Tuesday 16 September 2014

Një suplement i “Shqipëria tjetër” në letërsi



   Një suplement i “Shqipëria tjetër” në letërsi

Nga SPIRO  XHAVARA

    Kisha përshtypjen se ringjallja e bejtexhinjve pas viteve ’90-të, në kuadrin e botimeve të çdogjëje pa kontroll dhe të mungesës totale të kritikës profesionale letrare, ishte vetvrasje për letërsinë e vërtetë, pa kujtuar që këto ishin të këqijat më të vogla, para ngjarjeve tronditëse, që dalin në dritë nga dita në ditë, siç janë ato të vjedhjeve të krijimtarive. Duke qënë se letërsinë, këtë bashkëudhëtare shpirtërore të njeriut, e kanë qëlluar dhe vazhdojnë ta qëllojnë fort për ta përçudnuar, për ta shprishur dhe vrarë, e ndjej të moralshme të bashkoj zërin e revoltës me gjithë krijuesit – viktima të këtyre akteve, zë që kursesi s’mund të jetë vetëm i imi, por i shoqërisë mbarë.
    Që është koha, ashtu siç e ka përcaktuar i madhi Ali Asllani, e dimë të gjithë, sepse këtë na e servirin përditë politikanët tanë këtu e njëzet e katër vjet, por që do të vinte “koha e maskarenjve” edhe për të bukurën, të brishtën dhe jetëdhënësen letërsi, kjo besoj nuk i shkonte kujt ndërmënd.

Kur bën një të mirë, a nuk duhet të gjesh të mirë?

    Golgothaja filloi kur më ra në dorë libri me poezi  “Përsëri” i Elena Theodhosit, që duhet të ishte libri i dytë i saj. E shfletova me shumë kureshtje, sepse Elena librin e saj të parë, jo vetëm që ma besoi mua, por edhe m’u lut t’ia bëja libër dhe t’ia çoja për botim. Vjershat e saj, megjithë shijen jo të mirë që më krijuan, i mora t’i punoja me zell, i bindur se do të bëja një të mirë për një njeri që e kishte këtë nevojë domosdoshmëri. Si më përpara se ky libër, edhe në dhjetra të tjerë pas tij, redaktimin personalisht e kam konsideruar një punë me shumë përgjegjësi, një punë të mirëfilltë krijuese, përfundimi me ose pa sukses i së cilës, reflekton drejtpërsëdrejti në letërsinë e vëndit, madje të kombit mbarë.
    Me të tillë ndjenjë përgjegjësie punova për përgatitjen e vëllimit poetik “Ajrefel” të Elena Theodhosit, duke i bërë poezitë shpesh nga fillimi e herë me ndërhyrje të mëdha në konceptim, strukturë, figuracion, etj. Kur Elena dhe i shoqi i saj erdhën dhe e lexuan librin në kompjuterin tim, u kënaqën kaq shumë me punën serioze që kisha bërë dhe me nivelin ku e kisha ngritur poezinë e saj, sa të dy u përlotën, u ngritën e më përqafuan dhe më falënderuan pa fund. “Tani – i tha Elena të shoqit,  s’kam nevojë të marr më ilaçe për sëmundjen time, këto poezi që më bëri Spirua, do më shërojnë plotësisht”.
    Natyrisht edhe unë u gëzova që e pëlqyen librin që i përgatita dhe nuk jam penduar aspak, megjithëse ishte pikërisht kjo që ma futi thikën pas shpine. Nuk jam penduar, sepse bëra mirë që Elenës së sëmurë, i krijova një shok të mirë psikologjik, që do ta ndihmonte në luftën karshi sëmundjes së saj fizike, me sadisfaksionin që sillte ai si libër i parë e i shumëpritur prej saj.
    Vijuan më pas telefonime e mesazhe me fjalë të mira, të cilat, siç u duk më pas, kërkonin të më vinin në gjumë, për të përgatitur të qetë një skenë krimi.

Ja “e mira” që gjeta unë

    Shfletimin e librit  “Përsëri” që më ra në dorë, e bëra jo pa interes e ankth përzjerë. Së pari me mendimin a do të kish mundur dot të ecte me këmbët e veta, pasi siç thashë, në fletoren që më dha për librin “Ajrefel”, nuk të jepte shpresa për këtë dhe unë aftësinë e saj e njoha fare mirë. Si e lexova, kuptova se Elena ishte treguar shumë e aftë jo në poezi, por në atë të vjedhjes së poezive të tjetrit. E, ky tjetri për fat të keq, isha unë vetë. Jo një e dy, po gjashtë poezi të mirëfillta aty ishin të miat, të cilat i kisha botuar vite më parë në vëllimet e mi dhe që ia kisha dhuruar Elenës me autograf. Duke e njohur mirë, jam i bindur se ajo vjedhjen e ka bërë në kushtet e “asgjësë së saj krijuese” dhe sedrës së sëmurë për t’u bërë e madhe, e njohur, poete, pa e ditur që të quhesh “poete” duhet të kesh gen, talent, shumë kulturë dhe të dish të bësh poezi, nëse ke frymëzim, muzë poetike. Dhe, të meritosh titullin e lartë “poete”, duhet shumë punë krijuese, shumë art, është si të thuash një udhëtim i gjatë, nga njëri pol i globit në tjetrin, për të cilin siç duket, biletat kanë mbaruar me kohë.
    Çudia akoma më e madhe ishte që atë të ashtuquajtur libër e kishte redaktuar dhe përgatitur për botim ish shoku im shumë i afërt, Nase Jani. Po, Nase Jani! Ai që ca nga ato poezi të vjedhura nga Elena dhe në bashkëpunim me të, vite më parë i kishte parë dhe i dinte, kur unë tek libri im i parë dhe i dytë, pa përvojë botuese atëhere, ia kisha dhënë dhe ia kisha besuar si shok të m’i shikonte. Është ai që mbështeti poeten A.H., kur denoncoi një vjedhje të tillë identike nga shoqja e saj, duke vërtetuar plotësisht se sot “kapeni hajdutin” bërtet më shumë ai që është vetë i tillë.
    Menjëherë më vajti mëndja tek fjala e urtë e popullit, kur thotë se yti t’i nxjerr sytë më thellë. Po, i dashur popull, ishte imi, por që sigurisht nuk e kisha njohur plotësisht, si mosmirënjohës të madh e, nga ana tjetër, kaq të vockël si njeri!
    Sdoja ta besoja. Shokimi që pësova, ishte i dyfishtë. Nga të dy. Nga të gjitha anët që ta merrje, s’mund të mos e quaje një dyfytyrësi, një tradhëti të madhe, një pabesi e paburrëri, një ngulje thike makbethiane pas shpine, pikërisht nga ish shoku im dhe ish shoqja ime, që më lanin nga koka në këmbë me “falëndrime”, për të maskuar veprën e tyre të shëmtuar, vjedhjen. Duhej, pra, ta ndjeja mbi vete, që ta besoja Ali Asllanin se kish shumë të drejtë., në përcaktimin e kohës që jetojmë.
    Detajet këtu kanë fare pak rëndësi, i vodhi vetë Elena Theodhosi dhe ia shpuri Nases, apo ky, që i kishte librat e mi aty, i shiti poezitë e mia për të plotësuar të ashtuquajturin libër të dytë të saj, por me qëllim “human” .  Sepse sot, sipas Nases, të jesh human, nuk duhet të dhurosh diçka nga vetja, nëse ke, por të vjedhësh nga tjetri dhe, pse jo, t’i shesësh ato, ky është “humanizmi” nasejan!
    Nuk po ndalem në fjalë, apo vargje të veçantë të mitë, shpërndarë vëllimit “Përsëri” nga fillimi në fund, fjalën e kam për gjashtë poezitë, ku nuk është ndryshuar asgjë nga origjinali im dhe që botohen befas një ditë të bukur me emrin e Elena Theodhosit!

Edhe pa shkollë, mund të bëhesh “komedian” profesionist

    Pas shumë ditësh, ku përpiqesha të ambjentohesha me këtë realitet të pazakontë për një krijues dhe nuk mundesha dot, e thirra Elenën dhe të shoqin e saj në bisedë, si të thuash, për të parë me sytë e mi në ç’raport qëndronin tek ajo koshienca me hipokrizinë e saj. Ajo, pa hezitim, shfaqi menjëherë këtë të dytën, ku ende pa u ulur në karrige, filloi të derdhte lotë, që i lëshonte pa çmimin më të vogël dhe më vuri përpara çudinë tjetër, veprën e saj dhe të Nase Janit monstruoze numër dy. Ishte numri 18 i revistës Pelegrin, që boton Nase Jani, ku faqet 86 – 87, i zinte fotografia e Elenës dhe, dy faqe të plota pra, vargjet e mia, me emrin e saj lart. Janë vargjet e vjedhura nga poema ime “Në shkretëtirën e dashurisë”, botuar në vitin 1999.
    Pësova sigurisht një tjetër shok. Nuk dija ç’të thoshja dhe ç’të bëja me këtë grua që derdhte lotë krokodili e më lutej të mos e merrte vesh i shoqi dhe mos bëhej publike. Ajo për të mbuluar veprën e saj të ulët, kishte ardhur për këtë edhe me ofertë konkrete, vetëm unë ta gëlltisja poshtërimin që më bënin dhe të mos e denoncoja atë.
    Nuk arrita ta mbledh dot veten e as të thoshja dot një fjalë, vetëm kisha shqyer sytë nga ato që dëgjoja nga goja e Elenës, që për çudi, as që druhej duke më propozuar lloj-lloj pazaresh. Nuk prisja të vinte Nase Jani, sido që Elena më tha që e kishte lajmëruar dhe atë, sepse e dija që ai s’do ta gjënte, ashtu siç nuk e ka gjetur dot deri tani, guximin e një ballafaqimi me mua. Është e pamundur! Nuk ka sy të më shikojë në sy, nuk ka fytyrë të më shikojë në fytyrë. Ish shoku, pabesia vetë! Po të kishte ardhur, nuk di nëse do isha mbajtur pa i shfryrë diçka drejt e në surrat. Ai tashmë e luante rolin e aktorit dhe regjizorit bashkë në prapaskenë, duke vënë në skenë për të luajtur komedinë e tij “humane”, Elenën.
    Jam i bindur që krijuesit më kuptojnë, por dëshiroj që edhe lexuesi i thjeshtë të më besojë, se për një krijues vjedhja e krijimtarisë, është më e rëndë se vjedhja e parave apo çdo lloj sendi tjetër të çmuar. Është njëlloj sikur të vjedhin vetë shpirtin, sikur të nxjerrin nga gjoksi zemrën vetë.

Face book dhe letërsia

    Drama ime s’do të kishte asnjë rëndësi të publikohej, nëse kjo sot nuk do të ishte shndrruar në një fenomen tepër të rrezikshëm jo vetëm për letërsinë, por në gjithë fushat e krijimtarisë në përgjithësi. Ajo që ka rëndësi së pari të kuptohet, është që vjedhja nuk është një veprim i gabuar teknik, siç përpiqen ta justifikojnë dhe ta zbutin, por një veprim i menduar dhe organizuar mirë, i mbrapshtë dhe i qëllimshëm. Nga ana tjetër këto nuk duhen trajtuar si “grindje poetësh” për ca poezi, por si një fenomen serioz, nga ku fillon shpërbërja dhe shpërfytyrimi i vetë shoqërisë. Para së gjithash, kur këto ndodhin pas shpinës së shokut, të të afërmit, të të njohurit, ato marrin cilësinë e tradhëtisë e të pabesisë e, si të tilla duhen trajtuar edhe nga drejtësia, tashmë kur ligjin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, edhe ne e kemi.
    Shoqëria, mendoj, duhet të kuptojë më së fundi se Face book po e shkatërron letërsinë e vërtetë, se krijuesit, sidomos të rinj, duhet ta lënë mënjanë mëndjelehtësinë me të cilën i publikojnë krijimet e tyre menjëherë, pa i botuar ato më parë në libra e shtyp. Detyrimisht ato krijime të brishta bëhen viktimë e hakerave të letërsisë. Në rastin tim, që e shkruajta më tepër për t’u bërë mësim për të tjerët, poezitë ishin të botuara në libra, të regjistruara e protokolluara deri në Bibliotekën Kombëtare dhe u vodhën, po në FB si mund ta mbrosh autorësinë?
    E shkruajta gjithashtu për t’u bashkuar në luftën ndaj vjedhjeve dhe vjedhësve, t’u çjerrim atyre maskën, t’ua tregojmë opinionit kush janë dhe t’i vëmë ata para përgjegjësisë e drejtësisë.
    Duke i lexuar poezitë e mëposhtme, viktimat e pafajshme të krimit të vjedhjes, do të kuptohet vetiu se sa e neveritshme është përpjekja të hiqesh sikur je, kur s’je asgjë, të mburresh me prestigjin e tjetrit, apo të kërkosh të bësh tregëti me të:


NË MË NDODHTË                                                           PO QE SE
Në më ndodhtë që të vritem                                   Po qe se më ndodh që të vdes,
(Pabesia vret dhe trimin)                                        Pabesia vdes dhe trimin ...
Zogjtë e mi ju mos u trembni,
Mos e ndalni fluturimin                                           Zogjtë e mi, mos u trembni,
                                                                               Mos e ndalni fluturimin ...
(S.Xhavara Vëllimi “Loti i shpresës” fq 51)            
                                                                                (E.Theodhosi “Përsëri” fq 49)

IKJA E NËNËS                                                            IKJA E NËNËS         
Një forcë e madhe ta mbaj s’më lë                          Me nënën
Dhe më tërheq, për fyti të zënë,                              ishim më të pasurit e botës ...
Dje isha më i pasuri i botës me të,             
Më i mjeri i botës, sot jam pa ty nënë ...                  Por loti i saj u këput te cepi i syrit
                                                                                 dhe dritën e fundit të shpirtit
Loti i saj u këput te cepi i syrit                                  e lëshoi mbi ne,
Mbi vajzën e vetme ra e u tret,                                 si një qiell pa re ...
Meteori i fundit sytë i mbylli,
Ra në tokë, në qiell, apo det?                                  Tek ata sy,
                                                                                 u shua qielli
Fjala iu këput përgjysëm mbi buzë,                          fjala mbeti gjysëm në buzë,
(Amaneti i fundit që su tha)                                      tha aq shumë e mbeti shumë
Një krahfluture e mbajti për udhë,                             pa na thënë ...
Të fluturoj unë tjetrin e la ...                                       Një amanet,
                                                                                   një dëshirë,
 (S.Xhavara  “Loti i shpresës” fq 95)                          një mall ...
                                                                                  
                                                                                   Iku mbi krahë fluture,
                                                                                   Fluturoi, ...
                                                                                  
                                                                                    (E.Theodhosi  “Përsëri” fq 11)   

E VËRTETA                                                               *  *  *  
Brezaret e dritave mbi det                                         Brezaret e dritave mbi det
                         të lumturojnë netëve                                                të lumturojnë netëve
Dhe ditën në shpirt të hyn                                         Dhe ditën në shpirt të hyn
                          kaltërsia pa fund,                                                     kaltërsia pa fund,
E vërteta, veçse është zhytur                                   E vërteta, veçse është zhytur
                           në fund të deteve                                                    në fund të deteve
Përzjerë me skelete anijesh                                     Përzjerë me skelete anijesh
                           të mbytura gjithkund.                                          të mbytura gjithkund.

Mbi lëndina të blerta, pyje, lule                                 Mbi lëndina të blerta, pyje, lule
                          e gjethe të pemëve                                                     e gjethe të pemëve
Bota inspiron frymëmarrjen                                       Bota inspiron frymëmarrjen
                           e zhgënjyer gjer në gjak                                   e zhgënjyer gjer në gjak
E vërteta fshihet tri herë më thellë                            E vërteta fshihet tri herë më thellë
                          nga brezi i të vdekurve                                        nga brezi i të vdekurve
Ta kërkoj, tre milionë dyer hekuri                              Ta kërkoj, tre milionë dyer hekuri
                                       më duhet të hap.                                            më duhet të hap.

(S.Xhavara “E besova Eseninin” fq 83)                    (E.Theodhosi  Nr 18 “Pelegrin” fq 86)

TRADHËTIA                                                                         TRADHËTIA  
E kobshme mbi botë                                                   E kobshme mbi botë
                     shfaqesh ti tradhëti,                                                     shfaqesh ti tradhëti,
Fenomen ogurzi, gjithë vuajtje                                    Fenomen ogurzi, gjithë vuajtje
                                       e mallkime ...                                                      e mallkime
Njerëzve të ndershëm u del                                        Njerëzve të ndershëm u del
                                        në befasi                                                              në befasi
Dhe i vret në shpirt, si fantazëm,                                 Dhe i vret në shpirt, si fantazëm,
                                           pas shpine.                                                           pas shpine.
Kur shfaqesh ti,                                                            Kur shfaqesh ti,
                      njerëzit vrasin veten,                                               njerëzit vrasin veten,
Çmënden , apo zënë shtratin,                                       Çmënden, apo zënë shtratin,
                                           të sëmurë,                                                             të sëmurë,
Si nuk u gjet një armë,                                                  Si nuk u gjet një armë,
                             a ilaç i vetëm                                                         a ilaç i vetëm,
Të zhdukej tradhëtia,                                                     Të zhdukej tradhëtia,
                        e të mos dukej kurrë!                                             e të mos dukej kurrë!
Kush tradhëton vendin,                                                  Kush tradhëton vendin,
                       shndrrohet në kockëlëpirës,                            shndrrohet në kockëlëpirës,
Kush tradhëton familjen,                                                Kush tradhëton familjen,
                      i zbehen ngjyrat e treten,                                       i zbehen ngjyrat e treten,
Kush tradhëton shokun,                                                 Kush tradhëton shokun,
                           i bën arkivolin së mirës,                                      i bën arkivolin së mirës,    
Kush tradhëton dashurinë,                                             Kush tradhëton dashurinë,
                           ka qorruar vetvehten!                                             ka qorruar vetvehten!              
Tradhëtia është segmenti                                               Tradhëtia është segmenti
                          i fundit i së keqes,                                                      i fundit i së keqes,
Akti i saj final                                                                   Akti i saj final
                     dhe mbyllja tragjike ...                                                 dhe mbyllja tragjike ...
Para së gjithash është                                                    Para së gjithash është
                        mashtrimi i vetvehtes,                                               mashtrimi i vetvehtes,
Pas fasadave dritëshumë                                               Pas fasadave dritëshumë
                       e  me pamje magjike ...                                           e me pamje magjike ...
Një mijë milionë vjet, s’iu ruajtëm dot                              Një mijë milionë vjet,
                                             tradhëtisë,                                 s’iu ruajtëm dot tradhëtisë,
Ajo të vjen ëmbël,                                                            Ajo të vjen ëmbël,
                      të zë frymën në gjumë, ...                                   të zë frymën në gjumë, ...
Të shfaqet besnik, shok                                                   Të shfaqet besnik, shok
                                  e mik i shtëpisë                                               e mik i shtëpisë,
Të mban dorën mbi sup                                                   Të mban dorën mbi sup
                 e të buzëqesh më shumë,                                        e të buzëqesh më shumë,
Do ta vras tradhëtinë,                                                       Do ta vras tradhëtinë,
                           ku pi e përtypet,                                                             ku pi e përtypet,
Do ta gjej ku mbillet,                                                         Do ta gjej ku mbyllet,
                                  ku mbin,                                                                            ku mbin,
Le të ketë çantë                                                                Le të ketë çantë
                  e pamje diplomatike                                                        e pamje diplomatike,
Le të vishet me kostum                                                     Le të vishet me kostum
                          “Paqe” e “Qytetërim”                                              Paqe” e “Qytetërim”....
Le të vishet dhe si nuse e bukur,                                     Le të vishet dhe si nuse e bukur,
                                             do ta vras!                                                          do ta vras!
Le të jetë dhe “Miss bota”,                                                Le të jetë dhe “Miss bota”,
                                 smë mashtron,                                                       smë mashtron,
Le të më mbushë duart me para,                                      Le t më mbushë duart me para
                                    do tia zbras,                                                           do tia zbras,
Le të më thotë njëmijë herë                                              Le të më thotë njëmijë herë
                        “Më fal!”, sia pranoj.                                               “Më fal!”, s ia pranoj.
Sa t’ia zbuloj rrënjët,                                                          Sa t’ia zbuloj rrënjët,
                              do tia pres,                                                                   do tia pres,
Sa t’ia shikoj dhëmbët,                                                      Sa t’ia shikoj dhëmbët,
                                do tia shkul,                                                                  do tia shkul,
Pastaj do pres diellin të lindë                                             Pastaj do pres diellin të lindë
                                        në mëngjez,                                                           në mëngjez,
Do ta marr në duar                                                             Do ta marr në duar
                     e mes njerëzve do ta ul!                                        e mes njerëzve do ta ul!

(S.Xhavara “Në shkretëtirën e dashurisë”                         (E. Theodhosi Nr 18 “Pelegrin”
                                          Fq 48-49)                                                        fq 87)

    GJUMI                                                                           NË QIEJT E PRANVERËS
Fërfërin lehtë bajamja e sapoçelur                                     Dua të fle, po nuk më flihet,
Të më mbledhë gjumin në sy                                             Një qengj i posalindur,
                                       mua nën të,                                                             bie e ngrihet
Po ku të flesh, një qengj i përkëdhelur                               dhe buzët m’i vë mbi faqe ...
Bie e ngrihet e buzët mbi faqe m’i vë,...

Atëhere bajamja ndez manjetofonin                                  Një bilbil qan me këngën e tij
                                                   e erës                                                             pranverore,
Me ca këngë nanurisjeje                                                    Një dallëndyshe akoma
                                   zogjsh në kasetë,                                                  s është kthyer
Një bilbil solo qan në buzë  të pranverës,                          tek foleja e vjetër,
Lauresha e tij  akoma                                                        Era luan me petale luleshqerre
                                sështë kthyer sivjet.                          dhe i këput një nga një ...

Atëhere, m’u fanit krejt gjumi nga sytë,                             Një flutur me krahë të qëndisur,
Sidoqë lulet e bajames                                                      fluturon pas petaleve të erës...
                    bien të pafajshme mbi kokë,                          Është natë a ditë?
Një flutur naive, befas ka rënë në pritë                              Dua  të fle, po s’më flihet,
E një tufë e tërë luleshqerrash                                           fluturoj, me krahët e fluturës,
                                      s’e qetsojnë dot!                           Në qiejt e pranverës ...
Dhe flutura vetvritet
                      me bukurinë e pafat,                                    (E.Theodhosi “Përsëri”  fq 47)
Një krah të këputur era ia dalldis,
Unë rend si i marrë, krahkëputurin ta kap,
T’ia ngjis ëndrës sime, të ndarë më dysh ...

(S.Xhavara “E besova Eseninin” fq 8)

RIKTHIM                                                                                 RIKTHIM  
Një rikthim ...                                                                        Një rikthim
Tek ai rituali i zakonshëm i jetës                                          tek rituali i zakonshëm i jetës
                                lënë diku në mes,                                 i lënë në mes diku,
Është jetë, është ajër, është dritë,                                        është ajër,
Është kthim në dashuri,                                                        është dritë,
                        në një puthje që përmall,                              kthim në dashuri ...
Është i lexueshëm vetë pendimi,                                          Është i lexueshëm vetë
                               pa thënë as “Më fal!”                              pendimi ...
                                                                                              Një rikthim ...
(S.Xhavara “Qoshku i rrëzuar” fq 37)                                     
                                                                                              (E.Theodhosi “Përsëri” fq 14)

DUEL                                                                                      MBIJETESË
E fus dorën në ujë,                                                                E fus dorën në kraharor,
                           pse je kaq i ftohtë?                                     Ndjej ftohtësi, ...
Kush vallë, Osum,                                                                 Më duket se kot të kërkoj,
                             akull hedh mbi ty?                                    kur nuk vjen ti ...
Më duket trëndafila kot kërkoj në botë,
Se bota trëndafilat i jep me kredi!                                          Pranvera çel me trëndafila,
                                                                                               që bien erë,
Po ti afrohu, vëlla,                                                                  Nuk mund t’i japësh
                          pse më  largohesh?                                                                  me kredi,
Thuajmë ç’të mundon,                                                           se nuk kanë vlerë ...
                           gëzim, apo mort?
Në këtë botë veten s’e di                                                       Pse më largohesh
                                     nga ta ruash,                                     përherë?! ...
Të jetosh është fat,                                                     
                    të vdesësh, është short ...                                  Të kesh iluzione për jetën
                                                                                               është e kotë,
                                                                                               Është fat të jetosh,
                                                                                               të vdesësh, është short, ...

(S.Xhavara “Në shkretëtirën e dashurisë”                            (E.Theodhosi “Përsëri” fq 24)
                                                fq 40)

YLLI I SHPRESËS                                                              KUR VETVRITET DASHURIA
Kur një dashuri vetvritet,                                                    Kur një dashuri vetvritet,
Është një yll shprese                                                          është si një yll shprese
                    I padukshëm për rikthim,                                                             i padukur,
Një ylber shumëngjyrësh,                                                   që s’e di udhën e kthimit ...
                            që do rilidhë brigjet,
Një simfoni mirëkuptimi,                                                      Si një ylber që rilidh brigjet,
                        dhe pse pa nënshkrim.                                si një sinfoni mirëkuptimi,
Një përpjekje si e valëzës                                                    që i mungon nënshkrimi ...
                           së pandjerë në breg,
Që shuhet në rërë, gjer në flijim,                                         Dashuri e vetvrarë,
Pastaj një shpresë e rimbledh                                             një valëz e tërbuar,
                                 të kthehet në det,                               që shuhet pa dalë në breg ...
Për një ringjallje, një ribërje,
                                     një rizgjim, ...

(S.Xhavara “Qoshku i rrëzuar” fq 36)                                   (E.Theodhosi “Përsëri” fq 16)
                             

No comments: