Monday 25 May 2015

DUA TË JEM AMBASADOR I TË GJITHË SHQIPTARËVE




 
Të dielën që lamë pas ,në ambjentet e radio Projektit 21 ,ishte i ftuar Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë Danimarkës z. Kastriot Robo. Ishte ftesa e parë ,që ju bë z. Robo nga një radio në gjuhën shqipe në Danimarkë ,duke ditur që këtu veprojnë 3 radio që imitojnë program në gjuhën shqipe me kohë të limituar dhe një program televiziv , prej në ore që transmeton aktivitete të ndryshme që zhvillohen në komunitetit shqiptar të Danimarkës ,por dhe në shtet Skandinave.
Ambasadori i Shqipërise erdhi në studio në oren 19.55 minuta ,cka tregoi per seriozitetin dhe korrektësinë që duhet të ketë një dipllomat. Këtë po e citoj që në fillim të këtij shkrimi,duke parë edhe thjeshtësinë e tij në paraqitje më dha për të kuptuar ,se do te kemi një ambasador që do të punojë bashkarisht me komunitetin tonë këtu në Danimarkë. E them këtë se jemi mësuar të shohim këtu në Danimarkë diplomatë me kollare ,që dinë të japin urdhera ,apo të thonë grumbulloni të hollat dhe mi sillni këtu, se ju organizoj unë,apo ku ta di unë dhe ndonjë tjetër në vend që të bashkojë shqiptarët i përcan ato ,duke shpallur tradhëtarë e cfarë mos tjetër,duke futur njerëz për të shkruar letra nëpër institucione, kundër një shoqate ,apo një radioje,duke krijuar shoqata për interesa të veta të ngushta dhe cka mos tjetër,duke premtuar shumë dhe duke bërë një vrimë në ujë.
Por në këtë rast , unë pata fatin, që për herë të parë të takohem me z. Kastriot Robo dhe me la një respekt të vecantë në shume drejtime,që nga thjeshtësia e tij,që kur hyri në ambjentet e radios,sikur mos ta kisha parë më përpara në fotot e tija në adresën e ambasadës ,nuk do ta njihja,sepse ishte shumë i thjeshtë,ndaj populli thotë një fjalë të urtë ” Prej të thjeshtëve priten punë të mëdha” dhe unë shpresoj dhe mendoj kështu,sepse z. Robo nuk bëri premtime të mëdha dhe të bujshme ,cka tregoi qartë ,se ai ishte një punëtor i mirë,sepse njerzit punëtore nuk flasin shumë,por dëgjojnë shumë dhe i japin shoqërisë vepra të mira . Një gjë të tillë shpresoj edhe tek ambasadori Robo.
Takimi me të me la shumë mbresa ,në shumë pikëpamje dhe mendoj se komunitetit i ka ardhur një njeri i mirë ,që do të kontribojë shumë në cështjen shqiptare në këtë shtet Skandinav,nga vetë pervoja e tij e gjatë në dipllomaci dhe nga sukseset e tij që ka patur kudo ku ka shkuar Ai. Ambasadori që ka tre urdhëra dhe medalje nga shtetet ,Britani e Madhe ,Greqi e Spanjë .
A pak të duket ky vlerësim i tillë per z. Robo dhe po të dëgjosh komentet dhe shkrimet dhe letrat e shumta në internet,në forumet e ndryshme ,të befasojnë se cfarë shkruajnë. Ai kudo ku ka shkuar ka lënë gjurmët e tij për të mirë.
# # #
Koha për intervistën e planifikur kaloi,sepse bashkëatdhetarët e shumtë kishin mbushur ambjentet e radios ,për tu takuar e përshëndetuar me ambasadorin e ri të “Shtetit Amë”,sic e përdorë këtë shprehje drejtuesi i Radio Projektit 21 ,Havzi Sulejmani – Xhaxhi.
Z. Robo u përfshi në bisedat e mysafirve. Ato e pyesnin për shumë gjëra dhe ai më shumë thjeshtësi u përgjigjej pyetje të bashkëatdhetarve .

Më pas në mikrofon Xhaxhi përcjell një CV të gjatë ,apo një prezantim per Ambasadorin e Shqipërisë në Danimarkë ,cka na befasoi të gjitëve për atë cfare ishte shkruar për të ,por edhe ambasadori mbeti sa i befasuar dhe po aq në siklet ,sepse nuk e prishte që Xhaxhi të kishte pregatitur një material të tillë,para se ta intervistonte atë. Më pas pasoi intervista e Ambasadorit që u percoll me shumë interes dhe nga të pranishmit ,por edhe nga degjuesit ,cka u konkretizua edhe me mesazhet e shumta të ardhura në posten elektronike,cka për arsye të ngarkesës së shumtë nuk arritën të lexohen të gjitha.
Ambasadori ju pergjigj pyetjeve të drejtuar nga Havzi Sulejmani – Xhaxhi ,për situatën e Shqipërisë në luftë me korrupsionin,për hyrjen e Shqipërisë në familjen europiane,por edhe për shqetësimin që kemi ne të gjithë për largimin e shumë njerzve nga Shqipëria këto kohët e fundit. Ai premtoi në emer të qeverisë shqiptare ,që po punohet shumë që edhe Shqipëria sa më parë të bëhet pjesë e familjes europiane,por njëkohsisht edhe për hapjen e vendeve të reja të punës,që të rinjët të mos i drejtohen shteteve europiane si refugjatë,por të punojnë në atdheun e tyre .
Z. Robo foli dhe për marrëdhëniet e mira që po bëhen edhe me Mbretërinë e Danimarkës ,ku sivjet do të festojmë 45 vjetorin e marrëdhënieve dipllomatike me Danimarkën,marrëdhënie tepër korrekte në cdo kohë. Në Shqipëri ka shumë projekte të mëdha që mbajnë firmën e bisnesmenve danez. Danimarka e ka ndihmuar rregullisht Shqipërinë. Ajo ka bashkëpunin edhe në fushën e Avokatit të popullit,ku para disa ditësh avokati i popullit danez e vizitoi Shqipërinë dhe pa zhvillimet e fundit aty dhe mbeti i befasuar nga zhvillimet e shpejta të Shqipërisë. Gjatë muajit maj 3 gazetar danez – tha ambasadori do ta vizitojnë Shqipërinë dhe do të përcjellin në shqtypin e median daneze shumë reportazhe për Shqipërinë dhe jetën që bëhet aty,do të percjellin dhe përshtypjet e tyre për turizmin ,si atë veror ,por dhe dimëror,duke ditur që Shqipëria është një vend që ka 300 ditët e vitit diell ,cka këtu në Danimarkë mungon .
Ndër të tjera Ambasadori bëri prezent edhe takimin me Mretëreshën Margarthe e dytë dhe ftesën e e tij drejtuar asaj ,për të vizituar Shqipërinë në një kohë të favorshme për të,cka edhe presidenti i Republikes z. Nishani në urimin që përcolli për Mbretëreshën e ftoi atë të vizitojë Shqipërinë. Kjo ftesë u prit mirë nga Mbretëresha dhe tha, që patjetër jam e interesuar ta vizitojë Shqipërinë,sepse kam lexuar për të në libra. Por krahas vizitës tek mbretëresha ambasadori kishte bërë një seri takimesh me institucionet daneze ,me figura të njohura të popullit danez dhe takime me parlamentarë të Danimarkës.
Ai ndjehej tejet i imocionuar për takimet me të gjithë dhe përcillte përshtypjet e tyre më të mira që kishin për Shqipërinë ,por edhe për komunitetin shqiptar që jeton e punon në këtë vend .
Ai u premtoi të pranishmeve se do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm me bashkëatdhetarët ,për ti ndihmuar ato dhe për të zgjidhur hallet dhe nevojat e tyre larg metodave burakratike,por ai këtu në Danimarkë kryen edhe rolin e ambasadorit të Kosovës.
Dëshira e tij e madhe, por që kishte hyrë edhe në kontakte me institucionet daneze ,për të realizuar një linjë direkte nga Kopenhaga në Tiranë ,që tu japë mundësi ,jo vetëm shqiptarëve të udhëtojnë dhe ta vizitojnë Danimarkën,por edhe danezët ta kenë me të lehte udhëtimin për në Shqipëri dhe të mos hynë nga Greqia me bicikleta ,apo me rrugë tranzite. Sipas ambasadorit danezët janë shumë të interesuar për turizmin shqiptar . Sot ka një agjension turistik këtu në Danimarkë që merren me vizitat në Shqipëri,por shpresojmë që ta zgjerojmë bashkëpunimin në të ardhmen – tha ai. Nga Shqipëria vinë edhe produkte bujqësore që tregtohen në marketet daneze .
Ai foli edhe për planet në fushën e ndihmës qe do të bëjë Shqipëria për fëmijët e mërgimtarve që ato të mësojne mirë gjuhën shqipe ,ku ta shkruajnë ta lecojnë atë,duke dërguar libra dhe kontigjente mësuesish të kualifikur.
Në fund u ndal edhe në situatën e rëndë në të cilën po kalon shteti i Maqedonisë dhe vëllezërit shqiptarë atje. Ai përcolli fjalët e ministrit të jashtëm të Shqipërisë z. Bushati dhe Kryeministrit Rama për Maqedoninë.
Në mesazhin e fundit që ambasadori përcolli nëpërmjet valëve të radios shqipe “Projekt 21 ” ishte se ai do të punojë me një perkushtim edhe më të madh këtu për të qënë një ambasador i të gjithë shqiptarve,por sic tha ai : – Ambasadorët me të mirë jeni ju mërgimtarët që punoni e jetoni këtu,ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit,sepse takimet tuaja të përditshme me miq danez ,aktivitetet e perbashketa qe ju beni e ngrejne me lart emrin e shqiptarit,sepse ju percillni tek miqte danez traditat e zakonet tona më të bukura u flisni atyre për historinë tonë të lavdishme ,për luftra që ka bërë populli ynë në shekuj ,këto janë vlera të vërteta që ´në duhet ti mbrojmë me të gjitha mundësitë tona dhe për tu treguar miqve tanë danez se kush janë shqiptarët e vërtetë.
# # #

Pas kësaj interviste interesante për të gjithë dëgjuaesit e radio “projekt 21 ” për nder të ardhjes së ambasadorit z. Kastrot Robo u shtrua një darkë nga pronari i restorantit “Makador” z. Fejsal Dalipi . Në këtë darkë asistoi edhe ambasadori i Maqedonisë z. Naim Mehmeti . Gjatë darkës të pranishmit që e morën fjalën trajtuan probleme të ndryshme që i shqetësojnë shqiptarët ,si dhe histori të ndryshme nga jeta e mërgimtarit. Edhe gjatë darkës ju drejtuan shumë pyetje të dy ambasadorve dhe ato të hapur në biseda dhe të papërtuar iu përgjigjen të gjitha pyetjeve të tyre. Debati u fokusua edhe në gjendjen e rëndë të shqiptaëve në Maqedoni e sidomos ngjarjes së fundit në Lagjen e Trimave në Kumanovë,cka toni i tyre ishte shumë i ngritur dhe me të drejtë kërkonin të dinin më shumë për situaten,por meqë nuk kishte gjë të bërë publike edhe ambasadorët u treguan të matur në pergjigjet e tyre.

Radio “Projekti 21″ priti mysafire të shumtë gjatë gjithë natës edhe pas largimit të dy ambasadorve, deri në orën 04.00 të mëngjesit,kur u mbyll edhe ky program shqip i kesaj maratone të gjatë bisedash,takimesh ,intervistash të ndryshme. Cdo kush përfshihej në një bisedë të shkurtë e për këtë është merita e Xhaxhit ,që gjen kohën e duhur ,për ti ftuar mysafirët e tij në një bisedë të shkurtër e spontane,për të përcjell tek dëgjuesi atë fjalen dhe mendimin e bashkeatdhetarve,duke e percjell tek te gjithe degjuesit ane e mbane botës ku dëgjohet zëri i kësaj radioje shqipe .


Kështu kaloi kjo mbrëmje e mirë e inicuar si vazhdimishte nga drejtori i radio “Projektit 21 ” z. Havzi Sulejmani – Xhaxhi .
Shkruar nga Luigj Shkodrani

No comments: