Tuesday, 25 July 2017

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ilir Meta bën betimin

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ilir Meta bën betimin

24 korrik 2017
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta.
Të ftuar në ceremoninë e betimit ishin përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, drejtuesit e komuniteteve fetare, drejtuesit e institucioneve të pavarura.
Në hapjen e seancës, Zëvendëskryetarja e Kuvendit zonja Valentina Leskaj ftoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta që të bënte betimin.
Pas betimit, Presidenti Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.
Fjalimi i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta në Ceremoninë e betimit në Kuvend:
E nderuar Znj. Leskaj drejtuese e seancës,
I nderuar Z. Kryeministër,
Të nderuar Ministra,
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj deputetë,
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,
Shkëlqesi Ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik,
Miq dhe të ftuar! Të dashur bashkëkombas!
Sot kam nderin e veçantë t’ju përshëndes përzemërsisht dhe me ndjenjën më të madhe të përgjegjësisë Kushtetuese e qytetare, në cilësinë e detyrës më të lartë të Shtetit, në atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në këto momente solemne, duke përcjellë falënderimet për Kuvendin e Shqipërisë që më zgjodhi në këtë detyrë kaq fisnike, më lejoni që t’ju dëshmoj solemnisht vullnetin tim të hekurt për të respektuar në gërmë dhe në frymë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë e mia Kushtetuese në interesin më të mirë të vendit, të kombit dhe qytetarëve shqiptar, pa kursyer në asnjë çast përkushtimin që kërkon lartësia e detyrës; integritetin, drejtësinë dhe pa-anshmërinë.
Kushtetutshmëria, asnjanësia politike, si dhe respektimi i shtetit të së drejtës, do të jenë referencat kryesore të vendimeve dhe akteve të mia Presidenciale.
Gjithmonë do t’i shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes në interes të forcimit të institucioneve e bashkëpunimit ndërinstitucional e sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurt e plotësisht europian.
25 vjet më parë u zgjodha deputet në këtë Kuvend e sot më duhet të ndahem me jetën time parlamentare për të përmbushur një përgjegjësi të re dhe shumë të lartë, por i bindur në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Kuvendin në të ardhmen.
Në 25 vjet kam qenë pjesë aktive e opozitës dhe mazhorancës, kam përfaqësuar dy forca politike në detyrat nga më të rëndësishmet, kam qenë në vijën e parë të ballafaqimit politik, por edhe të përpjekjeve për konsensus për realizimin e marrëveshjeve të rëndësishme për stabilitetin e të ardhmen europiane të vendit.
Ashtu sikurse 27 vjet më parë isha pjesë e lëvizjes studentore, thirrja e se cilës “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” mbetet akoma një projekt i pambaruar.
Unë besoj se papunësia, varfëria dhe emigracioni shqetësues i rinisë mbeten akoma “armiqtë” tanë të përbashkët të vërtetë.
Këto janë sfidat e përbashkëta më të vështira që duhen fituar në emër të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim e sidomos në emër të rinisë sonë dhe të ardhmes së vendit.
Reformat e qëndrueshme me rëndësi kombëtare, në funksion të forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të pavarësisë së tyre, nuk mund të jenë produkt vetëm i një mazhorance, por i një sipërmarrjeje kolektive kombëtare, ku roli i opozitës është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm.
Një vit më parë në këtë Kuvend miratuam me konsensus të plotë ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi, e cila është vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.
Sot angazhohem edhe si President, për të mbështetur zbatimin e drejtë e transparent të kësaj reforme në interes të forcimit të shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përmirësimit të klimës së biznesit aq e domosdoshme për të rritur ekonominë tonë më tej e sidomos për të krijuar vende pune të mirëpaguara për të rinjtë tanë.
Zonja dhe zotërinj, të nderuar miq,
Përpjekjet tona demokratizuese dhe shtetformuese nuk do të kishin qenë të suksesshme pa mbështetjen e pakursyer të miqve dhe aleatëve tanë, të partnerëve ndërkombëtarë, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian.
Shqipëria jonë është prej disa vitesh anëtare e barabartë në NATO dhe pranë hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Faktori shqiptar në rajon është në kohët e veta më të mira.
Kosova është shtet i pavarur dhe ne besojmë se së shpejti do t’i gëzohet liberalizimit të vizave me BE-në dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj.
Shqiptarët në Maqedoni janë me mundësi shumë më të mëdha se në çdo kohë tjetër për ta çuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në një stad të ri më cilësor.
Në Mal të Zi shqiptarët kanë qenë një faktor me peshë për ta orientuar shtetin e tyre drejt aleancave perëndimore.
Më shumë të drejta meritojnë shqiptarët e luginës së Preshevës, që do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë të pakursyer.
Pavarësisht statusit të tyre brenda shteteve ku ndodhen, si shumicë apo pakicë, shqiptarët kanë luajtur e po luajnë rol stabilizues, konstruktiv dhe emancipues në gjithë rajonin tonë.
Unë jam besimplotë për të vazhduar angazhimet tona maksimale për respektimin e të drejtave të pakicave etnike e kulturore në Shqipëri, në pajtim të plotë me Konventën Europiane dhe atë Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Me të njëjtën përgjegjësi që respektojmë pakicat brenda vendit nuk do të rreshtim së kërkuari prej vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të tyre.
Në botën e sotme, që shkon pandalshëm drejt proceseve globalizuese dhe ndërvartësisë së përgjithshme, oportunitetet, si dhe kërcënimet ndaj paqes dhe rendit botëror nuk njohin kufij gjeografikë.
Prandaj ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi pozitivisht detyrimeve tona për zgjidhje të përbashkëta.
Përkrah me partnerët tanë euro-atlantikë, ne do të luajmë rolin që na takon në sfidat e përbashkëta, të cilat, drejtpërsëdrejti a tërthorazi, prekin edhe sigurinë tonë kombëtare, dhe këtu kam parasysh në radhë të parë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Të nderuar kolegë deputetë!
Më 28 prill vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje sesa me zemër sepse opozita nuk ishte këtu.
Por sot dua t’ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër dhe bindje të plotë se zgjedhja që bëra në atë moment dha kontributin e saj modest edhe për të evituar një krizë që vendi dhe e ardhmja e tij europiane nuk e meritonin.
Duke ju falënderuar të gjithëve dua t’ju siguroj se në ushtrimin e kësaj përgjegjësie kaq të lartë që Kuvendi i Shqipërisë më ka besuar do të udhëhiqem vetëm nga dashuria e pakufishme për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, duke lënë pas bashkë me 25 vitet e mija në këtë kuvend çdo debat apo përkatësi politike që kam patur për t’iu përgjigjur lartësisë së re të detyrës së Presidentit të Republikës.
Vetëm Demokracia mund të më jepte mua mundësinë që të shërbeja edhe si Kryeministër, Kryetar Kuvendi e nga sot si President i Republikës.
Ndaj me ndjenjën e mirënjohjes për ju e për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë të cilët presin më shumë nga ne, dua t’ju siguroj se për Presidentin e ri, Shqipëria dhe Demokracia do të jenë gjithnjë të Parat.
Faleminderit!

Monday, 24 July 2017

Betimi dhe marrja e detyrës së Presidentit nga Ilir Meta

Betimi dhe marrja e detyrës së Presidentit nga Ilir Meta (FOTO-VIDEO)


Betimi dhe marrja e detyrës së Presidentit nga Ilir Meta (FOTO-VIDEO)
Ilir Meta është betuar si President i Republikës së Shqipërisë.
Ceremonia e betimit u zhvillua në Parlamentin e Shqipërisë. Seanca drejtohet nga nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj, e cila lexoi dhe formulën e betimit, pas të cilës Ilir Meta deklaroi “Betohem”. Kjo ceremoni nënkupton dhe marrjen zyrtarisht të detyrës më të lartë shtetërore.
Në ceremoninë e betimit në Parlament janë të pranishëm dhe deputetët e opozitës. Në seancë ndodhen Kryeministri Edi Rama, kreu i deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi dhe deputetët e Partisë Socialiste. Nga PD-ja janë drejtuesit e grupit parlamentarë, deputetë të PD-së, si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Pas ceremonisë Meta t’i drejtohet me një fjalë deputetëve, dhe pas kësaj, të drejtohet për në ambientet e Presidencës.
Në orën 19:25, do të jetë Bujar Nishani ai që do të presë Metën në hyrje të Presidencës, e më pas të dy do të zhvillojnë një takim të shkurtër në zyrën e Presidentit të Republikës. Pas këtij momenti, Ilir Metës, i cili do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij dhe jo bashkëshortja Monika Kryemadhi, do t’i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë, nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Ekzekutimi i Himnit Kombëtar, do të shoqërohet me 21 të shtëna topi që do të pasohen nga parakalimi i forcave të Gardës së Republikës. Edhe në Presidencë, Ilir Meta, do t’i drejtohet me një fjalë të gjithë të ftuarve. E në fund, në mënyrë simbolike ai do të përcjell presidentin në largim Bujar Nishani.
   
VIDEO LIVE

Friday, 21 July 2017

“RIKOSHETA” POETIKE E AHMET PRENÇIT

“RIKOSHETA” POETIKE E AHMET PRENÇIT
-“Udhë    pasqyrë ”- poezi nga shpirti i  dlirë  i ish-kryepolicit  shqiptar Ahmet Prençi, intelektualit dibran që  nuk e rresht kontributin e vet në  shoqërinë  shqiptare-






E kam njohur këtë  njeri  30 e kusur  vite më  parë . Një  djalë  i gjatë , i urtë  e po aq i mençur e fjalë -xhevap, me sy të  shkruar e një  “shenjë  lundruese” , që  e bënte njeri të  veçantë  mes të  njohurve të  shumtë . Ca flokë    zinj dhe krehur bukur, një  hundë   “huazim” shqiponjash dhe një  sinqeritet  fëminor “shkruar” në  fytyrë  njeriu. “Më  quajnë  Ahmet Prençi, më  tha. Kam shumë  qejf të  shkruaj, por  kam nevojë    kuptohem drejt: dua sinqeritet. Nëse të  pëlqen  ajo që  shkruaj botoje, nëse jo, hidhe në   “kosh”! Jam dibran nga Reçi dhe kam ardhur    shkollë  për tu bërë  ekonomist, por ky është  pasioni im: Fjala e shkruar…”
  memorien time, thellë    “arkivat” e trurit , Ahmet  Prençi, ka ngelur një  nga studentët      veçantë    trokiste ndrojtur tek redaksia   “Studenti i Bujqësisë ”! Ajo zyrë  e vogël, ku “fluturonin” aq  ëndrra    bukura studentore, ishte  ndërtuar    stilin amerikan. Dielli binte direkt në  një  koridor të  bollshëm që  ndanim  me  shërbimin shëndetësor të  studentëve. Ajo ishte e vetmja godinë  me “diell në  koridor”. Aty  janë  palosur sa e sa kujtime dhe mbresa të  bukura  me njerëz të  mirë, intelektualë e poetë  të së  ardhmes.  Ahmet  Prençi, ishte një  nga ata të  rrallët dibranë    vinte tek “Studenti i Bujqësisë ” që  jo    “dukej” gazetar dhe të  merrte provime qyl apo nën  “hijen e gazette  s”. Ai vinte  vetëm e vetëm të  fliste për letërsi dhe autorë, për  shkrime dhe reportazhe, për poezi dhe tregime, për  përkthime dhe botime interesante. Kurrë  nuk nuk trokiti e të  thoshte: “Nesër kam provim.. Duku… Ose thuaje një  fjalë …”. Ahmet  Prençi ishte një  dibran ndryshe. Ai kishte një  personalitet të  “skalitur” nga modestia dhe karaktri burrëror. Njomëzak në dukje, por burrëror në çdo fjalë e bisedë. Ky ishte Ahmet Prenci, student e bashkëautor i atyre viteve në gazetën modeste “Studenti i bujqësisë”. Prej atyre “ditëve të  bardha” në  “Diktaturën e Proletariatit”, ku Ahmeti  botoi disa reportazhe dhe poezi në  gazetën “Studenti i Bujqësisë ” që    ishte besuar ta drejtoja, u pamë   rrallë  e më  rrallë  me  këtë “gjatosh dibran”. Por  çdo takim me këtë  njeri, ishte “moment i bekuar”. Po ai respekt dhe sinqeritet, po ajo buzëqeshje “pa hije”, po ato fjalë    mençura dhe po aq të  ngrohta. Dhe gjithmonë  kur ndahesha pyesja veten: Cili ë shtë  sekreti i kesaj “konstance     shoqërore dhe njerëzore”? Si ka mundë si ky njeri mbetet po aq njeri sa kur u pamë  për herë    parë ? Sepse  natyra e punës më  ka njohur me lloj-lloj tipash, dibranë  e jo dibranë , që    qasen dhe të  lëpihen, të  qeshin dhe “përkëdhelin”, të  përulen dhe “fshinë  këpucët”,    betohen dhe  thurin lavde….E pastaj? “Gjarpërinj    ferra”(!!!) “Njeriu ynë i ri” apo “njeriu ynë i vjetër”  kur bart “genin e ligësisë” nuk ka “mutacion” që ta ndryshojë! Të këqinjtë, lindin e vdesin të tillë…
Ahmet Prençi  ishte dhe koha e vërtetoi një  “dibran ndryshe”, së  paku në  “hartën” e atyre që  kam njohur unë  personalisht,sepse për fatin tim nga Shkolla e Mesme në  Shkodër dhe  deri këtu në  Amerikë , ku jetoj prej gati 20 vitesh, dibranët janë  pjesë  e jetës sime. I tillë  ka që në  Mustafa Koxhaj nga Bulqiza, Feti Gjoka,  Zabit Ceni, Lefter Daku, Agim Kukeli, Myqerem Tafaj, Tefi Skera, Selman Meziu, Lulzim Keta(me gen të fortë dibrani) e shumë  e shumë    tjerë .  Ahmet Prençi   ka një  portret ndryshe: Ka qënë  afër dhe larg meje!
Shumica jonë  e njeh dhe mban mend Ahmet Prençin, kur  duke qënë    krye të  Policisë  Shqiptare, priti, përcolli dhe ofroi pjesën e sigurisë    i takonte kur  presidentit Amerikan Xhorxh W.Bush  vizitoi Shqipërinë më  2007! Vizita e parë  historike nga  shefi i Shtëpisë së Bardhë .  Ne të  gjithë   e kemi në  memorje këtë  moment, që  rasti e solli që  Kryepolici Prençi të  ishte     qendrër të  “frutunës” së  “orës së  dorës”… Ai ende e mban tek studioja e tij plot libra  fotografinë  me Bushin, si një  nga momentet kulmore të  karrierës së  tij. Ka ndodhur një  dekadë    parë . Një  përvjetor të  tillë  ,kur kushdo tjetër do ta shrytë zonte për publicitet dhe “spote ekranesh”, ndryshe , krejt ndryshe ,  Ahmet Prenç shfaqet befasisht në  publik    një  mënyrë  krejt tjetër, ai vjen me një  vëllim poetik: “Udhë    pasqyrë ”. Në  këtë  libër asnjë  poezi e asnjë fjalë   për Bushin. Ky është  libër që poeti i lindur e mbajti në  “xhepat me cigare” për vite e  e dekada dhe si “meteor” e sjellë  tek miqtë  dhe publiku, kur vetë  ngadalë  dhe sigurt i afrohet  “gjysëm shekullit” të  parë    jetë    vet. Më  gjeni një  poet të  dytë  shqiptar, që    jetë  kaq i durueshëm, kaq konstant me vetveten, kaq jo abuziv me detyrat që  ka kryer në  shtet dhe  shoqëri, që  librin e parë  me poezi e boton kaq vonë , kaq kuptueshëm  në moshë e pjekuri, “i krrusur”  nga përvoja, fatet, dramat dhe betejat për sukses…Ky është vetëm  Meti që  njoh unë  dhe ju të  tjerët. Ky është  Ahmet Prençi, nga Reçi!
Libri “Udhë    pasqyrë ” ka qënë  një  nga dhuratat më   surprizë      ka ardhur nga  Tirana  deri në  Minneapolis. Sepse, për hir të    vërtetës, në  Shqipërinë  tonë    dashur, secili që  takon do të të pyesë :“E lexove librin tim të  10-të ”?! E ndihesh keq për  një  moment pastaj, do të  duhet të  tundësh kokën dhe të   vijosh  bisedën.
Ahmet Prençi  i ofrohet  krejt ndryshe  publikut  dhe botës së poezisë. Lexon “Udhë    pasqyrë ”  dhe merr frymë  thellë .U kthehesh serish “faqeve pasqyrë ”,  dhe sërish “voltazhi” i  fjalës së bukur në  vargjët e Prençit, të  drithëron  tërë  trupin.    duhet të  pish një  gotë  ujë  dhe të  vijosh faqet dhe vargjet... (Ah sikur të  ishte  një  gllënjqkë  nga Drini…(!!) Si një  i përbetuar ndaj detyrimit për vendin e vet, djali nga Reçi, e fillon librin  me vargje për Atdheun. Si shumë  poetë    e latojnë   durueshëm  këtë   temë  dashurie nga mënyrat më    larmishme, ai  ngre siparin e vargut të  vet në  mënyrën më  autentike të  mundshme:
 Atheu  u ngjitet shkallëve deri në  qiell/ E poshtë  zbret deri në  zemër të  tokës… Atdheu ngjitet kapilarëve, aortës sime/ E zbret poshtë  si drithërimë  e zemres;…/
Vetëm në  tre strofa të  thjeshta për Atdheun, poeti duket se ka kapur edhe modernizmin filozofik të  fjalës në  vargje. Ai  skalit një  “kult” të  dashurisë  universale për Atdheun, që  nuk ka rëndësi nëse është  Shqipëria, Greqia, Kina apo Amerika, kudo qoftë  atdheu, i kujdoqoftë , ai është  Atdheu.  Thënë    shkoqur, nisja e poetit në këtë  libër, është   e hapësirave galaktike, sepse  jam i sigurt, këtë  poemth kaq të  bukur për Atdheun, në se njerëzimi “emigron” një  ditë    Mars, rrëngjethshëm do të   recitonte  “Atdhun” e Ahmet  Prençit, duke nënkuptuar planetin Tokë ! Aq bukur e universalizon  Atdheun  poeti, duke  nënkuptuar    qëndër të  çdo Galaxie, Shqipërinë  tonë    vogël dhe aq të  madhe në  ëndrrat dhe pasionet tona!
“Udhë    pasqyrë ” është  libri i parë  dhe bukur i arrirë i Ahmet Prençit,  i cili e ka nisur rrugën e poezisë  30 e kusur vite më  parë , dhe vetëm pas dekadash “përtypje” poetike , përsiatje, zhgarravitje në  mesnatë  me një  taketuke plot bishta cigaresh, pranë  një  gotë  vere të boshatisur, vendosi të  vijë  me një  libër si detyrim  dhe premtim ndaj vetes dhe miqve të  vet. Në  vargjet dhe fjalët e tij, në  tematikën e gjërë , me vargun e çlirët, në  filozofinë  e thjeshtë  poetike,   me bresat e thella fëminore që  figurshëm buisin në  çdo faqe të  librit, Ahmet Prençi jo vetëm   gdhend para lexuesit  përkatësinë  e tij të  patjetërsueshme, por  si “tenor poetik” i këndon magjishëm vendlindjes së  vet, Drinit, pishave, zogjve, dashurisë  ngjyrë ylberi, jetës, familjes, nënës, babës, gjyshit,brezave dhe udhëve pa mbarim ku ai ec për të  mos u ndalur kurrë … Ai ec qetësisht, dhe “vjen” deri këtu në Minnesota,duke “vallëzuar” vargjet  bukurthurura shqip në  brigjet e Missisipit, këtij gjigandi rrjedhës që i shkon mes për mes Amerikës! Sepse  shpirti i trazuar i poetit të rritur pranë Drinit të Zi, rezonon me  çdo valë ujore të rruzullit tonë…
Kush e njeh sadopak Ahmet Prençin, që  poezitë   e para i ka botuar tek “Student i bujqë sisë ” apo gazeta “Korabi”, duhet të  gjejë  kohë    shfletojë  faqet e librit “Udhë    Pasqyrë ”, sepse sikurse unë      dukej sikur  poeti ishte “komshi në   fshatit tim”, po aq përputhshmëri do gjeni edhe juve.  Ai shkruan për vete dhe për ju, për mua dhe për miqtë  e mi, për të  gjallë  e për të  ikur, për lindur dhe të  pa lindur, për Migjenin dhe “Lulin e vocërr”, për  Argjironë  e Kadarëse, dhe varret e pafundme të  Jasharëve në  Kosovë .
  “përtypësh” “diamantet” poetike të  djalit nga Reçi,  mbetesh “pa dhëmbë ” e “pa fjalë ”. Ai është  vetja dhe vetëm vetja, me dhimbje e dashuri, me ëndrra dhe dështime, me pasione dhe  makthe, në  çdo radhë  e në  çdo varg, Ahmet  Prençi thotë  atë    ndien, dhimbshëm dhe me  fjalë    “ngjyera në  lot”:
E varrosëm të  vdekurin e radhës/ Megjithse ishte  dimër me borë  e ngricë /Të  vdekurit varrosen në    gjitha stinët/ Në    gjitha stinët kanë  lindur një  ditë / Në  lindje dhe në  vdekje jemi kaq njerëzorë / Në  vdekje e në  lindje s’jemi hipokritë …”
Është  tik-taku i përditshmë  i jetë    njeriut. Jo vetëm i shqiptarëve.  Poeti Prençi, ndryshe nga poetët që   janë  “pa revole”, si kurrkush e ka ndjerë   dhe përjetuar dhimbjen e krimit. Ai ka përcjellë  me ” buzë qeshje të  ngrira” jo pak policë  djem të  rinj,  me ëndrra dhe shpresa të  mëdha, por papritur kanë  ikur. Kjo ndodh kudo me policët në  botë , por Ahmet Prençi qëmton këtë  moment dhe sheh se si  para vdekjes “hedhim tutje hipokrizinë ” por sapo  largohemi sadopak nga  ky solemnitet sublim i jetës,  “përqafojmë ” egërrsinë  dhe luftën ndaj njëri tjetrit, këtë instikt shtazor që qënia njerëzore end e bart brenda vetes, dhe kjo i dhemb pa limit autorit që  është  dashuruar manjetisht pas paqes dhe jetës…
Lexon vargjet e Ahmet Prençit, dhe duket se je “viktimë ” e kësaj “rekoshete poetike” madje të  duket se je “tabelë  qitje” që  sado përpiqesh të  largohesh duke kërkuar “paqen tënde” autori të  gjen kudo, si dikur     lojën fëminorë  “Ku kam fsheh”,  i mbërthyer nga  flatra-vargjesh, poeti butësisht të  merr për dore    “vallen e poezisë ”. E në  këtë  valle pa fund, të  duket sikur vozit Drinit dhe Bunës, ngjitesh në  Korab apo Sharr, e zbret luginave ku kanë  çelur mollët dhe qershitë . E kudo rrugët janë  pasqyrë  e dritë - si amanet i shenjtë  i poetit Prençi!    gjalli i thotë    gjitha dhe i thotë  bukur. Ai sikur shkruan për atë    ke përjetuar vetë  dhe ëmbëlsisht ta ofron jo si “rikoshetë ” vetëvrasëse, por si një  “joshje e përgjakur”  nga e vërteta e pavdekësisë    jetës.
Nuk harroj kurrë  se si ne vitet 80, në   Konferencën Kombëtarë    Talenteve të  reja në  Durrës, Ismail Kadareja do të  dilte para asaj salle me plot djem e vajza duke dhënë  “mandatën e suksesit” në  poezi e letërsi. “Njeriu hyn në  letërsi për t’u bërë  i madh” do të  thoshte pa frikë  Ismail Kadareja dhe  do të  shpjegonte më  pas se si këtë  “fushbeteje” fiton më  i afti, dhe më  i talentuari. Nuk e di pse Ahmet Prençi nuk iu bashkua “delegacionit” të  letrarë vë    ILB-së  si Jak Përpali,  Marash Mirashi,Spasse Thanasi  e ndonjë tjetër, por dhe pa qënë  aty, ai   duket  se “ka marrë  shënime nga Kadareja” kur shkruan:
 Ah , Moj Gjirokastë r/ Ç’më  bëre medet!/Krejt i dashuruar/Krejt, me ti, jam mbret/
Ahmet Prençi, në  këtë  libër ka “gjeografinë ” më  alla shqiparçe se çdo poet tjetër i brezit të vet.. Ai ka udhëtuar shumë , ai ka qënë  kudo në  Europë  dhe Amerikë , por të  befason fakti që  poezitë  e tij “datojnë  rreth Shqipërisë ” e vetëm  brenda Atdheut. Kuptohet si poet edhe ai ka ndjerë  “cëmbithje frymëzuese” në  Paris apo Londër, në  Uashington apo gjetkë… Por në  mënyrën më  njerëzore të  mundëshme në   librin “Udhë në  pasqyrë ”, ai rri “këmbëkryq” tek “konaku  shqiptar” dhe me një  patetizëm të  pashoq ndjek rrjedhën e Drinit ngarkuar me “elektrone poetike” e të  duket një  version pa “bosht ideologjik” i poemës “Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Parti”. (!!!) Krejt ndryshe Ahmet Prençi gërmon në  “valët dhe rrjedhat” e Drinit, të  cilin qysh fëmjë  e ka qëmtuar nga kulla e vet në   vendlindje…
Tel sharkie Drini i Zi/ Temperohet buzë  Strugës/Mbi nëntë  male, me nëntë  krushq/Si një  zanë  zbret në  Kukës…/ Herë  si zanë , herë  si gjyshe/Lidh e zgjidh shaminë   si shkronjë /Pranverë,  vjeshtë , grua shtatzënë /Dimër, verë  si një  lehonë … Që  kur linda e u rrita/ U përkunda bashkë  me ty/Nëpër shtigje, nëpër zalle / Gjith’ me afsh  e dashuri…
Lexon “Kalëron Drini i Zi” apo poemën “Vargje në  udhë ”, e duket se befas takohesh në  vargje me një  “Dritëro nga Veriu”.I mallshëm në  çdo fjalë  e rrojke, i dashuruar pas kulumbirve dhe vajzave    bukura me “fustane basme”, i harruar pas “perdeve të  tylit” apo i qullur nga shiu dhe rrebeshet në  strehën e “puthjes së  parë ”, Ahmet Prençi mbetet në  udhë … Në  ikje. Në  udhëtimin pa fund të  poetit. Ndërsa Agolli donte të  sillte “një  copë  baltë  Devolli” në  Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve    Shqipërisë , tanimë  poeti i ri, me një vëllim të vetëm, kur sheh se kanë  rënë  e janë  bërë  inekzistence  gjithë  institucionet  e fjalës dhe nderit të  shqipes poetike, duket se  me një  “trastë  plot poezi” ecën në  “pasqyrë ” dhe sheh rrugën e vet si magji dhe frikë  se mos thyhet dhe “prishet ëndrra”, ndaj në  faqet e fundit me pasionin e të  riut nga fshati ardhur në  qytet, me drita dhe shpresë , thur vargje dhe për Dritëroin e madh, i cili me gjithë  armiqësitë  e rrethuara, mbeti “yll lakmie” për breza të  tërë ..
Dritëroi ndezi qiririn  nga të  dyja anët/Pamje e mrekullueshme gjeniu!/Në    dyja anët i ndezur qiriu/As e ftoh, as e shuan veriu…!
Duket se  Prençi nuk e fsheh afeksionin e  vet ndaj gjeniut të  Devollit, Dritëro Agolli. Është  një  sinqeritet i bardhë  si fjolla e parë  e borës, që  bie ëmbël në  tokën e murrme edhe pse do shkrihet. Është  një  “vetflijim” i njohur, por vetflijim i bardhë . Poeti është i sinqertë, sepse rrëfen vetveten. Duke i shfletuar poezitë  e  Ahmet Prençit, në  mënyrë    pavullnetshme mbetesh “viktimë  e rikoshetë s” së  falës së  tij poetike:
  oborre  dalin gjyshet/ Mbledhin thinjat në  shami/Herë  si ninull, herë   si ofshamë / Mërmërit ky Drin i zi… Në  balluke floku i vajzës/ Kuturis me kulumbritë / Gjoks i kolm’ si plloç dëbore/ Jo më sysh,-të  plaçin sytë !!
Apo…
S’ka si dimri kur ke zjarrin/ Bardhësi pa fund e anë ; /S’ka si jeta    ngroh mallin/ S’ka si mikja që  ke pranë …
Poeti  është  një  mëshirim i vetvetes dhe realitetit shqiptar. Ahmet Prençi përbuz  hapur çdo shtirje për tu dukur “modern”, “perëndimor” , “bashkokohor” apo “patriot-sharlatan”. Në  këtë  libër të  vetëm, ai ka përmbysur  çdo teori të  kritikëve dhe llafollogëve    paguar shqiptarë ! Ai është  vetvetja  dhe duket se është  sa me Migjenin, aq edhe me Lasgushin, sa me Driteroin aq edhe me Kadarenë .  Ai nuk e fsheh faktin se ka “huazuar” diçka nga këto penelata poetike, për të  ardhur tek “Pasqyra” që   ëndërron poeti nga Reçi. Vetë  titulli i librit “Udhë    Pasqyrë ” më  se miri tregon se ai nuk vjen si një  “zë  i vetëm” por më  tepër ndihet mirë    shihet si një  “shartim”  i sukseshëm poezisë    vet. Në  këtë  kuptim Ahmet Prençi shënon një  “piedistal” suksesi, sepse ai ka kontrolluar njerëzisht “egon poetike” për të  ardhur me të  vetmin libër kur po u troket të  50-ve. Kjo është  pjekuri poetike dhe njerëzore. Ky është demonstrimi unik i një poeti tejet të përmbajtur dhe po aq të talentuar dhe maturuar brënda  “ëndrrës së vet”.  Është  ky botim i vetëm që   konfrimon se “Dhe i vetëm trim në  luftë ”, që  do të  thotë  se  poezia është   “nervi i gjallë ” i të  gjitha moshave dhe momenteve njerëzore. Aq më  tepër, poezia tingëllon kaq e  ëmbël, kaq frymëzuese, kaq mbresëlënëse, kaq ngacmuese dhe “ironi pa kufi” nga Ahmet Prençi. Si asnjë  poet tjetër, me stilin e “rromuzes dibrane”  poeti Prençi  nuk ngurron të  përfshijë    librin e vet  vjershën “Sekretari i Partisë ” apo “CV në  kohën e Diktaturës”  apo “Shkencë ” duke ironizuar në  stilin e vet kohën    iku për të  mos u kthyer më  kurrë … Ndërkohë  poezia  “e hidhur alla dibrançe” e titulluar  “Xhevdeti” është  rrëfimi  më i sinqertë i poetit, që ndërsa sjell tipin “Xhevdet” pa bereqet, thershëm kujton se çdo individ e qënie inteletuale, duhe të matet nga kontributi dhe aftësia,  jo nga “Nëna e Baba”…  Sepse “Xhevdeti” figurshëm na kujton ata debila dhe idjota të kohës diktaturës që “shkëlqenin” pa shkëlqim, por jo rastësisht kjo ironi therëse  ka mbetur në faqet “Udhë në pasqyrë” sepse edhe sot, mbase më shumë se dje “Xhevdetët” kanë 4-5 diploma, master e doktoratura, madje janë edhe në parlament dhe kabinete qeveritare…(!!) Autori thjesht do të thotë: “I përbuz Xhevdetët”. Dhe është një apel poetik e shoqëror!
Xhevdeti ka një shtëpi dy  katëshe/ Perde tyli/ televizor/Frigorifer për të ngrirë/ Nuk e kam zili për këto e të tjera/ Por kur krekoset si miush i  lëpirë..
Xhevdeti e ka babain shef kuadri/ E të tjera/ E të tjera/ E të tjera/ …
Duke qënë   “i plagosur” nga vargjet “rekoshetë ” të  ish-kryepolicit shqiptar Ahmet Prençi, me duar të  “përgjakura”  e shpirt të  ngazëllyer nga vargjet e poetit, ju ftoj të  gjeni kohë    argëtoheni në  një  “rikoshetë  shiu poetik” të  poetit të  merituar me një  libër të  vetëm, Ahmet Prençi.
I marrosur jam pas shiut/ Me pikezat dhe rrëkezat/Kur lodhja më  këput gjurin/ E zogjtë  tregojnë  gjë e gjëzat…
Libri në  fjalë  i ka të  gjitha. Një  shpirt  gati gjysëm-shekullor i një  djaloshi simpatik e të  paepshëm, një  shpirt i tërë  i kondensuar në  vargje të  bardha e pika loti, si loti i nënës që mbetet -preludi i lavdisë    poetit kur  shkruan:  S’ka më    bukur se ti/Me sy të  madhenj-një   pash qiell/E prehrin me nektar perëndish…
“Udhë    pasqyrë ” është  një  sukses përmes pritjes shembullore dhe unike në  botën  e poezisë  shqiptare. Ahmet Prençi vjen dhe ikën  me këtë  libër si një  “rekoshtë  poetike” e papërsërtishme.  Ai duket se hap dhe mbyll “kanatet” e odës së  vet poetike, duke thënë  qartë  : “Kjo është  poezia ime. Ky është  shpirti im i tëri…Merrni atë që u  pëlqen, dhe ecni në rrugët tuaja pasqyrë e dritë”. 
  këtë  mënyrë  mund të  themi pa frikë , se me librin e vetëm, Ahmet Prençi e ka gjetur vendin e vet në  etazherët e  botimeve dinjitoze shqiptare. Autorit i mjaton kjo e vërtetë , për të  mbetur ai që  është : Ahmet Prençi nga Reçi! Dhe jo vetëm kaq, si një shembull i madh i pritjes dhe durimit, autori  është edhe një “ortek”  i botimeve moderrne dhe bashkëkohore. Ndaj libri “Udhë në pasqyrë” nuk vjen  thjesht  një “palosje faqesh” por edhe një tingull i gjallë, që të ndjek nga pas si  jehona “shpateve të Korabit”…Fjalë, zë,  emocione  e lot dashurie i shtojnë këtij botimi edhe interpretimet  zanore të  poezive  të autorit nga aktorët e njohur Bujar Asqeriu dhe Xhevahir Zeneli. Kjo CD e mrekullueshme    shoqëron librin, është një “gotë vere”  joshëse që ofron autori për dashamirësit e poezisë së vërtetë…
Ndërsa mbyll kapakun  e këtij libri, ndjen një  trokitje    largët, që    kujton kërkëllitjen e derës së  odës së  miqëve mbushur plot! E thua natyrshëm: Faleminderit mik!
Shefqet Meko
Minneapolis , SHBA

July 4th, 2017