Saturday 5 July 2014

Me pelqen thjesht te krijoj vargje

INTERVISTOI : GJIN MUSA
 
Znj.Lili ju jeni nje poete qe sa vjen dhe po afirmohet emri juaj.
 .. Nuk do ta quaja veten poete. Me pelqen thjesht te krijoj vargje ,si nje mjet komunikimi me miqte e mi. Shkruaj ate qe ndjej. Ato qe kam perjetuar dhe perjetoj . Me pelqen te shkruaj per dashurine, eshte nje gje shume e bukur, se nga dashuria lind cdo gje dhe me dashuri jetojme. Kam lindur ne Dobraç Shkoder. Kam mbaruar shkollen e mesme ekonomike te nates . ( pasi,kushtet ishin te tilla ne ate kohe)
 Kur e keni krijuar poezine e pare? E kujtoni sot ?
  Poezite e para i bera ne shkollen fillore dhe 8 vjecare. Ne ate kohe benim konkurse te ndryshme letrare. Ishte kenaqesi , kur mesuesi i letersise te lexonte para klases disa nga krijimet e mija.. Emocione te rralla.
 Ju poezite i gershetoni me humorin e bukur Shkodran...
  Po, vertet. Shkodra eshte djepi i artit dhe i kultures sone. Jam me fat qe jam shkodrane... Ku aty mora te gjitha anet pozitive qysh ne gjirin e nenes. Shkodra eshte nje histori me vete , dhe une nje grimce e vogel e saj , me pelqen qe çdo krijim i imi te kete ne vetvete edhe ate humor te Shkoder-Loces , edhe pse larg Shkodres jetoj me artin dhe humorin , Shkodra eshte nje burim qe nuk shteron kurre. Aty ka lindur kultura, sporti, kenga dhe humori. A ke nigju kur thojn: Boll me ken Shkodran ,se te tana i ban. Pra ne Shkoder eshte jeta krijuese, eshte dashuria e çdo qytetari per artin.
Juve z.Lili keni botuar dy libra ne mos gaboj.
 Po  libri i pare titullohet ''Prush dhe lot '' ndersa libri i dyte ''Drithma dashuriet''. Poezite e mia , pothuajse te tera, jane per dashurine . I kam kushtuar poezi kalase se Shkodres , nenes time e cila me mungon shume , Kosoves (Mitrovives, Presheves ,Gjakoves dhe Pavarsise se Kosoves), ku mora dhe cminin e trete ne nje konkurs qe u be para dy vitesh. Te theme te drejten z.Gjin me pelqen te shkruaj , po te shkruaj qofte dhe per nje lule,  qofte per nje ferre qe pa dashje e shkel , poezia me  jep jete , nuk e imagjinoj kohen pa shkruar . Po e perseris i shkruaj dashurise , po i shkruaj edhe urrejtjes , njerezve te keqij e provokatore ,dora eshte e lire....shkruan , po truri i prodhon. 
 Juve emigruat nga vendlindja,si ju lindi idea?
  Si te gjithe edhe une u largova nga Shkodra ime... Ndoshta ishte fati qe te martohesha me nje italian e se bashku te krijonim familje.. Per mua bashkeshorti , eshte mbi te gjitha nje shok shum i mire , qe me kupton dhe me respekton . Ndoshta eshte ky bashkeshort qe me dha mundesine e paraqitjes sime para miqve me dy vellimet poetike . Jam e integruar ne jeten Italiane fare lehte , ndihem shume e lumtur , po ashtu edhe njerezit e mi ne Shqiperi jane vertet te gezuar . Po e perseris edhe nje here se bashkeshorti im eshte ai qe me mundesoi te jem botuese e dy vellimeve (libra) dhe po pergatitem per te tretin
E doni shume Shkodren?
   Sigurisht .  Pa humorin shkodran , nuk mund te jetoj.. Kete e pasqyroj dhe ne vargjet e mia.. Shkodra per mua eshte qyteti me i bukur ne bote , ia dedikoj gjithcka ketij qyteti historik . Me shfaqet Rozafa dhe Taraboshi , liqeni dhe Buna ,me shfaqen perpara syve , Fishta e Mjeda , Gurakuqi e Pashko  Vasa, Loro Borici e Medin Zhega ,Ndrek Luca e Tinka Kurti.....rreshti eshte i gjate ,Shkodra ka figura brilante te te gjitha fushave , Shkodres i kemi borxh jeten.....
 Ku jetoni ne Itali?
 Jetoj ne nje province , ne veri te Italise . Lidhjet tona familjare jane te shendetshme , gje qe ka bere te ruaj maredhenie te mira dhe me vendlindjen .Shkojme shpesh ne vendlindje , madje burrit i kam mesuar dhe gjuhen shqipe , gje qe e ben te komunikoj dhe te ndihet lirshem mes familjes time ne vendlindje . Ndihem krenare per gjithcka kam arritur ne jete.
 Keni komunikim me krijuesit Shqiptar ketu ne Itali?
 Per faktin qe ndodhem ne nje province , ma ben te veshtire komunikimin real me shkrimtare dhe poete te diaspores . Por , teknologjia na i ka krijuar mundesite te komunikojme mes nesh , dhe keshtu qe nuk e ndjej mungesen e miqve te mire artiste.
Kam shume poete qe i preferoj ,me pelqejne krijimet e tyre , tashme te botuara . Por,pelqej dhe shume krijues qe ende nuk i kane botuar poezite e tyre , te cilat kam kenaqesine t'i lexoj ne faqen e facebookut .  Ajo qe me pelqen me teper eshte shpirti i tyre artistik , menyra e komunikimit. , dhe me tej menyra e thurjes se vargjeve ,qe te ben te ndihesh personazh i krijimtarise se tyre.
Xhevahir Gjonaj i cili eshte dhe kantautor. Me pelqen nje mike Anila Toto , (vlonjate me sa di) e cila shkruan bukur. Alfred Mulloholli , Aqif Hysa , Seit Seitaj ,Vasel Tabako ,Skender Rusi , Lek Dushi , Pellumb Gorica , Alma Alpina Begaj ,Drita Lushi, Petros Tserkazi etj.
 Ndersa te Kosoves me pelqejn shume mikja ime Seveme Fitiqi , Menduh Leka qe per mendimin tim eshte nje poet qe veshtire te arrish ti kuptosh poezite e tija , ai ne poezite e tija sikur flet me nje bote tjeter ,per mua eshte fantastik ,Shpresa Ime , Sabit Rrustemi , Ramiz Kuqi ,Rami Kamberi .
Oh... nuk dua te le pa permendur nje mikun tim,te cilin e njoha rastesisht nga nje poezi qe kishte hedhur ne facebook. SokratI Lambrou.
Ka vargje qe te ben t'i lexosh me endje...ne te cilat gjen te gjitha tematikat e jetes.
Me pelqen,sepse ne cdo poezi,jep dhe nje mesazh per lexuesin. Me pelqen thjeshtesia e tij , nuk i pelqen te krekoset e te vetequhet poet si disa .
Ka shum poete qe me te vertete shkruajne shume bukur,por keta, per mua jane me te preferuarit .
 
Ju po punoni per perfundimin e librit te trete ?
  Kam ne dore librin e trete , me nje cikel poezish ,te cilin do ta pergatis se shpejti per botim. Gjithashtu , jam duke u pergatitur te hedh ne leter dhe autobiografine time , por do me duhet kohe dhe shpresoj te me ndihmoje ndonje mike apo mik qe jane te pergatitur ne kete gjini , pasi (te jem e sinqerte) , nuk jam poete as shkrimtare apo kritike arti .
Dua te dali diçka e bukur dhe e thjeshte, ashtu siç eshte shpirti dhe jeta ime .
  
Atehere e nderuara Lili ju falenderoj per kohen qe vute ne dispozicion te kesaj interviste.
   Kenaqesia ishte e imja respekt per Ju , qe i perkushtoheni artit te shkruar dhe njerezve qe merren me kete art te bukur.
Kerkoj falje gjithe poeteve qe nuk arrita tju permend emrat e tyre ne kete interviste por me gjithe zemer ju uroj suksese ne rrugen e tyre te bukur te krijimtarise .
Respekt per te gjithe ! Besoje se ne fundin e kesaj interviste do me lejoni nji urim zemre.
Me shume kenaqesi.
Nje pershendetje te vecante  per botuesin e gazetes Fjala e Lire z.Fatmir Terziu i cili eshte zedhenesi i jetes emigratore , po ashtu edhe  botuesin Arben Coku ne Shkoder dhe te gjitha gazetat shqiptare qe na mbeshtesin ne emigracion te cilet na mbajne ne kontakt me vendlindjen  duke publikuar shkrime dhe intervista interesante.  Nje  urim per mbesen time te preferuar Eljona Bimi ( Jona ) qe e dua shume dhe e perqafoj me mall  ,dhe babain tim Hylmi Bimi 85 vjecar i cili na pret me padurim te kthehemi ne folen e ngrohte ashtu siç presin dallendyshet Pranveren !
Edhe nje here ju faleminderit per kete interviste.


 
SFIDË ME VETVETEN
 
Dëshpërim ndiej në zemër ...
Dhe shpirtin tim të humbur pa Ty...
Mbyllur në vetmi në një magji të errët ...
heshtja, braktisja juaj më zë frymë
Më mbytë...
 
Sfidoj veten
Me heshtje time kacafytem,
Dëshpërimin dua ta përzë nga shpirti im ...
Pas maskës së ftohtë të fytyrës tënde ,
 
Bie shi dëshpërimi fushave të zemrës sime...!
 
 2..) GABOVA
 
Që besova në dashurinë tënde
Në ëndrra bëja gjumë me Ty
Emrin tënd therrisja çdo natë
Qiellin doja ta zbrisja në dhomë
Yjet në sofrën e mallit.
 
Kjo është poezia ime e fundit ... për Ty
Të të them lamtumirë
Zemra më dhemb.
Gabova ....?
apo bëra një mëkat që s'e lanë asnjë det!
 
 
3...) Zhvishu per mua...! 
 
  Jam xhveshur për Ty ... 
Zhvishu per mua...!
Të ndjejmë drithmën e trupave tanë...
 
Zhvishem për Ty dhe shkrihem  prej epshit,
Harroj gëzimet-hidhërimet...  

Zhveshur të pres këtu ... 
Lakuriq në shtratin e mëkatit... 
Ku nisin fluturimet...
Soditur prej dallgëve të detit,

4...) KUR DIGJEN PUTHJET 


E vdekur jam,
Të fali   Zemren 
Sytë,
Puthjet. 
Por  ta dish...,
Dashuria ka jetë të gjatë
Le ti shterrim keto shishe verë
Deri sa të dehmi 
Pastaj.... 
Le të harrojmë trupat , 
zemrat,furtunat.
Zjarri le ti marrë Shkretetirat.
Klithmat deri në qiell le të shkojnë 
Nga  Kalaja e Rozafes do  shikohesh
hënën,
yjet e dashuruar,
xixëllonjat tek vallzojnë. 
Eh...
Sa  lehtë do të peshojmë 
Në horizontin e puthjeve.
 
5 ...) Dua të të harroj
 
Të harroj buzëqeshjen tënde 
ndaj të lutem me shikime shpirtin mos më trazo
Lotët, mos mi prek, jane lotë  dhimbje
lehte le te rrjedhin në mes të syve
 
Mos ma prek të lutem as gjuhën mjaltë
Mos më le të futem mes duarve tua që më djegin.... 
Flakë.
 
Ik të lutem ik , mua më harro
Të lutem në perëndinë ik, ku të duash shko
Për hir të dashurisë.
 
 
6...DO TË DOJA
 
Do  të doja
me një frymë
t’i fshija lotët...
 
Ligësitë nga bota ime,
t’i largoja.
 
Me pëshpërima
të ëmbla,
t’ia lehtësoja dhimbjen
zemrës së plagosur.
 
Ta çliroj peshën
që më shtyp
në shpirt...
 
Do të doja për një çast,
të mbyll sytë,
të harroj vuajtjen,
të gjej sërish...
 
Dashurinë!!!
 
 
7... FALI ZEMRËS DASHURI
 
Në këtë natë,
ndërsa dritat e largëta
duken sikur përkëdhelin qiellin.
 
Horizonti
fshihet.
Yjet harrojnë
ecjen e tyre.
Thellë shpirtit jetoj
emocione të zjarrta.
 
Bie një yll,
shuhet si një llambë
në qiellin pa fund.
 
Natën, qetësia
mbulon.
 
Mendimi im fiksohet tek Ty,
i mahnitshëm,
në bukurinë tënde
magjike.
 
Ti ma ndriçon natën
më shumë
se hëna.
Ndaj...
Fali zemrës time pak Dashuri

No comments: