Friday 29 May 2015

MALLKIMI I MADH!...



Tahsin Xh. Demiraj  


                    MALLKIMI I MADH!...
                                                                                                        
                                                             Llukanit


1.Gusht 2007.Sikur kishim kaluar vite duke bredhur nëpër shkretëtirë, dhe u gjëndëm të etur ne një oaz. Gjithë mall.          
E bere mire qe e theve akullin...Mireseerdhe!...Po u harruam, u harruam sikur te mos kemi bere hije mbi dhe...
Kjo kohë moderne- thonë se i shkurtoi shumë distancat.Vërtetë, u shkurtuan, kufijt e hapur të Europës, të gjitha mjetet rrugore, detare, ajrore në dispozicion, nga Parisi në Athinë për afro 2 orë, nga Tel Avivi në Milano për tre orë, nga Roma në Tiranë për 1 orë e 10 minuta, nga Milano në në New York për 7 orë, njëmij kilometra në orë....
…Po nuk qënkan distancat ato që i ndajnë njerëzit dhe i bëjnë të harrohen… 
…Hallet, hallet që na kanë vënë përpara dhe na shtyjnë nga shkon era…
Po ç’ishte ky mallkim që na ra mbi kokë, o Llukan?
Kush e merrte me mënd këtë katrahurë vëllaa!. Mallkim, mallkim i madh na ra në kokë…emër tjetër, nuk ka…
Kaqë mënd nuk kishim, sa të mos ndaheshim?...Mund të ishte e egër kjo ndarje ashtu siç është në të vërtetë?
Duhej që në mëngjes…Tashti që e mendojmë u bë vonë, po ktheje, ktheje këtë uzo.Ta heqim si na zuri…
Bisedonim të kredhur në humbëtirën e viteve, Llukani dhe unë, pas 14 vjetësh larg njeri tjetrit, në një bar, atje- në jugë të Athinës, buzë Egjeut…Nuk ishin 14 ditë po 14 vjet me nga 365 ditë secili…, 14 rrotullime të plota të tokës rreth diellit, a nuk janë shumë?...
Patëm humbje, patëm shumë humbje. Na ndodhi tamam si Akilit, kur u shkëputem nga toka...
Më shumë humbje se fitime.
Po ishte e natyrshme. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, vdiq një sistem dhe lindi një tjetër…Dhe…nuk do të kishim vetëm gëzimet e lindjes por edhe konseguencat e tragjedisë së vdekjes. Këtë nuk e llogaritëm në atë eufori që na joshi vetëm nga e mira…
Thuaje një çikë më saktë, ranë në ujdi që të ndërrojë pak kursi se kishin zënë erë ujrat, kutërbonin.
Nuk ka ndodhur në botë ndërrim karrigesh pa gjak…Nuk të duket sikur bie erë pak tradhëti?...
Si e kaloni në Itali.
Keq.
Po ju këtejë.
Keq edhe neve, na trajtojnë si skllevër, na përdorin për interesat e tyre. Po t’ua prishë pak qejfin Tirana, këta hidhen e marrin hak mbi neve. Jemi në vënd të një topi futbolli.
Na mungojnë shumë nga të dashurit.
Mallkimi ju rëntë mbi kokë organizatorëve- inspirues të këtijë shpartallimi. Nuk kane si te jene te mire me ne, si Greket si Italianet, si Francezet si Gjermanet…Secili ka hallet e tij, neve na duan per hamej. Sapo te mos iu pelqeje ndonje gje dalin lakuriq ashtu siç jane, tinzare, padrone te ndyre, te gjithe nje surrat kane, te gjithe si bijë te nje nene, te gjithe te pa bese, Greket ashtu siç i njohim historikisht po, edhe Italianet fjale shume, fjalet e tyre si pordhet e qyqes…
Ne Kakavi!...
Ju nxorën pengesa në Kakavi?
Si ne Kakavi me…Kishte vajtur muti me gjunjë!
C’ deshe te thuash me kete.
E ç’ te te thote vellai o Lluke, nuk e di prejardhjen e Kakavise po ai muti ne gjunjë si andeje si keteje me ben te mendoj se mos ka te beje me të!...
Tallesh ti?...
…Po si nuk kane bere nje nevojtore more burre i dheut?...
Kush ata tanet apo keta?
Si ata ne anen e tyre si keta ne kete ane…
Nuk thua keq, gjithe ajo levizje, ç’te bejne edhe njerzit e shkrete, ne gjithe ate pritje shkojne e bejne nevojen kodrave…
Po jane bere kodrat mut more burre…
Nga nje nevojtore ne te dy anet e kufirit dhe mirembajtja do te shperblehej nga vete fekalet qe do te boshatiseshin here pas here nga autobotet dhe do te shperndaheshin  tokave me nje fare shperblimi…Fekalet jane ar i fekalte- thonim ne në ate kohe…
Lere, lere se prape tek fekalet dolem…A te kujtohet kur ishim ne Kooperativen “Jeta e Re” dhe u be ajo mbledhja e madhe per vjedhjen e 4 fuçive me fekale?...
Po si nuk me kujtohet, po athere ishim nen diktature, tani jemi ne kapitalizem.
Me kete desha te them se si diktatura si kapitalizmi, fekale jane?...
Mut ore mut- thuaje shqip te shkreten…
Pse si kujton ti?...Se u hapen kufijte dhe u be deti kos?...I dashur Lluke! Deti i kripur eshte gjithandeje…Mjere kujt i bien hallet permbi shpine…
Ashtu eshte…A ju nxoren pengesa ne kufi?
Po, na thanë- Pse vini nga Shqipëria, juve keni dokumenta Italiane, pse nuk u nisët nga Italia.
Kemi ardhur në Shqipëri por duam të shihemi edhe me njerzit tanë që janë në Athinë.
Eee…si u kuptuat?
Italisht nuk flisnin, pak anglisht fola dhe greqisht na përktheu një bashkudhëtar, na vunë vulën në pasaportat dhe kaluam. -Ja hodha, thash me vete, u sigurova se do të takoheshim më në fund-.Mu duk shumë e gjatë rruga, si duket nga malli që më mundonte të takohemi.
Si të duket Greqia.
Me një kalim që bëmë, na pëlqeu, një tjeter pejsazh… Ndofta është sugjestion, po mua kështu mu duk, sidomos kur kaluam nëpër një luginë përpara se të arrinim në Janinë, më dehu gjelbërimi…
Pamë me pas  pyje të djegur dhe ullishta te bere shkrumbe, për të ardhur keq. Barbarizmi tamam si ne lashtesi. Pirromania eshte perhapur ne gjithe Ballkanin neper Apenine e edhe ne Amerike…Ameriken e mberthyen Tornadot e permbytjet si asnje vend tjeter…Kalifornia digjet zjarr, kur te digjet ndonje dite edhe Hollivudi…
2. Janina të pëlqeu?
Nuk arrij të jap një considerate të saktë me një kalim-tangent, ndjeva emocion kur kujtova Ali Pasha Tepelenën kur tha: Janinë, Janinë e shkretë,/ Të paç ndërtuar vetë./ S’të gëzova as vetë as djemtë/ Të rëntë topi e të djegtë… Janina ishte qëndër tregëtare dhe shkëmbimesh ekonomike me Shqipërinë qe kohet e para por nje dite neve u vetizoluam dhe na harruan dhe u harruam… di që në Janinë kanë studjuar shumë nga njerzit tanë, qe perpara se  Shqipëria te  bëhej shtet më vete, gjimnazi Zosimea ishte me emër, vetëm kisha dëgjuar, provova emocion kur kalova në Janinë, nëpër gjithë atë hapsirë tanimë- vetem greke,  kujtova popullsinë Çame që zotëronte gjithe ato territore deri në Prevezë dhe dramen e madhe  qe pesuan nga Grekët e Venizellos që e katandisën muhaxhire që në Shqipëri e deri në Anadoll, kujtova shumë nga shokët e mi Çamër dhe më dolën përpara imazhet kur linin vatanin e iknin  si turma Biblike në vënde të huaja duke lënë tokat e tyre, begatine, vatanin, ullinjtë, shtëpitë e djegura, kanatat e dritareve që përplaseshin nga era, plumbat që ju tregonin rrugën në errësirë…
…Lamtumirë Çamëri!... kujtova vargjet e poetit të talentuar Çam Bilal Xhaferi, trajtimin e keq që ju rezervua popullsisë Çame në plazhin e Durrësit nga Rita Marko dhe diferencimin racor nëpër gjithë Shqipërinë sikur të  ishin jashttokësorë kur ata janë bij të tokës Shqiptare…
Duke kaluar atje neper Cameri, kujtova Bilal Xhaferrin kur diskutoi per romanin”Dasma” te Kadarese dhe arroganti i Partise se Punes, megallomani Fadil Paçrami u tregua aqe i vogel, aq i  ulet, aqe i panjerezishem me te, sa e beri ate djale te marre arratine  dhe te ikij perteje oqeanit…iku dhe mbeti andeje, u nda nga jeta ai brillant i letrave shqipe- kur ishte aqë i ri dhe kishte aqë shumë për ti dhënë letërsisë, larg, shumë larg, përtejë oqeanit…, kujtova shokun e tije, shkrimtarin Namik Mane që kam edhe unë shoqëri me të…Profesorin Kujtim Lluri, doktorat Nuri Bajrami, Jasin Çapari, piktorat Haxhi Murati e Hasan Çapari, mikun tim Isuf Mehmeti- tanimë i stabilizuar në La Spezia, të gjithë këta njerz të nderuar e punëtorë të zot, ish pronarë të këtyre visive…kujtova dhe qeveritaret tane qe shkojne e vijne nga Tirana ne Athine e nga Athina ne Tirane, puthen e perqafohen me ta e nuk ju çjerrin masken e te kerkojne te drejtat e çamerve…Ardhte dita e vente dore Zoti per vllezerit tane te fisshem qe kane marre rruget e botes…
…Emocione provova edhe kur kalova buzë liqenit të Artës edhe në Patra, bëra një fotografi në traghet, bëra fotografi edhe urën që kalon detin për të lidhur Patran me veriun. Urë në det!...
Mund të lidhen edhe  gadishulli Apenin me Ballkanin- me urë neper Adriatik-, kështu thonë.
Po, po, shkurton shumë rrugë në Korridorin e shtatë, janë afare me interes, investon Europa. Bëhet mirë edhe për neve…
U bënë të zakonshme këto tani që u hapën kufijtë e botës. Kemi jetuar të mbyllur, si kafshët nëpër zooparqe. Na izolonin për të zgjatur jetën e tyre, për të mos komunikuar me botën apo me ata që kishim më afër.Vetëm kështu nuk do të mund ta kuptonim se sa të varfër ishim ne. Eeee…më the që bëhet mirë edhe për neve, neve si gjithmonë- urë kalimi kemi qënë, për të tjerët, e ku është e mira për neve?...Të mirën tonë e bëri hi pesëdhjetvjeçari që na la vënd numëro, e tani bëjmë  krahasimin me të tjerët…Ja, u katandisëm mërgimtarë nëpër botë ”argatë në tokë të huaj” a ka si bëhet më keq? Italia ka një shekull që emigroi, tani e ka harruar, i ka harruar turmat e sajë që udhëtonin dy tre javë oqeaneve për të arritur Amerikën, i ka harruar prostitutat italane që furnizuan botën para një shekulli dhe tani llap për neve,  për të ulur përqindjen e krimeve nga vetë italianët…
Tashti që e shohim habitemi, vërtetë kaqë të pazot paskemi qënë sa të mos  mund të kërkonim të jetonim edhe neve si komshijtë tanë?...Mos janë më të zgjuar këta që kanë arritur këto standarte?
Iu nënështruam fatalitetit. Neve ishim letra bixhozi në duart e arqitektëve të Jaltës. Çërçilli e Rusvelti e Stalini bënin tregëti e nuk do t’ju digjej bytha për neve?..Të mbetet këtejë edhe Shqipëria- tha Stalini, me mëndje që të shtrinte ekspansionin e Jugosllavëve deri në Adriatik, të bënte një Rusi tjetër në Ballkan- Merre të qoftë- i tha Çërçilli. Merre i tha edhe i paralizuari i përtejë oqeanit…Greqia qe me fat, sopata ra vetëm mbi neve, as Greqia, as Italia po u gjendëm neve që ti bashkëngjitemi perandorisë së Kuqe…Çfarë do të prisnim neve nga burra të tillë të sëmurë,…Merre me mënd, luheshin fatet e botës nga një i paralizuar, me tru të atrofizuar, nga laburisti i Londrës dhe nga gjeorgjiani i masakrave të mëdha. Ata të tre vinin në provë kuriozitetin e tyre, donin të provonin se si do të ndodhte me popujt e lindjes që po i linin në anën e sovjetikëve…Dhe na lanë në dorë të mjeshtrave të shkatërrimit të vëndit, 50 vjete të gjatë, lindëm dhe u rritëm nën despotizmin e hoxhallarëve, Shehelerëve, Myftijve, Dervishlerëve e Priftërinjve të kastës së tijë ortodokse që i duartrokitëm- gjithëçfarë bënë, dhe na e lanë  vëndin në bisht të Europës…
Tani pas kaqë kohësh e kuptojmë më mirë lojën e tyre dhe preokupimin qesharak- ordiner që paskan pasur ata burra të mëdhenj shtetesh…
Kohë të shkuara, qofshin të harruara-themi neve…
Po po me një të tillë thënie, neve kalojmë një jetë dhe mbetemi me gjisht në gojë e kemi zili popujt e zhvilluar.
Fatin tone mos e paçin fëmijët tanë e brezat që vijnë.
3. Gëzuar!...
Kë nuk morëm nëpër gojë me Llukanin, Që nga Maria Kallas tek Ramis Alia, nga Papandreu tek Klintoni e Monika Lewinski, nga Pranvera Hoxha e plazhet e nudizmit, kadërdhëmet e Gjirokastrës, Krushovin, Mbledhjen e Moskës, Raisa Gorbaçiovin e Gëzim Libohovën, nga Klaudia Cardinale kaluam tek Fernandeli e Belmondo tek Berluskoni e Paolina Bonaparti, që nga Liz Teylori, tek Hasan Dervishi, Monika Belluçi, Lorenz Olivieri, Rene Klair, Ejzenshtejni, trupat e estradave…Burrat e shteteve, nga që po kthenim uzo i bëmë më ordinerët dhe lemsh, i çveshëm lakuriq, ashtu sic janë në të vërtetë, disa edhe më të rëndomtë se neve…Duçja për shembull kishte gjashtë fëmijë dhe dashurohej marrëzisht me Clarita Petaçin, Lenini e kishte për numur Krupskajën se kishte të tjera dashnore, kishte  edhe Dolores Ibarurin…Mao Ce Dunit, nuk i numërohen, bile shkonte me femrat  pa u larë e mburrej me këtë ves të fëlliqur, Klintoni e bëri bordell Shtëpinë e Bardhë e mori vesh një botë, u grindën dhe u rrahën si jevgjit, me të shoqen…
…Pinim dhe e zgjidhem gjuhen, flisnim ne, fliste rakija… kujtuam e morem neper goje edhe Kadri Roshin, folem per Mjeshtrin e Regjizures Mihallaq Luarasin, Alen Delonin dhe Vitorio Gassmanin, folëm ca per Israelin dhe Palestinën e për një çift Israeliano Palestines, folem për Montekët e Kapuletët, kujtuam edhe atë ballkonin e vogël të Veronës, folëm për Merlin Monron, Sharon Stone, poetin e hidhur te Lushnjes dhe Shqiperise Faslli Halitin, te medhate e Hollyvudit. Cameron Diaz, Deni Moor, Angelinë Zholjèèè… e Zhaklinë Kenedin e Aristotele Onasin, u hodhem pastaj ne Portën e Brandemburgut, folem për rrugën Durrës Prishtinë, u hodhëm në  ekonominë e tregut me çmimet marramëndëse e polarizimin tronditës që mbretëron nën flamurin e zi të spekullatorëve, në shoqërinë shqiptare, folëm për Parisin, Athinën, Romën, Montecarlon, Mikelanxhelo Buonarotin e Klod Mone, Kapelën Sistina e Piacën e Shën Pjetrit, Akropolin, kujtuam amfitetrin e Durrësit, Apolloninë dhe Koloseun në Romë.
Per burrat e shtetit, gati te gjithe u shumezuam me zero
Ku e kanë aftësinë këta kodosha, njerëz të rëdomtë që dalin në krye të turmës dhe marrin timonin në dorë?...Sa të pa aftë njerzit, milionat, turmat që i dëgjojnë e ju nënështrohen disa rrufjanëve…
Gëzuar. Në dashtë zoti jetofshim edhe ca sa të sistemojmë fëmjët…
Po ajo pela, gruaja e Papandreut këtu gjëndet?
Kush dreqi e di se ku është…Hiq dore more Taso, hiq dore nga grate e martuara, njeqind here te kam thene…
Kot o kot pyeta, për kuriozitet…
Hajt hajt se ia dime mire keto kuriozitete njeri tjetrit…Pooo…Nexhmien thonë që e kanë burgosur…
Punëra rrufjanësh! E mbyllën athere kur bëheshin trazirat, bënë një si punë gjyqi për abuzime në peshq e zarzavate, që paskan bërë ata të Bllokut të zi dhe sikur e dënuan me nja 5 vjet burg…E izoluan  Nexhmien, Ramizin dhe të tjerët për ti mbrojtur sa të ftohen gjakrat e njerzve.
Nuk thua keq.
Gëzuar. Bëmë mirë që u takuam përsëri e të mos lëmë kohë të gjatë pa u parë. Kemi nevojë për njëri tjetrin. Kaluam kaqë vite larg, pamë shumë e u njojtëm me shumë të tjerë por as unë, nuk të gjeta, as ti nuk më gjete.
Pasi brodhëm nëpër Athinë aritëm në kuotën e lartësisë së Akropolit, përkarshi, po e rikonstruktonin. Një pastërti që më kujtoi Zvicërrën dhe përtejë Akropoli. Ndënjëm në atë ditë të bukur Gushti që bënte si prandverë dhe u ngopa me pamje Athine, që ndryshe e përfytyronja deri athere…
Në darkë shkuam në Luna Park bashkë me motren time Dezin, me Labiken, Zefirën dhe Nasin. Kaluam një mbrëmje që nuk do të donim të mbaronte…
Gjith nga kalova pashë Kisha të vogla, një kujtim  të atyre që kanë rënë- në vend të lapidareve, kudo kisha të vogëla, pashë edhe nëpër kodrina, kur isha në udhëtim duke shkuar në Athinë, në periferi të Artës, në Patra- përpara se të arrinim në kanalin e Korinthit dhe më pas, më afër Athinës. Një  veçanti greke…
Më pëlqeu që kur hyra e përgjatë gjithë rrugës. Athina qënka qytet i pastër, me bukuri mahnitëse, antikitet qe i ben vend, i hap rruge edhe modernizmit. Ky është sekreti që më pëlqen. Pak interes kanë për mua se çfarë sistemi kanë pasur. Kryesore është se të gjithë ata që kanë governuar e kanë dashur vëndin, ju është dhëmbsur, e kanë shikuar me respekt të kaluarën dhe janë mburur me të, nuk e kanë share, nuk e kanë mohuar, nuk janë hakmarrë me vëndin për hasmëritë e kundërshtimet ideore që kanë pasur me njëri tjetrin. Natyrisht që kanë merita popujt që nuk i kanë lënë ti shfrytëzojnë aqë barbarisht sa na shfrytëzuan neve.
Po, po, nuk janë treguar si neve që e fshimë çdo gjë të vjetër, e humbëm identitetin, e harruam pamjen e qyteteve tona se si ishin, u bënë si njëri tjetri. Lushnja për shembull ngjan shumë me Patosin, Gramshin, Tepelenën, Fierin, Përmetin, Laçin, të njëjtat rrugë, shetitore, trotuare, pallate, pallati i kulturës- tip, të njëjta- standart, arqitekturë e kthyer përmbys. Do të qe më me vlerë të ishin ruajtur dhe restauruar disa nga godinat e rrugët që u sheshuan, e për të bërë pallate, ka sa të duash hapsirë e kodra…
Nga megallomania dhe injoranca ramë në mohimin e çdo gjëje të së kaluarës. Popujt kanë luftuar, nuk janë treguar si neve që u nënështruam  dhe bëmë gjumë, si buajt e lodhur…
Ne, me të ashtuquajturën”Teori e zeros”,pësuam edhe goditjen e fundit.
Po, ç’do të pritej nga gorbaçovi i vockël qe nuk u be kurren e kurres zjarr po mbeti nje xixe, kur ne TV çirrej se po e shkatërrojnë vëndin forcat distruktive e ai vetë ishte arqitekti i atyre taboreve të zeza distruktive që plaçkitën e sheshuan çdo gjë?...Fshihej pas tyre se kishte frikë se mos po e pësonte si Çaushesku dhe lëshonte fraza të bukura për sjellje të kulturuar kur nuk e kemi pasur, kurrë, në gjak- sjelljen e kulturuar, përfitonte kohë të ftoheshin gjakrat, fliste për pajtim kombëtar kur ai vetë na kishte hasmëruar me njëri tjetrin…
Nuk i dhimsej se nuk kishte dhënë një pike djersë për një gjysëm shekulli…
Këtu është sheshi Omonia, këtu i gjen çdo mëngjes emigrantët që kërkojnë punë. Omonia është merkatoja e emigrantave, si merkato e shitjes së peshkut.
Ndoshta në kohën e Aristotelit që mbretëronte e lulëzoi demokracia, ketu në këtë shesh shiteshin edhe skllevërit?…
Ja pra, që në shekujt e VI para Krshtit, që në fillimet e sajë, demokracia bashkjetonte me skllavërinë, e ne sot kërkojmë demokraci të kulluar ?…
Edhe sot e njëjta tregëti me skllevërit. Po jo tamam ashtu. Sot për shembull nuk i kontrollojnë nga dhëmbët por ja, i zgjedhin të rinj të fuqishëm që të ngrenë gurë e të ndërtojnë mure e të punojnë si kuajt në bujqësi. Mjerë i dobti!...
Bujqësia jonë mbeti e shkretë e ne po punojmë në bujqësiunë e Fqinjëve që edhe këta bëjnë sikur na paguajn- hilanjosë e grabitqarë…
Këto janë lojra mor Luke. Kopilat kanë qënë gjithmonë në krye, Populli është turmë, nga ta çojë era…
Ndaluam pak tek sheshi dhe harruam se ishim në Athinë, flisnin shqip, arabisht, një greqishte të shartuar me gjuhët e tyre…
Do të ndërojë Greqishtja në të ardhmen.
Po natyrisht ashtu si edhe Italishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja apo Anglishtja.
Në një të afërt këto gjuhë do të duken arkaizma, do të na duken si Greqishtja e vjetër e si Latinishtja, do të mbeten muzeale, dreqi e di se çfarë trajte do të marin gjuhët e Europës me këto dyndje rracash Afro- Aziatike e Latinoamerikane…
Në Italisht për shëmbull Buongiorno, sot, e shqiptojnë bongjorno- Latinoamerikanët
Kinezët me atë l në vënd të r Gracie-glaçie, prego-plego…
Do të ndërrojnë edhe racat, do të zhduken këto që gjetëm, do të bëhet Europa Afrikë dhe Azi…Kinezët ashtu si taborret e Xhingis Khanit, do ta bëjnë një që nga Kina deri në Portugali.
Ç’të bësh do ta bëjnë. Pse e harron bota Kolombin dhe explorimin e Europës në Amerikë?...Na tashti, u pushtua Europa nga Peruanët, Ekuadorianët, Portorikanët e gjithë anët e anët e anët e jugut të Amerikës- pasardhës të kolonizatorëve që shkuan e i pushtuan, tashti këthehen kushërinjt e Italianëve, Spanjollëve, Portugezëve, Inglezëve e tjerë. Në Londër në njëzet të zinj të bie rradha të shëkosh një të bardhë, në Paris akoma më rrallë, apo nuk shumohen si mizë lisi, martohen të bardhë me të zeza e të bardhat me mulatë e dalin specie të papara në rruzull, është akoma për te dalë edhe rraca jeshile. Merre me mënd kur të bëhen njerëzit jeshil, sikur të shtriheshin lakuriq në mes jonxhës, do ti hanin lopët. Lopët do të hanin njerëzit…
Lopet mishngrënëse?...
…Eee re lopet… nga  erbivore do të kthehen në karnivore.      
Irlandezët e bënë të tyren Amerikën.
Po pse neve a nuk do të ishim sot nën mbretërinë e Italisë?...Lufta bëri që të ndërrojnë drejtimet…
           Po, po, kështu kemi edhe ne në Genova sheshin- piacën”Ferrari”dhe në qëndër të qytetit sheshin para stacionit hekurudhor Brignole. Atje grumbullohen të pa punët e atje vijnë ata që kërkojnë punëtorë. Ka rënë shumë pazari i krahut të punës. Nga që e shëkojnë që vijnë emigrantë  nga ana e anës, paguajnë shumë pak. Bile nga jugu, në plantacionet e domateve, paguajn shumë pak, rreth 10 € në ditë. Piqen gjithë ditën në diell emigrantët për 10 €, të cilat janë më pak se për një orë punë.
Këtu mblidhen nga të gjitha anët e Athinës dhe presin që të vijë ti marrë kush të punojnë argatë në tokë të huaj, si një here e një kohë- si fshatarët tanë- argatë që punonin në toka të huaja edhe neve pasardhësit ndjekim rrugën e tyre, shkojnë e vrasin ditët, javët, muajt, kohën për të fituar diçka, për t’jua dërguar njerëzve të tyre, prindërve, familjeve, fëmijëve që i kanë atje…
E të tjerë, si neve që i morëm me vete fëmijët, ropatemi tërë ditën dhe mblidhemi mbrëmjeve me ta, rreth vatrës së ngrohtë. Kemi ngushëllimin e vetëm, dritat, ujin e ngrohtë, banjon dhe tavolinën, nuk na zien mëndja se nuk gjëndet buka, mishi, zarzavatet.Vërtetë janë kërkesa minimale por të përditëshme dhe atje në vëndin tone, këto nuk mund ti sigurojmë me pagat e ulëta.
Andejë çmimet janë më të larta se këtejë.
Eshtë shumuar Tirana, Durrësi, Vlora dhe janë shkretuar krahina të tëra
Duhet të vërë dorë shteti.
Ku është shteti? Fillimisht duhet të ekzistojë- të bëjë hije mbi dhe por s’është, nuk bëhet i gjallë, nuk duket gjëkundi horizonteve të Arbërisë.
Duhet të jetë shteti që të jetë edhe mbrojtja e rendit se nuk ka siguri për të nesërmen, janë shumuar maqinat si kurrë ndonjë herë nga më të shtrenjtat, dhe rrugët nuk kanë mirëmbajtje, nuk ka siguri në trafik, të shtyp një maqinë dhe shoferi ia shkel shkon në punën e tijë dhe shkon për dhjamë qeni, nuk funksionojnë semaforët, hyjnë mallra pa doganë dhe i shesin sipas qejfit- tregëti pa kontroll, Shiten viza për gjithë botën me çmime marramëndëse, duhet para së gjithash shteti, Ministria e financave …Hudhëra të importuara nga Kina- pashë në treg, se me çfarë i rrit Kina, një dreq e di…Në Itali mozarelë, qumësht dhe prodhime qumështi nga Kina…A e merr me mënd se çfarë hanë njerzit? Ku mbeti qumësht nga një miliardë e gjysëm Kinezë, të vijë dhe të tregëtohet në Europë?..Në Kinë, në vëndin tonë dhe kudo nëpër Europë mbretëron një liri kaotike, anarshia po e hedh vallen- sarabandë, nëpër botë…
Një ministri e ambienteve do të qe e nevojshme për vëndin tonë që është çveshur nga gjelbërimi, është shkatërruar ecosistema, të mbyt vapa, nuk mund të marrësh frymë, mungon oksigjeni.
Folëm për Revolucionin Hungarez të 1956  e pastaj për Ballshin, Poliçanin, e  për trafikun e armëve, për 97-ën, për eksplozionet në Martanesh e para dy vjetësh në Sinanaj të Tepelenës, për shpërthimin “atomik” në Gërdec. U hodhëm tek trafikantët e gomoneve, çdukjet…Otranton, klandestinët, trafikun e prostitutave, ikjet pa busull, nëpër botë, Francë, Rusi, Australi, Kongo, Africa e Jugut- Johanesburg, Pretoria, në Amerikë, Gjermani, Spanjë e Kanada, Thesari i shtetit, pasuria kombëtare, lekët me vlerë aqë të pavlerta që na shpërndanë për pasurinë Kombëtare që e shitën për pes para e për zonat naftëmbajtës që u shitën si copa tokash , për pluralizmin e për demokracinë e çuditshëme (aqë liberale) sa që i bën të ligjëshme 50, 60, 80 partitë në vëndin tonë të vogël, kur Amerika e madhe, Anglia, Gjermania kanë vetëm 2, 3, 4 parti, folëm për koalicionet e makinacionet që shkojnë e bashkohen partiçkat e bejnë ligjin kur të tjerë që kanë marrë një përqindje më të madhe heshin e nuk bëzajnë!!!.
Po si i humbëm të gjitha ato që vumë me aqë djersë e mund?
Nuk duhej hyrë në aventurën e teorisë së zeros.
Kishim ujë, jo të mjaftueshëm por kishim.Tani tregëtohet vetëm ujë mineral (Që mafiozët e marrin nëpër kanale dhe e shesin për ujë mineral) se ujë rubinetet nuk kanë, edhe në paçin e infektojnë…
Kishim tetaro dhe lëvizje kulturore si rrallë shtete. Tani mjerë teatrot dhe estradat, janë kthyer si dyqane zarzavatesh, regjisori Pirro Mani dhe Pavlina shesin bukë në New York, atje dhe Pellumb Kulla, Leka Bunga, Vasil Nocka. U shpërbëmë, u shpërfytyruam…Mendoj, mendoj dhe pyes veten: A mos ishim- ndoshta më mirë? A mos kërkuam vetullat për të humbur sytë?..Ndoshta edhe gaboj…
Ndërsa tani janë ngritur qindra e mijra lokale, ristorante, birrari e klube luksoze si në rrallë vënde të Europës…I vetmi sukses i madh, më duket mua, ky duhet të jetë për Shqipërinë pasdiktatoriale…
Paskemi pasur një uri tronditëse për të ndërtuar…
Individi qënka i papërmbajtëshëm. Nuk na kishte shkuar ndër mënd në atë shkretëtirë gjith shtetërore. Ishim të bindur se globi rotullohej vetëm nga ai sistem.
Sistemi ishte i bukur me çfarë po shohim nëpër botë por duhej vënë në jetë përsëmbari…
Degjeneroi, u bë çdo gjë shtetërore, u bë një shtet grykës, e qelbi me luften e klasave, u mbyll krejtësisht në vete, na izoluan krejtesisht nga bota…Duhej duhej te nderronin gjerat, vite te tera u terhoqem zvarre kur bota ecte revan…
…Mund mund të bëheshin reforma, mund të ecej në një rrugë të mesme, jo aqë ekstreme por jo edhe kaq të shthurur.
Ndoshta akoma është fillimi?
Thua se akoma jemi në provë?
Po, akoma periudhë transitive është…Do të na entusiazmojnë sukseset por do të ketë edhe shumë falimentime.
Ndoshta me turizmin do të shpërthejë ndonjë bum ekonomik që të arrijmë edhe neve Europën…
Asnjëherë të mos të të gënjejë mëndja, nuk ka për të pasur as bum as bam- tek neve. Turizmi në Shqipëri nuk ka për të lulëzuar asnjëherë. Nuk lë larua të hajë balua. Eshtë mafja turistike që e stimulon këtë kataklizmë në bregdetin tonë tamam për ta çpërbërë plazhin tonë, për ta varrosur rërën nën beton e për të mbajtur monopolin e turizmit…
A do të ketë ndonjëherë ujë të bollshëm të pishëm në vëndin tonë?...
A do të ketë ndonjëherë drita të mjaftueshme, ngrohje të domosdoshme për neve?
Atje në buzë të Egjeut atë ditë Gushti, folëm për punën që bëmë në Lushnje, unë kujtoja veprat e tijë ai të miat dhe në fund ju vumë një shenjë barazimi dhe rezultati…çdo gjë humbi, u fshi sikur të mos ishte…dolëm përsëri nëpër botë…në atë lokal të bukur dhe të qetë, të kredhur në nostalgji, pas shumë vitesh, takimi me mikun tim, sikur më dha energji të reja…
Aty pranë, një femër tërhiqej nga motoscafi, bënte ski nautike, rrëzohej dhe ngrihej përsëri. Kish për veshje banje një flamur amerikan, duhej të ishte greke dhe me brekët me strishiet dhe yjet e  flamurit amerikan, në ujrat e Egjeut. Hajde, hajde se ç’vete!...
Ku nuk është futur america, nëpër gjithë botën e deri edhe nëpër brekët e grave, i fut hundët Ameika që i rëntë pika i rëntë…
Gëzuar.
E re gëzuar po ku janë gëzimet që nuk po na duken gjëkundi!...Humbje të mëdha kujtojmë e prapë thërrasim gëzimet…
Jeta është e ngjizur me të gjitha dhe neve na duhet ti provojmë të gjitha…
Po, po”Djali që s’i bën të gjitha/ Dektë e mos zëntë dita!-themi neve nga Labëria.
Eeere te gjitha do ti bejme, do ti bejme qi çke me te- themi neve nga Myzeqeja.
Do zoti të shkojnë më mirë gjërat.
Po, po në Europën Sovjetike që po jeton në këto vite rënie ekonomike të paparë, në Europën e burrave llafazanë që çirren për supereuron e për rënien e dollarit e nuk shikojnë rënien ekonomike të milionave…Nëpër rrugë e sheshe organizohen manifestime qe të ngrenë nervat…Kërkojnë,seç kërkojnë hajde e kuptoje, një palë këndojnë”Giovineza” marchi fashist të hyrjes në Romë, te tjere kendojne “Bella çiao” Grekët ëndërrojnë Epirin e shume nga neve nderrojne kombesine…
…Nëpër rrugë e sheshe organizohen manifestime qe të ngrenë nervat…Kërkojnë, seç kërkojnë hajde e kuptoje, një palë këndojnë inetrnacionalen, ”Eshtë lufta finale,vendimtarja për ne….kërkojnë luftë, revolucion, përmbysje, të bëhet si në Rusinë Sovjetike, dalin me flamuj me drapër dhe çekan e me Ke Guevarën, Fidel Kastron e me Mao Dunin- tatuazh nëpër krahë, kërkojnë ta kthejnë Europën në Kinë apo ta shpien në Karaibe…
Të kisha gjë në dorë, do ti mblidhnja ku të ishin, do të mbushnja konteinerët me ta dhe me vaporra kromi do ti bëja peshk duke i rrotulluar nja dy muaj nëpër oqeane dhe do ti linja në brigjet e Kinës dhe të Kubës…
Të tjerë në manifestime Naziskin, dhe ata për një botë më të mirë.
Kush nuk e do një botë më të mirë more të mjerë, po ku mund të gjëndet, si mund të bëhet më e mirë?
Homoseksualë, transeksualë, gay manifestojnë për të drejta të barabarta por edhe në drejtimin  e shtetit. E çfarë do të pritet kur kërkojnë të drejtojnë botën një burrë që ka partner një burrë apo një femër që e gjen kënaqësinë e bashkjeton me një tjetër femër?...Dhe ka teoricienë bajatë që këto pisllëqe i arësyetojnë se i kanë rrënjët që në lashtësi…
Mund të jetë edhe kështu por ama të parët ishin Adami dhe Eva. Atje, atje, atje filloi zhvillimi i shoqërisë njerëzore mor te mjere…Të gjitha këto specie të tjera janë anormale dhe duhet shpata Naziste, fasciste apo komuniste që ti bënte zap, ndryshe me këtë demokracianarshiliberale…
Parlamentarë që meren me drogën…
Shpreson për më mirë?...Nuk kam aspak shpresë, kjo shoqëri po i ha kokën edhe planetit po e lëmë këtë muhabet sa na u bë koka daulle…
E ç’na duhet neve bota e madhe kur mezi bëjmë hije për fëmijet tanë.
Gezuar, gezuar, te na rrojne femijet. Dite me te mira ardhshin per femijet tane…
Gezuar o gezuar…’’Te rroje Partia’’…

Tahsin Xh. Demiraj

No comments: