Monday 24 July 2017

Betimi dhe marrja e detyrës së Presidentit nga Ilir Meta

Betimi dhe marrja e detyrës së Presidentit nga Ilir Meta (FOTO-VIDEO)


Betimi dhe marrja e detyrës së Presidentit nga Ilir Meta (FOTO-VIDEO)
Ilir Meta është betuar si President i Republikës së Shqipërisë.
Ceremonia e betimit u zhvillua në Parlamentin e Shqipërisë. Seanca drejtohet nga nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj, e cila lexoi dhe formulën e betimit, pas të cilës Ilir Meta deklaroi “Betohem”. Kjo ceremoni nënkupton dhe marrjen zyrtarisht të detyrës më të lartë shtetërore.
Në ceremoninë e betimit në Parlament janë të pranishëm dhe deputetët e opozitës. Në seancë ndodhen Kryeministri Edi Rama, kreu i deputetëve të PS-së, Gramoz Ruçi dhe deputetët e Partisë Socialiste. Nga PD-ja janë drejtuesit e grupit parlamentarë, deputetë të PD-së, si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Pas ceremonisë Meta t’i drejtohet me një fjalë deputetëve, dhe pas kësaj, të drejtohet për në ambientet e Presidencës.
Në orën 19:25, do të jetë Bujar Nishani ai që do të presë Metën në hyrje të Presidencës, e më pas të dy do të zhvillojnë një takim të shkurtër në zyrën e Presidentit të Republikës. Pas këtij momenti, Ilir Metës, i cili do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij dhe jo bashkëshortja Monika Kryemadhi, do t’i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë, nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Ekzekutimi i Himnit Kombëtar, do të shoqërohet me 21 të shtëna topi që do të pasohen nga parakalimi i forcave të Gardës së Republikës. Edhe në Presidencë, Ilir Meta, do t’i drejtohet me një fjalë të gjithë të ftuarve. E në fund, në mënyrë simbolike ai do të përcjell presidentin në largim Bujar Nishani.
   
VIDEO LIVE

No comments: