Friday 29 August 2014

DUKE KUJTUAR DITËT E SPITALIT



Qatip Mara
                              DUKE KUJTUAR DITËT E SPITALIT
                                                    
        Në ditën e fundit të muajit Maj 2013 ,herët në mëngjes po ecja rrugës në tortuar tek kryqëzimi 21 dhjetorit , u trondita nga shpërthimi trazirane në stomak. Me njëi taksi shkova në shtëpi. Duke i vlerësuar ttrazirat e stomakut  si helmim ushqimi nuk shkova në spitalin gjerman që ishte disa dhjetëra metra larg nesh. Qëndrova në shtëpi në shtrat, kisha humbur të gjitha lëngjet e organizmit, nuk qëndroja dot në këmbë.Ditën tjetër vajzat të shqetësuara këmbëngulën për të më shpurë tek politeknika e lagjes 5, të cilët më vizituan duke më bërë një serum. Mjekët më thanë keni helmim ushqimi,na rekumanduan të shkoja në shtëpi.Pasi dy ditëve qëndrimi në shtëpi u keqësova shumë, në koridor më kishte rënë të fikët. Kur më gjeti aty vajza menjëherë lajmëroi motrën më shpunë tek Qëndra spitalore “Nënë Tereza”.Mjekët e spitalit civil nuk kishin kuptuar se kisha infarkt, ndërkohë kishte ardhur nga Amerika bashkshortja , e cila kishte komunikuar me telefon me vajzën Bruna .Vajza Bruna shumë e shqetësuar për shëndetin tim ,me telefon udhëzonte mjekët civil të cilët kuronin veshkat e jo zemrën e dëmtuar nga infarkti . Më kishin shtruar në spitalin gjerman ,por unë isha në gjëndje kome pa shpresë jete.
                             Në spitalin gjerman Tiranë
        Mjeku gjerman Dejvid së bashku me tre mjekë të aftë më kishin kuruar që të më risillnin jetën. Shpresat ishin të pakta për të jetuar. Vajza Bruna nga Amerika bisedonte në telefon me mjekun kardiolog Maksi dhe mjekun anestezist Sokol duke shkëmbyer se si të kurohesha për të fituar jetën. Mjekët e spitalit gjerman kishin konstatuar se zemëra ishte dëmtuar shumë, barkushja e majtë kishte rënë në gjumë, nuk punonte fare.Edhe barkushja e djathë punonte me 20% të kapacitetit. Pasë pesë ditëve unë u zgjova nga koma,isha në dhomën reanimacionit.Isha dobësuar shumë. Çdo orë më vinin vizitorë nga vllazëria e miqësia.
Shokët e mi të ngushtë Ramiz Doko,Murat Gecaj, Përparim Hysi vinin çdo ditë në spitalin gjerman.Kur më takonin shikoja të shqetësuar e nga sytë u ridhnin lotë, sepse ata e dinin që isha me pak shpresa për të jetuar. Kolegu im Artur Hasani dhe gjitoni im Xhevair Gorani më erdhën disa herë duke më dhënë kurajo se do të shërohesha. Mjekët e spitalit më kishin kuruar me shumë korrektësi e aftësi profesionale.
          Më bënë dy herë konorare dhe më rikthyen jetën.Më hoqën nga dhoma e reanimacionit duke më sistemuar në dhomat e tjera. Ditën e caktuar shkova tek spitali gjerman për të bërë analizat. Kur mbrita atje duke ecur në koridor më ra të fikët ,menjëherë më shtruan në spital. Vëllezërit kishin biseduar me mjekët që të më kuronin për largimin e ujit në këmbët e mushkri,që të mundësohej të udhëtoja për në Torino Itali,ku vëllai i më priste të shkoja sa më parë.
Mjekët gjermanë më kuruan në mënyrë intensive duke më këshilluar të udhëtoja vetëm për në Itali e jo për në Amerikë. U nisëm nga aeroporti Rinasit për në Milano , më shoqëronin bashkshortja dhe vëllai im. Kur do të nisej avioni kontrolli policisë së avionit kërkoi të më zbriste nga avioni sepse isha i sëmurë e duhej të shoqëroja me personel mjekësor. Për fat afër sediles time ishte ulur mjeku kardiolog Maksi i spitalit gjerman në Tiranë. Ai punonte tre ditë në javë në spitalin e Milanos. U ngrit nga sedilja e tij dhe bisedoi duke u thënë se ishte shoqëruesi im si mjek kardiolog. Mbritëm në Milano shumë mirë pa shqetësime shëndetsore.Në aeroport më priste vëllai ,me makinën e tij u nisëm për në Torino tek shtëpia e tij. Pas pesë minutave që kisha hyrë në shtëpinë e vëllait pësova krizë në frymëmarrje. Vëllai lajmëroi urgjencën mjeksore, e cila mbiti menjherë në shtëpi duke më shtruar në spitalin Ivrea Torino.

                                Në spitalet italiane Torino Milano
         Mjekët e spitalit ” Ivrea” vepruan shumë shpejtë duke më kuruar në mënyrë intensive gjatë gjithë natës. Në mëngjes isha përmirësuar,por në këtë spital nuk kishte vënde për të më shtruar . Ata rekomanduan për të më shtruar në spitalin e zemrës në ” Circie “Torino. Spitali ishte në një kodër mes gjelbërimit, por ishin godina shumë të vjetra ,dhomat e tij ishin si stalla kuajësh. Mjekët u munduan të më shërbenin sa më mirë,konsultoheshin me njëri tjetrin dhe kishin konkluduar se isha në rrezik jete.Personeli infermierëve kishte edhe të pa aftë nga ana profesionale që gabonin në proçesin e kurimit tim.
          Çdo ditë që kalonte unë keqësohesha,këmbët mbusheshin me ujë.Isha dobësuar aq shumë që nuk ngrihesha dot në këmbë. Një infermiere më largoi nga salla e madhe ku ishim shumë të sëmurë dhe më shpuri tek një dhomë dyshe,por pas pesë minutave më goditi aritmia e zemrës, kisha humbur ndjenjat duke kaluar në gjëndje kome. Kishin përdorur sistemin elektronik duke më rikthyer në jetë. Në spitalin “Circie “qëndrova 22 ditë. Vëllai komunikonte vazhdimisht me mjekët për gjëndjen time shëndetsore. Në këtë spital më erdhi vajza e shtrenjtë Bruna e cila qëndroi disa ditë ,duke treguar dashuri për mua.Ajo më dha kurajo e shpresë për të jetuar,sepse do më merrte në New York kur të përmisohesha shëndetrisht që ta përballoja udhëtimin me avion pa pasoja rrezik jete.Kur u largua Bruna për te fëmijët,ishte biseduar me dhëndërin që të krijohej mundësia e shtrimit në spitalin e Milanos. Në këtë spital dhendëri kishte shokun e ngushtë mjekë kirurg për operacionet e zemrës Aleksandro,me të cilin bisedoi që të më merrte në spitalin ku punonte në Milano. Kur u miratua shtrimi në Spitalin e Milanos,vëllai i bisedoi me mjekët e spitalit “Circie “Torino që të më trasportonin me ambulancë për në spitalin e Milanos.
Mjekët i kishin thënë se nuk mundë të udhëtoja sepse nuk kishin shpresa se do të jetoja.Vetëm shefi pavionit kishte thënë se i sëmuri kur përballoi udhëtimin me avion nga Shqipëria në Torino,e pëballon pa pasoja udhëtimin me ambulance për në Milano. Vëllai porositi një ambulance private . Më 9 korrik 2013 shtrirë në shtrat më hipën në ambulancë, më shtruan në Spitalin e Milanos. Spitali ishte institucion universitar , kishte kushte komode , por ishte privat , kishte edhe një pavion shtetëror.
         Kur u shtrova në spitalin e Milanos administrata e spitalit më shtroi në pavionin privat.Kërkuan dokumentat e indentitetit tim dhe dosjet e spitalit gjerman në Tiranë e Torino. Dhoma ku më shtruan kishte dy krevata,por mjekët nuk sollën të sëmurë tjetër. Çdo ditë e natë vëllezërit vinin nga Torinua duke përshkruar qindra kilometra me shpenzime të shumta financiare. Bashkshortja ime më shërbente ditën e natën me përkushtim duke më dhënë kurajo e shpresë se do të shërohesha. Mjekët e spitalit filluan mjekimet duke patur pak shpresa se do të jetoja. Gjëndja ime shëndetsore po keqësohej çdo ditë. Isha bërë kockë e lëkurë, me plagë ulçeroze në këmbë e pas trupit për shkak të qëndrimit në shtrat, kisha mungesë oreksi. Kisha kaluar dy aritmi të tjera të zemrës, e cila funksiononte me 20% të saj..
       Mjeku kirurg i zemrës Aleksandro që ishte shokë me dhëndërin kërkoi të më bënin mjekim intesiv. Ai gjeti mjeken më të mirë Daniela Pini, e cila kishte studjuar në Amerikë. Mjekja me aftësi të larta profesionale më shtroi në një dhomë të veçantë ku vizitorët familjarë vinin me grafikë vetëm një orë. Personeli infermierë ishin shumë të përkushtuar. Në këtë dhomë i vetmuar qëndrova një javë,pastaj më kaluan në një pavion tjetër duke më bërë mjekimin intesiv. U përmirësova nga shëndeti. Mjekët kishin rekomanduar se e përballoja udhëtimin me avion. Aeroporti Milanos nuk kishte shërbim mjekësor, vetëm aeroportet gjermane trasportonin të sëmurë për në Amerikë.Më kaluan përsëri tek dhoma e fillimit. Mjekët e spitalit Milano kishin mendim të më bënin operacion për të vendosur në barkushen e majtë makineri elektronike me ushqim elektrik jashtë trupit. Për operacionin spitali kërkonte 170 mijë euro, të cilat ishin të papërballushme. Unë i lutesha Zotit që të më ndihmonte për të jetuar. Një natë në endërr pashë nipin tim, i cili ishte futur poshtë zemrës time duke vendosur duart e tij të vogla. Kujdesi bashkshortes dhe vëllezërve të mi dhe sidomos kujdesi i jashtëzakonshëm i vajzës Bruna më dhanë shumë shpresa jete. Administrata e spitalit kur verifikoi dokumentat e identitetit tim na kërkoi të paguanim 33 mijë euro.
         Kur vëllai kërkoi shërbim falas se jemi nga Shqipëria,administrate e spitalit kishte thënë nuk e kemi Shqipërinë në listën e vendeve të varfëra,por po të ishim nga Afrika do ta kishim mjekimin falas. Kjo krijoji shqetësim se ishin marrë borxhe për të paguar spitalin gjeerman në Tiranë. Ndërkohë vajzat në Tiranë kishin hapur një nr llogarie në bankë për ndihma nga vllazëria e miqësia.Por shumë pak vetë dhanë borxhe,pjesa më e madhe u treguan indiferentë.. Pesha e pagimeve financiare u përballua nga vajza Bruna e cila mori kredi në bankën amerikane duke shlyer spitalin e Milanos. Bruna e dhëndri kishin pronotuar një avion privat që të më merrte nga spitali Milanos. Ata kishin paguar edhe këstin e parë,por avioni privat amerikan nuk kishte mjekë që të më shoqëronte me siguri jete. Vëllai gjeti një shoqëri private italo-gjermane që shërbente me mjekë e kushte të sigurta për të mbritur në spitalin e New Yorkut. .
        Udhëtimi jashtëzakonshëm me ambulancë fluturuese Milano – New York

       Pasi qëndrova dy muaj i shtruar në spitalin gjerman Tiranë dhe spitalet italiane Torino Milano erdhi dita që udhëtoja për në Amerikë. Dhëndëri kishte marrë borxhë mijëra dollarë për të paguar avionin privat. Më datën 9 gusht 2013, në orën dhjetë paradite mjekët e avionit të shoqërisë italo-gjermane erdhën në dhomën ku isha shtruar,bënë instalimet e aparaturave në trupin tim. Kur dola jashtë nga dera e spitalit të Milanos pashë pas dy muajve rrezet e diellit. Më hipën në gjëndje shtrati në avionin privat që ishte ambulancë fluturuese me madhësi sa një makinë benzi.
         Ambulanca fluturuese kishte vetëm gjashtë vënde. Dy ishin pilotë,dy ishin mjekë me laboratorin e shërbimit mjekësor dhe unë e bashkshortja ime. Ambulanca nuk mori as valixhet tona.Kur nisi fluturimin ambulanca fluturuese mendoja me shqetësim nëse ajo do të arrinte në New York. Pas disa orësh mbritëm në aeroportin e Islandës ku moti bënte ftohët.Ambulanca mori furnizim me karburant që të vazhdonte udhëtimin. Pas kontrollit doganor të Islandës ambulanca fluturuese rinisi fluturimin. Pas dia orëve mbritëm në pjesën jugore të ishullit të Groelandës, ambulanca fluturuese u ul në një bazë furnizimi për të marë karburant për të vazhduar fluturimin. Kur u ulëm në aeroportin e Groelandës bënte shumë ftohët me reshje dëbore.
        Përsëri ambulanca fluturuese rinisi udhëtimin drejt brigjeve të Kanadasë.Kur po mbrinim në aeroportin e brigjeve të Kanadasë mjekët më lejuan që të mos qëndroja në shtrat por ulur në një karrike.Gjatë udhëtimit mjekët na jepninn ushqim për të ngrënë.Pasi ambulanca fluturuese mori furnizim me karburantë rinisi përsëri fluturimin. Pas dia orëve ambulanca fluturuese u ul në aerportin e Kuebekut Kanada për të marrë furnizim karburanti dhe rinisi përsëri fluturimin për në aerportin e Bronxit New York. Pas disa orëve mbritëm në aeroportin e Bronxit New York. Kishim udhëtuar 15 orë nga nisja e aeroportit të Milanos. Sapo më zbritën nga avioni,pas kontrollit doganor më muarën me ambulancën e spitalit Montefiore të Bronxit New York

               Në spitalin Montefiore New York Opercioni parë, 14 gusht 2013

       U shtrova në Spitalin ku kishte punuar Bruna kohë më parë.Bruna kishte siguruar siguracion shëndetsor, të gjitha shërbimet mjeksore i kishja falas.Mjekët e spitalit “Montefiore” gjithë natën më vazhduan kurimin intesiv, por gjëndja ime shëndetsore ishte keqësuar.Pas dy ditëve më kishte rënë aritmi zemra. Mjekët amerikan kirurg kardiolog u shetësuan dhe kishin vendosur të më bënin operacion. Kirurgu kadiolog Dejvid D’Alesando që do të më oporonte bisedoi me mua, se do më bënin operacion për të vendosur aparurat elektronike në barkushen e majtë me ushqim elektrik jashtë trupit tim. Vendosja e aparaturave elektronike në barkushen e majtë krijonte rrezikun e hemoragjive,sidomos hemoragjinë në tru. M’i treguan aparaturat, të cilat kur i pashë m’u dukën të mëdha,por firmosa dokumentat e pranimit të operacionit.Nuk kisha frikë nga operacioni por shpresoja tek Zoti se do më ndihmonte për të jetuar.Minutë për minutë kujtoja emrat e vajzave të mija,familjes time dhe mbesës e nipit të dashur.Mjekët më thanë se ky operacion do jetë një zgjidhje e përkohshme se më vonë do më bënin trasplantin e zemrës.Kur shkova në sallën e operacionit vura re një sallë moderne ngjyrë ari që të verbonte sytë. Mjeku kirurg Dejvid D’Aleksandro që do bënte operacionin ishte shoku i ngushtë i kirurgut Italian Aleksandro Barbone që ishte shokë me dhëndrin. Personeli mjeksor me ekip të kualifikuar vepronte me kujdes për të kryer operacionin. Mjeku anestelog më vndosi maskën tek hundët duke më vendosur në gjumë.Kur u përmenda në dhomën e remanacionit pashë Brunën e dhendrrin që më flisin. Pas dy ditëve më filluan të më shqetësonin zëra të ndryshëm që më linin pa gjumë. Isha në një gjëndje melakonie që më rridhnin lotë.
         Atë ditë të operacionit Brunës i kishte ndodhur aksident, një makinë e kishte goditur para makinës, fitoi siguracionin dhe pas dy muajve siguracioni e rregulloi makinën e Brunës. Bruna shkonte në shkollë tek spitalet e Nju Xhersit ,mundohej gjithë ditën në operacione dhe vinte edhe tek mua në spital me dhëndrin duke më sjellur ushqime.Kur ika nga dhoma e renaminacionit më hoqën tubacionet e shkarkimit të ujërave brënda organizmit.Insruktorët specialistë mjeksor më tregonin se si fuksiononin aparatura elektronike. më shpjegonin se si të përdorja aparaturat jashtë trupit.Aparatura jashtë trupit lidhej brenda trupit me një tubë që dilte mbi stomakun.Aparati furnizohej me elektricitet nga një makineri e madhe.Lidhjet midis dy aparaturave bëheshin me tubacione deri në tre metra të gjata, të cilat më kufizonin lëvizjet për të shkuar në tualetë.
Kur filloja të ecja aparatin jashtë trupit e lidhja me dy bateri që rëndonin 5 kg duke i mbajtuar në një çantë krahqafë gjithmonë. Kur flija hiqja bateritë dhe bëja lidhjen me aparaturën elektrike të madhe e të palëvizshme.
       Çdo ditë në mëngjes aparaturën e kontrolloja me sinjalin e alarmit dhe lexonim matjet e tij,të cilat i shkruaja në një tabelë ,sepse kontrollohej nga spitali. Personeli infermiereve më shërbente me shumë kujdes e ngrohtësi. Mjekët çdo ditë më vizitonin duke u treguar shumë të dashur. U përmirësova shpejtë, por kishja problem me grumbullimin e ujit në këmbë e mushkri,për shkak se barkushja e djathtë funksiononte me 20% të kapacitetit të saj dhe nuk bënte furnizimin me gjak të veshkave.Pas 17 ditëve të operacionit më 31 gusht dola nga spitali.Shkova në shtëpi i gëzuar se do të isha midis mbesës e nipit tim të dashur.
       Bruna me kujdesin më të madh kishte krijuar kushtet me krevatë të ri e me komodinë të re ku ishin vendosur aparaturat elektrike.Ilaçet më sillte farmacia në shtëpi falas.Bruna në një kuti me kuadrate të vogla vendoste ilaçet të përcaktuara për çdo ditë të javës dy here në ditë. Një herë në çdo tre ditë mjekonte vendin ku delte tubacioni aparuturave nga brenda trupit. Kujdesi Brunës për regjimin e ushqimit ishte maksimal. Muajin e parë që dola nga spitali agjensia e shërbimit mjeksor më dërgonte dy instruktor që më bënin ushtrime fiskulture.Fillova të përmirësohesha dhe dilja shëtitje me nipin,mbesën e bashkshorten.
       Kur shkoja për shëtitje kisha ankthin e frikës se mos digjej aparati elektronik që ushqhej nga dy bateri,të cilat duheshin ndërruar çdo 6-8 orë.Për siguri merrja me vete aparatin elektronik rezervë. Bëja një jetë të stresuar ,kishja pagjumësi se më shqetësonin aparaturat e bateritë që rëndonin në supin tim.Natën trishtohesha kur shikoja që trupi im ishte gozhduar me tubacione.Një natë aparati elektronik dha alarmin,ishte djegur dhe duhej zvëndësuar me aparaturën elektronike tjetër. U hutova duke dëgjuar alarmin.Bruna dhe dhëndëri u ngritën nga gjumi,erdhën menjëherë duke e zvëndësuar aparaturën elektronike.
          Çdo javë Bruna më shpinte në spital për të bërë kontrollin mjeksor dhe analizat e gjakut. Për çdo javë më bënin kontrollin me aparaturat dhe radiografin e mushkrive. Pas gjashtë muajve të operacionit të parë të 14 gushtit 2013,mjekët e spitalit Montefiore lajmëruan që të paraqiteshim çdo javë në laboratorët e spitalit për të bërë testet e kontrollit për t’u rregjistruar në listën e trasplantimeve të zemrës. Fillimisht u bënë vizitat dhe analizat e çdo organi të organizmit.
       Mjeku kirurg që më operoi Dejvid D’Aleksando, kardilog Snehal Petel ,Diagostini dhe Sesilja ishin shumë dashamirës për të më ndihmuar që të shkruhesha në listën e trasplantit të spitalit .Ata më sqaruan se operacioni trasplantit është më i vështirë se operacioni parë i vendosjes së aparatit elektronik. Ata më treguan se pas operaconit të trasplantit do të pija shumë ilaçe. Gjatë muajit nëntor e dhjetor vazhduan në mënyrë intesive testet e kontrollit ,të cilat bëheshin jo vetëm në laboratorët e spitalit Montefiore,por edhe në klinika private të përcaktuar nga komisioni ndërspitalor i trasplantimeve të New Yorkut. Në New York kryenin operacione trasplantimi katër spitale,të cilat drejtoheshin nga komisjoni ndërspitalor që kontrollonte e miratonte listën e operacionit sipas radhës .
        Testet në klinikat krijonin vështirësi sepse ishin shumë larg spitalit Montefiore me qëllim që mos bëhej korrupsion nga spitali që do të kryente operacionin e trasplantit. Në laboratoret e spitalit Montefiore testet e stomakut më dolën shumë mirë. Probleme krijoji testi mushkrive , veshkave e kolonoskpoia ,të cilat nuk dualën mirë.Mushkria grumbullonte ujë. Mjekët hoqën dy herë ujë nga mushkria e djathtë që shaktohej nga mos funksionimi me kapacitet të plotë e barkushes së djathtë .Testi kolonoskopisë u përsërit dy herë se gjetën një trup të huaj që kishte mbetur nga operacioni 20 korrikut 2009 në Manhatan në spitalin Lukas-Rusvelt.Trupin e huaj e hoqën duke bërë analizat, të cilat dualën negativ. Testi kockave doli mirë. Në mesin e muajit dhjetor u miratua operacioni trasplantit nga komisjoni ndërspitalor. Pasi u shkruajta në listën e trasplantimeve duhej të prisja deri një vitë radhën për operacion.Vazhdimisht pasi më shkruajtën në listën ,bëja kontrollet mjekësore nga mjekët specialist të zemërs,analizat e gjakut dhe testet e kontrollit të mushkrive me radiografi,të cilat rregjistroheshin në monitorin e spitalit.
        Pas nëntë muajve të operacionit të parë nuk kisha energji për të lëvizur në tortuarin e rrugës. Mjekët nga analizat përcaktuan se kisha hemoragji të brendshme dhe ishte ulur shumë hemoglobina. Bruna më shtroi në spital. Në spitalin Montefiore në dritaren e dhomës në katin e gjashtë për pak minuta hynin dhe iknin shpejtë të vetmet vizitore - rrezet e diellit. Me duar të lidhura nga serumet përqëndroja shikimin tek ora varur në faqen e murit përballë krevatit tim, ku akrepat e orës më dukeshin sikur nuk lëviznin fare. Mjekët amerikanë me shumë dashamirësi e kulturë shërbimi mjeksor më bënin optimist për ta sfiduar sëmundjen. Vazhdimisht në çdo orë të natës e ditës shërbimi i cilësor mjeksor amerikan ishte pranë krevatit tim.
         Personeli mjeksor lëvizte shpejt me monitorin duke rregjistruar të dhënat e analizave , ekzaminimeve, testeve të zhvilluara pët të sëmurët. Fillimisht kujtoja se ata komunikonin në fb, dhe unë doja të komunikoja me miqtë e mi, por interneti argëtues ishte rreptësisht i ndaluar..Pasi më hodhën gjak në organizëm ,çdo ditë kryenin testet për të gjetur vendin e gjakderdhjes në organet e tretjes. Me metodat moderne kryen endoskopinë e stomakut dhe kolonoskopinë e organeve të tjera të tretjes. Rezultatet dualën negativ.Mjekët amerikan me përkushtim dhe në bashkpunim me njeri tjetrin në ekipin e tyre të shërbimit mjekësor më kërkuan që të pranoja përdorimin e vidio mikrokamerës në organet e tretjes. Kamera duke lëvizur në rrugët e organeve të tretjes komandohej me bateri jashtë trupit tim.
         Në sipërfaqen e trupit tim ishin instaluar kapsula që fotografonin brendësinë e organeve të tretjes. Përsëri rezultati ishte negativ. Mjekët amerikan konkluduan se ndoshta përdorimi i disa ilaçeve ka shkaktuar gjakderdhjen e madhe në organet e tretjes.Të gjitha paisjet e dhomës dhe të trupit të sëmurit janë sterile e ndërrohen çdo ditë. Që herët në mëngjez personeli shërbimit na pasrtonte trupin. Televizori dhe telefoni janë pranë shtratit të të sëmurit. Ushqimi është cilësor dhe i larmishëm. Në dhomë qëndrojnë vetëm dy të sëmurë në kushte komod. Isha optimist se edhe në këtë betejë do ta sfidojë sëmundjen.Të gjitha shërbimet mjkeksore më bëhen falas nga siguracioni shoqëror. Më 16 maj 2014 dola nga spitali ku mjekët konkludjuan se hemorgjia shkaktohej nga përdorimi i një ilaçi. Kur shkova në shtëpi ilaçin e ndaluan dhe hemoragjia u ndërpre. Gjëndja ime shëndetsore po përmirsohej.

                      Operacioni vështirë i trasplantit të zemrës 29 maj 2014

         Më 28 maj 2014 në mbasdite erdhi lajmërimi për të shkuar për të bërë operacionin e trasplantit të zemrës. Kur na  u dha njoftimi se do të bëhej operacioni trasplantit u hutuam ,nuk e besuam se erdhi radha operacionit të trasplantit sipas listës së komisjonit ndërspitalor.Bruna erdhi shpejtë , më shtroi në spitalin Montefiore,ku kishte punuar para pak vitesh.Mjekët dhe personeli infermierë më pritën me shumë ngrohtësi duke më sqaruar se si do të bëhej operacioni. Filluan e më bënë vizitat mjeksore ,analizat e gjakut dhe instaluan aparaturat në trupin tim duke më shtruar në dhomën e renaminacionit që ishte afër me sallën e operacionit. Përsëri do më operonte kardiologu kirurg Dejvid D’Aleksandro. Natën në ora 4 oo ,kur po gdhihej dita e 29 majit 2014 kishin filluar operacionin e trasplantit. Pasi një pune të lodhshme ,kur sapo kishin përfunduar trasplantin,mjekët të befasuar ,me shumë shqetësim filluan të përdornin aparaturat për organizmin .
         Personeli mjekësor kishte biseduar me Brunin në telefon duke shprehur gjëndjen e rëndë me pak shpresa për të jetuar. Gjatë javës pas operacionit unë kam qënë në gjëndje kome. Kur u zgjova pashë me trishtim tubacionet që dilnin nga goja ime që qëndronte hapur nga aparaturat.Nuk flisja dot nga tubacionet që dilnin nga goja. Kraharori dhe gjithë pjesa e barkut ishin me plagë ku dilnin tubacionet e shkarkimit të mbeturinave të gjakut e lëngjet e tjera të shkaktuar nga operacioni. Filluan të më jepnin lëngje frutash .Personeli infermierë më shërbente me shumë kujdes e përkushtim.Kur filluan të më jepnin ushqim më ndihmuan që të ngrihesha në këmbë duke më ulur në një kanape.Tubacionet e e lidhura me zemrën dhe mushkritë më shkaktonin shumë dhimbje , më pengonin për të ecur.Më hoqën disa nga tubacionet duke lënë tubacionet e zemrës dhe mushkrive të cilat lidheshin me enën matëse që ishte e rëndë dhe më pengonin ecjen.
         Më bënin çdo ditë radiografinë e muashkrive,vinte specialisti me makinerin e
Grafisë tek krevati im. Më bënë biopsinë e parë në laboratorin modern në katin e
dytë që quhej zona e kuqe e rrezikimit të jetës. Kisha lexuar në internet informacione teorike për biopsinë por praktikisht nuk e dija se si kryhej. Kur më shpunë në sallën ku bëhej biopsia, u befasova kur pashë aparatura moderne të montuara në tavan që lëviznin mbi trupin tim të shtrirë, kuptova se biopsia ishte operacion i vogël.Mjekja e biopsisë udhëzoi personelin mjeksor që të kryente ekzanimimet për tensionin,për të instaluar aparaturat dhe serumin .
         Mjekja më mbuloi trupin me mbulesat e mbrojtjes nga rrezatimi aparaturave që me makineri lëvisëse e dy monitorëve me ekrane lexoheshin të dhënat e biopsisë.Poshtë nofullës ,në krahun e djathë afër veshit të djathtë ndjeva një dhimbje të madhe,bërtita nga dhimbjet.Biopsia kishte filluar e cila zgjati më shumë se një orë.Dhimbjet ishin të padurueshme,po unë shtërngoja dhëmbët fortë për të mos bërtitur.Mjekja vazhdonte të punonte me intrumenta duke lëvizur aparaturat rregjistruese.Dhimbjet i kisha të mëdha sepse ndoshta mjekja nuk kishte bërë mpirjen e vendit ku bëhej biopsia.Kur u bë biopsia e dytë nuk kisha shumë dhimbje se ilaçi mpirjes kundër dhimbjeve kishte vepruar më mirë. vazhduan për çdo javë biopsitë të cilat bëhen me grafikë nga spitali.Pas biopsisë së parë më hoqën nga dhoma e renaminacionit më shtruan në një dhomë afër laboratorit të biopsisë në katin e dytë. Gjëndja ime shëndetsore ishte e rrënuar nuk qëndroja dot në këmbë,nuk shkoja dot në tualet.Infermierët që më shërbenin silleshin shumë keq,ishin të pa afta dhe kur i bija zles për ndihmë vinin me shumë vonesë.
      Ato nuk dinin të gjenin venat për analizat e gjjakut,por më gjakosnin disa herë për të marrë analizat e gjakut.Grumbulloheshin të gjitha bashkë në dhomën e tyre duke bërë humor e qëndronin indiferent me të sëmurin.U ankova tek mjekët që më vizitonin duke u shprehur shqetësimin tim.Ata më dëgjonin me shumë vëmëndje dhe më premtuan se do më shpinin në katin e gjashtë,ku personeli infermirë shërbente me shumë përkushtim e kulturë intelektuale. Në katin e gjashtë më shtruan në një dhomë ku më shërbenin me shumë dashamirësi.Mjekimet intensive vazhdonin ditën edhe natën.Fillova të ecja në këmbë nëpr koridoret e spitalit. Mjekët specialist vinin duke më sqaruar për regjimin që duhet të zbatoj pas daljes nga spitali.
        Mjekja medicinë më mësoj se si do të përdorja ilaçet. Më tregonte llojët e ilaçeve për ti njohur nga pamja e jashtme,forma,ngjyra dhe veprimet e tyre anësore. Disa nga këto ilaçe më kanë shkaktuar dridhjen e duarëve, me dorën e djathtë nuk mbaj dot as lugën e gjellës. Disa ilaçe më kanë shkaktuar sëmundjen e diabetit.Katër herë në ditë bëjë insulinën.Problem ishte grumbullimi ujit në këmbët, të cilat kuroheshin me një ilaç shkarkues që më largonte edhe lëngjet e tjera të organizmit duke më dobësuar muskujt e këmbëve.
        Mjekja e ushqimit më sqaronte se cilat ushqime lejoheshin.Nuk duhet të haja bukë,e brumra, karboidrate por duhet të haja spinaq e lakra të ziera.Mishin e kuq nuk duhet ta përdorja,por duhej vetëm të përdorja mishin e bardhë ,mishin e pulës e peshkun.Nga frutat të mos konsumohej asnjëherë shega, qitroja dhe panja,sepse shkaktonin kundërshtimin e organizmit ndaj trasplantit Edhe frutat e tjera duhet konsumuar me pakicë.Ndalohej kosi,por lehohet konsumimi qumshtit payndyrnë.Mjekët më mbajtën një muaj në spital,që ishte sa dyfishi qëndrimit të operacionit të parë. Kur më hoqën tubacionet e tjera lëvizja pavështirësi.Pasi dola nga spitali mjekët donin të më shtronin në spitalin e reabilitimit,por siguracioni shëndetsor nuk pranoi të bënte shpenzime të tjera.
          Kisha dëgjuar që kur njerëzit shpëtonin nga aksidentet në punë apo automobilistike e vlerësonin si jeta e dytë.Mes vuajtjeve të shumta nëpër spitale gjatë vitit 2013-2014 nuk e humba shpresën për të jetuar.Të gjithë të afërmit e mi e personeli mjeksësor e dinin se zemra ime punonte me 20% të kapacitetit të saj por nuk më tregonin.Në të gjitha spitalet ku isha shtruar përballova me durim e kurajo çdo dhimbje pas operacioneve.Me besimin tek Zoti sfidova sëmundjen duke treguar guxim para operacioneve. Falnderoj mjekët amerikan që më risollën jetën,të cilët me përkushtim e dashuri njerzore u kujdesën për shëndetin tim.Mirënjohje pafund për sigurimet shoqërore shëndetsore amerikane, të cilat kanë përballuar shpenzimet e shumta financiare duke më bërë dy operacione falas.Po jetoj dhe nuk më besohet që kam filluar jetën e dytë që ma dhuroi vajza ime e shtrenjtë Brunilda Mara me bashshkortin e saj mjekë kirurg. Falnderoj me mirënjohje të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë dërguar mesazhe urimi ,të cilat më kanë dhënë optimizëm e shpresë për të jetuar.Tani pas tre muajve të operacionit të trasplantit gjëndja shëndetsore përmirësohet, çdo ditë dalë shëtitje nëpër parqet me gjelbërim të bregdetit Bayside Queens New York,të cilat janë shumë të bukura,por këto bukuri nuk më sjellin gëzim sepse malli për atdheun më lag sytë me lotë

                            Mirënjohje për Brunilda Mara
        Janë qindra miq të mi që më kanë dërguar përshëndetje mirënjohje për vajzën time të shtrenjtë Brunilda Mara.Duke vlerësuar shëmbullin e saj të sakrificës financiare që shpenzoi për të më risjellur mua në jetë, e kanë cilësuar atë,si “Yllin mbrojtës”, si “Ëngjëllin shpëtimtar” etj. Edhe unë e vlerësoj si “Shënjtoria ime” që më rilindi jetën,më dhuroi jetën e dytë. Kujdesi saj për përmirësimin e shëndetit tim është i jashëzakonshëm,me përkushtim e aftësi profesionale mjeksore.Së bashku me dhëndrin mjek kirurg ndjekin hap pas hapi gjëndjen time shëndetsore duke më shërbyer me shumë devotshmëri e dashuri. Edhe pse ka dy fëmijë të mitur,Brunilda erdhi në spitalin e Torinos për të më takuar,qëndroi atje një javë duke u interesuar që të përmirësohesha për të përballuar udhëtimin me avion Milano-New York. Me shumë dashuri,ajo më dha kurajo,shpresë duke më premtuar se do të më merrte me çdo çmim në New York.
Pas daljes nga spitali Montefiore New York më ka krijuar kushte komode të fjetjes,veshjeve e ushqimit.Ajo me shumë prekupacion kujdeset për reabilitimin e shëndetit tim dhe ndjehet shumë e lumtur që unë kam filluar të bëjë shëtitje në bregdetin Bayside Queens New York.

           Nga Prof. Murat Gecaj

Letër: Brunilda Marës, bijës së dashur dhe të çmuar të kolegut e mikut tim, Qatip Mara, Nju Jork (SHBA)
         Të përshëndes përzemërsisht nga Tirana e Shqipëria dhe të përqafoj ngrohtësisht, me ndjenjë malli e vlerësimi të lartë, si bijën time, Mirelën.Që të jem i sinqertë me ty dhe lexuesit e kësaj letre time, këto ditë kisha menduar dhe vendosur të shkruaja e nisja një letër të tillë. Isha i nxitur nga përkushtimi i madh e i merituar, që ke dëshmuar gjatë tërë kësaj kohe, për babin tënd të shtrenjtë, por dhe mikun tim të mirë, Qatipin. Por ja që, sot në mengjes, për ketë gjë më erdhi në “ndihmë”, si me porosi, pikërisht ai, me mesazhin e ngrohtë dhe dashamirës, që më dërgoi. Përmes rreshtave të tij, mësova me kënaqësi se babi yt, pak e ngapak dhe gjithnjë e më mirë, po e merr veten, pas gjithë atyre shqetësimeve të jashtëzakonshme shëndetësore, si në Shqipëri e Itali dhe aty në Nju Jork.
         Por, falë edhe shpirtit e karakterit të tij të fortë, guximit e vendoshmërisë dhe dashurisë së pafundme për jetën, pas kurimeve të shumta e intensive, por dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, zemra e tij e bardhë dhe ku gjen dashurinë e një njeriu të veçantë, ka nisur të rrahë e të punojë, si më parë, pra me ritmin e zakonshëm. Sigurisht, së pari, kjo gjë është një mrekulli e fat i madh për vetë atë, por dhe për motrat e tua, mamin tënd e familjarët e tjerë, si dhe për të gjithë ne, kolegët e miqtë dhe të njohur të shumtë të tij.
         Ndërsa për këtë mrekulli të jetës, unë dua të veçoj ty, Brunilda, ashtu siç ka bërë babi Qatipi, në mesazhin që më ka dërguar. Pra, pa u zgjatur, ty do të quaja një ndër shpëtimtarët e jetës së tij dhe “yllin mbrojtës”, pasi iu ke gjendur dhe po i gjindesh atij pranë, në çdo çast. Kështu, po tregohesh vajzë shumë e edukuar dhe e dhembshur, që ke trashëguar traditat më të çmuara të familjes suaj e të bijave më të mira shqiptare. Këtë gjë, që përmenda më lart, ti Brunilda, po e shprehë pa kursim ndaj njërit prind, në një kohë kur, për fat të keq, është lëkundur sadopak familja shqiptare, në përgjithësi dhe ndjenjat njerëzore të fëmijëve ndaj prindërve e gjyshërve po zbehen. Këtu, po të rikujtoj një mësim të kahershëm të babait tim, i cili më thoshte se, mund të bëhesh njeriu më i dëgjuar, më i zgjuar dhe më i pasur, mund të shkosh edhe deri në fundin e botës, por askush nuk të bëhet, nëna e babai yt!
       Kam mësuar nga Qatipi se, megjithëse jeton me të mirat e jetës amerikane, pra në Nju Jork, ku edhe unë kam qenë disa muaj, më 1993 e 1994, por ti asnjhëherë nuk i ke harruar as nuk i harron vendlindjen e Atdheun tënd. Me krenarinë e një shqiptareje të vërtetë, ti e mban lart e me nder mbiemrin e krahinës, nga Kropishti i Vlorës, pra Mara. Ndjenjat e adhedashurisë, përmes mësimit të gjuhës amtare shqipe, ti po ua mëkon, edukon dhe mëson fëmijëve tu. Po kështu, me të drejtë, krenohësh duke e mbajtur pranë Flamurin tonë Kombëtar, me shqiponjën dykrenore në mes.
        Për këto, mund të thuheshin shumë fjalë miratimi e përgëzimi, por këtu po mjaftohem vetëm, duke të thënë, nga zemra: “Të lumtë, Brunilda!”. Ndoshta, ndonjë ditë babi Qatipi do të tregojë se familjet tona kanë edhe lidhje krushqie, pasi një nip i imi është martuar me një bijë nga Kropishti. Por, kryesorja, është se ne të dy kemi kalitur një miqësi disavjeçare, të fortë, të sinqertë e të qendrueshme. Prandaj dhe kur ai pati gjendje të rënduar shëndetësore, me mundësitë e mia, iu ndodha atij pranë, në Tiranë. Aty njoha edhe mamin tënd, dy motrat tua, xhaxhain e familjarë të tjerë. Por dhe më pas, hap pas hapi, si në Torino e Milano, por dhe kur Qatipi erdhi në Nju Jork, jam përpjekur që të jem sadopak pranë tij e ta ndaj shqetësimin me të, sigurisht përmes Internetit dhe të mësoj ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore.Ja, për fatin e mirë të të gjithë njerëzve të shumtë, që don e respekton Qatip Mara, tani ai po shërohet. Kam shpresë e besim të plotë, që do të bëhët “si kokrra e mollës”, më pas, duke ardhur përsëri edhe në Tiranë e në Shqipëri.Babi yt, Qatipi më shkruante se dëshiron dhe po punon të shkruajë një libër të posaçëm, për rilindjen e jetës së vet ose për fitoren e plotë mbi sëmundjen etj. Sigurisht, kjo është një gjë shumë e mirë, prandaj e nxitë dhe e përshëndes, në këtë drejtim. Por kam një këshillë vëllazërore e miqësore, si për atë vetë dhe për ju, familjarët e tij atje: Siç dhe e dini, çdo hap e çdo sforcim i tij, sidomos tani, mund ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore. Për këtë arsye, si punën në kompjuter dhe lodhje të tjera të panevojshme, duhet t’i masë me peshoren më të saktë, për të mos e kaluar sadopak masën.
       Mund të shkruaja edhe më gjatë në këtë letër timen, Brunilda, të cilën së pari do ta lexojë babi Qatipi, pasi po e nisi përmes e-mailit të tij. Po, përmbledhurazi, dua ta shprehi edhe një herë falënderimin, respektin e dashurinë time ndaj teje, që ke dëshmuar dhe po dëshmon kujdes të jashtëzakonshëm ndaj babit tënd, duke marrë kështu mirënjohjen e të gjithë atyre, që e njohin atë. Uroj e shpresoj që, së shpejti, ty do të takoj në kryeqytetin tonë, Tiranë, bashkë me babin tend, aq të mirë e të dhembshur, të dashur e të mrekullueshëm, Qatip Mara.
Të përqafoj fort, nga larg, si bijën time dhe ju dërgojmë shumë të fala të përzemërta, unë e bashkëshortja, si në familjen tënde dhe në atë të babit:
           Nga: Murat Gecaj
          Tiranë, 29 qershor 2014

Nga Brunilda Mara

                    I nderuar miku babit tim Profesor Murat Gecaj, !

        Ju falnderoj për letrën humane prindërore që më dërguat. Sigurisht edhe unë ju vlerësoj , respektoj e konsiderojë së babin tim të shtrenjtë që ju e keni mik e kaluar mikut, sepse miqësia provohet në ditë të vështira. Ashtu si më ka thënë mami im ,kur babi ishte i shtruar në spitalin gjermanë në Tiranë, ju i nderuar mik i vërtetë pa interesa përfituese shkonit çdo ditë për ta takuar në spital , ju rridhnin edhe lotë ,gjë që dëshmonë se jeni me vlera të larta shpirtërore. Edhe babi im ju vlerëson e respekton me dashuri të pastër njerzore kujton me mall. Bota shpirtërore është pasuri më e madhe se sa pasuria materiale,sepse edhe kur largohesh nga jeta ,pasurinë materiale nuk e merr me vete, por shpirti hyjnorë tek i madhi Zot.
       Faleminderit për vlerësimet që keni shkruar në letër për personalitetin tim, të cilin me edukatën e familjes time të shtrenjtë e kam formuar në atdheun tim duke përvetësuar gjuhën e bukur shqipe, e cila është palca e shtyllës kurrizore e kombit shqiptar sepse një komb kur humbet gjuhën po thuaj ka vdekur. Në atdheun tim u bëra 20 vjeçe, u arsimova atje kam fëmininë e adoleshentën shkollore, të cilat i ruaj në botën time shpirtërore. Atdheu im është pasuri që nuk shkëmbehet me asgjë në këtë botë të trazuar. Kur largohesh nga atdheu e ndjen më shumë mugesën e tij, e mbartë me vete me shpirtë kudo qëtë shkosh,sepse nuk mund të duash atdhe tjetër. Mund të marrës nënshtetësi tjetër por kombësia shqiptare është e përjetshme në zemrat tona.Babi është në proçes biopsie që zgjatë një vit, me një rregjim të rreptë higjene, me ushqim të përcaktuar nga spitali, sepse disa ilaçe shkaktojnë dëmtime anësore, si sëmundjen e diabetit.    
          Bashkë me bashkshortin tim mjek kirurg kujdesemi për përmirësimin e shëndetit të tij, por sidomos për proçedurat e biopsisë që bëhen në laboratorin modern të spitalit këtu në New York, që janë proçedura të rëndësishme për të mos lejojë që organizmi të kundërshtoj dhe mohoj trasplantin. E fituam betejën me trasplantin por beteja vazhdon duke treguar kujdes sipas këshillave të mjekëve, të cilët periodikisht kontrollojnë me biopsi e analiza gjaku gjendjen shëndetsore të babit dhe ndryshojnë ilaçet të cilat na i sjellin në shtëpi farmacitë falas. Shërbimi mjeksor me siguracion është falas, në 10 muaj babit kirurgët e spitalit amerikanë i bënë dy operacione shumë të vështira ,të cilat me lutjet tuaja, të miqëve dhe lutjeve tona, Zoti na ndihmoi duke rilindur jetën e babit tim të shtrenjtë.
       Faleminderit për këshillat tuaja për të mos lejuar që babi të sforcohet e lodhet duke shkruar librin,për të cilin do shkruhet pas një viti, kur të jetë konsoliduar shëndeti babit.
Ju dërgojë përshëndetjet më të sinqerta familjes tuaj, juve mik e vëlla i babit tim. Ju uroj shëndetë e gëzime në familje. Të jetoni sa më gjatë për të gëzuar jetën e mbesë Dorela dhe të fëmijëve të tjerë të fëmijëve tuaj të shtrenjtë.
         Ju përqafoj nga larg si prindin tim të respektuar. Edhe një herë faleminderit për letrën prindërore që më dërguat, e cila më solli shumë emocione gëzimi
Me respekt si vajza juaj Brunilda Qatip Mara
                        New York 29 qershor 2014

Qatip Mara
New York 29 gusht 2014

No comments: