe me emnimin definitiv të Prefektit të Kryeqytetit.
Por, ne këtu do të bëjmë fjalë vetëm për Prefektin e Kryeqy­tetit, që emnua me dekret të Qeverisë se të tjerët i zgjedhë vetë populli.
       Prefekti i parë i kryeqytetit, z. Izet Dibra është provue deri tash si një nga administratorët më të mirë që munt të gjenden në Shqipëri dhe veprimi i tij i gjallë ka lënë gjurma të shënuëshme kudo.Veçanërisht, Tiranasit kanë pas rastin më të mirë për me provue aktivitetiti e tij në kohën që ka pas qënë Komisar i Bashkisë.
       Kurrë më parë nuk është banë  punë për lulëzimin dhe mirësimin e këti qyteti sa nën qeverimin e z. lzet Dibra, i cili plotësoj gati gjithë punët që kishin jet  të meta dhe filloj një seri punësh të reja që  bëjnë një nder qytetit.
       Por, bashkë me urimet t’ona të nxehta, kemi edhe disa rekoman­dime për Prefektin e Kryeqytetit, në formë problemesh që duhen dhe munt të zgjidhen me një herë:
1)  Automobilat janë shumë keq atje ku i ka vue më parë, në Shallvare.
Për automobilat duhen caktue vënde të ndryshme brënda në qy tet, ku të gjënden disa prej tyre gjithnjë për shërbim të publikut brenda ne qytet.
    2) Automobilat punojnë brenda qytet duhet të kenë taksimetra, ose caktohet pagesa pas kilometrave do   bëjnë.
         mbarohen më parë rrugët që janë në ndërtim e sipër dlie pastaj të çilen rrugë të tjera. Automobili ujitës të dalë më shpesh për ujitje dhe  t'i spërkasë me ngadal rrugët.
Të merren masa më të rrepta për luftimin e mushkonjave që po e mbytin popullin. (Dikush na thotë në këtë pikë se  mushkonjat janë shumuar nga bari i thatë që kanë pru në qytet.
     Të bëhet inspektimi më i imtë për shitësit e akulloreve, gazozeve (që janë plot plehra), frutave dhe ëmbëlsirave ku mblidhen miza me "ordi".
Të thyhen pa mëshirë gotat, pjatat dhe çanakët e çarë se mbledhin mikrobet më të fëlliqtë dhe më të rrezikëshëm.
T'inspektohen dhe disimfektohen rregullisht vëndet ku mblidhen dhe rrojnë tok ushtarët.
Këto janë porosit e para; mundet të kemi të tjera më vonë.”
          Izet Dibra kishte ndërtuar marrëdhënie me të gjithë, bashkëkohësit e tij tregojnë se ai dinte sesi të fliste dhe të përgatiste projekte dhe veprimitari në dobi të qytetarëve dhe komunitetit. Si prefekt i Tiranës mbahet mend për rregullin dhe qetësinë, korrektësinë e ushtrimit të detyrave dhe kompetencave inistitucionale.
             Izet Dibra, prefekt  i Beratit (shkurt- tetor 1928 )
      Në fund të tetorit 1928, duke qenë i sukseshëm në drejtimin e prefekturës së Tiranës, u emërua në prefekturën e Beratit, për të forcuar atje administrimin shtetëror, në kohën kur kishte filluar kriza e rëndë eknomike. Megjithëse shkonte për herë të parë në qytetin antik të Beratit, Izet Dibraarriti të krijonte marrëdhënie bashkëpunimi me gjithë administratën dhe institucionet e prefekturës së Beratit, e cila kishte nën vartësi një sipërfaqe të madhe  me nënprefektura të tjera.  Përvoja organizative, aftësitë e veçanta komunikuese dhe shkalla e lartë e inteligjencës së Izet Dibrës vunë në lëvizje të gjitha strukturat e prefekturës së Beratit, si në zonën fushore, kodrinore, por edhe atë malore të zonës së Tomorricës dhe të Skraparit.
           Këshilli administrativ i prefekturës së Beratit dëgjonte me vëmendje çdo udhëzim të Izet Dibrës, i cili me qartësinë e kulturës juridike kërkonte zbatimin e ligjshmërisë, pa dëmtuar interesat e shtetit dhe të shoqërisë. Ai kishte organizuar me sukses luftën kundër spekultatorëve, që në zinë e bukës abuzonin me çmimin e produkteve ushqimore. Me rreptësinë e ligjit, Izet Dibra kishte venë në lëvizje komisionet e inspektimit, duke kontrolluar gjithë veprimtarinë ekonomike, arsimore, shëndetësore e finanaciare të prefekturës së Beratit.
         Viti 1928 ishte viti i intesifikimit të punës drejtuese të Izet Dibrës, i cili organizoi takime në të gjitha zonat fushore, kodrinore e malore të prefekturës së Beratit, duke dëgjuar me vemendje ankesat dhe kërkesat e çdo prodhuesi bujqësor, blegtoral apo artizanal. Me thjeshtësinë që e karakterizonte, me fjalët e qeta dhe me vend që vinin pikat mbi “i” për çështjet që kërkonin asistencë ligjore, ai ndihmoi në zgjidhjen në kohën e duhur të halleve të komunitetit të fshatit e qytetit. Administrata e prefekturës e respektonte Izet Dibrën për sjellen korrekte që ai tregonte ndaj secilit nëpunës, pa bërë dallime krahinore apo fetare.
   Me punën e tij këmbëngulëse, me përkushtimin në detyrë, ai ndikoi dukshëm në jetën e prefekturës së Beratit. Bashkëkohës së tij tregojnë se Izet Dibra ishte në Berat i kudondodhur pranë shqetësimeve e problemeve të komunitetit, si në fshatrat ashtu dhe në qytetet që mbulonte prefektura ku shërbente. Qëndrimi korrekt në detyrën e prefektiti vlerësohej edhe nga organet qëndrore të qeverisë dhe mbretërisë shqiptare. Në shumë dokumente  janë të pasqyruar vlerësimet pozitive të aftësive drejtuese të Izet Dibrës, të cilat nuk nuk e vetëkënaqnin karakterin e tij solid për punë të dobishme në interesa të atdheut. Ai i priste me modesti këto vlerësime, sepse kishte në zemër idealet e rilindasve të mëdhenj, të cilët i kishte njohur nga afër në vitet e lëvizjes kombëtare shqiptare, në qytetin e alfabetit shqiptar  të Manastirit, kur ishte gjimnazist, në Dibrën e Madhe, ku u gatua atdhedashuria  shqiptare dhe në Stamboll kur kreu studimet universitare për drejtësi, duke shëtitur nëpër rrugicat e vendbanimit të mendimtarëve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtre Shqiptare të kolonisë shqiptare të mërgimit.
         Gjatë vitit 1928, Izet Dibra, duke parë nga afër varfërinë e përgjithshme dhe papunmësinë në rritje, kishte organizuar takime me kategoritë e punëtorëve me mëditje dhe kishte bashkëbiseduar me ta rreth pakënaqësive të tyre për uljen e shpërblimit të mëditjes, sepse pagueshin 4-5 korona argjendi në ditë, në vend të 10-12 koronave që u ishin premtuar nga sipërmarrsit e shoqërive të huaja të shfrytëzimit të venmdburimeve të naftës në Kuçovë. Me durimin dhe qetësinë që e karakterizonte, ai kishte zgjidhur shumë situata acaruese midis punëtorëve dhe përfaqësuesve të administratës së shoqërisë konçensionare.
        Nën drejtimin e prefektit Izet Dibra, Berati kishte rritje të të ardhurave financiare të tatimeve, sepse nuk abuzohej, por me displinë financiare të gjitha procedurat zhvilloheshin me korrektësi, duke bërë transparencën çdo zyrtar në pozicionin që kishte. Vendosja e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis prefektit Izet Dibra dhe këshillit administrative të prefekturës së Beratit sollën rezultate të larta në të gjithë sektorët e prefekturës së Beratit.


         Izet Dibra, kryetar i bashkisë së Shkodrës  (1928 – 1930)
          Detyrën e kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Izet Dibra e kishte mirëpritur, duke e vlerësuar kulturën shkodrane dhe qytetin e Shkodrës, e cila gjatë qindvjeçarëve ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Një mendësi kolektive emancipimi e vetdijësimi kulturologjik, për shkak të pikave të shumta të kontaktit me modernitetin global.
          Duke ecur nëpër rrugicat e ngushta  me gurë të kalitur  të lagjeve  të Shkodrës, me shtëpitë  më të vjetra, me një ose dy kate, me bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj- lloj lulesh, Izet Dibra kishte përceptuar bukurinë dhe magjinë e papërsëritshme të qytetit të lashtë. Ai ndihej i lumutur e i gëzuar nga mikpritja karakteristike shkodrane. Mrekullohej nga humori i hollë dhe eleganca e komunikimit të shkdranëve, të cilët i çmonin shumë njerëzit mendjehollë e të ndershëm si ai.
         Në krye të bashkisë së Shkodrës, Izet Dibra nisi me përkushtim të organizonte punën drejtuese, duke filluar bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë stafin e bashkisë. Me punën e Izet Dibrës, bashkia e Shkodrës rriti më tepër shërbimet e nevojshme ndaj qytetarëve shkodranë. Ai lehtësoi procedurat e administratës së bashkisë në shërbimin e shpejtë ndaj çdo qytetari. Duke organizuar takime me lagjet e qytetit, Izet Dibra njohu nga afër hallet e problemet e qytetarëve shkodranë, të cilët me shumë kulturë kishin trajtuar problemet e ndërtimit, urbanizimit të qytetit dhe vështirësive të strehimit. Në këto takime Izet Dibra kishte dëgjuar me vemendje kërkesat e qytetarëve shkodranë,  duke ju premtuar zgjidhjet më të mundshme nga ato shërbime të ofruara nga administrata e bashkisë.
     Në fund të viti 1928 dhe në fillim të vitit 1929  bashkia e Shkodrës realizoi ndryshimet e para në mermetimin e rrugëve, në problemet ekologjike dhe shërbimet komunale. Izet Dibra kishte njohuri për qytetin e Shkodrës  si qendër e kulturës, siç thuhej në atë kohë, porta e hyrjes së Europës.  Duke vlerësuar krijuesit shkodranë, Izet Dibra u interesua për veprimtaritë botuese, për veprimtarit sportive dhe zhvillimin e arsimit. Një vëmendje të veçantë Izet Dibra do të tregonte për kujdesin social dhe shërbimin shëndetsor ndaj qytetarëve shkodranë. Administrata e bashkisë së Shkodrës ishte në shërbim të çdo qytetari shkodran, duke mos lejuar asnjë zvarritje të zgjidhjes dhe plotësimit të kërkesave të ligjshme të qytetarëve të Shkodrës.
        Izet Dibra  organizoi  sektorin e inspektimit, të kontrollit të subjekteve duke zbatuar me disiplinë të  rreptë  gjitha urëdhresat, udhëzimet shtetërore
Nën kujdesin e Izet Dibrës u gjallërua shërbimi tregtar  duke nxitur lidhjet tregtare me jashtë. Ai kishte nxitur e përkrahur prodhimin  artizanal, dhe atë industrialë ku Shkodra ishte e  dalluar midis qyteteve më të mira shqiptare.
    Izet Dibra duke bshkëpunuar edhe me institucionet e tjera të prefekturës së Shkodrës kishte mirëorganizuar  ndihmën  ndaj veprimtarive bujqësor, veterinere dhe ekonomizimin e ujit  të zonës së Shkodrës.
         Në prill të viti 1929 Izet Dibra u aktivizua në komisionin, nën kryesinë e ministrit Hiqmet Delvina , për të hartuar projektligjin e reformës agrare. Me aftësitë e tij juridike , ai , dha mendime për zbatimin e një reforme agrare jashtë kuadrit së mardhënjeve feudale, të cilat pengonin zhvillimin e vendit. Duke diskutuar me profesorin italian Xh.Lorenconi, Izet Dibra paraqiti studimin e tij mbi gjendjen e bujqësisë shqiptare dhe se si mund të depërtohej më mirë në zhvillimin e saj drejt ekonomisë së tregut. Izet Dibra kishte  zhvilluar debate konstruktive me mbështetës së shtresës së cifligarëve, që donin një reformë agrare në mbrotje të marrëdhënieve feudale.
          Në shumë takime në zonën e Shkodrës  , Izet Dibra ishte përballur me interesimin e gjërë publik shkodran , i cili  kërkonte të mësonte se si do të hartohej ligji i reformës  agrare.  Në këto takime të nxehta ekonomike, Izeta Dibra dëgjonte dhe sqaronte karakterin e reformës agrare sipas kushteve e mundësive të vendit, dhe me urtësi përballonte kërkesat e masave fshatare për një shpronësin pa pagesë dhe për ndarjen e tokave në dobi të bujqëve “pa të holla e pa shpërblim”, por kërkesat e pronarëve ishin  shpronësim me pagesë të tokave  të tepërta të pronarëve cifligarë.Projektligji i reformës agrare mbas diskutimesh në komisionet  e ministrisë së drejtësisë iu paraqit parlamentit shqiptar nga kryeministri Pandeli Evagjeli dhe u dekretua nga mbreti A. Zogu në 3 maj 1930.
         Izet Dibra e vlerësonte ligjin e reformës agrare për  kufizimin që do i bëheshin deri diku cifligjeve  të mëdha  duke krijuar  mundësi për një rritje  më të shpejtë të elementëve kapitalistë në fshat  Për zbatimin e këtij ligji në zonën e Shkodrës , Izet Dibra nuk lejoji abuzimet me shitjet fiktive të tokave midis anëtarëve të familjeve të tyre
 Si kryetar bashkie në Skodër , Izet Dibra la gjurmë ta pashlyera në kujtesën e popullit shkodran mbeti njeriu i respektuar. Interesimi i tij, për ndërtmin e rrugëve, për urbanizimin  e qendrës së qytetit  të Shkodrës, përpjekjet e tij    përmirësimin e infrastrukturave të rrjeteve të kanalizimeve, tharjes së kënetave e mocaleve ishin arritjet e punës drejtuese në krye të bashkisë së Shkodrës. Izet Dibra u vlerësua  nga opinioni shkodran si kryetar bashkie, si një administrator i shkëlqyer i një sër problematikash duke filluar nga rrugët, tregjet, kanalizimet dhe veprat e tjera social-ekonomike
         Në gazetën shqiptare, e enjte 20 qershor 1930 është botuar shkrimi kushtuar nderimit që i ishte bërë Izet Dibrës duke i dhënë titullin : “ Qytetar nderi i Shkodrës”
Në atë gazetë shkruhet:
Izet Dibra qytetas nderit  të qytetit të Shkodrës
           Asambleja e Bashkisë hapi nji ndër sesionet e saj ndër këto ditë.  ... Porse asambleja e cila paraqet 'vullnetin e popullit më  anën e përfaqësuesave të vet, që i ka zgjedhë; të cillët janë ajka ose mezja e vendit,.ndër këto ditë bani nji punë shumë të pëlqyeshme e të mirë.
         Sikurse dihet përpara se të vihej Ministër i Punëve Botore shkëlqesia e tij, Izet Dibra, ishte ma parë kryetarë i Bashkisë s' onë.Punët e mëdha, rregullimin e disiplinën që pruni e vuni sa ishte këtu  janë punë që s'harrohen aqë lehtësisht.
         Asambleja pra tuj dashtë mirësi a dijtë për nderë mundin.,punën e veprimin e palodhëshëm t'ish krye tarit të Bashkisë vendosi unanimisht e në mes të duartrokitjeve emënimin e rregjistrimin e zoitit   Izet Dibra  si qytetas nderit të Sbkodrës.
       Kaq sa mujti bani Shkodra, por me kët gjest fisnik e bujarë t’asamblesë përciellet edhe mirënjoftja e thellë e paharueshme që populli shkodranë bën për ish kryetarin e Bashkisë. .Gjurmë të mira e të pashlyeshme ka lanë Izet Dibra ndër ne ,edhe ne s'kemi për  t‘a harrue
           Nji ditë tuj bisedue me disa bashkëqytetas esnafë pazarit mbasi me banë eiogjel e ish kryetarit të palodhur, partn e tij, sellin.c tij per punë e rrcgull, disbip.linen rigo- roze ndërpunë e nëpunësa, kontrollin e madhë e të pahatër që kisbte për punët botore kështu e mbyllë bisedën njeni ndër dagajxhi. “Besa besë, zotënia i jem i dashturi na s'kena fat me na ndej për të gjatë kohë kësi lloj kryetarësh. Të rrinte edhe pak Izet Dibra po e shifshe Shkodrën tuj ndrue fytyrë me nji herë 
         Qe punëtor i palodhur e i ndërgjegjshëm s'hanohet kollaj.  Populli asht studioz i madhë.. .Ja studjon psihikën sejcilit, e. ban nji opinjon mbi të. Gja s’i  pshton gjykimit të drejtë të popullit.         Izet Dibrës i urojmë njimijë të mirat për fatbardhësinë e tij e i ndigjofshim të mirën kurdoherë  për lumtërinë e Atdheut të dashtun. “
               Izet Dibra, Ministër i Punëve Botore  (1930  1932)
            Puna drejtuese e suksesshme e atdhetarit Izet Dibra ishte vlerësuar edhe nga organet e larta të shtetit shqiptar, të cilat e thirrën në muajën shkurt 1930 ddhe i ofruan një post ministror në rikompozimin e qevrisë, që do të bëhej në ditët e para të marsit 1930. Në bazë të dokumenteve arkivore rezulton se gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare, nga 6 marsi 1930 deri në 7 dhjetor 1932 , Izet Dibra ishte Ministër i Punëve Botore ( Punëve Publike dhe i Ndërtimit) në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Pandeli Evangjeli. Ishte shpërndarë  në datën 5 mars kabineti i dytë i qeverisë me kryeministër Kostaq Kota  dhe më 6 mars 1930 u formua  kabineti i  tretë i qeverisë mbretërore, me këtë përbërje: Pandeli Evangjeli – Kryeministër, Vasil Avrami - Ministër Drejtësie, Rauf Fico - Ministër i Jashtëm, Musa Juka - Ministër i Brendshëm, Izet Dibra - Ministër i Punëve Botore, Mehdi Frashëri - Ministër Ekonomie
          Si ministër i punëve Botore (Ndërtimit, Transporteve dhe Investimeve të huaja) për një periudhë tre vjecare, Izet Dibra shquhet  në organizimin dhe në  zbatimin e një sërë projektesh në kanalizimet kombëtare, rrugët nacionale, si dhe në vecanti do të mbahet mend si ministri i cili ka firmosur projektin për zbatimin e ndërtimit të kompleksit ministerial  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”, ku padyshim mbajnë firmën dhe kujdesin e tij profesional. Izet Dibra e drejtoi Ministrinë e Punëve Botore, kur kriza ekonomike botërore në të gjitha vendet kishte sjellë pasoja shumë të rënda, duke rritur  papunësinë, shtrenjtësimin e jetesës, e si pasojë duke shkaktuar rritjen e varfërisë. Sidomos në Shqipëri  kriza goditi rëndë  shtresat e varfëra të popullit, erdhi si një rrebesh i egër, që solli shumë të këqija e fatkeqësi. Në shtypin e asaj kohe shkruhej: “Kriza ekonomike po bën kërdinë
me gjithë fuqinë e saj në Shqipëri. Malësitë po kanosen drejpërdrejt nga uria. Tregtia ndodhet në një stanjacion të plotë. Numuri i të papunëve po shtohet dita për ditë”.
     Në këtë situatë të vështirë, Ministri Izet Dibra rriti më shumë bashkëpunimin me administratat e njësive vendosre dhe u qëndroi me guxim gjithë përpjestimeve të luftës së punëtorëve kundër punëdhënësve, ai me duim  shmangu përleshjet e punëtorëve me shoqëritë sipërmarrëse. Në disa nga këto përleshje ishin përdorur nga punëtorët druri, gurët, kazmat, duke shkaktuar edhe të plagosur.
      Në gusht 1930, kur  punëtorët e ndërtmit të rrugës Krujë-Burrel ishin hedhur në manifestime, ministri Izet Dibra ishte i pari që u ndodh midiis tyre, duke zgjidhur problemin e kontatave me shoqëitë sipërmarrëse si dhe për pagat e ulta që merrnin.  Izet Dibra kurdoherë vlerësonte çdo shqetësim tek njësitë vendore, duke ndihmuar në kohën e duhur në zgjidhjen e çështjeve të rëndsishme, që lindin midis hallkave të zhvillimit të jetës ekonomike të vendit. Ai ishte në çdo kohë i lidhur me të gjitha problemet e ministrisë së Punëve Botore, që kishin një shtrirje në të gjitha krahinat e Shqipërisë, prandaj atë e shikonin shpesh në operativitet, duke shkuar atje ku ishin shqetësimet e punëve të ndërtimit
    Më 19 mars 1931, Ministri Izet Dibra i pëgjigjet Fletores “Ora” për krittikat që ishin adresuar si më poshtë:      
         “Lutemi me botue tekstualisht shpjegimet që vazhdojnë në përgjigje t’artikujve të botuem në Fletoren  “ ORA” ne Nr. 322 më 15 Mars “Nji  pyetje që ban dita ditës populli  Dallavere, Neglizhencë apo injorancë  dhe në Nr. 323 me 15 Mars “Ujdi çmimesh të Punve  Botore”
     Shkruesi i artikujve kritikon Ministrinë e Punve Botore dhe teknikët e saj mbi çashtjen e pregatitjes së planeve  të projekteve të veprave botore, mbi modifikimet që bahen gjatë punës dhe ban disa ashtu të quajtuna konkluzione, dhe u  thonë; Dallavere, Neglizhencë e injorancë.
       Për ndritshmin e opinionit që ka muejt me u ngacmue nga ato arikuj të palarë themeli, përgjegjemi se kontratat për ndërtmin e veprave botore ba­hen gjith'herë mbasi t’juë pregatiten planet prej inxhinjerave me komisione e me diplomë Universiteti, të cilët hartojnë edhe preventjonë  kushtimit të ç'do veprës.
     Mbasi baueladjudikata simbas rregullit, përveç projekteve e planeve u bashkagjitet Komrauve edhe konditat e përgatitjes  të zbatimit të punimeve  (Cahler Ues charges).
Projektimi i nji rrugës, nji urës a pa tjetër ndërtesë ka kurdoherë natyrë  preventive, përse zbatimi efektiv i ktyne punimeve ka lidhje me shumë rrethana e kryenreje me natyrën e tokës mbi të cilën bahen puni met, prandei asht e pamundun me projektue për shembll  nji rrugë 50-100 kilomeirash dhe me e zbatue punimin piknisht mbas profileve gjansore përse në punim e sipër hasen vështirësina të paparapashme të ci lat duhet t’eliminohen me anë ndryshimesh a varjantesh që t'i përshtaten qëllimit tue marrë parasysh kurdoherë zbatimin e shëndoshtë dhe ekonominë.
Ç'do shumë kontratore asht gjithmonë aproksimative përse tue pasë nji kontratë  30 -40 pozicjone punimesh me çmim të njishme, ajo shumë në fund të punimit mund të kenë oshilacjone në ma pak ose në ma tepër. Këto eventualitete janë të parapame në paragrafin e  të kon ditave të përgjithshme t’aprovueme ma parë prej Këshillit Ministerial, i cili thot  tekstualisht:
       Sasinat e vume në preventivin e shpenzimeve janë vetëm si pikë përmbajtëse. prandej sipëërmarrësi nuk ka të drejtë me kërkue farë damshpërblmi në raste që sasinat shtohen ose mungohen. Qeveria ka të drejtë me ba ndryshime mbi planet në kjoftë se  to për shkaqe teknike ose ekonomike kanëi me u pa të nevojshme.
         Artikullshkruësi ban pyetje pse mos t’jepen me adjudikatë edhe shtesa e punimeve. Mbasi nuk asht kompetent, si e thotë vetc natyrisht bjen në gabim. Kurse nji sipërmarrës asht në vazhdim të punimeve tue shfaqet nevoja për modifikim punimit ose për shtesë punimit, praktikisht asht e pa mundun që në puutmtn e uj të ndërhyjn nji sipërmarrës tjetër, përse nji vepër hartifrugë a urë nuk mundet të kryet në nji pjesë  kryesore prej njerit sipërmarrës e nji pjese  e mundëshme e saja prej nji sipërmarrësit tjetër.         
           Sipërmarrësi asht i detyruem me ba sasinat që i kërkon Qeveria e natyrisht n'asht se rezultojnë punime ma shumë se janë të parapame në  kontratë si tepricë duhet t'i pagunet sipërmarrsësit  simbas çmimeve të konvenume e k"fiiç punimi nuk asht parapas në cilësi at'here ujdisen çmimet e njishme. Kjo Ministri nuk ka njoftim t'ekzistojë nji kontratë për nji urë 500 Napolonash e t'jenë shtue mandej për kët urë edhe 500 Napolona të tjera.
          Artikullt thotë se janë dhanë 20,000 Fr. ar shpërblim një ingienjeri për studimin e nji rruge e cila nuk paska kenë studjue mirë. E para, nuk asht e vërtetë se i janë dhanë 20.000 Fr. ar por vetëm 10.000, dhe e dyta, po në bazë t'atij studimi asbi dtianë aaiudiKata edhe po vazhdojnë punimet e ndërtimit, sado që për arsye teknike edhe eko­nomike janë ba disa modifikime në punime e sipër. Fëriund  ky shpërblim i dhanun nuk asht aspak i ezazheruem ne Krahastui uie miMclimin e sa mujve siudimi.
       Mandej thotë prap artikulli se një ingjenjer n'jugë merret njiherit edhe me sipëmarrje. Kjo Ministrië nuk ka njoftim që ndonjë nga ingjen|eret e vet t'jetë njëkohësisht  sipërmarrës punësh botore, e po kje se ka tak ic ai'nere duhej të lajmohej Qeveria me kët person.
       Veç shpjegimeve të dhanuna sipër, ju bëjm me dijt se ç'do çashtje që ka për objekt shUsën iastenave të parapame në kontratat e veprave botore, modifi kimin e ç'do projektit, caktimin e  çmimeve për punime të pa pa­rapame nër kontrata a projekte, mbasi t'jenë  ba raportat teknike prej drejtusave të punime­ve, ekzaminohen prej  Drejtorisë  së Përgjithshme të P. Botore, i transmetohen Inspektorisë  së Përgjithshme për analizim teknik dhe ekonomik dhe eventualisht për konstatimin  e çashtjes në vend të punimit.    
       Mbas ktyne shqyrtimeve t'imta i parashtrohet çashtja me të gjitha hollësinat komisionit  të posaçëm për Punët Botore dhe kurse aprovohen prej këtij Komisioni i paraqiten Këshillit Ministerial për vendimin definitiv.
Mbas të gjitha këtyne kanaleve teknike dhe administrative që përshkohen të tilla praktika, besojmë se nuk mbetet as për Dallavere, as për Neglizhencë as për injorancës             
                                Ministri i Punëve Botore lzet Dibra
Më 11 prill 1931 u shpërnda kabineti i tretë i qevrisë dhe filloi ndryshimi i kabinetit qeveritar, i cili bëri ndryshime në postin e ministrave, por Izet Dibra qëndroi përsëri në postin e Ministirtit të Punëve Botore. Ndryshimet  e posteve ministrore ishin: “Kabaniteti katërt u  formua më 20 prill 1931, me këtë përbërje: Pandeli Evangjeli – Kryeministër, Milto Tutulani - Ministër Drejtësie, Hysen Vrioni - Ministër i Jashtëm, Musa Juka - Ministër i Brendshëm, Lame Kareco - Ministër Finance, Hil Mosi - Ministër Arsimi, Izet Dibra - Ministër i Punëve Botore, Seit Toptani - Ministër Ekonomie”
             gazetën “Besa”,  më 1 shtator 1931, botohet kronika e punimeve të ndërtimit në kryeqytetin Tiranë, ku midis të tjerash shkruhet: “Punimet po shtrihen përtej Lanës. Po fillon pjesa e Bulevardit në Tiranën e re dhe kanalizimi i Lanës. Si e kishim relatuar numurat e shkuara të fletores tonë Ministria e P. Botore po i jep fund rrafshimit të tokës para sheshit të ministrive dhe mbushja e gropave mbaroj gjer në buzën e La­nës. Tashti informohemi se Ministria e P. Botore  fillin e dekovilit do t’a hedhë përtej Lanës dhe nesër do të fillojë punimet Bulvardin Zog në piesën e Tiranës së re dhe dekovilët do vendosen kodrën kundrejt legatës Amerikane prej ku do nxiret dheri i nevojshmë për siguruar nivelimin e tokës në drejtim Bulvardit Zog gjer në buzën e Lanës.
 Gjithashtu  këto  ditë  fillon  kanalizimi i Lanës me pjesën e Bulevardit Zog dhe ky kanalizim nis para vilës mbretnore e vazhdon gjer në fund të bishtit të lumit të cilit me kanalet që gërmohen do ti ndryshohet  shtrati dhe ky do të jetë në vija paralele dhe pastaj do të fillojë konstruksioni i urës së madhe .Gjithë  këto punime me shpejtësi fillojnë brenda këtyre ditëve.  Tirana e re në rrugën e realizimit
             Aktiviteti i pa reshtur i Ministrit P.Botore
      Kushdo kalon sheshin para ministrive sheh një lëvizje e një gjallëri pa parë qindra punëtor  rrëmihin tokën dhe një varg i gjatë vagonësh vete e vien në Lanë  për t'a mbushur e për t'a rrafshuar këtë..
Ky punim i vazhduar i detyrohet kryesisht aktivitetit Ministrit P. Botore Z. Izet Dibrës i cili ka vendosur ëndrën e Tiranës së re t'a bëjë një realitet dhe për këtë qëllim ka pregatitur gjithë projektet e punimit të kësaj pjese.
Si mbas informatave të sigurta kemi Z. Izet Dibra projektet e punimit i ka ndarë kështu :
      1)  Ngrehja e urës monumentale mbi Lanën, me gjithë kanalizimin komplet lumit;
       2) Konstruksioni i Bulvardit ZOG prej sheshit  ministrive gjer në kodër ku do ngrihet Pallati Mbretnor;
       3) Konstruksioni i sheshit para Miuistrive me gjithë monumentat do përmbajë kio vepër artistike.
Këto projekte punimesh kanë marë formën definitive dhe q'u është pregatitur dhe prevantivi i tyre këto   uiL pi juxiren n'adjudikatë për t'i paguar nga fondet e huas së fundit për të cilën Ministri P. Botore ka kërkuar autorizimin e komisionit posacmë.
     Sa po jepet ky autorizim me një herësh do fillojë adjudikata dhe pas kësaj; fillimi i punës me ngutësi më të madhe.
Kështu me këto vepra vendime definitive Tirana re po hyn në fazën e realizimit.
         Izet Dibra me energji të pashtershme drejton Ministrin e punëve botore  dhe sukseset janë përditë të njohura nga publiku kryeqytetas, të ciln vlerësojnë ndryshimet që po pëson Tirana  me punën e palodhur administratës që drejtohet  me aftësitë organizuese të tij..
  Gazeta “Besa” më datën 8 shtator  shkruan se Ministrija e P. Botore pregatit programin e punimeve për 10 vjetë.
            Punimet botore që do të kryhen në vjetin 1931 --1932
         Ndër këto ditë, Ministrija e P. Botore, me anën e teknikve të saj absolutë është tue i u kushtue një punimi me randësi d.m.th. pregatitjes së pro gramit të përgjithëshëm të punëve botore që do të kryhen për dhjetë vjetë, prej 1932 deri në 1942 me fondet e huas së re.
      Natyrisht përpunimi i një të tillë programi që duket se do të përfshijë punë të gjana, për shumë arësyena, nuk mund të përfundohet menjëherë, me gjithë se qarqet kompetente besojnë që mbrenda një kohe jo të gjatë mund t'i jepet fund.
Ndërkaq, Ministrija e P. Botore i paraqiti Këshillit ministruer programin e punimeve që do të zhvillohen në këto vjetë, për t'iu refurue komisjonit të posaçëm të huas. Në këtë programin një vjetuer figurojnë këto punime të cilat do të bahen me shumen e 4 miljonave, te caktume për botore prej huas së dhjetë mi­ljonave të këtij vjeti :
Ndërtimi  “Bulevardit Zog”  Regullimi i kanalizimeve, korreksjon i Lanës, Ura e Lanës, sistemim i shtresës së rrugave, asfaltim i sheshit të Ministrive, sistemimi i qendrës së Ministrive, Shpronsim i tokave e ndërtesave në Bulevardin Mussolini, ndërtim i Laboratorive, ndërtim i kolektorave në Shkodër, mirëmbajtje e të gjitha rrugave e urave, dy grupe ingjenierash për pla­net e qytetit, ura në Prefekturën e Durrsit, penda në lumin e Matit në Milot, ura e Burelit, ura e Kamzës, urat Gjorm e Drashovicë, rruga Maliq-Lozhan, rruga Ura e Vezirit Shemri Pukë, rruga. Tiranë-Kamzës-Fushë Krujës,  rruga. Barmash- Petrau, rruga Balllsh-ÇCorrush - Kalivaç, rruga Kalivaç-Memalijej-Tepelenë, rruga Silishtë- Penkovë, rruga Gjormë-Vranishtë, rruga Sbkodër-Prekal Okal-Thethë-Bogë, rruga Orosh Nderfushaj, rruga Berat-Vodicë-Çorovodë-Frashër, rruga ; Fier-Seman, rruga Durrës-Porto Romana, rruga Qafë-Buell Peshkopi, rruga e Kurveleshit rruga e Konispolit, Depo e përgjithëshme për Ministrin P. Botore, Garazhe për të gjitha Ministrit, Studime.”
             Vlerësimet për punënt e mira që krijonte administrate e Ministrisë së punëve botore nën drejtimin e sukseseshëm të ministrit Izet Dibra  pasqyrohen edhe më datën 9 shtator 1931 në fletoren  zyrtare  ku shkruhet : “                 
Vepra na nderojne si Komb e si Shtet   
numrin e djeshmë të fletores s'onë kishin shënnar një nga një të gjitha punimet Botore që ka vendosur të kryej qeveria me fondet e huas brënda vitit 1931-32. Ç'do shqiptar, kudo që të ndodhet, kur do të këndojë këtë vendim kaqë të shkëlqyer do të ndiejë kënaqësinë |më të madhe dhe do të duartrokitë, me gjithë shpirt,  vendimin e qeveris së tij e cila për lumturinë e nesërme të kombit i ka dhënë rëndësinë më të madhe veprimit konstruktiv dhe qytetronjës.
       Shqipëria e djeshme e fillë- ruar nga çdo mjet komunikaisioni dhe e harruar në gjendjen e saj natyrale dhe të pikëlluar kishte nevojë, nga ç'do vend më tepër, të bënte transformacionin e saj të detyruarshme dhe të ndryshonte fytyrën e saj me shpeitësi rrufeje. Shqiptarit, të mbetur si e kishte krijuar natyra, i duhesh pa tjetër me fuqi vetëtime të vraponte drejt qytetrimit dhe këtë fuqi dinamike duhësh t'a shtonte sa  t'ish e mundur më tepër për  t'arritur vëllezërit e' tij fqinj që kishin fituar jetën e tyre lirë shumë kohë më parë.
        Distanca tmeronjëse për  t'arritur në pikën finale   qëllimit ishte aqë e madhe dhe aqë e mahnitshme sa dhe , më optimisti ndiente, në zemrën e tij, një përplitje dhe një dredhje të dëshpëruar, dhe kjo përpëlitje shtohësh më tepër akoma kur se, për  këtë distancë kaq të largtë, na mungonte dhe mjeti më i vogël.
Por vullneti i pa tundur i një birit gjenial të kësaj Shqipë risë së shumë vuajtur ëndrën e bukur e bëri realitet dhe etjfn zhuristse të gjitii një kombi për qytetrim e përparim e shoj dhe e plotsoj me  frymë përjetsie. Biri i Shqipërisë i izoluar në male a i mbetur në baltën e fushave në qoftë se brënda pak vjetve ka siguruar kontaktin dhe me këndin më të largtë të vendit të tij dhe në qoftë se ky kontakt, ka qenë elementi kryesor dbe i domosdoshmë për të forcuar lidhjet vëllazërore dhe për të hapur një fushë të re aktiviteti e fuqie, ky sukses kaq i madh dhe kaq me rendësi a nuk është dëshmia e ndritshme e një vullneti të hekurtë dhe me gjithë madhështinë e tij a nuk tregon vendimin reformator e qytetronjës të popullit t'onë ?
       Po t'i hedhim nji sy shpejtazi statistikës së P. Botore do të konstatojmë se brënda 6 vjetve në fushën e veprimevet konstruktive kemi zhvilluar një aktivitet jashtzakonshme dhe kjo fuqi e pa shterrur na ka siguruar me mijra kilometra rrugë, me mijra ura, ndjrtesa madhjshtore, dhe vepra tjera kolosale.
       Por prap dhe kaq nuk mjaftonte se pse kishim fatin e keq të trashëgonim një shkretëtirë plot gërmadha e as gjë tjejtër dhe mbi këto duhesh të ngrihnim pallatin e qytetrimit shqiptar i cili kërkonte akoma fuqi rrufeje e vetëtime dhe ky kërkim, për ekzistecën  t'onë si komb e si shtet mu në Kyçin e Evropës, duhësh pa tjetër të plotsohesh dhe u plotsua.
Huaja e fundit e kontraktuar në mes të Mbretrisë s'onë
e t'Italisë nuk ishte gjë tietër përveç se plotsimi i kësaj nevoje vitale dhe realimmi i shpeit i idealit për transformimin e vendit t'onë në një kopsht qytetrimi.
      Ministria e P. Botore me 4.000.000 fr. ari të caktuara, për te, po qe se, brenda gjashtë muajve, q'ë mbetet vitit financiar 1931-32, këtë shumë e destinon dhe e shpenzon për veprat botore. që ka vendosur, jo vetëm që shpëton populli nga zia e bukës dhe i siguron punë e jetën e këtij por bën dhe një mrekulli tjetër në sheshin e zhvillimit ekonomik dhe të lulëzimit të vendit.
        Me 4.000.000 fr. ari bren­da një kohe të shkurtër u ndërtua Bulevardi Zog, po u sigurua kanalizimi i Lanës, po u ngreh mbi të ura madhështore, po u sistemuan sheshet dhe po u asfaltuan rrugët e caktuara Tirana ndryshon fare tiparet e saj dhe mer fytyrëa e një Kryeqyteti më modern të botës.
        Po ky ndryshim, po ky transformacion do të duket, në mënyrë më. impozante dhe në ç'do kënd t'Atdheut t'onë po qe se shumat e caktuara për së cilën vepër e për së cilën prefekture derdhen e shpenzohen brënda kësaj ko­he gjashtë mujore.
Këtë e shpresojmë dhe e presim t'a shohim të realizuar.
        Izet Dibra  Deputet në prefekturën e Elbasanit  (1932-1936)
Pas dhjetorit 1932 Izet Dibra u angazhau në jetën paralamentare, në të cilën  ishte zgjedhur Deputet, përfqësues i Prefekturës së Elbasanit. Në këtë legjislaturë të dytë Izet Dibra  jepte mendime të vlefshme për politikën e jashtme të shtetit shqiptar.  Ishin acaruar dhe rritur tensionet politike në marrëdhëniet shqiptaro-italiane, të cilat burimin e kishin nga  mospërtëritja e paktit italo-shqiptar të vitit 1926 që shkaktoi reaksion të menjëhershëm në rrethet qeveritare italiane. Izet Dibra ishte mbështetës i masave për të ndaluar frekuentimin e shkollave të huaja (masë e drejtuar kryesisht kundër shkollave italiane) nga shtetasit shqiptarë dhe si rrjedhim një pjesë e këtyre shkollave ishin mbyllur.
       Izet Dibra  kishte gjetur në prefekturën e Elbasanit ngrohtësinë njerzore të popullsisë së Elbasanit që kur ishte prefekt ne vitet 1925-1926, sigurisht tani si Deputet e kishte shumë më të lehtë për të komunikuar  me të gjitha institucionet shtetërore dhe publikun elbasanas, të cilët e ruanin në kujtesën e tyre performancën e admiruar të Izet Dibrës. Deputeti Izet Dibra ishte i pranishëm pranë problemeve që kishte prefektura e Elbasanit, ai ishte vazhdimisht në komunikim me gjithë punonjësit e administratës së prefekturës, duke u njohur me shqetësimet e jetes ekonomike, të cilat mundohej të shpinte drejt zgjidhjes në organet qendrore të qeverisë shqiptare. Në seancat e parlamentit diskutimet e Izet Dibra ishin të qarta, të kuptueshme, zëri i tij fliste realitetin e jetës me problemet që kërkonin zgjidhje. Në natyrën e tij, tregojnë bashkëkohësit, Izet Dibra kishte preokupimin për t’i zgjidhur problemet në interes së halleve që ishin emergjente dhe ai asnjëherë nuk harronte ato që kishte premtuar para zgjedhësve të tij.
         Ai i ftonte zgjedhësit në biseda të lira, i përshëndeste më përzemërsi dhe u fliste me ngrohtësi. Sic tregon një shoku tij, Izet Dibra futej mes fshatarëve e duke iu buzëqeshur iu thoshte me sinqeritet se “jam vëllai juaj”, me sjelljen e tij të ciltër, me aftësinë e tij për t’u afruar e miqësuar kishte fituar respektin e elektroratit elbasanas. Ai futej mes zgjedhësve, me fshatarët e thjeshtë, bisedonte me ata për hallet dhe jetën, për bukën, për punën që bënin. Izet Dibra interesohej dhe i pyeste fshatarët, se “ përse i shisnin dhitë, delet, lopët, mushkën apo kalin që kishin” dhe prerj tyre mësonte se ata i shisnin që të blinin misër, të lanin borxhet që i kishin marrë beut apo  tregtarit, që ia kishin marrë për të paguar vergji, xhelep e taksa.
       Duke njohur drejtpërdrejtë hallet e vuajtjet e zgjedhësve ai e ngrinte zerin në paralament  për të ulur taksat mbi fshatarët e varfër, të cilët i kishte dëgjuar më vëmendje si vëllezër, përherë luftonte t’u jepte të drejtën dhe shquhej për mprehtësinë dhe zgjuarësinë në zgjidhjen e problemeve që shtroheshin. Izet Dibra ishte tepër njerëzor, i drejt në gjykime, i mbronte hallexhinjtë, i përbuzte  dallaverexhinjtë, servilët e shpifësit., prandaj zgjedhësit elbasanas e donin, e respektonin dhe e prisnin me kënaqësi  sa herë takoheshin me të.
   Kurdoherë vlerësonte detyrën  ndaj shtetit dhe shoqërisë, ishte i përpiktë në  plotësimin e kërkesave e ankesave të zgjedhësve të tij. Elbasanasit e shikonin  gjithëmonë që ai ishte pranë tyre në ditë të vështira dhë në ditë gëzimi,modestia e deputetit Izet Dibra që komunikonte me të gjitha moshat tregohet nga bashkëkohësit e tij  si vlerë e lartë njerzore e karakterit burrëror  të tij të formuar në vendlindjen e tij të dashur, Dibrën e Madhe, emrin e së cilës ai e kishte vendosur me krenari e me mall në mbiemrin e tij.
    Vitet e lagjislaturës së dytë ishin vite  me shumë tensione të brendshme e të jashtme, ku deputeti Izet Dibra,  me inteligjencën e tij kishte mbatjur qëndrime të matura ndaj disa ngjarjeve që kishin tronditur  Mbretërin Shqiptare. Gjatë viti 1934, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë ishin acaruar së tepërmi. Roma bënte presion dhe kërcënonte. Më 22 qershor dërgoi  pa asnjë paralajmërim 22 luftëanije në portin e Durrësit. Izet Dibra në paralamentin shqiptar e dënoi  këtë kërcënim, kur shumë të tjerë e quajtën “vizitë miqësore”. Izet Dibra mbështeti politikën liberale të  M.Frashërit në tetor 1935, pas shtypjes së kryengritjes së Fierit, për masat që ajo mori në shpalljen e lirive të shtypit dhe lirinë e fjalës dhe ai përkrahu shpalljen e aministisë për të gjithë të burgosurit politikë pjesmarrës në lëvizjen e Fierit, të dënuar më pak se 5 vjet.
     Në dhjetor të viti 1936, në zgjedhjet e legjislaturës së tretë, Izet Dibra nuk ishte kandidat për deputet, por në në 3 gusht të vitit 1937 zgjidhet deputet i prefekturës së Durrës –Tiranë, në vend të Izedin Beshirit. Acarimi i situatës ndërkombëtare dhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Izet Dibrën në moshën 62 vjeçare, duke bërë jetën familjare në Tiranë.
        Periudhën e regjimit komunist Izet Shatku e përballoi mjaft rëndë. Ai dhe familja e tij u internua në qytetin e Shkodrës dhe pasuria e tij u grabit në mënyrën më çnjerzore. U konsiderua si bashkëpuntor i  qeverisë së Ahmet Zogut dhe për këtë qëllim u përjashtua nga jeta sociale dhe politike e vendit. Ndërroi jetë në Shkodër, më 11 shkurt 1964. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit me nderime e respekte nga qytetarët shkodranë  e dibranë.
   VIJON
Qatip Mara – Saimir Shatku

No comments: