Monday 23 November 2015

ME BASHKIM MUHEDININ ISH- PORTIERIN E TALENTUAR TË EKIPIT PARTIZANI E KOMBËTARES

    ME  BASHKIM  MUHEDININ   ISH- PORTIERIN  E TALENTUAR TË EKIPIT PARTIZANI  E  KOMBËTARES 
   


      
 
        Si sportdashës në vitet 60’ - ’70 të  shekullit të kaluar kur jeta ishte shumë e mundishme e jetonim të varfër e të  izoluar me qytetërimin  modern perëndimor prisnim çdo fundjavë me interesim ndeshjet e futbollit kombëtare apo ndërkombëtare.Futbolli ishte sporti më popullor në Shqipëri, ishte argëtimi masiv i shqiptarëve . Isha simpatizantë i ekipit të Partizanit,në të cilin shquhej edhe porteri talentuar Bashkim Muhedini. Mes vështirësive të transportit rrugor,grumbulloheshim shumë sportëdashës nga periferitë e qyteteve duke udhëtuar në këmbë  me orë të tëra për të ndjekur një ndeshje futbolli.Edhe kur nuk mundnim dot të përceptonim me sy ndeshjet e futbollit grumbulloheshim pranë ndonjë radio për të dëgjuar zërat e  komentatorëve të futbollit,të cilët na krijonin imazhin se si luhej ndeshja me sulme e kundërsulme reciproke midis ekipeve.Me sytë e mendjes imagjinonim se si bëheshin golat nga futbollistët e skuadrave që simpatizonim si sportdashës.Pasi u krijua televizioni shqiptar ,nëpërmjet ekranit bardhë e zi ndiqnim ndeshjet sportive të futbollit në sallat e shtëpive të kulturës , sepse mungonte televizori në familje. Edhe kur filloi shitja e televizorëve bëhej me autorizim të ndërmarrjeve apo pushtetit, të cilat kërkesat  e konsumatort i kalonin në sitën e luftës së klasave duke privilegjuar nomeklaturën e partisë e të pushtetit.
      Ndeshjet sportive të fubollit  ishin argëtim i rinisë tonë të trishtuar. Emrat e shquar të futbollistëve të talentuar të ekipeve Partizani, 17 nëntori, Dinamo,Vllazënia,Flamurtari,Besa,
Labinoti  etj  ishin bërë shumë të dashur për të gjithë sportëdashit  shqiptar..Loja e bukur e futbollistëve të talentuar e trasmentuar me zërin e embël drithërues ,të mgjishëm të komentatorëve  të shquar Anton Mazreku  e Ismet Bellova , Ahmet Shqarri etj. na shkaktonte emocione të fuqishme të cilat i dhanë ndriçimin e munguar shpirtërave  tanë në  shekullin e  sëmurë nga lufta e klasave.. Sidomos ekipet e kryeqytetit tonë  17 nëntori, Partizani e Dinamo etj kishin Yjet e futbollit shqiptar,të cilët brezi moshës time i ruan në kujtesë të freskët,të fortë,dinamikë,me performancë shëmbëllore edhe si qytetarë të kulturuar.
 I tillë ishte edhe Bashkim Muhedini,ish porteri i talentuar i  ekipit të Partizanit e Kombëtares,të cilit lufta e mallkuar e klasave e largoi nga ekipi Partizanit dhe Kombëtares në moshën e rinisë, në kulmin e energjive fizike e aftësive të talentuara ,kur kishte reflekse  intuitive.E larguan edhe nga porta e futbollit e kampionati kombëtar.Ishin vitet a shpërsimit të luftës së klasave ku kuçedra komuniste  duke ngrënë kokat e nomeklaturës lartë -byrosë politike  ndëshkonte  edhe talentet e futbollit.Emri i portierit të talentuar  Bashkim Muhedini  është përjetësuar në kronikat e shtypit të kohës si edhe në statistikat e librave të futbollit.
       E kisha parë në ndeshjet e futbollit për herë të fundit në kampionatin kombëtar të futbollit 1975.. Nuk isha takuar asnjëherë nga afër. Në ditët e para të nëntorit 2015 shkova në Bronx New York për të takuar miqtë e mi bashkëatdhetarët Llambi Xhexhi e Mitro Duro ,me të cilët shkuam tek Portofino-Cafe. Atje mblidhen të përmalluar bashkëatdhetarët për të komunikuar duke folur gjuhën e embël shqipe. Ulur rreth  çdo tavoline diskutohen hallet e jetës.Në fytyrat e tyre shprehej malli për vendlindjen Mëmëdheun,sepse dashuria për atdheun  është  graviet shpirtëror që të shoqëron kudo që jeton apo banon. Sapo hyra në  mjedisin brenda  në Portofino-Cafe gjeta një atëmosferë dashamirëse  më tepër se sa vllazërore. Kur u ula në një tavolinë për të pirë kafen me miqtë e mi,ata më pyetën :”
A e njihni  Bashkim Muhedinin ish porterin e ekipit të Partizanit dhe Kombëtares ?
 dhe më treguan se përballë tavolinës tonë ishte ulur në një tavolinë tjetër Bashkim Muhedini .
Pamja fizike e çdo njeriu pas shumë viteve ndryshon e nuk njihet kur tjetrin që ke njohur në rini e shikon pas katër dekadave. Fillimisht u hutova,Përfytyrimet e mia rinore  ,kur e kisha parë në fushat e futbollit ndoshta ishin zbehur,por emocionet që kisha përjetuar nga ndeshjet e futbollit të ish portierit të talentuar ishin të arkivuara në kompleksin shpirtëror. E përshëndeta  me respekt duke i shprehur konsideratat  si  admirues e sportdashës futbolli.Më mirëpriti në bashkëbisedim me mjaf dashamirësi.Duke u larguar nga ky takim i rastësishëm  i kërkova numrin e telefonit  për komunikim .Pas pak ditësh e përshëndeta në telefon duke i kërkuar të takoheshim se kisha dëshirë që të publikoja në medie një shkrim kushtuar ish portierit të talentuar Bashkim Muhedini.
Më dëgjoi me vemendje e me modesti më tha :
“Ejani për kafe  e mos u merr me shkrime,por kujdesuni për jetën tuaj të dytë që Zoti dhe familja u risolli në jetë.”
Megjithëse jetoj me kufizimet e trasplantit  pa imunitetin e organizmit e në kundërshtim me këshillat e familjes time e mjekëve doja të shkoja përsëri  në Bronx  duke udhëtuar me autobus e ndërruar dy linja treni mbi dy orë,që po të bëhet me autoveturë  zgjatë  njëzetë minuta.Është njëllojë sikur veshin e djathtë ta kapësh me dorën e majtë. Zona ime e banimit Bayside nuk ka komunitet me shqiptarë, ka shumë aziatikë që edhe përshëndetjen e japin të ftohtë si akull,
ndërsa ne me temperamentin e përzier sanguin –kolerik përshëndetjet i kemi me zë të lartë të shoqëruara me buzëqeshje e me lëvizje duarësh.U nisa herët nga shtëpia për të mbritur në  Bronx  në orën e planifikuar . Bashkë me mikun tim Llambi Xhexhi,i cili ka fatin që çdo ditë e pi kafen mes dashamirësve atdhetarë  shkuam tek  Portofino-Café . Në mjedisin e jashtëm të saj na priste Bashkim Muhedini, i cili me shumë mirësjellje na ftoi të uleshim në mjediset e brendshme të Portofino-Café.  Befasisht i kërkova të fiksonim foto me aparatin fotografik që kisha me vete në çantën time,sepse si thuhet fjalët verbale i merr era ,fjalët e shkruara lexohen dhe fotografia  mbetet kujtim .Me thjeshtësinë që e karakerizon pranoi me kënaqësi  dhe miku jonë Llambi Xhexhi na fiksoi fotot që shoqërojnë këtë shkrim.        
    Nëpërmjet bashkëbisedimit me Bashkim Muhedinin mësova  se është me origjinë ka Frashëri  i Frashërlinjëve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ka lindur në Tepelenë në një familje të madhe me  6 vëllezër dhe tre motra. Pas luftës, ata u vendosën në Tiranë kur Bashkim Muhedini ishte tre vjeç. Qysh në fëmini në Tiranë kishte filluar hapat e parë të luante futboll  me moshatarët e asj kohe. Ai kujton me nostalgji  lojërat fëminore të futbollit tek Fusha e zezë, Fusha e Shallvareve, Fusha tek Liqeni.
  Duke tretur shikimin brenda kujtesës së tij më tregoi se banonte tek  “Shallvaret”. Banesa e tij rrethohej nga terrene të shumta sportive. Pranë kishte terrenet sportive të  shkollës “20 Vjetori” sot “Dora D’Istria”, më tej ishte  parku i njohur i tenisit, në verilindje shtrihej Parku ”Rinia”, në vazhdim vinte Pallati i Pionierëve; në Jug-Lindje ndodheshin terrenet e shkollës “11 Janari”,sot E.Durham”. Atje  tek shkolla”11 Janari” sot “E.Durham” ai  kujton me mall gjurmët e fillimeve të para sportive; në oborrin e shkollës e në fushat sportive kishte zhvilluar ndeshje futbolli edhe me ekipet e shkollës ”Emin Duraku”, e cila kishte në gjirin e saj lojtarë  që do të bëheshin të njohur në sportin shqiptar.Duke qënë se ishte fëmijë i shkathët  shkonte për të parë  ekipin e Tiranës  në fushën e stërvitjes. Aty kishte parë  për herë të parë  të madhin Panajot Pano ,për të cilin Bashkim Muhedi  tregon :
“ E shikoja të madhin Pano e më dukej çudi se si mund të isha aq afër tij. Kënaqesha kur kapja  ndonjëherë topat pas portës dhe i ktheja në fushë ku luanin të mëdhenjtë e futbollit. Fluturoja nga gëzimi kur më afronin të zija vend në portë kur mungonte ndokush. fluturoja”
      Pasi kishte mbaruar shkollën  “11 janari”   Bashkim Muhedini  kishte shkuar  në Shkollën “Skënderbej”.  Skënderbegasi Bashkim Muhedini,filimisht ishte aktivizuar në lojën e basketbollit,por shpejt  ishte  rikthye futbollit.Nën drejtimin e trajnerit  Ismet Meçe mori pjesë në Spartakiadën e Tiranës. Ai kujton me respekt e mirënjohje pedagogun e edukimit fizik Bejkush Birçe që e kishte  inkurajuar për tju përkushtuar futbollit duke e integruar në ekipin e Partizanit, për të cilin më tregoi :
Ishte viti 1961. Shkonim në Spartakiadën Kombëtare në Durrës. Ekipi ynë nuk kishte portier. Traineri, Hyqmet Meçe më  propozon të futem në portë. U futa për të qëndruar gjatë.Porta u bë dera e jetës sime për shumë kohë. Ajo ishte dhe drama ime plot ankth. Porta u bë gjithçka për mua. Luajta mirë atë ditë, duke e ruajtur si një gardian i rreptë portën që më besuan. Arrita të pres dhe penalltinë.Kur shkova  në shkollën ushtarake”Skënderbej” në terrenet e asaj shkolle u njoha me trainerin Bejkush Birçe, i cili pasi pa cilësitë imia  intuitive, pasi pa reflekset, punoi që të më  përgatiste për portën. Gjuante vetë Birçja dhe unë  prisja. Më 1965 në një kampionat brenda shkollës u dallova për reflekset e shpejta në pritjen e topave. Prej aty u futa tek ekipi i  të rinjve të Partizanit.”.
      Emri i portierit të talentuar Bashkim Muhedini  admirohej e ishte bërë i njohur,kishte  rënë në sy të ekipeve të kryeqytetit. Hyri tek  ekipi i të rriturve  Partizani , që atë kohë lulëzonte me emra të mëdhenj. Ai kujton se e ndjente veten të emocionuar përballë emrave të shquar  të ekipit Partizani. Ai e kujton me krenari që ka luajtur përkrah emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar si: Lin Shllaku, Robert Jashari, Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Mihal Gjika e të tjerë. Duke diskutuar për futbollistët e repartit të sulmit,që ishin  kundërshtarë të portës së tij, ai vlerëson sulmuesit   e shquar Zhega, Pernaska, Dibra, Xhambazi, Leshteni, S. Braho, M. Haxhiu, Zile, Duçka, Lleshi, Ibërshimi…të cilët thotë ai : ”ishin të  aftë të tundnin edhe rrjetën që mbroja unë”
     Në bisedën e tij  shprehu respekt e mirënjohje për trajnerët e ekipit të Partizanit duke më thënë :
Tek ekipi i Partizanit më kanë drejtuar Refik Resmja,Rexhep Spahiu,Loro Boriçi,Kolec Kraja etj. Më shumë kohë kam kaluar me të madhin Loro Boriçi, që më mori dhe në ekipin kombëtar
Ishte një periudhë e vështirë tek Partizani. Skuadra kishte ngelur vetëm me Mikel Jankun. Me morën nga të rinjtë dhe më “graduan” në ekipin e parë. S’I kisha mbushur të tetëmbëdhjetat... Ishte përgjegjësi e madhe  të luaje për Partizanin, ishte një nga ekipet më të mirë të vendit, krahas 17 Nëntorit -Tirana e stome, Dinamos, Vllaznisë e Flamurtari. Çdo bluzë është e rëndë për atë që e vesh, por bluza e Partizanit, kishte diçka të veçantë.”
   Me mirënjohje e respekt Bashkim Muhedini vlerëson ish porterin Mikel Janku,për ndihmën e pa kursyer që i jepte në proçesin e stërvitjes  duke thënë : “Kur ishte trajner Refik Resmj,Mikel Janku më ka ndihmuar shumë. Në disa  raste  ndërpriste stërvitjen e vetë dhe vinte më ndihmonte mua. Për mua mbetet profesori që më mësoi gjithçka që kishte grumbulluar nga përvoja e tij e shkëlqyer. Që të zije vendin e Mikel Jankut në portë ishte shumë e vështirë. Kam qënë i privelegjuar që e kam njohur dhe kam punuar me të.”
  Kur po diskutonim për mjeshtrin e madh Panajot Pano, Bashkim Muhedini meditoi për disa çaste  gati sikur ndërpreu frymëmarrjen.Emocionet e mallëngjimit i ndriçuan në  sytë e tij me lagështi loti.Edhe ne si sportdashës i kemi përjetuar me shumë emocione uraganin e sulmuesit Pano si në ndeshjet e kampionatit kombëtar  apo edhe në ato ndërkombtare. Sigurisht Bashkim Muhedini duke mbrojtur portën e ekipit Partizani  ishte si binom shpirtëror me sulmuesin e shquar Panajot Pano,për të cilin u shpreh me një zë të dridhur nga nostalgjia :
“Emri ndritur Panojot Pano më frymëzonte,ai ishte Ylli im.E kisha  shumë mik. E kam njohur familjarisht.  Ishte njeri me shumë vlera,ishte i pakrahasueshëm. Sportist shumë i shquar. Ndoshta nuk e hiperbolizojë ,por duhet të kalojë shumë kohë për të patur një futbollist si Panajot Pano .Ai, më ka ndihmuar shumë. Për herë të parë kur më thirrën në Kombëtare ishim  grumbulluar në malin e Dajtit, Panajoti më thirri në dhomën e tij.Më ka dhënë  këshilla si të punoja për tu stërvitur sa më mirë.. Shpesh  më fliste me pasion e më nxiste duke më thënë me shumë dashamirësi : “O nise rrugën e futbollit, ose mos e nis fare, se rruga nuk lihet përgjysmë.Panajot Pano e meriton me të drejtë cilësimin “Mbreti” i futbollit shqiptar”.
   Në vazhdim të bashkbisedimit Bashkim Muhedi më shprehu konsiderata me mirënjohje pa fund  për trajnerin e shquar të futbollit shqiptar, për të madhin Loro Boriçi,për të cilin dha vlerësimin : “ Falë aftësive të trajnerit Loro Borçi, ne arritëm të fitonim Kupën Ballkanike me Partizanin në vitin 1970. Ishte një njeri i shkëlqyer. E donin dhe e respektonin kudo, gëzonte një popullaritet të madh. Kam pasur fatin e madh ta kem trajner tek Partizani dhe në ekipin Kombëtar.
      Duke diskutuar për kolegët e tij, portierët shqiptarë, Bashkim Muhedini  vlerësonte maksimalisht portierin  Sulejman Maliqati, i cili në lojërat e Laipcigut është cilësuar nga tifozët gjermanë si ”Macja e zezë”.Sulejman Maliqati, thotë ai, mbetet një model i pakrahasueshëm i futbollit shqiptar, një figurë drite, e paarritshme. Në radhën e portierëve të shquar për mbrotjen  më të mirë të portës së futbollit  vlerësonte edhe të madhin Qemal Vogli, i cili shkëlqente  me talentin e tij të pakrahasueshëm por fati e dënoi duke e persekutuar prej shumë kohësh. Ndër portierët e shquar vlerësonte  edhe Paulin Ndojën, i talentuari i “Vllaznisë” që ishte përndjekur  gjatë të gjithë kohës nga lufta e klasave.  
      Bashkimi Muhedini  ruante në kujtesën e tij  një magazinë të madhe me kujtime nga ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare. Në një kohë të shkurtër ai shkëlqeu, u shqua  si portier i talentuar i ekipit Partizani dhe Kombtares, duke qënë aktiv  sipas statistikës sportive  në më shumë  50 ndeshje ndërkombëtare dhe qindra ndeshje me Partizanin, me ekipin Olimpik, me Shpresën. Në çdo ndeshje luftonte me përkushtim e talent për të mbrotur portën sa më mirë duke u tjetërsuar në stadiume,duke harruar hallet e andrallat e jetës së përditshme. Luajti futboll vite të tëra me dëshira, ëndërra duke derdhur  djersë.Porta e futbollit ishte bërë dera  e jetës së tij,por befasisht u kthye në dramën e tij plot dhimbje e ankth. Me urdhër nga lartë  e pezulluan nga ndeshjet e futbollit dhe mizorët i ndërprenë ëndërrat e futbollit duke e larguar përfundisht nga kampionati kombëtar.  Asnjë ekip nuk i hapi më dyert pas vitit 1976. Ky ndëshkim i luftës së klasave i kishte shkaktuar  dhimbje,trishtim e shumë zhgënjim duke i plagosur rëndë shpirtin,për të cilin edhe tani pas 40 viteve Bashkim Muhedini  e kujton me dhimbje të hidhur duke u shprehur  për këtë dramë shpirtërore :
“Më larguan  në kohën që kisha ende shumë për të dhënë në fushën e futbollit.Më hoqën nga porta,por  jo vetëm nga porta…më larguan  nga sporti, me të cilin kisha lidhur jetën, të cilit i kisha dhënë shpirtin, rininë time, gjithçka që kisha. Urdhëri më erdhi i rreptë  që kishte kërcënim e hijeve të prangave :Ik, largohu Bashkim !



         Në bashkbisedim me Bashkim Muhedinin duke diskutuar për këtë dramë shpirtërore  ,na sundoi një heshtje e gjatë. Ai ndezi një cigare dhe me kulturë qytetare duke respektuar rregullat e lokalit për mospirjen e duhanit në  mjediset e brendshme të Portofino-Café, doli në mjediset e jashtme për të tymosur ndoshta edhe kujtimet e hidhura të viteve 1975-1976. Ashtu si digjet cigarja e ndezuar ishte djegur edhe shpirti tij në ditë-netët që përballoi sfidën e largimit nga porta e ekipit të Partizanit e Kombëtares.
        Portieri talentuar Bashkim Muhedini  u detyrua ta ndrydhte dhuntinë e intuitën  e tij refleksive brenda “UNIT” shpirtëror të tij sepse “MBIUNI“ diktatorial të priste edhe kokën.Duke e larguar  nga sporti  Bashkim Muhedinin, e kishin caktuar  mësues të edukimit fizik në fshatin Zall-Bastar ku me kurajo provoi të gjente qetësinë duke luajtur  futboll  me fshatarët dhe me nxënësit  e vet.  Mes dashamirësë së fshatarëve  dhe respektit e dashurisë së nxënësve të tij ,Bashkim Muhedini mjekoi sadopak plagën  shpirtërore duke qetësuar shpirtin e tij të vrarë nga diktatura.
      Me optimizëm nisi punën si trajner i ekipit të Përmetit. Krijoji përvojën e tij për disa vite si trajner i ekipit të Përmetit dhe  pas viteteve ’90  filloi trajner i ekpit  të fëmijëve të Partizanit. Në vitet e emigracionit në New York  Bashkim Muhedini ka qënë gjithmonë në ndjekje të futbollit.Edhe pse është shumë larg ai nuk i ka shkëputur  lidhjet me Partizanin. Ai shpehet I gëzuar që ekipi i Partizanit  po ecën me rritje në kampionatin kombëtar.  Kur shkon në Tiranë, takon miq të dikurshëm e drejtues aktualë.
       Duke u larguar nga takimi vllazëror që përjetova në bashkbisedimin me ish portierin e talentuar Bashkim Muhedini në Bronx e fanderova që më dha  kujtimet e jetës së tij futbollistike, të cilat janë të shumta e nuk  mund ti përshkruaja të gjitha në këtë shkrim  modest për  këtë ish portier të talentuar të  ekipit të Partizanit dhe Kombëtares. Para se të largohesha nga ky takim mbresëlënës për mua i kërkova Bashkim Muhedinit numrin e celularit të tij për të shkëmbyer përshëndetje dhe kur kishta mbritur në shtëpi një telefonat më ndërpreu mendimet. Ishe zëri Bashkim  Muhedinit, i cili kishte merak se si kishja mbritur në shtëpi pas udhëtimit të lodhshëm  me ndërrimin e tenave.
      Pas dy ditëve që kisha biseduar me Bashkim Muhedinin më erdhi një telefontatë shqetësuese. Miku im Llambi Xhexhi më njoftoi se Bashkim Muhedini ishte shtruar në spitalin e New Yorkut me shqetësime zemre. Fillimisht u hutova,sepse ndjen keqardhrje për sëmundjen e çdo njeriu edhe kur nuk e njeh sepse i kam provuar  me dhimbje ditët netët e muajit nëpër spitale. Sigurisht telefonata e njoftimit  do më sillte valën e trishtimit për shtrimin në spital të Bashkim Muhedinit. Menjëherë e mora në telefon. Nga shtrati spitalit zëri tij duke më qetësuar se ishte përmirësuar shëndeti tij.Pasi doli nga spitali më mori në telefon dhe më njoftoi se do të udhëtonte  drejt Tiranës për të kaluar disa ditë me pushime.
      Këto ditë të fund nëntorit 2015 Bashkim Muhedini  ndodhet  me pushime në Tiranë për tu çmallur me miqtë e tij. I uroj jetëgjatësi e lumturi në familje.
 Mendoj se për të gjithë futbollistët e talentuar që kanë nderuar emrin e atdheut tonë në ndeshjet ndërkombtare duhet më shumë vemendje e respekt nga oragnet shtetit Shqiptar, që të mos mbeten në harresë por të nderohen edhe me titullin e lartë “Nderi Kombit”.
     Qatip Mara
Bayside New York 23 nëntor 2015





No comments: