Saturday 30 August 2014

Shkolla shqipe është vatra e shenjtë e shpirtit tonë

Sadulla Zendeli Daja


SHKOLLA SHQIPE ËSHTË VATRA E SHENJTË E SHPIRTIT TONË
Gjatë dhe pas luftërave çlirimtare për shpëtim nga diktatura pansllaviste, shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke iu lutur Perëndisë për shpëtim nga ferri. Me paratë e mërgimtarëve tanë të destinuara për armatim, kishat islamike shqiptare kanë mbirë si këpurdhat pas shiut, gjithandej në Kosovë e Maqedoni. Këta ”intelektualë” posedojnë autoritet tek fanatikët tanë dhe kamarila shoviniste sllavo-maqedone. Demokraci e hyrë në varr për së gjalli! Që nga Tetova deri në Gostivar, kemi më shumë xhami se sa shkolla, katakombe turko-arabe që janë investuar me miliona euro! Ku janë shkollat shqipe, more matrapazë? Këta janë duke bërë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës shqipe, një nga tre gjuhët më të vjetra të botës, paralelisht me greqishten dhe armenishten.
Nga Sadulla Zendeli Daja (Suedi)
Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri më sot, i moshuar, dhe vazhdoj t’i lutem Zotit. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë,  por jo të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë apo vajtojnë që të të duan vetëm kur je i vdekur! Thonë se me aktivitetin tim që bëj për mërgimtarët tanë qenkam njeri i madh! Thonë se qenkam meteor që i bëj dritë mërgatës shqiptare, të cilën dashje-padashje e pret asimilimi i pjesshëm, madje edhe ai i plotë. Prandaj Ju lus që me shkrime të shkëlqyera të ndjekim shembujt e hebrenjve dhe të ndihmojmë mërgatën tonë!
Vendlindja ime ishte e okupuar nga shovinistët sllavë të cilët emigruan nga Kaukazi dhe u instaluan në tokat Arbërore. Kur isha dhjetë vjeç, mbaj mend luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët luftonin kundër çdo armiku që rrezikonte trojet tona. Babai më zgjodhi mua nga dy vëllezërit dhe një motër të filloj shkollën e besimit islam. Më 1945-46 më tha: ”Ti biri im, do të vazhdosh shkollën e parë shqipe që është një vatër e shenjtë në fshatin tonë”. Këtë shkollë e themeloi një nga intelektualët e shquar shqiptarë në rrethin e Gostivarit, profesor Ahmet Pere nga Tirana. Nuk shkoi shumë kohë dhe regjimi nacionalist sllav e gjykoi me vdekje, dhe pastaj me 17 burg të rëndë. Në vitin 1945 Jugosllavia e posaformuar kishte filluar një fushatë rekrutimesh me ushtarë për mbrojtjen e një shteti artificial. Këtu do të formohej edhe Ushtria Nacional Çlirimtare Jugosllave.
Asokohe ishte Brigada e Shtatë Sulmuese Shqiptare me flamurin shqiptar, e cila kishte marrë në patronazh për të ndihmuar për çlirimin e viseve shqiptare në Kosovë e Maqedoni, për të çrobëruar edhe trojet tjera amtare. Kjo brigadë ishte një dhunti e Zotit që do të vihet në ballë të luftës çlirimtare duke u përleshur me ushtrine hitleriane. Ishte kjo një nga luftrat  e fundit kundër okupatorit. Nga fshati im u bashkuan në këtë betejë 22 djem të rinj, duke u shkrirë në një front në fushën e Sremit, për të luftuar kundër ushtrisë gjermane. Bilanci ka qenë rrëshqethës: 20 djem u vranë duke luftuar heroikisht, dhe 2 tjerë u plagosën. Jugosllavia gradualisht fillon të forcohet. Republikat e marrin pushtetin në dorë. Gradualisht po konturohej shteti sllav, edhepse neve nuk na lidhte asgjë me këtë racë rusofone.
Riorganizimi i pushteteve po bënte edhe seleksionin e parë në drejtim etnik, duke na lënë të paintegruar. Sllavët ishin kudo në organet shtetërore vendimmarëse, ku ende edhe tani në Maqedoni, Mal të Zi, Bujanovc, Medvegjë, Preshevë dhe Çamëri, e sundojnë padrejtësisht etninë tonë që nuk është pjesë, as e Serbisë, as e Maqedonisë, as e Malit të Zi dhe as e Greqisë. Edhe simbolet kombëtare filluan të cenzuroheshin. Flamuri shqiptar u ndalua. Shqiptarët jetonin duke dhënë ryshfete ku edhe sot ky virus ballkanik vazhdon. Një gjenocit i paparë diskriminues na ka shoqëruar sistematikisht konform sintagmës: ”Je shqiptar, shko në Shqipëri”! ”Je turk,  shko në Turqi!” ”Je arixhi, shko në Kosovë a Shqipëri!” ”Na vjen keq, por je pakicë!” Kjo ishte filozofia e shtetit të ri jugosllav.
Sipas doktrinës pansllaviste, shqiptarët na qenkan turq të ardhur në trojet sllave
Sipas doktrinës pansllaviste, shqiptarët na qenkan turq të ardhur në trojet sllave, siç kanë trumbetuar edhe akademikët e xhindosur maqedonas në enciklopedinë e tyre. Për këtas pseudoshkencëtarë, besimi islam na qenka dëshmi gjoja se shqiptarët qenkan ”ardhacakë”, kurse sllavët ”autoktonë”. Gjithësesi, shqiptarët qëndruan të fortë e të patundur në trojet e tyre Arbërore. Këta bij shqipesh, gjithmonë i kanë dhënë përparësi kombit si pjesa më e shëndetshme  e Bashkimit Kombëtar. Besimi fetar, si në kohë të sundimit osman, por edhe kohëve të fundit, vjen me do aktorë`”modernë”, me do deputetë  shqipfolës e me me disa ”intelektualë” me dioptri shkurtpamëse. Këta janë duke bërë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës shqipe, një nga tre gjuhët më të vjetra të botës, paralelisht me greqishten dhe armenishten.
Gjatë dhe pas luftërave çlirimtare për shpëtim nga diktatura pansllaviste, shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke iu lutur Perëndisë për shpëtim nga ferri. Me paratë e mërgimtarëve tanë të destinuara për armatim, kishat islamike shqiptare kanë mbirë si këpurdhat pas shiut, gjithandej në Kosovë e Maqedoni. Këta ”intelektualë” posedojnë autoritet tek fanatikët tanë dhe kamarila shoviniste sllavo-maqedone. Demokraci e hyrë në varr për së gjalli! Që nga Tetova deri në Gostivar, kemi më shumë xhami se sa shkolla, katakombe turko-arabe që janë investuar me miliona euro! Ku janë shkollat shqipe, more matrapazë? Në xhami aktivë janë të moshuarit, në shkollë janë fëmijët tanë, ardhmëria e kombit tonë të shenjtë. Ndërsa shkollat shqipe janë pa dysheme, xhamitë kanë qylima me artizanat arab e persian. Disa liderë partiakë, kryetarë komunash dhe disa ”intelektualë”´ të shitur, për interesat vetjake e forcojnë ideologjinë fetare të haxhiqamilizmit, vetëm e vetëm që t’i zgjedhë populli për deputetë, një fushatë e egër pas së cilës pasojnë bajraktarizmi, nepotizmi, familiarizmi dhe privilegje të tjera.
Pushojnë nga puna profesionistë, njerëz të aftë e me përvojë shumëvjueçare në arsim ose në fusha të tjera, dhe në vend të këtyre punësohen persona servilë të partisë në pushtet. Ata duhet të shmangen nga dioptria shkurtëpamëse. Këto alternativa janë pengesë për zhvillimin e kombit. Populli shqiptar duhet të shpëtojë nga reziku modern që i kanoset në periudhën tranzicionit nga diktatura në demokraci. Shqiptarët janë trashëgimtarët e kulturës sonë autoktone, të lashtësisë së famshme iliro-shqiptare. Nga këta burra të mëdhenj në shtetin maqedon, disa liderë tanë dalin në sheshe për të pritur Iftarin, Ramazanin, Kurban Bajramin, duke i përcjellë ma ceremoni fetare, me lodra e curle dhe tam-tame haxhijtë në shkretëtirat e Arabisë. Festë e gëzim i madh, që nga fshatrat e deri te sheshi kryesor i një qyteti tonë që dha gjak kundër armiqve osmanë e sllavë.
Nuk shkohet në Eruropë me urime e trumbetime për të vajtur në Mekë dhe Medine. ”Myslimania” ka mbytur arsimimin e brezit të ri duke i zëvendësuar plisat e badhë me do lecka (terlike) të zeza, duke kultivuar veshjet myslimane, duke tejkaluar çdo normë nacionale, duke u bërë më katolikë se Papa, apo më Muhamed se Muhamedi. Jo të paktë janë ata që me dy javë në Mekë si turist, merr diplomën e pedagogut për ligjrërimin e fesë  islame. Në dasma e në mitingje dalin para flamurit kombëtar me tespitë në dorë, duke i numëruar njëzetëetetë hazretlerët e arabistanit, duke dredhur buzët për shenjtërinë e tyre bajate, banale dhe artificiale.
Ishudbashët e djeshëm me shall të bardhë e zemër të zezë, e kanë zëvendësuar Tungjatjetën me Esselamu Alejkum! Zoti qenka këshilluar me këta Mubarakë të një feje që diskriminon femrën, që pret koka fëmijësh  pafajshëm në Siri dhe Irak. Haxhijtë armiqësohen madje edhe me të afërmit e tyre, nëse nuk i respektojnë duke përmendur ”gradën” përpara emrave të tyre: Haxhi Baba, Haxhi Aga, Haxhi Efendiu, Haxhi Filani dhe Haxhi Fisteku. Këto janë refreni i përditshëm. Vajmedet për ne! Europë e mallkuar!  E ke ndarë kombin shqiptar në copa dhe tani do të na ftosh në sofrën tënde të civilizuar që të marrim pjesë në Europën e Bashkuar, sikur mos me qenë europianë. Edhepse jemi populli më i lashtë në Europë, ç´të bëjë Europa kur ne vazhdojmë të jemi kështu si jemi: hazërxhinj dhe çallamxhinj, porsi demebelat e Stambollit! Na falni se jo për të gjithë e kemi fjalën.
Ishte një absurditet në kundërshtim me arsyen e shëndoshë dhe me logjikën normale
Gjatë rinisë sime punoja si llogaritar finaciar në sipërmarrjen e Hekurudhës Shkup, dega në Gostivar. Isha anëtar i partisë komuniste, delegat i komunës, delegat në komitetin e PK. Pozitat i kisha goxha! Por kush na pyeste neve? Ishim vetëm në numër simbolik, sipërfaqësor, sepse vendimet i merrnin ata. T´ju them të drejtën, kur përmed këtë aktivitet më duket se akoma kam dhimbje në shputat e duarve duke brohoritur e duartrokitur: Rroftë regjimi, Rroftë komunizmi, Rroftë udhëheqësia e Shkupit dhe Beogradit, Rrofshin Lenini, Stalini, Titoja, Kolishevski, Çubriloviqi! Mo zo më keq! Ishte një absurditet në kundërshtim me arsyen e shëndoshë dhe me logjikën normale. Politikë e çoroditur e shantazheve të egra për të të mposhtur, për të të përkulur dhe për të detyruar një popull të veprojë në dobi të tjerëve.
Kur zgjohesha në mëngjes për të shkuar në punë, para banesës rrinin 10-15 shqiptarë që pritnin për t´i ”ndihmuar”, duke u shkruajtur lutje se do të shesin kalin, lopën gomarin, ndonjë gjel apo pulë që e sillnin nda fshati 20-50 km., për t’i shitur në pazar, për një kafshatë buke. Në dilemën e bashkëpunimit me pushtuesit sllavë, largimi nga vendlindja ishte shansi i  fundit dhe zgjidhja më e mirë. Zgjodha më të mirën e të keqes. Emigrova! Pse? Sepse  ndryshe duhej të bëhesha spiun i vëllezërive të mij, të atyre që mbanin plis të bardhë, të atyre që e donin flamurin kombëtar, të atyre që këndonin dhe kërcenin valle shqiptare, të burgosurve politikë që për faj kishin dashurinë për Shqipërinë. Kurse këtë  nuk mundsha ta bëj. Prandaj zgjodha më të keqen rrugë, duke emigruar nga vendi im i dashur, nga ai vend ku çuditërisht gurët që m‘i vrisnin këmbët e zbathura, më dukeshin më të butë se mjalta. Më dukej sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime të shtrenjtë! Vendosa të shkoj kudoqoftë, në hënë e veç në sktërrë jo! Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më prurë në Suedinë e largët.
Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet. Me drojën e një emigranti të „paatdhe“ do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh. Ky ishte një vrull atdhedashurije nga dita e parë në këtë vend nordik. Që në ditën kur kam dalë nga Universiteti i Uppsalës, kam shijuar lirinë, rendin dhe demokracinë  në këtë vend. Kjo ishte drita ime e davaritur nga mjegullat e Ballkanit. T’i ndihmoj popullit, desha, dhe ky vend m’i hapi dyert e lirisë dhe më frymëzoi! Askush nuk të pyet se çka je dhe i cilës fe je! Me rëndësi është njeri të jesh dhe mos të cënosh lirinë e askujt. Kur hyn në thellësinë e shpirtit suedez, të japin fuqi idetë. Në shpirtin suedez gjen gjëra shumë të mira. Kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira, dhe mu këtu bëhet pikëtakimi. Po të mos ishte Suedia, unë s´do të arrija këto rezultate. Dëbimi i shqiptarëve nga atdheu është i dhimbshëm, por kjo është një pasqyrë e jetës sonë, e punës sonë dhe fatit tonë historik. Mërgimi në Suedi ndikoi që të integrohem në një shoqëri me një demokraci të lartë. Kjo më dha mundësi të shmangem nga diopria e shkurtëpamëssisë ballkanike.
Në ndërkohë kam studjuar edhe në Sofje, gjuhën shqipe në katedrën e prof. Thoma Kacorit. Pastaj kam ndjekur shkencat filozofike në Uppsala të Suedisë, kurse në Borås Shkollën e Lartë Bibliotekare, drejtimi i Biblotekave Universitare dhe Bibliotekave të Sipërmarrjeve. Ç’më kujtojnë këto kohëra? Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin bullgar, prandaj edhe m’u dha mundësia t´i thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes pasi diplpmova në Universitetin e Uppsalës. Enti për punësim më këshilloi të vazhdoj një skollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova shkollën e Lartë të Bibliotekarisë në Borås. Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro. Këtu gjeta edhe shpirtin  bashkëatdhetarëve tanë. Ata ishin njerëz të progresit që e deshën larine Atyre u duhej vetëm një nxitje. Ka qenë fat që unë të jem mes tyre. Ata vinin nga Ohri, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Tetova dhe Kosova.
Çka don të thotë të jesh përkthyes?
Të jesh përkthyes (me gojë dhe me shkrim) për mërgimtarët shqiptarë, duhet të jesh njeri me një kulturë të lartë, i integruar në këtë shoqëri. Për këtë ekziston nevoja e një përvoje të gjatë, të kesh krakter dhe diturinë që posedon, të kesh moral dhe dinjitet, të kesh një shpirt të madh dhe të jesh vizionar. Secili që mërgon tejmatanë brigjeve të atdheut, i ka hallet e veta shumë të mëdha. Pse? Sepse e braktis vendlindjen, familjen, farefisin, miq e shokë. Shkulet nga një vend ku kanë jetuar të parët e tij dhe vendoset në një cep të botës. Përkthyesi duhet të bashkohet me shpirtin e këtij mërgimtari. Pse je shpërngulur, pse ke lënë vendin, pse është shpërngulur madje edhe përkthyesi? Duhet ti dalësh zot si vëlla, si shqiptar dhe si njeri. Ka patur raste kur ndonjë përkthyes ka qenë pasiv gjatë pëkthimit, kështuqë zyrtari që ka dëgjuar ka shprehur dyshim për këtë hallexhi që e kanë dëbuar nga vendi i tij dhe kërkon të vendoset në këtë shtet. Madje edhe i kanë kthyer prapë, sidomos kur ishte lufta e Kosovës i kthenin në Beograd, dhe dihej  se ç´mund t’u ndodhte vëllezërive tanë  në atë qendër të zezë për shqiptarët. Jo të padobishëm janë përkthimet e librave për fëmijë, fjalorët etj. Po jap vetëm një shembull: Një libër për fëmijë nga  Fatmir Toçi e përktheva në suedisht. Libri dha një pasqyrë të dukshme tek fëmijët suedezë, por edhe tek fëmijët shqiptarë. Roli i shkrimtarit bëhet më i fuqishëm kur ke aftësi si përkthyes dhe si shkrimtar.
Po me arsimin shqip si qëndron puna? Që nga marsi i vitit 1975 kam hapur shkollat e para shqipe në Nybro, në Emmaboda dhe në Kalmar. Erdha në mërgim, po si të flija i qetë!  Çfar të bëja për kombin tim? Përveç profesionit si bibliotekar, u bëra edhe mësues dhe mësuesi ka detyrë të shenjtë dhe fisnike. Prandaj, pa u vonuar bëra çmos të bëj të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun e tyre. Si mësues nga dy orë i shtova në katër orë. Paga mujore si shef i bibliotekave të shkollave  ishte më e lartë se paga e arsimtarëve në një diferencë goxha të madhe. Unë zgjodha të ndihmoj nxënësit shqiptarë, të përkrah bashkëkombësit e mi hallexhi, e jo të pasurohem! Nga këta nxënës sot kanë dalë mbi 100 intelektualë vetëm në qytetin Nybro, mbi 50 të punësuar në lëmi të ndryshme. Mbi 40 nxënës të qytetit Kalmar kanë tashmë janë intelektualë të shquar. Disa punojnë në institucione të ndryshme dhe disa vazhdojnë studimet. Universiteti në Uppsala, në Sofje dhe në Borås, si dhe katër fjalorët themelorë më morën një kohë mbi 20 vjet. Janë redaktuar nga dijetarë të leksikografisë suedeze dhe asaj shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë. Një pjesë e tyre janë botuar me financat e shtetit suedez, kurse të tjerët me kontribute private.
Kam patur një bashkëpunim të shkëlqyer me shtëpinë Botuese Toena në Tiranë, në disa krijime të  disa librave për fëmijë në gjuhën shqipe. Që në hapin e parë në tokën suedeze mora inspirim dhe frymëzim dije nga qyteti i njohur universitar Uppsala, nga Biblioteka Mbretërore në Stockholm, nga universiteti i Sofjes dhe nga qendrat arsimore në Borås dhe Göteborg të Suedisë. Dhe kisha marrë me vete bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashuri këto që më dhanë guxim për të hapur shollat e para shqipe, për të punuar pa u lodhur, për të marrë pjesë në demonstrata dhe për të të përkrahur çështjen shqiptare, duke hartuar fjalorë apo studime gramatikore. Pse? Sepse këto u duheshin bashkatdhatrëve tanë. Kontakti dhe respekti i tyre më bëri shumë të fortë, edhepse për 20 vjet isha i ndaluar të vizitoj vendlindjen time të dashur. Bashkatdhetarët janë shtytja më e madhe që unë të punoj dhe veproj, dhe këto më bëjnë më të fortë, pa e braktisur kurrë mallin e pashuar  për vendlindjen.
Baltiku, Adriatiku dhe fjala shqipe në mërgim
Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha. Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Motivi ka qenë se duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret asimilimi i pjesshëm apo ai i plotë. Ajo që e brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është kultivimi i gjuhës. Mendoja se detyra e secilit intelektual ishte t´iu ndihmojë shqiptarëve në mërgim. Në ishullin Öland është njëra nga urat më të gjata në Europë. Këtë vend e zgjodha duke e paramenduar si ishull shqiptar. Ky ishull më solli frymëzime. Asokohe i pata thënë  vetëvetes: Unë do të banoj në një ishull. Shpresoj se një pikë e detit të madh Baltik do të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujdhesa e ëndërrimeve të mia, e Shqipërisë sime të dashur. E formulova kështu. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime. Këtu është jeta ime në Färjestaden (Qyteti i vaporave). Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur ku u shkruajtën mijëra fjalë shqip. Mendoja se edhe kur do të vdes, po qe se nuk do ketë kush të më dërgojë te varret e stërgjyshërve të mi, le të më hedhin në detin Baltik! Valët e mërgatës do të më  dërgojnë në detin Adriatik, atje në Vlorë, në Durrës a në Sarandë, dhe aty do të pushoj në shtipinë time të fundit. Aty do të dëgjoj fjalën shqipe, këngën shqipe, të qeshurit e të qarët e vendasve mi.
Kontribute konkrete për pasurimin e bibliotekave suedeze me literaturë shqiptare
Kush është pishtar i arsimit shqip në Suedi dhe autor i fjalorit më të madh Shqip-Sudisht dhe Suedisht-Shqip? Ministria e Arsimit dhe Kulturës së Suedisë kishte bërë një marrëveshje me shtetin jugosllav. Në këtë marrëveshje theksohej se emigrantët nga Jugosllavia ku bënin pjesë edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe trojeve tjera amtare, duhej që të kishin domosdoshmërisht për fjalor atë serbo-kroatisht. Kroatët dhe maqedonët bënë fjalorin e vetë: Svensk-Kroatisk dhe Svensk-Makedonisk. Nga kjo u dëshpërova shumë. Patëm një mbledhje me rajonin e arsimtarëve të krahinës Småland në Entin për shkollim të Suedisë në Stockholm. Në bibliotekën e tyre kishte rafte librash me emrin e shtetit respektiv. Unë nuk e  njihsha Jugosllavinë si shteti im. Shkova tek rafti i librave të shtetit shqiptar, por për fat të keq libra nuk kishte. U mblodhëm me arsimtarët  për të diskutuar sipas planprogramit që kishim. Vendosa ti drejtohem ´Entit për shkollim` për mungesën e librave shqipe. Në këtë institucionë më thanë se ju nuk vini nga Shqipëria, por jeni shtetas jugosllav dhe dokumentat tuaja që ju posedoni janë të nacionalitet jugosllav. Unë iu luta të porosisin libra shqip që të vihen në raftin e librave të shtetit tim, Shqipëri. E miratuan dhe u dërgova katër pako me libra shqip, natyrisht pa karakter politik.
Pas një muaji kërkova të takohem me drejtoreshën e Entit për botim dhe me përgjegjësin e Fjalorëve Lexin për hallet e shqiptarëve që ata nuk e njohin gjuhën serbokroate. U thash se gjuha shqipe ka një dallim të madh nga serbo-kroatishtja. Dallimi është porsi gjuha suedeze me gjuhën rusishte. Kërkova të na ndihmojnë, sepse emigrimi i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe trojet shqiptare filloi të dyfishohet. Zonja drejtoreshë fluturoi për në Beograd dhe u takua me udhëheqësit e Ministrisë së Kulturës së Jugosllavisë. Ajo më tha: ” Shkova deri në Beograd, u takova dhe u thashë se Fjalori Suedisht-Shqip në grupin e fjalorëve Lexin patjetër duhet ta bëjmë, sepse kemi shumë shqiptarë nga Kosova, Maqedonija dhe trojet tjera shqiptare. Ata vetëm më shikuan dhe dolën nga dera duke më lënë vetëm”. U ktheva në Suedi, bisedova me ekspertët e grupit Lexin dhe vendosëm që fjalori Suedisht-Shqip të jetë në pjesën e programit të gjuhëve të tjera, duke motivuar se ky fjalor është i domosdoshëm për integrimin e mërgatës shqiptare në Suedi”. Pas një konkursi të dhënë me shkrim dhe me gojë, e fitova projektin dhe fillova me dashuri të madhe dhe entuziazëm ta nxjerr në dritë këtë vepër të ndaluar nga organet e Jugosllavisë me qëllim që shqiptarët të mos kenë të drejtë në gjuhën e tyre amtare. Kjo vepër doli në dritë. Ishte një monument shumë i rëndësishme që u duhej bashkatdhetarëve tanë të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre shekullore. Ky ishte fjalori i parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë, Fjalori i dytë me 28.500 fjalë, Fjalori i tretë për fëmijë Shqip-Suedisht, Fjalori i katërt me 35.000 fjalë dhe 1.544 faqe botuar më 2014.
Po me kohën si qëndron puna? Për hirë të së vërtetës koha nuk më mjafton dhe e kam të kronometruar, duke i qëndruar me besnikëri shpërndarjes së saj. Nëse do bëja një ndarje, do të kishte këto korniza: gjumë rreth 5-6 orë, televizor 1-2 orë, shëtitje reth 1 orë. Gjumi më kaplon nga ora 3-4 e natës. Flej deri nga ora 9-10 e ditës. Nuk kam kohë. Koha më mungon. Jam ekonomist me profesion, por tani merrem me shkrime. Cili ¨shtë dallimi mes asaj që kam përjetuar në Maqedoni dhe sot këtu në Suedi? Që të integrohem në shoqërinë suedeze kam frekuentuar një kurs prej 8ë muajsh në Universitetin e Lundit. Studiova terminologjinë e ekonomisë suedeze. Shkrimet publicistike ma shtojnë jetën, sepse kjo ndikon që të çlirohem nga ajo që më ka munduar në vendlindje. Nuk mund ta harroj vjeshtën e përgjakur të vitit 1945. Kalonim Vardarin e turbullt duke na shtyrë me bajoneta. Isha 10 vjeç asokohe. Urën e Vardarit e kishin zënë dhe ne duhej të kalonim në anën tjetër duke e vënë jetën në rezik. Një shkrimtar, një publicist, një leksikolog, kërkon të jetë për gjithëçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e profesionit, e pse jo, edhe të personit. Si duket Daja sot?
Mos infekto fëmijët që janë ardhmëria e një kombi!
I urtë i sjellshëm, komunikues, pa komplekse. Kam humor dhe e adhuroj humorin. Nuk jam xheloz dhe nuk kam zili, edhe nëse dikush shpreh të pavërtetën vetëm e dëgjoj, pa e kundërshtuar. Nuk e shikoj të arsyeshme të këshilloj një të ritur. Një fjalë e urtë popullore thotë: ”Qenin nuk mund ta mësosh të ulet kurr është i rritur”. Prandaj, duke shijuar moralin e kësaj thënieje, e shikoj të paarsyeshme të merrem me kundërshtime. Ekuivalenca do të ishte sikur arsimtari t’u thoshte nxënësve: ”Të dashur nxënës! Të keni kujdes nga lugati!” Lugetërit ekzisojnë! Kemi 28 profetër që janë të dashurit e Perëndisë, e disa nga këta kanë biseduar me Perëndinë”. Dhe këto fjalë janë më të vjetra se sa shkenca, sepse feja është më e vjetër se shkenca!  Eh! Këtë e shikoj si ”shkencë” e shkatërrimit të një kombi. Perëndija na ka në dorë. Armiku bën punët e veta në vendin tonë! Këshillat e mija janë: Beso për vete! Mos e tepro! Mos infekto të tjerët, sidomos fëmijët që janë ardhmëria e një kombi! Unë kur emigrova në Suedi, të metat ballkanike i futa në një thes të zi dhe e mbylla hermetikisht thesin. Po ta hap këtë thes, do ta infektojë një lagje, një fshat  apo një qytet. Si e ndjen Daja veten veten  si poet, si shkrimtar, si publicist dhe si përkthyes në mërgim?
Jam i gëzuar që pata mundësi të bëj sadopak për bashkëkombësit e mi dhe nxënësit e mi brenda 50 vitesh. Jam i gëzuar që bëra 4 fjalor suedisht-shqip dhe shqip-suedisht, të cilët ishin të ndaluar nga shteti Jugosllav, me motivin se shqiptarët janë dygjuhësorë. Publicistikën që kam shkruar më ka shëruar dhe më ka bërë që të ndihem mirë. Libri im i parë me poezi më jep kurajo të vazhdoj të shkruajë edhe poezi. Nëse dal nga modestia, për hirë të së vërtetës, është pritur më shumë se mirë në Panairin e Librit e 14-të në Tiranë, si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, madje edhe shtypi periodik i kushtoi një vëmendje të posaçme vëllimit poetik ”Ditari i dimbjeve”. Por edhe unë u ndjeva i vlerësuar kur e përditshmja ”Republika” që më ka dhënë një vlerësim si krijues, si dhe për kontributin në hapjen e shkollës shqipe. Ja pra se si vlerësohet patriotizmi në një gazetë prestigjioze! Shkrimet publicistike janë koha kur kam qenë 10 vjeç. Kam shkruar atë që e kam përjetuar si fëmijë. Kam shkruar për dhunën që u bëhej shqiptarëve nga armiku pansllavist që e okupoi vendin tonë. Sjellja e tyre ka qenë tejet brutale ndaj një populli të tërë që për ”faj” kishin vetëm krenarinë shqiptare.
Çka duhet bërë më tej për shpëtimin e shpirtit shqiptar? Situata dikton të ndihmojmë Kosovën dhe trojet tona amtare. Këtu qëndron thelbi. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tona të ndara, duhet një ndihmë e veçantë. Këtë ndihmë mund ta sigurojmë ne të gjithë, në atdhe dhe në mërgim. Të stimulohen arsimtarët (liderët e kombit), për një ndihmë gjithëshqiptare, më e gjerë dhe më konkrete. Duhet të edukohemi për atë që është shqiptare. Most a keqpërdorim atë që e kemi në dorë! Mos të keqpërdoret atdheu për ideologji fetare, për pasuri personale etj. Kombi vjen mbi të gjitha. Inkompetenca dhe  korrupsioni duhet të likuidohen e të ndëshkohen. Të marrim shembull nga Perëndimi, sidomos nga vendet nordike. Përse ata kanë më pak se ne korrupsion? Një deklaratë financiare për të ardhurat vjetore parashtron pyetjen: Tepricën ku e ke marrë? Si mund të justifikosh të pasurinë e fituar pa djersë? Kam drojë se do ta hidhërojmë Europën dhe miqtë tanë amerikanë, dhe atëherë do të bëhemi skllevër të ri në robërinë e vjetër!´Duke huazuar shembujt e perëndimit, do të jemi të zotët të ndërtojmë vendin tonë dhe trojet tona që janë në mjerim.
Ardhmëria jonë tashmë është në Europë
Duke qenë progresiv për edukimin, zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit shqiptar, do ta ndërtojmë atdheun që nuk kemi patur mundësi ta ndërtojmë. Të ardhurat e trojeve tona i kanë dhe i shfrytëzojnë okupatorët. Kështu do të dalim pa pengesa në Europën e Bashkuar. Ardhmëria jonë tashmë është në Europë. Fëmijët tanë duhet t’i afrohen Europës. Nuk duhet t’i tregojmë Europës se sa fetarë të mëdhenj jemi ne. Duhet të tregojmë se sa të aftë jemi. Kjo do të bëhet kur ne do të lirohemi nga ajo që na ka penguar dhe ende na pengon. Shkolla duhet të ketë vendin e vet. Besimi fetar të ketë vendin e vet. Këto dy fenomene nuk janë të barabartë. Po të vazhdojmë kështu si jemi, do të mbesim pas të tjerëve, dhe kjo do të na kushtojë kohë. Shqiptarët nuk kanë nevojë për nxitje fetare që shkon në dëm të shenjtërisë  nacionale. Po qe se i japim prioritet fanatizmit fetar, atëherë një okupim i ri na pret. Tërë jeta na shkoi me okupime, që nga pushtimi osman e deri te ai pansllavist. Po nuk u zgjuam sot, do tu lëmë gjeneratës sonë të shenjtë një pengesë të madhe dhe të pashërueshme. Shqiptarët tashmë janë të bashkuar. Ne kemi dy shtete në Ballkan: Shqipërinë dhe Kosovën.
Kosova është Shqipëri. Shqiptarët e Maqedonisë shqiptare janë Shqipëri. Shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës janë shqiptarët e Shqipërisë. Shqiptarët e Malit Zi janë shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Çamërisë dhe Çamëria është Shqipëri. Bashkimi i partive politike shqiptare në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Medvegjë, Bujanovcë dhe Preshevë i bashkon këto troje shqiptare të shkëputura nga shteti amë, Shqipëri. Po të jenë të bashkuar kombëtarisht, do të zgjidhet çështja e shqiptarëve të ndarë nga shteti amë. Do ta çojnë popullin shqiptar në rradhë të integrimit të Europës së bashkuar. Do të rritet prodhimtaria nacionale. Duke qenë i bashkuar, do të zgjedhin njerëz të aftë. Primare të jetë kombi e jo ideologjia fetare, sepse atëherë shqiptarët do të dalin nga kriza që e mundon kombin tonë me vite. Atëherë kombi shqiptar do të jetë 15 milonë në Ballkan. Nuk mund të bëhemi të fortë duke ndërtuar xhami dhe kisha. Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar. Kur jemi një, të sinqertë dhe kombëtarë, atëherë jemi fitimtarët e këtij shekulli. Po si t´i bashkojmë këta liderë kaq të mëdhenj që populli i ka votuar? Në Suedi më pak bisedojnë për zhvillimin e partisë. Ata propozojnë ligje, alternativë në interes të popullit në tërësi, pa marrë parasysh se cila parti propozon, vetëm të jetë në favor të popullit në tërësi dhe buxhetit të shtetit. Kur është fjala e popullit, suedezët janë nacionalistë të betuar për shtetin dhe kombin e vet. Nuk vrapojnë të ia marrin atij tjetrit. Ata mbrojnë të veten dhe nuk e përvetësojnë pasurinë e tjetrit.
Në Suedi ”nuk e ruan shtetin policia”, por shtetin e ruan populli, e ruajnë të gjithë partitë politike të zgjedhura nga populli. Në votimet e muajit janar më 2012, Partia Socialdemokrate ishte në prag të zgjedhjeve për liderin e kësaj partie, por për një gabim të vogël në një faturë udhëtimi me veturën e vet private, e quajtën si keqpërdorim paratë e shtetit, nuk e votuan si lider të kësaj partie, por e votuan një tjetër. Kur është fjala për komb, suedezët janë të gjithë për kombin, jo 30 a 50 a 70%, por ata janë 100% për kombin. Përse ne nuk mund të marrim disa gjëra të mira nga shteti suedez, danez, novegjez apo finlandez? Partitë tona janë gjithashtu kombëtare, por fatkeqësihst shumica duan të bëhen deputetë, kryetarë shteti, shefa departamentesh, vetëm për të zënë vend në Parlament, edhepse diturinë e kanë të kufizuar. Kur Parlamenti  do të ketë shqiptarë të zotë dhe të bashkuar, atëherë do të fillojnë të zgjidhen të drejtat e shqiptarëve. Për shembull në Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit është e pazgjedhur. Po të jemi të bashkuar, do të zgjidhen toponimet të emërtuara nga okupimi i Bullgarisë së vjetër, apo nga ai i mbretërive të Serbisë e Jugosllavisë. Shqiptarët janë përgjegjeës për armiqësinë e tyre mes partive politike. Papjekuria, servilizmi, korrupsioni dhe shantazhit politik. Klerikët fetarë janë përgjegjës për ideologjinë e tyre destruktive, duke i dhënë përparësi çështjes fetare e jo asaj nacionale. Populli është i pafajshëm. Historia dhe gjaku i dëshmorve do t´i dënojë.  Çka të mundon, çka të pengon dhe çka të gëzon, më pyet një bashkatdhetar.
• Më mundon fakti pse kombi shqiptar që jeton në trojet e veta etnike nuk është i barabartë për të drejtat elementare (në Maqedoni, Serbi dhe Greqi)
• Më mundon fakti se ajo që është e imja ma marrin të tjerët.
• Më mundon diskriminimi, padrejtësia, barazimi ekonomik, korrupsioni dhe shantazhi i egër politik kundër popullit shqiptar.
• Më mundojnë ata që deri dje ishin pa histori, pa gjuhë dhe pa shtet, dhe më 1945 formuan shtetin me ndihmën e shqiptarëve, kurse tani shqiptarët nuk janë të barabartë me shtetasit maqedonë. Pse?
• Më mundojnë shqiptarët në Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë pse nuk janë të barabart me serbët.
• Më mundon diskriminimi i popullit çam me troje të okupuara nga grekët dhe pa të drejtën elementare për liri dhe progres kulturor dhe kombëtar.
• Më mundon besimi fetar i tepruar dhe liria e femrës shqiptare, e cila është edukatore e gjeneratës së re e ardhmërisë së kombit tonë të bekuar.
• Më mundojnë kungujt tanë që i shkelin traditat dhe zakonet shqiptare, që i kanë zëvendësuar ato me traditat e huaja, qofshin ato gjermane apo amerikane apo turko-arabe, duke i mohuar traditat autoktone shqiptare.
• Më mundon Marrëveshja e pazgjidhur e Ohrit. Përse?
• Shqipëria dhe Kosova duhet të ndihmojnë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë. Shqipëria dhe Kosova duhet t’u ndihmojnë shqiptarëve në Mal Zi dhe Greqi.
• Duhet të realizohet modeli i të drejtave të pakicave, porsi si në Kosovë ku 8%  pakicat janë të barabarta me popullin shqiptar (92%). Pse nuk mund ta kenë këtë model edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike të ndara nga shteti amë?!
• Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur, por jo aq sa duhet,

No comments: