Wednesday 16 March 2016

Quranat në Pullat Postare të Shqipërisë së viteve 80-të

Quranat në Pullat Postare të Shqipërisë së viteve 80-të
Dr Fatmir Terziu

Në edicionin e 45-të me ilustrime të pullave postare nga e gjithë bota “Pullat Postare të Botës 1980” të botuar nga “Stanley Gibbons” në Londër, natyrisht të bien në sy larmia e pullave postare shqiptare të një periudhe të gjatë që pas vitit 1945. Midis tyre shihen mjaft Pulla Postare që janë një produkt tradite, kulture dhe më së shumti një produkt me të cilin lidhen ecjet dhe zhvillimet kulturore shqiptare. Në disa të tjera janë miqësitë dhe armiqësitë e shumta, të shënuara e të fiksuara në pullat postare. Miq që vijnë e miq që kthehen në armiq lëvizin mes faqeve të këtij libri... Por është fakt se edhe këtyre pullave postare shqiptare nuk i mungon Gjeli i Detit, atë që në disa zona të Kosovës e quajnë Qura dhe Qurana... Pse? A mund ta thotë dikush pse duheshin Gjelat e Detit, Qurat, apo Quranat në Pullat Postare të Shqipërisë së viteve 80-të? 













No comments: