Tuesday 13 May 2014

LARG, QE S'BEN LARG.




Imagjinata, kjo  vater  me veprimtari  te larte  nervore i drejtohet  se panjohures per  ta bere  te   njohur, siell, perciell emocione tronditse  per  ta bindur   lexuesin  se ndodhet  brenda  fenomenit  apo  reaksionit  qe po ndodh.Duke  u larguar  nga fantazia    po zbres  ne  vitet e jetes  sime.
Shtepite  tona  ne  ujin e ftohte te Vlores , atje  ku sot  fillon  plazhi i Ri, mbi  rrugen  automobilistike  Vlore  Sarande  i  dogji  lufta, ngelen pa u djegur  dy  pale  shtepi  te vogela, qe i ndante  nje rruge  ne mes.Ne   me  te mirat , pas lutes,  shteti  solli  per  te banuar  nje familje  , qe  eshte  gjer  sot.Ne tjetren, qe  ishte me dhoga, kater dhoma  dhe  dhoma  e zjarrit  me mur   , banonim  ne .
Familja  jone  perbehej  prej  Gjyshes, Nenes, Halles  dhe  pese  femije, nga  te  cilet  , me i vogeli  isha Une.Drejtimin  e shtepise  e kishte  Gjyshja  .  Grate e   rregullonin aq mire  shtepine,  sa rralle  mund  ta  shihje ate  rregull dhe pasterti.
Mbi  keto  shtepi  ishin  ndertuar  pese ndertesa   trikatshe   nga  italjanet, qe u bene  konvikt  per  nxenesit  e ardhur  nga  qytete dhe fshatra, nga  rrethe  te tjere.
Per  ti  mesuar  keta  nxenes  kishin  ardhur   mesonjes nga    larg
Drejtor  i ketij  konvikti  ishte  nje nga burrat  me  te nderuar  te  Vlores, babaji  i dy  deshmoreve  Mustafa   Luci.Nje  paradite  te ngrohte erdhen  vizite  ne shtepine  tone  dy  gra , qe ishin  nene  dhe bije.Shkolla  pritej  te fillonte  dy dite  me vone.Asnjehere  gjyshja  s'me ndante nga vetja.
- Une ,  tha nena e vajzes, kam  ardhur  nga  Tirana me vajzen, qe eshte aresimtare e emruar  ne kete konvikt, por  kushtet dhe aresye  te tjera  me shtrengojne , qe  t'mos  ta le  atje.Ne qofte e mundur ti  jipni   nje dhome  per te   banuar  me ju,  ne do tju  paguajme  haken  qe ju  mendoni.Vajza  u skuq  ne  fytyre dhe  uli  koken.
Pasi  e degjoi gjer  ne fund zonjen e ardhur i tha;
Po  zonje  , vajza  juaj  do  banoje  me ne , ne nje dhome  me vajzen  time  dhe  per gjithe  kohen  do te jete  nen kujdesin   tone.Une s'dua  asnje kacidhe  nga  ju.Zonja  e ardhur   u ndje  si e zene  ne faje  nga   pergjigja  e gjyshes.Ajo s'e priste kurre kaq  bujari.Une  shikoja syte e saj , dritaret   e shpirtit ,  e  vetmja  pjese e zbuluar  e  tij . Syte,  me alfabetin  me te vjeter  ne bote , qe ngelet  i pandyshuar, por vec  rinon.Ata flasin dhe  pergjigjen    me kete alfabet  Te nesermen  e asaj  dite  Fatimeja  erdhi  per  te  banuar  tek  ne.Ajo ishte truphedhur, floke verdhe  , te krehura me kujdes, ngrinte   nje  dallge  te lehte floku   mbi  ball  dhe i  disiplinonte  ne dy  gersheta  te gjata qe  i zbrisnin nen  bel.Syte e kalter   dhe te bukur  i rrezatonin   nje drite plot  magji. Me   edukate  , fisnike e zgjuar  e thjeshte , punetore dhe teper e rregullte.  Njerezit  thoshnin  ; E bukur  si  Fatimeja.Ushqimin    ja mernin  nga menca  e konviktit  vellezerit  e mij , me te mdhenj.Ajo shkonte  vetem  per te dhene mesim  ne konvikt  qe ishte  jo  me shume  se 200  metra larg. U be pjesetare  e shtepise. Ditet  kalonin  dhe   ne  njiheshim  cdo  dite  e  me teper , respektoheshim  me teper  dhe duheshim  me teper.Kur  punon apo  jeton  me dike  ke mundesi ta njohesh  me shpejte dhe me mire, .     Te nderon  vyrtyti, ndaj nderohet , packa  se vjen duke  u dobesuar.Muaj  me vone , i erdhen  prinderit, ata pasi  kishin  biseduar  me  vajzen e tyre  ngelen aq te kenaqur sa  s'kishin si ta shprehnin  kenaqsine e tyre.Te nesermen  e asaj dite  prinderit   u  larguam . Muajte  kalonin dhe  si  pakuptuar..erdhi  fundi  i  vitit  shkollore  dhe Fatimeja   u nis  per ne shtepine  e saj.Ne e perjetuam  ndarjen e gjate, me   nje trishtim,  qe desh  kohe   te fashitej . Halla me nje nga vellezerit e mi,  e percolli  gjer  ne Vlore.Kishin ardhu dallandyshet.  Ato    i ndertuan  folete  e tyre    brenda  folese tone, ne koridorin  e shtepise .Nga  vijne, si pregatiten per  kete  udhetim ?

Si  e kalojne  naten  mbi  det, c'busull  e perpikte  i  orienton   gjer  ketu?  A ushqehen  ne ajer  / dhe te tjera  pyetje si keto  pa pergjigje  me detyrojne  te kem  nje ndjesi te vecante   per   dallandyshet,  mes  gjithe atyre shtegtareve  te tjere.Ato dilnin  ne mengjes , kur  gjyshja  hapte  deren e shtepise  dhe hynin ne fole , para se gjyshja  te mbyllte  deren.Fatimeja  erdhi , ne shtepine  tone   , nderoi  humori  erdhi si nje  burim gezimi per  ti    bere  me te  kendshme  ditet. tona.Ishin   , vitet   , 1949   -  50  cdo gje per  rreth   ishte e   virgjer, ne rruge  shume rralle kalonin  njerez,  edhe  me rralle  makina  . Kudo  qetsi  .  Shtepia  jone   ngjante  si nje vile fshati  buze   dhe larg  xhadese.Varferia  ishte  afruar  bukes, jo rralle  Fatimeja   tegonte  gjera  te bukura   dhe plot  humor qe   ne qeshnim te gezuar per  ti  kaluar   ne heshtje   sinjalet  e  nje  stuhije, qe beheshim   me te forte, se afroheshin   me prane.  Koha  fluturonte , Nje dite  i erdhi  nje  nga  vellezerit  e saj.Ai  qendroi   per dreke  dhe pasdreken e asaj dite  u  largua  per  ne   qytet.Erdhi  perseri  fundi  i  vitit  shkollore.Ne  e perjetonim  hidhur  se do na ikte  Fatimeja  .Ajo  u be   pjesetare e shtepise   , pjesetare  shpirterore   Kur  vinte  nga shkolla  Une  i dilja  perpara,  Ajo  me puthte  dhe me merte nje cope rruge  ne krah   duke   me  cucuritur  fjale   te ngrohta per  te ngrohur femijenine time.   Vera  na u duk  e gjate pa Timin, andej  nga  fundi  i gushtit e pyeta  gjyshen, se kur do te vije  Timi?
Ajo  me keshilloi, te mbledh  10  guricka  te vegjel dhe cdo darke  te heq nga  nje (Me kishin  mesuar  per  te numeruar)Cdo mbremje  une beja ritin dhe  ate darke qe flaka  guricken e fundit  , te nesermen  erdhi  Fatimeja,Gezimi   na nxori  nga shtepiteMbaj mend  qe ato bisedonin gjer  vone, Une  kisha  deshire  dhe kureshtje  te degjoja  c'tegonte  Ajo   ,por nje  mik   me  i embel  se tregimi  i saj  me  rrembeu dhe  une ngela pa vesh  ,  pa  sy   ne preherin  e gjyshes nga   gjumi  i  embel  i asaj moshe.Ka qene  dite  tetori, kur  ate mengjes ja mbriten dy police  mbi  nje karro qe  e hiqnin  dy kuaj.Ata  dic  biseduan  me gjyshen, hyne brenda  dhe fillimisht  nxuaren me kujdes  mobiljet tona  Italiane dhe i vecuan  pak larg.Ne  s'i  pame  me  me sy  gjer  sa  ikem  nga  Atdheu  .Filluan    me nje urejtje  te paspjeguar   te nxirnin placken jashte  duke e demtur Shikoja ata njerez  qe reflektonin  nje  barbarizem ne sy dhe veprim aq sa asnje i huaj  s'do ta cfaqte  kete urrejtje.Gjer  ne dreke   kish  marre  fund  gjithecka.Ne  u larguam  me koken pas ,aty kishim lene shtepine  tone  qe ishte  e  ngjeshur  me shpirt.  Ketu  filloi   shkaterimi  yne  dhe vazhdoi  gjer  ne vdekjen e komunizmit . Fatimeja  do vinte si  zakonisht  nga shkolla, si ditet e zakonshme, do mesonte  te  verteten  e hidhur, do merte  pjesen e  dhimjes  se  saj   te cilen  do  ta ruante ne shpirtin  e birshte   .Fatimeja  s'erdhi me tek  ne  , se  nje ardhje  do  i kushtonte  shume  shtrenjte .Koha  kalonte , pak me vone  arrestohet  halla  per agjitacion prapagande, kjo e vulosi  ndarjen per se gjalli  me ate njeri  qe na u be  aq e dashur.Pas mbarimit  te shkolles  pedagogjike   Minga > ne, Vlore   nxenes i jashtem,u   emrova   mesonjes  ne fshatrat e Tepeles  Prej andej    ushtare  ne  kodrat  e fshatit  Shenvasi  ne  Sarande.Ishim  31  aresimtare   qe na lan  ne  nje cader  fjetje.  Me vone  erdhen   rreth  1000  ushtare  te tjere  te  reparteve  speciale.Ushqimi  i pamjaftushem , puna  teper e rende , lufta   nervore   dhe te tjera  aresye  i detyronin   ushtaret    te benin marifete me shendetin  , gjer  plagosjen  e vetes  per   pak dite  pushim.Toga e aresimtareve  ishte  model  ne pune  dhe disipline . Filluan  reagime  nga  ushtaret e ardhur  rishtas  , qe detyruan  komanden  ,pas pak ditesh  te vinte zv  ministri  i mbrojtjes Tanush  Shyti.Pasi degjoi  ankesat. premtoi  dhe   te neserme  i  realizoi  premtimet.Midis  te tjerash  solli   gjenerator . Grupi  i mjekve  qe erdhen sajuan me cadra  nje dhome  te erret  dhe filluan    pune.Aty vendosen aparatin  e rontgenit  dhe kur erdhi  radha  e toges se ushtarev te deklasuar , si  quheshim  ne  ne listat e tyre , nje oficer  fliste  emrat.Hyra brenda dhe  doktori   me drejtoi ne aparat.Qendroi  gjate, me  mua, shume  gajte duke   m'e  lene   nje  dyshim shqetsues . Dite  me vone  u vertetua  dyshimi  .Me lajmeruan se do nisesha    per  spital.Mbritem  me mbremjen    bashke  ne spitalin ushtarak, reparti  i  ftiziatrise.
Te nesermen   nje ushtarak  me  perprese  te  bardhe,  trup larte, simpatik , me mustaqe   me mori   per  kontrooll.
Pasi  me vizitoi  gjate, me gjate se ne Sarande, ndezi  dritat  dhe  me pyeti
-Nga jeni ju shoku  ushtare?
Nga Vlora   dr.
-I kujt jini?
Ii thash atesine,  pash  ne    syte e tij   nje drite  shume te shkurter qe te conte  atje  ku  rine  respekti, miqsia apo dashuri qofte dhe  simpatia  e fshehte.
-Une jam Dr  Sezai  Agalliu, e kam njohur  te tate.
-Ju  i kini  mushkrite  me te pastra  se nje qenjgj pires, me  tha  doktori  , megjithe ate   do rrish  pak  dite, do kaloni  ne nje dhome  tjeterdhe  mos dorezo   as luge  as  pirua.
Gjate  pesembedhjete ditesh  doktori   vinte ne dhome  , me pyeste  si ndihesha  dhe largonte. Diten   qe dolla  nga   spitali , doktori   me dha doren dhe me uroi   rruge  te mbare!
Kisha  zbritur  shkallet e pavionit, kur  nje ushtarak  me bluze te bardhe  me ndali  me dha doren  dhe  me  pyeti .
-Si  jini,  a  me njeh  mua  shoku  ushare?
I thirra kujteses  , ajo   hapi  deren , kontrollova   rrufeshem, por s'e gjeta fytyren  e  tij  brenda  saj.
-Une  jam  dr  Asllan Sinani, i vellaji  i  Fatime  Sinanit.Erdhi  Timi, u  cfaq para  meje    bukuria  me  e sinqerte e njeriut, thjeshtesia me ate shpirt te kulluar.Ju njoha  nga  mbiemri, qe eshte zinxhiri i  pa shkeputur ne cdo  fis , njerezit  vdesin, ai  vazhdon ne breza.Ne  u jemi  shume  mirenjohes per cka  ju  kini  bere  per motren tone  Fatime.ju late  tek  ne  nje xhevahir te cmuar, mirenjohjen , qe edhe pas  kaq  vitesh  ne s'mundem ta ndajme  me ju.Mirenjohja  ka shume peshe, ka peshe  hyjnore, jeton gjate, kurre s'plaket, trasmetohet dhe ngelet  e fresket  ne breza.Ju vizitova , por s'ju dhash  te njohur ne  Sarande   se s'kishte asnje kuptim  pozitiv.C'te beja   Une  per ju, u mendova  dhe bera kete  qe bera  .E pash me syte e mij  ku ishe  dhe ju solla  per tu qetsuar fizikisht  pak dite  Kjo eshte  nje pjeseze e asaj  qe ju kini  lene tek  ne  dhe do  te jetoje  ne shpirtin  tone  si  bese, gezim, dhe frymezim  per gjera te bukura ne jete.Ky  s'eshte  borxhe ekonomik, jo  ky eshte borxhe moral, eshte  i rende  borxhi  moral, po eshte  i rende se     eshte  shpirtrore.Miresia  eshte  e shenjte, ka vlera te larta  njerezore.Njerezit  mendojne  se  u  harua, ajo  udheton si  nje     rrjedhe   uji   i nendheshem gjersa  te vije  nje dite per  te dale diku pa pritur dhe te jap  nje kenaqsi qe sjell  gezim te vecante me nje shije, qe njerezit ralle e me rralle po e shijojne.Kaq munda  te beja, kjo te ngelet  midis nesh.Sonte je mik  nga ne .Shko takoje  Timin  , Ajo po  te pret, eshte drejtoresha  e kopshtit  botanik, ketu  ne Tirane
Takimi  me Fatimene  ishte i vecante i gezushem i papershkrushem. Sa me pa  nga larg  , hapi  krahet  te fluturonte  per  te ardhur  me shpejte  tek Une.U perqafuam dhe  u shtrenguam ne krahet e njeri tjetrit.Degjoheshin gjemimat e zemrave qe shpesh s'i ndanim  cila  ishte  imja  dhe cila  e Timit  Asnje gjer me sot  s'ka mundur   te hyje  ne misteret  e trurit  dhe te shpirtit  per  te spjeguar c'ndodh  brenda  tyre , c'digjet per te shkaktuar  keto  emocione kaq te fuqishme   qe ne  vec  i prekim tagent  kur  duam   te spjegojme  keto  zjarre  te  brendeshme, keto rryma perveluese  qe cfaqen  sa  embel aq tronditese  ne    rastet  qe  perciellin  .Timi kish ndryshuar  teper, por  gjithesesi  shkelqente Ajo  i perngjante  nje qiriri , qe ne cdo  pjese te tij digjet dhe drita  eshte e barabarte  .Filloi  te pyeste  per  te gjithe, Une  i pergjigjesha, por  kishte vende  qe s'doja  ta coja  se e ligeshtoja, ndaj kish  pyetje  qe i fshikja, kish pyetje < qe si merja  vesh>Ashtu  si bejne  njerez  qe  s'pergjigjen  se pergjigjes  s'i ka ardhur  kohe  . ne marredheniet  e tyre, ose s'duan  ta expozojne    ate pjese  qe e ruajne  personale  Me   dhimbsej si  nje foshnje  ,se ashtu   i kish ngelur  shpirti  i saj aq i paster  , aq  i  brishte.  Gjate  gjithe bisedes  e veshtroja  ne syte  e saj  te bukur,veshtroja  brazda, rrudha  te thella  ne qafe, faqet    edhe   perse  te holla  i  vareshin nga pesha , fenomen  ky  qe ndodh pas  60ve  te femrat.Here pas here  dicka  i qarkullonte, Ajo kthente koken  pak anash  dhe dukej  siku  atje  mbushej  me fryme.Me vjen nje ndenje e cuditshme, si ofendim   per  Ate  kur  them se po  i  meshonte  pleqeria , qe ne kalendar ishte  shume larg.Deshiren e saj  s'munda ta plotsoja, e priti keq largimin tim.Syte  ju mbyten dhe nisi    te zbriste  loti.Ata   i ndanin faqet  dhe ne mjeker  i priste  nje shami   dore e  holle.U perqafuam me nje ndjenje te cuditshme, te paspjegushme  , se as e kam provuar  gjate gjithe jetes time gjer   sot, si  nje ndarje pa kthimNje lloji ndarje  teper  e vecante C'ishte  kjo  ndarje me kaq  peshe, asgje  me teper   se nje ndarje e nje dashurie  te  paster  , qe ngeli  gjer  ne fund  femijenore U Ndieva   bosh, aty lash  shume dashuri edhe mora  shume, por   edhe nje dhimbje te lehte si nje lajm jo te kendshem, mes kesaj dashurie, kesaj ndarje u nder   nje mas trishtimi  qe me fundosi diku  larg  Te dy zemrat  sikur ndiheshin fajtore, sikur lash nje borxhe pa e lare.Ktheva koken pas , ajo shami e bardhe m'e dha lamtumiren e fundit.
Pas  ushtrise  u internova familjarisht  per  22 vjet  ne fshatin Sherishte  te Vlores.Aty gjeti rrugen, per tek  ne  lajmi  i kobshem  per  humbjen e saj
Dalan Luzaj
Cikago   maji    10 -- 2014.   ---==///

No comments: