Sunday 19 July 2015

KOMPLOT NË HESHTJE





            “Komplot në heshtje, apo një vullnet pёr të errёsuar historinë parahelene të Greqisë?!... Kjo nuk na pengon për të çuar hulumtimet tona sa më larg që të jetë e mundur dhe për të kundërshtuar mosangazhimin e atyre që pranojnë njohuri historike të dyshimta.” (Aref,  “Mikena”,  f. 360).  
Ka, jo më larg se tre muaj që po nxirret Dodona në malin e Tomorit, nga zotërinjtë Besim Klodiani, Xhemajl Tahiri e tj. Këta dalin përpara figurave të mëdha botërore që prej kohës së antikitetit, deri më sot, të cilët kanë përcaktuar me fakte historike, se Dodona ndodhet në Çamëri atje ku është dhe tani.
 
  
Profesor Robert Temple, në librin e tij “Nertherëorld”  (“Bota e të vdekurve”), botimi i Londrës 2003, argumenton: “Jam angazhuar të gjej vendndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës. Pranohet nëse Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorit. Liritzis (arkeollog koleg grek) ky dhe unë në vitin 1979,  mblodha fonde për një ekspeditë kërkimi në malin e Tomorit për të gjetur Dodonën, dhe dola pa sukses, Dodona është në vend tjetër.  Greku,  Liritzis komploton për të fshehur të vërtetën se Dodona ndodhet në Çamëri. Nëntoka e tyre flet për historinë e gjyshërve dhe stërgjyshërve tonë dhe u del gënjeshtra në sheshë. (Maks Zotaj).                              
Herodoti shkruan, se Dodona ishte Orakulli më i lashtë në Pellazgji, qendra e adhurimit Pellazg. Tempulli i njohur i Zeusit ndodhej në Dodonë, në jugperëndim të Janinës. Rruga që të çon atje, përshkohet kështu nga Eskili: “Në ultësirën Mollose arrin, duke dalë pas Dodonës, ku ndodhet vendi i Orakullit të Zeusit, Thesprot (çam), lisat që flasin, një mrekulli që imagjinata s’mund te rrokë”. (E. J. “Shqiptarët”, f. 79).  
Pohimi i Homerit, se Zeusi  ishte “Princ dodonas dhe pellazg”, (Iliada XVI, 234). Mirëpo Dodona, kryeqyteti shpirtëror i “Pellazgëve,  bënte pjesë në Thesprotinë e kohës së Homerit, vendi që në kohën e lashtë quhej “Pellazgji”. (Aref, “Mikena”,  f. ).300).                                                                                                                             Homeri ka qenë kategorik përsa i takon Dodonës, “vendi i shenjtë i ZEUSIT  pellazg dhe Dodonës” (Iliada .XVI, 278). Aref ‘mikena”, f. 400). Për saktësi, shiko vendndodhjen e Dodones  në “Reader’s digest” General Books, Atlas of thёorld, bot. 1987. Printed in the USA, f. 91, kuadrat J. D.             Këta persona shqiptarë, të përfshirë në dinakërinë greke, kërkojnë të shuajnë Dodonën nga vendi i saj në Çamëri, nga frika se errësohet, apo zhduket historia parahelene e Greqisë. Prof. Gene Haddleburg, kryetari i shoqatës helenistike në Universitetin Georgetoёn thotë: “Ekemi sajuar Greqinë e lashtë”. Ose e kemi “fabrikuar krejtësish Greqinë e lashtë”. (http://ëëë. Theonion.com 20 tetor 2010).                                                                                                                                  Këta persona, që shkruajnë në çdo njoftim artikuj dhe në krye vendosin fjalët “Dodona e Tomorit”, pastaj  fillojnë njoftimin ose artikullin e sheqerosur “patriotik”.  Si shembull marrim shprehjen:                                                              “DODONA  E TOMORIT”                                                                                        Besim Klodiana Dervishi, shkruan më 11 korrik 2015.                                      “Ky grup është i hapur për të gjithë ata të cilët e duan mëmën tonë Shqipëri pa kushte. Qëllimi i këtij grupi është vazhdimi i rrugës së Rilindësve tanë të mëdhenj, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Ismail Qemali, Eqerem Vlora, Perikli Ikonomi, Ali Asllani, Aristidh Kola, të cilët nëpërmejt penës së tyre mbajtën të gjallë identitetin tonë kombëtarë. Një aspekt i punës së tyre është dhe identifikimi i kombit shqiptar me Pellazgo- Iliryanët, të cilët kishin si qendër të tyre Orakullin e Zeusit, Dodonën, e malin e Tomorit në Shqipërinë e lirë. Ka 200vjet që mëpërmjet një propaganda dashakeqe, mesazhi I tyre,kërkon që ti fshehë këto të vërteta, duke I lënë në pluhurin e harreses. Duke respektuar etikën e komunikimit, qëllimi është paraqitja e dokumenteve të shkruar dhe çdo materiali me vlerë historike për ndëgjegjësimi e istitucioneve shqiptare, si Akademija e Shkencave në Shqiperi dhe në Kosovë, me idenë përfundimtare,  Nisjen e ekspeditave arkeollogjike në malin e Orakullit të Dodnës ne Tomor të Beratit. Faleminderit”!  (Besim, Klodiana, internet 11 korik 2015).                                                  Pra, fjalë të sheqerosura në shërbim të dinakërisë greke Inderuar lexues: shiko se sa ngulmuese është agjentura greke, që mbulohet nga shqiptarë si Besim Klodiani, kur flet me vendosmëri me grupin “heleniko shqiptar”, të përgatitur nga kryetari i shtetit grek në shtetin shqiptar, “Komisari”, për të zhdukur tempullin në Çamëri dhe për ta vendosur në Malin Tomorit në Berat, bashkë me gjithë atë arsenal - ndërtesash dhe me Teatrin më të madh të kohës, ku rrinin ulur 18.000 spektatorë, që nuk gjen asnjë gjurmë në Tomor. Ky shantazhus, u vihet kundër figurave më të mëdha në botë, prej HOMERIT deri te Matheu Arefi. Kryesisht për të dalë kundër vendndodhjes  së tempullit të Dodonës në Çamëri.                                                            
Ka mbi 10 vjet që greku, e quan Çamërinë “inekzistente”. Tani do edhe Dodonën në Çamëri, ta bëjë inekzistente, se ia ka frikën. (lexoni: “Figurat çame në historinë boterore (Rasim Bebo, “Shqipëria”, bot. 2014, f. 78. Pra shikoni si vazhdon shpifja e sheqerosur për shuarjen e emrit të Dodonëes në Çamëri nga Besim Klodiani.
Dodona e Tomorit,                                                                                                                        Besim Klodiani:   
          Sot, pas rreth 127 vjetësh, bota shkencore ende vazhdon të jetë në kërkim të
vendndodhjes së saj. Shkuarja tek Dodona e vërtetë, vërtet që i tremb ata që e kane manipuluar dhe ata që e mbeshtein  atë verbërishtë, por në këto kohë  moderne nuk mund te vazhdohet me manipulime. Duhet shkuar te e vërteta historike, . Kush përfiton nga mashtrimi?  Asnjë. As fqinji ynë jugor që e “mban” kurorën e saj padrejtësisht.
As ne shqiptarët , që pajtohemi me vendndodhjen e saj të gabuar. I gënjen mëndja ata qe mendojnë se përfitojnë, kur mashtrimin e ka bërë dikush tjetër për llogari të tij. Dodona pellazgjike është a-ja e qytetërimit evropian. Zbardhja e saj do t’u bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe fqinjëve tanë. Jemi në një epokë, kur të vërtetat nuk mund të fshihen dhe ata që janë përgjegjёs për zbardhjen e tyre, nuk mund të heshtin. (10 korik 2015).
            Dodona e Tomorit,                                                                                                                        Besim Klodiani:
“Shumë shpejt do të hedhim foto fantastike të disa gurëve me simbole të pëllumbave dhe gjarpërinjve … Këta gurë gjenden në shtëpitë e banorëve afër Tomorit … Dyshohet se këta gurë janë marrë nga rrënojat e qytetit Dodona, afër fshatit Tomor dhe janë përdorur nga banorët për të ndërtuar shtëpitë e tyre”.9-8-15. (ku janë këto rrënojat?).
            Dodona e Tomorit,                                                                                                                                    Besim Klodiani:                                                                                                                      “Kemi marrë informacione për mbetje arkeologjike me interes në zonën e Tomorit.....por disa gjëra nuk do i publikojmë....faleminderit banorëve të zonës për infot. (12 koik 2015).                                                                            
Besim Klodiani, Lexoni mirë nënvizimet që kam bërë unë të shkrimeve tuaja. Ju shkruani  dhe akuzoni me“lojëra fjalësh” dhe kërkoni në kotësi, për hatër të grekut Dodonën në mal të Tomorit. Ju shfaqeni,  si një nip ose stërnip I bllokmenëve, Jeni I një krahu të qeveris dhe Akademis  së Shkencave, që janë në shërbim të boshtit  sëerb-rus-grek. Ndofta Edi Rama për këto që shkruani, në vijën e boshtit, do të u chojë ambassador në ndonjë shtet.  Ju kërkoni patjetër Tmpullin e Dodonës në malin e Tomorit dhe për këtë akuzoni, për dashakeqësi, për manipulim, për verbërim, për mashtrim.  Ju vulosni artikullin e Perikli Ekonomit I vitit 1936 i një mësuesi mediokër  që është cepi I litarit në fund të pusit dhe nuk shikoni se kush e mban cepin tjetër të litarin te lulishtja afër pusit  dhe këta janë profesor, doctor, Akademik,  për Pellazgjinë, Dhimitër Pilikën, Eduin Jackues, historian Amerikan, Mathieu Aref I doktoruar nga Sorbona ne Paris  për antikitetin, referencat e tij janë të pranueshme për të gjitha Akademite. Historianin Tajar Zavalanin etj. Në emër të demokracisë u botuan shume libra qe më parë ishin të ndaluara. Por sot PD dhe PS I shikon këto libra me urrejttje  ashtu si dhe ju që nuk I merrni për referenca. Por ngreni dhe ulni Perikli Ekonomi.  Kur ju arrini t’u  kundërviheni,  Yllit më të madh të botës, që  është shkrimtari gjigand, HOMERI. Për fat të keq ende në tekstet shqiptare vazhdohet të quhet “poeti i madh grek”. Dhe arrini deri te figura e “Doktor Pilikes etj. Ju shkruani për Rilindjen me fjalë të ëmbëlsura, për Pashko Vasën, Ismail Qemalin. Tani qëndroni. “Komisari” juaj në gazetën “Kathemerini” ka deklaruar se  do të luftojë Rilindjen kombëtare shqiptare, se ai nuk i njeh fjalët lapidare që “FEJA E SHIPTARIT ËSHTË SHQIPËRIA. Ndërsa ISMAIL QEMALI  është i pari që piketoi vendndodhjen e Dodonës në Çamëri,(e shkatërruan në  vitnt 551 të e. s.  nga vandalët me Totilen etj.) aty ku ishte deklaruar nga HOMERI,  HERODOTI e të tjerë, reth 3.000 vjet më parë. Ju flisni për gurë të simboleve me pëllumba dhe gjarpërinj, siç i treguam më lartë, se ato kanë qënë të tempulli i Dodonës në Tomor. Sa shpifje e madhe. Si nuk paska asnjë shënjë të këtij Tempulli gjigant të Dodonës në malin e Tomorit?... Dhe ju merreni me gurët e shtëpive që do të vijnë nga Greqia të përgatitur enkas.                         Gazetari Tedi Blushi shkruan: “Kisha e shën Ilias, në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit, kishë më e vjetra në gjithë rajonin, sapo futesh në oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja të stampuara në beton, ku një shkronjë i kalon 45 cm. …shtruan platenë e oborrit të kishës dhe me nga një daltë shkruan tekstin që ua dha pronari në gjuhën greke. Kaluan disa kohë dhe një buzëmbrëmje, kishës ia ndërruan të gjitha ikonostaset e saja me mbishkrime shqip dhe u vendosën ikonostase që erdhën nga Greqia me mbishkrime të dukshme në gjuhën greke. Po këtë fat, do të kenë edhe gurët me pëllumba dhe gjarpërinj, që gjoja janë të tempullit të Dodonës në Tomor.                                                                                                Maks Zotaj citon: “Teatri më i madh i kohës antike, është ai i DODONËS me 18.000 spektatore të ulur, me ndërtesa të mëdha 20. 80 x 19.20 m. Si nuk ka asnjë shënjë të dukshme nga ky tempull kaq i madh në malin e Tomorit?! Sipas Legjendës së transmetuar nga Dionisi i Halikarnasit (II, 51, 1) apo të vjershëruar nga Virgjili (Aen. III, 239) “Enea zbriti në Butrot për në rrugën e Dodonës, ku mori nga Orakulli miratimin për themelimin e Romës”.                                                      
Për vjetërsinë e Dodonës: Aristidh Kola shkruan: “Një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara hënës dhe për këtë i quajnë parahënës (në greqisht porselinës).”                                                                   
Vendndodhjen e Dodonës, e vërteton dhe Erik von Daniken, se “është 12 km në jug-perëndim të Janinës , me anë të trekëndëshave: Dodona–Delphi–Sparta, njëri trekëndësh dhe trekëndëshi tjetër: Nikosia-Dodona–Knosos. (“Dodona”, f. 18).  
“Ndër 1800 objektet e Zhgroposura në Dodonë më 1875 – 1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si ex- voto etj.)drejtpërdrejt lidhet me këtë mbret të perëndive pellazge. Emblema pellazge u pasqyruan fillimisht nga legjionet romake, u përdor dhe më pas si simbol trimërie dhe nderimi luftarak, deri vonë, prej Napoleonit dhe Hitlerit. ( Dh. Pilika, “Pelazget” f. 171).                                                       
PLINI radhit këto hollësi:  “… ku ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Tomaros me njëqind burime që gurgullojnë në  këmbët e tij, mal i lavdëruar nga Teopompi”.Njëra prej atyre 100 gurrave gëzonte vetinë e mrekullueshme të fikte pishtarin e ndezur dhe të ndizte pishtarin e fikur; ky burim zihej në gojë anekënd dhe ja shtonte famën Dodonës për dukuritë e saj të shënjta”. (Dh. P. “Pellazgët”, f. 216). Ja çfarë na thotë Akili në këtë paragraf të famshëm “O Zeus mbret, Dodonas, perëndi e kahershme, pellazge, që mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Selleve. “Çamëri” (Aref “Mikena”. F. 327).             
 Nga Neolitiku i mesmë, 10.200 – 6500  janë zbuluar Qeramika e Cakranit, Vazo për ritual fetar. Kjo formë specifike është e përbashkët në hapësirën Adriatiko-Ballkano-Egjease e Neolitikut të mesmë. Kjo vërteton ekzistencën e një bashkësie të stërmadhe besimesh fetare, ku rajoni epiro-lirik i Pellazgëve antikë, zinte një vend mbizotërues me DODONËN (Epirit) si kryeqytet i kultit, siç e provojnë Homeri  “Zeusi Pellazg”, që sundon në Dodonë, (Iliadë XVI, 234), Herodoti (1,51, 52, 57, VIII, 44), (Aref, “Mikena”f.158.).      
Delphi u bë tempull i shenjtë grek në kohën e tiranisë së Klistenit (rreth 600 – 570 p.e.s.).  Në parim, sipas Homerit, vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për ZEUS-IN dhe perëndeshën nënë DIONË (bija e Okeanos-it)… ishte vendosur në Dodonë, në Thesproti (Çamëria e sotme) në shpatet e malit Tomaros në jugë të liqenit Pambotis, 12 km në j-p të JANINËS. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomaros me saktesi. Pitagora i samos-it, e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË, ZA”, apo “folja” në dialektin gegë. Pitagora nuk është grek, por pellazgo – shqiptar. (cf “Jeta e Pitagorës” – De Malkus – 17, f 36 – Les Belles, Paris2010). Grekët nuk kanë ekzistuar para shek. VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perënditë, mitet, alfabetin nga Pellazgët. I quajtur qytetërim Mikenianë (1200 – 800 p.e.s.) nuk ishte grek por civilizim Pellazgjik.  (Aref Francë – Lion, 03. 06. 2012).                                                                                               Me  fjalёt shёnjtёruese tё Rilindasve tonё pёr malin e Tomorit si: “Mali I Perёndisё”,  “Baba Tomori”,  “Froni I Perёnisё”, “Kryefroni ynё I vjetё”, “Misteri I frikshёm” etj., nuk ka tё bёjё me Tempullin e Dodonёs, pёr tia pёrshtatur Malit tё Tomorit.                                                                                                                                Robert Temple, ndёrmjet tё tjerave thotё: “Grekёt dhe hebrenjtё janё shume tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat hebre dhe greqi, tё vinin nё jetё.  (M. Z.). 
Pas shekullit tё VIII, grekёt “semito egjyptianё” pushtuan vendin e banuar nga popullsitё e trungut Pellazg. Zeusi urdhёron njё pёrmbytje imagjinare, shfaq Deukalionin           (lloj Noe greke) dhe Pirrhan bashkёshortja e tij, tё vetmit qё shpёtuan nga kjo fatkeqёsi natyrore. Atyre iu duhej tё shpiknin njё legjndё pёr tё “fshirё tё kaluarёn Pellazge”pёr tё provuar se grekёt ishin tё vetmit qё u shfaqёn pas njё pёrmbytje dhe se janё njё popull autkton. Fillesat e historisё greke vine pas kёsaj legjende.  
Me këtë artikull, ne dokumentojmë vendndodhjen e Tempullit të Dodonës në Çamëri. Mësoni ju grekë, se jeni ata që u kanë përcaktuar“… më të tmerrshmit e xhelozive, sipas Shekspirit. Për një dukuri të tillë shprehet kështu Anatol Fransi:  “Armata e panumërt e të patalentuarve, do të paditë, se ke përdhunuar tët’ ëmë, se ke masakruar tët’ atë dhe do të gjëjë ditën të të ngulë thikën…” (Dhimitër Pilika, “Pellazgët”, bot. 2005, f.437).
Kurse unë, mund të them, se në këtë komplotim të fshehtë, është plotësisht dora e dinakërisë dhe djallëzisë së lashtë e greke, e cila, si në një lojë mashtruese shahu, u jep disa naivëve shqiptarë të hanë një kalë në Tomor, që të kenë të lehtë marrjen e mbretëreshës së vërtetë Dodonë në Çamëri...                                                                            
     Rasim Bebo, Addison, Çikago korrik 2015 ZZ

Pasqyrat reflektive

Bardhyl Maliqi

PASQYRAT  REFLEKTIVE
                     Poemë,   shkruar për 60 vjetorin lindjes

është çdo ditëlindje një vështrim në pasqyrë,
një kthim në kohënjë përmallje, nostalgji,
një udhëtim, një refleksion apo një mot i ri?
Duket se brenda nesh ka një balancë
ku moshat, pesha të ndryshme kanë,
por ne s’e dimë çfarë ka më tepër rëndësi:
ai vargan vjetësh, që shkuan 
apo ai grusht vitesh që vijnë?

Tani lermëni ta kqyr veten në pasqyrë,
të mbyllem në guackën timelermëni të qetë,
më jepni mundësinë për reflektim,
ju edhe pa mua mund t’ia kaloni bukur,
në udhët me plepa, ku era fëshfërin;
në Plazhin e Pasqyrave apo në Kestrinë,
në kafenerat plot ekrane, 
ku kamarjeret venë e vijnë

Unë të katër stinët përherë i mbaj me vete,
si katër dashuritë e mia të mëdha,
pikturat e tyre të përhershme
lodrojnë mes lotësh në sytë e mi,
janë lotë gëzimi për dhuratat e tyre bujare,
për diellin, ku zgjat duart të ngrohem 
në mangallin e tij të artë, ku lodrojnë zjarre,
për pemët në rrugë, që s’harruan të çelin sërish,
të lidhin frutat, që aq shumë më pëlqejnë,
pavarësisht nga stina, nga madhësia apo shija,
ato janë mrekullitë e mëdha të universit,
kjo është arsyja pse janë të rrumbullakta, 
shpesh skuqen si muzgu, përndizen si agzholi,
herë zverdhen si hëna, si dielli flakërijnë,
aty në majë të degës, ku dora s’i arrin,
veç Safos dhe meje, si hymn për dashurinë....

Dhe në se ndodh, që sonte t’i mbyll sytë
bashkë me mua do të vdesin me qindra gjallesa,
bashkë me mua gjethet sërish do t’i kthehen tokës,
abetaren e evolucionit të nisin nga e para;
pra vdekja s’është harrim, por rruga për ringjallje,
udha e bukur e universit për në përjetësi,
ndaj kridhem nëpër ujra, si në dashuri...

Kridhem nëpër ujar të shplahem nga mëkatet,
nga papastërtitë e mjedist që ngado më rrethon;
nga pisllëku i politikës që na qarkon ngado,
por si t’i shpëlaj dot ndotjet, që nga ju mora,
më thoni , ku të kridhem e të shpëtoj, o Zot?

Shumë emra ndërkohë kam dashur t’i harroj, 
për shqmbull emra që kanë lirinë në emër, 
por robër janë në mendje, skllevër thellë në shpirt,
emra që agimin shembëllejnë, por si nata nxijnë,
emra që tregojnë drejtim, por timoni u ka humbur,
emra që flasin për fitim, por janë bjerje kohe,
emra që që kanë fatkeqësinë të mos jenë fatmirë,
emra si guacka boshe e të pavlerë,
që më vrasin këmbët kur ngarend në hapsirë.

Çjanë këto guacka emrash që më detyrojnë
të vesh këpucë gome e të shkel mbi to si përmbi harrim?
Por mua më dhemb në shpirt kur çahen e kërcasin
dhe më bëjnë që shpesh të dialogoj me veten,
pse duhet që brenda vetes të ligun ta modeloj,
mua që më dhmbset edhe një zog në pyll!?
Pse ishte e nevojshme gjithë kjo mëri,
pse na duhej, vallë, gjithë ky zezim?!

Tani në të gjashtëdhjetat shpesh kërkoj qetësi,
U
nuk e shikoj zogun fshehur në gëmushë,
por cicërima e tij e ëmbël më mjafon.
Jo më kot dikur në të gjashtëdhjetat,
njerëzit i lironin nga ca rropatje kohe,
i respektonin si etër, i nxirrnin në pension.
Tani duan që t’iu shkoj me bastun në punë
të tallen me kapelen time në institucion,
me këmishën e hekurosur me siklet,
me një komçë të hapur a të mbërthyer keq?

Ndajnë mbremje më duket se jam arë e pluguar
dhe brenda meje po mbijnë farat e reja
dhe unë i gëzohem harlisjes së gjelbër,
s’jam në gjumë, por në vete zgjuar,
as në ëndërr s’jam; por thjesht i përmalluar.
Nuk e di prej nga më vjen angushtia,
mbase ngaqë mbesa, që unë dua shumë
nuk i lexon dot shqip vjershat e mia;
mbase se detyrat s’ i kam pa përfunduar.
Është koha kur muzgu e vesh perëndimin
me rreze kuqaloshe si rrjeta merimange
dhe zë rob zemrën e një burri,
që shpirti ja do të bëhet dhe një herë
fëmijë, adoleshent, aty në Vasilikua,
në Konispol, në një fillim vere
dhe krojet e Lumbardhës t’i pij të tërë,
jo si Muji me pika gjinjtë e një zane,
të shihnit ç’kreshnik do të isha bërë,
të çuditej bota me një mijë bajraqe!

Viset e mia qaj tani në perëndim 
të moshës kur burri më vete bën ca llogari,
më thuaj ti, ç’të bëj të zë kohën e humbur,
ç’të bëj për ty, nënë Çamëri?!
Nga do që shkova, në vise e vende,
në të gjitha vjershat a poemat e mia,
ka ca fjalë si gurë xhevahiri,
janë emra lumenjsh, kodrash, malesh,
fshatrash e gjiresh që ka Paramithia,
Filati, Koska, Arta e gjithë Ambrakia!

Ato kanë mbirë kudo, nuk i mbolla unë,
isha veç toka ku u rritën, rrezja e diellit isha,
uji në korije, në pyjet me pisha,
kfshihen kumbritë, këndojnë kanarina,
ku turtulleshave në gëmusha u griset këmisha
dhe unë rend pas tyre sikur i ri të isha...

Ndërsa të rinjtë e sotëm kanë të tjera përparësi,
për shembull, ju vjen keq se s’kanë shumë para, 
të bredhin me makina, në lokale të shtrenjta,
ku me abc-në e hip-hopit sot shijohet jeta, 
aty ku përrallat ju duken të vërteta.
Ndaj nuk më besojnë se libri i madh i jetës
lexohet me punë dhe çelës i artë, e vërteta 
që çel portat e gëzimit është vetëm dija,
dija dhe vullneti - binjake që universin
hapin, e bëjnë të rrotullohen planetet
ku koha dhe lëvizja të rendin në hapsirë
me shpejtësi më tej, më tej se drita...