Tuesday 28 April 2015

I T A L I A N I A E I N T E R N U A R

I T A L I A N I A     E      I N T E R N U A R  
                                                                                                                 TREGIM  
    Kur  ra  canga   e  Kampit  për  të  sgjuar  të internuarit  ,   ajo  nuk  po  flinte  ,se   Ishte  sgjuar    nga  një  ëndërr e  keqe  . Ngriti  dorën  dhe  shikoi  orën .
_ Pesë  , _  tha  ,  _  .Ora  e  sgjimit  për  t’u  nisur  për  në  punë                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  .    U    ngrit   ,  u  vesh      dhe  veshtroi   nëpër  kazermë  ,  ku  i  kishin  vurë  të  banonin  .  Pa ,  që shumica  e  të  internuarëve  , u  sgjuan   e  u  ngritën   të  përgjumur    ,  me  fytyra  të  sverdhura    e  të  mërzitur      dhe  filluan  të    vishen .  Ndërsa   disa  të  tjerë       u    rrotulluan   nëpër  shtresa   nja  dy  herë    e  u  ngritën   edhe  ata   duke  gogësitur   .  Ishin  shumë  të  internuar    në  atë  kazermë  të  Kampit  të  të  interrnuarëve . Shumica   ishin  gra  ,  djem  të  rritur  e  vajza  të  mëdhoja  . Kishte  edhe  fëmijë  .Se  i  kishin  ngritur  të  gjithë  ,  si  familje ,  me  pleq  e  me  fëmijë  edhe  ne  djepe  e  i  kishin  sjellë  në   atë  kamp  .  Kishte  edhe  burrra ,  por   pak  ,  se   disa kryefamiljarë    të  atyre   familjeve   i  kishin   pushkatuar   ,  disa  i  kishin  burgosur  ,  disa  të  tjerë  kishin  ikur  nga  Shqipëria  para  se  të  mbaronte  lufta  e  disa  kishin  marrë  malet   ,  që  të  mos  binin  në  duarët  e   Qeverrisë   .Shumica  ishin  nga  veriu  .  Kishte  edhe   nga   rrethet  e  tjerë  ,  por  pak   .
    Duke  vështruar  ata  ,  ajo   pa    nga  fundi  i  kazermës    atë      gruan  ,  që , sa  u  sgjua  ,  si  cdo  ditë  ,   filloi   të  këndojë     dhe   të   hedhi  valle  në  mes  të  kazermës    Ajo  u  drodh  nga  tmerri       dhe  tha me  vete   : 
_ E  mjera  nënë  !
    Asaj  të  shkrete  para  disa  ditësh  i  kishte  vdekur  fëmija    tre  vjec  nga  të  ftohtit  dhe   nga  urija  .   Kështu  ndodhte   shpesh    në  ate   kamp .  Herë  mbas  here   vdisnin  fëmijë  e  pleq  nga  të  ftohtit  dhe  urija  .  Të  nesërmen  që  e kishte  varrosur  të  birin  ,  komanda  e  kampit  e  kishte   nisur      me  dhunë  ,  të  shkonte  në  punë ,  duke  e  lënë  fëminë  tjetër  në  djepe   vetëm   , Kur  ishte  kthyer  prej  andej   në  darkë  ,  e   kishte  gjetur  edhe  fëmijën  tjetër    në  djepe    të  vdekur  . Kishte  qarë  e  kishte  uluritur  me  orë  të  tëra   ,  pastaj  ia  kishte  marrë  këngës  dhe  së  fundi  kishe  dalë      në  mes  të  kazermës  dhe  kishte    hedhur   valle .  Ishin     valle  vdekje  ato    për  vdekjen  e  dy  fëmijëve    të  saj  .
    Ajo  nuk  e  shikoi  dot    ,  mbylli  sytë  e   i  ktheu  krahët   asaj  nëne  të  shkretë.
     Pastaj    shikoi   djalin   e  saj   të  vetëm  ,   Ai   po    flinte   si  një  qingj . . E   shikoi    me  dashuri  e  me  dhimbje  ,  me  dashuri ,   se  ishte  nënë  e  atij  fëmije  të  vetëm  gjashtëvjecar dhe  me  dhimbje  ,  sepse    mendoi  ,  se  në  c’vend    e  kishin  sjellur  përdhunisht    me  ate  edhe  djalin  e  saj  .
Tundi  kokën  me  hidhërim . U  ul  pranë  të  birit  dhe  e  puthi    AI  i  u  sgjua , hapi   krahët  dhe  e  përqafoi  të  ëmën  .    Pastaj    e  pyeti    :
_ Mami  ,   ra  canga    ?
_  Ra  ,  shpirti  i  mamit  ,  ra  , _  iu  përgjigj  ajo  e  mërzitur .
Ai  u ngrit   përgjumësh  dhe  ,   duke  u  veshur ,   i  tha  së  ëmës  :
_Oh  ,  sa  më  flihet  ,  moj  mami  !
Ajo  duke  tundur  kokën me  inat  ,   i  tha  :
_  Se  polici  mbrëmë  të   mbajti    në  birucë  deri    në  mes  të  natës . 
Dhe  iu  afrua  të  birit  dhe  ,  duke  e  pëkëdhelur  ,  i  tha  ;
_ Shpirti  i  mamit ,    që  gjashtë  vjec  në  birucë  !
Ai  për  t’u  cfajsuar  ,  i  tha  se  pa  dashje       kishte    qëlluar   një  nga    derrat  e  komandës  .
_  Mirë  ,   _   të  keqen  nëna  , mirë    _  i  tha  e  gjyshja  që  ishte  veshur  e  po  priste  ato  ,  _  por  mos  u  afro  më  nga  ato   ,  se  polici  të  fut  prap  në  birucë  .
     Ai   një    ditë   më  parë   ,duke  lozur  me  shokët  në  kamp   me  guricka   ,    kishte  qëlluar  me  gurë  pa  dashur   një  nga   derrat  e  komandës  ,  që  ishin  duke  kullotur  jasht  kampit   .  E  kishte parë polici  i  shërbimit  ,  e  kishte  kapur  ate  ,   e kishte  futur në  një  nga  birucat e  kampit  dhe  e kishte  lënë  aty  deri  në  mes  të  natës  duke qarë  e  duke  uluritur nga  frika  se  mos  e  hante    gogoli  ,  ndërsa  gjyshja  rrinte  te  dera  e  birucës  dhe  i  thoshte  që  të mos  qante  ,  se  nuk  e  linte  ajo  .                                       
    Si  u  veshën  ,  ajo  i tha  të  vjehrrës  ,  që  të  mos  harronte  të  gatuante  ëmbëlsirën  ,  që  kishte  premtuar  ,  se  atë  natë  ishte    festa  e  Vitit  të  Ri  .  
_  Mos  u   bëj  merak    , _ i  tha  e  vjehrra  ,  _ E  kam  vetë  në  mendje  atë  punë  .     Djalit ,   sa  dëgjoi  për  ëmbëlsirën  ,  i  qeshi  fytyra  dhe  ,  duke  shikuar   të  ëmën    buzagaz  , i   tha  :
_ Do  të  hamë  ëmbëlsië  ,  sonde  , mami   !
_  Do  të  hamë  ,  të  keqen  nëna  , _ i  tha     gjyshja  ,  _  do të  hamë  !
     E  shkrerta   plakë  , midis  asaj  turbullime  të  madhe  ,  ku  po   jetonin     ,   për  ta  gëzuar  nipin  e  vogël   në         darkën  e  Vitit  të    Ri  ,  kishte  ruajtur ca  miell  e  ca  sheqer sa për  të  gatuar  një ëmbëlsirë  nga  një  pako  që  i  kishte  ardhur  nga  njerzit  e  saj   .     
      Kur    dualën  jasht   ,    me  një  herë ,   i  përfshiu  një  erë  e  ftofët  , akull  ,  që  të  priste  .  Se  bën   dimër  i  madh  në  ato  anë ,  me  erë  të  fortë e  të  ftohët  ,  me  shi  e  me  furtuna  dhe  dëbora    sbardhon  me  kohë  në  ato  male  andej.  .
     Ajo   afroi  të  birin  afër  vetiu  dhe   i  ngriti  jakën  e  palltos  ,  ndërsa  gjyshja  hapi  pallton  e  saj  dhe   e mbështolli  . Dhe u drejtuan   për  te  vendi   ,  ku  bëhej  apeli  ,  e  ëma     përpara  me  të  birin  për  dore  e  mbas  atyre  e  vjehrra  ,  duke  gulcuar  .
       Dritat  në  mes  të  kampit  dhe  rreth  e  rrotull  atij  ,  e  bënin   natën  ditë  .
       Si  u  vunë  në  rresht  ,  nëna  ndejti  disa  caste  dhe  vështroi   kampin  .  
       Ishte  një  kamp  i  madh  ai  ,  i  gjithi  i  rrethuar   me  tela  me  gjemba ,  që  ruhej    rreth  e  qark  nga  policë  të  armatosur    ,  në  një  fushë  të  vogël  rreth  malesh  të  lartë  ,  afër  një  kalaje  madhështore  e    një    lumi  të   vërshueshëm   .  Tutje  ,  një  orë  larg  ,  ndriconin  dritat  e    qytetit  të   Tepelenës  ,   emrin  e  të  cilit    ajo  grua nuk  e kishte  dëgjuar  kurrë  më parë  .  Në  atë  fushë  të  vogël   ushtria italiane  para  se  të  fillonte  lufta   italo _  greke  , kishte  ndërtuar  pesë  kazerma  të  gjata   për  nevojat  e  saj   .  Në  ato    kazerma   Qeverria  shqiptare  e  mbas  luftës   kishte  ngritur  kampin  e  parë  për  kundërshtarët e  saj    politikë  ,
Në  katër  nga  ato  kazerma   ishin  vendosur  afërsisht  nja  dymijë  të  internuar  dhe    tjetrën  e  përdorte  komanda  për  nevojat  e  kampit  
_ Kampi  i  ynë  !  _  tha  ajo   mbasi  vështroi rreth  e  rrotull  .  _  Kampi  i  Tepelenës  .
Dhe psherëtiti  . Pastaj  shtoi  :
_  U  mbushën  plot  tre  muaj   që  na  suallën  këtu  atë  mesnatë  nëpër  një  rru gë   të  gjatë   drejtë  e  nga  Tirana  .  Plot    tre  muaj 
    Dhe  tundi  kokën  me  hidhërim  .
    Kaq  kohë  kishte  ,  që e  kishin  internuar  ate  grua  bashkë  me  të  vjehrrën ,   një   plakë    te      të    gjashtëdhjetat  dhe   me  të  birin  ,   sa  kishte    mbushur   gjashtë  vjecët   ,  të  nesërmen  që  ishte  dënuar  i  shoqi   si  armik  populli   me  disa  vjet  burg  e me  punë  të  detyrueshme  . Ai  ishte  dënuar    jo  se  kishte    vepruar    kundër  pushtetit  ,   por  sepse  ishte  i  biri  i  një    politikani  të   përmendur  ,  i  larguar  nga  Shqipëria  pa  mbaruar    lufta  .
    Ditët  e  para  që  e  kishin  dërguar  në  kamp  atë  grua  ,  të  internuarit    ,  me  që  nuk  e  njihnin  ,   e  thirrën  italiania  e  internuar  ,  sepse ,  kur  kishte  folur ,  i  kishte    shpëtuar   ndonjë   fjalë    italisht  .   Ky  emër  i  mbeti  edhe  më  vonë  ,  kur  mësuan  se  ajo  ishte  italiane  ,  por   ishte   edhe  gruaja  e  një   inxhinieri  shqiptar  dhe    jetonte   prej  disa  vitesh  në  Shqipëri .                            
      Në  atë  kohë  të  gjithë  të  internuarit   kishin  dalë   nga  kazermat  dhe  ishin    bënë  në   katër    rreshta      simbas  kazermave .
      Të  gjithë rrinin  të  heshtur  .  Asnjë  nuk  fliste  .  As  nga  burrat  ,  as  nga  gratë  . Vetëm  fëmijët  ndiheshin  .  Ato  që  i  mbanin  nënat  për  dore  ,  thonin  ndonjë  fjalë    me  nënat  e  tyre  . Ndërsa  ata  fëmijë  ,  që  i  mbanin  nënat në  krah  ,  qanin  ,  ulurinin   dhe  dridheshin   nga  të  ftohtit  dhe  nga urija  .  Nënat  i  ledhatonin  ,i  puthnin  , i  mbështillnin  me  rrobat  e  tyre  ,   që kishin  veshur  ,  u  ngrohnin  duarët  me  frymën  e  tyre , u  afronin  gjoksin  , që  t’i  gënjenin  me  ndonjë  bulë  qumesht    Me  gjithë ate  ,  ato  fëmijë  nuk  pushonin ,    dridheshin  dhe  qanin  .
     Ajo   nënë   i  pa  ato   fëmijë   dhe  psherëtiti  . Psherëtiti  një  nënë  për  fëmijët  e  nënave   e   ra  në  mendime .  Dhe  pastaj  tha  me  vete
_ Internim  ,  kamp  ,  fëmijë  .
Tundi  kokën  me  hidhërim  dhe  shtoi  :   
_   A  kanë  zemër  ata  njërëz    që  i  prunë  në këtë  kamp  këta  fëmijë të  vegjël ,    këta  vocrrakë  ?  Apo  në  vend  të  zëmrës  kanë  një   gurë  ?   C’kanë  bërë   këta  fëmijë   ?   A    mund  të  dënohet  një        fëmijë  ?  A  po  i  prunë  edhe  këto  këtu   për  t’i  vdekur   ?
Shikoi   nga  qielli  dhe  tha  :
_  O  perëndi  !  O  Zoti  Krisht  !  Shpëtoji  këta  fëmijë  ! Ven  dorë   për    këta  vocrrakë  !
Dhe  bëri  kryqin  . Dhe  një  lot  i  shkau  nëpër  faqet  e  saj    ngadalë  .
   I  biri  e  pa  dhe  e  pyeti  :
_  Mami  ,  c ‘ ke   kështu  ? 
Ajo  fshiu   shpejt  lotin  ,  e  afroi    të  birin   afër  vetiu  ,    e  shtërngoi  fort  ,   sikur  pati  frikë  se  mos  ia  rrëmbente  njeri  dhe   me   zë  të  përvajshëm  i  tha   :
_  S’ka  gjë  mami  ,  more   bir    ,  s’ka  gjë  !
Dhe  e  puthi  .
Nga    të ftohtit   e  madh   të  gjithë   të  internuarit  filluan  të  dridhen    . Disa  u  frynin  duarëve   ,  dIsa  i   futnin  nëpër  xhepa  ,  disa  të  tjerë    lëviznin  këmbët    Të  gjithë    ishin   mbledhur  e  ishin    rrëgjuar   dhe  dukeshin   ,  që    ishin   më  të  vegjël   e  më  të  shkurtër  se  sa  ishin  në   të  vërtetë   . 
      Edhe   ajo  grua  ,  ajo  italiania  e  internuar  ,   tok  me  të  birin  e  me  të  vjehrrën  ,  kështu  filluan    të  mërdhifnin   e   të  dridhen   .       
Duke  u  dridhr  e  vjehrra  tha  :
_ Sa  ftohët  që  bën  këtu  !       
_ Bën  ,  _tha    italiania  e  internuar  dhe  tundi  kokën  me  inat  ._  Bën  .  Prandaj  na  suallën  këtu  . 
Si  u  rreshtuan   të  gjithë  të  internuarit  ,  së  pari  komanda  e  kampit  bëri   apelin   .  Para  cdo  rreshti  doli    një  polic  e  filloi  të  lexojë    emrat  e  të  internuarëve  .   Dhe  ky  apel  sgjati   shumë  kohë    ,  se   policët  ishin   gjysëm  analfabetë  dhe  lexonin  me  vështirësi  e  ngadalë  ,  shpesh  duke  ngatarruar  edhe  shkronjat  .
     Mbas  apelit     u     dha        mëngjezi  ,  një   qepshe    me  ujë  të  ngrohët  , që  quhej  caj  dhe  gjashtëqind  gram  bukë   për  gjithë  ditën  .
     Pastaj  fëmijët  ,  të  moshuarit  dhe  të  sëmurët  u  shpërndanë  .  Shumica  hyri  nëpër  kazerma  ,  Edhe  vjehrra  me  të  nipin  për  në  kazermë  u  drejtuan  .
Rrugës  i  nipi  e   pyeti    gjyshen  :
_  Nëna  ,  tani  do  ta  bësh  ëmbëlsirën  ?
     Ajo  vuri  buzën  në  gaz  dhe  iu  përgjigj  :
_  Jo  tani  ,  të  keqen  nëna  .  Mbasdreke  .
 i  nipi   uli  kokën  i  mërzitur  .
    Të  interrnuarit  e   tjerë  ,   shumica   gra  ,  që  ishin   në  moshë  të  re  dhe  në    gjendje  shëndetësore  të  mirë  ,  i  nisën  ,  si  cdo  ditë  ,  për  në  punë.
      Bashkë  me  ata    nisën  edhe  atë  grua  ,  italianen  e  internuar  . 
       i  nisën   për  në  punë  ,...
      Por  ajo  nuk  ishte  punë   . Ajo  ishte    lodhje  ,  mundim  ,  vuajtje  . Dhe   kjo  lodhje  ,  ky  mundim  e  kjo  vuajtje  niste   që  nga  rruga  e  gjatë  dhe  e  përpjetë  për  të  mbërritur  te  vendi  ku  do   të  pritnin  dru  për  nevojat  e  qytetit   të  Tepelenës  dhe të  kammpit të  tyre  .
     Ato  dualën  nga kampi  dhe  të  rrethuar  nga   policë  të  shumtë  ,     kaluan  një  shesh    ,  iu  ngjitën  një kodre   ,  kaluan  nëpër  një  rrugicë  të  ngushtë  ,  mbërritën  në  majë  të  kodrës  dhe  hynë  në  një  pyll  të  dendur .
     Rruga   i  lodhi  shumë  , jo  vetëm  se    ishte  e  gjatë  dhe  e  perpjetë  ,  por  edhe    sepse  policët  u  flitnin   që  të  shpejtonin  dhe  nuk  i  lanë  të  pushonin  sado  pak  rrugës  . Kur  hynë  në  pyll  ,   disa   nga   gratë   u  shtrinë   në  tokë  ,  duke  marrë  frymë  me   vështirësi  .
     Mbas  një   pushimi   të  shkurtër   ,  si  cdo  ditë  ,   nisën    punën .
     Filluan      të  presin  lisa  me  sopata  ,  t’i  copëtojnë ,  t ‘ i  ngarkojnë  në  kurris  ,  të  sbresin  poshtë , te  fusha  e  t’i  linin  aty   të  stivosura   ,  për  t’i  dërguar  më  vonë    në  kamp  .  Dhe    ngjiteshin    prap  në  majë  të  kodrës  të  lodhura  ,  të  këputura  ,  të  rraskapitura  ,   për  të  vazhduar  punën  ,   për  të   prerë   dru.
Bashkë  me  ato   punonte  edhe  italinia  e  internuar   pa  iu  shmangur  punës  ,  se  i  vinte  turp  ,  që   të  mos  punonte  si   gratë e  tjera  .     .
    Por  kur  e  kishin  dërguar  ditën  e  parë  në punë  ,  ajo  ishte  habitur  , kur  i  kishte  parë    ato  gra   të   punonin   në  atë  punë  aqë  të  vështirë    dhe  ,  kur  kishte  menduar ,   se  edhe ajo  do  të  punonte   si  ato  ,  ishte  tmerruar  dhe  kishte  mbetur  si  e  ngrirë  .
     Ajo  nuk   kishte  kapur  kurrë  sopatë  me  duar  dhe  as nuk  kishte  menduar  ndonjë herë  se    mund  të  ngarkohej   me  dru     si  kafshët  .  Ajo    para  se  ta  dërgonin    në  kampin  e  Tepelenës   ,   kishte kapur   vetëm   libra    për  të  lexuar  dhe  lapsa  për  të  shkruar  .
      Por  u  mësua    .  U  mësua  në  punë .  E  mësuan  gratë    dhe  vajzat  shqiptare  të  interrnuara   e  filloi   të  punojë  pastaj   edhe  ajo  si  ato  . 
    Ditët  e  para  edhe  u  dëmtua  .  Darët  iu  vranë  e  iu  gjakosën  dhe  kurrizi  iu  skuq  nga  barra  e  druve  .  .  Ato  ditë  edhe  u  lodh  shumë  ,  Kthehej  në  kamp  e  dërrmuar  dhe  sa  hynte  në  kazermë  ,  puthte  të  birin  ,  përshëndeste  të  vjehrrën  dhe shtrihej  ne  shtrat  .   Por  më  vonë    punoi  si  të  gjitha  gratë  e  internuara   të    Kampit   të   Tepelenës  dhe nuk  ndjeu  aqë   lodhje  si  ato  ditët  e  para  . Dhe  për  këtë  ndihëm ,    gratë  e  vajzat , që e  ndihmuan , ajo   i  quajti  motra 
   Puna  që  bënin    ato  gra   ishte  e  vështirë   dhe    e  lodhëshme  e  ato      edhe   rënkonin ,  edhe  psherëtinin  ,  Por    duke  punuar  herë  ,  herë  edhe       kujtonin  jetën  e  tyre   në  shtëpijat  e   veta    atje  ,  në    ato  male   dhe psherëtinin  .   Pastaj   mallkonin   ata   ,  që  i  kishin  dënuar  kot   dhe  ,  duke  tundur  kokën   , afronin    shpresën  për  ndryshimin  e  gjendjes  dhe   qetësoheshin  .
      Edhe  italiania  e internuar  duke  punuar  herë  pas  here  kishte  kujtuar .    ,  Kishte  kujtuar     kohën    në   universitet  , njohjen  e  parë  me  studentin  shqiptar  ,  propozimin  e  tij  , dashurinë e  saj  të  vetme  me  studentin  shqiptar  , shetitjet  e  saj  me  ate     ,  fejesën  e  tyre  ,  bisedat  e  atyre  të dyve  se  si  do  ta  ndërtonin    jetën  e  tyre   bashkëshortore    ,    martesën   ,  udhëtimin  e  parë  të  saj    për  në  Shqipëri   me  inxhinierin  shqiptar    ,  jeën  e  saj  të  lumtur  atë  kohë  në  Atdheun  e  të  shoqit  , lindjen  e  djalit  të  tyre  ,  kujdesin  e  atyre  të  dyve  ,  burrë e   grua   ,  që  I  bIri  të  rritej  sa  më  i  shëndetshëm    dhe  bisedat  me  të  shoqin  për  edukimin  dhe arësimimin  e  djalit  të  tyre  ,  kur  të  rriteji , Dhe ,  duke  kujtuar   kishte  ndodhur    që      edhe    kishte  buzëqeshur .
     Por  kishte  kujtuar   edhe    ,  kur  i kishin  arrestuar  të  shoqin   ,  kur  i kishin  nxjerrë   herë  pas  here   nga  Hetuesia    teshat  e  të  shoqit    të  gjakosura  ,  dënimin  e  të  shoqit   me  dIsa  vite    burg  dhe  me punë  të  detyrueshme  ,  nxjerrjen  e  tyre  nga  shtëpia  e  vet  dhe  vendosja  në  një  barakë  në  periferi  të  qytetit   ,  dënimin  e  saj  me  disa  vjet  internim  ,dhe  udhëtimin  e   saj  nëpër  ato  male  të  thepisur  me  të  birin  në  prehër  e  tok  me  të  vjehrrën   drejtë  vendit  të  internimit  . Dhe  ishte  dridhur  nga  tmerri  .  .
       Duke  kujtuar  herë  pas  here  atë jetë  gjatë  atyre  ditëve në  punë    , kishte    parafytyruar        kampin ,  kazermën  ku  jetonin  ,   policët  ,  ushqimin   ,  birucat  ku  futnin  fëmijët  që  dënonin  ,  të  ftohtin  e  madh ,  rritjen  e   fëmijëve    pa  një  libër   ,  pa  një    lodër  dhe  pa  asnjë  gëzim  dhe  në  mes  të  atij  kampi  ,    kishte     parafytyruar        të  birin  ,  kishte        tundte  kokën  me  inat  ,   kishte   marrë    frymë  me  vështirësi  dhe  kishte   psherëtitur     gjatë.
     A  ka  dhimbje  më  të  madhe  se  dhimbja  e  një  nëne  kur sheh  të  birin  në  vuajtje  dhe  nuk  ka  mundësi  ta ndihmojë  ? Është  një  dhimbje  e  madhe  ,  që mjer  ato  nëna ,  që  e kanë  provuar  !
      Edhe  atë  ditë  mendjen  herë  mbas  here të  djali  i  saj   e  pati  .
       E   parafytyroi   djalin  e  saj    në  atë  kamp  të  tmerrëshëm të  rrethuar  me  tela  me  gjemba  ,  të  ruajtur  ditë e  natë nga  policë të  armatosur   , e  parafytyroi  në  atë  kazernmë  të  gjatë   jetim   , por  me  baba  gjallë  , pa  një  gëzim  ,  e  parafytyroi edhe    në mes  të  të  ftohtit  pa  zjarr  , e  parafytyroi  edhe     duke  biseduar  me  të  gjyshen    për  ëmbëlsirën  ,  që  do  të  gatuante  ajo   me  rastin  e  festës  të   Vitit  të  Ri   . Dhe  gjatë  atyre    parafytyrimeve   edhe  psherëtinte  gjatë  , psherëtima   të  helmura  ,  psherëtima    dhimbjesh   , plot  ballsam  ,  psherëtima  tmerri    ,  që  ngrinin  nga  varri    edhe    të  vdekurit  .  
      O  nëna  të   përvuajtura    ! Sa   shumë  keni    vuajtur  ju  në   atë  kohë    ! Psherëtimat  e  juaja  ishin  më  të  helmura  se  helmi  dhe  lotët  e  juaj    copëtonin    edhe  hekurin  ! Dhe  për  ju  nuk  është  ngritur  një  përmendore  ,  një  përmendore  të  mbruajtur  me    psherëtimat  e  juaja      dhe  të  shkruar  me  lotët  e  vuajtjeve   të  tmerrëshmë   ,   që  keni  kaluar.
    Ju  jeni  heroina  të  heshtura   . 
     Gjithë   ata  njerëz  tërë  atë  paradite   e  kaluan  duke  prerë  lisa  ,  duke  i  copëtuar  ,  duke  i  transportuar  te  ajo  fushë   poshtë  e  duke u  kthyer  prap    lart  në  majën  e  asaj  kodre ,  në  atë  pyll   për  të  prerë  dru   të  tjera .  .   Kështu  e  kaluan  edhe  mbasditën    ,  mbasi  hëngrën  drekën  që  u  sollën  mga  kampi ,   një  lëng  të  ngrohët  me  katër  a  pesë  kokrra  fasule  brenda  përzier  me  ca  krymba   të  ngordhur   deri  sa    perëndoi  dielli   e    filloi    të  errësohet dhe  policët  urdhëruan  të  lënë  punën  .  
        Të    gjIha  stivosën  drutë  që  kishin  aty  ,  i  ngarkuan  në  kurris    dhe  të  lodhura  e  të  rraskapitura   nga  gjithë ajo  punë  e  rëndë  ,   u  nisën  për  në   kamp               Në  këtë  kohë  filluan  të  bien  pikat  e  para  të  një  shiu  të  imët  .  Ato  shikuan    qiellin  ,  ai    filloi  të nxihej    .  Vështruan      retë  .  ato  filluan  të vozisin    të  ngarkuara    me  shu  . Ndien  erën  ,  ajo     filloi  të   fshikëllojë  .   Ato    u  frikësuan    se  mos  i  zinte   ndonjë  shi  rrugës  .  Nuk  shpejtonin  dot  ,  se  ishin  lë  lodhura  . Vetëm  se  luteshn  .  Por  shumë  shpejt     qielli   u    nxi    skëterrë  ,  retë  filluan  të  përleshen  me  njëra  tjetrën  ,  shkreptimat  canin  qiellin  herë  pas  here  dhe  bubullimat  gjëmonin  shurdhueshëm  .  Dhe ,  mbas  pak  ,  filloi  të  bjerë  një  shi  me  të  madhe   . Ato   të  shkreta  ,  të  ngarkuara  me  atë  barrë    drushë  ,  ecnin   e  rënkonin  ,  ecnin  e  psherëtinin  , ecnin  e    mallkonin  .E  bashkë  me  ato  ecte edhe  italiania  e  internuar  .
     Rruga  ishte e gjatë  dhe  nga  shiu  u  qullos  e  ato  u lagën   e  u  bënë   edhe  tërë  baltë  .  Rrugës   kujdeseshin  që  të  mos  rrëshqisnin  .  Ecnin  me  kujdes  ,  kapeshin  për  dore  me   njëra    tjetrën  dhe  vazhdonin  rrugën  me  frikë  .  Por me  gjthë ate  shumë  rrëshqitën  ,dhe  disa   nga  gratë  edhe u  rrëzuan   .  Ndalonin  ,  ngrinin  shoqen e  vazhdonin  rrugën  .
     Tani  nata  kishte  përzënë  ditën  dhe  ata  ecnin  në  errësirë   .
      Mbas një  kohe të gjatë    nëpër    atë    shi    , më  në  fund    mbërritën  në  kamp. të  rraskapitura  e  të  bëra   qull    dhe     tërë  baltë  . Shkarkuan  drutë    pranë  kuzhinës    me   radhë  ,  i  stivosën   dhe  filluan  t’u   drejtohen   kazermave  .  Në  fund  i  shkarkoi edhe  italiania  e  internuar     dhe  eci    gadalë  drejt    kazermës    duke  marre   frymë  me  vështirësi  .  Si  eci  ca  ,  ndaloi  e  tmerruar .Në  një  shtyllë  elektrku  kishin  lidhur  një grua   .   Iu  afrua   me  ngadalë . Ishte  një  plakë  ,  as  e  gjallë e  as  e  vdekur  .Merrte  frymë  me  vështirësi  dhe  rënkonte  me  të  madhe  . E  njohu  .   I  tha  se  e  kishte  dënuar  polici  i  shërbimit  ,  me  që  ajo  nuk  kishte  pushuar  dot  rënkimet  nga  dhimbjet  që ajo  ndiente  ,  por  që   e  shqetësonin  ate polic    .  Italianeia  e internuar  u  drodh   ,  dënoi  në    vetvete  atë  krim  të  shëmtuar    dhe  kokëulur  u  largua  mendueshëm  .  Duke  ecur  ,  tha    :
 _ Tmeërr  !  Krim  kundër  një  plake  të  sëmurë  .
Vazhdoi  rrugën  e  llahtarisur  ,   ngadalë  ,  duke  menduar  për  atë  grua  plakë  të  internuar  .  Hyri  në kazermë  e  heshtur  .   Djali  sa  e  pa  ,  duke  thirrur ‘’Mami !  Mami !  ’’ iu  hodh  së  ëmës  dhe  i  tha  ,  se    gjyshja    e  kishte  bërë    ëmbëlsirën.  .   Ndërsa     vjehrra  ,  kur      e  pa  ashtu   , i tha :
_  Ua  ,  moj  bijë ,  si  qenke  bërë  !  Shpejt  ndërrohu  ,  se  edhe  mbrëmë  gjithë  natën  ke  kollitur  !                                                                                                                                                                                                                                                                                 
Dhe  tundi  kokën  me  hidhërim  .       
      Të  gjithë  ato  gra  e ato   burra     ,  që     qenë  në   punë ,  sa  hynë  brenda  në  kazermë  ,  filluan  të   ndërrohen   duke  u  dridhur  .  Dy  vajza  të  rritura  nuk  kishin  ndërresa , dhe   u  erdhi  turp  t ‘u   kërkonin   të  tjerave  .    Por  edhe   ashtu  të  lagura  e  të  bëra  qull  nuk   mund  të  rrinin  .  U   mbështuallën  me  një  carcaf  ,u    cveshën  lakuriq   dhe   të  dyja u  mbuluan  me  një  batani  ,  deri  sa  t’u  thaheshin  teshat  . Polici  ,  që   ishte  me  shërbim  në  ato  caste  në  kazermë  ,  i pa   dhe  ,  për  t’i  ofenduar  ,  shkoi  pranë  atyre  dhe  tërhoqi  bataninë  ,  duke  u  bërtitur  ,  se  cfarë  kishin    fshehur  aty  . Dhe  si  i  sbuloi  lakuriq  ,  qeshi  me  të  madhe  .  Ato  ,  të  turpëruara  ,  tërhoqën  shpejt   bataninë  dhe  u  mbuluan   prap 
    Të  gjithë u  habitën  me  veprimin  e  policit  dhe  thanë  fjalë  ,  që  shprehnin  urrejtje  dhe  mallkim  .  .Shumë   nga   ata    mbyllën  sytë   ,  të  tjerat  ulën  kokën    Në  të  gjithë  kazermën  u  ndien  psherëtima  të  gjata .  Italiania  e  internuar    u  drodh  dhe  tha  :
_ Turpi  më  i  madh  i  krimit  .
    Uli  kokën  dhe  ,  si  u  mendua  pak  ,  shtoi  :
_  Por  krimi  nuk   e  njeh    turpin   ! 
    Në  këtë  cast  në  kazermë  hyri  një  polic  dhe  lajmëroi  se  i  duheshin  tri  gra   për  t’u   dërguar  dru  familjeve  të  oficerëve   në  qytetin  e  Tepelenës  . Të gjitha  gratë  shtangën   dhe  pritën  në  ankth  ,  se  cilët  do  të  merrte   . Ai  thirri  emrin  e  gruas  të  një  pasunari    ,  të  një  kryetari  partije  dhe   në  fund   thirri edhe   emrin   e  italianes  së  internuar  .
     Ato  të  trija   ngrinë  në  vend  .
    Djali  i   saj  sa    dëgjoi  emrin  e  së   ëmës  ,  thirri  me  të  madhe   :
_  Jo  ,  mami  !  Mos  ik  !  Sonde  kemi  festën  e  Vitit  të  Ri  !  Do  të  hamë  ëmbëlsirën
    E  ëma  i  shprisi  flokët  duke  i  buzëqeshur  me  zor  dhe   i  tha  vjehrrës  që  ta  merrte  .  Para  se  të  dilte  jasht , shikoi  edhe  një  herë  të  birin . Ai kishte  mbushur  sytë  me  lot  .  Ajo   ,  duke  mallkuar  në heshtje  doli  nga  kazerma  .   .
    Jasht  shkreptimat  nuk  pushonin  ,  bubullimat  ushtonin  me të  mëdhe  ,  shiu  vazhdonte  të  binte  me  rrëmbim  .
    Të  shoqëruara  nga   një   polic  ato  tri  gra  shkuan  te  drutë  që  suallën  pak  më  parë  ,  u  ngarkuan  dhe  mes  atij  shiu  të  rrëmbyeshëm  u  nisën  për  në  Tepelënë  .
    Ecnin   në  heshtje   ,  ngadalë   të  lodhura  e  të  kapitura    si  kurrë  ndonjë  herë   .  Po  t’i  shikonte  ndonjë  njeri  ato  tri  gra  në  ato  caste  , do  i  kujtonte  si  fantazma  të  legjendave  ,  që  na  kanë  lënë  gjyshërit  dhe  stërgjyshërit   tanë  .
   Duke  ecur    ,  së  largu  dy  shoqet  e saj    dalluan   vendin   ,  ku të  internuarit   varrosnin    njezit  e  tyre      .  Të  dyja  u  tronditën  .  Njëra  nga  ato  tha  :
_ Varret  e  të  internuarëve  .
Tjetra  shtoi  :
_  Varret  tanë  ! 
Italiania  e  interrnuar  nuk  kishte  qenë  ndonjë  herë  andej  .   Qëndroi  ,  ngriti  kokën  ,  por  nuk  pa varre,   .  Pyeti   shoqet  e  saj  :  :
_  Po  ,  ku  janë  këto    varre ?!
Njëra  nga  ato  ,  i tregoi   me  dorë   vendin   dhe  shtoi  :
_  Nuk  dallohen  ,  se   komanda  nuk  na  lejon  të  vemë  ndonjë  shenjë  .  
_  Ne  edhe  varret  vetë   i  hapim     e  vetëm  sa i  varrosim  ,  _    tha   tjetra  _   se  të  nesërmen  na  nxjerrin  në  punë  .  . .
     Duke  ecur   , italiania  e  internuar   mendoi  se   në  cdo  vend  të  botës    të  vdekurit   i  nderojnë  dhe  i  respektojnë  ,      ndërsa   aty     të  vdekurve  nëpër  kampe  e  burgje  dhe  të të pushkatuarëve   ,  nuk  u  vihej  as   edhe  një  shenjë në  varret  e  tyre .dhe  njerëzit     nuk  dijnë  ,  se  ku  të   venë    një  lule  ,  ku  të  derdhin  një  lot  dhe   ku    të  ndezin     një  qiri  për  të  nderuar  kujtimin  e  tyre  .
Psherëtiti ,  bëri  kryqin  dhe  shtoi  : 
_  Kjo   diktaturë  dënon  edhe  të  vdekurit
     Vazhduan  rrugën   pa  folur  ,  se  edhe  të  folurit  i  mërziste  ,   i  shqetësonte ,  i  lodhte  .
     Mbërritën  vonë në  Tepelenë  ,  një  qytet  i  vogël  sa   një  fshat  i  madh  .   Shkarkuan  drutë  para  pallatit  të oficerëve ,  që   ushtonte  nga  këngët  dhe  urimet    .  Si  mbaruan  punë   ,  italiania  e  internuar   pa  orën  dhe   mendoi  ,  se  mund  të  mbërrinin   në  kamp  para  se    të  trokiste  Viti  i  Ri  . Tha  me  vete  :
_    Sa  do  të  gëzohet  im  bir    ,  kur  të  më  shohë      !  .        
    Por  pikërisht  në  atë  cast   polici    u  tha  se  drutë    edhe   do  t’i   shkurtonin  sa   për  t’i  futur  në  sobë  .
     Ato  të  trija  u  prenë  .Shikuan  njëra  tjetrën    të  habitura  e  tërë   lnat  . Por më  shumë  u   inatos    ajo   nënë    ,  që  mendoi  ,  se  s’mund  të   ishte  te  i  biri  ,  kur  të  ndërroheshin vitet  .  Tundi  kokën  dhe    kërrciti  dhëmbët  tërë  inat , i   bëri  duarët  grusht  e  i  shtërngoi  fort     dhe  shkoi  te  polici   .  Pa  i  thënë  asnjë  fjalë  ,  i  rrëmbeu  sopatën   ,  shkoi  te  drutë    dhe  filloi  t’i    shkurtojë     ato   në  heshtje   me  forcë,   tërë  inat  dhe  me  nje  urrejtje  të jashtzakonëshme  . Preu  për  një  kohë  të  gjatë . Pastaj  ndaloi  , Mori   frymë  thellë  për  disa  caste  dhe  shkoi   e  ua   dha  sopatën    dy  grave  të  tjera .
_  U  lodhe    ?  _  e  pyeti  njëra      
_  Jo  !  _  Iu  përgjigj    ajo shkurt  ,  tërë  inat  . 
_  Po  pse   shkurtove    kaqë  shumë  ? -  e  pyeti  tjetra  .
Ajo  e  shikoi  shoqen  e  saj    për  një  kohë  të  gjatë  ,  psherëtiti   thellë dhe  iu  përgjigj  :
_  Sepse   gëzimin    e  djalit  tim    këta   sonde  e  vranë   ..
Shoqja    nuk  i  foli   .  Mori  sopatën  dhe  filloi  të   shkurtojë    drutë .  
    Ndejtën  shumë  atë  natë  ato   gra  duke   shkurtuar     gjithë  ato   dru  . .   Shumë  vonë  .Mbaroi  viti  në  vazhdim  ,   erdhi   edhe  Viti  i   RI  ,  Ato  vazhduan  të  shkurtojnë    drutë  .  Ndërsa  lart  ,  në  pallatin  e  oficerëve   ,  ushtonin  urimet  për  Vitin  e   Ri  ,  qeshjet  ,  përshëndetjet  ,  këngët  ,  vallet  . 
     Gjatë  gjithë   asaj    kohë   ajo  nënë   mendoi  në   heshtje  për  të  birin  ,  shqetësimin  e  tij  ,  mërzitjen  e  tij  ,  dëshpërimin  e  tij 
     E  lanë  punën    mbas  mezit  të  natës  dhe  ,  të  lodhura  e  të  rraskapitura  ,  u  nisën   për  në  kamp . 
Rrugës  nuk  thanë  asnjë  fjalë 
    Shiu  i  ndoqi  vazhdimisht  ,  bubullimat  i  sillnin  në  vete  ,  shkrepëtimat  u  ndriconin   rrugën  .
      Më  në  fund  mbërritën  në  kamp  .
       Italiania  e  internuar  iu  drejtua  kazermës    ngadalë  duke   iu  marrë këmbët  nga  lodhja  dhe  mbeti  mbrapa  dy  shoqeve    .  Duke  ecur  pa  gruan  e  lidhur .  Ndaloi  e  u    kthye nga  ajo  . Eci  ngadalë  .   Iu  afrua  .     I  folI   .  Ajo  nuk  iu  përgjigj   .  i  vuri  dorën  në   ball .Ajo  ishte  ftohur  .  E  tundi  .Ajo  kishte  ngrirë  .  Bëri  kryqin  dhe  ,  e   tmerruar  ,   u  drejtua  për  në  kazermë  .Duke   ecur  ,  tha  me  vete  :
_  E  shhkreta  nënë  !  Është  edhe  e  vetëme    .  Njeri  pa  njeri  .  Nuk  ka   kush     ta  varrosë  . Të  shoqin  ia  pushkatun  ,  njërin  nga djemtë  e  ka  në  burg  me  tim  shoq  ,  tjetri   është  arratisur  maleve   .  Një  krim  i  dyfishtë  .Tmerr !
  Eci  dhe  ca  dhe  iu  afrua   kazermës  .  Hyri  me  ngadalë    dhe  priti  ,  që   i  biri   t’i   hidhej  .    Por  nuk  iu  drejtua  njeri  .Hodhi  sytë  nga  vendi i  tij  . I  biri  ishte  shtrirë   mbi  shtresa   dhe  po  flinte  si  një engjull .
 E  paska zënë  gjumi  !  _  tha  ajo  e  dëshpëruar       
E  vjehrra  mes  një  dëshpërimi  të  madh  ,  i  tha  :
_  Priti  shumë  .  U  merzit  mjaft  .  Doli    shpesh  te  dera , se  mos  të  shikonte  ty  . Shpesh  më  pyeste  Po  pse  nuk  po  vjen  kjo  mami  ?  C’u  bë  ?  Pse    po   vonohet  ? Kur  erdhi  Viti  i  Ri  dhe  ti  nuk  po  vije  ,  ia  dha  të  qarit  .  Pastaj  ra  përmbys  në  shtresa  dhe  ,  duke  qarë  ,  e  zuri  gjumi 
    E  ëma  nuk  foli    ,    tundi  kokën  me  inat  , mori  frymë  gjatë  dhe  mallkoi   .  Pastaj  u  ndërrua  ,  u  shtri    pranë  të  birit ,  u    afrua    te  trupi  i   tij   me  ngadalë   dhe  filloi  ngadalë   ta  përkëdheli    me  dashuri
  Pak  më  vonë  u  shtri  edhe   e   vjehrra  .      
     Për  festën  e  Vitit  të  Ri  nuk   folën    .  Pjatën    me  ëmbëlsIrë ,    nuk  e   zuri    njeri  me  dorë  .    
        U  sgjuan   si   sbardhi   dita  e  parë  e  Vitit  të  Ri 
      Kur  u  sgjua  ,  italiania  e  internuar     vështroi  nga  dritarja  e   pa  nga  jasht  .  Qielli  nxinte  ,  retë   përplaseshin  me  njëra  tjetrën     ,  shiu  vazhdonte  të  binte   me  forcë  . Hodhi  sytë  dhe  vështroi  në  kazermë  .  Disa  burra  ishin  sgjuar    dhe  po  pinin  duhan   në  heshtje  ,  duke  u  menduar   e  duke  krahasuar  ,  . Disa  burra  të  tjerë  ishin  sgjuar  ,  por  nuk  ishin  ngritur  .  rrinin  në  shtresa  e  mendoheshin  e  kujtoheshin    dhe  dënonin  .   Ishin  sgjuar  edhe disa  gra .  DIsa  bisedonin  me  njëra  tjetrën    për tmerret  e  tyre  në   atë  kamp  .   Disa  gra  rrinin  në  heshtje  dhe  mendoheshin   për  të ardhëmen   . Kishte  edhe  gra  që  merreshin  me  femijët  e  tyre  .  Disa   fëmijë  edhe  qanin  . Disa  fëmijë  më  të  rrItur  vinin  vërdallë  nëpër  kazermë   në  një  heshtje  të  vrarë  . .Kishte  edhe  njerëz  që   të  mbledhur  kruspull  nga  të  ftohtit  , flinin  në  heshtje  duke  ëndërruar  që    shuanin  urinë  .   Gruaja  ,  së  cilës  i  kishin  vdekur  të  dy  fëmijët  ,  u  ngrit  , u  vesh  dhe  si    cdo  ditë     , ia  mori  këngës  dhe   pastaj  nisi  të  hedhi  valle.  
      Italiania   e    internuar  uli  kokën  dhe  vështroi  të  birin  .  Ai  vazhdonte  të  flinte  . Ajo  iu  afrua  ,  e përkëdheli  dhe  ,  duke  e  puthur ,   i  pa     në   faqe   vragat   e   lotëve    ,  që     kishte  qarë  ,  se   ajo     ishte  vonuar    .  U  drodh     dhe  tha  :
_  Lotët   e   fëmijëve    për   ne  , nënat ,   janë   plagë   në  zemër  .
Heshti  për  një  kohë    ,duke  kujtuar  gjithë  ato  tmerre ,  që  kaloi  gjatë atyre njëzet e  katër  orëve     .  Pastaj   psherëtiti  thellë  ,  tundi  kokën  me  inat      dhe  shtoi  :
_ Tmerre  të   llahtarshëm    të    një  diktature  të  egër  ! Këto   tmerre   unë     nuk   do  t’i   harroj     kurrë  !                                                              . 
                                                                              MAKENSEN  BUNGO  




No comments: