Monday 21 March 2016

Letërsi dhe totalitarizëm

Letërsi dhe totalitarizëm
“Dhuratë” (1958)
 Poezi lirike nga Tasim Çiftja
HEKTOR T. CIFTJA

Dhuratë (1958)
Poezi lirike nga Tasim çiftja
Dy fjalë për autorin

Tasim Xhaferr Çiftja u lind në Elbasan në vitin 1925 në një familje të njohur latifondistësh, nga ato familje që në lidhje të ngushtë dhe një marëdhënie të shëndetshme me familjet shtetformuese të kohës siç ishin ajo e Aqif Pashë Biçakçiut dhe pasardhësit e tyre u angazhuan në në themelimin e shtetit të parë shqiptar, me Ismail Qemalin dhe patriotë të tjerë. Një pllakatë në memorialin e Aqif Pashës në qendër të qytetit përmend edhe Xhaferr Çifte-n, gjyshin e Tasimit si një ndër veprimtarët kryesore për shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në qytetin e Elbasanit, dhe që do të pasohej më vonënga qytete të tjera për të kulmuar me veprën historike të Ismail Beut në Vlorë.
Gjithashtu, njëri nga xhaxhallarët e Tasimit, Ali Çiftja ka qenë ndër veprimtarët kryesorë të përhapjes së shkrimit dhe këndimit shqip, nëpërmjet mbështetjes financiare dhe aktivizimit politik në përhapjen e Abetares shqipe në fillim tëshekulli XX. Edhe presidiumi i Kuvendit Popullor në kohën e dikataturës ja ka njohur veprimtarinë patriotike dhe ja ka çmuar lart me tituj dhe nder, edhe pse post-mortum.
Tasim Çiftja, në moshën 20 vjeçare burgoset me një gjyq publik në qendër të qytetit me akuzën e krijimit të organizatave që mbështesinin pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e tërë trojeve shqiptare, sic kishte qenë edhe projekti i rilindësve. Në gjyqin e bërë publik në teatrin e qytetit atij ju kërkua madje që edhe të dëshmonte kundër profesorit të tij Salim H. Ceka, i cili përpara mbarimit të luftës kishte përkthyer “Ndriçime të Schopenhauer-it”, gjë të cilin regjimi i sapo instaluar i Tiranës e konideronte një krim të rëndë. Një pjesë të dënimit ai a vuajti në tharjen e kënetës së Maliqit, dhe siç e tregon edhe Visar Zhiti nëlibrin e tij “Ferri i çarë”, atje në kampin e Vloçishtit Tasim u bë inisiatori kryesor i grumbullimi të rinj të cilët e identifikuan Dhimiter Paskon si shkrimtarin e tyre shumë të dashur dhe që ishte Mitrush Kuteli, dhe morën inisiativën ta shpëtonin nga dënimet e rënda të punës së detyruar duke e marrë përsipër ta realizojnë vetë ngarkesën, apo “normën” çnjerëzore të cilën Kuteli, me fizikun prej intelektuali të kohës, me siguri nuk do ta përballonte dot. Ishte pasioni për letërsinë dhë ideali ptriotik i cili i motivonte të rinjtë e dënuar në kampin e Vloçishtit të ndërmerrnin veprimtari si kjo në të cilën rezikonin jetën
Por, nuk kishte kaluar shumë kohë që Tasimi sapo kishte mbaruar studimet në shkollën Normale, një nga shkollat më të respektuara profesionale të kohës. Shkollimi i rystë i Normales i dha aftësitë e mbijetesës dhe nxjerrjes së bukës së gojës gjatë regjimit totalitar.
Tasim Çiftja ndroi jetë në vitin 1993, por asnjë çast ai nuk hoqi dorë nga dy pasionet e tij të mëdha: letërsia, dhe përkthimi dhe studimi i poetëve klasikë italiane. Kushtet e jetës nuk i ka patur fort komode për tju përkushtuar letërisisë me kohë të plotë. Pas ndryshimit të sistemeve, ai ndroi jetë, duke mos patur mundësinë ti shohë shkrimet e tij, ndoshta fare modeste nën dritën e botimit.
Nga dorëshkrimet prej mijërafaqesh, familja ka vendosur ti botojë në një botim voluminoz të tipit “In Memoriam” dhe pa synuar ndonjë ambicje çmimesh letrare apo lëvdatash që bëhen në këso rastesh. Por lirikat e Tasim Çiftes, sonetet, temat e përzgjedhura janë një shembull i mirë se edhe nën shtypjen totalitare, shirti i njeriut jo vetëm jeton, por edhe frymozon jetë dhe çilësi estetike.
poezitë e vëlllimit “dhuratë”

poezitë e vëllimit “Dhuratë” u gjetën vetëm kohët e fundit në arkivin e familjes. Ato janë të shtypura në makinë shkrimi, pra të menduara si të përfunduara dhe të gatshme për botim. Viti i përfundimit është viti 1958. Përpjekja për të instaluar zyrtarisht të shkruarit të formatin e “realizmit socialist” kishte filluar tashmë, dhe një vëlimth modest, vëlllim lirikash, kushtuar ndjesive të holla të shpirtit, shumë larg politikës së ditës së asokohe, dhe më një përpjekje të mirëfilltë dhe të vetëdishmë për të lëvruar zhanre që ishin simbol të kulturës klasike dhe perëndimore siç ishte soneti, apo ndryshe tingëllima, të gjitha këto të marra së bashku e vulosën mendimin se libërthi as që duhet të guxohej të botohej. Nëvargje ndjehet ndikimi i shkollimit tëNormales dhe përdorimi nëfunksione poetike i të folmes së Shqipërisë së Mesme. Por këto hollësira nuk mendojmë se do ta pengojnë lexuesin të shijojë lirizmin dhe jetën që përçon vargjet.
Më poshtë kemi sjellë disa nga poezitë e këtij vëllimthi.
Pikturë

(Sonet)

Në shushurimë të kronit vetmitar,
që amblas përmbi zaje rrokulliset,
që zë pastaj në udhëtim të niset,
në rrugë të tij, i heshtun shtegëtar,
lëkundet hije-fleta nje plepi,
në t’zbetat rreze t’fundme kuqëlore,
nga furfullima e mbramjes pranverore,
sekur lëkundet kanga e një djepi.
Në psherëtima të vakët tretet uji,
tej larg, nga kodrat, tue murmurue,
pa zbret dhe ngadalë zë m’u afrue,
mbretnesha Hanë, e randë si zonjë e huej.
stolisun posi nuse plot dritë,
ajo i futet kronit mu në gjitë!
Shokëve

nga larg, a s’mund t’kuptoni,
se malli m’shtohet, m’shtohet?
Po fryjnë ernat e ngrohta!
Kumbulla çeli!
Due t’iu kem pranë.
Nji bisk me lule t’bardha e marr,
për ju e mbaj në dorë.
Pranë statujës

Shandani ndrit e zblon hiret e tu,
me flakën vallzimtare të zbavitun,
-hije mbi flokë e faqe të venitun-
Si nji shtatore arti je kështu!
E më rrëmben në funde të paditun,
tej fluturimesh bote kaltërue!
Dikur, pa dashë, kujtohem i harrue,
lanë nëdelire me mendjen e mitun.
Athere shof sesi po më rri pranë
errsina dhe mbretnon në ktë dhomën time,
-zhduken aty plot andrra dhe vegime-
e ti si afrohe e zë ngadalë e qan,
tue folë gjithnji për natën me dyshime
tue u avitë n’dritare sa më pranë,
e hanës kah lundron i thue:-O hanë,
më ngushëllo në netët e pangime!
Shiu

I ndigjoj pikat që po bijnë,
në heshtje, si lotët mbi faqe,
e n’ty ka ra nji rreze paqe!
E ftoftë dita këqyr shinë!
Po ikën malit shushurima,
nën t’thame dege, ku vjeshta qan,
kur mu në buzë fjalët i mban,
më shpie te malli e te dhima.
ti thueje, pse je sot n’trishtime !
Le t’ikin mendimet me shinë,
dhe eja me lundrën q’andrrine,
eja me mue, këndej, n’harrime.
pa titull

Nga gjini i verës, kur e dlirë,
si lilja buzëqesh nëmaj,
ti je, ti je me kaq plot hir.
po tirani ka pamja e sajë!
O, eja pranë e të ndëgjojmë
si ikin orët pa u ndalë,
si ikin orët pa u ndalë...
Pa titull (2)

Si qiell i bukur çelen sytë e tuej,
si kaltërsija e paçansueme, detit...
kur lehtas hapen qepallat gjumashe,
athere del rrezja shigjetare e zgjatet,
tinzare sikur pluhni i dritës djellit,
vjen futet mu ndër sytë e mij të etshëm,
kërkon gjurmën e fjalve që do thosha.
Vështrohemi...për nji copë herë të gjatë,
të gjatë e qysh me thanë të pambarueme,
si të pangopun për t’notue ndër qieje,
anve të gjana t’hapësinës kaltroshe.
I kemi thanë ato t’gjitha ç’ka kishim,
fjalët e dhelat, lojnat fëminore,
ashtu edhe përshpëritjet, pëshpëritjet,
ato të dridhëshmet e buzve t’njoma.
O e ambël vashë, as po ma fal shikimin
e kohnave të para që u ditëm!
Qytetares së Lasgushit

Që sot unë rashë nga froni dashuror!
Dhimbja më mundi dhe fati mërgoi,
ajo dashni që dijshim, shpejt kaloi,
pa fjalë ndahem nga bota e ime e gjorë.
Pra lamtumirë gjithçka m’bani të rroj,
kur n’rrugë u vu t’eternitetit prore
dehja krenare me fate princore,
qe njeh pa njohë rinori...dhe mbaroi.
Tash nji nga nji në strehën t’shtëpisë vjetër,
si gjethe t’egra hapin ditë tjera
e m’gjan se jam fort larg e s’kujtoj tjetër,
në vetëmi, veçse si qemë nga hera.
Oh, ikni ikni mendime pa orë,
që sot kam ra nga froni dashuror!
Në brigjet e shkumbinit

Anavet zalli dallga e lodh vetminë,
ke ndrinë nën t’artat rreze tue shkumbue
e ngrihet edhe shtohet si në mue,
t’largme kujtime nji nga nji më vijnë.
Atë ditë kur endej dashunisë m’përtrinë,
kur vitet mbi gjithë hire i pa’në lulzue,
nërrugë të sajë e ajo më falte mue
shpresat që m’banë të ngushëlloj rininë.
Po shpejt u shab kështjelli përrallor!
Ziliare t’bukrat andrra ma nuk ndalen,
mbas shushuritjesh t’ambla ke përfalen,
veç ngasin mbas prendimit mjegullor,
dhe pamja tret mbi valë me orë me orë...
Shikoj rrjedhën e lumit si shtynë valën!
Ndjesi Vjeshte

Sonte tetor!
Nga freskësi e mbramjes, era,
po pëshpërit e trishtme nëpër gjethe:
Nji frymë! Vjeshtë?
Nji afsh i vagulluemun,
nga fundi i kopshtit po shuhet
e muzgu shuhet,
larg n’errësinë...
Kjo natë asht arratisun
nëtë pafundmin qiell,
ndër yje, Sonte tetor,
e perëndim veror!
e unë thelloj vështrimin
në të pafundmin qiell,
unë,
ksajë mbramjes vjeshtarake vetmitar,
udhëtar...
Në lulishten e Krastës në Nëndor

Fryn zani i prronit lugjeve të fshehta thellë
Nga gojë e pyllit, era,
ankime t’dhimshme sjellë,
si fjalët e përshpirtjes
dhe vetëm kjo jehonë,
i murmuron katundit
t’fundmet bekime. Vonë
Përhapet aravet nji mugëtirë e ngjeshtë!
Përse në zemër ndjej
që më lëndon o vjeshtë?
I mjerë shpend i harruemun
Në gji më mban kujtime,
që dalë ngdalë me ty
po shuhen në vegime
(Variant)

përse në zemër ndjej
që më lëndon o vjeshtë?
Ti vuen o shpirt ti vuen
se mban në gji kujtime,
qi dalëngadalë me ty
po shuhen në vegime
Vetmi

Ke due mbas kaqë vitesh
të shof buzën e mbramjes,
si i huej për ngushëllim,
nji zog vjen e këndon
ke druj e kopshtit tim.
O zog i gjethve t’blera,
i Majti q’e zbuloje gjinin,
ke unë eja përhera,
ke unë eja përhera,
do flasim nëpër dega
Qytetares së lasgushit

A m’pe në fund o Milkë?
A m’pe me sytë e tu?
Ne paç pak mall në gji,
më thuej si vlla “te due”.
Dhimbjen që vjen e m’bren,
në heshtje do ta mbaj,
po n’mend më sill ndoj herë,
i vetëm kur të qaj.
Po n’mend më sill ndoj herë
ti sa për ngushëllim,
për prekjen që s’do gjej
n’errësinë të vorrit tim
Mërzitja

M’përlqen mërzitja pse kjo m’qe mikeshë,
Kurse n’mërgime e ikje e kudo prore,
ndjenjë përdëllyese m’ep dhe në bregore,
vjen e ma ngren e ma mban shpirtin peshë
Mërzija m’qe mikeshë e unë miku u sajë.
Askurrë s’kam dashë robni ma t’preferueme
duke më sjellë ndërmend gjithë koh’t e shkueme
si gjithmone due n’vetmi mendoj e s’prajë
M’pëlqen mërzitja pse kjo m’asht mikeshë.
dhe ndërsa kjo mbretnon në vehten time,
una mendoj s’koti pa dijtë se ç’baj
dhe vij e rikrijoj sërish mendime
Mërzitem shumë e due si me rreptsi
t’gjithë etjen e lirive ma pushton
una shikoj mërzitjen pse më don

...dhe e përqafoj me t’madhen dashuni!

Wednesday 16 March 2016

Quranat në Pullat Postare të Shqipërisë së viteve 80-të

Quranat në Pullat Postare të Shqipërisë së viteve 80-të
Dr Fatmir Terziu

Në edicionin e 45-të me ilustrime të pullave postare nga e gjithë bota “Pullat Postare të Botës 1980” të botuar nga “Stanley Gibbons” në Londër, natyrisht të bien në sy larmia e pullave postare shqiptare të një periudhe të gjatë që pas vitit 1945. Midis tyre shihen mjaft Pulla Postare që janë një produkt tradite, kulture dhe më së shumti një produkt me të cilin lidhen ecjet dhe zhvillimet kulturore shqiptare. Në disa të tjera janë miqësitë dhe armiqësitë e shumta, të shënuara e të fiksuara në pullat postare. Miq që vijnë e miq që kthehen në armiq lëvizin mes faqeve të këtij libri... Por është fakt se edhe këtyre pullave postare shqiptare nuk i mungon Gjeli i Detit, atë që në disa zona të Kosovës e quajnë Qura dhe Qurana... Pse? A mund ta thotë dikush pse duheshin Gjelat e Detit, Qurat, apo Quranat në Pullat Postare të Shqipërisë së viteve 80-të? 













Thursday 10 March 2016

KUR NENE TEREZA ISHTE GONXHE…

Libreti: BASHKIM KOZELI


    KUR NENE TEREZA ISHTE GONXHE…
   (Vepër koreografike)





                            
    Tiranë  2016


  1.
                       
                                                            Skena e parë: Hapesire, ne ekran                                                                                pamje e pergjithshme e            qytetit te                                                                       Shkupit.

AKTORI. (flet shqip ose anglisht) :
            Shkupi… Jerusalem i Ballkanit, ku bashkejetojne  shume  etni dhe  besime fetare….                                                                                     Ne kete qytet , me 26 gusht 1910 u lind  Gonxhe Bojaxhiu, humanistja e njohur shqiptare, Nena Terezë, fituese e çmimit Nobel per Paqen.                                                                                         Aty ajo kreu shkollen fillore ne shqip dhe me pas gjimnazin .Pasionet e rinise se Gonxhes  kane qene tre : te behej mesuese, te shkruante poezi dhe te luante muzike…                  Por , befas, jeta e saj mori tjeter drejtim…                                           Ishte viti,  kur ajo sapo kishte  marre deftesen e Pjekurise…
           
Muzike e gezuar…Vajza e djem maturante hyjne gjithe hare, sapo kane marre deftesat e pjekurise… Kercejne e hidhen perpjete nga gezimi…                                                                                                  Jolanda kercen nen ritmin e  nje valleje popullore serbe…         Fatma , nen ritmin e nje valleje turke.                                                  Ellka , nen ritmin e shpejte te nje muzike bullgare              Azizi, rom ,kercen duke dredhur supet…       
                                   
2.
            Eftikia nen tingujt e buzukut, nje valle greke…                                   Tonini nen ritmin e nje daulleje, valle  shqiptare…                  Prane tij hidhet gjithe vrull Gonxhja qe kercen  vallen e çikave te malesise ….Kercimi i Gonxhes dhe Toninit arrin kulmin me shpejtesi marramendese..                                                                                    Te tjeret i kane rrethuar dhe mbajne ritmin duke perplasur pellembet.                                                                                                    Pas valles, teksa te tjeret  duartrokasin, Tonini nuk ia leshon doren Gonxhes dhe e shikon gjate…                                                     Te pranishmit i bejne shenja shoshoqit qe t’I lene vetem ata te dy, por Gonxhja shkeput doren dhe iu afrohet shoqeve…                               
-shuhen dritat -

Skena e dytë: Po ai mjedis. Diku ndriçohet nje                        makine qepese. Aty, nena e Gonxhes               duke sistemuar disa fustane te sapo                                     qepur…                                                                                                                       
Vjen me vrap tek e ema Gonxhja  18 vjeçare , me veshjen shkollore, ( perparsen e zeze dhe jaken e bardhe),  duke i tundur deftesen e pjekurise…                                                                                                  Nena Drane e perqafon e ngazellyer dhe e puth ne balle…                      Nderkohe ndriçohet krejt skena dhe vershojne shoqet e Gonxhes, qe e urojne Nena Dranen per notat e shkelqyera qe ka marre e bija, teksa shprehin simpatine per Gonxhen nepermjet kercimit te tyre...                                                                                                         
                                                3.

Gonxhja hyn ne qender te tyre dhe,duke kercyer edhe ajo, nis t’i qerase shoqet.Ajo  afrohet per te qerasur Fatmen imcake te vobegte dhe me perparsen e vjeteruar.                                                                     Fatma nuk  pranon per te ngrene embelsiren, i ben shenje se mban Ramazan..                                                                                                   Shoqet kembengulin qe  ta haje, por ajo i kundershton..                      Nderkohe nga jashte degjohet zeri I hoxhes qe kendon nazamin nga minareja e xhamise…                                                                                                            Fatma bie ne gjunje dhe fillon te falet…                                                          Vajzat qeshin…                                                                                                                       Nena Drane i shikon rrepte.                                                                             Ato nderpresin gazin…                                                                                                Nena Drane, teper solemne, drejtohet nga vjen zeri dhe ben kryqin me syte mbyllur nga qielli…                                                                            Pas saj, edhe Gonxhja…                                                                                  Vajzat heshtin te habitura…                                                                                            Zeri nga minarja pushon…                                                                              Nena dhe Gonxhja kane mbetur  symbyllur, teksa bejne prape kryqin…                                                                                                                                Fatma shikon e prekur ato te dyja…I afrohet Nenes se Gonxhes dhe i puth doren…                                                                                                             Nena Drane i ben shenje te bijes dhe Gonxhja shkon tek makina qepese dhe i sjell Fatmes nje fustan te ri e te bukur, te cilin ia mat tek supet…                                                                                                                              Fatma heziton ta marre, por Gonxhja  kenaqet qe fustani i rri  mire dhe e perqafon shoqen…                                                                                Fatma falenderon gjithe emocion , teper e  mallengjyer …      Vajzat e kundrojne  me kenaqesi fustanin e saj…           
                                                            4.
            Pastaj ato  largohen duke u pershendetur  me Nene Dranen , teksa  porositin Gonxhen qe te  mos  vonohet per ne mbremjen e matures …                                                                                                                               Gonxhja  turret tek fustanet e rinj afer makines qepese dhe merr ne duar dy -tre prej tyre qe t’i provoje…                                                        Por  nena Drane e ka hequr menjane fustanin  e bardhe per Gonxhen  dhe ia jep…                                                                                                               Gonxhe  zhvesh menjehere  perparsen e zeze dhe turret matane te veshe fustanin e mbremjes se matures…                                             Nena Drane e ndjek me sy gjithe dashuri e dhembshuri…  Sakaq shfaqet Gonxhja qe farfurin nga gezimi me fustanin e ri te sapoveshur……Ajoi shpreh  mirenjohjen nene Dranes dhe nis te rrotullohet e rrotullohet e lumturuar, teksa palet e fustanit hapen si petalet e luleve…                                                                                                           Por befas, ne kulmin e ketij gezimi degjohen krisma armesh… ..Ne parakene hyn nje burre i prangosur dhe tre ushtare te armatosur qe e shoqerojne     …                                                                                                            Etyd koreografik: Burri tenton t’u shkeputet ,por ushtaret e rrethojne, e kapin , e godasin…                                                                               Hyn duke gulçuar nje djale i vogel  6-7 vjeç, qe ,duke qare,  i afrohet te prangosurit, qe, me sa duket, e ka baba.                                     Teksa ushtaret po e rrrahin te atin, i ati i ben shenje djalit te vogel qe te largohet..                                                                                                                 Por femija i turret njerit  prej ushtareve dhe e kafshon ne dore, kur ushtari matet  t’i godase babane…                                                                     Ushtari e plas per toke te voglin dhe bashke me shoket e tij rrembejne burrin dhe dalin….                                                                                              Tek djali i vogel vjen  me vrap Gonxhja dhe e ngre…
                                                           
5.
            Por femija i shkeputet dhe turret i lebetitur andej nga kaloi i ati me ushtaret…                                                                                                                        Gonxhja ndjek me dhimbje  turravrapin e djalit te vogel…                  Ne thellesi te skenes, jashte dritares se shtepise levizin siluetat e ushtareve  me te prangosurin…                                                                                     Gonxhja i afrohet te emes dhe ato, te trembura, ndjekin nga dritarja levizjet e atyre…                                                                                                            Nderkohe   shfaqet silueta e djalit te vogel qe nuk u shqitet ushtareve…                                                                                                               Nje nga ushtaret  e perplas perseri per toke …                                           Gonxhja dhe nene Drane shqetesohen…                                                         Ushtaret dalin, i vogli çohet perseri dhe turret drejt atyre…                 Degjohet nje krisme…                                                                                                 Gonxhja dhe nene Drane shtangen dhe shikojne njera tjetren te tronditura…                                                                                                                              Gonxhja del me vrap…                                                                                                Nena Drane i afrohet dritares , teksa shtrengon cepin e shamise  me buzet qe i dridhen…Kujtohet  per mikun e familjes, doktor Shulen dhe del me vrap…                                                                                      …Nderkohe hyn Gonxhja me femijen pa ndjenja ne duar,se bashku me nje murgeshe teper te shqetesuar, e cila ben kryq here pas here…                                                                                                                                    Gonxhja  e ve me kujdes femijen mbi nje kanape dhe shkon  merr  nga kutia e kryqit te kuq te shtepise fasho dhe jodjo. Fillon  t’i lidhe femijes kemben ku i rrjedh gjaku…                                                              Murgesha  i kap doren te voglit…Tronditet sepse nuk po ia ndjen pulsin…Ben perseri kryq…                                                                                               Hyn doktor Shule me Dranen…                                                                                  Doktori nxjerr instrumentet nga çanta, i ben nje gjilpere,i
                                                            6.
vendos stetoskpin…I shtyp gjoksin, i mat pulsin…Pauze…                            Ai shikon te pranishmit pa shprese…Tund koken se femija po mbaron…                                                                                                                                     Doktori heq kapelen…                                                                                                Muzike funebre…                                                                                           Drane dhe murgesha sa nuk klithin duke bere kryqin..                                    Degjohen kambanat e kishes…                                                                                    Ndriçohet vetem Gonxhja e heshtur, qe  bie ne gjunje para foshnjes dhe nis te lutet...                                                                                       Zeri I brendshem I Gonxhes, ne eho:                                                                           -   O Zot, depërto në qënien time dhe unë të jem vetëm rrezatim i dritës Tënde…Të lutem, të përgjërohem, shpëtoje  këtë fëmijë të pafajshëm…                                                                                                     Degjohet zeri  i amplifikuar i Zotit :                                                                             -   Bija ime…Këtë fëmijë po e dërgoj në Parajsë … Do të   jetë ëngjëlli yt mbrojtës……                                                                                                   -   Vërtet , o Zot ?...                                                                                                     -   Qofsh e bekuar !… 
  Ndriçohet femija qe ngjitet lart me krahe engjelli…               Gonxhja  ndjek e shtangur dhe  e tjetersuar foshnjen   qe ngjitet ne qiell  gjersa i humbet nga syte…                                                                               Nriçohet krejt skena …  Nena Drane, Doktori dhe Murgesha shikojne te habitura  Gonxhen me syte nga qielli…                                                        Gonxhja i veshtron e hutuar, sikur te jete zgjuar nga nje enderr… E ngazellyer, e tronditur,  e lumturuar, ngasheren dhe mbulon fytyren duke dale matane…                                                   

                                   
                                                7.
Te tjeret shohin njeri tjetrin ..                                                   Murgesha shkon matane tek  Gonxhja...                                                          Doktori mbledh supet dhe shikon me çudi Nene Dranen..                   Dranes  i ndrisin syte… e  ndjen si nene, se e bija mund te kete degjuar zerin e Zotit…                                                                                                   Pas pak ,Gonxhja ka hyre e veshur me rrobat e murgeshes dhe I bie ne gjunje nene Dranes.                                                                                                  E ema e kupton se jeta e te bijes ka marre tjeter drejtim…                   Ajo i vë doren mbi krye Gonxhes  dhe e bekon që të ndjekë rrugën e Zotit.                                                                                                                                                                      Shuhen dritat -

AKTORI:
            Qe nga ai çast, Gonxhja vendosi te behet misionare…                                    Me 1 dhjetor 1928 Ajo niset si murgeshe per ne Indi…
                                                           
                                                                        Skena e trete :  Në xhirevole.
 Nje indian  gjysme i zhveshur, me lekure te zeze e te shndritshme, terheq si kale karrocen e dores..                                                 Mbi karroce, Gonxhja , veshur me uniformen dhe vellon e zezë te murgeshave te Loretos..                                                                                                   Teksa  indiani terheq karrocen ne xhirevole, ne drejtim te kundert vertiten pamje te ndryshme  , ku dergjen  njerez te semure e te mjere, me gojet hapur , kocke e lekure (manekinë)                                                                Gonxhja i shikon e prekur.                                                                                          Kur xhirevola rrotullohet per here te dyte, permes te mjerëve  qe dergjen,  ecen nje femije  10 vjeç, i  nje familjeje pasanike, veshur luks me setërz blu dhe kravate flutur te verdhe. Ai po shkon ne shkolle, i ndjekur nga pas nga sherbetori qe i mban violinen dhe çadren e hapur qe i ben hije. Floket femija i ka te ndara
                                                8.
ne mes  e te ngjitur pas kokes si krahe korbi. Ai kercen  lirshem, krejt indifferent ,duke u dredhuar neper  trupat e shtrire,  pa i veshtruar ata fare…
Gonxhja nga karroca shqyen syte dhe nuk ua ndan shikimin ketyre pamjeve…                                                                                                                     Nderkohe xhirevole ka ndalur dhe ne skene ka mbetur vetem karrocieri qe ndalon dhe Gonxhja qe zbret me valixhen e saj ne dore.         Ajo veshtron karrocierin me dhembshuri , matet t’i thote diçka, por ai ul koken  dhe niset…                                                                                                      Ajo e ndjek me sy, gjersa ai largohet…Befas asaj i vjen per te vjelle…Hyn me vrap  brenda…
 -shuhen dritat -

Skena e katert:                                                                         Valixhja e Gonxhes, prane                              nje kolltuku…
Pauzë..                                                                                                             Hyn e zverdhur dhe e rraskapitur Gonxhja, me sa duket , sapo ka vjelle…Flet me vete, teksa leviz e raskapitur:                                                            “ O Zot …kater javë ne det, e mbajta veten…Ndersa tash qe mbërrita ne Kalkute ?... Oh,  çfare tmerri !…  …Uf, çfare kutërbimi !!..Jo, jo , nuk mund te rri ketu !  (kap valixhen, degjohet nje e qeshur e forte tallese. Ajo ndalet) Kush qeshi ?!.. (pauze) Mos me bene veshet ?...(matet te niset, prape ndal hapat, e dyzuar) Po une, ku po shkoj ?.Te kthehem ne shtepi?...Bah !!... E kush me detyroi me marre kete rruge ?  Askush.. askush, veç vetvetes…… Jo, jo nuk kthehem! ( lë valixhen dhe platitet në kolltuk tejet e lodhur…E ze gjumi …)                                                                                                                                    
-shuhen dritat-
                                   


9.

Skena e pestë:                                                              Endërra e Gonxhes.

            Teksa Gonxhen e ka zene gjumi, asaj i shfaqet  ne enderr  karrocieri  indian  zeshkan dhe i dobet, mbledhur kruspull , diku ne nje qoshe…                                                                                                                         Gonxhja e endrres, mbeshtjelle me vezullimin e nje tisi drite te mjegullt, leviz dhe i afrohet e befasuar karrocierit:                                                         “Ti ketu?!..Pse erdhe ?...Mos te lodha qe me mbajte ne karroce ? Te kerkoj falje, se nuk e di gjuhen tende..Iu luta Zotit qe pesha ime te ishte sa me e lehte…A me kupton? …”                                          Karrocieri hamall e shikon ne menyre te frikshme.                                              Gonxhja reagon : “Mos me shikjo ashtu, çka don prej meje ?!...”            Hamalli, me levizje koreografike dhe me mimiken e fytyres shëmtohet, deformohet, jarget i varen…ben gjeste me syte e zgurdulluar,  duke e kercenuar  qe ajo te marre valixhen dhe te ikij…    Gonxhja sa nuk bertet:                                                                                                  “Mjaft, mjaft! Oh, po me vjen prape te perziere!  Mos, te lutem, mos me detyro te largohem nga kam ardhë. Cfarëdo  të bësh, unë nuk kthehem, nuk ktheeheeeem !!”                                                            Tymnajë… Befas karrocieri eshte shndërruar me nje maske demoni dhe nis te vertise pa meshire nder duar shoqen e Gonxhes, Fatmen imcake  te vobegtë…                                                                                              Demoni qesh me te madhe, teksa Fatma kerkon ndihme..       Gonxhja turret ta shpetoje dhe, pas nje etydi koreografik, arrin t’ia rrembeje nga duart …                                                                                                 Tymnaje …Demoni dhe Fatma zhduken…Degjohet vetem e qeshura sokellitese e Demonit…                                                                                   Gonxhja e endrres ka mbetur me duart bosh te shtrira…                     Nderkohe             shfaqen shoqet e tjera te klases …Ato i bejne shenje Gonxhes te mos rrije aty po te shkoje me to… 

                                                           
10.      

            Gonxhja e endrres, e joshur nga ftesa dhe nga malli per to I afrohet valixhes , e merr dhe ben te niset pas tyre…Por eho-ja e te
qeshures tallese e demonit e ben ta leshoje valixhen…                                                Tymnaje… Grupi i vajzave zhduket…                                                                    Befas diku shfaqet Tonini…Ai i lutet dhe i pergjerohet qe Gonxhja te kthehet se ai e do me shume se veten…                                        Gonxhja  e malluar, i thote me gjeste, se edhe ajo ka zemer dhe e ka kuptuar dashurine e tij, por ne shpirt i vlon diçka me e madhe , pertej kesaj dashurie…Jo, nuk terhiqet  prej asaj qe ka vendosur… Prandaj i lutet Toninit te largohet e te mos i shfaqet më…                Tonini  merr valixhen e Gonxhes ne dore, Gonxhja ia heq nga dora dhe e kundershton  e perlotur , duke mohuar me krye…                                    Tonini largohet i lenduar…                                                                                          Ajo instiktivisht e ndjek nga pas disa hapa..                                               Degjohet e qeshura e demonit                                                              Gonxhja qendron dhe leshon  valixhen…                                                       Mjegull e pergjithshme …                                                                                               Në kolltukun ku Gonxhen e pat zene gjumi,  shfaqet nena Drane si nje lypese, veshur si indiane…që  ka zgjatur duart, duke i kërkuar lëmoshë  të bijës…                                                                                                            Gonxhja e endrres , e mbeshtjelle gjithmone me tisin e shndritshem te mjegulles, turret drejt kolltukut  per ta perqafuar te     emen, por perseri behet mjegull dhe ne shohim Gonxhen e vertete ne kolltuk qe zgjohet e trembur nga gjumi…Mbulon fytyren dhe ngashëren….                                       

                                                -Shuhen dritat -

                                                           
                                                           


11.

Skena e gjashte : Po aty.Ne ekran        duket ndertesa e shkolles fetare,         me shatervan, lulishte, dhe     statujen  e Nenes Marie me           foshnjen Jezu…

            Gonxhja ka mbetur ashtu, e mbledhur kruspull ne kolltuk…               Gjendjen e renduar shpirterore te saj,  prej endrres qe sapo ka pare, e thyen gjalleria  e vajzave te shkolles fetare te Loretos, te cilat  hyjne gjithe hare  dhe i urojne mirseardhjen mesueses se tyre te re..   Uniformat e tyre jane veshje te shkurtra perendimore: .
Nxeneset e fillores, me fustan te kuq e rryp mesi te bardhe , si dhe floke te shkurtra.                                                                                                             Ato te klasave te mesme - veshje te bardhe me rripin e kuq dhe fjiongo te kuqe ne gershetat e zeza…                                                               Pra, te gjitha  me ngjyren bardhe e kuq,  sipas stemës së Loretos            Ato e pershendesin dhe e ftojne Gonxhen te sodise mjediset e bukura te shkolles…                                                                                                  Dhe Gonxhja, gradualisht nis te harroje gjithcka i pane syte kur erdhi…E  rremben  atmosfera e gezuar e nxenesve  dhe mjedisi plot shkelqim i shkolles.

                                            -shuhen dritat -


                                                           






                                                            12.
                                    Skena e shtatë : Në qoshen e djadhte te skenes                                                            ndriçohet vetem statuja e vogël  e Nënës Marie me                                             foshnjen  Jezus…
            Ndriçohet Gonxhja qe  i afrohet  statujes  dhe ben kryqin para saj …
            Nderkohe ndriçohen dhe grupi i vajzave  te fillores qe kane rene ne gjunje  me fytyrat nga statuja…                                                             Gonxhja eshte kthyer nga vajzat e vogla dhe dikujt i rregullon duart si t’i bashkoje, dikujt…  si te beje kryqin dhe te vere gishtin e madh ne buze,  dikujt i tregon pjese nga bibla..                                              Pastaj ajo u ben shenje nxenseve qe te luten…
            Vajzat e vogla veprojne njeheresh duke bere  kryqin dhe duke u lutur me syte mbyllur..                                                                                                                   Pauze e gjate …Muzike kishtare…
                                    ( shuhen dritat ne kendin e  djadhte  te skenes dhe ndizen ne qoshen e majte )
            Aty ndriçohet nje harte e botes, varur ne nje stende portative, me figuren e Jezusit te kryqezuar  ne krye te hartes.                                      Tek harta afrohet Gonxhja.                                                                                          Ndriçohet grupi I vajzave te rritura qe  degjojne gjithe vemendje  Gonxhen.                                                                                                               Mesuesja Gonxhe, me shkopin tregues,   iu shpjegon vajzave   shigjetat e  perhapjes se Krishterimit ne harten e botes...
            Por befas, Gonxhes i vene  syte  tek  hamalli  indian qe e solli, i cili kalon neper paraskene  me karron e ngarkuar me te semure per vdekje…Karrua eshte aq e ngarkuar ,sa njeri prej te semureve bie nga karroca…                                                                                                                                     Hamalli largohet pa e vene re…          
            Gonxhja sakaq turret tek i semuri qe eshte i palare, I krimbur dhe sa nje grusht  kocke e lekure…(manekin)            
Vajzat afrohen gjithe kuriozitet dhe zene hundet me duar…Ato sprapsen  duke e pare gjithe neveri…                                                                                  
                                                            13.
Gonxhja e rremben te semurin ne krahe, i shikon rrepte vajzat dhe del me vrap drejt spitalit…         
      -Shuhen dritat -                                                                 
                                   
Skena e tetë:                                                                            Ne xhirevole
Gonxhja ne xhirevole duke rendur me te semurin ne krahe.                Ne rrotullimin e dyte shfaqet nje mjek veshur me bluze e kësule te bardhe me kryqin e kuq…                                                                                        Gonxhja ia zgjat te semurin, ndersa doktori ben shenje me duar qe te mos I afrohet, teksa shikon me neveri ate qe ajo ka ne duar.                     Etyd koreografik : Gonxhja lutet ta shtroje ne spital te semurin, doktori kundershton…                                                                                                         Doktori  e kercenon  Gonxhen qe te largohet me gjithe ate qenie te peshtire. Spitali nuk eshte per te tillet.                                                  Gonxhja i lutet te kete meshire…                                                                     Doktori del  i  inatosur…                                                                                 Gonxhja mbetet me te semurin ne krahe…Nuk di çfare te beje…Ulet dhe e mban ne preher, duke e pare me keqardhje qenien e mjerë.                                                                                                                          Nderkohe ndriçohet vetem Gonxhja qe ledhaton ballin e te semurit…                                                                                                                                           Rrotullohet xhirevola dhe shfaqen ne drite te zbehte siluetat e mjeranëve  qe Gonxhja i pa diten e pare kur mberriti ne Indi…              Befas, degjohet zeri i amplifikuar i Zotit:                                                                     -  Bija ime…Dhëmbshuria jote eshte imja..Ti do jesh Nena e te varferve …Kisha jote do te jete rruga…                                                                       Gonxhja shtanget me syte nga qielli:                                                                            -   Vertet Ti po m’i thu a, këto fjalë, o Zot ?...                                          -   Qofsh e bekuar !...                                                                                      Muzikë solemne. ..Gonxhja,  e praruar nga drita hyjnore, ka mbetur me sytë nga qielli dhe me të sëmurin në prehër…
-Shuhen dritat  -
                                                            14.

Skena e nëntë :                                                                                                            Oborr i  shkolles ,ne ekran                                                                  lulishte e shatervan.

 Vajzat e rritura jane duke lozur te shkujdesura ne oborrin e shkolles…                                                                                                                                              Hyn Gonxhja e heshtur, e menduar, e tjetersuar, pa iu hedhur syte…                                                                                                                         Vajzat nderpresin lodrat dhe e shikojne mesuesen  te turperuara…                                                                                                                               Disa prej tyre maten t’I kerkojne ndjese qe u sollen ashtu me te semurin dhe nuk e ndihmuan mesuesen…                                                                  Gonxhja  ecen  me nje traste ne dore dhe largohet pa  reaguar ndaj vajzave…                                                                                                                        Vajzat kujtojne se Gonxhja eshte fyer nga ato dhe nisin t’ia hedhin fajin njera tjetres…                                                                                                            Skenen e potershme  te vajzave e nderpret si me thike hyrja e Gonxhes,jo më me perparsen e shkolles, por  e veshur me  me  sarin karakteristik te indianeve te varfera, shamine e lidhur ne koke, trasten prej rrobe kraheqafe dhe sandalet e vjetra ne kembe…                  Ajo i shikon me dashuri nxeneset…                                                                Vajzat  e kuptojne qe ajo po largohet, i turren dhe i luten qe te mos iki…                                                                                                                         Etyd: Skene prekese: vajzat sa nuk qajne, Gonxhja I shikon me dhembshuri, por nuk lekundet nga vendimi qe ka marre…             Me ne fund, ajo I bekon vajzat, duke iu bere kryqin ne fytyrat e tyre dhe largohet…                                                                                                              Vajzat mbeten  me duart drejtuar nga Gonxhja…

Shuhen dritat -                                                  



15.

Skena e dhjetë:                                                                        Gonxhja  në rrugë.

            Tre -kater femije indiane, pothuajse lakuriq, lozin me njeri tjetrin.                                                                                                                                          Hyn Gonxhja, veshur me rrobat indiane sari, dhe shikon te vegjelit                                                                                                                                        Famijet, sa e shohin, nderpresin lojen dhe turren  t’i kerkojne lemoshe…                                                                                                                                              Gonxhja iu thote se nuk ka ç’t’iu jape, por mund te loze me ta…       Ajo nis lojen me femijet dhe me pas i ul t’u mesoje nje kenge…            Ata kendojne si ne kor strofen e pare..                                                            Por sapo nis Gonxhja strofen e dyte, degjohet nje muzikë e gezuar  indiane…                                                                                                                  Ne paraskenë parakalon nje  karroce qe e teheq hamalli, ku kane hipur nje çift  i ri pasanikesh ,me vjazen e tyre veshur me mendafsh, te cilen po e shetisin,  me sa duket, per datelindjen  e saj…            Teksa hamalli terheq karron, prinderit  qendrojne ulur, ndersa vajza e vogel ne kembe kercen nen ritimin e muzikes se gezuar dhe vervit  here pas here karamele, çokollata…                                                                 Lypësat e vegjel   nderpresin kengen dhe turren menjehere  tek ato qe hedh vajza e vogel…                                                                                                      Gonxhja shikon me dhimbje se si ata ndjekin karrocen dhe I humbasin nga syte…                                                                                                                Muzika e gezuar sfumohet, Gonxhen e  ze trishtimi…Ndjehet teper e vetmuar…. Mos gaboi qe braktisi ato nxenese te zellshme qe e respektonin aq shume?...Jo, jo ajo u perket te varferve…Degjoi zerin e Zotit vete…”Cfare duhet te bej? Nga t’ia nis? Oh, vetem nuk mund te bej asgje..asgje…(lutet) O Zot, te lutem mos me lere vetem!...”.                                                                                                                                        Gonxhja me rruzaren ne duar, ben  kryqin dhe gishtin e madh 
ve ne buze, teksa lutet me sy mbyllur…                                                                      Pauze e gjate…           
                                                            16.

             Hyn nje nga nxeneset zezake te shkolles se Loretos .  Diç po kerkon..Ajo e gjen Gonxhen duke u lutur.                                                                  Iu ben shenje dy shoqeve te tjera, ( njera indiane, tjetra japoneze).                                                                                                                             Ato te tria mbajne ne duar veshjen  sari si te Gonxhes.                                 Kur   Gonxhja vazhdon lutjen , vajzat veshin sari-te dhe , kur ajo hap syte e habitur, ato i japin te kuptoje Gonxhjes se kane vendosur te jene nxeneset e misionit te saj….                                                                                Gonxhja e lumturuar,i parqafon dhe sebashku  kercejne si nje trup i vetem , duke u lutur e kaluar  neper gishta ruazat e rruzareve…

                                                            Skena e njembedhjete:                                                                                                 Skena: dëbore.Ne ekran Moska.
Nje i verber I bie balalajkes. Floket ia rreh era. Kokoren e ka vene ne shesh dhe disa kalimtare i hedhin monedha…                                    Njerzit rrallohen dhe ai  vazhdon t’I bjere  instrumentit… Dalngadale e mbulon Debora,ai pothuajse mbetet I ngrire…                  Befas aty hyjne vrullshem Tereza me tri vajzat veshur me uniformen e misonareve, te cilat e kerkojne dhe pasi e gjejne, i heqin deboren nga trupi, e gjallerojne e ngrejne me kembe. dhe, pas nje etydi koreografik, e marrin me vete dhe dalin…

                                                 Skena e dymbedhjete:                                                                                                                         Në sfond New Jorku                 Nje Plake e braktisur, nga veshja gjitha dantella duket qe eshte e pasur..Ajo ka humbur kujtesen dhe vjen verdalle e nuk di ku po shkon…Kalimtaret kalojne gjithe indiferentizem..Ajo u afrohet disa te rinjve dhe I shikon me dashuri..i duken si femijet e saj ,qe e kane braktisur..U zgjat doren, por te rinjte qeshin e tallen me te…Plaka mbetet me doren shtrire, teksa ata jane larguar. Ajo ngasheren me dhimbje…Nderkohe  hyn Tereza me tri vajzat e tjera, qe e kerkojne dhe , pasi e gjejne , e ledhatojne me dashuri. Etyd : plaka perterihet
                                                17.
nga perzemersia e Terezes me vajzat. Ato e ulin ne nje karro uloku dhe e marrin me vete…

                                    Skena e trembedhjete:                                                                                                  Ne ekran, kryeqytete te ndryshme te botes          
Tereza dhe tri vajzat e tjera misionare  (zezakja, indiania dhe japonezja) duke beret e njetat levizje, ndihmojne neper qytete te ndryshme te botes  femije te varfer, lypsa, te semure,  te moshuar…            Befas ne skene vershojne plot vajza te tjera me veshjen sari, qe I bashkohen grupit te Terezes.                                                                     Nderkohe ne ekranin e madh shfaqet Nene Tereza e vertete qe ndihmon te varferit e te semuret neper vende te ndryshme te botes…                                                                                                                                               
AKTORI: Që nga thirrja hyjnore  e Zotit “Bëhu drita ime për më të varfërit e më të varfërve !”, Nëna Terezë ua përkushtoi  gjithë jetën të sëmurëve dhe të varfërve të të gjithë botës. Ajo hapi në 123 shtete  610 shtëpi bamirësie, me mbi 400 motra të misionit të saj hyjnor.          
                                                                                                                                    Etydi koreografik i vajzave misionare mbaron duke e ngritur lart ne duar Nene Terzen e skenes, e cila ka puqur duart, si Nena Tereza e moshuar e ekranit te madh qe eshte fiksuar ne stop kamera.

                                   F U N D