Wednesday 6 August 2014

Reflektim mbi librat e lexuar



Reflektim mbi librat e lexuar

Golem e hënë, më 14 korrik 2014 mbasdite

“Bëje shok atë që nuk e mund dot”.

Libri i dytë në radhë që lexova duke filluar nga data 14 korriku deri në 20.7. 2014 ishin dy vëllimet “Pesdhjetë hijet e Kristian Grejit”, shkruar nga  E.L.James dhe përkthyer nga M B Bako

Ngjarjet që trajtohen në Roman janë sa tërheqëse aq dhe rrënqethëse. Autorja e romanit i ndërton aq bukur ngjarjet sa të lë pa mend. Gjithkush ka nevojë të mësoj në jetë. Sa më shumë të lexosh aq i pa ditur je.

Populli shprehet: “Një mendje, hic mendje”, “Dy mendje, gjysëm mendje”, kurse “Tre mendje, një mendje”. Shprehjet popullore janë ilac i qeverisjes së popujve.

Jeta nuk është një trillë, por një arkivë ngjarjesh që sistemohen në shpirtin e njeriut dhe këtë arkiv për ta hapur duhet ti gjesh celsin e duhur.

Të dy pesonazhet e romanit janë me botë të ndryshme, por për të jetuarin e jetës kanë të njëjtin qëllim. Secili ta jetojë jetën i pavarur dhe me djersën e tij.

 Anastasia Still, një student e shkëlqyshme, e virgjër, por shumë besnike e dashurisë të bënë të rrënqethesh kur mendon se duhet ti kalojë të gjitha provat e dashurisë, por nga ana tjetër është shumë këmbngulse të mësojë për historinë e trishtë që i ka ndodhur të dashurit të saj Kristjan Grej.

Ajo që të lë mbresë është se romani të tërheq faqe pas faqe dhe mënyra se si i ndërton ngjarjet autorja është një risi e vecantë që nuk arrinë ta bëjnë radhë të gjithë autorët.

E paisur me një kulturë të gjërë letrare ajo di të përdor bukur metaforën, sarkazmën, fabulën dhe mjaftë figura të tjera letrare që e bëjnë romanin të admirueshëm për tu lexuar, autoria sjell jetën të gjallë para lexuesit. Jo të gjithë autorët arrijnë të gërshetojnë dhe harmonizojnë fabulën dhe tregimin ashut si kundër e ka ndërtuar autoria e romanit.

Mosha në të cilën vendosim për të ndërtuar familjen është aq e brishtë sa mund të ndodh si ai qelqi i kristaltë i pa temperuar mirë të thyhet dhe copat e tij të gjakosin dhe lënë plagë që duhet kohë për tu mbyllur.

Dhe sado pak një gërvishje e vogël dhe plaga rihapet dhe është zor ta mbyllësh.

Autorja e ka ndërtuar ngjarjen në mënyrë të atill që mbarë shoqëria të kuptojë se problem nuk ka vetëm shtresa e varfër, por edhe ajo e pasur. Le të kesh lekë sa të duash nëse njeriun e zemrës nuk e josh me ndjenjat e qënërit njeri dhe jeta të jetohet pa diktat familja dy njerëz që duhen ecën dhe dashuria nuk shkon në divorce si e jëma e Anastasisë që jeton me burrin e katërtë…

Romani është një trillë, ku autorja ka gjetur thelbin e vet të subjektit dhe me mjeshtërin e saj të ndërtimit të dialogjeve, tregimit, metaforës e mjaftë figurave të tjera letrare na sjell të gjall jetën që zhvillohet në metropol në të gjitha qytetet e botës, pse jo dhe në Tiranën tonë...

Viktimat janë pjesë e programit të cilat nuk kuptojnë thelbin bazë të jetës ku populli në cdo gjuhë të botës i thotë mjaftë bukur shprehjet e mencura;  “Shtrijë këmbët sa ke jorganin”, “Ha për darkë dhe mendo për mëngjes” etj.

Me mjaftë zell autorja ndërton dialogun edhe pse personazhi Kristjan Grei është i privuar nga jeta arrin të kthehet në jetën normale kur ai jeton në shoqërinë e një njeriu të hekurt sikundër është Anastasia. Jeta fillohet nga e para në cdo kohë mjafton që njeriu të ketë mendimin e mirë të jetuaritë të jetës.

Asnjë gjë nuk ka vlerë për vec harmonisë dhe të jetuarit të jetës në qetësin e duhur dhe pa strese. Nuk dua të shuaj kureshtjen e lexuesit dhe po hedh disa nga mendimet e mija për këtë vepër monument të shkrimtares angleze E L James

 Reflektim  mbi librat e lexuar Novelat;  Gi dë Mopasan

 Gi dë Mopasan shkrimtar francez (1850-1893) përfaqsuesi më i shquar i natyralizmit francez. Autor i një numri të madh tregimesh dhe novelash si dhe autor i romaneve: “Bel Ami”, “Një jetë”, “Mont Oriol”, “ E fortë si vdekja” etj.

Novela “Mbi ujë” shkruar nga : Gi dë mopsan dhe përkthyer nga: Leonardo Mero bënë fjalë për një ditar të shkruar nga autori gjatë shetitjes në brigjet e Detit Mesdhe. Shkruar në vitin 1888 mbi bazën e imagjinatës.

Nëpërmjet kësaj novele autori na sjell para syve tanë jetën e fshatarit francezë dhe nëpërmjet metaforës nxjerr në pah virtytet e mira të njerëzve të mençur dhe të ditur dhe kritikon veset e këqia të udhëheqsave francezë në kohra të ndryshme.

Me një gjuhë të pastër dhe me kulturën e tij të gjerë që zotronë të tërhjeq si me magji në rrjedhën e leximit që nuk të bënë dora dhe mendja të shkëputesh për as një çast nga leximi që nga fillimi i paragrafit të parë dhe deri te i fundit.

Në novel gjen mesazhe kuptimplote e të jetuarit të jetës si të vij dhe jo e diktuar nga të tjerët. Këtë fat e kanë edhe njerëzit e mëdhenj sikundër është fati i Paganinit ku djali i tij u detyrua që për shkak të mospranimit të varrimit të eshtrave të babait në Gjenova dhe as në Francë  të vendos arkivolin në shkëmbinjtë e ishullit që quhej Shën Ferreol dhe kthehet dhe i merr pas pesë vjetësh. Me një mjeshtëri të rrall autori ironizon sistemet e mbretërimit dhe sjelljet e njerëzve të pasur dhe fesë mbi shtresat e ulta.

Ironia dhe sarkazma shkon deri atje sa ai me një penë të mprehtë tallet me njerëzit e pasur që humbasin pasurinë dhe bashkë me të dhe njerëzillëkun.

Sa bukur shprehet autori ku shkruan:

- Po njerëzit që tërheqin dhe përkdhelin romancierët janë po aq të rrezikuar sa dhe tregtarët e miellit që të rrisin minj në magazinat e tyre”. Dhe megjithatë ata janë të kërkuar.

Si uji që pikë pas pike gërryen edhe shkëmbin më të fortë, ashtu  çdo lajkë dhe lavdërim gërryen zemrën e ndjeshme të njeriut të letrave.

Analiza që u bën fenomeneve jetësore që i ndodhin njeriut çdo ditë vjen natyrshëm dhe ndihesh sikur edhe ti je pjesë e këtyre shënimeve që hedh në letër Mopasani.

“Njeriu që dashuron normalisht nën diell, adhuron furishëm hënën”.

“Njeriu i letrave nuk lakmon, por ankohet”.

“Të bisedosh, e çafrë është kjo? Mister! Ky është arti i të paraqiturit jo i mërzitshëm, të dish të thuash gjithçka me interes, nuk ka rëndësi për çfarë pëlqehesh, dhe s’ka rëndësi si arrin të joshësh”.  …kjo lojë hidh e prit fjalë fluturake, kjo lloj buzqeshje e lehtë e mendimeve  që duhet të ketë biseda.

Francezi është i vetmi njeri në botë, që e ka këtë shpirt dhe vetëm ai e shijon dhe e kupton atë. Ai e ka shpirtin që mbetet, shpirtin e rrugës dhe shpirtin e librave.

“Fjala është monedha shumë e vogël e këtij shpirti”.

Humori I mirë gjen vend tek gjeniu. Një fjalë e urtë e kurorëzon një njeri dhe e bën atë të madh për pasardhësit. Populli do atë që e argëton dhe fal atë, që e bën për të qeshur.

Metafora që përdor Mopasan në këtë novel tregon për shkallën e lartë të njohjes së fenomeneve në Francën e viteve 1888 e më pas nën mbretërimin e mbretërve dhe princave të rrënuar.

Këto fenomene që përshkruan autori me një mjeshtëri të rrall janë pasqyrë e jetës edhe në ditët tona. Kjo tregon se jeta është ciklike dhe fenomenet hera-herës përsëriten në popuj të ndryshëm pavarsishtë se kanë kultura dhe flasin gjuhë të ndryshme.

Xhejms Olldrixh  “Djumi i fundit” përkthyer nga: Gjergj Vlashi

Shkrimtar anglez. Lindi në Australi në vitin 1918. Në vitin 1938 shkoi në Angli ku vazhdoi njëkohësisht studimet universitare dhe punën e gazetarit. Autor i disa novelave dhe romaneve. Romani prej dy vëllimesh “Diplomati” është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Një novel shumë e bukur ku tregon për sakrificën sublime që mund të bëjë njëriu në situate tepër të vështira. Nëpërmjet kësaj novele autori skalit me një penë të mrekullueshme tipe dhe karaktere që edhe pse janë shumë të ftohtë në situate kritike kthehen te ndjenja njerëzore dhe huimane, sikundër ndodh me personazhin e novelës, Benin me djalin e vet Devi që ka një moshë dhjetë vjeç dhe vetëm në saj të zgjuarësis dhe instikteve njerëzore arrin ti shpëtoj jetën babait.

Njerëz të till si Beni arrijnë të mbijetojnë vetëm mbi bazën e sakrificës dhe shkeljes së ligjeve, vetëm e vetëm si të mbijetojnë në këtë botë të ndyrë dhe xhungël, ku sipërmarrësi të hedh në rrugë dhe atë herë duhet të gjesh forca të sakrifikosh se si e si të mbijetosh, por pa dashje bie pre e kthetrave të peshkaqenve…

Djumin e fndit që i ndan të gjithë e gjithçka, nuk është lehtë ta përshkosh po nuk qe mjeshtër në zanatin tënd.

Djum-masë gjatësie e barabartë me 2.54 cm.

Tregim për ishullin e panjohur –Sendet, shkruar nga shkrimtari Joze Saramango dhe përkthyer nga: Gjergj Vlashi, bën fjalë për vitet e diktaturës që kaloi Portugalia. Ngjarjet janë analoge dhe me ato që ndodhën në Shqipëri në vitin 1997, ku u shkatërrau gjithë mundi e djersa e derdhur për 45 vjet nga populli ynë i udhëhequr nga njerëz me vision të ngushtë dhe sharlatan që ngritën pushtetin e tyre nën parrullën: “Shkatërroni gjithçka që është ndërtuar në këto 45 vjet, se ne do ju sjellim çekun e bardhë”.

 Novela Erika e përkthyer nga Frederik Jakovi dhe e shkruar nga Elio Vitorini.

 Një novelë tepër aktuale në ditët tona, ku hera-herës ndeshim nëpër motele histori më tragjike se të Erikës të shkruara nga Elio, të cilat tregohen jo rastësishtë nga pronarët dhe kamarierët e lokaleve, si brenda Tiranës dhe në rrethinat e saj.

Kur shpesh herë pleq të moshave madhore bëhen pre e moshës studentore, të cilat përballen me jetën e shtrenjtë të metropolit. Të ardhura nga rrethinat kërkojnë të provojnë jetën e “lumtur” që jetojnë moshataret e tyre të lindura e rritura në metropol.

Novela “Burgu” e përkthyer nga Sokol Çunga e shkruar nga kosta Varanalis (1884- 1974) Poeti grek në vitin 1954 botoi përmbledhjen me portrete “Diktatorët”. Përmendim ndër veprat e shquara “Apologjia e Sokratit”, “Ditari i Penelopes”, të cilat janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

 Shkrimtari grek në novelën e tij pasqyron me një gjuhë të pastër jetën e të varfërve dhe të pasurve. Fitimtarët mbeten fitimtarë dhe të humburit të humbur.

 Unë e ndërgjegja ime mbeten vetëm, të dy, ballë për ballë, për të larë hesapet. Është ndërgjegja ajo që ngacmon shpirtin të marr hak dhe pasi ka përmbushur detyrën, ajo të bjerë në prehje dhe të qetësoj shpirtin.

Autori tregon se përshtatshëria me mënyrën e re të jetesës nuk të lëshon, ajo të mbrthen si me ganxha prej çeliku dhe të mban të ndërvarur, edhe pse ndërgjegja të thërret të përmbushësh detyrën e caktuar, objektivin që i ke ven vetes.

Autori satirizon mënyrën e qeverisjes dhe  për kohën e vet dhe nxjerr në pah vuajtjet e shtresës së varfër dhe jetën e shfrenuar të njerëzve të pasur.

 Plaku i urtë përkthyer nga Arian Kallço. Italo Sevo lindi në Trieste më 1861 dhe vdiq më 1928. Emri i tij është Ettore Schmitz Sevevo. Është autor tregimesh, novelash, esse-sh e romaneve: Ndërgjegja e Xenos, Një jetë, Pleqëri Novela në shqip është botuar pas vitit 1929.

 Novela bën fjalë për varfërin e tejskajshme të atyre viteve dhe njeriu detyrohet të shes trupin e vet për mbijetesë. Plaku që bie pre e dashurisë së vajzës 20 vjeçare para jetës kur sëmuret harron dashuriçkat dhe largon vesin e bërë në rini të cilën ka qejf ta përdori dhe në pleqëri.

 V.G.Korolenko, shkrimtar rus (1853-1921) shquar si mjeshtër I përshkrimit, tregimit e novelës. Në gjuhën shqipe janë përkthyer dias tregime dhe novella “Muzikanti i verbër”, e “Fëmijët e nëntokës” etj.

 Novela Pylli shushurinte, në thelb tregon se ai që mundohet ti bëjë gropën tjetrit ia bënë vetes. Novela bën fjalë për një fshatar rus i martuar me zor me vajzën e Panit, pasanikut më të madh të zonës, Roksanën, por ajo dashuronte të tjerë dhe më në fund pas torturave të tëmerrshme me kamzhik që provon në kurriz Romani pranon të martohet me të.

Mendime

Dale  Carenegie me vepren e tij monomentale “Arti për të fituar MIQ DHE PUSHTET”, ËSHTË VËRTETË Një udhërrëfyes praktik për marrëdhëniet njerëzore, të cilat nuk jua mëson asnjë shkollë”, fjalë është me të vërtetë monument dhe art i komunikimit në botën njerëzore.

Në libër jepen shëmbuj praktik nga jeta e personaliteteve që kanë bërë emër në historinë botrore. Mesazhi që na dërgon Cirenegie të bënë të mendosh dhe të veprosh ndryshe nga sa ke vepruar dhe dëgjuar.   Ai shkruan:

“Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga cfarë mendon dhe si komunikon”.

“Beso që do të kesh sukses dhe do t’ia arrish”

                                                                     Dale Carengie

“Të gjykosh gjithcka, do të thotë të falësh gjithcka”

Nëse  duam të shmangim hatërmbetje që mund të zgjasë për dhjetëvjecarë, le ta përmbajmë veten që mos bëjmë me një herë kritika dhe mos t’i japim lehtas mësime tjetrit, megjithëse mund t’i meritojë.

Mënyra e vetme efikatse për të arritur atje ku mua më intereson, është që të bind të tjerët të duan të njëjtën gjë. Frojdi zbuloi se motive njerëzor ka dy motive:

a.     Impulsion seksual

b.    Dëshirën për t’u edukuar, për të rënë në sy. Motive dytë është më i rëndësishëm se ai i pari. 

Ndonjëherë, vetëm për të ngjallur simpatinë dhe vëmendjen e të tjerëve dhe për të kënaqur kështu ambicien e vet, disa tipa bëhen  si të sëmurë.

“Vlerësoj si cilësinë time më të mirë, aftësinë për të ngjallur tek ata që më rrethojnë entuziazmin maksimal nëpërmjetë vlerësimit të meritave të secilit dhe inkurajimit të vazhdueshëm. Asgjë nuk shkatërron ambicien e njeriut, më tepër se kritika e eprorve të tij. Unë besojë në aftësinë e vartësve të mi për të shumfishuar rendimentin e punës së tyre. Prandaj jam i privuar të lavdëroj dhe jo të gjej gabime.

Nëse dëshirojë që të bëhet dicka, nuk kam frikë të bëj lavdërime dhe vlerësime. Në përvojën time jetësore, në kontaktet e mia me njerëz nga shumë vende të botës, nuk kam gjetur akoma një njeri, sado të madh apo të rëndësishëm, që të mos ketë më tepër rendiment në një atmosferë aprovimi dhe lavdërimi, sesa në një atmosferë qoprtimesh e kritikash”.

Jeni bujar në vlerësimin e të tjerëve, mos u kurseni në lavdërime dhe të gjithë do ti adhurojnë fjalët tuaja, do ti mbajnë mend dhe do ti përsërisin vite më pas, kur ju vet ti keni harruar.

Ai që di të ngjallë tek të tjerët dëshirën e zjarrtë, për c’ka bëhet fjalë, i ka të gjithë me vete. Ai që nuk arrin ta bëjë këtë, do ta bëjë i vetm rrugën e jetës.

Në se duam të bëjmë miq të vërtetë nuk duhet fillojmë, duke pretenduar që ata të interesohen për ne dhe për punët tona.

Psikologu Alfred Alder, thoshte: “Individi që nuk interesohet për të tjerët, has në jetë vështirësi të mëdha, dhe ëshjtë ai, që dështon më shpesh në qëllimet e tij.”

…Unë përpiqem gjithëmonë të di datën e lindjes së miqve të mi. ka shumë mënyra për të arritur këtë. E shënojë këtë datë në bllok të veçantë dhe në momentin e duhur i dërgoi mikut  një kartolinë ose një telegram.

…kur i përshëndesim të tjerët qoftë edhe në telefon, duhet t’i përshëndesim me entuziazëm, ti japim zërit tonë intonacion të gëzueshëm, sikur duam t’i themi: “Ja ku jam, shumë i lumtur që vihem në dispozicionin tuaj.”

Tregoni interest të vërtetë dhe të madh për të tjerët!

 Buzëqeshja fletë më tepër se njëmijë dollar.

..nuk flas më vetëm për ato që më interesojnë mua personalishtë, por mundohem t’i vlerësojë situatat edhe nga këndvështrimi i të tjerëve.

Duket sikur veprimi pason ndjenjën por, në fakt veprimi dhe ndjenja shkojnë së bashku.

Gjithë bota shkon në kërkim të lumturisë dhe atë mund ta gjejmë më lehtë nëse dimë të kontrollojmë mendimet tona.

Shekspiri thotë: “Në këtë botë nuk ka asgjë plotësisht të mirë dhe plotësishtë të keqe.”

Këshillë: kur delni nga shtëpia, ecni me trupin drejt, merrni frymë thellë dhe gëzojuni dritës së diellit.

-Ai që nuk ka më buzëqeshje për të dhënë, ka nevojë më tepër se kushdo tjetër për të marrë një buzëqeshje!

…Njerëzit janë aq krenar me emrin e tyre, sa duan tipërjetësojnë me të gjitha mënyrat.

-Ki parasysh që për një njeri, emir është tingulli më i bukur dhe më i rëndësishëm për të!

-Ajo, që duhet bërë, është ti kushtosh vëmendje maksimale personit që flet. Nuk ka asgjë më të mirë se kjo!

Të jesh një dëgjus shumë i mirë!

Inkurajo të tjerët të flasin për vete.

Kur prêt dikë për ta takuar është e nevojshme që të harxhosh pak kohë para se ta takosh për të mësuar disa gjëra që i interesojnë mysafirit.

..Mënyra më e mirë për t’i hyrë në zemër e tjetrit , është t’i flasësh për gjërat që i interesojnë më tepër atij.

..Bëni pyetje që mund ti japin kënaqësi bashkëbiseduesit tuaj dhe shtyjeni që të flaës për veten  dhe për punën e tij.

Flisni me bashkëbiseduesin tuaj, për tema që atij i interesojnë!

..krijo gjithnjë te të tjerët ndjesinë se janë të rëndësishëm për ty!

“Bëjuni të tjerëve atë, që donit tju bënit edhe juve!”

Përdorimi i frazave: “Më falni për shqetësimin”, “A do të ishit kaq i sjellshëm”, “Të lutem”, “Faleminderit” krontribuojnë, që të vënë në lëvizje , pa tronditje, monotoninë e jetëssë përditshme ashtu sikur vaji pengon ndryshkjen e makinës. Ato, janë shenja të një educate të mirë.

Bëj të mundur që personat e tjerë të ndihen njerëz të rëndësishëm!

Mënyra e vetëme për të dal nga një debat është ta evitosh atë.

..”kush dëshiron të jap më të mirën e vetvetes nuk mund të harxhojë kohën e tij në grindje personale dhe nuk mund ti lejojë vetes të provojë pasojat si : irritimi dhe humbja e kontrollit mbi nervat…

“Tregoni respect për mendimin  dhe opinionin e të tjerëve! Mos i thoni kurrë dikujtë hapur se e ka gabim!

Pranojeni menjëherë dhe sinqerishtë, kur keni gabim!

“Një pikë mjaltë mbledh më tepër miza se një litër uthullë.”

Kur flet me një person nuk duhet filluar duke I kundërshtuar mendimet e tij, por është më mirë të vësh në dukje ato për të cilat je dakort  me të.

Pra kundërshtari të fillojë të thotë “po”, “po” dhe most a lejojmë të thotë “jo”. Kur dikush thotë jo sedra e tij e shtynë të mbrojë veten e tij.

Para se të kërkosh punë duhet të marrësh të dhëna për punëdhënësin dhe ti drejtohesh me fjalët do isha shumë i lumtur të punoja për ju ; e di që e keni filluar karierën që në moshë të re…

Ta lejojmë bashkëbiseduesin tonë të flaës sipas dëshirës!

Mundohuni të vlerësoni problemin edhe nga këndvështrimi i tij!

Në një debat që ti shtyjmë të tjerët të na dëgjojnë me kujdes duhet të fillojmë duke thënë: Nuk ju vë faj aspak nëse mendoni në këtë mënyrë. Po të isha në vendin tuaj do mendoja edhe unë kështu. Do shikoni menjëherë që me këto fjalë edhe njeriu më grindavec e inatçi do të qetësohej si me magji.

Ja, se çfarë ju duhet njerëzve të vendosur: mundësia për të vënë në provë kurajon e tyre, vlerat e tyre, mundësia për të luftuar dhe triumfuar: dëshira për sukses. Lëshoni një sfidë!

Teksti i një letëre.

“Ju vura në krye……dhe e kam bërë me përgjegjësin time të plotë, por ka disa gjëra që nuk jam shumë i kënaqur. Ju konsideroi një ……të mirë dhe shpresojë që ju nuk do të përzieni politikën me realizimin e detyrës. Ju keni mundësi të plotë në mundësitë tuaja, kjo është një cilësi e çmuar, megjithëse jo e domosdoshme. Jeni ambicioz dhe ambicia e mbajtur brenda kufijve mund të bëjë më tepër mirë se sa keq….

Do tju ndihmoj me ç’të mundem që të eleminohen këto difekte të rrezikshme.

Filloni me fjalë  lavdërimi dhe vlerësimi të sinqertë!

I vini indirekt në dukje dikujt të metat e tij.

Flisni për të metat tuaja para se të kritikoni të tjerët!

Mos i prek kurrë të tjerët në krenarinë e tyre!

Bëj pyetje në vend që të japsh urdhëra!

Pyetje:

A mund ta merrni në konsiderat këtë ide?

Nuk besoni se do ishte më mirë? Ç’farë mendoni? Etj…

Inkurajoni edhe përmirësimin më të vogël!

Aprovoni dhe lavdëroni tyë tjerët sinqerishtë!Përdorni inkurajimin! Bëni të mundur që të metat që doni të eleminoni te dikush të duken të lehta për t’u korigjuar, ajo që duhet bërë të duket e thjeshtë për atë që do ta bëjë!

Bëni të mundur që të tjerët të jenë të kënaqur nga pozicioni juaj!

Mos u gridni dhe mos bëni kritika!

Mos pretend të duash dhe të ndryshosh karakterin e bashkëshortes tënde!

Bëj vlerësime dhe lavdërime të sinqerta!

Tregohuni të vëmendshëm dhe bëni gjeste të vogla mirësjellje ndaj personave që doni!

Mirësjellja është një cilësi e domosdoshme për lumturinë familjare, ashtu si vaj për motorrin e një makine.



Grindja

Lumturia humbet,

    Kur në grindje kalon.

    Qetësin e prish,

    Trurin çekujlibron.

No comments: